Ilir Beqaj ka gati një vit që përballet me një proces hetimor që ka lidhje me koncesionin e sterilizimit. Ai u përfshi nën hetim pas këmbënguljes së një gjyqtari dhe u la me detyrim paraqitje, në gjendje të lirë.
Përgjatë kësaj kohe, ai bëri një betejë proceduriale me SPAK, lidhur me marrjen e dosjes së akuzës për t’u njohur me të, duke detyruar me vendim gjykate ta përfitonte atë falas, një akt që dukej që po merrej si karshillëk ndaj prokurorëve dhe gjykatësve, që kishin caktuar një çmim, rreth 10 milion lekë, që praktikisht e bën të pamundur për një të pandehur të njihet me materialet e akuzës.
Ndërkohë që procesi gjyqësor kishte nisur dhe ai po përballej në gjykatë me akuzat, një hetim i ri ndaj abuzimeve të një ndihmësi të tij me darkat dhe drekat e 8 aktiviteteve të zhvilluara nga institucioni që ai drejtonte, e ka çuar atë me pranga në qeli, një masë sigurie shumë jo proporcionale në raport me akuzën e parë për koncensionin e sterilizimitit, ndërkohë që ai nuk ka pasaport për të ikur dhe ka zbatuar me korrektesë masën e sigurisë së dhënë nga procesi i pare.
Sidoqoftë kjo besoj do të jetë tani një betejë gjyqësore.
Por procesi ndaj tij ka tregoi së pari, që nuk është e vërtetë që në SPAK ai kishte mbështetje politike, që e mbronte nga akuza.
Fakti që ai përfundoi në qeli për 8 darka në të cilat është përfshirë në dallavere një ndihmësi i tij, tregon që jo që nuk ka pasur ndonjë mbështetje, por mezi kanë pritur ta kapin diku.
Madje kjo tregon se përfshirja e tij në proces gjyqësor për koncesionin e sterilizimit, ngjan pak e sforcuar përderisa zelli për ta arrestuar për fatura darkash është më i madh se pamundësia per ta arrestuar për sterilizimin.
Së dyti, arrestimi i Beqajt mund të jetë i drejtë pasi nuk e njohim dosjen, por përpjekja për ta shitur si arrestimin se ka abuzuar me fondet e BE, është spekulim dhe pompim politik i masës së arrestit.
Nëse kjo “rrjedh” nga organi i akuzës, është shumë jo serioze dhe jo profesionale.
BE nuk jep fonde për dreka e darka që t’i menaxhojë Shqipëria. Abuzim me fondet e BE ka tek bujqësia dhe bëhet fjalë për fatura prej miliona euro, por nuk ka ende arrestime, dhe uroj të mos ketë.
Në rastin konkret bëhet fjalë për abuzime me 8 dreka e darka me fondet e institucionit që drejtonte Ilir Beqaj, i cili koordinonte ndihmën evropiane, por kishte buxhetin e vet.
Së fundmi, zhurma e opozitës ndaj arrestimit të Beqajt duke e quajtur farsë apo të komanduar nga Rama dhe Veliaj, e bën dhe më qesharake gjithnjë këtë histori, duke e kthye në tragjikomedi, pasi opozita mendon se vërtet arrestimet janë me plan dhe tani e kanë radhën ata.
Në fakt e vetmja gjë që po shikohet, është që SPAK nuk ka asnjë pengesë të arrestojë kë të dëshirojë, qoftë dhe në mënyrë jo propocionale me masa sigurie për burg nga qeveria, dhe kjo tregon se nuk është nën presion nga qeveria për asgjë që bën. Madje as për arrest me burg për dreka e darka.
Kjo me sa duket e shqetëson opozitën, pasi i duket sikur është ulur shumë steka e akuzave dhe mund t’i kapë të gjithë, sidomos ata që kanë të hapura dosje për vrasje politike, abuzime financiare dhe konflikte interesi të pastra të familjarëve të ish- kryeministrit me letrat e firmosura nga vet ai.
Kjo i bën të nxitojnë ta quajnë fars arrestimin e Beqajt, jo nga dashuria për të. Ai thjesht po i tremb vërtet se po shkon në burg për një gjë që ata se kanë llogaritur kurrë se mund të vijë dita të dënohen. Dhe u duket sikur Beqaj u ka hapur dhe atyre derën e qelisë.
Me Kemble te mbare per te gjithe politiqenet qe me nje rroge shteti na u bene boba
Kot uron "me këmbë të mbarë", pasi hajdutët në PS janë si "heronjtë e heshtur" të kohës së komunizmit, "një bije, mijra ngrihen".
Nukë e kuptojë mbrojtjën që Mero, i bën Beqajt, çoftë edhe jo drejtë për drejtë!!! Ilir Beqajt, Arben Ahmetaj dhe Damir Xhiknuri kanë qënë 3 hajdutë më mdhejtë PSA Ramës ? Mendojë unë keto 11 vitë që kanë drejtue shqiprinë. Të gjith e dinë për hajdutrite e këtyrë 3 personave për veç (Ramës?????) SPAk jemi me ju, na shpetoni nga këta banditët..
Si gjithmone nuk zhgenjen Ymer Baze. "U perfshi ne dallavere nje ndihmes i tij thote." gazetar leshi.
Mero nga sherbetor i Saliut deri ne 2005 u bëre i faksit Me logjikën tuaj janë të gjithë të pafajshëm se korrupsion të vogël 100-200 mije euro deri 1 milionë vl s'ka problem Nuk le vrimë e brekë të opozitës sa kushtojnë sa shpenzuan per dreka dhe darka (jo se jane të ndershëm jo por skane pushtet) Kurse per beqen tigrin drejtorët e lalit të bashkisë asnje "hetim investigativ" dhe çuditërisht ke hequr lajmet e Klodiana Lalës dhe Tan Hoxhës si jane bërë armiqtë e partisë
Mero, ti ndoshta mund te dish me shum se ne per cdo hajdut politikan por Ilir Beqja, Arebn Ahmetaj, Salih Berisha, Ilir Meta, Mul Ndoka, Monika Kryemadhi, etj, etj., nuk mbrohen dot. E kane bere m... sa mullari i sanes.
Al,di të lexosh ti,apo nuk kupton kur lexon? Mero nuk po çfajëson Beqajn për akuzat,por po thotë se akuza për abuzimin me 8 darka është jo proporcionale me arrestin me burg dheeee....po gënjehet duke e akuzuar lart e posht në media se ka vjedhur fondet e BE-së! Kulturohu njëherë të kuptosh!
Aman shkrim dhe ti o Mero. Po nuk eshte aq e thjeshte o burre. E paska arrestuar per 8 darka, 8 darka nuk kishte nevoje per valixhe me prova, por jane aferat qe ai ka bere kur ka qene minister dhe ne detyren e fundit qe e vuri Rama duke i bere karshillek Spakut dhe nderkombetareve. Mero po te jap nje keshille. Mos u bej tifoz per qeverine, por te jesh realist sic je ndonjehere ne shkrimet e tua.
Qarte. Kjo drejtesi shpellare nuk i trajton njesoj shtetasit e ketij vendi. Ndersa Beqaj arrestohet per dreka e darka, ata qe shkretuan Gerdecin e varane njerez ne bulevard, prej mbi dhjete vjetesh, drejtesia akoma tall bythen. Madje nje bythe Salianji Po e diskrediton gjithe sistemin e drejtesise
O mero ti loqe nuk je as i paafte nuk je. Keshtu qe i bie qe ben lojen e Ilir Beqjas qe duhet te ishte në burg prej vitesh per vjedhjet e tnerrshme me sterilizimin etj!! Nderkohe per te sqaruar publikun per turpin tend qe thua qe e futen ne burg per vjedhjet e bashkepuntorit te tij: Ilir beqja eshte pronar me leke te vjedhura i restorant Gzona. Dhe cdo lek qe vidhte me fatura fallso administratori i Ilir Beqjas, shkontr ne xhepin e Ilir Beqjas. Kete ta tha SPAK fare qarte. Ke filluar mban ere te keqe si gazetar Mero
Shume mire ja sqarove Meros se kujton se jemi prape ne 2005 kur thurte lavde per Ish pronarin e tij politik sal Berisha . Shqiptaret jane lodhur me keta oborrtare te politikes
Përse uron që të mos arrestohen abuzuesit me fondet e bujqësisë Mero Rilindasi? Nëse kanë kryer krim ekonomik të arrestohen dhe gjykohen që çke me të. Sa për Beqen, darkat dhe drekat me paratë e BE-së janë maja e parë e maleve të ajsbergut që rëndojnë në xhepat e ish ministrit. Ose je lodhur ose je blerë. Por nuk po lexojmë ndonjë shkrim investigativ. Tema për të hulumtuar dhe zbuluar skandale ka me qindra.
A di njeri,apo njeh njeri ndonje poltiqen qe nuk ka abuzuar apo ka vjedhur ne keto 30 vjet,si jane ber te pasur keta plehra injorant e servila qe bredhin sa ne nje parti ne nje tjeter.A ka ngel ndonje i ndershem ketu qe te gjykoj keto plehra,a ka ndonje politikan qe nuk i ka femijet te "zgjuar"dhe te punojne pune te rendomta....Ankohen politiqenet se po paksohen bagetit,por i ka blere ndonje nga keta femijve te vete ndonje tuf me dele e ti thote shko e ruaji e shumoji,edhe saliu qe ishte bari dhish e bir shpellari na eshte ber pasanik e aristokrat dhe ne pellet maj minares,po iliri me ish gruan fshatare si u ben me hale maceje.....Arrestimi i beqes tregoi edhe ate qe ata qe kane vite qe hetohen per vrasje e kusari zvarriten e zvarriten deti sa te harrohen...
Mero! Beni iku,, beqaj ne burg me ke do pish kafe te blloku a i shkrete? Shqetesimi i Meros eshte se me kete standard me 8 dreka e darka do shkoje se shpejti me i be shoqni Beqes. Kurajo, burgu i Recit eshte bere me standardet e BE,ose do ishte bere nese nuk do i kishte vjedh beqaj i radhes:):)
Nje shkrim shume i mire, urime Mero. Arrestim per dreka e darka! Ku -ku ku ka rene drejtesia jone Fillimisht mendova se e kishin arrestuar per fondet e chec - up-it, por na doli ndryshe. Domethene furtuna e chek - ut ishte e kote prandaj te bejme pak buje me keto darkat, si kafer e Nexhmije Hoxhes dikur. Cfare mjerimi i SPK-ut. Ma ke marre shkrimin nga duart, Mero, por s'ka gje. E rendesihme eshte te thuhen gjerat ashtu sic jane.
Eshte nje mumje tjeter, nje minister, qe drejton mbrojtjen. Quhet Niko Peleshi. Ky e di veten se eshte çifligar i Korçes. Ore si nuk doli nje njeri i ndershem qe te mos vjedhe? Mos e kane kuptuar gabim marrjen e postit shteteror? Ouu, prandaj çirren aq shume neper fushata delenxhinjte. Si nuk i shkoi askujt ne tru se eshte sherbetor e jo gjakpires. Me demek Ilir Meta i LSI punesonte njerez, pa le qe per integrimin nuk u kujtua kurre, perkundrazi me hajdutlleqet e tij dhe te Kryemadhit beri te kunderten e integrimit. Nejse. Mund te rreshtoj tere naten fakte. Po e kisha fjalen tek çifligari i Korçes Niko Peleshi. Ku burre me surrat gruaje e faqe te kuqe, e ka bere kaq zap ate treve te lavdishme e punetore si ata, saqe edhe nje pastruese ne nje shkolle a institucion do ta vendose ky. Pa le pastaj per kuadrom drejtore e nepunes te tjere. Eshte shume faqezi. Isha per vizite ne Korçe tek Muzeu Kombetar i Artit Mesjetar, se doja te mesoja diçka nga ajo periudhe. Nje qe rrinte ne kembe me gjasme ciceron, frynte syte e rrinte si mumje se nuk ia kishte haberin. Thirra drejtoreshen. O zot, fale budallaqen, po gjeji vendin e punes se u turperua me keq se ai fyelli para saj. Kjo drejtoresha nuk dinte asnje gjuhe te huaj. Me turistat e huaj le kokrren e namit me tha dikush ne kofidence. Mirpo i shoqi i kesaj drejtoreshes skandaloze eshte i afert i shokut Zylo (me falni Nilo Peleshi). Aty mora vesh se eshte nje punonjese e thjeshte qe ka mbaruar brenda vendit dhe jashte (pra dy fakultete), me 4 gjuhe te huaja, qe ka mbaruar per kete lloj Muzeu te Artit Mesjetar. Kjo ben nje pune te rendomt atje dhe e drejton ajo mediokrja drejtoreshe. Dikur kjo qe ka mbaruar per Muzete mesjetare ishte drejtoreshe, por me nderhyrje, me shpifje, manipulime e shkarkuan dhe ndonese ai muze shkelqente, e hoqen se urdheroi shoku Niko Peleshi... Jam habitur sesi shmanget i dituri, i arsimuari dhe vendoset nje militant qe te turperon. Madje Ky Nikua i kundervihet edhe Prefektit. Do cdo gje te kaloje nga dora e tij e nxire... Pra kudo qe te gerryesh tek drejtuesit tane plehra te tilla nxjerr. Mos u cuditni per arrestimin e Beqajt. Keshtu veprojne te gjithe... Sa i perket Opozites, ata jane per te qare hallin, se kur kane qene ne pushtet çdo gje e kane bere 1000 here me keq. Ngjarjet me makabre e me te perbindshme te ndodhura keto 34 vjet jane ne kohen e tyre. Po ata nuk kane as turp, bo hiqen sikur jane me duar te pastra e nuk kane bere asgje. Shpetoje Korçen nga NIKO PELESHI. Sa pa u bere shume vone..,
Mero të drejtë ke ktu ka dorë Saliu dhe prokurorët e tij Beqja është i pastër
Edhe Nexhmija per perde dhe kafe beri burg se gje tjeter nuk i faktonin dot.
Token e nje Populli te Varfer mundohen ta pervetsojne nepermjet Krimit dhe nje te Korruptuari te Cmendur me Bashkepuntoret e tij siq eshte ky mut Edvin Kristaq Rama. Ja qift kina nonen.
Mero Baze, akuza eshte abuzim me fondet e BE. 500.000€ Ku eshte shitja ketu? Tani ngelet per tu provuar ne Gjykate. Dhe eshte Gjykata ajo qe vendos si do gjykohet. Mjaft bere propagande! Nuk ka eshte pak shtatezene, o eshte o seshte!
Rama ka merite ne kete proçes se risolli ne skene Nexhmie Hoxhen per shpenzimet e harxhuara per kafe.Eshte i njejti skenar i Sali Berishes ,ndryshon vetem Gjokutaj me Dumanin,nderkohe qe odineri Saliani sa here qe duan ta therasin e lajmerojne te mos ndodhet ne Shqiperi. Edi Rama ka merite se te gjithe politikanet me b indje te majta qe aderonin ne kryesine e kesaj partie ose i deboi nga paria ose i ka futur ne burg.Raste ka boll qe nga Malaj,Bushati,Xhafaj,e shume emra te tjeter ne piramiden e kesaj Partie dhe ate pjese qe nuk e lrgonte dot sepse rritej pakenaqesia e delegoi prane orgneve te drejtesise duke i denuar si psh,Tahirin,Beqajn e plote te tjere ku lista eshte gati . A thua te jete rastesi kur te akuzuar per miliona e vrasje duke filluar qe nga kryekrimi Sli e deri tek Meta njerin e ka izoluar per mbrojtje ne katin e shtate edhe pse nen akuze dhe tjetrin e ka lene rrugeve duke bere rolin e qenit duke lehur shtylle me shtylle pa i hyre gjemb ne kembe . Misioni i tij ky eshte kuptohet nen rregjine pertej Atlantikut.
Po kush po fut në burg Sali Berishën, Ilir Merën, Monika Kryemadhin, Mul Nokën apo Arben Ahmeten, në burg futen vetëm Ilir Beqen që ju doli përball se këta të tjerlt nuk i prek njeri. Shikoni diferencën dhe tl jeni tl sigurt që ai do dali që ka abuzuar më pak. Çudi me këto standarte të dyfishta?!
Kjo tregon qe po u afrohet edhe Saliut me Ilirin arresting me burg. Pse do thoni ju? Po ja pse: Saliu me Ilirin jane perhaps te renda dhe Spaku nuk ka bythe t'i arrestor. Dhe cfare ben, arrestor shume nga krahu i majte, qofte edhe per darka dhe kafe te, vetem qe te rritet pesha nga kjo ane e balances, dhe, kur balanca te behet e barabarte nga te dy krahet, atehere te shikoni ju kur te arrestohen menjehere Iliri me Saliun. Problemi eshte se do kaloje shume kohe sepse keta te krahut te majte jane pesha pupel dhe duhen me shume se dy pale qeveri te majta te shpresohet se baraspesha do te arrihet. Le te presim e te shpresojme!
Arrestimi i hajdutit-daum Beqja provoi ate qe kjo RILINDJE eshte nje stan me Hajdute e ne krye ka nje Ndershmeri te kulluar Edvin emernderruar ne Edi!
BE nuk jep fonde për dreka e darka që t’i menaxhojë Shqipëria. Abuzim me fondet e BE ka tek bujqësia dhe bëhet fjalë për fatura prej miliona euro, por nuk ka ende arrestime, dhe uroj të mos ketë. Si ta kuptojme kete Mero?!
Mero je ne konflikt interesi, se perdite pije kafen me Beqjen
Nuk eshte keshtu Mero. Prokuroret e Spak jane te trembur e frikacake.Kam 2 vjet qe fitoj baste me disa miq te mi te mire por pak naive . Ata ka 2 vjet qe besojne qe Spak do te bej arrestime dhe nga opozita duke deklaruar arrestime ne fund te vitit por jo ne pranvere, pastaj gjate muajve te pushimeve etj.Ne te gjithe keto periudha kam fituar bastin me to. Perfundimisht i kam thene qe Spak ka lindur me lepur ne bark ! E kercenimet e Berishes si Spak organizate kriminale apo Meta si Spaku - tarallaku, dumdumani, apo Noka qe Spaku te mprehe brisqet e te ma rruaje kane bere efektin e tyre. Basti i fundit- Dumani do e mbylle mandatin me zero arrestime nga opozita dhe arrestime periodikisht cdo muaj nga mazhoranca.
Mos u bej merak Mero! Keshtu e nis SPAK. Nga drekat e darkat kalon tek sterilizimi.Megjithte edhe Beqja ne arrest shtepie do te jete,si shoket.
Muhabete hajdutesh ordinere. Mero! Se mos o zot ke ngjyere dhe ti ne ndonje vend dhe si do te bejme pastaj.
O mero o gazetar partie ( është turp nje gazetar i nivelit tuaj të bëhet is Ylli pata zëdhënës partiak? Edhe Rakipi në pleqëri u bë burrë Që thua për 8 darka al Capone u denua per taksa se nuk provonin dot krim tjetër
Poshte Hipokrizia dhe Demokracia e Piste!
O Mero djalli! Po nuk mbulohet dielli me batanije i vrare. Beqja, lame, Likja, Veliaj, Mona, Peco, Noka, Gjiknuri, Spiropali, Xhixho, agaci, ballukja, Doshi e Doci ,Jane kryekusaret e Shqiperisë kete e di dhe fëmija i djepit o Mero laroshi. Ahmetaj, llalla, e co po presin Veliaj ne fillim, pastaj te tjerët shoke pirate ,eshte gati vendbanimi ,dhe Jane bankat e hapura ,ne gjithe bote. per keto zuzare e kusare. Sidoqoftë ne kemi nevojë te na kthehet pasuria e grabitur, burgu perketo maluketer eshte shtëpi pushimi. Mero, dridhe, dridhe se radha jote do kohë ,derii sa ka kaq shume kusare, ti je vecse hajdut reklamash dhe pazarxhi i vogël ne raport me frangajn, Blushin, etj. Suksese ne mbarimin e misionit dyfytyresh...
Mero sahalepiresi thote se : BE nuk jep fonde për dreka e darka që t’i menaxhojë Shqipëria. Abuzim me fondet e BE ka tek bujqësia dhe bëhet fjalë për fatura prej miliona euro, por nuk ka ende arrestime, dhe uroj të mos ketë. Po nese jane bere abuzime tek bujqesia me miliona euro, pse na uroke ti qe mos kete arrestime??? Burre vemje dhe qelbesire!!!
C'te besh, do te kthehet mbrapsh! Kete tregoi, o Mero. E mban mend thenien gjeniale te tij: suksese ne jete? -Kujdes Mero me artikujt qe genjen per Berishen. Ligji eshte ligj dhe vepron njesoj per te gjitha rastet.
Nje gazetar qe heth bindjet e tije per nje ceshtje.Une i perkra mendimet e tij ne kete shkrim qe jane per ceshtje konkrete .Te ofendosh,te supozosh,te intrigosh deri edhe fjalor rrugacesh,nuk do te thot se ke dhene ide apo mendim te drejte.Edhe prokuroret dhe gjyqtaret gabojn dhe rende bile,por ligjii i mer ne mbojtje.Shikoni se si hetohen e gjykohen gjyqtaret e prokuroret qe jan perjashtuar nga fuksionet per korrupsion dhe shkelje te renda logjore.Eshte per te qare dhe vene duart ne koke.Korrupsin i paster profesional e shoqeror.Denime skandaloze,per te qeshur ose hic fare.Denimet per shperdorim detyre jan mbulimi i punes se dobet te prokuroris dhe gjykates.Nuk ngelet njeri ne administrat qe po ta marresh te pandehur per shperdorim detyre dhe te mos e denosh.Ky eshte nje krim qe kryet nga organi hetimit duke u bazuar ne ligj(kodin penal).
Ashtu si Beqja ne SASPAK vidhte kusheriri i tij Genc Burazeri ne ISHP bashke me superhajduten Genta Qirjako. Kuptohet qe kishte perkrahjen e Beqes dhe shok i ngushte me Klod Rrjepajn. Kjo treshe Beqaj-Byrazeri-Rrjepaj beri sterilizimin. Genta Qirjako me Genc Burazerin dhe Alban Yllin benin 1 milion dollare projekte ne vit ne bashkepunim me donatoret qe i drejtonte Beqja. Qerasnin drejtoret e rradhes ne ISHP Arjan Bregun, Albana Ficon dhe padyshim luleshtrydhen e ministrise. Kete te kontrolloj SPAK dhe mos merret me ca viktima te dezinsektimit.
Burgoset Beqja per nje afere me 200 mije Euro dhe ndiqet i lire per Aferen mbi 100 milion Euro te STERILIZIMI!! Kete autogol SPAK duhet t'ja kishte kursyer vehtes se e ka bere vehten krejt qesharak.
Edhe Als Kaponen per evazion fiskal e futen brenda pavarsisht se kish vrare e kish prere. Per 100 milionenshen ska prova!
Kjotregon se prourort e SPAK ut jan të ta përgjegjëshëm, zbatojnë ligjisipas qefit