Dëshmia nga SHBA që provon se Shkëlzen Berisha vendosi për kontratën e fishekëve kinezë në Gërdec 

9 Gusht 2024, 19:44Editorial Mero Baze

David Packouz, në një intervistë të gjatë në podcast-in “Connect” në datën 7 korrik të këtij viti, ka folur dhe për kontratën që ai dhe ortaku i tij lidhën me qeverinë shqiptare për tregtinë e fishekëve. Ndër të tjera, ai përmend dhe takimet për kontratën 300 milionë dollarë me zyrtarë të lartë shqiptarë, si dhe me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas tij, Efraim Deviroli e siguroi kontratën nëpërmjet Mihal Delijorgjit, të cilin e takoi së bashku me Shkëlzen Berishën.

Më pas Packouz shpjegon skandalin me ripaketimin e municionit për t’i fshehur origjinën e tij kineze, e cila nuk lejohej të shitej për forcat amerikane. Ata i ripaketuan ato duke punësuar për këtë Kosta Trebickën, një biznesmen shqiptar.

Por një ditë Delijorgji ka takuar Diverolin dhe i ka thënë se ne mund ta bëjmë më lirë atë proces dhe kemi mbështetje shtetërore. Dhe mbështetja ishte djali i Sali Berishës, të cilin e kishte takuar.

Pas kësaj Diveroli ka pushuar Trebickën dhe ka punësuar Delijorgjin, si njeri të besuar të Shkëlzen Berishës.

Kosta Trebicka e bëri atë çështje publike dhe më pas u vra në “aksident”. Ndërkohë që e shqipton këtë, Packouz bën gjeste me gjuhë trupi, që nënkupton që e vranë.

Kjo është dëshmia e parë e këtij lloji nga një prej personazheve kyç të këtij skandali.

Për aq sa është bërë publike, SPAK ka kërkuar dëshminë e David Packouz për gjyqin e Gërdecit, që është duke u zhvilluar.

Deri më sot gjyqi i Gërdecit është përqendruar tek skandali i parë, ai i tragjedisë. Skandali i dytë i rishitjes së municioneve kineze për shqiptarë, lidhet po me Shkëlzen Berishën dhe Mihal Delijorgjin, pasi ata ishin zotër të vendit në Gërdec dhe nuk donin njerëz të tjerë nëpër këmbë.

Do të mjaftonte vetëm kjo dëshmi për të kuptuar ushtrimin e paligjshëm të pushtetit nga Shkëlzen Berisha, si djali i kryeministrit Berisha, dhe për të shpjeguar më tej ndoshta dhe arsyet përse Kosta Trebicka u gjet i vrarë në një vend të vetmuar pa u hetuar kurrë seriozisht.

SPAK ka nisur procedim penal ndaj Shkëlzen Berishës, nisur nga dosja e Gërdecit, dhe po hetohen pasuria e tij dhe ndikimi i mundshëm i paligjshëm në pushtetin e babait të tij, për të cilin është shpallur “non grata” nga SHBA.

Meqë doni fakte nga SHBA, ja një prej tyre që është në dosjen “non grata” të familjes Berisha.

Dëshmia e bën të qartë se Shkëlzen Berisha eliminoi Kosta Trebickën nga biznesi i ripaketimit të municioneve. Ngelet të hetohet nëse e ka eliminuar atë dhe fizikisht.

Por përtej kësaj, kjo dëshmi tregon rolin kyç të Shkëlzen Berishës në çdo kontratë që dikush duhet të lidhte me qeverinë shqiptare. Ai kishte fituar përmes Delijorgjit kontratën e demontimit të fishekëve, e cila përfundoi në tragjedi dhe paralelisht me të, siç e dëshmon vet autori, ai ndihmoi dy amerikanët të fitonin kontratën për të blerë në mënyrë të paligjshme fishekë kinezë në Shqipëri për ushtrinë amerikane në Afganistan, duke ju dhënë po këtyre kontratën e ripaketimit.

Për këtë çështje në SHBA është bërë gjyq, janë dënuar personazhet e këtij skandali, është bërë libër, është bërë film dhe tani njerëzit janë të lirë të tregojnë.

 Në Shqipëri akoma nuk është marrë në pyetje Shkëlzen Berisha dhe Sali Berisha.

25 Komente

  1. B
    Bismarku ka qen i madh

    ku ka burra ky lesh vendi qe te bejne drejtesi,ky popull vetem lavderohet per trimeri dhe prokuror e gjykates dhjesin gjak nga krimineli sali e shpura e tij

    Përgjigjjuni
    1. E
      Elisa-beth Spirokaripali von de Prrenjas

      Ymer Baze do te zbardhë se shpejti, pa çensure, edhe proçesverbalin e deshmise se McConigalit. Eshte shume gazetar investigativ. Maje me maje me Artan Hoxhen, por Klodiana ja fut . Skeni pare gje akoma tani qe KM eshte Erion Veliaj.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Koment

        Si nuk u lodhe o Ymer Baze. Si nuk the nje kritike per qeverrisjen e Edvinit qe po vjedh si derr me fiqte e tij. Po rrota do ndalet nje dite dhe do shkoni ne te arushes.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lenci

          Ky shkrim eshte shashke nga fillimi ne fund. Packouz nuk thote qe e kam takuar vete por qe e ka takuar Diveroli! Diveroli nga ana tjeter ne betim ka deklaruar para gjykates qe ka genjyer prandaj kuptohet vete sa vlen kjo qe thote Packouz! Megjithate masturbim te mbare!

          Përgjigjjuni
          1. s
            saliu duhet te shpallet terrorist

            ju more carat e saliut qe u dhimbset krimineli sali dhe familja e tij,mos u merrni se e tha ne veten e trete apo te pare,se keni me 20tra te vrare e te plagosur e nje fshat te tere te hedhur ne ere,kemi nje kriminel si saliu qe ndron variante,kemi nje mut mediu qe kapardiset me pasuri marramendese qe mban edhe dashnoren ne usa,kemi nje drejtesi frikacake e qeveri hajdutesh me keto meruni more plehra kriminel qe mbroni kriminelet ne vend qe te jeni me popullin e varfer

            Përgjigjjuni
            1. m
              mirel

              Masturbatoret publik i ke poshte penxheres se katit te shtate tek "Rruga e krimineleve Berisha"

              Përgjigjjuni
              1. A
                Asd

                Shkelzeni eshte denuar ne SHBA per keto fakte nga gjykata. Eshte e kote loja e fjaleve. Krimi ka emer.

                Përgjigjjuni
            2. D
              Daullxhiu

              Berishet duhen futur ne burg si familje me gjith supermbesen.

              Përgjigjjuni
              1. k
                kxp

                SPAK eshte me te vertete Aspak ashtu sic e quan Berisha.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shkembi

                  Drejtesise sone akoma nuk i kane ikur ethet nga tmerri i vampireve non grata

                  Përgjigjjuni
                  1. O
                    O Birrishe o trim pa flet e hengre keq.

                    Pse ju mendoni qe Berrisha nuk e di korrupsionin qe ka bere vajza djali i tij me ata pseudo deputet te gjithe ata qe i shkojne pas jane pjese e krimit jane te infektuarit, genjeshtrat Berrisha i perdore per qorrat e rruges ? . Ne dosjen qe DASH disponone korrupsioni eshte pjesa me pak e rendesishme , Amerika eshte nena e korrupsionit , ne dosje ka te tjera krime si ai i spiunazhit me Rusin. - Nese ju kujtohet intervista e alkolikut Meta Metaj me rraketat Ruse ? . - Mjerrani lodhet kote e genjejne , kur ke halle shkone edhe te magjistaret me shprese . U kthye ne vegel e nje organizate antishqiptare Greke kandidoje Bejlerin me shprese mos e ndihmonte Greqia me vone me Gjikurin nga Amerika mos e ndihmon lobi Greke me pare u mor me Kokalarin haaaaa o Birrish do vdesesh me damken ( Made in non grata ) Familje kriminale me femijet ne burge o marre mendesh. Hidhu nga kati 8 po pate bithe mos u beje si spiuni I.M qe do vriste vehten po kur i doli rrakia e koçimare harroje Vojo Kushi Mic Sokoli Aliente i Skraparit.

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Devolliu i Poncares

                      Ju teTemes qe merreni me perrallat e se kaluares a nuk na tregoni historine nga Thirja e pare ne Kongres te 7 te Partise. Keto paraqesin interes per ne. Mos thoni e per vjedhjet qe po bejne peushtetaret te medhenj dhe te vegjel me ne krye te pafajshmin Edi K Rama dhe kryemashtruesi hipokrit Erion Veliaj Shendet dhe kalem te mrehte!!!

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Andrea

                        Pirdh Ymer pirdh SE te Ben mire

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kolegu i SPAK-UT

                          Po sikur ky të jetë paguar nga patronazhistet e MC Conigal -it?? Nuk arreston dot SPAK -u se foli dikush në Youtube drejtësia ka standarde të detajuara hetimi

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Daullxhiu

                            Vllazen e motra kosovar bojkotoni pushimet ne shtetin narkoman te Edroges.

                            Përgjigjjuni
                            1. .
                              .......

                              He te qifsha kurven o koqevar i VVC albinit, edhe nikname i vjedh. Ptuuuu rracmut njeri me bisht. Ti mut nuk je daullxhiu.

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Bala

                                Sa mire te na qerohen qelbesirat e Binit, se ndyn e dynjane.

                                Përgjigjjuni
                            2. K
                              Kosovari

                              Ti legeni më sipër, që mirë e je zgjedhur emrin "daullxhi", sado thirrje t'u bësh ti (nuk di a do ketë ndonjë që të të lexojë), kosovarët, përsëri ata do të vijnë sa për qejfin e tyre, por edhe se hesapi në brigjet e Adriatikut ju del më mirë. Tani si daullxhi bjeri asaj, të paktën kënaq veten, aq sa mund të kënaqet njeriu nga daullja.

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Km

                                Mero pjerdh dhe Andrea i mban ere.

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Tironsi

                                  Po te lexoni disa komentues me siper qe mbrojne kryekriminelin Berisha kuptohet qarte perse Berisha ka kryer kaq shume vrasje ndaj ketij populli. Sepse ai eshte mbeshtetur e justifikuar nga disa plehra si komentuesit e mesiperm te cilet ose duhet te kene kryer vete ndonje vrasje apo dhunim pasi ,llogjika njerezore nuk ka si ta shpjegoje ndryshe !!??!!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. R
                                    Rrofsh moj Amerikẽ !!

                                    Erdhi dita e shumpritur .

                                    Përgjigjjuni
                                    1. J
                                      Jimi

                                      O mero mjafte me me keto brockulla ! Po pse per munges provash nuk po denohen vrasesit Berisha, qe nga ati tek biri ? Jo, mor jo, ketu vetem nevoj per prova nuk ka. Qe keta nuk denohen e nuk kane per tu denuar kjo dihet, pasi drejtesia ende eshte ajo qe ky vrases instaloi ne kohen e sundimit te vete dhe ata e kane mjafte per zemer kete vrases serial. Me e pakta qe mund te merret ne konsiderate, keta "Magjistratet" e besuar te Daj Samit jane ca spurdhjaker, aq sa qe nje te leshuar "rrufete" vrasesi nga penxhereja, ketyre u hyne lepuri ne bark. E vetmja gje qe mund te ndodhi do te jete identike ashtu sic ndodhi me Pinocetin. Ai u akuzua per krimet makabre te kryera ndaj poppullit te Kilit ne vitin 1972, deri vrasjen e presidentit te vendit Salvador Allende. I gjithe opinioni boteror e ndeshkoi kerte terror, edhe Amerika beri sikur e denoi, megjithese skenarin e grushtit te shtetit ajo e inskenoi. Por c'ndodhi me pas ? Ai jo vetem mori pushtetin, por e drejtoi ate per dhjetra vjete. Vetem kur mosha e madhe e tij e uli ne karroce paraplegjikesh dhe ai po shkonte drejt vdekje Amerika u kujtua ti bente gjyqin e ta denonte ! Po ke po denonte, ai tashme kishte vdekur !

                                      Përgjigjjuni
                                      1. I
                                        Ibish Qervishi

                                        O Daullxhi po çka din çobanat (drogaxhite)me prite turiste.Po,keta cuba shipeca jone dale nga shpellat i kane bo do pare me droge e prostitucion,e tash keta nuk dine dhe nuk kane kulture njerezore...duhet edhe 100 vjet qe shipecat te bohen njerez. Jau qifsh ropt.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. V
                                          Vflp

                                          Cdo gje qe ke shkruar sot ( gusht 2024) ke qe ne 2009-en qe e ke shkruar. Nuk mungon asnje germe. Prova qe jane te shkruara e te publikuara nga ty o Meroo. Tani; viti 2024, doli nje prove tjeter. Ajo se ne tunelin e Llogarase, na pasker punuar e njeta kompani qe beri oferte 50milon EUROOO me pak, dhe jo vetem na pasker punuar por nga kompania qe fitoje tenderin ( NDERRUAR SE DOLI NJE PROBLELLLM, nuk ka prure as edheeee nje makineri ne memedhe qe te justifikonte te pakten aferren( me falniii, kontraten) . Meroooo ketu Gerdec eshte perdite e cdo dite

                                          Përgjigjjuni
                                          1. s
                                            shikasi

                                            Eleminimi i K. Trebickes eshte bere nga A.Kuliqi nen informacionin e sakte per vendndodhjen nga gruaja e B.Nishanit e cila ishte e vetme qe kishte informacion se ku ndodhej i ndjeri K.T .SPAK le te verifkoje bisedat e kpterit te Berishes Nishani dhene ate mengjez nga B.Nishani dhe gjithçka deshifrohet.Kuptohet nese ka interes te zbulohet se perse u vra K.T si rasti i te ndjerit S.Olldashi.

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje