Dëgjova shumë komente dhe mbi të gjitha komentin e kryeministrit Rama për fjalimin e një vajze të re të quajtur Helena, përmes të cilës donte t’u thoshte “rivalëve” në PS të mos lodheshin kot, se ai do dilte në pension kur të bëhej gati Helena për kryetare të PS.
Ishte një gjetje e mirë për t’u thënë të mos ziheshin për pasardhësin. Por meqë kam shumë vite mbi supe duke u marrë me politikën shqiptare dhe Helena është moshatare e fëmijëve të mi, ja lejoj vetes t’i jap disa këshilla.
Guximi për të lexuar një tekst aq të mirë, në atë moshë, ndonjëherë të bëhet problem gjithë jetën, pasi të mbush mendjen se fati është në anën tënde, dhe ti tani do bësh karrierë politike.
Kjo vlen për vendet me traditë në karrierën politike. Madje vlente dhe në komunizëm. Por më beso që nuk vlen në këtë Shqipërinë tonë politike. Në këto 34 vjet pluralizëm, ata që i kanë mbijetuar karrierës politike janë një pakicë anekdotike, përveç kryetarëve të partive. Ata po. Ato nuk ikin dhe mos ikjen e konsiderojnë karrierë.
Këtu as kryetari i shoqatës së gjuetarëve nuk ikën, as kryetari i shoqatës së ujërave, as kryetari shoqatës të verbërve, nëse nuk vdes.
Kush është zgjedhur më 1991 nuk ikën nga posti për shkak të karrierës. Ikën nga mosha, ose arsye të tjera, jo politike, siç është tani drejtësia.
Prandaj harroje atë tekst që lexove aq bukur. Mos e merr seriozisht se do çosh dëm pjesën më të bukur të jetës tënde.
Dil me shoqet e shokët e tu, bë jetën tënde si e re e lirë në këtë vend, përpiqu të bësh një shkollë të mirë përveç Akademisë Politike të PS, që ka emrin e një dëshmori në moshën tënde, që me gjasa e vranë shokët e vet komunistë.
Dhe kur ti bësh gjithë këto, përpiqu të bësh një punë serioze. Sidomos përpiqu të kesh një zanat që të bën të pavarur nga politika në çdo kohë.
Politikani nuk është zanat në Shqipëri. Është argat!
Nëse dikush të zgjedh të bësh punë si politikan, dhe ti e ke me qejf, quhet fat. Përndryshe mos u dëshpëro, se nuk ja del dot të bëhesh përmes karrierës.
Nuk ka shembuj karriere politike në Shqipëri, nga të rinjtë që ja dalin vetë. “Mjaft” ka qenë grupi më i suksesshëm të cilët në momentin që shumica u shkrinë me PS, dhe një pjesë me PD, humbën identitetin e tyre dhe shumica kanë përfunduar si mish për qentë e politikës.
Prandaj mos e merr seriozisht fjalimin tënd. Kjo ka shumë rëndësi për të ardhmen tënde dhe të brezit tënd.
Mos merr seriozisht as parashikimin prej orakulli të Edi Ramës, që do të jesh kryetare e ardhshme e PS.
Nuk e kishte me ty. E ka me ata që ka në pushtet, që kacafyten me njëri- tjetrin, sikur është hapur lajmi që ai do vdesë pas gjashtë muajsh e duhet një kryetar i ri. Është duke u thënë që do të jem gjatë këtu, derisa të rritet kjo vajza.
Kjo mund të të kthehet më shumë në fatkeqësi se sa në fat në politikë. Prandaj injoroje! Është pak a shumë si fotografia e mikut tim Fatmir Xhafaj me Enver Hoxhën në vitet ’80, në një nga parakalimet e fundit të festës së 1 Majit. Akoma nuk i ndahet si fatkeqësi sa herë duan ta sulmojnë.
Të siguroj se dhe ai ka ndenj pa gjumë disa ditë me siguri pas asaj fotoje, duke menduar që tani do niste karrierën dhe ajo foto mund ta ndihmonte në jetë. Vetëm sherrin i ka parë asaj fotoje.
Dhe së fundmi, dua ta të them se shembulli më i mirë i gjithë këtyre që të them është Kongresi i sotëm.
Unë që kam 34 vjet që shkruaj çdo ditë për politikën, si rrallëkush në këtë vend, nuk i njihja tre drejtorët që u bënë ministra. Ata mund të jenë më të mirë se ata që zëvendësuan, por një ditë më parë nuk i njihja.
Kjo do të thotë që nuk vlen marrja me politikë, nuk vlen karriera politike, nuk vlen kontributi politik për t’u bërë dikush, qoftë ministër, deputet, e aq më shumë kryetar partie.
Rri e qetë se fati mund të trokasë papritur dhe mund të bëhesh dhe deputete, dhe kryeministre, dhe presidente.
Shumica e këtyre posteve në këtë vend, janë kryesisht aksidentale. Kemi bërë presidentë me zor, kryeministra me zor, deputetë me zor, ministra me zor. Vetëm kryetar partie s’kemi bërë me zor. Ata as i kemi hequr dot me zor. E ke shembullin e atij plakut në penxhere.
Ndaj merre qetë. Harroje atë fjalimin. Po qe se fati është me ty, do të trokasë në derën tënde. Por mos e merr seriozisht t’ia arrish përmes karrierës. Nuk ka funksionuar deri më sot. Fundi i Kongresit ishte kundër fjalimit tënd.
Vetëm nëse ti e vret këtë Kongres, e vret këtë fjalim, dhe këtë kryetar që të premtoi stafetën, atëherë mund ta bësh vet fatin tënd.
Por unë nuk shpresoj se do të arrij ta shikoj këtë gjë të ndodhë.
E bukur! Bravo! "Politikani nuk është zanat në Shqipëri. Është argat!" Kjo eshte me e bukura!
Shum e saktë por problemi është se ajo nuk e lexon opinionin tuaj.... Lexon vetëm veprat e liderit global....... Piiiikë e zezë, çfarë rrit kjo tokë...... . E dëgjova vajzën. IQ 65. Budallaçkë nëqoftëse i beson ato që tha.
Helena , liederi global nuk e ka me ty, kjo eshte e sigurt, e ka me te tijet ndiqi keshillat e meros. Por edhe Merua nuk e ka ty, e ka me liderin global. Eshte i merzitur qe gjithe klani i erion fikut qe nga taulant balla iku per lesh. Te gjithe ministrat jane klani i ballukut. Ti helena je nje njeri normal anonim me nje inteligjence jo shume per te pasur zili , dhe kjo te ben me te brishte ne perdorim.Nga neser arestimi i lal fikut nuk eshte me cudi, por edhe po nuk ndodhi ai eshte i mbaruar politikisht, eshte fiks simetriku i lul bashes , koco kokedhimes etj zarash qe rama i perdor. Mero mos e kruaj shume edhe ti me liderin global se perfundon ose si Fania ose si Kocua se ty nuk ka kush te te dali ne krah.
Ja pra Mero, këtë presin nga ty të gjithë ata që ju dhimbset demokracia. PS ka rënë në dorën e dikujt i cili ka kurajon, që, edhe pse ndodhemi në demokraci, sillet në këtë formë në ushtrimin e pushtetit, sa dhe Enveri e Kim Jong Un do dukeshin demokratë të kulluar përpara tij edhe pse operonin e operojnë në kushtet e një sistemi diktatorial. Mënyra e sundimit të Edi Ramës dhe Berishës duket tejet e shëmtuar për faktin se ata sillen si diktatorë në kushtet e sistemit demokratik duke bërë me këtë rast një dëm të pallogaritshëm, sepse e njësojnë sistemin demokratik në sytë e popullit me sistemin diktatorial, duke fshirë brutalisht dallimet midis tyre. Është ky dhe vetëm ky shkaku pse njerzit nuk kanë më shpresë dhe ikin nga sytë këmbët nga ky vënd i mallkuar dhe dënuar për t'u udhëhequr përjetësisht nga fëlliqsira diktatorucësh, të cilëve ju duket sikur kanë kapur qiellin me dorë kur sundojnë me dorë të hekurt përkrahësit e tyre dhe këtë popull të shumëvuajtur.
Islamo-komunistat, janë njerzë primitiv dhe pa vdekë nukë lëshonë pushtet, kjo ështe ku do në botën lindorë jo veç në Shqiprie. Njerzit më mirë të votonë për Adriatik Lapajn.
Ti qenke copa e gomarit. As e ke kuptuar dhe as ke për ta kuptuar idenë e artikullit sikur ta lexosh edhe 100 herë.
hahahhahahahhaahhahahhahaaaaaaaaahahhhhhhahaaa ky qenka rrote kari komplet haahahahahahahahahaaa
Kështuë ndodhë ku do, në vendet atokratë dhe islamo-komuniste, cirk dhe tallje pa fund me popullin dhe instutututsonet shtetrorë.. Se pse një individ ështe Shteti. Le të votome për Adriatik Lapajn.
Ne kete shkrim,mero,je prezantuar,si nje orakull i filozofise praktike,ne kete mut vend.Bravo!
Ne kete shkrim,mero,je prezantuar,si nje orakull i filozofise praktike,ne kete mut vend.Bravo!
Ne kete shkrim,mero,je prezantuar,si nje orakull i filozofise praktike,ne kete mut vend.Bravo!
nuk shpreson o loqe, se je mut...... dhe nese karucet nuk me lene te ta them te verteten, karucet .........sado karuce, e ndjejne qe nuk je me Mero, por muti i Rames...
Shkrimi me i sinqert dhe i vertet Nuk do çtete them o Mero inat te kam por nuk ka nje te dyte ne vendin tone si Ju
Eh more Mero, ke le per publicistikë. Me ta pasë zili, ky shkrim. Je Mentor dhe Baba i mrekullushem.
Shume e bukur dhe domethenese.
- Mero shume nota pesimizmi ke percjell ne kete shkrime , jo te gjithe do behen kryetare partie por çdo-kushe vendos nje tulle ne murin e demokracise . - Egoja per te qene kryetar , pronare ka bere qe sot nuk ka hidraulik ( dhe nje qe ishte shkoje ne parlamentin europien ) nuk ka profesionist . - Inkurojo ...
Keto keshjlla dashakeq mbaj per vete. Helena e mendon vete çfare do beje. Ajo eshte nje kuader me perspektjve per PS-te.
O Kutuzov i Rusisë.Nuk është për kapacitetin tënd shkrimi i Meros.Bile të gjithë shkrimet e tij.Prandaj mos i lexo se nuk i kupton dot.Mund të pësosh shpërthim kafke nga sikleti.
Bravo. Super shkrim. Ca kuptimi ka te antaresohesh ne nje parti per te bere karriere nderkohe qe cfare i shkrepet ne koke dikujt, behet neser...
Sot ke folur bukur o I madhi Mero, kete shkrim nuk e duan 4 ose 5 kryetarokrate ose kryekarë partie. te gjithe si enveri vetem varri I zhgul nga kolltuku I ngrohte dhe fitimprures.
Sot ke folur bukur o I madhi Mero, kete shkrim nuk e duan 4 ose 5 kryetarokrate ose kryekarë partie. te gjithe si enveri vetem varri I zhgul nga kolltuku I ngrohte dhe fitimprures.
O Mero morri. Qemal Stafën e vranë pushtuesit italianë në bashkëpunim me spiunët e tyre " nacionalistë ", që ti dhe shumë palaço si ti keni 34 vjet që i ngrini në piedestal. lehjet e tua të pandërprera 34 vjeçare në shërbim të sunduesve të radhës janë pasqyrë e qartë e kalbëzimit tënd moral. Kaq për sot.
Hahaaaaa rrofsh meroooo. Qeshaaa. Mire ky qe do rrije 100 vjet akoma( sipas tije) po ti c’ke?! Shume i merzitur qenke me ndryshimet e reja
Mero di te shkruaj edhe ndryshe! Ja nje per ata qe e kritikojne atë, se prej vitesh çdo dite ai në editorialet e tij, shkruan vetem per Berishen. Vertet me ate e ka, dhe mire ben, se mesa duket qellimi i tij eshte t'i beje njerezit, sidomos qorrat qe kane shkuar dhe ende i shkojne pas se fundi i tyre do jete bashke me fundin e pashmangshem te "lexhendes" se tyre. Ndaj, nuk ka pse kritikohet Mero, per me teper që në ka njeri qe e njeh mire Berishen, bile nga shume afer, eshte ai.
Shkrim i mrekullueshem. Ne nji shkrim Mero i ka thene te gjitha. Bravo. Eshte fare e lehte te shashe sic dolen ca dangalle te PD (Enno, Kellici etc) Por do mendim te gadasesh edhe pa share dhe anatemu!!!!
Ne nje bisede miqesore me nje avokat, por qe ketu ne Zvicer njihet me shume si politikan e pyeta,se nese mundej te perfaqesonte ne gjyq nje mikun tim per disa probleme qe ai kishte me bisnesin e tij,ai me dha nje pergjigje shume te hapur,ndoshta dhe nga pak vere qe kishte pire,me tha,mund ta segjeroj te nje shok se eshte shume i afte,nese une do isha i afte si avokat nuk do merresha me politike,edhe keta tanet nese do te ishin te afte ne ato profesione qe kane bere shkollat nuk do merreshin me politike,po ti shikosh jane si dru qe nuk bejne dallim nga doktori Mul Noka e profesori Nard Ndoka.
Nuk më pëlqen pesimizmi jot, sepse e merrë shabllon karierën politike. Ajo nuk kërkoj të bëhet dikushi, ajo thjesht tha: do punoj që dhe bashkëmoshatarët e mi të bëjnë diçka të mirë për këtë vënd. Ajo kishte besim te ardhmja dhe ti nuk mund t'ja heqësh, sepse kështu apo ashtu ka ndodhur. Sejcili ka të drejtën e tij të shpresoj e besoj që me punë dhe angazhim mund të eci. Shkrimi juaj është rrufe goditës, në një kohë që Helena ishte e qartë dhe e pastër në mendimin dhe rrugën e saj për të studjuar në informatikë, për të punuar dhe angazhuar në politikë njëkohësisht. Unë i uroj suksese Helenës, e vetmja që më tërhoqi vëmendjen në mendimet e saj, në sinqeritetin dhe pastërtinë e saj shpirtërore. Nga Italia
Kosova e fitoi edhe nji medale olimpike e ju shipecat e shypnihones hala po merni me pordhat e Ramzi shjaut. Ja qift China nonen.
Me na qi Kina nuk eshte keq,shteti madh eshte,po si i bohet kur qin grun e vllaut e ciken e tezes si ju ne kosove.
Kosova fitoi medalje dhe parate ja jep shqiperia
Mero edhe ta kishje gocen tende nuk do ja qendisje kaq bukur kete kritik te embel kesej embelsires qe quhet Elena Kaci. Fjala e bukur qe me pelqeu, shiko jeten tende, jetoje jeten ne moshen me te bukur qe je me shoqet e tua. Dhe mos u mere me intrigat e poliqeneve te ketij populli.
Politika e pist e e shitur e Kosoves,,,e prodhoj Faton Hajrizin qe serbia ta dhunoj dhe ta shfrytezoj politkisht kunder nesh,,,, Hajrizi nuk ka ikur nga burgu 10 her se ishte i shkathet,,,,,sepse po te ishte nuk do te zihehj 10 here,,,,, Por e ndihmonin te ikte,,,qe mos te dilte kurr nga burgu,,,,,,,Mister mbetet qka mshifej pas ketije rasti,,,,,, Definitivisht duhet te dihet,,,,,, JUSTICA e Kosoves qe 25 vite veetem paguhet nga taksapaguesit e Kosovs,ama ashte ne dur serbe,,, Definitivisht duhet HAPTAS te thuhet,,,,,,,,Kosoven e shkaterruan "VLERAT e LUFTES,,,,,,ata qe e "V rane" Uck qe ne Tirane,,,,,,dhe Bashkesia islame BIK me ne krye njeriun e Hashim Thaqit ,Naim Ternaven Kush shpalli dite zie ne Kosove per kete rast,,,,,,,qka tentohet te mshifet, Pse Rdojcicit nuk i ngritet aktakuza criminele,,,,,,kush po e ndale kete,,,,,,,kur kemi gjykata te pamevarura,kinse,,, Kush ashte mik i Rdojcicit ne Prishtine,,,,,,,kush i shkonte te shtepia e tije,,,,,,?.......pse heshtet tek ne ,,,,,,ku jan prokurorte shkerdhata shqipetar.
Per vajzen.:- Aromen e kane per zanat trendafillat. Per politiken shqiptare:-Lufta qindvjeçare ishte e tmerrshme, me shume se gjysma e ushtrise vdiq nga pleqeria.
Ore Mero Po çi kini keto qe thoni: Ate mund ta kene vrane shoket e tij komuniste. Qemal Stafen e vrau Enver Hoxha Ne nje radio kombetare dy djem qe drejtonin nje emision me kenge e humor,njeri pyeste : Ore Myslym Shyri ka qene deshmor apo horr ? Tjetri zgerdhihet e thote deshmor,deshmor Ne nje emision investigativ e humotistik,ne nje tv kombetar,drejtuesit e emisionit tallen me veteranet e luftes,etj.. Më respekt per deshmoret,per heronjte,per luften. Te marrim shembull amerikanet per vleresimin e tyre.
Me kete shkrim "per te shkruar" te Ka terhequr kerraba nga zanati yt I gazetari, nuk jam kunder, por shembulli I Veliajt, Spiropalit, e tjere ta kundershton. Po flas per PS, partite e tjera Jane reparte apo pika ushtarake ne terren!!!
Edi Rama erdhi nga hici o Mero dhe u be kryetar megjithese ja nxine jeten, edhe fotot e koqeve te tij ja nxore o Mero ne faqe te pare dhe i gjete babane e djalit. Apo harrove? Megjithate ai ja doli, edhe fitoi dhe fiton. Problemi nuk eshte se ne parti nuk ben kariere por nuk duan te luftojne per te bere kariere. Ja pershembull Luli qe ti fort e fryve te plasi ne dore. Te jesh antare ne nje parti nuk te sigurohet posti kryetarit nje dite, duhet te luftosh dhe ta fitosh. Jo te kopjosh ate apo larg qofte si keta ne PS qe edhe kane filluar te lene mjeker e te vishen si Rama. Jo si Luli qe te erdhi nga Hollanda ne zyre dhe e ben minister e me pas e ben dhe kryetar me titull por nuk dinte ta bente kryetari dhe nuk fitoi nje betej. Kshu qe lere gocen rehat te enderroje se te siguroj qe rinia nuk eshte budallaqe qe ti mendon. Na je bere si veteranet anti-fashiste ne kohen e komumizmit o Mero, ja qe edhe ti u plake se bashku me Ramen e Saliun. Pervec ndonje pordhe anti-komuniste nuk te degjon me kush.
Për Meron Helena është sebepi për të treguar se çfarë është e si është politika nē folenë e shqiponjave pa shqiponja por dingas me korba. Nëse Helena kupton gjë nga ky shkrim, atëherë gjëja e parë që duhet të marrë vesh është fakti që filloi të përdoret, qoftë edhe si personazh në rolin e pexheres që të dëgjojë dera.
Mire e ke ti o Mero, po keto biba ashtu e mendojne politiken. Fol dy fjal te bukura edhe hap shalet.
Shkrim i goditur! Nga te rrallet! Nje shkrim edukues dhe emancipues! Mbas kaq shume kohe dhe inflacioni te larte , abuzues me fjalen publike!
Eshte e re, ndaj nuk ka memorie te kujtoje qe cdo 2 vjet krijon nga nje platforme per te rinjte qe i perdor per fushate dhe pastaj kismet. Shiko Freeshin, e shkriu fare si strukture. Pse te mos rrime 100 vjet ne pushtet tha diktatori,sikur ia ka lene Aneta me testament
Pellisni ne stadiume o shqiptare te mjere: " O sa mire me qene shqiptar oheeeer, oheee".Ministri i mbrojtjes Piro Vengu minoritar grek nga Gjirokastra, ndersa Shefi i Shtabit te Ushtrise, minoritar bullgar nga Shishtaveci. Beni shqipen me duar ju patriotet e stadiumeve. Shipeca.
O, miku im, Mero! Ndonje nga keta patronazhistet edhe mund ta censurosh. P.sh. kete Nolin qe e ditka se Qemalin e vrau Enver Hoxha. Qemali, ne perpjekje per tu shpetuar italianeve, kur mbeti pa fisheke, me te fundit vrau veten. Kete e ka thene edhe w fejuara e tij, Drita Kosturi. Shkrimi eshte i mire, por nuk duhej ta mbyllje me Berishen...ose, te pakten, te flisje dhe per Ramen. Nejse, une te vleresoj, prandaj nuk po flas me shume.
Nje e vertet e thene thjesht,shteruese,therese dhe Shume e dhimeshme per Shqiperin
Saktë!
Welcome back, Mero Baze????!
Kanceri I demokracise ne Shqiperi jane 1 njeshat e partive.Jo demokraci qe ska por perdhosje ne maksimum te njerzve te afte.Scandalet VA zhdojne .....duhet ndryshim rrenjesor por e veshtire.......
Ku eshte e keqja, kur nje vajze si Helena Koçi, e talentuar per te ecur ne nje fushe kaq problematike?! Helena mund te jete e lindur per te qene nje e tille dhe shanset qe te gjithe jane. Lereni vajzen ne lirine e saj te zgjedhjes! Porosite per shkollim, perveç Akademise Politike Socialiste jane te vlefshme, ndersa erresimi drejt politikes eshte pesimizem i injektuar nga ju, i nderuar Mero, pavaresisht se ka te verteta me lopate per njerez cinikë, tmerresisht te veckël, interesaxhinj dhe te rrezikshem gjithashtu, qe nuk i shkeputen dot kolltukut deri ne vdekje. Keshilla me e mire do te ishte te mos i ngjaje asnjerit prej tyre! Nga do te na vijne politikanet, per te na qeverisur kete vend, Mero? Nga importi? Jo! Helena, ec perpara! Mos i degjo shume mediat. Disa nga personat mediatike jane njelloj si ata politiqenet, qe zihen si zagaret, largohen nga kryetarllëku vetm kur vdesin...
Kur dy zonja ne moshe bisedonin per "suksesin" ne karjere te vajzave te tyre jashte Shqiperije, e dyta pasi degjoi superlativat e te pares per vajzen e saj, me naivitet i pergjigjet: "edhe vajza ime kurve eshte, por ti e tregon shume bukur karjeren e vajzes tende". Nuk e kam aspak me vajzen, por me z. Baze (jo ne sensin pezhorariv) qe rendit aq bukur gjerat qe te gjithe i mendojne por shum pak jane ata qe i thone ose i shkruajne !
Mero ky shkrim nuk paraqet nivelin tuaj. I lexoj gjithmon shkrimet e tua po te me falish ky shkrim duket si ato shkrimet e atij patronazhistit të SALI karaxhiçit ( Dervishit........) që nuk pranon komentet e të tjerve.
E ke qare Mero keshille me mend. Vec me shkolle e pune behesh i pavarur. Po e lidhe jeten vec me politike qe ne rini eshte si ne tenis . Sterviten mijera por njeri del kampion. Mjafton nje dhimbje kyci dhe perfundon roje palestre. Goca te filloje stervitjen te behet gati per mitingjet mbas 10 vjeteve , kur te ike Rama.
Je hidhnu z. Baze per marreveshjen qe beri Rama me Saliun qe garanton PD ne duart e Saliut dhe pushtetin e katert te Rames. Nuk ke cfare i ben gomarit dhe i bie samarit thuhet nga anet e tua. Rama ka te meta edhe do bej mire te kerkoj falje popullit jo vetem per deputetet por edhe per ministrat qe ka zgjedh kete mandat. Por vazhdon te jet 100 vjet para te gjithe te tjereve ne ide, ne strategji dhe vizion. Mbetet e vetmja zgjedhje dhe alternative per Shqiperine.
Se kuptoj kete Meron ? Kur "keshillonte" Saliun ishte demokrat .Tani me Ramen dhe Xhafaj qe i pikon loti per ta ,çfare eshte ? Se eshte kthyer pas per te bere perpara duke e zhveshur Xhafen nga ishkomunistizimi. Ehe, eshte lavapjate ku te gjithe te zezat kur lajne duart i hap ky gojen ne lavapjate dhe i perpunon e i rafinon ku te pastra nga ish padroni dhe padronet aktuale
Keshille e mire per vajzen. Prite fatin mi goce, nuk i dihet!
Kace dhe Jo Kaci, Mo's u nxitoni per te bere shkrimin, informohuni sakte.
你的風箏中國農能 --> qe dmth jau qift Kina nonen. Haaaaaaaaaaaaaaaaaaa.
Mos eshte Helena Kaçi familjare me Alma Kaçin e videos nga Kukesi?Po pyes per nje shok!
Paternalizem fallc i Meros qe te kujton Trump-in kur sulmoi aktivisten e mbrojtjes se mjedisit, 16 vjeçaren suedeze. Deshira per te qene fjala e fundit ne cdo fushe, sindrome tipike enverjane, ashtu si edhe ky shkrim, tregojne vetem luhatjet e reja ideologjike te Meros, pergatitjen e tij per te "riorientuar" shtyllen e tij kurrizore!
Boll e lëpit Meron, ashtu siç mund ta pështyni nesër o njerëz. Mero se je në moshën e djalit tim, herë tjetër dëgjoji gjërat nga fillimi. Helena që ti nuk e paske dëgjuar tha që jam studente për informatik në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, pra nuk i var shpresat tek Akademia Politike e PS. (AP e PS). Ajo i arrin gjërat, ato pak që ka arritur, me fuqit e saj. Shkollohet, studion dhe punon, pra ku e pe ti që pret nga AP PS? Le ta bëj dhe akademinë, se bëhet e aftë më shumë dhe ishalla shkëlqen dhe në politik. Pse i prisni hovin Helenës? Ne ankohemi pse këta politikanët kështu ashtu, pse nuk ju tregojmë fëmijëve tanë se duket hyrë dhe në politikë kontribuon që vendi të bëhet më i mire, e kjo bëhet nga bijtë tanë të mirë shkolluar në shkencë, ekonimi… edhe politik. Këtë vend do ta bëjnë ata që janë më të zotët se nuk do tha lëm në dorë horrave.
Partia Socialiste ka krijuar dy akademi, atë të Barinjve dhe Akademinë Politike të Partisë. Në akademinë e barinjve mësohen barinjtë si t'u shërbejnë deleve, kurse në akademinë Politike mësohen delet si t'i shërbejnë bariut. Ndaj mendoj, se ju zonja "mësuesja" me të drejtë shqetsoheni kur thoni se vajza nuk e mbështet jetën e saj vetëm në akademinë politike të PS, por studion edhe për Informatikë. Por gjykojë se Merua, ashtu si edhe Rama nuk e kanë shumë (për të mos thënë fare) mëndjen tek Helena, për t'a Helena shërben si detaj, si element për diçka që s'ka të bëjë fare me fatin e vajzës, për të cilën ti shqetësohesh. Jemi në fushën e politikës zonjë e nderuar, një fushë e cila nuk mund të luhet nga aktorë që nuk kanë djallin në brëndësinë e tyre, siç jeni ju.
O mos vdeksh kurre o Nard Ndoka se te shkoi gjithe jeta kryetare
Helen ! Dëgjo Mero Bazen ! Edhe unë i jap të drejtë .