Një nga gjërat ku Shkëlzen Berisha ngjan pikë për pikë me babain e tij, është mënyra se si përpiqen të gënjejnë. Edhe babai i tij kur e akuzon që e ka kapur “me presh në duar”, thotë gjithmonë kjo është gënjeshtër, ato nuk janë qepë. Në fakt ti nuk i ke thënë qepë, por presh.
Pak a shumë kështu po bën dhe Shkëlzeni.
Njeriu kyç që ishte përgjegjës i biznesit në Shqipëri për ripaketimin e fishekëve kinezë, David Packouz, ortaku i Diverolit, thotë qartë se kontratën e fituam falë rekomandimit që Ylli Pinari u bëri për biznesmenin Delijorgji, i cili rregulloi takimin ku ishte prezent dhe Shkëlzen Berisha.
“Në fund Ylli Pinari thotë: Do të rregulloj një takim me personin që do ta marri këtë vendim. Dhe siguron një takim me personin që quhej Delijorgji. Delijorgji, morëm vesh më vonë, ishte kreu i mafias shqiptare. Dhe në një farë mënyre është i përfshirë me këtë dhe është i lidhur me djalin e kryeministrit, që ishte prezent në takim”.
Kjo deklaratë tregon më shumë se sa një takim rastësisht me Shkëlzen Berisha. Kjo tregon mekanizmin se si rregullohej një kontratë në kohën e Sali Berishës, e cila më pas pati pasoja deri në SHBA.
Përpjekja e Shkëlzenit për të thënë që ky Packouz nuk ishte në takim, është qesharake, pasi ai nuk thotë që isha unë në takim, por thotë që ishte Shkëlzeni me Deljiorgjin dhe ortakun e tij.
Pra Shkëlzeni kërkon të përgënjeshtrojë që Packouz nuk ishte në takim, çka nuk e pretendon asnjë.
Akoma më banale është historia që përpiqet të shpjegojë me deklaratën e Diverolit në sallën e gjyqit.
Shkëlzen Berisha e ka humbur atë betejë me gjyqin që hapi në SHBA. Ai, njësoj siç beson gënjeshtrat e veta, mendoi se dhe drejtësia amerikane mund të besonte gënjeshtrat e tij dhe hapi gjyq kundër autorit të librit mbi Gërdecin për këtë histori, duke tentuar të përdorë deklaratën e Diverolit në gjyq.
Deklarata e Diverolit është një manovër avokati për të ulur dënimin e tij, pasi nëse do pranonte se kishte korruptuar djalin e kryeministrit, do merrte dhe nja 8 vite burg më shumë, nga 4 që mori.
Dhe drejtësia amerikane ja vuri në dukje këtë Shkëlzen Berishës tek vendimi i gjyqit që humbi dhe që akoma nuk ka sqaruar se si e pagoi shtrenjtë atë procedurë gjyqësore, ku kërkonte 60 milionë dollarë dëmshpërblim.
Në momentin që ai e ka humbur këtë gjyq, ai ka humbur të drejtën të shpikë një gënjeshtër distancimi nga kjo histori. Gjyqi në SHBA kundër tij hodhi poshtë pretendimin e tij se nuk ishte i përfshirë në këtë histori.
Njësoj si gjyqi i babait të tij në Londër, që hodhi poshtë pretendimet e tij se ai nuk ka lidhje me grupe kriminale dhe nuk është i përfshirë në korrupsion.
Shkëlzen Berisha është nën akuzë jo thjesht se ka takuar Diverolin me Ylli Pinarin e Delijorgjin, por më shumë se kaq, se ishte aty garanti i pushtetit për atë kontratë. Ai dhe mund të mos ishte fare në takim, se i mjaftonte dhe një telefonatë. Ka qenë se ishte arrogant dhe i sigurtë se pushteti ishte i tij.
Dhe kjo është akuza që ngrihet ndaj tij. Me këtë duhet të përballet në gjykatë dhe në SPAK, dhe jo me shpikjet e tij fëminore që kush ishte e kush nuk ishte në atë takim.
Ato nuk i hyjnë në punë njeriu. Ajo që është vepër penale, është kapja e shtetit nga familja Berisha dhe fakti që një kontratë lidhej vetëm me mbështetjen e tij.
Për kaq duhet të hetohet e gjykohet. Pastaj kush nuk ishte në takim, nuk është vepër penale. As ne të tjerët s’kemi qenë në atë takim, por kjo nuk e shfajëson Shkëlzenin. Atë e fajëson fakti që ai ka qenë në një takim në emër të pushtetit të babait për të bërë miliona. Po kaq fajtor do ishte dhe po të mos ishte fare në takim, por që takimi të organizohej nën mbështetjen e tij, çka është një mijë për qind e sigurtë.
Se nëse kthehemi pas në vitin 2008, në fillim ka deklaruar që nuk e njihte fare Delijorgjin, pastaj që nuk ka folur kurrë në telefon e tani që nuk ka qenë kurrë në takim.
Por kur i dolën tabulatet që fliste 20 herë në javë dhe gjysmë ore pas shpërthimit duke i qarë hallin, pranoi të lëpinte ato që kishte pështyrë. Prandaj mos të nxitohet as për takimin. Dhe po ka gjë, le t'ia sqarojë SPAK-ut, jo shtypit.
Uuuuu Zeni i babi Birrishes nga Viçi - doli e Lopa - hyri ooo Zen Qose ka dale tjetri me ze e figure e deklarone per ty ... nese ai genjene shko ne prokurori çfare pret ? . Legen babi , kazan djali , uturak mami , garuzhde motra .
Budallleku i ketij shkrim eshte pa cak! Deshmitari qe ka qene ne takim thote para gjykates amerikane qe kam genjyer dhe se Shkelzen Berisha nuk ka qene ne takim! Kjo eshte deklarate nen betim te tjerat jane llogje kavaje.
Po deklerata e meparshme ku paska genjyer, a ishte nen betim?
Budallleku i ketij shkrim eshte pa cak! Deshmitari qe ka qene ne takim thote para gjykates amerikane qe kam genjyer dhe se Shkelzen Berisha nuk ka qene ne takim! Kjo eshte deklarate nen betim te tjerat jane llogje kavaje.
Si the more Mero nuk ka rendesi kush nuk ka qene ne takim? Sigurisht qe ka shume rendesi sepse nese dikush nuk ka qene ne nje takim deshmia e tij ligjerisht vlen sa shkrimet e tua ketu! Aq me keq kur ai qe ka qene ne takim te pergenjeshtron dhe ate qe nuk ka qene dhe ty qe shkruan ketu!
Domethene Diveroli genjen para gjykates se i do trapi meros kurse ymeri thote vetem te verteten.
E verteta eshte qe gjyqi i Xenit në SHBA hodhi poshtë pretendimin e tij se nuk ishte i përfshirë në historine e Gerdecit dhe gjyqi i Salikufomes në Londër hodhi poshtë pretendimet e tij se ai nuk ka lidhje me grupe kriminale dhe nuk është i përfshirë në korrupsion. Te tjerat jane dokrra te prototipave Lenci
Ketu je teresisht gabim. Une jam jurist dhe punon ne Boston ne SHBA! Nuk kam ndonje simpati te vecante per ate qe ka shkruar kete artikull apo per djalin e Berishes por si jurist po te them se nga momenti qe djali Berishes u klasifikua si figure publike gjykatesi nuk merret me me faktet por nese gazetari kishte te drejte ta besonte ose jo si te vertete qofte dhe rrenen ne momentin ku ka shkruar artikullin. Nese Berisha junior nuk do te ishte konsideruar si figure publike gjykata do merrej vetem me faktet dhe aty shanset e djalit te Berishes me deklaraten e Diverolit ne dore do ishin shume te mira per ta fituar gjyqin. Por ne momentin kur e konsideruan figure publike standarti qe krejt tjeter. Por dhe ne kete rast mos harro se ne gjykaten e larte per here te pare per kete lloj ceshtje qene disa gjykates qe mbajten qendrim ndryshe.
Dmth sipas "juristit qe punon ne Boston" drejtesia amerikane paska dy standate te klasifikimit te ceshtjeve, nje per figurat publike dhe nje per ato jopublike!!! Ne cilin ligj mbeshteten keto standarte?
Ne takim ishte edhe McConigal. Ymer pse fsheh dhe çensuron mor buçe fshati e kompleksuar? Na zbardh proçesverbalin e McConigalit kur takohej me "Zenin"
Duhet te pranojme se keta kriminele te pushtetshem e poshteruan aq shume drejtesine tone, sa akoma spo guxon ta ngreje koken e te jap drejtesi per Gerdecin e masakruar
Mero , nga Sali ballani mos hiq dore , se yneret e tij nuk Kane fund , Po kerkon edhe ndonje muze tjeter , se ka KY vend te tilla me bollek , thjesht per ta thyer , per variacion. Se , nuk I dihet , brezat qe do vine , do thone " u bere si Merua qe I bonte xamares vetem ne nje vrime " .Po nga Berisha dhe berishizmi mos hiq dore , se ai e mbolli kete are , Po te mos ua ham hakun dhe te tjereve , si E. Rama p.sh. qe me shume " Finese e estetike " Po e vadit e Po e prashit hazynene qe I ka Lene babe Berisha .
Po per Ramen ke ndonje llaf te thuash qe i ka leruar fene me hajdutizma. Berishen e morrem vesh dhe prandaj ka 12 vite ne opozite. Po ky i gjati qe nuk ka lene bregdet ha hajdutosur dhe pa falur the oligarket e familjes. Jo per gje por sikur edhe ne dukje te jesh pak me moral dhe etike, ne thelb kuptohet eshte leku, prona, fabrikat qe po nderton me leje te Veliajt dhe Rames.
Motra e vllazen kosovar bojkotoni pushimet ne shtetin narkoman te Edroges.
Plasen dhe "Daullexhinjte" e Al-Bin neomarksistit...Motrat dhe vellezerit kosovar i kane mbushur plot e perplote plazhet dhe hotelet e Shqiperise sepse e dine qe Shqiperia eshte e gjithe shqiptareve e jo e Rames apo Berishes. TUNG.
Mero jo se Zeni është i pastër por ju si gazetar nuk keni integritetin moral të paragjykoni. Keni muaj që mbroni hajdutë si 5D drejtori i ARRSH berberi me duket se quhet. Beqja që është në burg etj
Rremo o Tare rremo. Po te vjen keq shite vilen qe ke bere ne Peshtan. Po kur ke origjine nga kurdistani, keshtu do shkruash me urrejtje.
Ne fakt krye’kreu i agjendes serbe u vertetua se eshte dashnorja e vuqiqit kryehajduti-tradhtaro-pervers dhe mafioz edvin drogagji kristaq janullkartos ramoviqi he u qkerdhefsha rracen greko-gabelo kenetore o felliqesira.
Lol Luka nuk po kupton asgja