Shqipëria nuk është gati të përcjellë Ismail Kadarenë. Ajo është kapur si në kurth nga ikja e tij. Dhe këtu nuk është fjala si për ato urgjencat që ta gjejnë shtëpinë rrëmujë dhe ti nuk pret dot miq. Është më shumë se kaq.
Shqipëria është përkëdhelur nga fati që e kishte të gjallë dhe pjesë të saj për 88 vite, një nga kolosët e letërsisë botërore, dhe ishte familjarizuar me këtë fat, si me një gjë të zakonshme.
Ai ju bë fat shqiptarëve që donin të mbanin gjallë trurin nga konformizmi i realizmit socialist dhe akoma më shumë ju bë fat shoqërisë shqiptare që i kultivoi shijet e artit perëndimor dhe standardet e një kulture të përbotshme.
Mbi të gjitha ai ju bë fat gjuhës shqipe, duke qenë babai modern i saj, duke e bërë atë një gjuhë të aftë për të shkruar një letërsi të madhe.
Duke qenë se gjuha për shqiptarët është kolona vertebrale rreth të cilit është ngjizur identiteti ynë kombëtar, me tre fe, me gegë e toskë dhe me një gjeografi të vështirë, Ismail Kadareja mbetet për këtë shkak dhe një ngjizës i identitetit tonë kombëtar pro perëndimor.
Kur them se Shqipëria nuk është gati për ikjen e tij, kam parasysh se ne ishim familjarizuar me idenë që njeriu që i dha vlerë Shqipërisë më shumë se kushdo shqiptar tjetër, e ka pasur atë për detyrë të caktuar nga Zoti dhe ne kishim detyrë ta gjykonim për jetën e tij tokësore.
Përbaltësit e lirisë, nuk e duronin dot që ai kishte bërë fjalë me shitësen e lagjes apo që ja kishte bërë me hile “shokut Enver” duke i shpëtuar ndëshkimit. Tani që nuk do ta shikojnë më në lagje, dhe që do të kenë përballë vetëm letërsinë e tij, ndoshta ndjehen të çliruar, meqë nuk kanë punë me librat por me njerëzit.
Tani që nuk do ta kemi më mes nesh, do ta kuptojmë se mungesa e tij, do të lërë pas një greminë, buzë së cilës qëndoron letërsia e brishtë shqiptare, e cila pa Ismail Kadarenë është si një gur në rrokullimë.
Ai është prita dhe shpresa e vetme që kultura jonë kombëtare nuk do të gërryhet kurrë plotësisht. Veprat e tij janë digë ndaj çdo të keqeje që mund të na kërcënojë në të ardhmen e saj.
Ndaj Shqipëria nuk është sot gati ta përcjellë atë. Ajo është e papërgatitur, e paaftë dhe e pashpresë të mbushë boshllëkun që lë ai. Kur themi nuk jemi gati ta përcjellim atë, kam parasysh se nuk jemi gati të jemi të njëjtët dhe pa atë gjallë. Dhe këto do ta kuptojmë të gjithë shumë shpejt.
Ismail Kadareja është i fundmi që mbante në këmbë një sistem vlerash për kombin shqiptar, një sistem mbi të cilin nuk ngjiti dot, as balta e lirisë e as gjaku i diktaturës.
Ai kishte mbi shpinë peshën e kryqit për të na mbajtur ndonjëherë me zor me kokë nga Perëndimi.
Ky ishte misioni i tij dhe “diktatura” e njeriut që i tregoi botës se një gjuhë e vogël si shqipja, mund të bëjë letërsi të madhe dhe një vend si Shqipëria mund të prodhojë qytetarë të denjë të botës.
Dhe mbrëtërinë e tij nuk e rrëzon dot askush. Shqipëria do të mbahet mend në botë, mes të tjerash se në atë vend ka lindur dhe jetuar Ismail Kadareja.
Gjergj Kastrijoti numer 1, nënë Terezës numer 2, Kadareja numer 3, ajkonat e kombit Shqiptar. Ështe shumë e vertetë se ky njeri, bër çdo gjë që ti emanciponte Shqiptaret, që të mbani me kokë nga perëndim, diturija dhe cilivizimi njerzore. Të gjith pushtetarë tanë që nga Enver Hoxha dhe deri sotë tek Edi Rama, i kemi pasur dhe i kemi dja të madhkumë, që për interesatë e tyrë personal, Shqiprinë e kanë drejtue nga lindja, dhe Edi Rama së fundi drejtë Turqisë dhe vendeve muslimanë. Pushofshë në paqë i madhi Kadare.
...koken nga perendimi per te ngrene ( e vjedhur) por zemren e sumen m'istambul me bo qef.... hahahaha!
Thuhet se i ndjeri Ismail Kadare vdiq ngaqë nuk duroi dotë burgosjen e liderit të opozitës, legjendarit të bjeshkëve, Sali Ram Berisha!
Mbaje veten Mero, Eshte e drejte e juaja apo e kujtdo qe ta pershkruaje kete moment me tone e ngjyra sic e mendon apo perjeton Por, e pershkruar keshtu dhe kesisoj, duket se Kadare si profil dhe fenomen letrar lindi nga hici dhe me ikjen e tij ndodhemi ne shkretetire,d.m.th ne hic(!) Une mendoj se nje krijues letrar, i lexuar dhe vleresuar nga nje audience e gjere, nuk lind(nuk ka sesi) ne nje ambient shterpe! Nevoja per ta lartesuar pafund dhe po aq, per ta (keq)perdorur pa fund, imazhin dhe trashegimine e tij letrare, con ne te tilla nivele ekzaltimi dhe adhurimi! Vendin qe Kadare meriton ne panteonin letrar dhe kulturor, do ia jape historia e letersise! Ajo, te cilen Kadare sa qe gjalle e shpallte dhe e pranonte si te vetmen gjykate supreme ne universin e letersise! As Shqiperia, as shqiptaret, as historia e Shqiperise, as historia e letersise shqipe nuk ndodhen buze ndonje gremine, qe rrezikon te rrokulliset!!!!....
Alfred jam plotesisht dakort me ty, por kam nje peng sepse aq i madh sa ishte ne letra nuk e pengoje te conte per lesh nje fare Renato Arapi me te njejtat metoda si rregjimi qe luftone ne dimesionin letrar.
Respekte pa fund per Zotin Kadare. Paste dheun e lehte! Nje udheheqes shpirteror i shqipetareve nen diktaturen e Enver Hoxhes.
Na iku njeriu me i shquar i botes shqiptare,por vetem fizikisht.Ai deshmoi se gjuha shqipe eshte po aq e fuqishme sa edhe gjuhet e tjera madhore te botes.R.I.P
"Përse mendohen këto male të larta/ Ndërsa dielli perëndon tutje në xhade/ Kolosi i letrave Shqiptare nuk rron më/ Hije lëshon pena e tij me qindra kilometra mbi këtë dhe".
Kete njeriun qe mbajti Komb me koke nga Perendimi kur u fol se do ishte kandidat per President, ju leshua lukunia e mediatikeve pro-PS dhe derguan Kole Ballen e Top-Kanalit deri ne Amerike per te intervistuar njefare Romeo qe na paskesh qene persekutuar nga se ngacmonte vajzen e Ismailit. U desh deklarimi i Ismailit se nuk do kandidonte per President qe te qetesohej PS nga Rama deri te Kole Ballat mediatike.
ky mbajti vehten e familjen e vete nga perendimi dhe kaloj jeten shume mire ne diktature pastaj ne fund tha per ne qe ikem ne 90 iku jashqitja e shqiperise nuk tha nje gje per camerine per kosoven per jeten e shkrimetareve qe u persekutuan ne diktature dhe u varen ne litar nuk doli nje here kunder oborrit komunist dhe sepse ishte sherbetor i tyre.
Trimat, njerzit e ndershem, patriotet e atdhetaret e verte, ….i mori lufta dhe diktatura. Ata qe mbeten ishin frikacake, servila, b*the lepires, njerez me shume faqe, pisa, karrierista, njerez pa moral e shtylle kurrizore, …..
Ne nje bisedë intime me mua, Ymerin, krenarinë e gazetarisë shqiptare, Kadareja më tha me ze te ulet. Edvin Rama eshte shkrimtar me I madh se une. Mamuth boteror. Poezinë e tij " Ina Ina hiqi breket" e kane botuar ne 1234 gjuhë. Gjthsh eshte shok i ngushte me Mourinjon. Kete me tha I mdhi Kadare para vdekjes.
I respektoj te gjithe fansat e Kadarese,por me falni eshte fakt qe Ismail Pizevengu i viteve 1991-2024 eshte (ishte) varremihesi me i madh i Kadarese Madh 1960-1990…Mjafton te kujtojme qershorin 1991 kur mes tre tropojaneve Elez-Azem-Sali ne nje ndegjese ne WDC u be nekrofag ndaj periudhes 1944-1990..pra shqiponjat e Kadarese qe fluturonin larti i ktheu bretkosa ne mocalin e tre karaduzeve me Halez Serbiberin ne krye.Shkurt : nje shkrimtar profesionist qe e meriton te vleresohet por si njeri ishte hipokrit deri ne momente te caktuara dhe antishqiptare.Ne tre dekada te menxyres Serbiberishiste nuk shkroi as dhe nje germe te vetme ndaj balozit Viqidolit dhe nuk kerkoi falje per sumelepirjen ndaj Enverit te tij.
Majën e kontributit e arriti kur I kerkoi falje Vllahutinkës te delegacionit te BE Tirane, ne emer te Shqiptareve !!! ( Vllahutini sot ka dale ne semafor pa pune per korupsion galopant ne pervetesimin e fondeve te Be per Shqiperine - deri tek blerja e viles se Samir Manes)
I nderuar Mero Shqiperia ka nxjerre peronalitete nga te dy ekstremet duke filluar qysh me Skenderbeun , nene Tereza pse jo edhe Enveri po edhe i ndjeri Ismail Kadare qe jo vetem luftuan per vendin po i dhane edhe emer e bene te njohur nderkombetarisht . Po zoti Mero kemi edhe nga ekstreimi tjeter duke filluar me Zogollin Esat Pasha po kemi edhe nongraden familjare me ekzemplar ne bote te kycur ne kat te 8 Salmut hale Berisha qe ua kalon te gjithe te keqijve te botes qe megjthse ka 34 vite neper kembet e ketij populli akoma mundohet ti shkaktoje trauma vendit .
Ismaili mbetet me i madhi shqiptar qe luften e tij per atdhe e beri me penen e tij te arte duke lene vepra te mrekullueshme qe vleresohen nga shqiptaret e ndershem dhe artedashes por edhe nga lexues ne mbare boten. Ai me shkrimet e tij letrare ne kufijte e gjeniales i ka ngritur nderin Shqiperise e shqiptareve , ka bërë qe bota ta doje e respektoje Shqiperine dhe ta shohe ate jo me si nje vend te humbur por si te barabarte me vende te tjera te zhvilluara. Lum kush eshte ne gjendje te vleresoje dobine qe vepra e tij i ka sjelle vendit dhe mjere ata hidhnake, cmirezinj, injorante e ziliqare qe kerkojne me kot te baltosin floririn sepse floriri mbetet flori sado ta baltosesh. Perkulem me respekt para vepres Ismail Kadarese,paqja qofte mbi te ???? Nje perqafim virtual per gruan e tij te mrekullueshme e te perkushtuar si dhe per vajzat e tij shume te dashura.
Njeriu që mbajti kombin nga lindja dhe shkoi vet ne perendim ! Mos u tallni ! E bete sikur vdiq Shqiperia e jo nje njeri qe e dashuron nje pjese e "elites" shqiptare. S'ka ndodhe gje: vdiq nje shkrimtar shqiptar, nje njeri qe interesin e tij e vendosi mbi kurrizin e Shqiperise. Ngushellime familjes .
Vdiq Ismail Kadare! Po te shkruanim disa fjale me stilin e tij do te thoshim: vdiq edhe s'vdiq.Vdiq fizikisht dhe la mbrapa nje veper aq te madhe me te gjitha ato cka thote Mero Baze me te drejte.Kadare e ndihmoi Shqiperine te njihej dhe te dukej ne bote me mire se c'ishte ne te vertete,por Kadare do ta ndihmoj edhe i vdekur Shqiperine me vepren e tij.Kadare mund ta ndihmoj Shqiperine dhe me vendprehjen e fundme.Le ta varrosi Shqiperia me te madhin e te medhenjeve ne parkun e Liqenit,le ti ndertoj dhe nje monument madheshtor dhe do te shikoni se si bota do ta nderoj ate ne vendin e tij ne dallim nga plot prej nesh qe nuk bejne dot dallimin e diamantit nga guri i zallit.Kadare eshte i vdekur dhe nderimi per te eshte nderimi per vendin tone dhe per kulturen tone.
R.I.P legjenda e kombit Kadare.
Natyrisht ,duhet thene qe Ismail Kadare ishte i madh ne fushen e letersise,por jo shume dimensional. Duhet te pranojme dhe jo ta nenvleftesojme edhe penen elegante te Dritero Agollit...Por kemi dhe shume shkrimtare te tjere ,qe historia ben mire ti rreshtoje ne te njejten skuader. Kemi shkrimtare me 40-50 libra (Kongoli p.sh.) ose poet qe te ngre ne Qiell kur e lexon (Si Ruka p.sh.). Pra Ismaili nuk ishte i vetmi i madh! Ndofta ai eshte mjeshter i lidhjes forte me te dy sistemet. Ka qene fort i lidhur me te medhenjte e socializmit,te cilet i kane dhene mundesine te germoj arkivat sekrete,po ashtu i afte te paraqitet ne sistemin e ri kapitalist si disidente i sistemit komunist...gje qe nuk eshte e vertete, ndryshe nuk do ta mbronte E.Hoxha,kur lidhja e shkrimtareve tentoi ta gremiste...si shume te tjere!!!Per Ismailin mund te flasish me ore te tera per anet pozitive te tij,por edhge per anet sociale qe nuk kane qene te persosura.Duhet ta pranojme nje zeri qe veprat me te bukura TE TIJ JANE PARA VITEVE 90....dhe kjo ka pergjigjen e shume dilemave"Ishte Ismaili disident i regjimit komunist apojo!")
...sa here lexoja Kaderene ...ndjeja nevojen per ndryshim e per te bere dicka me gjithe kufizimet. E bukura qendron te gjesh zgjidhje edhe kur nuk mundesh...Flm Ismail Kadare
Ky mbajti koken shqiperise ne.. bythe te enverit, patriotit te tij, duke indihmuar ne perceptimin popullor se dhe enveri eshte i zgjuar dhe i mire su ky se meqene e vriste enveri. Kadare curator i imazhit hoxhist e komunist te shqiperise per perendim, per ti shitur perendimit FERRIN per PARAJSE. SHKURT, i zgjati jeten enverit.