21 janari dhe “bezdia” e drejtësisë për t'u marrë me të 

16 Korrik 2024, 18:46Editorial Mero Baze

Rihapja e dosjes së 21 Janarit nga drejtësia, është i vetmi krim shtetëror për të cilin drejtësia është gjunjëzuar para politikës, duke e toleruar atë. Madje ky është i vetmi krim për të cilin nuk duhet hetuar vetëm Sali Berisha ai autor i vrasjeve, por dhe vet drejtësia që u gjunjëzua dhe nuk e thirri kurrë as për ta pyetur pse vrau.

Gjunjëzimi i drejtësisë para Sali Berishës më 21 janar dhe pas tij, është ndoshta historia më e shëmtuar në planet, se si prokurorë të shtetit, të vetëdijshëm për krimin, ulën kokën dhe injoruan zhdukjen e provave, sulmin politik mbi prokurorinë për të mos hetuar dhe më pas devijimin e pistës së vrasjeve dhe aktet politike për varrosjen e saj.

Shumica e prokurorëve të sotëm, përfshi dhe këta të SPAK në hallka të ndryshme të kësaj historie të shëmtuar, kanë qenë pjesë e saj dhe tani janë në provë të shikojmë nëse ata janë nënshtruar nga frika apo kanë qenë pjesë e vetëdijshme e një loje për mbulimin e atij krimi shtetëror.

Sa herë që tentohej të hapej kjo çështje, gjithmonë sabotohej ose anashkalohej në detaje të parëndësishme, vetëm që të mos merrej në pyetje Sali Berisha dhe të mos bëhej një hetim i thelluar i saj.

Po të mos ishte vendimi i Gjykatës së Strasburgut që detyroi Gjykatën e Lartë të urdhëronte hapjen e saj, nuk do të ishte hapur kurrë. 

Madje dhe Gjykata e Lartë, ka qenë nën presion nga segmente të drejtësisë së re, përfshi dhe prokurorë të SPAK në mënyrë informale, që çështja të mos u kalonte atyre, që është një sinjal se dhe brenda drejtësisë së re ende dikush heziton ta marrë në dorë këtë patate të nxehtë.

21 Janari është një çështje shumë e lehtë për t’u hetuar. Vrasjet janë bërë live para kamerave, dhe detyra e prokurorëve ishte vetëm të mblidhnin fakte dhe të hetonin çështjen. 

Siç e përshkruan vendimi i Gjykatës së Strasburgut, autoritet dështuan të kryejnë hetim për të zbardhur të vërtetën, si në fazat e hershme të hetimit, dhe në përgjegjësinë që kanë persona me pushtet në kthesën që morën ngjarjet, deri tek vrasjet. 

Siç thekson vendimi, nevoja për të mbrojtur godinën e Kryeministrisë nuk legjitimon  vrasjen e protestuesve, pasi dhe vet ligji jonë nuk lejon përdorimin e zjarrit vdekjeprurës për mbrojtjen e  kësaj prone.

Drejtësia jonë dështoi në marrjen e provave. Dy prokurorët që shkuan në vendngjarje, nuk u lejuan të futeshin në oborrin e Kryeministrisë dhe para syve të tyre fshiheshin me fshesë plumbat në oborr dhe ndërrohej porta e Kryeministrisë.

Deri në orën 7 mëngjesit të datës 22 janar ata nuk u lejuan të hyjnë në oborr të Kryeministrisë dhe godinë, të merrnin serverin e kamerave, dhe siç doli më vonë nga ekspertiza amerikane në orën 01: 30 të natës kompjuteri që kishte serverin e kamerave është ndërruar duke u zhdukur.

Me kriteret që SPAK përdor sot për fshehje provash, me këtë provë të zhdukur duhet të arrestohej dhe pastruesja e Kryeministrisë e jo më Sali Berisha.

Më 22 mars, me urdhër të Sali Berishës dhe deklaratës publike të tij, nuk u lejua dorëzimi i gjashtë gardistëve të grupit të zjarrit të dyshuar si autorë të vrasjeve, të cilët mbaheshin peng nga vet qeveria në godinën e saj. 

Vet Sali Berisha u angazhua publikisht për ndryshimin e pistës së vrasjeve. Në orën 19: 30 në datën 21 Janar akuzoi opozitën se i vrau ajo protestuesit, kurse të nesërmen në mëngjes mori përsipër vrasjet duke shpikur një grusht shteti, ku bënin pjesë presidenti i Republikës, kryeprokurorja Ina Rama, katër gazetarë dhe kryetari i SHISH.

Kundër tyre ngriti një komision hetimor, për të bllokuar hetimet e prokurorisë dhe më tej çështja degradoi në një gjyq formal, ndaj Ndrea Prendit, komandant Garde dhe Agim Llupos, një gardist vrasës, të cilët në sallë dukeshin si prokurorë, kurse gjyqtarët si të akuzuar, pasi salla ishte e mbushur me gardistë dhe militantë që terrorizonin gjykatën.

13 vite më vonë Sali Berisha ende nuk është pyetur, gjyqi nuk është bërë kurrë dhe po të mos ishte këmbëngulja e familjes Nika dhe fitoja e tyre në Strasburg, sot do të ishin të qetë dhe vrasësit e 21 Janarit, dhe ajo pjesë e drejtësisë që ende ka bezdi ta hapë atë çështje.

Tani është koha të shikojmë nëse procesi do të jetë një farsë e imponuar nga vendimi i Strasburgut, apo një vullnet i drejtësisë së re, pasi ky është një gjyq ku nuk ka faj vetëm Sali Berisha, por dhe drejtësia e gjunjëzuar para tij.

31 Komente

  1. l
    lavdosh

    Mero djali, si gjithmone fantastik ne analizen a thelbit te gjerave. Eshte koha qe drejtesia e re te tregoje me te vertete qe ka ndryshuar dhe nuk ka frike nga askund. Kjo duhet te sherbeje edhe si pastrim per ata prokurore, hetues qe i kane shpetuar Vetingut, por qe me vetedije nuk vepruan per te zbardhur ate qe quhet me plot gojen krim shteteror, dhe krimi ka nje emer dhe strumbullar, por ka edhe hunjte qe bene lojen pa i vrare ndergjegjja

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

      Prokuroret edhe mbase kane faj, por ne bazë te Kodit të Procedures Penale, prokurori mbasi pergatit dosjen, e merr lejen në gjykatë, qoftë per kontroll objekti, qoftë per arestim personi. Prokurori dhe policia ka te drejte edhe te arrestoje ne flagrance, por perseri vendimin perfundimtar mbas 72 ores e ka gjykata. Keshtu që prokuroret e vitit 2011 edhe sikur te ishin burra trima dhe te ndershëm, nuk bënin dot gjë. Gjykatat ishin te dhjera. Ndersa gjykates dhe prokuroret qe dhjesin ne brekë. Kjo duket tek veprimi idiot i shpalljes se "moskompetencës". Që nuk jane kompetente kjo dihet, por që e pranojnë vetë pa pike turpi, nuk dime nëse duhet te qeshim apo qajmë. Kur nje gango ne Shkoder kercenon drejtorin e policies "ruhu kur del jashtë natën", prokuroret fillojne te bejne shurren ne brekë. Paskan mbaruar trimat ne kete vend. Ose prokurore dhe gjykates jane bere vetem bytheqimat. Kur njeriu humbet dinjitetin dhe respektin per veteveten, per çfare rron? Njerez pa shtylle kurrizore.

      Përgjigjjuni
    2. G
      Go West

      Shume e qarte, ne se do ti shkohet deri ne themel, une besoj se do te jete nje vendosje ne binare e shtetit te se drejtes dhe e besimit te qytetareve te drejtesia, besim qe ka rene ndjeshem. Per krime te renda, pervoja boterore ka treguar se gjyqtaret e medhenj kane dhene vendime bazur ne inicje dhe ne bindjet e tyre.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Katër snajper edhe unë do hapnim zjarr

        E kam thënë dhe e them,po të ishin prokurorët e kohës kur ishte Saliu sekretar i PPSH,që nga Rustem gjata dhjerokrat i Saliut që la djalin e tij peshqesh Saliut çimgërdalla quhet,po të ishte edhe Aranit Çela e rrapi Mino e co,ngjarja do ishte zbardhur brënda 24 orëve dhe kriminel Saliu me snajper e gjithë banda e tij që u fshehën si minjtë,sot do plotësonin vitet e burgut....Nga ai lulxheli që hiqet si pastër,sot do dilte duke u ankuar për sumën e tij të zgaflluar...por të dhjefsha shtetin dhe drejtësinë që nuk do bëjmë kurrëëëëë

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shkembi

          Akoma une s’kam besim. Me duket sikur drejtesia edhe sot i kerkon falje qe jane te detyruar ta mbajne ne arrest.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dashi

            Je i madh , Mero , paçim e të tjerë gazetarë si ti .

            Përgjigjjuni
            1. T
              Timi

              Të njejtit prokurorë!?? Dihet si do perfundojë kjo punë.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kot e kemi, 21 janari do mbyllet nga Spak

                Spak do beje nje vrime ne uje. Do duhen 30 vite pasi te jete largur nongrata nga kjo bote, qe mbase drejtesia do funksionoje si duhet, kaq keq e ka degjeneruar ai drejtesine gjate mbreterimit te tij.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  T

                  Vetem plumbi I zgjidh gjerat .

                  Përgjigjjuni
                  1. .
                    ...

                    Kundër hakëmarrë, individuale, drejtesise para ligjit po. Ne si shoqrie duhet ta luftomë mentaliteti primitive barabar Turko-otomsnë. i lumët familjesë Nika që nukë u dorzue, kurrë. Mero bravo edhe Ty që merrësh me kët çeshtje.

                    Përgjigjjuni
                  2. H
                    Haka Tekizoti

                    Kjo është e vërteta e të vërtetave thënë hapur dhe qartë.

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Gani Halitaj

                      Nese mu dokë partriot, duhet mi mbrojt Krimet Monstruoze, kurrr patriot mos kofsha. Ky, jo vetem qe kreu Krime Mizore, ndaj të pambrojturve, por i dha goditje dhe njollë të përhershme luftës së UÇK- së. -UÇK duhet të distancohet nga veprat Mizore te të akuzuarit Pjeter Shala. -Shteti duhet tu kerkoj Falje të dëmtuarve dhe familjeve te të vrarit dhe ti kompenzoj ato.Ushtari i UÇK-së, kishte detyrë të luftojë me forcat barbare të kasapit Millosheviq, të ofroj mbrojtje për popullin e pambrojtur, e JO të kryej krime mizore ndaj popullit të tij. Ne nuk duhet të krahasohemi me paramilitaret serb..Drejtësia duhet të trijumfoj ndaj secilit… Turpi e mbuloftë uçkurcin Pjetër Shala.

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kukesiani i revoltuar

                        Gani Halitaj, respekte. So shqipetar i Shqipërisë, mendoj se ajo qe ka bere Sali Berisha kunder UÇK eshte tradheti kombetare. Shqipetarët e Dardanise u deshten me luftue ne dy fronte, edhe kunder serbit, edhe kunder tradhetise Berishiane. Kam shpresa se po fitoi Donald Trump, ka me dale prej burgu Hashim Thaçi, i pafajshëm, e ka me u ba perseri president.

                        Përgjigjjuni
                      2. G
                        Gjyla

                        Patriot leshi. Kush qenkan këto bloggera me famë botërore. Jeni pjerdhur me superlativa. Kurvat i bëni VIPa, disa fotografë freelance i bëni me famë botërore. Nuk e shpëton turizmin as VIPi e as bloggeri. Dhe hiqni dore nga krahasimet me Maledivet e Tajlandën. Kthehuni me kokën ulur dhe luani me rregullat e tregut, jo me ëndrrat e Faraonit Ramallah.

                        Përgjigjjuni
                        1. n
                          niku

                          Kjo çeshtje eshte sprova qe duhet te kaloje drejtesia e re per te fituar besimin e shqiptareve te ndershem dhe te pakorruptuar.Te shohim nese do arrije te fitoje kete besimin.

                          Përgjigjjuni
                          1. J
                            Jimi

                            Mero ! Mos prit ndonje cudi, edhe nese do te merret ne hetim e gjykim 21 janari, perseri nuk do te kemi kriminele e vrases. ""Vrases" si gjithmon do te mbetet kreu i opozites qe organizoi protesten edhe pse ai ishte vene ne shenjester te 4 snajperve dhe nga i pesti kryesnajper Sali Ram Berisha. C'ne te bente Rama proteste para sarajeve te sulltan Saliut te dyte !? E shumta Rama mund te protestonte ne Bathore, ne Mullet, ne Selite, por jo para sarajeve te sulltan Saliut dhe haremit te tij! qe me taborret e tij ti prishte rrehatine sulltanit. Rama sipas gjasave vajti te pije uje ne cezem belike ! Bile une mendoj qe per kete qe beri sulltan Saliu duhet te dekorohet, jo vetem pse mbrojti sarajet, por me fanatizem mbrojti harremin e tij edhe nga "horrat e laviret e bulevardit".

                            Përgjigjjuni
                            1. H
                              Hašim Thači nipi i popit Jovan Danilloviq

                              Për pasojë ardhja sërishmi në pushtet e zotit Kurti e ka tronditur jo vetëm projektin e Vuçiqit në duart e Grenellit, por edhe autoritetin e tyre. Në SHBA me siguri që rikthimi në pushtet me shumicë absolute të votave e Kurtit është interpretuar si dështim i politikave dhe diplomacisë së ambasadorit Grenell. Këtë dështim ai nuk mund ta durojë. Ndaj është në kërkim të hakmarrjes dhe tradhtarin Hashim Thaçi e sheh si rival të pakontestueshëm të kryeministrit të Kosovës së sotme. Në fakt me deklaratat e tij, Grenell bythëqiri vetëm sa e forcon pozitën e zotit Kurti në pushtet. Sa më shumë shprehet bythëqiri Richard Grenell pro Hashim Thaçoviqit dhe kundër Albin Isaboletin Kurtit, aq më shumë zbret mbështetja për të parin dhe rritet për të dytin. Prandaj Kosovën nuk e shqetësojnë deklaratat e Grenell pederit, as të Edvin Kristac Rankoviqit, as të Ali Amutovskit, as të Abaz Viçit dhe viçave tjerë. Robtë ku ti kenë.

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Komandant Kakerdhia

                                @Hashim.... Nuk ka lidhje krahasimi Thaçi-Trump. Janë dy gjëra krejt të ndryshme. Ka vetëm një lidhje katërshe: Grenell-Vuçiq-Rama-Thaçi! Është lidhje e hershme. Madje një amalgamë tipesh e prototipesh me karakteristika krejt të ndryshme midis tyre, por me interesa të njëjta – Përmes zbatimit të projektit të Serbisë së Madhe të shtojnë pasurinë e tyre.

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Mateo

                                  Shpresa per hetim dhe gjykim te krimineleve te 21 janarit, me duhet e vaket apo e merdhifur. Prokurore e gjykates kane frike se krimineli, me bandat e tij, mund t'u beje hatane. Nese shteti e merr seriozisht mbrojtjen e tyre, nese shteti amerikan u qendron afer,...mbase mund te behet ndonje gje. Shqiperia eshte ne shekullin e mbrapshte dhe...pasoja shihen.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    Perci dridhe Likes

                                    Ike Mere Fizi , ike me gjithe tespi e Tosun Baç . Batuta me e bukur e nje filmi shqiptar , qe i pershtetet Sali kriminelit me kompanine e budallenjve qe e ndjekin pas , perjashto legenat Mul e Gaz qe ishin me biberon ne goje ne ate kohe .

                                    Përgjigjjuni
                                    1. J
                                      Janina kryeqytet i Shqiperise Etnike

                                      Sepse sajojmë reforma që riciklojnë dhe pjellin gjithmonë rrogtarë ligji me paga të larta, por dështojnë të prodhojnë prokurorë dhe gjykatës.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. B
                                        Bedri Islami

                                        Mero si gjithmone ne tentative per tjetersim te realitetit! Kjo Drejtesi nuk eshte aspak e bezdisur (pa thonjza fare) nga marrja me 21 janarin, per nje arsye te thjeshte : e sheh ate ceshtje e tjera si ajo te para 15 a me shume vitesh si strehen e mire ku ti fshihet daljes ne drite te diellit te Skandaleve te Hajduterise qe pasojne njeri-tjetrin ne ditet tona te ketij Pushteti tashme krejt te diskretituar ne skandale aq sa ato kerkon ti jape dhe Certifikate penaliteti nepermjet duarve te kesaj Drejtesie aq te perkushtuar pas viteve te shkuara e aq impotente ndaj realitetit korruptiv.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. D
                                          Drejtesia e sotme akoma pa Koqe

                                          Kjo ngjarje eshte e zbardhur pa u bere hetimet. Vetem kujtoni shprehjen e komandantit te grupit te CIA-s qe mbronin Ambasaden Amerikane ne Libi gjate sulmit kur po rrethoheshin nga terroristat ,ku ne sulmin e pare ishin goditur me lloj lloj armes dhe ne sulmin e dyte ,duke thene: Mos hapni zjarr nese shikoni qe jane pa arme, se nuk dua te shkoj në BURG……

                                          Përgjigjjuni
                                          1. S
                                            Shqiptari nga Kosova

                                            Hajde kur ishte me i ri dhe i kishte te gjithe dhembet,po sot qe i kane ngel vetem dy ,pse ka frike drejtesia? Apo ka aty ndonje kamikaz akoma Saliu.! SPAK tani duhet ta tregoje veten.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. x
                                              xyz

                                              Prokurorët dhe gjykatësit janë njerëz si të tjerët. Në rast se nuk janë të përlyer në moçalin e PD-së, atëhere ata thjesht kanë frikë nga bandat e Saliut. Kanë frikë se si malok që ështê do të marrë hak ndaj tyre nëse vjen në pushtet. Prokurorët dhe gjyqtarët janë si gjithë shqiptarët. Kap çfarë të kapësh. Pse të rrezikojnë ata jetën dhe karrierën e tyre?! Kur vetë Rama, nuk rrezikon asgjë?! Që të bëhet drejtësi duhet të qeverisësh me dorë të fortë. Me kartolina përshëndetëse nuk bëhet ky vend; Pak më parë shkruajta për pushtimin e rërës së plazhit nga banditët- biznesmenë. Rama as ata nuk është i zoti t'i bëjë zap. Ose nuk dëshiron. Ky vend ka nevojë për një revolucion tjetër. me gijotinë në mes të sheshit. Ndryshe nuk bëhet. Vend i pushtuar nga mafia, banditët, korrupsioni, krimi - ku shteti nuk të mbron dot, por të lë në dorë të fatit. Prandaj ikin edhe shqiptarët. Por ti Mero nuk guxon të shkruash se është qelbur peshku nga koka! Dhe se gjykatësit dhe prokurorët po mendojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre jashtë shtetit. Si fëmijët e Sandrit, Blendit e kompani. Duhet vetëmohim dhe guxim për të bërë apo ribërë një shtet. Me teveqelë dhe mëndjelehtë, me frikacakë dhe bojaxhinj, ky vend nuk do bëhet kurrë. Nevojitet një dorë e fortë. Kriminelët dhe delexhinjtë shqiptarë nuk kanë as moral, as njerzillëk. Vetëm druri dhe diktatura i bën pula.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. u
                                                u shofshi si rrace zagaresh !

                                                Sa zagare paska pas Vampiri !!!!!!!!!!???????

                                                Përgjigjjuni
                                                1. S
                                                  Skenderbegasi

                                                  Kur kryet nje krim, pyetja esenciale eshte:- Kush perfiton nga ky krim? Ja disa pyetje. 1- Kush mund te jepte urdher komandantit te gardes per vrasje per veç Saliu? Jo, asnje tjeter2- Kush ishte i pari qe disinformoj publikishte dhe a mund ta bente dikush tjeter per veç Saliut? Jo, asnje tjeter. 3- Kush mund te urdhronte per fshirjen e serveravet per veç Saliut? Jo, asnje tjeter. 4-Kush mund te ndalonte arestimin e gardisteve per veç Saliut? Jo, asnje tjeter.5- Kush mund te urdhronte ne prishjen e provave te gezhojave per veç Saliut?-Jo, asnje tjeter. 6-Kush mund te kercenonte Prekuroren e Pergjitheshme, Presidentin e Republikes, median, gazetaret perveç Salut? Jo, asnje tjeter. 7-Kush mund te shperblente vrasesit me shtepi per veç Saliut? Jo, asnje tjeter.8- Kush mund te ndalonte policine per arestimet per veç Saliut? Jo, asnje tjeter. 9-Kush mund te ndalonte sekuestrimin e armeve te gardes per veç Saliut? Jo, asnje tjeter 11-Kush mund te kercenonte kryetarin e opozites me ekzekutim per veç Saliut.- Jo, asnje tjeter. Sali kerkon ta fusesh koken atje ku s'ta nxe vrima!

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. m
                                                    mos thoni se c'bej une, thoni si them une

                                                    C'ka ngjare deri qeverisjen e Saliut jane urdhera te tij. C'po ngjet tani nga 2013 nen qeverisjen e Rames ky asgje nuk di fare - as per Inceneratoret, as per Koncesionet, as per Laboratorin e droges madje as per Lazaratizimin e vendit qe e kujtonte "sperkatje per mushkonjat"! Te gjitha keto i ka ditur, urdheruar e zbatuar vetem zevendesi i tij Arben Ahmetaj pasi vete Rama nuk ka pas dijeni fare sepse ka qene i zene totalisht me ftesat anekend botes per ti sjelle Refugjate iraniane, pastaj afgane e tani afrikane dhe se fundi per ti dhuruar dhenderrushit te Trump ishullin e Sazanit.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. V
                                                      Vlora

                                                      Kujdes ! Militante te opozites kosovare (Ldk, Pdk, Aak dhe serbska lista) ne bashkepunim me Ramen e Vuqiqin kane ardhur ne plazhet Shqiptare dhe me téléphone ne oret e para te mengjezit kur njerzit flejne , filmojne chesselongues boshe dhe ne mbremje i vendosin ne rrjetet sociale duke bere nje propogande qe plazhet Shqiptare jane boshe . Shteti , sherbimet sekrete dhe sidomose pronaret e resorteve , restauranteve duhet ti largojne keta antishqiptar.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. C
                                                        Cuni i Vuk Karaxhicit , Dobicit nga VICIDOLI

                                                        Ky shkrim i z.Mero , nisja e hetimeve nga SPAK - u per veasjet e 21 janarit , fakti qe Berishovici eshte nen arrest shtepiak e vune "pak" ne pozite te veshtire ish ambasadorin amerikan tek ne , z.Arvizu , qe u soll ne menyre te dyshimte per vrasjet qe beri Sali Berisha dhe lajkat qe Ai i beri Saliut , si burre shteti , nje banditi qe kreu nje krim te rende shteteror dhe nuk hapi gojen te thoshte asnje fjale te vetme per te inkurajuar drejtesine shqiptare qe i futi ethet Saliu ! Sikur te mos mjaftonin te gjitha keto , Arvizu fliste haput ato dite , qe . . . Protesta e socialisteve ne vetvete permbante nje berthame antiamerikane , qe ne popull kuptohej si thirrje qe ambasada e tij i thoshte shqiptareve , qe " mire ua beri Saliu , ndaj ulni koken . . . . " ! Tani e vleresuam "dashamiresine" e tij , duke i dhene CELESIN E TIRANES dhe duke i bere elozhe !

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. B
                                                          Bozhigradi

                                                          Patriotizmi dhe atdhedashuria eshte malli me skarco qe disa shqiptare ja u shesin shtrenjt popullit shqiptar. Hiqen si atdhetare te medhenj, si zemer perveluar per vatan, dhe pjese te atdheut i bejne kurban per xhepin e tyre. Rrofte "patriotizmi" pra, se ndryshe do na konsiderojne tradhetore.

                                                          Përgjigjjuni

                                                          Lini një Përgjigje