Ndarja e Shqipërisë me Ismail Kadarenë 

2 Korrik 2024, 19:29Editorial Mero Baze

Debati mbi vendvarrimin e Ismail Kadaresë ngjan si i nxjerrë nga letërsia e tij. Aty shfaqen disa prej personazheve të tij nga historia, varrmihësi, ditarshkruesi, nëpunësi i pallatit të ëndrrave, sekretari i Partisë, dhe të tjerë personazhe episodikë, që në ditët e para të mungesës së tij duket sikur janë ngjallur, duke marrë kontrollin mbi jetën e dytë jo tokësore të Ismail Kadaresë. 

Të gjithë ata personazhe që ai i krijoi për ta na treguar ne anën e pështirë dhe tragjike të diktaturës, tani duken si të dalë nga faqet e librave për të marrë nën kontroll vdekjen e tij. Dikush e do në Prishtinë bashkë me Adem Jasharin, të tjerë e duan në katundin e tyre, të tjerë projektojnë veten duke mbajtur arkivolin e tij në krah e kështu me radhë. 

Ismail Kadareja padyshim meriton nderimin më të lartë në raport me çdo personalitet kulturor, politik dhe intelektual të Shqipërisë. Ai është formuesi i identitetit perëndimor të kombit shqiptar, babai modern i gjuhës shqipe dhe kontribuuesi më i madh i mbijetesës dhe modernizimit të saj, dhe padiskutim ikona e Shqipërisë në botë. 

Problemi është se Shqipëria nuk është gati të ndahet menjëherë prej tij.  

As Naim Frashëri nuk u nda menjëherë me Shqipërinë. Ai u varros pesë herë, dhe siç e thotë aq bukur Petrit Ruka, Shqipëria nuk donte të ndahej aq shpejt me të. 

Ndarja e Shqipërisë me Ismail Kadarenë nuk do të jetë një proces dy ditor zie kombëtare apo një ceremoni familjare. Ato janë pjesë e traditës familjare shqiptare.

Shteti shqiptar dhe personalitet botërore që duan të ndahen me Kadarenë do të marrin kohën e tyre dhe do të ketë një protokoll të gjatë, që do të nderojë Ismail Kadarenë, historinë e tij dhe natyrisht banesën e tij të re. 

Ajo që është e bukur dhe e shndritshme këto dy ditë është që shqiptarët ndjehen shumë herë më të bashkuar rreth figurës së Ismail Kadaresë, duke e konsideruar atë një krenari kombëtare.

Balta e lirisë që është përpjekur të ndotë figurën e tij, thjesht ka prodhuar më shumë lule në kurorat që shqiptarët po i vendosin atij këto dy ditë. 

Shqipëria ka provuar këto dy ditë se po i dhemb thellë ikja e njeriut më të madh të saj dhe kjo është një vetëdije e lartë kombëtare, që na bën të mendojmë përtej plot dyshimeve që kemi shpesh për shoqërinë tonë, se e kemi merituar Ismail Kadarenë.  

Dhe ky nderim nuk mbyllet sot. Sot ai fillon. 

13 Komente

  1. P
    Pensionisti

    MERO, TË LUTEM ULE PAK NIVELIN E TË ASHTUQUAJTURIT SERVILIZËM. PËR BABA GJUHA SHQIPE KANJËRËZ TË SHKALLËS TË ÇABEJT,QOSES,(E PO DESHE TË TJERË)VAZHDO FAKULTETIN E GJUHË E LETËRSIS.I NDJERI SHKRUAJTI NË VJUHËN SHQIPE DHE JO PAK.PO TË NGRIHET E TË DËGJOJ SE Ç'FARË SHKRUAJNË DHE THONË NJËRËZ TË ARTIT,KULTURËS, DO T'U THOTË ME PLOT GOJËN "MJAFTË"

    Përgjigjjuni
    1. A
      Artan

      Shume bukur

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zhahil Bilbili

        Mero duhet te dish se sado ta frysh nje tullumbace, te krijohen vec dy imazhe.E para , madhesia e tullumbaces dhe e dyta, pse vjen nje moment dhe ajo shfryhet.Paskesaj vjen shgenjimi i imazhit te tullumbaces se fryre.Mero nuk vjen shkelqimi i Kadarese nga tullumbacet e tua, por vjen nga ajo qe ai la ne funksion te kohes qe jetoi.

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zylo

          E mo cpo na thua.Të flasësh për një person pasi largohet nga kjo notë pak rëmdësi ka.Ai dhe dhumë të tjerë të benin gjëmën në kohën e komunizmit dhe kur u bë ndryshimi i distemit kthehu gunën .Pra nuk fo të mbahet mend si nënë Tereza dhe Skënderbeu

          Përgjigjjuni
          1. P
            Peter

            Mero artikull brilant. Un e kam njohur dhe takuar Kadaren ne shume aktivitete para viteve 90t. Per madheshtine e Tij, un po nguroj te shkoj per te bere homazhin protokollar neser. Ketu nuk ekziston inferioriteti, se nuk ka madhesi matese midis Kadares dhe races shqiptare. Thjesht ndjehem i distancuar intelektualisht.

            Përgjigjjuni
            1. Z
              ZZ

              .....edhe kadareja ka drite-hijet e tij, duhen vleresuar dhe rivleresuar.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Durim

                Njeriu me i afert i njeriut Kadare deri ne ditet e fundit ishte Fahri Balliu. Bej shkrime sa te duash Mero, Faroja eshte disa xhiro para teje

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gjorgu

                  I ndjeri jetoi nè kohè dhe vènde tè ndryshme qè dhe i diktuan atijè njè formim tè gjithanshèm e tè spikatur nè pèrmasa botèrore. Mbèshtetèsit mè tè mèdhenj janè ata qè kanè lexuar dhe studiuar veprat e tijè e qè nè bibliotekat e tyre shtèpiake kanè njè vènd qèndrorè. Kadare i mbaroi tè gjitha ditèt e tija tè shfrytèzuara nè mènyrèn mè tè mirè, pèr tè hyjnuar popullin qè i pèrkiste. Ai nuk èshtè i vdekur, pasi me veprat qè na ka lènè, ka dhjetra jetè. Mè e mira qè mund tè ndodhè, mendoj qè Ai nuk duhet tè ngjasohet me askènd. Kadare èshtè e do tè mbetet i njè soji tè veçantè, shkrimtarè dhe shqipètarè i madh. Kadare èshtè i pa ndashèm me Shqipèrinè dhe i ndashèm me disa shqipètarè. Shqipèria nè kohèn e gjèmbave nxori njè shumèllojshmèri trèndafilash me aromè e ngjyra tè shumèllojshme e nè njè hapsirè kohe tè kufizuar qè jashtè sè cilès nuk mund tè kishim ato breza me aftèsi gati tè papèrsèritshèm.. Prehu nè paqè Kadare, shqipètarève ju ke lènè Uratèn!

                      1. C
                        Cun bulevardi

                        Iku Ismaili, burr i urte, nuk gerthiste si zaberhan i shkreti, na ngeli Sala, boooo, kush e duron edhe ca vjet halen

                        Përgjigjjuni
                        1. n
                          nje qytetar

                          E peshtire perpjekja e mjaft personave per tu hequr si miq per koke te Kadarese pas vdekjes. Shume nga ata te ngasheryerit rrufjanet e sotem jane ata qe dje hodhen balte mbi Kadarene kur u perfol se mund ta kandidonin per President, gje qe ai nuk e kishte synim.

                          Përgjigjjuni
                          1. G
                            Gjorgu

                            I ndjeri jetoi nè kohè dhe vènde tè ndryshme qè dhe i diktuan atijè njè formim tè gjithanshèm e tè spikatur nè pèrmasa botèrore. Mbèshtetèsit mè tè mèdhenj janè ata qè kanè lexuar dhe studiuar veprat e tijè e qè nè bibliotekat e tyre shtèpiake kanè njè vènd qèndrorè. Kadare i mbaroi tè gjitha ditèt e tija tè shfrytèzuara nè mènyrèn mè tè mirè, pèr tè hyjnuar popullin qè i pèrkiste. Ai nuk èshtè i vdekur, pasi me veprat qè na ka lènè, ka dhjetra jetè. Mè e mira qè mund tè ndodhè, mendoj qè Ai nuk duhet tè ngjasohet me askènd. Kadare èshtè e do tè mbetet i njè soji tè veçantè, shkrimtarè dhe shqipètarè i madh. Kadare èshtè i pa ndashèm me Shqipèrinè dhe i ndashèm me disa shqipètarè. Shqipèria nè kohèn e gjèmbave nxori njè shumèllojshmèri trèndafilash me aromè e ngjyra tè shumèllojshme e nè njè hapsirè kohe tè kufizuar qè jashtè sè cilès nuk mund tè kishim ato breza me aftèsi gati tè papèrsèritshèm.. Prehu nè paqè Kadare, shqipètarève ju ke lènè Uratèn!

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje