Rezultatet e zgjedhjeve në Himarë ngrenë mes të tjerash një kambanë alarmi për pamundësinë e opozitës të funksionojë si e bashkuar.
Rezultatet tregojnë se “bashkimi” nuk ka funksionuar, madje ka funksionuar për keq.
Kështu, Partia Demokratike, e cila është partia më e madhe e opozitës, nuk arriti dot të bashkojë rreth vetes votat e saj në Himarë.
Ajo ka rënie nga zgjedhjet e kaluara një vit më parë, kur zyrtarisht ishte e përçarë. Vetë drejtuesit e PD në Himarë kontestuan kandidatin, që u zgjodh pa i pyetur ata, dhe përpjekja për t'iu imponuar nga Tirana duket se ka ngjallur refuzim. Apo më keq, mund të kenë votuar kundër.
Partia e Lirisë nga ana tjetër duket se nuk ekziston më, dhe ata pak individë që mund të kenë mbetur, besoj kanë më shumë dashuri për Vangjel Tavon, se sa për Ilir Metën.
Por duket se kryedrama ndodh me PBDNJ, e cila nuk arrin më të funksionojë e bashkuar me “Omonia”-n, edhe pse formalisht duken sikur janë në unitet.
Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, i cili shmangu kandidimin e djalit të Belerit, pasi kishte frikë se i krijohej një faktor i pavarur prej tij në Himarë, në fund, në emër të dashurisë për “mandatin e Belerit”, hodhi në erë fushatën e Gjikurisë, duke injoruar garën dy ditë para zgjedhjeve dhe duke shpallur si prioritet njohjen e mandatit të Belerit, i cili tashmë është rrëzuar dhe nga gjykata, dhe nga zgjedhësit.
Prioriteti i PBDNJ është të mos krijohet më faktor tjetër politik për pakicën greke në Himarë, ndërsa prioritet i “Omonia” ishte fitorja e zgjedhjeve. Kështu që as vet faktori grek në Himarë nuk ka funksionuar i bashkuar, edhe pse është në minorancë.
Së fundmi, rezultati dëshmoi se kandidatura e Petro Gjikurisë, ndryshe nga sa përpiqen ta injorojnë tani pas humbjes, ka qenë e vetmja që ka mundur të bashkojë pakicën nacionaliste progreke në Himarë.
Rezultati në njësinë bashkiake të Himarës tregon se Gjikuria ka marrë më shumë vota se Beleri një vit më parë, edhe pse Beleri mobilizoi gjithë autobusët e Athinës në krah të tij. Gjikuria pa autobusë ka marrë më shumë vota se Beleri.
Arsyeja është se Petro Gjikuria nuk rrezaton as banditizëm në fytyrë, as makutëri, por një njeri të keqkuptuar me idenë se nacionalistët grekë janë shumicë në Himarë. Ai personalisht është një kandidaturë shumë herë me e mirë se Beleri, por që nuk arrin dot të kuptojë se përfaqëson pakicën e pakicës në atë qytet.
Ky rezultat i ka bërë një shërbim të madh gjithë atyre që merren me përllogaritje elektorale në Bashkinë e Himarës, pasi ka dëshmuar se të vetmet vota të bashkuara në Himarë janë rreth 2400 vota të votuesve nacionalistë grekë në njësinë e Himarës, të cilët Gjikuria i identifikoi dhe i mbajti të bashkuara, duke humbur për shkak të tyre, dhe frymës mbi të cilën e mbështeti fushatën.
Zgjedhjet dëshmuan se nacionalistët grekë në Himarë janë pakicë e pakicës. Me ata nuk fitohet kurrë dhe sikur të mos vësh kandidatë përballë.
Votat për një fitore të opozitës në Himarë duhet t’i bëjnë partitë opozitare shqiptare, të cilat kanë më shumë vota se pakica pro greke e Himarës.
Pakica nacionaliste pro greke e Himarës mund të faktorizohet vetëm si ushtare e opozitës shqiptare duke u maskuar brenda saj. Këtë radhë ata tentuan të udhëheqin opozitën, duke i kthyer figurat kryesore opozitare në ushtarë qesharakë të Agimit të Artë, dhe duke dëmtuar rëndë opozitën shqiptare, të cilën tani "bashkimi” e bëri dhe më të vogël.
Kur bashkohet SHERRI(Sali Shiqeri) me BUDALLALLËKUN (Vangjelis Dulis) del një HIBRID acidi jashtëqitësor ( era mut e shurr), që nuk ka markuç zjarrfikësi që e lan. Lëre pastaj kur e depilojnë dhe e parfumosin dhipllomatë grekë, bie erë qelbësire nderkombëtare, made in vorio epir.
Kolonel ! koment brilant.
kok kar...... jo ti, por edhe yt ate (komunist pa ideale) Sic pa asnje ideal jane Lei Fenet, qe i paguan per buken e gojes.... shpesh kok kari Rama... peshperit se ndjehem mire nese ata rreth meje nje dizaj do me vlersojne... po ti o LOqe.. si ndjehesh? hahahahah nje MUT.... si muterit e tu qe me censurojne...
"Gabimi" i Petro Gjikurisë, ishte që nuk dëshmoi se ishte pro non grataës dhe kundra amerikanëve. Kaq mjaftoi dhe sulmet kundër tij erdhën nga të gjitha anët. Dalja në skenë e njerëzve të besuar të Berishës,si Muli dhe të tjerët i rebeloi votuesit, për vot kundër.
Na shipecat e shqypnise londineze jemi te gjithe xhuxha, duke na u pallu nenat me kineze e kazak rus ne kohen e xhaxhi Enverit. Na eshte degjeneru gjeni racor. A e kupton se cfare dua te them? Ne duhet te shkartisemi me shqiptaret e Kosoves qe te rrisim shtatlartesine e kombit dmth. t'i pallojme grate tona me shqiptaret e Kosoves e mos te mbesim xhuxha. Perveq xhuxha na shipecat e shypnise londineze kemi edhe defiçit kolektiv patriotizmi, sepse me shume se gjysma e kombit tashme jemi produkt i qirjeve te femrave tona neper semafora nga italianet, greket, serbet, ruset e krejt Avropi. Prandaj na duhet kolektivisht t'ia dergojme Albin Kurtit dhe djemve te VV's granimin ti pallojne qe te shjartohemi ne menyre qe ta ngrisim patriotizmin e kombit. Sa ma shpejt ma mire.
Merooooooooo!!!!!! Pse gazateri Lutfi Dervishi nuk na lejon komentet. Apo e ke mik i vjter ne gazeten " Studenti" dhe " Zeri i Rinise" para viteve "90 dhe me pas i Godos dhe Mehdiut tek Repuplika.
PD e "Bregut" ne shenje proteste ndaj udheheqjes se saj antishqiptare votuan kunder kandidatit te Berishes. Berisha si nacionalist eshte primitiv i gjithe mentaliteti i tij si nacionalist perfshin vetem habitatin e Tropojes e rrethinat kufitare. Si ish komunist dhe per kete duhet vleresuar.
Z.Mero zgjedhjet ne Himare perfunduan dhe megjithe analizat dhe analistet besoj perfundoi edhe kjo ceshtje .Shqiptaret kane edhe probleme te tjera .Te sugjeroj si gazetar profesionist investigoni e analizoni punen e kadastres qe jo vetem te merr parat aq sa do per sherbime te shpejta po nuk te jep as sherbimin .Nje sjellje qe nuk i ve dot emer eshte pa aftesi eshte sjellje korruptive apo cfare eshte .Kerkon nje sherbim paguan dhe nuk e ve njeri ujin ne zjarr .Nje tallje ,zhvatje ,papergjegjshneri cfare ti thuash ? Kam aplikuar ne kadaster per te regjistruar kontraten qe bleva apartamentin ,kam paguar sherbimet e shpejta qe duhet te vin per 1 dite dhe kan kaluar 10 dite me vjen vetem harta .Se marr vesh pse nuk dergojn te gjitha dokumenrat e prones .Keta te kadastres kujtojn se te bejn keta pronare te dhtepise qe blen me parat d tua .Z.Mero jepi ze halleve she shqetsimeve reale te njerezve sepse tani qe zyrat e kadastres u mbyllen ,nuk ke se ku e gjen fare ,po fare .
u shofte Vampiri dhe Zagaret !