Presidenti po kërkon përgjegjshmëri për viktimat e mikrokredive 

1 Gusht 2024, 20:04Editorial Mero Baze

Presidenti i Republikës është përfshirë në një debat publik me guvernatorin e Bankës dhe Ministrinë e Drejtësisë, duke kërkuar të rregullohet kuadri i përgjegjësisë për institucionet mbikëqyrëse të tregut financiar dhe përmbaruesve, pas skandalit që shpërtheu me masakrën që është bërë me qytetarët nga shoqëritë borxhe mbledhëse, të licensuara si institucione mikrokredish, dhe bandat e përmbaruesve shqiptarë.

Zanafilla e problemit ka nisur nga viti 2015, kur në Shqipëri institucionet ndërkombëtare kanë pasur shqetësim lidhur me borxhin e keq në bankat e nivelit të dytë dhe kur, sipas praktikës së shumë vendeve perëndimore, ky borxh ju shit kompanive të licensuara për mbledhje borxhesh. Kështu formalisht bankat e nivelit të dytë e nxorën nga portofoli i tyre borxhin e keq, por ai ju përplas në fytyrë konsumatorëve pa përvojë dhe të pambrojtur shqiptarë.

Banka Kombëtare mori përsipër të krijojë një kuadër mbikëqyrës për shoqëritë e vjetra të mikrokredive që ishin në treg, duke lejuar ndërkohë të krijohen dhe shoqëri të reja, të cilat si kapital kishin borxhin e keq.

Kjo bëri që në treg të mbijetojnë shoqëri hiena, që u lidhën me bandën e përmbaruesve dhe shumëfishuan fitimet nga një anë, duke dhënë kredi me interes të lartë për të shlyer kreditë e vjetra dhe nga ana tjetër duke përdorur përmbaruesit për t’i falimentuar viktimat.

Këtu ka filluar të ngjizet skema skandaloze që na u shfaq tani si masakër mbi qytetarët.

Në vitin 2017, Ministria e Drejtësisë, drejtuar nga Gazment Bardhi, miratoi një vendim që praktikisht masakronte bankat e nivelit të dytë, pasi i detyronte ato të paguanin një tarifë shumë herë më të lartë për përmbaruesit paradhënie, një tjetër hallkë ligjore gjobëvënëse, një shërbim totalisht klientelist ndaj bandës së përmbaruesve privatë.

Ministria e Drejtësisë, e cila duhet të mbikëqyrte veprimtarinë e përmbaruesve privatë pas shumë ankesave nga qytetarët, ka bërë një kallëzim në vitin 2020, kur ishte ministre zonja Gjonaj, por që ka rënë në vesh të shurdhër. Asgjë më tej.

Sot që situata është e qartë se çfarë ka ndodhur, të gjithë aktorët politikë janë përfshirë në debat, secili për të dëshmuar përgjegjshmërinë dhe përgjegjësinë e tij.

Presidenti i Republikës, duket qartë që po përpiqet të bëjq detyrën e tij duke treguar përgjegjshmëri lidhur me fatin e qytetarëve dhe qartazi ka pikëpamje të ndryshme me Bankën e Shqipërisë dhe Ministrinë e Drejtësisë për çështjen kryesore, atë të mënyrës se si do të mbrohen viktimat e kësaj masakre. Është kjo arsyeja që ai i drejtohet Parlamentit, pasi ai kërkon akte ligjore që të mbrojnë qytetarët.

Parlamenti i konsumoi procedurat e debatit me guvernatorin, por kjo nuk e zgjidh problemin.

Skandali që ka ndodhur kërkon një veprim energjik ligjor, për të shpëtuar çfarë mund të shpëtohet nga viktimat dhe për të vendosur rregulla të qarta për të ardhmen. 

Dështimi i institucioneve mbikqyrëse si mbi përmbaruesit, ashtu dhe mbi shoqëritë e mikrokredive, është evident. 

Drejtësia ka punën e saj me hetimin dhe zbardhjen e problemeve ligjore. 

Presidenti është duke i kërkuar Parlamentit dhe politikës shqiptare të veprojë për një kuadër ligjor të qartë dhe të përgjegjshëm për këtë skandal. Qeveria po ashtu duhet të bëhet nismëtare e këtij kuadri ligjor. 

Edhe pse në përmasa shumë më të vogla se piramidat e ‘97, skandali humbet besimin e qytetarit tek shteti dhe institucionet dhe duhet rikuperuar urgjent. 

Deri tani ka vepruar vetëm drejtësia dhe vetëgjyqësia. Në fakt duhet të veprojë Parlamenti dhe Qeveria, që të zgjidhë përfundimisht fatin e viktimave të kësaj skeme zhvatëse, në sytë e të gjithëve.

15 Komente

  1. D
    Drejtesia duhet te meret

    Krime ....microcrédit jane si firmat piramidale shteti duhet te nderhynte heret jo ti toleronte , prokuroria duhet te nxjeri responsablet para drejtesise , microcrédit kane filluar ne indi te gjithe i dinin pasojat pse u lejuan ?.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Skenderbegasi

      Bankat japin borxhe paret e shqiptarve dhe mbajne interesat per vete. I vetmi ndryshim "themelor" ne bankat e Shqiperise eshte se nga nje stilolapes i lidhur per firmosje, tani eshte i zgjidhur.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Emigrant

        i Nderuar Mero Baze:E lexova me Interes Shkrimin tuaj..si perhere..por ajo qe do te Shtoja eshte: 1-U TMERROVA kur mora vesh se ne Shqiperi keto Banka "te nivelit te dyte" sikur se i Quajne,u "japin" Kredi NJerezeve te thjeshte dhe Hallexhinje,por jo vetem Hallexhinjeve por si: A-i interesuar shkon direkt te sporteli i Bankes dhe "Zonushja zemergjere" pa Harruar te themi edhe nje Bukuroshe e pispillosur,dhe me Buzeqeshje Joshese...tregohet Plotesishte e gateshme te "Zgjidhe Problemin !" e Hallexhiut ne menyre Diskrete..pra Pa Burokraci i thote me Jep Karten e Identitetit,dhe akoma pa e Pyetur per te Ardhurat Mujore,..Punon apo nuk Punon..apo "Mbledhe Kanace"...i thote se Banka ne te cilen ajo Punon i jepe Hallexhiut menjehere 1000-mije Euro...me aq apo kaq perqinde..keto i thote shpejte e shpejte..dhe Nuk i thote ASGJE, mbi Kushtet e Kontrates...qe edhe vete i Interesuar nuk eshte i Interesuar ti degjoj..por ky eshte Vetem Fillimi.. Klienti Hallexhi..pasi "NGROHU" XHEPIM ME 1000-mije Eurot...Mendoj se ja Hodhi Paq por Pikerishte ketu ka Filluar edhe Shkaterrimi dhe Rjepja e tije... 3-Klienti Hallexhi, nuk i Shleu dote Parate qe mori,dhe jo vetem kaq..por Perqindja(Kamata)...e ka dyfishuar Shumen dhe tani Klienti Fatekeq nuk ka bORXHE 1000-mije Euro por 2000-mije.. Athere ai Drejtohet perseri te Banka ku dhe Filloj "Lumturia e tije e huave"..aty per "Fate" ishte po ajo Bukuroshja e Pispillosur dhe e Hijshme me Buzeqeshjen Ndjellese...aty Klienti i Mbytur ne Djerse i thote se si munde te Dale nga Gjendja dhe te "Shpetoj" nga Kredia...?? 4-Punonjesja e Bankes...kur e shikon se "Peshku" ka rene ne rrjet i thote:Degjo...ka nje "Rrugezgjidhje"..por ti mos ja thuaj Njeriu...une thjeshte dua te te ndihmoj thot ajo, jo per gje por dukesh "Djale Simpatike"...por prit pake i thote ajo ta bisedoj edhe me "Kompetentin"..dhe ben sikur merre ne Telefon..dhe ja "Zgjidhja u gjete":Ti i thote ajo do te Shkoshe te Banka ??Edi se ku eshte..aty te Cepi....nja dy Blloqe Pallatesh me POshte...shko atje dhe kerko 3000-mij euro...Ata do ti japin....do te vishe ketu te mua dhe do te me Shlyesh 2000-mije dhe do te Mbeten 1000-mije...Se paku i thote ti me ke shlyer mua, qe te mos hipin edhe perqindjet..."Peshku"..bene sikur se i thote Bukuroshja..shkon te Banka Tjeter,ku Punonjsja qe e Priti i thote me Miresjellje se "I ka te dhenat e tije"..se ja dergoj ne Mirbesim Banka Fillestare...klienti merre Parate..por "Harron " te pyes se sa eshte Kamata...e ketyre 3000-mj eurove...dhe Klienti Hallexhi...ka dy Vite qe nuk i ka shlyer akoma keto Para..qe i ka Shkuar Kamata Mujore 470-euro...sepse...ai ju drejtua edhe nje Bnake te trete...dhe Shuma e borxhit i ka hipur mbi 10.000-mij Euro...Zot...na Ruaj nga Kriminelet Moderrne Shqipetare... Historia qe tregova me siper eshte e Vertet..dhe nga nje Investigim Individual doli se keto "Banka " te nivelit te dyte qe operojne me Emra te ndryshem kishin dhe kane nje Pronare..eshte nje Skeme Mashtrimi e Temerrshme sepse:ASKUSH NUK JEPE PARANE GJERMANI;GREQI ECT:::VETEM ME NJE kARTE iDENTITETI:::PA DEKLARIM TE ARDHURASH MUJORE...Edhe Ky Mut Shteti qe kemi...dhe mutin ta hane Qeveritaret dhe Politikanet Bastarde qe Llapin Rrugeve per Lirimin e Berishes..pse Nuk bertasin per Kontrollin e ketyre Fajdezhinjeve???Hetimn e tyre..si dhe Denimin e tyre???Ku ke pare qe te marresh Para vetem me nje ID???Pikerishte ketu fillon edhe Kurthi...qe quhet Rrenim...

        Përgjigjjuni
        1. A
          Ana

          Po mire ore zoti Sqarues se te lexova deri ne fund. Ky klienti hallexhi dhe pa breke ne bythe a i mori 1000 euro qyl? Shleu gje? Nje mut se eshte pa breke. Mori pastaj 3000 euro, 2000 mije ja dha bankes se pare dhe 1000 i futi prape ne xhep. Shkoi tek banka e trete mori 5000 euro, 4000 mije ja dha bankes se dyte dhe 1000 euro per vehte. ne perfundim mori gjithsej qyl 3000 euro. Po banka e fundit, pra kjo e treta cfare do ti marre ketij hallexhiut pa breke? Vetem koqet se ky nuk ka gje tjeter. Kush humbi banka apo hallexhiu pa breke?

          Përgjigjjuni
        2. R
          ROÇKA PE KORÇE

          me kete gent ora sejko qe keni vene ja qite nonen popullit . hiqeni sa nuk eshte vone kete hajdut muti dhe te paafte.

          Përgjigjjuni
          1. R
            ROÇKA PE KORÇE

            me kete gent ora sejko qe keni vene ja qite nonen popullit . hiqeni sa nuk eshte vone kete hajdut muti dhe te paafte.

            Përgjigjjuni
            1. R
              ROÇKA PE KORÇE

              me kete gent ora sejko qe keni vene ja qite nonen popullit . hiqeni sa nuk eshte vone kete hajdut muti dhe te paafte.

              Përgjigjjuni
              1. R
                ROÇKA PE KORÇE

                me kete gent ora sejko qe keni vene ja qite nonen popullit . hiqeni sa nuk eshte vone kete hajdut muti dhe te paafte.

                Përgjigjjuni
                1. R
                  ROÇKA PE KORÇE

                  me kete gent ora sejko qe keni vene ja qite nonen popullit . hiqeni sa nuk eshte vone kete hajdut muti dhe te paafte.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Korçari

                    Më vjen shumë turp për një roçkë si ty , se jam edhe vetë korçar . Por më ngushëllon fakti që , mundet edhe të mos jesh nga Korça , megjithëse çdo qytet ka pasur dhe ka budallenjtë e vet .

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Korçari

                      Më vjen shumë turp për një roçkë si ty , se jam edhe vetë korçar . Por më ngushëllon fakti që , mundet edhe të mos jesh nga Korça , megjithëse çdo qytet ka pasur dhe ka budallenjtë e vet .

                      Përgjigjjuni
                    2. P
                      Pjau

                      Mero. 1) Spaku qe cilson grup kriminal dy drogaxhinj( ai qe sher e ai qe blen)2) Min/drejtesise qe nuk propozon dor lifje rregullatore 3) Qeverria e gjithe qe “ nuk di” 4) Banka e Shqiperise qe “ pegonhet nga ligji pa do bente namin” 5) Dhoma e Permbarimit erj, jane te gjithe kryefajtor. Edhe Presidenti bashke. E keqja me e madhe nuk eshte kostatimi por sido qe te jete , cfardo qe te bejne qe ketej e tutje, prap keto “ shoqeri” zhvatese dhe kriminale do kene mbeshtetjen e bankave. KU LEXONI BANKE, barazojeni me shtet mbi shtet, ligj mbi ligj, pushtet mbi pushtet

                      Përgjigjjuni
                      1. J
                        Jorgo

                        hileqar je Mero, ngurron te thuash qe ishte Fatmir Xhafa qe shpiku skemen... mjfaton te shohesh se si i vellai i vet perfitoi me ortaket e vet dhe ushtaret e tjere te Xhafes ne likuidimin AlbPetrolit pasuri kombetare

                        Përgjigjjuni
                        1. f
                          fytyra e taulant balles plot e perplot me gjakun e

                          djali i bazes ia ka kercyer te jemes se vet

                          Përgjigjjuni
                          1. r
                            rrumpalla

                            Shqiperia eshte shtet leshi: Rama nuk pjerdh Gjykaten Kushtetuese, nje cop guvenator shperfill Presidentin!!. Te gjithe akuzojne njeri tjetrin, opozita mazhorancen, shtetaret hedhin vickla, sikur nuk kane mbi 30 vjet qe e vjedhin kete popull kush ka patur dicka ne dore. Prandaj mos prisni ndonje ndryshim t emadh edhe sikur ta marre pushtetin PD, se nuk ia zbulon te palarat Rames, ashtu sic nuk e ngacmoi ky Berishen prej 12 vjet pushtet. Po pat mend ky popull te votoje partite e reja, ndryshe morem fund, vetem se do te perseritet komedia ne tragjedi.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje