Për të gjithë demokratët që po mërziten me Berishën për listat 

26 Korrik 2024, 21:05Editorial Mero Baze

Të gjithë këta demokratët që po sulmojnë Berishën për mbylljen e listave në marrëveshjen me PS, duhet të kenë një keqkuptim të madh me Berishën për atë se çfarë i duhet atij PD në këtë moshë.

E para, duhet të kenë keqkuptimin që Berisha po bënte betejë me Lulzim Bashën se ai nuk paska hap listat dhe nuk ka lejuar më të aftët të hyjnë në parti përmes garës. Nëse vërtetë, nëse e kanë besuar këtë në vitin 2022, ata janë mendërisht të paaftë dhe nuk vlejnë dhe sikur të marrin 100 për 100 të votave të popullit. Ndodh që populli zgjedh rregullisht dhe budallenj. Ky nuk është rasti t’i shtojmë, se kemi boll.

Njerëz që kanë besuar një gënjeshtër të Berishës për herë të dhjetë në tridhjetë vjet, kanë probleme logjike. Nëse nuk e kanë besuar, por kanë bërë sikur, atëherë janë hipokritë dhe nuk është mirë të mbajnë leksione demokracie për Berishën tani, vetëm se e ndjejnë veten të rrezikuar të mos jenë deputetë.

E dyta, këta duhet të kenë keqkuptimin, që Sali Berisha kërkon një parti të mendimit të lirë, me fraksione, me ide që të luftojnë për demokracinë. Berisha do një parti për vete në pleqëri. Si çdo i moshuar që do të ndjehet i sigurtë që nuk e lënë vetëm, dhe ai ka ato frikërat e pleqërisë, se mos i thonë ik se “kjo është shtëpia jonë”, “s’ke më punë këtu” etj si këto. Do një parti me besnikët e tij, sado banalë të na duken ne. 

Dhe ka të drejtë. Atij Flamuri nuk i duhet për mendje, as Albana për sharm. I duhen të jetë i sigurtë që nuk është vetëm. Si ata pleqtë e pasur që mbajnë shërbëtorë të paguar mire, vetëm t’i rregullojnë gotën e ujit, apo gravatën, të mos ndjehen vetëm.

Nëse dikush ka keqkuptime të tjera për Berishën atëherë është shumë vonë për të qenë njeri normal. Le të shkojë. S'ia ka fajin Berisha. Berisha i ka dhënë gjithë jetën provat se kush është.

Por së fundmi, që është më kryesorja, të gjithë duhet të kenë parasysh dhe një moment solemniteti. Berisha ka tre vjet rrugëve, tre vjet betejë trup më turp me Lulzim Bashën dhe mbështetësit e tij, shumicën e të cilëve tani i ka pas vetes si ushtarë. 

Ka tre vjet që e izolojnë, nuk e thërrasin, nuk e konsiderojnë, edhe pse ai ulëret si qen i lidhur në zinxhir gjithë ditën.

Tani shajeni sa të doni Damianin, por ai ja krijoi një mundësi të ndjehet i respektuar. E uli në tavolinë si gjithë njerëzit e tjerë, i vuri para laps e letër dhe i tha “firmos dhe ti njëherë si kryetar i PD”, para se të vdesësh. 

Kjo është firma e tij e parë si kryetar i PD pas betejës tre vjeçare për shkatërrimin e saj. E ka ulur pushteti në tavolinë, i ka vënë një gotë ujë përpara, një letër, laps, dhe i ka thënë “hallall e paç se e meriton”. 

Dhe vëreni pak veten në vend të tij. Është ky qejfi i të përdorurit të firmës që të kanë dhënë. Se siç thotë Gon Duka, kam “edhe unë kam parti, po kam dhjetë vjet pa e përdorur, e mbaj në garazh kot”. 

Ky tani ka rastin ta përdorë. Ça rëndësi ka se përse po firmos. Atij partia i duhej, partinë ja dhanë. Tani lëreni ta shijojë. Shijojeni dhe ju që e ndihmuat! 

20 Komente

  1. k
    konservator

    Mero doktori eshte qendrestar I vertete kunder bllokmenave ,komunizmit edhe edvinit te zi te vuqiqit,krimbit korrupsjonit,inqeneratorit.rama ik,ik,ik.liri demokraci liri demokraci.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sylvinjo raku

      Ata Demokrate qe merziten me Berishen , jane ata qe i sherbejne Rama hajdutit ,

      Përgjigjjuni
      1. k
        konservatori i bllokut

        Doktori kur e nxori si anten e televizori edhe kur konservatori e pa e i the fute mrena o MASKARA

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qs

          Shum dakort E ka stërvit blloku e partia komuniste

          Përgjigjjuni
        2. L
          Loni

          Broçkulla të papërgjegjshme, të cilat thuhen për të mbuluar ato që bënë Edi Rama. Mero, nëse ke nder dhe të dhimbset demokracia, na thuaj, pse nuk i kërkon llogari si gazetar Edi Ramës, se cila është arsyeja që mbanë gjallë politikisht Berishën. Votat i ka për t'ja bërë pluhur e hi Berishës enturazhin e fëlliqur që mban rreth vehtes, pse nuk e bënë? A është i interesuar Rama për demokracinë apo vetëm për sundim? Ndaj lëre Berishën. Dy janë ata që mund t'a shkatërrojnë Berishën, Rama dhe SPAK. Por Rama bënë të kundërtën, e mbron. Dhe ti mbron Ramën, dmth mbron indirekt dhe Berishën. Dhe na shet pallavra këtu.....

          Përgjigjjuni
          1. n
            nacionalisti

            se kupton o hajdar... ironia e bazes ne gjithe kete shkrim pikerisht aty qendron... iu thote demokrateve shijojeni tani ate qe ndihmuat !!! ke ndihmuat Sali Lexhenden !!! Ok tani ta gezoni ate dhe Ramen ne pushtet... po ti kishte tregu karin Sali Lexhendes, tani do kishit ndoshta mundesi per te marre pushtetin... por ju nuk keni kar se jeni lepra dhe keshtu qe shijojeni Ramen ne pushtet dhe Lexhenden si kryetar pd

            Përgjigjjuni
            1. s
              shtjefen palushi

              Pershendetje Loqeve te Meros, debilizmi JUAJ nuk ka kufi....!!!!!!!!!! ashtu sic dhe tradhetija e Meros per 5 aspra.

              Përgjigjjuni
            2. © KENDVESHTRIM TJETER ©

              I duhet për të treguar se edhe non grata ai e ka PD-në. Lufta e tij kundër Bashës filloj kur e larguan nga PD-ja. Pranimi i PS-së për të biseduar dhe firmosur me të është fitorja e tij dhe humbje e saj.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Luani

                Aq mir i ke thënë e sterghënë o njesh sa ska të vejë .. po kërmat këfms ngelen .., le ti fshijnë bythën saliut..!!

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Franci

                  Berisha mire budallejte qe ka brenda ne parti Noka, Paloka, Balliu e co , por nuk ka pak budallej nga militantet trushpelare si komentuesit e mesiperm “Loni” dhe “ konservator”.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shkerdhim Palloshaj

                    Kryeminister shkerdhate, shtet shkerdhate, por me shkerdhate eshte populli qe e veton kete esadpashist pervers i cili tall bythen dhe karin me ta. Robte ku ti keni mor shkerdhata.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Aron

                      Une te njejten gje do e shkruaja jo vetem ketyre deputeteve, por edhe asaj pjese te popullates qe vazhdojne e mbeshtesin, edhe pse vec zi kane pare nga Saliu, pervec rrethit te tij te ngushte qe ia ka pare hajrin.

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Melazimi

                        Mirmrama shoke e ma shum shoqe. Po lajmrona pej plazhit te Kuksit. Plazha bosh pa turista. Paramenoni veq qadra kushton 1200€ per ni dit e ku jan heja e fjeta dyfish ma shtrejt. Mani mar shipeca kshu se marre duhet me ju ardh. Ju qift kina nanen.

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          E verteta qe dhemb!

                          Mero, po per listat e Rames do shkruash gje???

                          Përgjigjjuni
                          1. p
                            populli

                            Berisha sakrifikoi gjithçka per ti dhene Argites partine duke e legjitimuar si trashgimtare.Kjo eshte e gjithe historia.Pyetja eshte po Rama kujt do ia trashegoje ,apo do e mbaj vete deri sa te mbushe moshen Zaho ? Mos valle Shqiperia po shkon drejte nje republike presidenciale ,ku pas mandatit te kryeministrit Rama do te marre ate presidncial duke realizur endren e tij per monarki me nje model si Franca ? Kohe te erreta vijne ne nje vend ku vetem shteti ligjor mungon. Te gjitha vendet kane shkenca politike,tek ne ka vetem fakultet juridik ku te gjithe hajdutet jane bere juriste duke zaptuar thembren e Akilit ne nje vend qe duhet te zoteroje ligji dhe jo Maliqi.Po e mbyll me nje thenie te kahereshme te popullore :"Neve te na rroje mbreti ,qe na sjell habere nga deti"!

                            Përgjigjjuni
                            1. o
                              opozitari i opozites eshte rrogetari i qeverise

                              Kush eshte opozitar i ketij Regjimi nuk pyet per Lista te hapura a te mbyllura por shko atje ku eshte ajo, opozita reale ndaj atij Regjimi. Keto alibi me lista jane ca perqasje koti te atyre qe duan te vdesin nen Regjim e duke i sherbyer atij.

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Deda

                                Sh mir Mero po ke harruar dhe diçka. Ke harruar që E-di Rama ka thënë që nuk bëj e komentoj asgjë me non gratën, hajt tung

                                Përgjigjjuni
                                1. r
                                  rita

                                  Shume bukur pikat per Berishen por e ke diftue injorancen me ate "gravate" I thone "kravate" ore i uruar!!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. B
                                    Besimtari

                                    Sakte......

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      Martin

                                      Shqiptari njeh vetem Kanunin Fisnor, te gjitha regjiemt e tjera te qyteterimit i ka deformuar, sic beri edhe Bllokun ne kohen e Socializmit, tani ben gratacelat e Berishes.

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje