Duartrokitje të dëshpëruara për një fitore që nuk ka ndodhur 

13 Korrik 2024, 18:57Editorial Mero Baze

Greqia ngjan aq e lodhur nga beteja për Belerin, sa tani po përpiqet të duket sikur ka fituar një betejë e cila në fakt nuk ka ndodhur. 

Vendimi për të lejuar Fredi Belerin të shkojë në Strasburg në ditën e çeljes së punimeve të Parlamentit Evropian, është një vendim që e ka në dorë qeveria e Shqipërisë, dhe ajo e ka dhënë këtë leje. 

Përpjekja për ta krahasuar këtë me mungesën e lejes nga ana e qeverisë shqiptare për të liruar nga burgu Belerin që të shkonte për betim në Bashkinë e Himarës ndërkohë që procesi nuk kishte përfunduar, nuk është i njëjtë me këtë vendim.

Gjatë procesit të gjykimit dhe hetimit të Belerit, kompetencën për leje nuk e ka qeveria, por drejtësia. Dhe Greqia së bashku me Belerin e konsumuan atë procedurë ligjore në çdo shkallë gjykate dhe e humbën. 

Qeveria nuk kishte në dorë asgjë aty. Ajo nuk ka kompetencë t’i hapë derën e burgut një njeriu nën hetim. Atë kompetencë e ka prokurori dhe gjykatësi.

Beleri ka tani dy javë që është një qytetar i dënuar shqiptar, i cili gëzon një status tjetër si i burgosur dhe qeveria ka lirinë të ketë kompetenca për lejen e tij për të dalë nga burgu.

Kaq është e gjithë kjo histori që po shoqërohet nga një histeri fals, që përpiqen ta paraqesin si fitore.

Këtë premtim qeveria shqiptare e ka pas dhënë qysh gjatë procesit gjyqësor. Edhe Rama në intervistat në shtypin grek apo Tiranë, e ka pas paralajmëruar se qeveria s’ka asnjë kompetencë t’i japë leje Belerit ndërkohë që procesi s’ka mbaruar, por e ka atë liri pas marrjes së vendimit të formës së prerë.

Tani kjo ngjarje ka ndodhur dhe qeveria ishte në provë nëse do kishte vullnet politik për detyrimet e saj apo jo. Dhe tregoi që nuk kishte gjë personale me Belerin tani që ka hapësirë ligjore.

Sikur gjyqi ndaj Belerit ende të mos kishte mbaruar, Beleri nuk do të shkonte në Parlamentin Evropian. Tani ai ka mundësinë të shkojë sa herë ka seancë e pastaj të kthehet sërish në burgun e Fierit, derisa të mbarojë kryerjen e dënimit. 

Ka dhe mundësinë të arratiset e të mos kthehet më, por nuk besoj se i duhet njeriu si i arratisur. U duhet ushtar i Agimit të Artë në Shqipëri dhe aty do të jetë.

Vendimi tregon pikërisht faktin se gjyqi ndaj tij nuk ka qenë politik, por një proces ligjor. 

I vetmi qëndrim politik ndaj Belerit është leja për të shkuar në Strasburg, pasi nuk ka më pengesa ligjore për ta dhënë atë. Dhe këtë qeveria po e bën. 

Tani secili le të gëzojë për frytet e veta nga gjithë kjo histori. Greqia ta gëzojë Belerin si eurodeputet, Beleri ta gëzoj mandatin si përfaqësues i Greqisë në Strasburg, dhe Shqipëria t’i gëzohet faktit që ka ndihmuar Greqinë të përfaqësohet prej Belerit në Evropë.

Nuk është pak të kesh kë të tregosh me gisht kur dikush të flasë për vlera evropiane në Strasburg.

38 Komente

  1. M
    Ms

    "Nuk është pak të kesh kë të tregosh me gisht kur dikush të flasë për vlera evropiane në Strasburg." ????????????

    Përgjigjjuni
    1. s
      shtjefen palushi

      mero kari.... vendimin per ta cuar Bejlerin ne Strasburg e ka ne dore qeveria shqiptare???????????????????????????????????????????????????????????????? dhe pyetja vjen, perse qeverija shqiptare nuk ka te njejten te drejte ta burgose Bejlerin pa e care karin se ka drejtesi apo jo.... zhduke atrikullin... pa ta kopjuar gazetat greke... dhe te behesh qesharak,,,,,,,, pa u merzit rrotkari i madhe...dhe te con ne djall

      Përgjigjjuni
      1. L
        LLUMI I FOLTORES

        Dukesh qarte si nga emri apo mbiemri , kauza dhe tifozlleku se cfar mund te thuash zotrote , shpellar ne toke te xanun !

        Përgjigjjuni
    2. S
      Satër

      . Ka vrarë dy djem shqiptarë, roje të kufirit!. I ka duart me gjak!. Ka fyer simbolet kombëtare shqiptare është antishqiptar i betuar dhe mburret se po i shërben helenizimit te jugut! Kjo leja sado e sido ta rrotullosh është një turp..një zbythje!. Vetëm shpallja e tij si person nongrata nga qeverria shqiptare ditën që betohet si eurodeputet në PE mbase vlen , të tjerat janë pallavra.

      Përgjigjjuni
      1. f
        flase

        Ne qoftese ka vrae dy djem shqiptare, atehere perse drejtesia shqiptare nuk e denon me jete burg, mire me varje si ata te Libofshes?! Per ndryshe, njerezit e afert te atyre dy djemeve, duhet ta djegin te gjalle Belerin; Ne drejtesine shqiptare nuk merret vesh, duhet perzier nje here me prokurore e gjykates si dhe avokat qafe derra se nuk behet kijameti. Sa kane ikur nga kjo bote dhe toka vazhdon te ushqeje te tjere!

        Përgjigjjuni
        1. s
          saliu duhet te shpallet terrorist

          keta lloj njerzish i duhen gerqise dhe BE qe na ben moral neve qe ti zgjedhim njerzit si sali komunisti,sali komunisti do kete perkrahje nga hidrauliku esmer ne Strasburg,se mico ta qi nuk ja vari ose nuk e q...

          Përgjigjjuni
          1. s
            saliu duhet te shpallet terrorist

            keta lloj njerzish i duhen gerqise dhe BE qe na ben moral neve qe ti zgjedhim njerzit si sali komunisti,sali komunisti do kete perkrahje nga hidrauliku esmer ne Strasburg,se mico ta qi nuk ja vari ose nuk e q...

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kopi

              Edhe mund ta shpallin non gratta si shtetas Grek por kur te mbaroje denimin si shtetas shqipetar. hahahahahha

              Përgjigjjuni
            2. M
              Ms

              " Shqipëria t’i gëzohet faktit që ka ndihmuar Greqinë të përfaqësohet prej Belerit në Evropë. Nuk është pak të kesh kë të tregosh me gisht kur dikush të flasë për vlera evropiane në Strasburg." ????????????

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dakord

                Po pra po. Shqipëria ia futi greqisë sa krahu. Le të përfaqësohet tani greqia në PE me një hajdut e vrasës.

                Përgjigjjuni
              2. M
                Ms

                " Shqipëria t’i gëzohet faktit që ka ndihmuar Greqinë të përfaqësohet prej Belerit në Evropë. Nuk është pak të kesh kë të tregosh me gisht kur dikush të flasë për vlera evropiane në Strasburg." ????????????

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Arsi

                  Nje miku im grek dje ne Selanik kete po me thoshte Mero . E shikon ca niveli ka arrit Greqia ta perfaqesoje nje injorant e bir injoranti . Se edhe ju atje keni informacione sikur e gjithe Greqia aty e ka mendjen ke Evgjit Beleris . Ka kaq shum halle dhe ktu e spo shohim gje ne drite si po shkojn punet .

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Selimi

                    ????????????????????????

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Graqiret Sumqire

                      Mbyllja teper e goditur. Greqia po perfaqesohet ne PE me nje kriminel qe e kane denuar edhe vete, por edhe shteti shqipetar. Ta gezojne.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        S

                        Kur mendon se kush e perfaqeson Greqine ne parlamentin europian tregon sa pa vlere eshte ky parlament!

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Te shohim sa standarte ka Europe

                          Nese Fredi Shehu pranohet ne parlamentin europien kur eshte i denuar me vendim te formes e prere , atehere ligji kriminalizimit duhet flakur pasi nuk ka me dy standarte ne Bruxelle lejohet nje i denuar dhe ne Shqiperi jooooo .

                          Përgjigjjuni
                          1. F
                            Fatmir Berberi

                            Te lumte mendja jote,ne ate koke tullace,qe prodhon ironi dhe sarkazem shkateruese,per ultranacionalistet dhe ndihmesit e tyre sherbetore anti Shqiperi. Eshte shprehje monumentale : Shqiperia ti gezohet faktit qe ka ndihmuar Greqine,te perfaqsohet prej Belerit ne Europe. Nuk eshte pak te kesh ke te tregosh me gisht,kur dikush te flase per vlera europiane ne Strasburg !

                            Përgjigjjuni
                            1. F
                              Fatmir Berberi

                              Te lumte mendja jote,ne ate koke tullace,qe prodhon ironi dhe sarkazem shkateruese,per ultranacionalistet dhe ndihmesit e tyre sherbetore anti Shqiperi. Eshte shprehje monumentale : Shqiperia ti gezohet faktit qe ka ndihmuar Greqine,te perfaqsohet prej Belerit ne Europe. Nuk eshte pak te kesh ke te tregosh me gisht,kur dikush te flase per vlera europiane ne Strasburg !

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Ladi

                                Si perhere Mero; ironi therese..

                                Përgjigjjuni
                                1. X
                                  XXX

                                  It's all greek to me

                                  Përgjigjjuni
                                  1. E
                                    Elba

                                    "Nuk është pak të kesh kë të tregosh me gisht,kur dikush të flasë për vlera Europiane në Strasburg"

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Treni

                                      Ahahaha vlerat europiane me deputetë neo-nazist. Të shikojmë reagimin e Ramës kur ta përgëdhelë sërish Ursula.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. J
                                        Janina kryeqytet i Shqiperise Etnike

                                        Shqiptarët duhet të marrin kontrollin e shërbime sekrete dhe vetëmbrojtjes përmes ushtrisë. Delegimi i mbrojtjes territoriale dhe shërbimeve sekrete në duart e Amerikës dhe NATOs, ka dështuar, duke rrezikuar integritetin territorial dhe sigurinë. Të gjithë bërtasin Rusia, ndërkohë që Greqinë " aleate" nuk ka forcën dhe dëshirën t'a ndalë askush nga marrëzia e saj mesjetare që ushqehet me paratë e Europës dhe armët e Amerikës apo aprovimi i tyre i heshtur të errësirës mesjetare ku ka zhytur minoritetet me dhunë dhe gjenocid apo ligjit të luftës, si thikë në fytin e Shqipërisë. Shërbimet sekrete shqiptare që ekzekutojnë dhe djegin oficerët e tyre të kundërzbulimit apo vrasin me gaz një familje të tërë ruse për llogari të tjetërkujt, nuk arrinë t'i prekin dot një fije floku një horri shqiptar analfabet që vret, përdhos e prostituon për llogari të Greqisë dhe rrugaçit grek që ka zaptuar kishën autoqefale shqiptare dhe që pa të keq zhvarros varre shqiptarësh dhe ushqen politikat e copëtimit të Shqipërisë.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. R
                                          Real

                                          Ti si i pari ne rradhe per gojore pushtetit kriminal te ripjelljes mos u lodh me sofizma fjalesh por pranoje qe Greqia deshtoi ne propoganden qe bente se gjoja Shqiperia nuk do ta lejonte Belerin te shkonte ne Bruksel per betimin. Por Ramuti i nxori zbuluar greket dhe me nje levizje brilante duke i kthyer prapanicen grekeve beri qe qeveria e Albanistanit te shenonte nje fitore spektakulare . Dhe tashti urdia e gojoreve te pushtetit kriminal te ripjelljes ka material te bollshem per te provuar kete fitore historike si suksesin e radhes se ripjelljes

                                          Përgjigjjuni
                                          1. l
                                            ledioni

                                            Beleri jo vetem qe fitoi lirine por tni do te kthehet si triumfator me mandat eurodeputeti.Le te guxoje çdrejtesia ta ndaloje tashme nje deputet te Europes.Kjo eshte aresyeja se perse Greqia del triumfator sepse tashme kete problem ia kalon parlamentit Europian .Kjo eshte ne fund te fundit politika bordello qe trumpetohet me te madhe se instiucionet e europes nuk jane bordello por institucione ku predikohet vetem zhvillimi dhe liria e ç'dokujt.Beleri jo veteë ae do vije por do te shkele kete toke si triumfator me imunitet duke thyer mitin se edhe nje kriminel,hajdut dhe injorant mund te behet deputet i ketij paralemnti qe mendon dite e nate per te ç'vatur popujt,

                                            Përgjigjjuni
                                            1. b
                                              bir ramiu dhe saliu i Babes,cte te qaje me pare

                                              Nje mendje gjakftohte dhe e paaneshme konstaton,qe histeria antigreke e perhereshme,qe rrjedh per tere kohen,nga nje turme orientalesh me gen te bastarduar ketu,qe kryesohen nga ´´historiane´´ akademike te llojit xhufi,qe gjenden jo pak dhe ne institucione te larta,po u kthehet ne bumerang atyre.Dhe se fundi ne krye te saj shohim nje keryeminister qe ne te njejten kohe hidhet i deshiruar dhe perjeton orgazem, ne krahet e diktatorit islamiste erdogan,dhe pastaj pa ju skuqur faqia,ben cfaqien e nje demokrati te madh ne oborrin e demokracise perendimore.Shtypi arnaut,dihet qe me yrja byrja,ti thurin gjithe historite dhe denimet,sipas midese se formimit te tyre dhe interesave te vogla.Keshtu Beleri,se pari si kandidat bashkie,e kaloi pastertine e figures nga ana ligjore(ato u denua ketu dhe atje,del qe fshehin deshira te tjera).Mbas kesaj kemi shfrimin e nje urrejtje te pakontrolluar karshi Bejlerit,nga ana e kryeministrit te vendit.Por meqense kjo doli pa efekt,pasi Belerin ne Himare u zgjodh kryetar bashkie,ahere me shume gjasa,duke e lidhur kete me urrejtjen e verber te kryeministrit te vendit,u sajua nga policia e shtetit,nje truk,per blerje votash,qe me pas duke kaluar neper gjithe ingranazhet e institucioneve te ketij shteti oriental ngerthyer dhe me me interesa te vogla vetiake,Beleri arrin te denohet i vetem,mbasi ishin dhe te tjere kryetare bashkie me te njejten akuze!!!. Kesaj i thone te vazhdosh ta perdoresh kete Shqiperi,e vendosur ne territor europian,si prone,qe ta ka lene Baba,duke u bere nje pengese e nemur,per ta bashkuar ate me kontinentin,te cilit i perkasim.Keshtu qe dhe ´´rilindja´´vec fishekzareve verbuese,te turizmit dhe rrugeve,me te cilat mundohet te pengoje,se cfare gjendet mbas tyre(dhe ato me borxhe maremendese),eshte identike me sundimin e saliut dhe metes,me te cilin dhe bashkepunojne ne prapaskena,ne pazare okulte pushtetesh dhe oligarkesh.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. @
                                                @#@

                                                Është rruga e duhur drejt Shqipërisë së Madhe. T'a detyrosh Greqinë; 1- të ngelet peng i injorancës së saj duke përfunduar në arkaizëm dhe folklorizëm. 2- të përfaqësohet në nivelet e larta të përfaqësimit ndërkombëtar me analfabetë shqiptarë të blerë di berrat në tregun e gjësë së gjallë, duke i hequr mundësinë e përfaqësimit intelektual. 3- ta shtysh drejt militarizimit dhe konfliktit shterues me vende më të forta se vetë ajo. 3- t'a rrethosh me një aleancë politike ushtarake, të cilët i ka shpallur me aq mendjelehtësi armiq, duke i gdhirë pa asnjë lloj prapavije dhe thellësie strategjike. 4- t'a rrethosh me shqiptarë brenda, përreth kufijve dhe në Perëndim. 5 ta shtysh të ushqehet vetëm me jashtëqitjet e veta klerikale ballkanike dhe gënjeshtrës ideologjike, që nesër të shpërbëhet nga e vërteta si kufomat nga oksigjeni. 6- ti heqësh korridoret strategjikë dhe shkatërruar raportet me çdo fqinj, duke e kthyer në ishull që varet vetëm nga takati i padronëve që e mbajnë me para, armë dhe gënjeshtra, për interesin e tyre kuptohet, se për barinjtë e Greqisë provojnë të njejtin përçmim rracist si për të gjithë ballkanin. 7- t'a çosh drejt çmendurisë, si ç'po ndodh, ku ka humbur çdo logjikë dhe ka përfunduar të poshtërohet nga të gjithë fqinjët, duke përdorur besimin e perëndimit për të ushqyer patologjinë e saj të gënjeshtrës dhe idjotësisë etj, etj. Ndërkohë që Shqipëria forcon ushtrinë, pavarsinë strategjike, industrinë e armatimit, sektorët strategjikë. Që ndërton portet, korridoret dhe aeroportet ndërkombëtarë që çojnë drejt Detit të Zi. Që përfaqësohet në mënyrë dinjitoze pa krijuar probleme dhe llucë ballkanike për aleatët. Që forcon aleancat me fqinjët dhe mbyll lakun në qafën e Greqisë. Që forcon lobin çam, Lobin çam në Turqi, lobin e shqiptarëve që emigruan në vitet 90 në Greqi, duke i hapur rrugën nxjerrjes nga errësira 200 vjeçare, shqiptarëve etnikë dhe arvanitasve të Greqisë. Që ndërton më shumë aleatë dhe raporte interesi ndërkombëtare. Që ndërton një strategji lufte hibride pa rrugë dalje për Greqinë që e çon drejt kolapsit dhe shuarjes. Shqiptarët kanë kuptuar që ashtu siç çuan Jugosllavinë e fortë, me demokraci etnike dhe me shumë aleatë në planet drejt varrezave të historisë, mund t'ja dalin fare mirë edhe me një krijesë fake, antihistorike dhe mesjetare të trukuar me tualetin e rëndë të perëndimit, t'a çojnë drejt varrezave të historisë.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. P
                                                  Progonati

                                                  Shikoja nje video nga kurdistani dhe Merua me ngjan si ata, kurse Beleri tipik shqiptar nga Progonati.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. k
                                                    km

                                                    Greqia nuk del ASPAK triumfatore.Perkundrazi ,del e njollosur koken e kembe,sepse perfaqesohet ne PE nga elemente terroriste dhe manipulues votash ne zgjedhjet.Mua nuk me behet vone fare,madje asnje shqiptari ,se Bejleri eshte deputet ne PE.Nese PE e konsideron te moraleshme qenien deputet ne kolltuqet e PE te nje elementi me te shkuar terroriste le ta gezojme.U takon deputeteve te PE te pranojne te rrine krah tij apo te distancohen prej tij.I takon PPE nderi i madh i perfaqsomit ne PE nga elemente terroriste ,te denuar per shkeljet ligjore ,apo te distancohen Duke mos e pranuar ne listen e tyre te perfaqsomit.Qeveria e R Sh.ka bere shume mire Nese i Ka dhene leje,por dihet qarte se nje i burgosur qe te shkojne ne PE duhet te shoqerohet me prangat ne duart dhe me Police shoqerimi.Atje,ne sallen e parlamento kur te ulet ne karrikes ti hiqen prangat,dhe kur te mbaroje betimin te prangoset dhe te kthehet ne Burg.Kjo eshte skema ligjore e veprimit.PE te beje si ti pelqeje.Ashtu si Shqiperia ti kujtojme BE se kerkesat e saj per drejtesi e pasterti ligjore te mos i vihet kushte Shqiperise per pranim ne BE.Qendrimi si kurve me dy faqe i BE dhe PE nuk Ka asnje volere per demokracise ne Shqiperi.Ato tregon e vec hipokrizia demokratike Europiane Europa te kerkojne ligj dekriminalizimi per vehten e saj ,Nese do te behet e besueshme.Une do te propozoja Edhe kete :- Delegazioni shqiptar qe shkoni ne PE duhet te distancohet dhe pas nje deklarimi ,te Dale jashte salles se PE sa kohe qe Beuidhjere i Greqise te jete deputet me PE.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. S
                                                      Skenderbegasi

                                                      Sa me lart te hipi majmuni ne peme, aq me açik i duket bytha. Francesco Goja.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. H
                                                        Haku

                                                        Hahahahaha super. Vk

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. N
                                                          Nani

                                                          Janë do folklorista shqiptarë të Kosovës që kryesisht jetojnë në Perendim që edhe nëse ua tregon me video plazhet boshe të Shqipnisë ia nisin e të vërsulen tu të thanë “ja ja kjo është pLopagandë me dëmtu Shqipninë”… ja tregon çmimet ma të larta se në Greqi e Itali edhe të sulen “ja ja jeni mësu ju me honger lirë”… krejt kjo në emër të shqiptarisë së tyre imagjinare të krijume nga pamjet e TVSH-se së viteve të 70-ta, ku në ato pamje Shqipnia u prezentu si një kopsht i madh me lula, a në fakt u kanë mut me lula. Në ndërkohë atij Anastasit, Sotiraqit e Stefanosit në Vlorë e Sarandë as nuk i han leshi as për flamur as për shqiptari e as për kurgjë kuq e zi. Po prap këta më pëlqejnë më shumë se folkloristat e Kosovës, sepse këta të paktën janë të sinqertë, iu intereson vetëm leku edhe atë e shprehin hapun. Ju pshurrsha detin e jau qiftë Kina robtë.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. E
                                                            Emigrant në Greqi

                                                            Është mëse e sigurtë që Beleri nuk do kthehet më të vuaj dënimin që i ka mbetur. Skenari i Micotqait dhe i Greqisë në tërësi, është mëse i qartë, mjafton të krijohet mundësia më e vogël të lërë qelinë dhe Kërrma e Agimit të Artë, super fashistët e Greqisë e duan ushtarin kriminel anti-Shqiptarë, gati për aksionet e ardhshme në kufi dhe në Himarë e rrethinat ku pretendohet se ka minoritet Grek në Shqipëri. Kjo ka për të ndodhur, Rusia nga njëra anë dhe Greqia nga ana tjetër në ndihmë të Opozitës së zjarrit e shkatrrimit në Shqipëri.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. V
                                                              Vari Janullen!

                                                              Fitore si kjo paçin! Çfarë dhjesim ne shqiptarët, le ta hanë! Nga ky moment varen, ushqehen dhe përfaqësohen vetëm nga çfarë nxjerr zorra e trashë e Shqipërisë. Siç thonte Enver Hoxha; pa pastruar skorjet, nuk ka çelik. Shqiptarët proçesin e vetpastrimit organik e kanë të shëndetshëm, kanë arritur të gjejnë edhe koprofagë që ushqehen me pasion me çfarë ju nxjerr zorra e trashë shqiptarëve

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. v
                                                                viron

                                                                Shqipëria ka ndimuar Greqinë për të çuar në PE një hidraulik se ky është niveli i Greqisë dhe i duhet PE për të çbllokuar halet nga që hanë shumë dhe ......

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. N
                                                                  Nick_the_dick

                                                                  Propagandë e dobët që përpiqet të mbajë lartë, e më lartë figurën të liderit global. Të na paraqesë gafën e radhës si një arritje në politikën e jashtme, edhe të mbulojë pazaret Rama-Miçotaqi. Sipas Meros, qeveria nuk i jep dot leje atij që është nën hetim, por i jep leje atij që është i dënuar me vulë nga drejtësia. Atëherë të dhjefsha drejtësinë o Mero. Çna duhen organet e drejtësisë kur në fund të fundit lideri global bën çfarë i do qejfi? A nuk vërteton kjo deklaratat e ministrisë të jashtme greke që në Shqipëri s'ka shtet të së drejtës, por bëhet gjithçka që vendos Edi Rama? Na merove o Mero!

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. A
                                                                    Agimi i Errët

                                                                    "U duhet ushtarë i Agimit të Artë në Shqipëri dhe aty do të jetë." Më duket e zbute pak, Mero. Pse, Micotaqis i takon Agimit të Artë? Jo, thuaje troç: u duhet ushtar i Greqisë në Shqipëri.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. V
                                                                      Velo

                                                                      Ajken e intelektualeve n'a e rrembeu Greqia dhe perfaqesohet ne Europe. Cfare humbje e madhe, jo vetem per Shqiperine, por per gjithe kombin Shqiptar!!!!!!

                                                                      Përgjigjjuni

                                                                      Lini një Përgjigje