Skandali me borxhet e këqija të mikrokredive, si skemë grabitje

19 Korrik 2024, 18:15Editorial Mero Baze

Kuvendi i Shqipërisë ia kushtuar dje deri në mesnatë vëmendje debatit rreth skandalit me borxhet e këqija të mikrokredive dhe përgjegjësitë e institucioneve rregullator në këtë skandal, që ka prekur interesat e shumë qytetarëve të pambrojtur.

Skandali në të vërtetë ka të bëjë me një operacion mafioz nga një bandë përmbaruesish, që kanë ngritur një skemë grabitje për qytetarët e pambrojtur, në një shtet ku askush nuk është kujtuar për një kuadër rregullator që të ketë një vijë të kuqe për mbrojtjen e qytetarit dhe kur ai falimenton dhe ka pamundësi për të paguar.

Në thelb të problemit është praktika etike e mbledhje se borxhit, dhe pastaj boshllëqet ligjore që ata kanë përdorur për të masakruar qytetarët.

Në këtë histori janë përfshirë bankat, institucione financiare, rregullatorë, Parlamenti, gjykata, ministri, përmbaruesit, media, gjobaxhinj mediatikë etj. 

Bankat dhe institucionet financiare kanë përgjegjësi për ata që u kanë dhënë kredi dhe pastaj për ata të cilëve ua shitën këto kredi të këqija. 

Rregullatorët kanë përgjegjësi për lincesimin e tyre, dhe për nivelin në të cilin duhen lejuar interesat.

Parlamenti ka përgjegjësi për ligje klienteliste që mundësojnë akte të pabalancuara shtrënguese. Fjala vjen deri në çfarë mase mund t’i marrësh ti pasurinë dikujt, për shkak të një borxhi minimalist që është fryrë nga interesat spekulative të krijuara nga skema e zhvatjes. A mund t'ia marrësh shtëpinë e vetme, a mund t’i marrësh gjithë të ardhurat, a mund ta lësh atë në mjerim të plotë, apo duhet të ketë një vijë të kuqe përtej të cilës nuk duhet të ketë më përndjekje nga këta përmbarues.

Pra është e paqartë nga ana ligjore nëse institucionet financiare kanë shitur një borxh apo kanë deleguar të drejtën që ai të riformulojë një kontratë të njëanshme me kredimarrësin, duke e gjobitur në ekstrem në raport me kredinë e parë. Dhe në këtë rast përmbaruesi kthehet në kredidhënës të palincesuar.

Gjykatat tona janë ato qe i kane dhënë te drejtë përmbaruesve dhe ky është po ashtu një skandal më vete.

Pastaj ka hyrë në mes media, e cila herë sulmon Bankën e Shqipërisë për interesa të përmbaruesve, e herë herë fryn numrin e të dëmtuarve për ta bërë më pikëlluese situatën, dhe në të vërtetë nuk është përqendruar tek thelbi i problemit, që është zhvatja.

Praktika etike e mbledhje se borxhit, e cila është shkelur me të dy këmbët në këtë rast, këtu përbën vepër penale, pasi duket qartë që është bërë me qëllim grabitje. Ka dhe banka që të shtrëngojnë deri në ekstrem për mbledhjen e borxhit, për shkak të kontratës që ke nënshkruar dhe që je i qartë, por në rastin në fjalë kemi të bëjmë me një bandë përmbaruesish, që tejkalimin e etikës së mbledhjes së borxhit e kishin mekanizëm të vetëm zhvatje. Ata e kanë trajtuar mos pagimin e borxhit si ndëshkim shumëfish më të madh, ndërkohë që praktikat e mbledhjes së borxhit parashohin amnistimin dhe lehtësimin nga borxhi i të gjithë palëve.

Praktikisht ata kanë vepruar sikur ke marrë lekë me fajde tek një bandit që të thotë po nuk mi solle deri pasnesër do paguash 100 mijë lekë në ditë.

Ky skandal është një zinxhir padije nga mungesa e eksperiencës, pangopësi, boshllëk kuadri ligjor, vonesa në veprime bllokuese, padije nga ana e klientit për te drejtat, mungesë edukate financiare, korrupsion i nivelit drejtues të ulët në bankat shitëse, mos balancim i “qarit me zararin” dhe mos kuptim i demit reputacional. 

Gjithsesi, mikrokreditë janë një ndihme qe mban te angazhuar një segment te shoqërisë, që pa këtë ndihmë do i duhej asistencë nga shteti, ose do kthehej në kërcënim kriminal për pjesën tjetër te shoqërisë. Është me shume biznes statistikor ne kuptimin qe bazohet më shume te fakti që për një fitim të caktuar (interes) shumica do paguajë dhe do mbulojë humbjet e atyre qe nuk do paguajnë. Shume i ngjashëm p.sh. fakti qe ata qe paguajnë dritat mbulojnë ata qe nuk paguajnë dritat. Pra mendo çfarë tension social do krijoje sikur te lije pa ujë dhe pa drita ata qe nuk kane mundësi te paguajnë. 

Si përfundim është me mire te ketë një dakordësi për te rregulluar çfarë është për te rregulluar, pasi tani rrezikojmë që për shkak të një bande përmbaruesish, të kalojmë sistemin në anarki, duke refuzuar të paguajnë borxhet e këqija dhe të ndërpritet kreditimi.

Nga pikëpamja statistikore shumica e klientëve të mikrokredive nuk janë borxhlinj. Prandaj ndëshkimi i rreptë ndaj kësaj bandës së përmbaruesve, duhet të shoqërohet me përgjegjshmëri në rregullimin e kuadrit ligjor dhe boshllëqeve që janë përdorur për këtë skandal me qëllim që të mos heqim vetullat e të nxjerrim sytë, duke goditur sistemin bankar.

Bankat dhe institucionet financiare në Shqipëri janë rritur dhe depozitat jane mbrojtur. Permbaruesit jane pjesa më e përkëdhelur që kane fituar shumë nga kjo rritje. Bashkë me ta dhe shumë huamarrës të këqinj, kanë përfituar ulje detyrimesh.

Ndaj është mirë që kjo të shikohet si skandal zhvatje përmbaruesish, dhe të përmirësohet sistemi që të mos kenë më hapësira për spekulime të tilla. 

Pasi ky nuk është skandal mikrokrediksh, apo skandal kredish të këqija. Ky është skandal i një grupi grabitësish që kishin studiuar se si mund të grabisnin duke përdorur hapësirat ligjore, dhe ja kishin dalë.

24 Komente

  1. E
    Esse

    Një mish mash alla shqiptar eshte e tmerrshme se si disa vampirë të mbështetur nga segmente shteterore dhe gjykata mizerje qe në emër gjoja te ligjit të rrjepin të gjallë së bashku me ndyrsirat e permbarimit.Së pari të arestohen gjykatsit se kanë vepruar me dashje gjoja në emër të ligjit.Si mundet more pisa të ndyrë që për 47 mijë lekë te vjetra ti bllokosh edhe frymën robit.O kafshë të egra, borxhin mere pa tjeter por aq sa të takon jo më shumë....

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emigranti

      Bankat shqiptare... nje turp qe veshtire ma u tregue. Kam 5 dite qe kam ardh ne vendlindje. U futa ne nje bank dhe pyeta per kursin e kembimit te dollarit kanadez. Sportelistja qe fliste me leke te vjetna me tregon kursin por me tha qe dollaret nuk mundej me mi marr. Por me tba je me fat se sapo erdhi ky kambisti i cili mi ktbeu ne fakt me kurs ma te mire se ai i bankes.!!!!!!! Te thuash kulmi eshte pak. Por ajo qe me ka habit ma tepen eshte qe te gjitha bankat mbyllen ne oren 3. Ne Shqiperi akoma jetojne me shprehjen "cdo gje per bythen teme". Sherbimi klientelist eshte nje maskarade ne cdio drejtim. Rama le te fajesoje agjenturat e huaja apo shtetet fqinje per sabotim te turizmit por me sa shikoj une shqiptaret jane te paret qe sabotojne veten e tyre. Po a e kuptojne? Haha... cfare te kuptojne keta qe jane copa e gallates edhe kur i shikon se si ecin ne rruget me sinhalistiken cope cope. Turp!!!!

      Përgjigjjuni
      1. s
        sss

        E njejta gje me ndodhi muaj vite me pare; brodha disa banka dhe asnjera nuk kishte dollar kanadez; vetem njera me tha kemi 2000 dollare, jo me shume; zgjidhja - shkova te nje pike kembimi private, atje rastesisht nje i afermi im, banues ne Kanada kishte kembyer 4000 dollar. Cudi per tu cuditur.

        Përgjigjjuni
    2. F
      FATMIRI

      KETYRE TU FUTESH PLUMBIN JAN BANDA KRIMINALE HAJDUTESH NE BASHKEPUNIM EDHE ME BANGEN E SHQIPERISE

      Përgjigjjuni
      1. O
        Olsi Ibro

        Eshte turp qe per 5 permbarues dhe pronare te ZIG/MCA qe duhen te denohen ne maksimum te ngaterrohet mikro kreditimi qe mban me buke qindra mijera njerez.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tytka bre lali

          Micro creditimi nuk është krijuar qe të zbusë hallet e miletit.....por janë sipërmarrje private me qëlllimin e vetëm fitimin se nuk i plasi trapi atyre për fukaranë me një ndryshim nga kompanitë e tjera private këta janë të pa ngopur kurrë që kërkojnë fitim progresiv sa më shpejtë.Shkurt një hale janë të gjithë

          Përgjigjjuni
        2. STRUMBULLARI I KÉSAJ PUNE JANË GJYKATAT .

          E ke prekur o Mero , po pak fare , STRUMBULLARI i gjithë kësaj katraure është GJYKATA që si organ DREJTËSIE duhet të japë drejtësi . HUADHËNËSIT apo FAJDEXHINJTË atë “detyrë” kanë t’ë gjejnë mënyra dhe hapsira për t’ë xhvatur , njëjt si XHEPISTAT në linjat urbane , PËRMBARUESIT po ashtu kanë përqindjen e tyre , por mos harojmë se pa VENDIM GJYKATE , sado KATILË të jenë nuk veprojnë dot , se në të kundert do akuzoheshin si GRABITËS ORDINERË .

          Përgjigjjuni
          1. M
            Me emër

            Kjo puna e përmbaruesve privatë duhet riparë..... . Kur ishin shtetërorë, ishin të kontrolluar..... . Tani nuk ka mbetur rrugaç që nuk gjente punë tjetër dhe u bë përmbarues privat.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bodeci

              Nje shkrim perle i z.Mero Baze. Ne mbeshtetje shtoj qe per disa nga permbaruesit abuzues ti behet verifikimi i pasurise, e do rezultoje qe kane blere per pese leke apartsmentet e fatkeqve

              Përgjigjjuni
              1. D
                Drenica Trathetare

                Krimineli Faton Hajrozoviqi qe grabiti me dhune dyqane dhe ka plagos edhe polic shqiptar. E ne fund ky kriminel iku nga burgu dhe shkoj ne Serbi me shpetu. Por vllaznit e tij serb ja qin nonen plum kokes. Ja qifsha nonen ketij shpiuni. Vorrin ja dhifsha. Edhe krejt drenices tradhtare ja qifsha nonen. I honkt shpirti mut keti hajni e krimineli.

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Veterani

                  Të gjitha subjektet e Mikro kredisë duhet ti kalojnë SPAK. Dhe të hetohet e gjithë veprimtaria e tyre si firma "piramidale" mashtrimi dhe si banda kriminale të pastrimit të parave. Të gjitha burimet e parave. Transaksionet e tyre brenda dhe jashtë vendit.Qysh kur kanë filluar punën se kanë një veprimtari 20 vjeçare, korruptive dhe grabitqare.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tironsi

                    Permbaruesit jane shnderrusr ne grabites te hallexhinjve.Shikoni si jetojne. Po pastrojne paret edhe jashte me skema te ndryshme. Shikoni TIMS se cfare jete bajne. Kaq mhafton. Mallkimet do i ndjekin.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sami Lushtakoviči nipi i Čubrillovičit

                      Këto fanellat dhe bluzat me mbishkrimin “Liria ka emër” më së shumti po i keqpërdorin trimat budallen, hajdutët kronikë, torturuesit dhe përdhunuesit e grave dhe agjentët e shërbimeve sekrete serbe e ruse që flasin shqip. Në Kosovë vetëm liria dhe pavarësia kanë emër e mbiemër. Çuditërisht, hajdutët e fondeve të investimeve dhe kasafortave nuk kanë emra dhe mbiemra. Edhe hajdutët e të hyrave doganore dhe tatimore nuk kanë emra dhe mbiemra. Edhe grabitësit e buxhetit familjar të emigrantëve nuk kanë emra dhe mbiemra.Nuk kanë emra dhe mbiemra as hajdutët e pronave shtetërore dhe publike. Nuk kanë emra dhe mbiemra as manipuluesit dhe grabitësit e tenderëve publikë. Nuk kanë emra dhe mbiemra as privatizuesit mafioz. Në veçanti, nuk kanë emra dhe mbiemra porositësit dhe autorët e vrasjeve politike. Pse? Sepse, sipas ish pushtetarëve dhe përkrahësve të tyre, këto vepra të liga nuk i kanë bërë patriotët që kanë fusnota në tru dhe biografi, por alienët, ose siç themi ne jashtëtokësoret. Mirëpo arsyeja e vetme pse nuk zbulohen emrat dhe mbiemrat e kriminelëve dhe tradhtarëve të të gjitha llojeve, është kjo: Ata janë në të njëjtën kohë edhe uzurpatorë të prokurorisë dhe gjyqësorit, ose edhe më saktë vëzhgues, privatizues dhe shantazhues të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Prandaj, asnjëherë nuk zbulohen as emrat dhe mbiemrat e uzurpatorëve të drejtësisë dhe prokurorisë, apo më saktë emrat dhe mbiemrat e shantazhuesve të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Prandaj, nuk them pa arsye se patriotizmi injorant është i dëmshëm jo vetëm për patriotët budallenj dhe lakmitarë, por edhe për të gjithë shoqërinë dhe për çdo gur të themelit të shtetit. Dhe kjo është arsyeja pse me të drejtë shtroj pyetjen: Kujt po përpiqeni t'ia lani trurin dhe memorien me sapun ? Dhe kjo është arsyeja e vetme pse u them atyre: Mbytuni në një moçal bretkosash, ose në një pellg baltor rosash, se nuk vleni as sa muti i Albin Kurtit.

                      Përgjigjjuni
                      1. R
                        Real

                        Kuptojeni ore njerez se stermbullari i gjithe kesaj katrahure eshte qeverisja e ripjelljes qe e ka kthyer komplet shtetin ne nje vend rrumpalle ku krimi eshte i organizuar dhe pushteti i ripjelljes eshte nje.

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Populli

                          Mos ngri peten e Skandaleve or Mero or djal, se Skandalet nuk kane te sosur ne kete Rilindjen fekal / mos u fut ne Skandalet more Mero kot, se do gjesh ne to kudo Ramen idiot / se Skandal mbi Skandalet ketej nga Shqiperia, eshte vete pushtet Rama me Balluket e tija /

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Anri

                            Edhe ju mediat tani pas pilafit kujtoheni e na beni rolin e mbrojtesit te konsumatorit. Artikuj te tille nje botues i pergjegjshem e nje mdia e pergjegjeshme, e lidhur apo jo me pushtetin i ben ne kohen e duhur dhe keshtu rrit dhe reputacionin e saj.

                            Përgjigjjuni
                            1. G
                              Gent sejko duhet te kishte dhene doreheqjen

                              GENT SEJKO DUHET TE IKTE ME TURP. TE JEPTE DOREHEQJEN SEPSE KISHTE 4 VJET QE E DINTE DHE NUK NDERHYNTE ME RREGULLORE DHE ME MEKANIZMAT QE KA BANKA E SHQIPERISE! PO KUR KA DEPUTETE SI EDUARD SHALSI DHE ERJON BRACE QE THONE QE BANKA KA PUNUAR SHUME MIRE, NE KETE VEND NUK KA ME SHPRESE!

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Abelardë Tahiri

                                O shipeca alvaneca ju qifsha motrat për patriotizmin tuaj fallco. Lluku papashta. Kurafti minxhulla.

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Thirrje per SPAK

                                  Ja paska bere Qoken Gent Sejkos ky Mero Baze. Po flet njesoj si Eroj Brace me Ed Shalsin o Mero. Po, vertete qe keta kriminelet gjeten nje hapesire ligjore dhe e shfrytezuan! Por Banka e Shqiperise me ne krye shokun Gent Sejko, kishte 3- 4 vjet kohe qe kur e mori vesh qe te reagonte duke miratuar rregullorer perkatese per ta mbyllur kete hapesire ligjore sic e quan ti! Fakti qe nuk e beri por i la te livadhisnin e ben bashkafajtore Banken e Shqiperise dhe Guvernatorin Sejko. Ne emer te gjithe atyre mijra viktimave qe humben parate dhe shtepite per shkak te veprimeve apo mos veprimeve me faj te Guvernatorit Sejko, uroj qe SPAK sa me shpejt ta marre per te pandehur Gent Sejkon! SPAK i detyrohet qytetareve shqiptare per kete!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. I
                                    I dëmtuari nga kjo skem.

                                    Kjo skemë ka qën e mirmenduar , ndiqni linjën, kush e themelojë ADCA… dhe MCA… kujt ja shiti… ky që e krijoj në çfar banke i i ka aksonet, kush jane aksioneret e kësaj banke. A ka nga keta aksioner te kesaj banke që janë te licencuar nga banka e Shqipërisë per të dhënie kredie… Ministria e Drejtësisë për këta përmmbaruesët çfar mase ka marrëb që veprimet e tyre permbarimore nuk i kanë regjistruar në regjistrin e posaçëm. Kë emision ivestigim të një televizini kombëtar si TvKlan ka sposorizar ADCA DHe MCA kur plasi skandali nga Tv Top Chanell Pse Banka e Shqipërisë ndryshoj vendimin e saj, me të cilin , cedimin e kredive të këqija e quajti si kredidhënie…. gjerat janë të thjeshta për ti gjurmuar dhe hetuar, sa shumë emra dalin në dritë po të ket një hetim të thelluar dhe objektiv.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. I
                                      I dëmtuari nga kjo skem.

                                      Kjo skemë ka qën e mirmenduar , ndiqni linjën, kush e themelojë ADCA… dhe MCA… kujt ja shiti… ky që e krijoj në çfar banke i i ka aksonet, kush jane aksioneret e kësaj banke. A ka nga keta aksioner te kesaj banke që janë te licencuar nga banka e Shqipërisë per të dhënie kredie… Ministria e Drejtësisë për këta përmmbaruesët çfar mase ka marrëb që veprimet e tyre permbarimore nuk i kanë regjistruar në regjistrin e posaçëm. Kë emision ivestigim të një televizini kombëtar si TvKlan ka sposorizar ADCA DHe MCA kur plasi skandali nga Tv Top Chanell Pse Banka e Shqipërisë ndryshoj vendimin e saj, me të cilin , cedimin e kredive të këqija e quajti si kredidhënie…. gjerat janë të thjeshta për ti gjurmuar dhe hetuar, sa shumë emra dalin në dritë po të ket një hetim të thelluar dhe objektiv.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. I
                                        I dëmtuari nga kjo skem.

                                        Kjo skemë ka qën e mirmenduar , ndiqni linjën, kush e themelojë ADCA… dhe MCA… kujt ja shiti… ky që e krijoj në çfar banke i i ka aksonet, kush jane aksioneret e kësaj banke. A ka nga keta aksioner te kesaj banke që janë te licencuar nga banka e Shqipërisë per të dhënie kredie… Ministria e Drejtësisë për këta përmmbaruesët çfar mase ka marrëb që veprimet e tyre permbarimore nuk i kanë regjistruar në regjistrin e posaçëm. Kë emision ivestigim të një televizini kombëtar si TvKlan ka sposorizar ADCA DHe MCA kur plasi skandali nga Tv Top Chanell Pse Banka e Shqipërisë ndryshoj vendimin e saj, me të cilin , cedimin e kredive të këqija e quajti si kredidhënie…. gjerat janë të thjeshta për ti gjurmuar dhe hetuar, sa shumë emra dalin në dritë po të ket një hetim të thelluar dhe objektiv.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. I
                                          I dëmtuari nga kjo skem.

                                          Kjo skemë ka qën e mirmenduar , ndiqni linjën, kush e themelojë ADCA… dhe MCA… kujt ja shiti… ky që e krijoj në çfar banke i i ka aksonet, kush jane aksioneret e kësaj banke. A ka nga keta aksioner te kesaj banke që janë te licencuar nga banka e Shqipërisë per të dhënie kredie… Ministria e Drejtësisë për këta përmmbaruesët çfar mase ka marrëb që veprimet e tyre permbarimore nuk i kanë regjistruar në regjistrin e posaçëm. Kë emision ivestigim të një televizini kombëtar si TvKlan ka sposorizar ADCA DHe MCA kur plasi skandali nga Tv Top Chanell Pse Banka e Shqipërisë ndryshoj vendimin e saj, me të cilin , cedimin e kredive të këqija e quajti si kredidhënie…. gjerat janë të thjeshta për ti gjurmuar dhe hetuar, sa shumë emra dalin në dritë po të ket një hetim të thelluar dhe objektiv.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. T
                                            Treni

                                            Fjale si "etike", "moral", etj. kane dale demode o Mero. Ti ndoshta nuk jeton ne Shqiperi.

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje