Përse Berisha dhe Rama nuk kanë të njëjtin hall me sistemin 

27 Korrik 2024, 20:48Editorial Mero Baze

Ka një agresion të vërtet kundër Berishës në rrjetet sociale nga mijëra njerëz që e kanë mbështetur në marrëzinë e tij të fundit për të marrë PD nën kontroll, duke menduar atë si një betejë për demokraci.

Nga ana tjetër ka një përpjekje për të balancuar fajtorët pra Ramën me Berishën në këtë histori, duke ju kthyer referencave të marrëveshjes së vitit 2008. 

E vërteta është se Marrëveshja e vitit 2008 funksionoi si një marrëveshje mes dy palëve që kishin objektiva të ndryshëm. Berisha kishte kuptuar se nuk e mbante dot më pushtetin nëse nuk prishte Kodin elektoral dhe të fuste aty hilen e koalicioneve të përbëra, pra të atij trenit të gjatë me 40 parti, votat e të cilave i llogariteshin PD si vota të saj.  

Edi Rama nuk kishte përvojë elektorale, por kishte nevojë të disiplinonte partinë që trashëgoi nga Fatos Nano, e cila nuk është se i bindej aq lehtë. 

Dhe të dy bashkë shkëmbyen hallet. Rama mori ligjin e listës proporcionale të renditur, pra të mbyllura, Berisha mori çelësin e fitores së tij më 2009 që ishin koalicionet e përbëra. 

Pasi u panë rezultatet e këtij ligji, Edi Rama u zotua në opozitë se do ta prishte këtë ligj. Ndërsa Berisha për hir të së vërtetës e ka mbrojtur atë vazhdimisht.  

Është e udhës të pranojmë që Berisha nuk çedoi kurrë publikisht duke mbrojtur ligjin e vitit 2008 dhe listat e mbyllura si një e drejt e partisë.  
Edi Rama u zotua se do prishte ligjin e koalicioneve të përbëra dhe atë e arriti.  

Në vitin 2017 e arriti falë çadrës dhe tejkalimit të afatit të regjistrimit të koalicioneve, më 2021 e arriti si fitore përfundimtare përmes parlamentit që prodhoi vetë opozita duke djegur mandatet. 

Pra në një farë mënyre, Rama i ka realizuar objektivat e veta. Nuk ka premtuar garë brenda partisë dhe as nevojën për zëra ndryshe. Ndryshe nga PD, PS nuk e kanë Ramën si problem, por si aset. PD e ka Berishën problem .  

Derisa janë në pushtet ata nuk kanë problem me sistemin që u siguron fitoren. Problem e ka opozita, e cila të vetmen mënyrë për tu rritur ka lirinë për të zgjedhur më të mirët dhe jo detyrimin që të zgjedhë më i keqi i të gjithëve, gjithë të tjerët. 

Kështu që nuk ka vend për paralelizma, se njëri e ka realizuar objektivin e vet, tjetri ka kthyer në objektiv të vet atë hall që Rama kishte më 2008. 

Problemi i Berishës dhe agresioni ndaj tij, lind nga fakti se ai tradhtoi veten e tij në fushatën kundër Lulzim Bashës, pasi çedoi dhe tha se do t'i hapim listat dhe do besojmë tek vota e lirë si në parti ashtu dhe në zgjedhje.  

Ndaj dhe demokratët janë tërbuar me të. Problemi i Berishës tani është se po mbron një ligj që tani e ka kundër partisë, por pro vetes dhe pro Ramës, dhe po e mbron vetëm se ai ligj i siguron  kontroll të familjes në parti. Thjesht lista tani do bëhet tek zyrat e Shkëlzenit, meqë këto të Argitës janë sekuestruar. 

Dhe ky është gjithë problemi. 

Pastaj për të parë se sa demokraci ka në atë parti shikoni reagimet. Të gjithë ata që sulmojnë Berishën janë demokratë të thjeshtë që nuk kanë ndërmend të kandidojnë. Të gjithë ata që do kandidojnë dhe do përballen me këtë ligj, heshtin, se të gjithë shpresojnë se mund të kenë fat dhe t'i thërrasë Shkëlzeni në zyrë për ndonjë çmim më të mirë.  

Dhe kjo tregon realisht se si funksionon PD si një parti e familjes. Pastaj kush janë të nënës e kush të njerkës, kuptohet ditën e listave. 
 

22 Komente

  1. S
    Socialisti i fundit jo rilindas....

    Ne socialistët ( jo rilindasit), nuk e kemi problem fare t'a shajmë Ramën me çi mban pragu...... . Ndërsa, sado që ka qejfmbetje, demokratëve më mirë shaji nga nëna apo motra, por jo tu shash Berishën.... . Aa, këtu ata nuk durojnë dot.

    Përgjigjjuni
    1. 6
      60 vjec

      kavajsi nuk tha "per koken e mumes", por tha "per koken berishes"....e mbani mend ?!...koke fushate ka qene...rrezik eshte ne youtube...

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shkembi

      Sakte, por pavarsisht se kush fiton e kush humbet, listat e mbyllura jane pisllek qe ndyn akoma me shume parlamentin e ardhshem, duke e kthyer Shqiperine shekuj pas. Ndaj eshte detyre qe masivisht, te djathte e te majte ta kundershtojne.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Viron Panajoti

        Për këdo me mend ne koke ishte e qarte se dhënia bandës Berisha disa Kulla e të tjera Leje ndërtimi ishte rezultat i pazarit të ndyrë ndërmjet dy binjakeve siamez hajdut e diktator...narcista e të marrë (ndonjëri dhe pervers)... për ta shkallmuar Shqipërinë për ta bere prone te tyre... Me këto ndryshime te Kodit treguan se janë të pafytyrë dhe rrugaç te fëlliqur..... që vendin e kanë në Koshin e plehrave te Historisë bashke me Enverin dhe PPSH,.... Treguan më në fund se ishin të përzgjedhurit e Ramizit për ta ringjallur komunizmin... e këta e shpunë dhe me tej e kthyen ne feudalizëm si pronar të vetëm të saj...kot e kanë nuk do ta gëzojnë as ata e as partnerët e tyre të huaj që i mbrojnë, ndajnë plaçkën me ta e përbuzin racë shqiptare... Shqiptarë zgjohuni mos shkoni pas tyre !!!!

        Përgjigjjuni
      2. S
        Sanc

        Sot filluan lojrat olimpike. Aty ku do zhvillojne garen e tyre atletet me te mire te botes ne cdo lloj sporti, sidomos invidual por edhe si skuader. Aty ku shtetet tregojne se perparimi i tyre ekonomik apo demokratik do ishte nje vrime ne uje pa patur perioritet SPORTIN. Aty ku shumat ekonomike ne krahasim psh me futbollin jane te medha. Por Merua tek gazeta TemA nuk gjen dot te pasgjyroje kete organitim madheshtor botror as tek rubrika sportive e ketij portali. Mire qe atletike nuk kemi, mire qe cdo lloj sporti i kemi vene kapajun, por as pasqyrimin e tyre nuk bejme dot?! Si ka mundesi qe ketij pooulli nuk i jepni as te drejten e nje informimi normal pa le ta mesoni se atletika eshte mbreti i sportit. Politike politike politike dhe vetem politike. Sa turpppp

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kazani

          Fatkeqësisht ke të drejtë o Sanço! Por mqs nuk shumë për të folur për AL për lojrat olimpike. Dhe e kishte me urgjencë pak si duket "avokaturën" për Edin... (Me sa duket ashtu janë ca punë).

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kosta

            Po lexo Panorama Sport, o vlla ose Sport Exspres, përse lexon Temën...... . Shtypi është i ndarë.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sanc

              Pikerisht Kosta pikerisht kete qe ti mendon se eshte thjesht sport, une bashke me komentursit “ Kazani dhe Bato” po te tregojme( mesojme) se lojrat olipike nuk jane sport por jane emancipim shoqerie.

              Përgjigjjuni
            2. S
              Sanc(o)

              Me sa duket… haaaaa. Respekte!!! Ja kalofsh mire!

              Përgjigjjuni
            3. B
              Bato

              Sanc, sa mire u ndjeva kur e lexova kete status. Mendoja se vetem une e kisha kete opinion, por Jo, shoqeria e emancipuar e tregon veten edhe ketu, te neveritja nga politika, te deshira per sportin!

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sanc

                Respekte Bato. Shoresojme te rregullohen disa gjera… gje tjeter nuk na ka ngelur

                Përgjigjjuni
            4. I
              Iso

              Mero! Eshte e thjeshte dhe nuk ke perse e tjerr muhabetin,te dy e ndihmojne njeri tjetrin kur jane ne nevoje,tani eshte sali vuku dhe rama me dashamiresi e ndihmon.Te kujtohet kur rama thoshte se nuk e falim 21 Janarin por kur mori mandatin e dyte tha:ta leme salen ne pensionin e tije (ishte thirrje per drejtesine qe mos e prekni)dhe cuditrisht asnje medie nuk e kujton e ta thote cfare ka thene ai qe akuzonte babain se ja ka dhuruar nje djale me gruan e tij.Gezuar Mero e te pershendes!

              Përgjigjjuni
              1. .
                ...

                Një analizë dhe raliteti i sakët...

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sovrani

                  Zgjat e zgjat o Mero. Por nuk n'a the pse Edit i duhej ky ligj!? Prisja ta thoje por s'NUK! Po t'a them unë o Mero. E gjitha bëhet për mos të rrezikuar pushtetin dhe përsëri të rrij në po ato duar. Dhe duke qenë se Edi është avokati më i madh i Saleh-ut, është po ky që e mban majë ballkonit madje nuk është çudi që dhe sikur Saleh-u të vdesi nesër ta nxjerrin nja ca kohë te vdekur në ballokon dhe dikush ti tundi dorën ndërkohë që në sfond dëgjohen kasetat e tij të modifikuara (njëlloj si Sidi i Arragonës i vdekur mbi kal). Dhe siç thashë më sipër. Këta janë pjesë e së njëjtës së keqe që nuk rrojnë dot pa njëri-tjetrin. Përgjigjes, "Ku t'i kërkoj rrënjët e tua Parti" i gjeni tek Katowica. Bëjmë sikur zihemi, veç pushtetin mos me e lënë nga duart. Prandaj i duhet Edit (në ikje) ky ligj! Që të bëj "kaps" partinë e të mos pipëtij asnjë. Për hir të së vërtetës e kemi parë çfarë kanë prodhuar ato lista. Edi me Saleh-un mendojnë së janë shumë të zgjuar madje aq sa mendojnë së po jua hedhin edhe Amerikanëve. Por këtu mqs Saleh-u e ka mbyll kapitullin, po gabon më shumë Edi. I uroj shpejt Edit në ikje, secme këto ligje sado edhe pak oksigjen ti japi karrierës së tij. Edhe koha e tij ka mbaru! Edi ik! (Se do katandisesh si Salehu edhe ti, ai kishte ballkon në mes të TR, por ti do ngelesh brenda në bunker në mes të katundit)

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Patrioti cam i M...Bazes

                    Hallemadhi Mero, te shkoi jeta duke pare yjet e filxhan per te gjetur hallet e Pushteteve...

                    Përgjigjjuni
                    1. s
                      shtjefen palushi

                      nje tjeter PORDHE o mero..... sa fasule( Euro nenkupto) ke ngrene mo derzi?

                      Përgjigjjuni
                    2. T
                      Taulanti

                      Mero je një kirurg i vërtetë i politikës shqiptare, i ke zbërthyer në detaj. Argëtohem kur lexoj analizat e tua. Bravo.

                      Përgjigjjuni
                      1. d
                        detto tra noi

                        Halli i Rames eshte ke te zgjedhe ne vend te Nikolles : Spiropalen apo Cuc Bledushin! E para ja ka ngrene zemren me ate ulerimen "Edi Rama eshte Skenderbeu i shek. 21" thene ne shesh Skenderbej, i dyti i ka fut mik te forte, ate beshkejetuesen e tij Delina Ficon qe dikur Rama e ka pas ne perdorim.

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Një pyetje që rrmon në kokn e Gjek zvarranikut

                          Po sikur të ken tallur karin me Berishën dhe PDnë bashkë me listat e mbyllura t'ja japin prapa Lulit me vendim gjykate?

                          Përgjigjjuni
                          1. H
                            Hajdaros Penisos Vaginis

                            Eshtë dita e 4 që kemi ardh në Ksamil, hotel Denoel. Kemi paguar 400 euro për natë, në të cilën përfshihen mëngjesi, darka dhe shezllonët. Ajo për të cilën kemi mbet të shtangur është sjellja brutale e pronarit të hotelit ndaj pushuesve kosovarë. Çdo ditë nga të gjithë kosovarët që gjenden në plazhe ju është kërkuar t'i lirojnë shezllonët me qëllim se janë të ‘hotelit’, edhe pse pushues të hotelit jemi edhe ne dhe disa cifte afër nesh. Pushuesit kosovarë po trajtohen në mënyrë jo njerëzore nga ta. Turp.

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Dushani

                              Jav qifsha kryetaren e re te parllamentit o shiptar.

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Kris

                                Nje grup rilindasish kishin shkuar poshte ballkonit dhe bertisnin: O sali o hero gjithe rilindja ti te do,.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje