Ai është kthyer në apartamentin e tij në Tiranë. Tavolina e tij e punës tani ngjan si një tavolinë e një brigadieri ndërtimi. Tre metra tutje saj është një skelë ndërtimi e mbuluar me një rrjetë plastike, ndërsa ballkoni ku ai çlodhej duke soditur Dajtin, tani është mbyllur nga një përbindësh që ka mbirë para tij. Shkrimtarin që plot shqiptarë e akuzojnë pse nuk e futi në burg Enver Hoxha, sot jeton në një qeli që Sali Berisha me shoket e djalit të tij ja ndërtoi për tre muaj, fill pas një letre zemërake që shkrimtari i shkruajti ish- kryeministrit Berisha.

Tavolina e punës e Ismail Kadares 4 metra larg pallatit që ja ndertoi Berisha për llogari të njerëzve te tij nga Tropoja.
Ai nuk i ktheu përgjigje me shkrim dhe as me gojë, por me vepra. Shkrimtari pa dashje i zbuloi Sali Berishës, panikun që kishte dhe që mund ta detyronte të mos ulej më në tavolinën e punës së tij në Tiranë. Është një nga ato gabimet fatale që Kadareja nuk ua lejon si tipar, as personazheve të tij të dobët në libra, por që në këtë rast ja lejoi vetes, përballë dikujt, të cilin nuk e kishte marrë seriozisht si hakmarrës të lig. Ai i kishte treguar Sali Berishës dhe Lulzim Bashës makthin që kishte se mos disa ndërtues nga Tropoja, të afërt të tij dhe sponsorë të PD, mund të ngrinin një pallat vetëm tre metra larg dritares dhe ballkonit të tij, duke e mbyllur në qeli për së gjalli. Pas kësaj, brenda tre muajve, një përbindësh betoni 18 kate, mbi themele të degraduar 15- vjeçare, u ngrit dhe gjithçka tani është kthyer në terr.
E vetmja pasuri kombëtare e Shqipërisë ende e gjallë, tashmë i ngjan një të burgosuri në qeli, i cili vuan dy dënime: E para humbjen e Dajtit dhe arsyes përse kishte vendosur të rikthehej në Tiranë e të jetonte aty, dhe e dyta makthin se një ditë ndërtesa përballë, e ndërtuar për tre muaj, pa themele mbi hekura të ndryshkur 15- vjeçar, mund të shembet pa e shembur Edi Rama dhe të bëjë kërdinë.
Ai është tashmë nervoz dhe nuk mund të ftojë më askënd në shtëpinë e tij. Dhe pse u detyruam të drekojmë në Sky Tower në katin e 18 të ndërtesës, na u desh t’i kthenim shpinën përbindëshit që i ka mbirë në dritare. Ai, se nuk shikonte dot përbindëshin, dhe unë, që s’di pse më dukej, se përtej skelës ishte duke punuar i biri i Sali Berishës.

Ballkoni i bllokuar i Ismail Kadares nga përbindeshi i Sali Berishës
E gjithë kjo hyrje që shkuajta në fakt është pengu im, përse nuk mund të drekoja dot në shtëpinë e shkrimtarit. Ai nuk foli asnjë fjalë për këtë gjë. Si çdo kalorës, ai nuk ka dëshirë të flasë për një betejë të cilën nuk e fiton dot. I duket fyese të hyjë diku ku e mundin, me ligësi, hipokrizi dhe pushtet. Donte të fliste për një betejë shumë më të madhe ku mendon se duhet fituar patjetër. Për gjuhën.
Rrallëherë kam parë një vemendje të tillë, për të folur për rrezikun ndaj gjuhës shqipe nga një shkrimtar pa të cilin gjuha jonë, do të ishte një pemë e krasitur keq.
Shqetësimi i tij i parë ishte se vërsulja ndaj gjuhës vinte nga indiferenca që politika, institucionet dhe shoqëria, ka ndaj rrezikut që asaj i kanoset. Në këtë klimë shfaqen pastaj shkimtarë mediokër, që shpiegojnë dështimet e veta me gjuhën, gjysëmshkrimtarë politikanë që gjejnë alibinë e dështimeve tek gjuha dhe plot njerëz të tjerë, që për t’iu dëgjuar zëri, hedhin një gurë mbi të. Ka aq urrejtje ndaj saj nga kjo racë shkrimtarësh tha, se në kapsllëkun e tyre krijues, ulërasin që pas qindra vjetësh nuk do ketë as shqipe dhe as Shqipëri. Tërbimi i të patalentuarëve është një fuqi e madhe shkatërruese.
Akuza që i bëhet gjuhës sipas tij është e ligë, pasi i bëhet nga pozita krahinariste, ndërkohë që Kongresi i Manastirit, i cili ka vulosur gjuhën shqipe, është udhëhequr nga Gjergj Fishta dhe i ka dhënë shqipes alfabetin latin dhe disa norma kanonike që e bëjnë atë një gjuhë të gjallë, funksionale, shprehëse deri në detaje, dhe aristokrate. Aq të mirë, sa shpesh ngjallë smirë tek kulturat fqinje.
Kadareja vizatohet në këtë debat nga kundërshtarët si një shkrimtar nacionalist, por ai është shpërfillës ndaj këtyre zërave. Sipas tij, gjuha shqipe hyn tek dhjetë gjuhët themelore të Evropës dhe nga më të suksesshmet në përkthimin e kryeveprave botërore. Shekspiri, sipas tij, pas gjermanishtes, ndoshta më mirë se në çdo gjuhë tjetër të përkthyer, është në shqip dhe do të ilustrojë me këtë fuqinë e shqipes.
Një tjetër akuzë e ligë me të cilën luftohet gjuha është ideja se komunzimi ka promovuar shkrimtarët që shkruajnë normën letrare. Kadareja e hedh poshtë me përbuzje këtë gjë. Shkrimtari më popullor i sistemit arsimor shqiptarë, është Migjeni, thotë ai, një poet i talentuar që ka shkruar gegnisht dhe se ka penguar askënd ta adhurojë.
Por, Kadareja ka një argument therës kundër atyre që ja atribuojnë standartin zyrtar Enver Hoxhës. Për të, Enver Hoxha ishte shumë larg kulturës gjuhësore. Ai fliste një nëndialekt gjirokastrit dhe për një kohë të gjatë, në rininë e tij, ai ka shkruar gegnisht. Ai sjell në kujtesë letrat që ai i dërgonte Nexhmijes të shkruara në gegnisht, të cilat ilustrojnë idenë se ai nuk kishte ndonjë fiksim me standartin zyrtar dhe as ndonjë ndjenjë krahinore lidhur me të.
Në këtë pikë ai i ul pak rëndësinë dhe Kongresit të Drejtëshkrimit më 1972, të cilin, sipas tij, e konsiderojnë gabimisht si Kongres të Gjuhës Shqipe. Si i tillë për të është Kongresi i Manastirit. Kongresi i Drejtëshkimit ka vendosur disa rregulla, që bazohen tek ajo çfarë ndodhi me gjuhën e shkruar qysh pas vendosjes së alfabetit në Manastir. Në atë Kongres shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës, nuk i diktoi ideologjia për të vendosur rregullat e drejtshkrimit. Bile ana groteske është se komunizmi këtu po akuzohet se ka qenë në anën e versionit perëndimor të shqipes, të asaj shqipeje që vendosi Gjergj Fishta, gjë që është absurde.
Pastaj kalon në argumenet e tij për fuqinë e shqipes:
-Kam dëgjuar ca zëra thonë se larmia e fjalëve, sjell pasurinë e gjuhës. Gjuha është nga ato gjëra, ku jo shumësia, por ngurtësia dhe unifikimi i fjalëve është pasuri. Një gjuhë që përdor një fjalë që shpreh shumë gjëra, është shumë më aristokrate se një gjuhë që ka 50 versione për të shprehur një gjë.
Është i pafundëm në shembujt që jep për këtë, që nga versionet dalldisëse të gjuhës arabe, që në të vërtetë e bëjnë gjuhën e tyre pa formë dhe standart dhe deri tek aristokracia e anglishtes, që nuk të lejon të shprehesh për gjënë më të fortë në botë, dashurinë, përveçse me fjalën “I love”.
Është e çuditshme të shikosh sa vigjilent është shkrimtari për çdo shigjetë të ngulur mbi origjinën e shqipes. Mbi të gjitha i kishte ngelur në mendje, se disa prej sulmuesve, për t’i hequr identitetin shqipes, paskëshin thënë që fjala “Komb” vjen nga arabishtja. Ishte aq i mllefosur për këtë, sa shtrëngonte duart në atë formë, sa më dukej se donte ta tregonte dhe me gjeste se ajo fjalë ishte vendosur me kujdes dhe shumë mençuri nga një fjalë shqip që identifikohet me nyjen, me diçka që lidh një gjë, që vendos një shenjë të rëndësishme në një hapësirë, me atë që ne themi se është lidhur komb.
-E bëjnë qëllimisht, tha, se duan ta godasin tek gjërat e shenjta që ajo ka.
Dhe, ndjehet nervoz për këtë gjë. Ndjehet nervoz që gjuhëtarët tanë janë tulatur dhe u lënë hapësirë diletantëve dhe delirantëve të flasin për gjuhën. I tregova jo pa shqetësim se zhargoni i rrugës i të rinjëve në Prishtinë, po shkon larg gjuhë së prindërve të tyre. E priti aq keq, sa nuk pati fuqi as të aprovonte verifikimin e rrezikut që sapo kishte folur. I mbajti nofullat shtrënguar, dhe s’foli për pak kohë.
-Ndoshta është dhe çështje brezi, i thashë, për ta lehtësuar. Janë fëmijët që nuk janë shkolluar mirë, që kanë kaluar sistemin paralel.
Tundi kokën i trishtuar.
-Duhet një debat i guximshëm për këtë çështje, tha. Askush nuk mund ta prekë gjuhën. Ajo është garancia që ne jemi shqiptarë, është si ai thesari që shtetet mbajnë të groposur në banka për të garantuar egzistencën e tyre. Kombi s’ka gjë tjetër që e mban të bashkuar, veç asaj.
Nuk do t’i kisha botuar këto rreshta të pautorizuara prej tij nga një drekë private dy ditë më parë, sikur të mos shikoja një ditë më pas, në gazetën zyrtare të Partisë Demokratike në opozitë, një shkrim denigrues për Ismail Kadarenë dhe turpurues për një parti politike që ka peshë në historinë e ketij vendi. Kjo parti sot është katandisur që e shikon shkrimtarin, si një armik që me qartësi vuri gishtin mbi ata që derdhën gjak më 21 Janar. Ishte nga ato raste kur gjuha shqipe të duket e shëmtuar, edhe pse Kadareja është gati të nisë një betejë historike për të.
Institucioni i vetëm që nuk do shembet në këtë vend, kur të jemi harruar të gjithë, do të jetë Ismail Kadareja. Ndoshta dhe shumë personazhe të tij, nga ata që ai i ka shpikur tek tavolina e punës që tani është kthyer në burg, do të mbahen mend më shumnë se këta që as personazhe nuk denjoi ti bëj.
Botuar ne Tema me 3 Maj 2014.
Shkrimi ribotohet pas sulmeve të sotme të Berishës mbi "pengmarrjen" e Kadaresë tek portali i familjes së tij.
L'Aquila non captat muscas!Imagjinoni vet cili mund te jete muscas!
Vdiq Kadareja !! Fajin e ka Saliu!!!!. EDrama beri cmos tja zgjaste jeten, me "shëlbimin" e Urgjencës dhe "bankierët" e QSUT-së, por Saliu kishte marre peng qeverise lejet e ndertimit dhe .... fajin e ka Saliu bashke me Zenin. Flamuri me Paloken skishin faj kesaj here(!?)
Pallatin e ndertoi Vladimir Mulaj, vellai i Natasha Mulajt. Komisioni i Vetingut. Ha mut Mero! Qeras Edi Rama.
Ashtu si Grinçi që vodhi Krishtlindjen, Edi Rama sot vodhi minutat e fundit të ndarjes tokësore të familjarëve, miqve e gjithë shqiptarëve me Kadarenë. Askush nuk ia kishte borxh edhe këtë shfaqje të palavdishme me vdekjen. Në çastet e dhimbjes dhe heshtjes mortore Kryeministri sërish mori stafetën e protagonistit a thua se ishte në një Kongres PS-je, dhe me një fjalim që s’kish të sosur na tregoi se ai është edhe shefi i protokollit të ceremonive mortore, edhe fjalimmbajtësi, edhe varrmihësi edhe përcaktuesi i prehjes së mbrame. Po sigurisht, nuk është rasti të themi se ra ky mort dhe e njohëm. Ramë palloshit ja qiftë robtë krejt shqiptaria.
Te shkerdhefshin pragun shqiptaret dhe Edi Rama.
Se sa mënd ke , duket nga pseudonimi që ke zgjedhur . Pse shkruan emrin e një personazhi të vërtetë ? Shkruaj emrin e satëme më mirë . Sa për akuzën që I bën Edi Ramës për protagonizëm , madje e shan dhe e ofendon , si shpellar i vërtetë që je , po të sqaroj unë . Rama e thotë gjatë fjalimit nekrologjik , që ti nuk e ke lexuar as degjuar fare . Ata që vendosin për funeralin pas vdekjes se një njeriu , janë familjarët e tij . Që në mëngjes herët , menjëherë pas vdekjes së shkrimtarit , e shoqja Helena , e mori në telefon kryeministrin dhe I dha lajmin e hidhur . Rama , pa hezitim i tha që funerali do të jetë pa diskutim shtetëror . Helena ra dakord por kërkoi me insistim keto gjëra : gjatë funeralit të mbahet vetëm një fjalim , mundësisht t'a bëni juve , përcjellja dhe shoqërimi do të behet ngushtësisht e privatisht , vetëm nga familjarët dhe e fundit , varrimi do të bëhet në varrezat e qytetit (Tufinës) dhe askund tjetër . Rama nuk kishte se si të mos ishte dakord me gruan e Kadaresë . Dhe ashtu u bë . Tani , ti idiot I lindur , ku e shikon të keqen këtu , apo i frymëzuar nga krimineli lexhendar i Viçidollit , di vetëm të shash Ramën . Së fundi , po e mbyll ekzaktësisht siç e ke mbyllur ti , por po shtoj vetëm qirësit : ty të qifte Kina ç'të përmban pragu e fisi .
Se sa mënd ke , duket nga pseudonimi që ke zgjedhur . Pse shkruan emrin e një personazhi të vërtetë ? Shkruaj emrin e satëme më mirë . Sa për akuzën që I bën Edi Ramës për protagonizëm , madje e shan dhe e ofendon , si shpellar i vërtetë që je , po të sqaroj unë . Rama e thotë gjatë fjalimit nekrologjik , që ti nuk e ke lexuar as degjuar fare . Ata që vendosin për funeralin pas vdekjes se një njeriu , janë familjarët e tij . Që në mëngjes herët , menjëherë pas vdekjes së shkrimtarit , e shoqja Helena , e mori në telefon kryeministrin dhe I dha lajmin e hidhur . Rama , pa hezitim i tha që funerali do të jetë pa diskutim shtetëror . Helena ra dakord por kërkoi me insistim keto gjëra : gjatë funeralit të mbahet vetëm një fjalim , mundësisht t'a bëni juve , përcjellja dhe shoqërimi do të behet ngushtësisht e privatisht , vetëm nga familjarët dhe e fundit , varrimi do të bëhet në varrezat e qytetit (Tufinës) dhe askund tjetër . Rama nuk kishte se si të mos ishte dakord me gruan e Kadaresë . Dhe ashtu u bë . Tani , ti idiot I lindur , ku e shikon të keqen këtu , apo i frymëzuar nga krimineli lexhendar i Viçidollit , di vetëm të shash Ramën . Së fundi , po e mbyll ekzaktësisht siç e ke mbyllur ti , por po shtoj vetëm qirësit : ty të qifte Kina ç'të përmban pragu e fisi .
Ndërtuesi i këtijë KODOSH pallati, Pinguli, është sebepi i prishjes së mbikalimit të zogut të Zi, meqenëse cënohej paksa, qarkullimi i dyqaneve që kishte në proçes ndertimi. I pagoi çunit të Sali Berishes, valixhen me Euro Cash, dhe Berisha, sa mori Bashkinë Tiranë me Lulushkurin Kryetar, urdheroi prishjen e këtijë projekti. Për këtë, u bl edhe Gjyqi, të cilin e fitoi Edi Rama, por tashmë ky projekt kishte vdekur. Shkuan dëm 12 milion euro, për pisllëkun e Sali Berishes.
Edhe gazeta jote që më duket se nuk e kontrollon dot më e ka dhjerë shqipen. Për disa klikime çfarë nuk lexojmë
Pse nuk ja prishi ed rama pallatin kur e donte kaq shume apo se eshte kurv bure.lereni te prehet I qet atje ku vajti mos e ngacmoni.se ksaj I thone ne shqip Vdis pa te dua .ose vdis shpejt se do te dua shume .
Shume e neveritshme kjo qe po ben ketu o Mero: prape per Berishen shkruan? Nqs nje intelektual do te jete kritik dhe i dobishem per publikun duhet te jete kritik neutral (aq sa mundet) dhe jo prostitute politike. Turpi me i madh sot ishte uzurpimi i hijes se rende te zise mortore dhe dhimbjes familjare me pallavra politike te dobeta, te neveritshme, te urryera. P.S. mund t'i kishe shkruar nje fjalim me te mire Rames, po nuk ta cmon penen, thjesht te perdor (keq) kur i duhesh.
SB eshte antikombetare prandaj duhet te shkruhet e denigrohet cdo sekond kunder bemave te tij
Pfffff.....legen i deklaruar ngele dhe do vdesesh o idiot baze . Ti do te besh rolin e Sulo Gradecit per Enverin ,kaq idiot je.
Si ty mero e leshon nga nje top ne banjo çdo mengjesShko pirdhu pis pisash deri ne shtate breza.
Ne Kongresin e Manastirit (1908), Gjergj Fishta ishte njeri nga delegatet kryesore qe kembenguli per zbatimin e ideve te dijetarit Sami Frasheri hedhur qysh ne kohen e Lidhjes se Prizrenit (1878) se pse shqipja duhej shkruar me alfabetin latin.
Sinqerisht nuk e di cfare do beje mero baze kur te vdese sali berisha ai jeton me te ……
E thjeshtë fare. Ymeri do vdese perpara Saliut. Minimumi nje 10 vjet para. Kush nuk e do Salihun te uroje qe Ymeri te vdese sa me pare. Qe te filloje numurimi mbrapsht I 10 vjeçarit. Per Ymerin, ministrja Kurvmbaro ka pregatitur nje pllake sulltani si gur varri. Do ta vendosi e maskuar si zuzare. Funeral sdo ketë tha dispeçeri global I funeraleve Edvin Sumekuqi. Edhe Mourinjo tha "shut the fuck up"
kur te vdesi Salihu Mero do i dhjesi siper varrit ashtu si qindra mijra shqiptare o malok i piset
U prefte ne paqe i madhi Kadare.Ai qe bashke me Skenderbeun dhe Shen Terezen nderoje kombin shqiptar. Ju te tjeret cfaredo qe te thoni edhe kur i lavderoni vecse i beni pis,i ndontni fugurat e tyre,jeni te neveritshem.
Mero Baze kurva e Shqiperise!
.....shume i sakte Mero xhani..... Por po munde na trego pak lejen e ndertimit te ketij pallati kush e ka firmosur. Faleminderit
Kur do ngordhi xhaxhi edi do i bej shurrin mbi varr.
BRAVO Mero . Ky llum moterqirash ,pjell e ati karit nga ballkoni , ti rit vlerat ! Kta karë komplet , i ka pasqyruar me shkrimet i madhi Kadare . Këto kurva rob janë ata që degjeneruan gjithçka në kët ven ! Mos e ruj Mero nga kok karët e salës ! Jan tu qi veten përdit . e
nuk ka faj as edi kristaqit as saliu i ramiut ,,,,,e ka fajen hoxha shqiptar ,,qe nuk vajti ti lexonte kuranin te koka ne arabisht ,,,robit te allahut ,,,,,,,,allahu kerkon kurban ,,,jahu ,,,,