Është bërë zakon që çdo fillim sezoni të nisë një betejë kundër turizmit në Jug të Shqipërisë. Fillon si zakonisht me një faturë të postuar që uji shitet shtrenjtë, pastaj pastat, peshku etj. Në fund e kanë me çadrat.
Pastaj fillon Berisha poston foto me çadra bosh dhe aty është fiks momenti kur gjithë gjithologët fillojnë e japin këshilla për çmimet dhe rrezikun e dështimit.
E kuptoj pse e kanë me plazhet e Jugut. Deti Jon është nga më të lakmuarit në Evropë për shkak të ujit dhe pejsazheve mahnitëse të bregdetit. Dhe natyrisht është dhe i vetmi bregdet, ku ne përveç turizmit masiv, kemi dhe investime në turizmin e luksit. Kaq është e gjitha.
Çdo gjë tjetër nuk qëndron.
Nuk është e vërtetë që çadrat janë nga 50 euro deri 200 euro, mesatarja është 10 euro. Po natyrisht në tre- katër pika në bregdetin e Jugut ku ka shërbime luksi, çadra nuk ka çmim. Është garë mes njerëzve vanitozë sa e marrin atë. Por ajo nuk ka lidhje me plazhet e Jugut. Të mendosh që për atë hapësirë plazhi në Jug, ndryshe nga Golemi, Shëngjini apo Velipoja, që e kanë rërën gati, biznesi në Jug ka investuar të kthehet në zonë pushimi, çmimi 10 euro është shumë logjik.
Në Qeparo, Borsh e Himarë po ashtu. Po natyrisht në pika ekskluzive ku është zhvilluar turizmi i luksit, ka çmime të çmendura, por nuk janë shqetësim për popullin, por për ata që kanë dëshirë të hyjnë në garë për luksin.
Mos u shqetësoni për ta. Madje gëzohuni që po i lënë lekët këtu.
Nuk është e vërtetë që restorantet kanë çmime marramendëse, edhe pse ka abuzues me klientë të paorientuar. Unë nuk shkoj kurrë dy herë në një restorant ku ndjehem i gjobitur nga çmimi. Madje as aty ku shikoj se dikush abuzon. Dhe këtë besoj e bën çdo njeri. Nuk besoj se ka pronar restoranti që do të falimentojë duke zbuar njerëz.
Nuk është e vërtetë që sivjet turizmi ka rënie. Ka rritje dhe madje të frikshme për të njëjtën periudhë me vitin e kaluar.
Shqiptarët, ata që pushojnë, pushojnë nga mesi i korrikut në fund të gushtit, dhe meqë janë ende në shtëpi, kanë ndjesinë që plazhet janë bosh. Plot me të huaj janë. Nga ata të huaj që e njohin turizmin, dinë ku shkojnë, dinë sa harxhojnë e ku harxhojnë. Mos u shqetësoni për ta.
E vërteta është se turizmi ka zgjeruar tërësisht gjeografinë e tij dhe kalendarin e tij. Tani turizëm bëjnë qindra fshatra shqiptare, nga ata që nuk i gjen dot as në hartë. Turizmit po i shtohet gjeografia e re dhe me qytete. Shkodra ka diversifikuar turizmin malor, detar e lumor, Lezha dhe Durrësi janë bërë kryeqendra të truizmit masiv, dhe këta to gjitha janë 10- fishi i turizmit të Jugut.
Jugu ka shume më pak numra në turizëm, se ka pak hotele dhe plazhe, por natyrisht është më i shtrenjtë se Shqipëria e Mesme dhe Veriu.
Te ardhurat që prodhon Jugu në raport me Shqipërinë e Mesme dhe të Veriun janë disa fish më pak.
I gjithë sulmi vjen prej disa pikave të turizmit të luksit në Jug, që duhet të gëzojmë që ekzistojnë për atë kategori turistësh që e duan. Por në Jug nuk fitojnë 200 euro nga një çadër apo 1 mijë euro nga një klient ne restorant. Dhe as janë duke falimentuar. Janë shumë mire, se për fat çmimet i rregullon tregu dhe jo mendimtarët e turizmit në rrjete sociale.
Nje pyetje ?? Pse nuk na jep nje panorame se sa paguajne keto biznese luxi ne shtet!!! Kush leshon nje kupon tatimor per shezllon , per kafen apo ujin nga 500 lek te reja, po per pjaten e karkalecit 3000 lek ( nje karkalec 400 lek). Fitimet neto ne xhepin e pronareve!! Shteti fle
E gjitha qëndron, mu desh të kundërshtoja dikë që shkruante se Golemi ishte bosh. Gënjeshtër me bisht. Isha dy javët e fundit të qershorit dhe jam kënaqur, me kohën, me çmimet, me pjesmarrjen masive në ndjekjen e ndeshjeve, të gjithë kishin përgatitur ekranet e mëdha… me fiqtë e parë që 200 lekë kg ishin. Mos villni vrer ndaj vëndit tuaj, është i të gjithëve, jo i qeverisë, por nëse punon qeveria, mirë bën, se fundja të gjithë kontribojnë për vëndin.
Eshte nje lufte boterore e te varferve per te perfituar prej turizmit. Nje shishe uje ne Kroaci ne Zadar 6 euro... Nje spagheti 150 gram 22 euro... Fatkeqesisht edhe Shqiperia u fut ne kete zollomahi. Forca punetore shnderrohet ne kamarier e pjatalares.... Fitojn 5 veta.
Eshte e çuditshme si ka evoluar Tema dhe Mero Baze. Qysh kur nisi ky evolim, ne jug jane shtuar Vangjelis-ët dhe jashteqitjet shqiptare qe u shebejne greqirve ne perpjekjet e tyre antiShqiperi.
qysh kur beri mero hotel ne sarande thuaj, filloi te behet merak per turizmin
Une po pushoj ne Lukove Eshte bosh Edhe keta te hoteleve kete thone Dakord hajd ta mbeshtesim turizmin, por jo me genjeshtra. Ketu vijne ata qe nuk shkojne dot gjekundi tjeter. Duan te bejne pushime me 5 lek e me birra te marketi
Kur ka qene ndonjer plot ne Lukove? Ik ne Dhermi e Palase nese do luks. Nordiket, Gjermanet dhe Francezet me 5 lek e me birra vijne ke te drejte. Late name me keto budalleqe. Edhe ketyre te restoranteve dhe hoteleve ju eshte mbush mendja qe jane te gjithe me 5 yje dhe duan kliente milionere.
Bravo te qofte Mero Bazebytha Çorapja per kete analizë!
Te drejte ke Z.Baze, Jugu i Shqiperise po zhvillon nje turizem cilesor dhe me te lire po ta krahisosh me Turqine, Meksiken apo Tajlanden.Por, por, duhet shpallur emergjence kombetare, plehrat e hedhura gjithkund.Nje kryetar bashkie qe nuk mbledh dot plehrat duhet zevendesuar, nje qytetar qe hedh plehrat ku ti teket duhet gjobitur ose denuar te mbledh plehrat ne lagjen e tij cdo mengjes per 7dite.Sa per restaurantet ne dore e keni, jepni vleresimin ne rrjetet sociale dhe mos shkoni ku nuk gatuhet mire.Vlora eshte bere si Nica dhe tuneli vertet nje kryeveper inxhinierike.
I sakte Mero!
Vija bregdetare nuk rregullohet nga tregu po nga shteti. Shko shiko po deshe ne shtetin me Kapitalist te botes ne Amerik. Nuk do shikosh Kokcepa si puna jote Mero qe zaptojne bregun me cadra dhe vendosin cmime sipas tregut. Pse nje banor i sarandes, durresit, lezhes apo himares i duhet te paguaj 20 Mije Lek per Plazh? Sepse plazhi eshte pushtuar nga kokecepat.
Ore me te vertet e ke ti me kete artikull tip struci?? Mero, tregtaret Shqiptar jane kriminela-injorant. Çmimet janr katastrofe nga Pema e Thate ne jug e deri ne Theth ku shitet 8 euro nje fasule. Turizmi nga 1 qerahori ka rene ne gati ZERO. Ska te huaj ska Shqiptar Kosove. ZERO Baze zero. Edhe ato turist qe gabimisht vijne ne shqiperi Pronaret nuk leshojne asnje fature tatimore por nje cope leter. Dmth vjedhin shtetin 2 here dhe na vjedhin neve duke na marre 20% me shume se cmimi qe ata kane vendosur. SHTET IDIOT
Po ju zoti Mero qe shani gjysmen e shqiptareve perdite, si t'ju quajme?
Që luksi paguhet kjo dihet por duhet të ketë një kufi,përse nuk marim për shembull plazhet e Greqisë ku mjafton të marrësh një ujë ose një Cola dhe gjith ditën shezlonin e ke fal....Isha disa ditë në Golem dhe duke ecur gjatë bregdetit shikoja shezlone bosh ndërsa aty ku qëndroja çdo ditë ishte plot pyes pronarin dhe më thotë që në ato zona ku janë bosh arsye është sepse i mbajnë shtrenjtë dmth.unë paguaja 500 lek e shum të tjerë ishin 1000 deri në 3000 lek dhe kjo është çmenduri dhe injorancë që të çon në falimentim.Sa per maketet në përgjithësi janë normale.
Bukur e mirë. Një vërejtje oër ty, Mero. Përmend edhe emra gazetarësh, si puna e njëfarë Lutfi Dervishi, që edhe op të paguhwj nga serbi apo rusi nuk do të shkruante më zi për vendin tonë. Si duket nuk ka marë nga dervishët, por nga mullajtë e arabisë.
Me pelqeu tiulli Mero,po une besoj betejen e ben shteti kunder vetes ashtu si e bejne pseudo bisnesmenet kunder vetes. Problemi pare besoj eshte jo mafia, se eshte fjale e madhe po xhepistet hajdutet e mallistet Shqiptare e shteti pa porta i politikanve majtas e djathtas. Vetem ne Shqiperi shikon te blehen shtepi e vila me miliona leke pa asnje dite pune,ne ket han shikon te hyne para me valixhe e te investohen si ne bace te babes,Shqiptaret do ja shikojne te keqen kesaj katrahure ekonomike,sa per politikanet i kane gati valixhet per Dubai,a nuk iku Ahmetaj me valixge plot mbasi vodhi e shkerdheu si i desh qefi deri sa i vet quajt tigri e palloshi gjate akoma nuk e di se cka bere.Problemi behet shume me i rende kur Shqiptaret shikojne se nuk kane as opozite,rruga e vetme ikja nga syte kembet. Bota ja ka marr vesh hallin e i ka hap dyert,kshu hajdutet e mallistet ta gezojne vete Shqiperine,uroj te shkoj konkurnca dri aty sa te hane njeri tjetrin.
Perpos denglave qeveritare e avokatise tyre nga rraca e Bazeve, Jugu i vendit per turizem fale cmimeve stratosferike qe ka eshte Molle e ndaluar per kategorine e shqiptareve me rroga e pensione. Ai turizem atje me ato cmime eshte vetem per kasten qeverisese e sejmenet qe i bejne fresk ne media...si dhe per ata qe nuk kane ku i zbardhin ato miliona te bera me droge e korrupsion.
plazhet bosh dhe shqipkaret mbajne radhen per te kaluar tunelin,trafiku i renduar gjithandej,ku shkojne shqipkaret,apo vijne verdall rruges per ti dhen leke kastratit
Edi Rama gjatë qeverisjes së deri tanishme i ka bërë dy gjëra me të cilat ka hyrë në histori,e para SPAK-u dmth reforma në drejtësi dhe e dyta turizmi.Ky shpërthim i turizmit të gjithëllojshëm në Shqipëri i ka dhënë mundësinë shqiptarëve që të i vijnë norvegjez,gjermanë,italianë,anglezë,çekë etj me portofolin plot për ti hargjuar para shtëpisë së tyre.Urojmë që ngado në jug e veri Shqipëria të vazhdoj të stoliset me resortet e hotelet nga më të bukurat pastaj kush ku e gjen veten është çështje personale.Shqiptarët e meritojn më në fund të i shfrytêzojn begatit që i ofron Shqipëria.
Me gjithë respektin Mero, por unë nuk besoj se këto sjellin ndonjë gjë në arkën e shtetit. Ky tipi në Vlorë na kishte nja 3 makina personale, dhe as kupon, e as lesh nuk pashë unë. Ndaj...
O Mero u bene 34 vjet dhe uji ne Vlore vjen vetem 2 here ne dite, dhe ti me flet per turizem...aaaaa a pooooo uji do vij kur te vij vajza e Trumpit...boll, boll, boll se nuk mban me, ju shkerrdhefsha propoganden dhe sa per plazhet plot, jo mor jo, jemi ne mes te korrikut dhe ne Vlore jane bosh.
Merua e ka per hotelin e tij ne ksamik qe kur i shkojne institucionet kontroll njofton edi ramen qe po e bezdisin
Mediat po thonë se në këtë sezonë turistike kosovarët e braktisën Shëngjinin dhe Velipojën. Po thonë se Ksamili po e bën gabimin e Durrësit. Çka s'po thonë. Për gjithë Shqipërinë, jo vetëm për 1 apo 2 qytete. A ka gisht këtu konkurrenca turistike e Rajonit?
Ti Mero je i shqetesuar për hotelin e djalit tënd në Himarë….mos ke fituar edhe ti ndonjë grand nga këto të qiverut.