“Patriotët” shqiptarë që i shqetëson forcimi i lekut 

18 Korrik 2024, 18:26Editorial Mero Baze

 

Ka një dalldi kombëtare kundër forcimit të lekut. Mjerisht kjo fushatë ka nisur nga media të sponsorizuara nga banka që shumicën e kredive e kishin dhënë në valutë të huaj, ngaqë nuk besonin tek monedha shqiptare. Atyre nuk i dilte më llogaria pse po forcohej leku dhe filluan fushatën kriminalizuese ndaj lekut, nën shpikjen se ai po forcohet nga trafiku i drogës, një gënjeshtër vulgare për ata që merren, ose e njohin sado pak qarkullimin e monedhave në treg. Sidomos kur janë edhe bankierë.

Kjo fushatë ka nisur tre- katër vite më parë. Me kalimin e kohës leku vazhdoi të forcohet dhe më shumë dhe tani ndoshta është në kulmin e tij të periudhës pas komunizmit. 

Nëse e shikon situatën në kohë, prej vitit 1997, pas rënies së piramidave, kur për gjashtë muaj leku humbi vlerën e tij, për 27 vite pas, si askund në botë, leku ka qëndruar stabël përballë monedhave të huaja dhe këto tre vitet e fundit, ka marrë revansh.

Dhe arsyeja është e dukshme, është publike dhe e prekshme. Është turizmi shqiptar, është pasuria “mbitokësore” që ka zbuluar Shqipëri këto vite.

Përtej zhurmës qesharake të orkestruar politikisht për dështimin e turizmit, sivjet muajt mars, prill, maj, qershor kanë një rritje prej 40 për qind në çdo hotel të bregdetit. 

Shifrat janë më kokëforte se fotot e montuara. Shifrat në aeroport, shifrat në porte, shifrat në hotele, madje dhe shifrat në përpunimin e plehrave të qyteteve bregdetare flasin të kundërtën e kësaj histerisë vulgare, e cila vetëkënaq këta “vuajaristët” që përgjojnë pas ferrave turizmin shqiptar. 

Nëse në Shqipëri formalisht hyjnë 10 milion turistë, sivjet me tendencë për të shkuar tek 14 milionë, dhe nëse harxhojnë në Shqipëri 1 mijë euro për udhëtim (se mos trembeni nga çmimet e larta), i bie që ata të fusin në Shqipëri 10 miliardë euro. 

Kjo është llogari minimaliste pasi në Shqipëri hyjnë disa herë më shumë, nëse llogarisim blerjet e pronave nga të huajt. Për shkak të çmimeve të referencave dhe taksave blerjet në bregdet deklarohen me rreth 1 mijë euro metri katror, por në fakt po shiten 3 mijë euro metri katror dhe ato janë disa miliarda euro të tjera të futura në Shqipëri.

Atëherë në një vend ku buxheti i shtetit harxhon 5 miliardë euro në vit dhe turistët fusin 10 miliardë euro, pronat rreth 5 miliardë euro, natyrisht që do të kemi një monedhë kombëtare të fortë.

Nuk di nëse Shqipëria ka fuqi të fusë 5 miliardë euro nga droga, apo korrupsioni. Që të mos bëhemi qesharakë, duke qenë se qeveria ka një buxhet 5 milardë euro në dispozicion për shpenzime. Edhe nëse e vjedh të gjithë, edhe nuk i jep asnjë rrogë popullit, madje dhe lekët e investimeve nuk i hedh fare, prapë është sa gjysma e turizmit. Ndërkohë që e vërteta është se investimet janë në kulm dhe rrogat janë rritur maksimalisht, ndërsa korrupsioni po luftohet deri tek arka e fundit e peshkut. Sa për trafikun e drogës, mos t’i hyjmë fare llogarive, kur llogarisim që disa ara me hashash, ndikojnë në ekonominë tonë.

Tani çfarë duhet të bëjmë, duhet të shkallmojmë monedhën kombëtare, ta zhvlerësojmë atë, ta bëjmë si dinari jugosllav i 90-ës dhe ta kthejmë në një letër pa vlerë, që të kenë leverdi turistët të vijnë në Shqipëri? Apo të fitojnë pak më shumë këta që shesin shalqi jashtë?

Ky është një debat vulgar.

Falë forcimit të monedhës kombëtare, Shqipëria ka ulur në mënyrë drastike borxhin e jashtëm, duke thyer çdo kufi. Ky është pastaj një debat për të cilin ka vend për profesionistët, nëse ja vlen të jemi vend me borxh të jashtëm apo të jemi vend pa borxh. Unë jam partizan i borxhit, sidomos për një ekonomi vitale siç e kemi. 

Por “patriotët” dhe “sovranistët” tani duhet të zgjedhin çfarë duan. Duan një Shqipëri me borxh minimal të jashtëm? E kanë tashmë prej forcimit të lekut. 

Duan një lek më të dobët? Atëherë t’i kërkojnë qeverisë të marrë borxh publik në lekë, që të rritet kërkesa. 

S’ka mënyrë tjetër, që të jesh dhe “sovranist”, dhe “patriot”, dhe të urresh monedhën kombëtare të fortë. Madje dhe kaq sa mbahet në këmbë euro, po mbahet prej politikave të qeverisë dhe Bankës Qendrore, që bën blerje të pazakonta për ta shpëtuar.

Tani diçka dhe për "patriotët" nga Kosova.

Kam parë shumë shqiptarë të Kosovës, kryesisht aktivistë të VV, që bëjnë llogaritë sa shumë i kushton të shkojnë në Shqipëri se është forcuar leku (janë këta që të vrisnin para disa vitesh për bashkim kombëtar).

Gjëja e parë që duhet të bëjë Kosova, është të fusë lekun si monedhë të konvertueshme në pikat e këmbimit valutor në Kosovë dhe të lejojë tregtinë me lekë në Kosovë. 

Është një gjë që duhet ta kishte bërë me kohë. Në Prishtinë ti mund të paguash me dinarë, por kurrë me lekë, ndërkohë që leku në raport me dinarin është një monedhë disa fish e qëndrueshme dhe raportet tregtare Shqipëri- Kosovë janë të atilla që e pranojnë tregtinë me lekë.

Duke futur lekun si monedhë të sigurtë në Kosovë, natyrisht në pikat e këmbimit valutor, por edhe në transaksione direkt me shqiptarë të Shqipërisë, ata kanë mundësi të diversifikojnë portofolin e monedhave të tyre, ku krahas euros, t’i mbajnë kursimet dhe në lekë, siç i kanë pas mbajtur më parë edhe ne marka, edhe në dinarë. 

Kështu thjesht do të punojnë me dy monedha dhe do të kenë mundësi që në kohë të ndryshme të kenë leverdi të punojnë me monedha të ndryshme, në varësi të kursit këmbimit.

Fuqinë e lekut nuk mund ta zhvlerësojmë me dekret. Është fat që kemi një monedhë të fortë, që është dëshmi për një ekonomi vitale. Të gjithë ata që i kanë bërë llogaritë mbi një monedhë inflacioniste dhe të dobët, thjeshtë kanë gabuar në biznes, por fatkeqësia e tyre personale nuk mund të shpallet fatkeqësi kombëtare, duke i shpallur luftë ekonomisë vitale shqiptare dhe natyrisht turizmit si lokomotiva e saj. 

Kjo shpjegon dhe gjithë valën e urrejtjes mbi rritjen e turizmit shqiptar dhe betejën donkishoteske kundër tij, sidomos kundër Jugut. 

I shani kot. Të huajt nuk dinë shqip dhe nuk ua lexojnë shkrimet, dhe as që janë të shqetësuar për forcimin e lekut. 

Të vetmit që janë të shqetësuar dhe për forcimin e lekut dhe për “rënien” e turizmit janë shqiptarët tanë “patriotë” dhe tipa si Sali Berisha. 

Këtë të fundit e kuptoj dhe e justifikoj, se rri gjithë ditën mbyllur, nuk shkon dot në plazh tek vila në Lalëz, paratë e vjedhura me qindra milionë euro i ka ruajtur në euro dhe i kanë zhvlerësuar, dhe tani po nxiton t’i bëjë kulla.

Këta të tjerët, “patriotët”, tani të zgjedhin çfarë ka ndodhur, është forcuar leku për shkak se është rritur turizmi apo ka rënë turizmi për shkak se është forcuar leku. 

Derisa ta gjejnë këtë dilemë, është mirë që leku të përdoret si monedhë dhe në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi. Kështu së paku janë më të sigurtë.

 

63 Komente

  1. P
    Patronazhisti dixhital

    Patriotizmi i vertete shqiptar qe jeton me hallet e botes me shume se te vendit, eshte i shqetesuar se Shefja e Sherbimeve Sekrete ne Ameriken djepin e Demokracise e ndjekin pas Senatoret Republikane pas atentatit ndaj Trump dhe ajo...shko e mbyllet ne WC!

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lekisti

      Artikulli i Mero Bazes më duket si agjitacion e propagande pas orës 24:00 dhe në nivel birrarrije. Çdo vënd ka politikën e tij të zhvillimit dhe politika monetare (kursi i këmbimit dhe norma e inflacionit) janë në këtë funksion të nënrenduar. Cila është politika shqiptare e zhvillimit pas më shumë se 30 vitesh me një lek të dobët karshi Euro/Dollar? Çfarë bëhet me kursimet/depozitat në Euro/Dollar të shtesës se mesme që zhvlerësohen edhe nga kursi edhe nga inflacioni? Po ata që kanë marrë kredi për shtëpi në Euro që i duhet të paguajnë 50% më shumë? Si e mbron shteti qytetarin nga varfërimin? Si mund të mbrohen bizneset prodhuese që lenda e parë e importuar u kushton më shumë dhe çmimi i shitjes i ulet? Apo le të bëjnë para 500 investues/pronarë në turizëm dhe pasuri të paluajtshme dhe të tjerët le të varfërohen? Gjërat duhet të vlerësohen me të mirat dhe të këqijat që sjellin. Sa janë dhe sa humbin ata që varfërohen? Sa janë e sa fitojnë ata që përfitojnë? Si mund ti përdorë shteti të ardhurat për të rritur punësimin, prodhimin/sherbimet dhe mirëqenjen? Këto koncepte më mungojnë në artikullin e Meros. Ose Merua me sa duket nuk i di dhe nuk do t'i dijë të tilla probleme. Nuk besoj që vlerëson vetëm të mirat që i vijnë. Të pyes ndonjë specialist në se don të sqarojë miletin dhe të mos rrokulliset në propagandë.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dash Cungeli

        Lekisti ti je klysh koministi me mentalitet komunist. njerzit kane mundesi ti depozitojne kursimet ne leke euro dollar. secili e vendos vete. pasojat apo luhatjet e kursit duhet ti perballoje vete. nuk ka siguri ne kapitalizem . kush do siguri te shkoje ne kore te veriut

        Përgjigjjuni
    2. © KENDVESHTRIM TJETER ©

      Duke pyetur një mikun tim,si shkoi rruga me avion,nga Italia, morra këtë përgjigje: Avioni për në Shqipëri ishte plot, kryesisht për shërbimet dentale dhe mbjellje flokësh ???? ! Super Leku forcohet në fund javë, kur në tregun valutor,ai është i mbyllur në bankat që janë pushim,ose konvertimet e valutave me lekun janë skandaloze, gjithmon fitimtar është Leku ! Forcimi i Lekut vjen dhe nga mungesa e transfertave në valutë të qeveritarëve drejt bankave të "fshehta",populli i thjeshtë konverton në Lek shuma të papërfillshme. Me lekun e "fortë" ,çantën sijet e mbush në treg përgjysmë!!! Tregu e mat forcën e Lekut,ju keni metoda të tjera?! Forcimi i Lekut nuk ndodh në bursat ndërkombëtare, por vetëm në bankomatet e bankave shqiptare. Tërsisht mungon informacioni ditor i forcimit apo dobësimit të Lekut, Gjithkush që kursimet i ka në valutë, ka të drejtë të kujdeset për t'i shtuar, por jo ti përdor për larje të borxhit të jashtëm!!!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sylvinjo trajneri - vari leshte

        Je gabim ti more. Mero ka te drejte por gjysem nga ajo sa thote , sepse Leku eshte forcuar jo vetem nga turizmi, por edhe nga te hyrat e parase se zeze . Por qe ne fund te fundit paraja nuk ka dallim nese eshte e zeze apo e bardhe , ajo duke hyre ne Shqiperi me shimice forcon Lekun Shqiptar dhe zhvlereson veten ne tregun Shqiptar , sepse punojm me leke . Kete metode me parane e zeze e ka perdorur dhe Izraeli . Pra Forcimi i lekut ka rendesi dhe nuk ka rendesi fare burimet e hyrjes se parase. Problem i Shqiperise tani eshte qe te beje nje Politike Monetare inteligjente qe te perfitoje individi i thjeshte Shqiptar nga ky lek i forte Dhe e mira eshte qe te rriten pensionet dhe asistenca e te papuneve ne menyre qe te zbutet forca e lekut dhe ne te njejten kohe te rritet qarkullimi i mallrave te konsumot te perditeshem, sepse po te kene leke me shune ne duar njerezit do konsumojne ne shume dhe kjo do coje ne ritje prodhimi te mallrave te konsumi te ushqimit sidomos , gje qe do coje perseri ne nje forcim natyral te lekut dhe gradualisht ne ngritje mireqenie Ndaj Shqiperise i duhet nje ekonomist Monetarist i mire qe ta nenaxhoje ne favor te popullit forcimin e lekut. Qeveria jone tu ketkoje ndihme Amerikaneve se ata kane Monetariste te zote

        Përgjigjjuni
        1. l
          lavdosh

          koment shume i sakte. E gjitha paraja sjell zhvillim dhe qeveria duhet te punoje qe ta ktheje kete ne mundesi per rritje te nivelit te jetese. Mbledhja me e mire e taksave dhe rritja e rrogave, pensioneve, benefiteve per shtresat ne nevoje duhet bere sepse mundesite jane. Keto gjera duan vullnet politik, sepse ekspertiza qofte e huaj qofte shqiptare ekziston. Duhen gjithashtu politika qe rrisin produktivitetin dhe bashke me te te konkurrences, pa te cilin rritja e rrogave, pensioneve, benefiteve nuk sjell rritje reale te nivelit te jeteses

          Përgjigjjuni
        2. N
          Nuk e kuptova....

          Ku u fute dhe ku na dole me keto teori qe ke shkruar....politika monetare nuk eshte komplot....hyn te Shkenca dhe me duket se nuk e ke kuptuar artikullin....

          Përgjigjjuni
          1. D
            Deficent

            Ti shko ne shkolle fillore , ate bej ti, para se te lexosh

            Përgjigjjuni
        3. L
          Lexuesi

          Je i madh Mero, kur thua të huajt nuk din shqip,dmth të lexojnë budallalliqet e lëpirsve të Salës, plazhet bosh,kosovarët nuk vinë më(për këtë pikë un jam mëse i lumtur që ata nuk vinë më),euro ka rënë etj etj.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shkembi

            Kosovaret ti qifshin robt o grek muti.

            Përgjigjjuni
            1. R
              RKS

              Rri pa merak.Tash shkojme ku te dojme.Borxh sna keni e as borxh diqka sju kemi. Nëse keni ndonji problem me turizëm mos ua hidhni fajet kosovarëve.E gzofshit Shqipninë me afrikan e avganistanca.Gjitha t mira per ju

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shkodrani

                Pa shqiptaret e Dardanise (kosoves)bregdeti shqiptar do ishte i shkrete Sikurse dhe ka fillur ta ndjeje kte vit! Persa I perket komentit tuaj qe ske deshire ti shohesh dardanet te vijne,besoj Se ti nuk ke gjak shqiptarit! Kurse Për shkrimin e meros nuk meriton te lexohet! Boll që I ban fresk qeverise tesh 12 vjet ! Gjithe shkrimet I ka kunder Salis(nuk kam respekt hiç Për salen )dhe asnje shkrim te vetem kunder qeverise !!!!

                Përgjigjjuni
              2. P
                Per Bibinin me mire monedha e Cerrna Gores

                Ne koqevari paguhet me dinar Serbe po eshte normale eshte territore Serbe nen rrezoluten 1244 dhe paçavuret koqevare e dine shume mire por genjejne te paiturit koqevare ( haaaa me intelegjenti ne ate krahine eshte nje fare jevgu Nexhexhup Spahiu i thote vetes prof por pa dipllome ) . Kjo krahine jetesen pa xhelatin Serbe e konsideron boshllek jane mesuar me shtypje i thane skllavit Ezop ... ke fituar lirine ...jo imzot linda dhe u rita ne skllaveri nuk e njohe shijen d lirise jam mire ne skllaveri Jane kaq te paditur dhe qorra jane sa bolle te ktheshe koken dhe te shikoshe Nagorni karadak ku mbas 30 vitesh kur Azerbaïdjan u fuqizua ja mori Arménise Nagorni karadak per dy jave. Me ka pelqyere intervista e nje lideri te LDK ish premier ministre ku tha : Jemi ne te interesuar per bashkim me Shqiperine e jo Shqiperia me ne ke kesh dy dete ne pronesi ai Adriatik e Jon Kur luftfat behen per dalje ne det haaaa jane njerezvte rendomte provincial . Ata jo vetem qe Lekun ta kishin monedhe te tyre por gradualisht te treteshin me Shqiperine per interes te tyre . Po kur fati te ofrone dicka te shenjte dhe nuk e shfrytezone fati do te denoje ehh ata nga deshira e dashnorit te pare Serbe apo nga forca e Serbis se shpejti do thone ( c'est etait mieux avant ).

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gani Halitaj

                  Kujdes ! Militante te opozites kosovare (Ldk, Pdk, Aak dhe serbska lista) ne bashkepunim me Ramen e Vuqiqin kane ardhur ne plazhet Shqiptare dhe me téléphone ne oret e para te mengjezit kur njerzit flejne , filmojne chesselongues boshe dhe ne mbremje i vendosin ne rrjetet sociale duke bere nje propogande qe plazhet Shqiptare jane boshe . Shteti , sherbimet sekrete dhe sidomose pronaret e resorteve , restauranteve duhet ti largojne keta antishqiptar. Ahahahaha lekun jau qofsha se sjau pshurri detin kurr mo. Edhe ju dhi midis shezllongave. Ma honkshi muti haaaaaaaaaaaaaaaa.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kritiku

                    O prapambetje turke, shko e mbushu andej nga ke ardhur dhe mos u fut ne faqet shqiptare. Idiot qe qesh me fjalet e tua, ti je. Nuk na lini rehat as ju kosovare te epokes se gurit. Ju qe gjithe diten hani ushqime nga Serbia, degjoni kenget serbe dhe flisni gjuhen serbe, na akuzoni ne shqiptareve. Ju qe jeni mbrapa Albin anadollakut, duhet qe te mos lejoheni kurre te shkelni ne Token Shqiptare.

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dushan Mugosha

                      Druzhe Kritiku govorim ti serbski na svoj materni jezik jer ti si serbin iz Vrraka kao onaj govnarina Vojo Kusiq (Vojo Kushi). Jebemti majku i sve po spisku djubro serbsko. Marsh picka ti materina.. Zhivjela majka Republika Kosova i Albania. Dole Grcka i Serbia. Dole Rama i Vucic. Jebo vas mater Albin Kurti.

                      Përgjigjjuni
                  2. Z
                    Zorica

                    Jau dhivsha lekun kekun o sperma serbe te Milladinit e Mugoshes.

                    Përgjigjjuni
                    1. 1
                      17 Nëntori

                      “Forcimi i lekut” dhe zhvlerësimi i euros kanë shkatërruar totalisht klasën e mesme, e cila të gjitha kursimet i kishte në valuten e BE-së. Këto kursime janë grumbulluar përmes viteve të punës së ndershme. Termi “forcimi i lekut” është një mashtrim, pasi leku në fakt është dobësuar dhe çmimet janë rritur ndjeshëm. Vetëm duke marrë parasysh inflacionin e lekut sipas Bankës së Shqipërisë, 50,000 lekë të vitit 2005 sot janë baraz me fuqinë blerëse të 80,000 lekëve. Pra, sot na duhen 800 euro për të blerë të njëjtën shportë ushqimore që blinim me 340 euro në vitin 2005. E gjithë kjo situatë ka ardhur si pasojë e futjes së thasëve me euro që po pastrohen në ndërtim nga kartelet e drogës.

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        Illo

                        Nese kupton ndonje gje nga financat , dhe meqe e quan veten shtrese e mesme duhet te kuptosh, asnjehere nuk mbahrn kursimet vetem ne nje valute apo aktiv, por divesifikohen (valuta te ndryshme, pasuri te paluajtshme, ar etej). Se je ti budalla, sta ka fajin Atdheu!!! Vetem ne Shqiperi shahet vendi pse humb njeriu parate!!! Mesonj te mbani pergjegjesi per veprimet dhe mosveprimin tuaj! Rrituni me ne fund!

                        Përgjigjjuni
                        1. 1
                          17 Nentori

                          Faleminderit për mendimin tuaj, por duket se nuk e keni kuptuar situatën. Shumë prej nesh janë të detyruar të mbajnë kursimet në euro për shkak të mungesës së alternativave të besueshme në vend. Nuk është çështje mosdijeni apo papërgjegjshmërie, por një realitet i vështirë ekonomik në Shqipëri. Zhvlerësimi i euros dhe forcimi i lekut kanë shkatërruar vlerën e kursimeve të shumë familjeve të klasës së mesme që kanë punuar me ndershmëri për vite me radhë. Kur u rrit përqindja e bonove të thesarit, qytetarët e thjeshtë e kishin të pamundur t’i blinin ato sepse favorizoheshin bankat e nivelit të dytë dhe firmat tregtare. Pra, nuk është e drejtë të na quani budallenj për shkak të kësaj situate të jashtëzakonshme dhe komplekse. Ndërkohë që disa njerëz kanë mundësi të diversifikojnë investimet e tyre, shumë të tjerë nuk e kanë këtë luks. Mësimet e financave janë të vlefshme, por nuk mund të përdoren për të nënvlerësuar përpjekjet dhe sakrificat e njerëzve të zakonshëm.

                          Përgjigjjuni
                          1. I
                            Illo

                            I nderuar 17 Nentori, nuk e kisha per ju pikerisht fjalen budalla, por ne pergjithesi. Nese ju lendova, i kerkoj sinqerisht ndjese! Per çfare i perket temes. Une e kuptoj, qe ne Shqiperi ka pafundesisht probleme dhe nje nga keto eshte monopoli qe kane krijuar bankat e nivelit te dyte (2-3 me te medhanjat) dhe pasiviteti gati kriminal i Bankes se Shqiperise ne funkdionin e saj rregullator. Une shoh se si abuzojne pikat e kembimit me kursin, shoh se si tallen mikrokredite me njerezit, bankat skane konkurrence, jane bere gati kartel etj, etj. Dhe per te gjitha çka thoni ju ne komentin e dyte keni te drejte. Por nuk mund te fajesohet nje shtet i tere pse mbajta une kursimet ne euro. Meqe ra fjala, vazhdoni ti mbani, euro dhe dollare jane valuta, qe ne perspektive te larget asnjehere, nuk humbin. Ne investime gjeja kryesore eshte “ruajtja e qetesise”! Sa i perket inflacionit, jo vetrm ne Shqiperi, por ne te gjithe boten, qe nga koha e kovidut, çmimet jane rritur dhe sigurisht njerzit jane bere me te varfer (perveç te pasureve). E me ne fund, çdo gje materiale shkon e vjen, diku humb, diku fiton!

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Lekisti

                              o illo, ti do kesh bërë miliarda dhe tashti jep mend me diversifikim kursimesh e investimesh dhe sqarimet për ekomomiqinë globale ... njerzit s'kanë, ato që kishin pjesërisht I kanë humbur nga kursi dhe inflacioni, shteti nuk mbron qytetarin por përkrah vetëm kapitalin dhe ti bën theorira të kushe bërë kështu e ashtu.

                              Përgjigjjuni
                        2. F
                          Fadil Isufi

                          Është e vërtetë ajo që thua ti që leku është zhvlerësuar 31 përqind këto 20 vjet, por është më e vërtetë që euro po për 20 vjet është zhvlerësuar 45 përqind, kshu që leku është ku e ku më i fortë se euro plus ato që argumentetojë Mero Baze që janë përqindje shtesë

                          Përgjigjjuni
                          1. 1
                            17 Nentori

                            Faleminderit për mendimin tuaj, por dua të theksoj ndikimin negativ të kombinimit të zhvlerësimit të lekut dhe euros në fuqinë blerëse të qytetarëve. Kur leku zhvlerësohet 31% dhe euro 45% në 20 vjet, efekti në shportën ushqimore është shkatërrues. Në vitin 2005, një shportë ushqimore kushtonte rreth 340 euro. Sot, për të njëjtën shportë, nevojiten rreth 800 euro. Kjo tregon se fuqia blerëse është tkurrur ndjeshëm, duke bërë që qytetarët të paguajnë shumë më tepër për të njëjtat produkte bazë. Zhvlerësimi i dyfishtë i valutave, përveç inflacionit të lartë të lekut, ka bërë që të ardhurat dhe kursimet e qytetarëve të kenë vlerë shumë më të ulët. Kjo rritje e çmimeve është një barrë e rëndë për familjet, veçanërisht për ata që kanë kursyer në euro për të mbrojtur vlerën e tyre, por kanë parë se kursimet e tyre nuk përballojnë më të njëjtat shpenzime si më parë. Në vend që të ndihmojmë në stabilizimin ekonomik dhe fuqinë blerëse të qytetarëve, zhvlerësimi i valutave ka përkeqësuar situatën ekonomike, duke i lënë shumë familje në një gjendje të vështirë financiare.

                            Përgjigjjuni
                          2. D
                            Dash Cungeli

                            17 nentori - kuç mër varikars . po mos futen ato lek ti ngordh o t q rracen

                            Përgjigjjuni
                          3. P
                            PDK

                            O hani mut sa te doni as nermend nuk e kom me ardh me jau pshurr detin. More gratis me pas krejta se nuk vijn kosovaret. Dhe a e dini pse se Edvin Kristaqi i ka ofendu kosovaret e Kosoves i ka vnu sankcione per hater te Vuqiqit. Hupni qine nonen e juve se sa ta kini Ramutin ne pyshtet sna i kini pa syt. Cofni e zoti nonen jau qift.

                            Përgjigjjuni
                            1. l
                              leo

                              tan ropt ti shkerdhefsha ju kosovart je i moterqima njerz pa bes

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Kunder kosovareve

                                Do te bejme nje Referendum qe kufiri me Kosoven te mbyllet pergjithmone. Nuk ju duam ju njerez te epokes se gurit. Mjaft probleme kemi patur me ju dhe na ka ardhur ne maje te hundes. Nje dite edhe ata qe jetojne ketu do ti shporrim nga erdhen. Plerera!

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Dash Cungeli

                                  PDK -kuč mor t shkerrdhefsha rracen e ashkaliut. mir jua bo срби juve.

                                  Përgjigjjuni
                                2. n
                                  niku

                                  Mero respekte qe thua te verteten.Disa lloje vemjesh si psh pseudo sovranistet e llojit sali beleri,ekonomistet e kristal vitrinave,mediatiksat dhe analistat qe peshtyjne mbi Shqiperine dhe turizmin nuk I pje@dh shumica derrmuese e shqiptareve qe jetojne ketu dhe aq me pak turistet e huaj dhe emigrantet .Keshtu qe le te vazhdojne te lehin ,nderkohe Shqiperia do eci per para.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    Taulant

                                    Turizmi varros ekonomin shkaterron forcen punetore e shnderron ate ne kamarier e pastrues. Vendet qe e kane ekzagjeruar me turizmin jane sot me te varferat ne Evrope. Pse nuk shikohet modeli ekonomik i Hungarise,Cekise,Sllovakise te cilat me industrin e tyre kane nje standart jete disa here me te larte sesa vendet turistike si Greqia,Portugalia etj. Fatkeqesisht ne Shqiperi produktet qe konsumojn turistet importohen nga jashte cfare ka sjell nje shtrenjtim per popullaten. Bujqesia u shkaterrua industria u zhduk . Funksionon vetem betoni ...

                                    Përgjigjjuni
                                    1. a
                                      alphazeta

                                      Forcimi i lekut është një lajm shumë i mirë për ekonominë. Argjentinasit me një inflacion vjetor mbi 2 000 përqind po çmenden dhe nuk po dinë si ta forcojnë peson, monedhën e tyre kombëtare. Forcimi i lekut pakëson borxhin dhe varësinë e Shqipërisë nga bankat ndërkombëtare. Çmimet janë rritur kudo këto tri vitet e fundit, si pasojë e inflacionit dhe covidit. Ndryshe unë nuk e dija që Mero e thaka frëngjishten! "Vuajaristët"?! Sa për industrinë ajo u shkatërrua në vitet 1991 - 1997. Sot kemi nevojë vetëm për një industri përpunimi lëndësh të para dhe ushqimore. Jo më për industri të rëndë. Jemi vetëm 2.4 milionë shqiptarë në vend.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. L
                                        Lekisti

                                        Bravo Taulant!

                                        Përgjigjjuni
                                      2. S
                                        Sufllaqja me qepe

                                        O Mero ne krye te shkrimit thua qe me kete pune duhet te merren ata "qe njohin qarkullimin e monedhave" dhe pastaj vazhdon e ben ti ekspertin. Ahahahah, per me teper shifrat i ke gabim. Edhe vete Instat i kontrolluar nga Rama deklaron qe nje turist mesatarisht sjell 357 euro e jo 1000 eur sic thua ti. Keto para nuk mbesin fare ketu sepse ai turisti cdo gje qe konsumon eshte mall importi. Ketu mbetet pak tvsh, pak marzh fitimi dhe rrogat e bakshishet e kamariereve. Ktheu muabetit e merru me Saliun ose me Albinin (sic ne fakt ke bere ne fund te shkrimit) leri keto analizat me ekonomi.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          Tironsi ZZ, NYC

                                          Mirë do ishte që turistët të konsumonin vetëm produkte të prodhuara në Shqipëri, por ja që nuk ndodh kështu. Edhe importet sjellin fitime për kompanitë shqiptare, varet nga marzhi i fitimit. Distributori ekskluziv mund t'a ketë fitimin 40% ( nga çmimi i blerjes- çmimi shumicës) shitësi me pakicë 40% ( nga çmimi shumicës- çmimi pakicës) shëmbull mallrash luksi. Vera, rakia, birrat vendase etj etj Shumë mirë që zhvillohet turizmi, nga ana tjetër jemi shumë të vonuar me industrinë e mirëfilltë. Di prodhojmë kallashnikovë - thotë Rama! Po t'i mos u fut aty ku tregu është i konsoliduar ashpër. Prodho, lopata, kazma një herë...

                                          Përgjigjjuni
                                          1. a
                                            alphazeta

                                            Është mall importi se shumica e bujqve shqiptarë as nuk mbjellin as nuk korrin. I mbajnë sytë te fêmijët emigrantë. Në vend që të prodhonin ushqime bio, duke filluar nga mishi, pa hormone dhe deri te frutat dhe perimet pa pesticide. Atëhere do të fitonin mirë pa pasur nevojë të çojnë fëmijët për roje në "shtêpite e barir" në Perêndim. Ndryshe bosët e import/eksportit po shkatërrojnë ekonominë shqiptare. Shteti duhet tu vëjë dogana dhe të mos dëgjojë shumë Brukselin. Ndërsa eksportuesit luten që leku të shkatërrohet që ata të fitojnë sa më shumë!

                                            Përgjigjjuni
                                          2. K
                                            Klaus

                                            Ok. Perfekt. Vetem te mendosh qe 1 euro e blenim me 130 leke tani me 100 leke, e kupton lehte qe na eshte rritur vlera si Shqiptare rreth 20 Perqind.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. L
                                              Lekisti

                                              Të është fryrë vlera ... rritje e vlerës do të thotë që prodhon më shumë e investon më shumë ... kur bazohesh vetën tek kursi (që nuk e je në dorë) edhe frytshëm edge çfryhesh ... e ke harruar qeverinë Meksi që me një ndryshim kursi të dollarit e bëri shqiptarin 20 herë më të varfër e ju deshën 20 vjet që të fillojë e narrë veten ...

                                              Përgjigjjuni
                                            2. T
                                              Teqiu

                                              Po c lodheni kot me cfare thone kosovaret e Albinit per Shqiperine e turizmin shqiptar. Shqiperia do rritet e fuqizohet se ka tru ka liderin e duhur qe e drejton. Kosova fatkeqesisht rron akoma me sharki e cifteli, e drejt on fatkeqesisht nje hajvan njeri qe ne koke ne vend te trurit ka mut dhe muti vetem mut pjell. Pra mut puna per popullin trim kosovar.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. M
                                                Mihongsh Tetria

                                                O Edvin Shkau a osht Kosova toke e askujt apo? Hëëëëëëë ajt thuaje apet bre ta qifte shkau nonen kurve ty e Ramutit qe ma mohoni atdheun Kosoven per te cilen kemi derdh gjakun si lum. Kmek kmek kmek tash hane karin tem se nuk vi mo me jau pru eurot o jashtqitje antikombetare. Ta dhifsha detin e te pshursha mu no goj more katallan. Ti shkerdhefsha robt o sperme serbe. Rrnoft Kosova. Rrnoft Albin Isaboletin Kurti.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. D
                                                  Dash Cungeli

                                                  Mihongsh bolet o ashkali tash po tashkerrdhe vucici rracen

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. M
                                                  Miradije Hoti

                                                  As nuk kam shku kurr dhe as qe do shkoj une vetem Kaloj aty pari me ata mashtrues idiota dje mi vodhen 80 cent ne parkingun e aeroportit gjat kovertimit Lek-€ jan njerz qe syt e tyre shohin vetem se Lekun!!!! Jau qift nonen Albini.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. H
                                                    Hašim Thači nipi i popit Jovan Danilloviq

                                                    O Teki koqevari o shka o te qifsha robt Po Kta Legenat e shypnis Shum her i ndegjon Duke than ne ju kemi shpetu gjat luftes !A vet na kan tradhtu RAMIZ ALIA me Titon ! Edhe Kta dy Jan kan pergjgjes per 4700 Shqiptar Te vrar ne TIVAR Sepse u tradhtun nga Shqiperia u mashtrun dhe u vun ne prit !! Po mos me ken na Te Kosoves Kta legena sot flasin Greqisht apo italisht !!

                                                    Përgjigjjuni
                                                  2. L
                                                    Lek

                                                    Leku duhet të futet në Kosovë.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. b
                                                      babuci

                                                      Kosova nen drejtimin e islamikut Kurti lidhjet tregtare i ka vetem me Serbine per cfare i duhet leku atyre kur kane dinarin , Me Kurtin mbaroj dhe endrra e bashkimit kombetar , Dhe kosovaret te vine ketu nqs duan sic vijne turistet e tjere , Nqs nuk duan pune e tyre kemi ecur para dhe pa ata , Cdo veprim eshte zgjedhje Patriotizma folklorizmat shqiponjen plisin i kemi vetem per stadium , Shqiperia ka zgjedhur perendimin . Zoti qofte me ju

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. p
                                                        pilo lala

                                                        Keshtu paten filluar shqiptaret ne Malin e Zi , respektivisht Ulqini, dhe shpejt e kuptuan qe buken e gojes ua kane siguruar shqiptaret e Kosoves. Njejte u paten qarte edhe shqiptaret ne Shqiperi, sidomos Durres e poshte, per veriun nuk mund te them njejte. Sidomos vitin e kaluar, i kish pas verbu dinari i shkaut , dhe servilizmi ndaj turli turisti qe endej me 1 çante shpine , saqe neve nuk na konsideronin as mysafir e as turista, se lere me bashkekombas. Nuk e kane pritur qe kete vit me te vertete do te behet liberalizimi dhe ne do te kemi shume alternativa te tjera verimi. “Kemi turista ne lale, mos na qani hallin”, shpesh me ka hasur t’i degjoj. Por turistat e huaj shkojne vetem nje vere per te pare dhe vizituar vende dhe natyren e bukur te Shqiperise, veren tjeter shkojne tjeterkah. Nuk i lidh as gjaku, as gjuha me Shqiperine, u mjafton 1 vere dhe aq. Mbajeni turizmin elitar po deshet. Kemi edhe ne zgjidhje te ndryshme tanime. E edhe nese nuk na e mbane xhepi ndonje bregdet , kemi mjaftueshem bukuri natyre te Kosoves , qe munden me na dhuru pushim, relaks dhe dite te mrekullueshme verore. Kemi ne Rugoven pitoreske, Ujmanin, Radoniqin, Batllaven e plot vende te tjera te mahnitshme… Ka edhe Kosova turizem , por ne jemi pak me modest dhe nuk pretendojme “turizem elitar”. Jau qifte robte Kosova o zgjebsa serbogrek.

                                                        Përgjigjjuni
                                                      2. D
                                                        Daullxhiu

                                                        Mero je gazetar brilant i politikes, po sa per ekonomine, je nje zero e madhe. Banka qendrore ka shume mekanizma qe te balancoje valutat, prsh nepermjet levizjes se interesave dhe plot manovra te tjera qe te bejne nje shendoshje te tregut. Llogarit ti mero se sa humb shqiperia nga mungesa e exporteve? Exportet kan vlere me te madhe sesa turizmi. Po edhe vet turizmi po shihet qe gati po pergjysmohet. Prandaj mero konsultohu me ndonje ekonomist para se te shkruash artikuj pa vlere. Respekte.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. T
                                                          Tartarini

                                                          Sa me larg koqevaret e Al -Bin ,ikni nga Shqiperia e qelbet i zhulanjosa , kur mos ju degjofshim ermrin .

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. S
                                                            Shokut fshatar

                                                            O shoku fshatar: Se pari, cdo banke qendrore ne bote i trembet njesoj si forcimit ashtu edhe dobesimit te forte te monedhes vendase. Forcimi demton eksportet sepse i ben cmimet me te shtrenjta ne krahasim me vendet e tjera (edhe turizmi eshte eksport sherbimesh, o shoku fshatar). Dobesimi dihet qe shkakton inflacion dhe veshtiresi per te paguar borxhin e jashtem. Prandaj synohet gjithmone qe kursi i kembimit te mbahet sa me stabel. Se dyti, duke e ditur qe gjysma e kredive qe japin bankat eshte ne valute, cfare mendon se do ndodhe me sistemin bankar ne Shqiperi nese kursi i kembimit te euros do shkonte nga 100 ne 140 leke? Pra nese kesti qe paguan per kredine e shtepise ne euro te shkon nga ekuivalenti i 700 mije lekeve ne 980 mije leke.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. I
                                                              Illo

                                                              Shoku fshatar, per kete punen e kredive kam nje pyetje, meqe ndoshta je ne teme me shume se une. Bankat japin vetem kredi ne euro apo duan konsumatoret ti marrin ne euro? Nese i japin bankat, dmth ofrojne vrtem te tilla kredi, kjo eshte kriminale, dhe BSH eshte fajtore per kete, nese duan vete konsumatoret, ketu fajin e kane vete ata. Eshte rregull qe Kredite merren vetem ne ata valute, qe njeriu merr te ardhurat. Nese merr kredi ne valute te ndyshme nga te ardhurat, duhet te llogarisesh qe ka risqe te medha. Dhe rregullimi i kursit nuk mund te behet vend e pa vend ne nje ekonomi tregu, tregu rregullon kursin.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. S
                                                                Shokut ilo

                                                                Eshte Banka e Shqiperise qe i le bankat te livadhisin. Konsumatoret jane gomere ne gjithe boten po vetem ne Evrope Lindore lejohen eksperimente te tilla. Po mos kini merak se do ja ndjeni lezetin kesaj pune pas ca vitesh. Ne Poloni jane dendur individet me kredi me franga zviceriane edhe tani i duhet qeverise te nderhyje per t’i nxjerre njerezit nga belaja.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. a
                                                                  alphazeta

                                                                  Normalisht kredia merret me një përqindje fikse 10 ose më shumë vjeçare. Që do të thotë se nëse ngrihet apo ulet vlera e Euros apo Lekut ti do paguash gjithmonë njëlloj. Vetëm idiotët marrin kredi me taksë tê ndryshueshme çdo vit. Dhe të gjithë ata e hanë atëhere sa krahu. Përqindje fikse. Mos e harroni këtë.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                              2. D
                                                                Daullxhiu

                                                                Mir mo shoku ekonomist, po a ka banka qendrore mekanizma rregullator? Ketu pergjigju. Qeveria genjen edhe thote , ska. Mire qeveria ul borxhin , po me turizmin edhe exportet, cbehet? Turizmi o loqe nuk eshte export, po sherbim he vellai i atij pa shpatulla.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. O
                                                                  O xhiu i dulles

                                                                  O k*r me zile, ka eksporte mallrash dhe sherbimesh. Kur i shet sherbime jorezidenteve (turistave te huaj ne kete rast) quhet eksport.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                              3. A
                                                                Arturo Ui

                                                                “A të duhen luftëtarë, Gjithë botës t’i vësh zjarrë? Te duhen disa te të marrë? Merr nja dhjetë Kosovarë!” Te Albinit duhet shtuar, por ne kohen e Nolit nuk kishte lindur akoma gjigandi i xhuxhmaxhuxheve ose Mbreti i milingonave.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. T
                                                                  Treni

                                                                  Edhe një herë Mero, ke të drejtë. Nuk po them gjë për turizmin si fenomen apo fitimet e tij. Problemi vazhdon të jetë i njëjti; pak nga këto të ardhura injektohen në ekonominë tonë. Forcimi i lekut edhe pse gjë e mirë në përgjithësi, nuk përkthehet në asgjë në fund të muajit për ne buxbetorët, përveçse më pak blerje dhe më shumë shpenzime. Kur ato para të injektohen në ekonomi, flasim. Deri tani, asgjë nuk po ndryshon për shtresën e mesme që është një rrogë larg falimentit.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. S
                                                                    Shabani

                                                                    Mjesi shoke po aini njeh o burra e pak ma shume burreca. Grat jau qifsha o kastraveca. U pershnes nga Ulqini shqiptar. Rame zagarica qe mbane vathe ne cica o kjen dhe ende vazhdone te jene zagar i klanit serborus. O shipeca zagareca karkaleca ju qift kina robt.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. H
                                                                      Henk

                                                                      O Shaban kari. Ça ke shkruar se nuk merret vesh. Mëso shqip o hajvan me zile.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                    2. q
                                                                      q.va gruan e tao balles a mazniku

                                                                      taulant balla ia ka kercyer te jemes se vet sot shkon ia mban gojore erjon veliajt

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. P
                                                                        Patriot

                                                                        Mero ti shkruan per politik , te lexoje dhe ka nje baze, por per monedhe mos u shty kote.Une kame bere ekonomikun jo ne shqiperi ,dhe me fakte te them qe ne nuk kemi asnje person kompetent , edhe ata qe di kane spezializim per valuten nuk kane strumentet duhen statistika te freskta mujore tregut prodhimit e te kosumit ,shuma leke ne dore ne qarkullim,etj etj, te vetme gje qe shikojne eshte gjendjet e levizjet bankare. Shikoje Turqit si po mundohen te ruajne monedhen dhe ata kane ekonomi miliardario e prodhim miliardario ne nuk kemi ekonomi te nje lagje Stambollit, lekun nuk ta pranon askush as mal te zi e maqedoni vaje hallit te tjeret, per ta bere shkurte me kete gjoja forcim lekut qe eshte arme ne dore te nenpunesve ignorante te komanduar Rama qe po i bejne demin me te madhe ekonomise shqipetare ,nuk eshte e rendesishme hyrjet, jane fuqia blerese, sa leke te ngelen ne xhep, jepi 100,000 rroge ,fund muajt 0 eshte e kote me mire 50000 e kursen 25000.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. a
                                                                          alphazeta

                                                                          O Patriot na ndriço pak. SI u spjegoka që forcimi i lekut e dobësoka ekonominë?! Nëqoftëse leku forcohet ti si qeveri ke mundësi të hedhësh më shumë para në treg, të rritësh pensionet dhe rrogat dhe të pakësosh borxhin e huaj. Me një Lek të fortë ti i blen më lirë edhe mallrat nga jashtë. Humbin vetëm eksportuesit. Punë e madhe. Por fiton 90 për qind e ekonomisë dhe e shqiptarëve. Në Shqipëri hyn shumë para valutë, prandaj edhe euro dobësohet dhe leku forcohet. Dhe duke pasur shumë para në qarkullim edhe çmimet janë të larta se ka kërkesë më shumë se ofertë.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                        2. a
                                                                          asd

                                                                          Mero ka shkruajtur kete artikull si amator i fushes ose si mbeshtetes i Rames.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. P
                                                                            Putini

                                                                            Epo kur Mero Bazja e kujton veten edhe ekonomist keto paçavure do te shkruaje...

                                                                            Përgjigjjuni

                                                                            Lini një Përgjigje