Tri ditë pas vrasjes barbare të një të qytetari në Pogradec, debati publik po ngushtohet tek përgjegjësia e drejtësisë në qasjen ndaj këtij krimi.
Kryeministri Edi Rama ka bërë publike provat që Policia e Shtetit dhe Urgjenca Kombëtare kanë vepruar konform ligjit dhe e kanë referuar vrasje me dashje krimin, çka përbën formalisht një lehtësim për institucionet shtetërore, ndërsa Prokuroria e Gjykata po përpëliten të ndëshkojnë inspektorët për të shpëtuar veten.
Paralelisht me këtë, Policia e Shtetit ka nisur dhe debatin mbi përgjegjësinë e gazetarëve që dezinformuan për rastin në fjalë, duke lënë të kuptojë se do ta hetojë deri në fund këtë rast.
Dhe tani gati të gjithë po e harrojnë vrasjen dhe po merren me këtë çështje. Madje dhe vet kryeministri.
Është e vërtetë që nën dritën e fakteve të reja, raportimet e medias nuk duken aq korrekte, por kjo nuk e bën në këtë rast median fajtore. Media është fajtore kur shpik fakte apo raporton fakte abuzivë me objektiv gjobëvënien apo qëllime kriminale.
Në këtë rast kemi të bëjmë me një interes publik dhe hallakatjet e medias në fakte të pavërteta, në adresë të policisë, nuk kanë pas qëllim kriminal. Maksimumi janë keqpërdorur nga Sali Berisha për qëllime politike, por kjo është traditë e pranuar nga drejtësia e politika.
Zhurma e medias qoftë dhe me fakte të pavërteta bëri që në ditën e tretë të gjithë të jemi të qartë për atë që ka ndodhur dhe për përgjegjësinë e drejtësisë në këtë rast. Po të mos fliste e shkruante media, në pritje të fakteve të vërteta, i ndjeri do quhej ende që ka vdekur se është rrëzuar nga pirja, siç u paraqit fillimisht.
Ndaj nuk jemi në rastet kur media dezinformon me qëllime kriminale. Tejkalimi i së drejtës së medias për interes publik, është një e drejtë e lejuar për të dhe me dhjetëra vendime të Gjykatës së Strasburgut.
Nuk jemi në kushtet ku ndonjë portal i vë gjoba një biznesmeni apo zyrtari dhe ka shpikur diçka. Jemi në kushtet kur dikush ka vdekur dhe e vërteta po varrosej bashkë me të.
Ndaj normal që mund të thuhet lirshëm që media ja ka futur kot dy ditë, por falë medias ne sot jemi të qartë për të vërtetën.
Prandaj në këtë pikë, të vetmit që mund të hetohen janë inspektorë të mundshëm të policisë apo OPGJ, nëse kanë dezinformuar median që të shpëtojnë pisllëkun e tyre. Media ka qenë në të drejtën e saj.
Përdorimi politik i asaj situate nga Berisha me qytetarin digital, është një keqinformim kriminal për qëllime politike dhe s’ka lidhje me median. Atë mund ta hetoni, por ai ka 11 vjet që e bën atë punë dhe po u dënua për një rast, duhet të dënohet për të gjitha. Kështu që lëreni dhe atë majë penxheres aty ku është.
Këto janë “shpifjet” më të dobishme që media ka bërë kohët e fundit. Nuk i kanë prishur punë askujt, veç atyre që tentuan të manipulojnë ngjarjen.
Më mirë PORTAL-HALET që ja fusin kot - ndonjëherë e në të dëndur - si përherë. Sipas kësajë llogjike, flasin se flasin, pse të flasin kot ? Dhe kështu, pirdh e pirdh e dhit e dhit, u bë muti mullar, që qelb dynjanë.
Poeteshë e vertete qenke moj. Lum ai mashkull qe dhiska ne mullar prane teje.
Para 2 vjetesh 1 bandit rilindas vrau 1 femije ne himare, dhe policia tentoi ta fshihte si aksident. Familja raja e rilindjes i cau kafken njerit dhe nuk ju hyri gjemb ne kembe. Pastaj ca bandite te tjere i cane kafken avokatit Mengjesi dhe jane akoma te lire. E fundit ne kohe, prape 1 rilindas qe i can kafken 1 qyqari, por ky nuk ishte me aq fat sa te jetonte. Ne te gjitha rastet keto te bera publike ose jo, policia qe duam sillet si 1 bande . I fut dhe Merua ne fund ca rrjeshta qe fajin e ka saliu ,dhe pastaj jemi ne pritje se kujt do i cajne kafken bamditet e rilindjes, qe kuptohet fajin e ka ai qe nuk ka bere stervitje qe ta kete kafken e forte.
Cila eshte e verteta shoku Ymer?
E verteta eshte se patronazhisti i PS Egli e ka provokuar heroin Denis qe t'ia thyeje kafken dhe gjeti ate qe kerkoi.
Media eshte vegel e politikes, ne te njejten permase qe te fortet e qyteteve jane vegla te politikes. Nuk ka fare rendesi nese media shpif, sajon, trillon, shton apo keqinformon se roli i saj ky eshte, te thote cdo gje vec se arsyeshmes, logjikes dhe se vertetes. E vertete eshte qe ne Shqiperi sundon ligji i te fortit dhe media smund te ngrihet ndaj tyre persa kohe prej tyre paguhet. Po fundja perhere keshtu ka qene, dikur ishte policia popullore dhe sigurimi, prej 34 vitesh pervec policise jane shtuar edhe halabaket qe shteti nuk i shtyp dot, se i duhen per votat dhe gjithe zullumet e tjera.
Kryeministri tha se policia dhe urgjenca e ka kryer detyrën. Po të mos e kishin kryer do të ishin marë masa të rrepta ndaj policëve dhe doktorëve................. . Mirëpo faji qëndron tek prokuroria dhe gjykata, që e cilësuan, vrasje pa dashje nga pakujdesia në gjendje të dehur....... . Kur ke ndërmënt të vrasësh nja 5 a 6 vetë futi nja 5 a 6 dopio raki dhe shpëton nga burgu.......................................... . Tani mbetet problemi i gjyqësorit. Është faji i tij, tha Rama. S'kemi çfarë i bëjmë........ . Epo i shkatërruat tanket dhe avionët..... . Po ti kishim i fusnim një bombardim gjykatës, e rrafshonim me gjithë gjyqtarë e prokurorë...... . Na tani, ti hani mutin gjykatësve......... . Ata s'duan t'ja dinë për shtetin shqiptarë. Kanë frikë vetëm nga Vuqiqi dhe nga Putini.
haaaaaaaaaaa fajin e ka Saliu haaaaaa do vdesesh nga inati qe ke per Saliun po ik o mero ha groshe e pirdh.
Kryetradhtari i Shqipërisë nuk ka folur ende për hapjen e Urës në Mitrovicë. Heshtja e tij në fakt dëshmon për faktin se Edi Rama është kundër hapjes së Urës së Ibrit. Si gjithmonë e ka alibinë e tij gati. “Ura nuk duhet hapur pa marrëveshje me ndërkombëtarët”! Po të fliste do të duhej gjithashtu të thoshte ato që ka thënë Peter Stano në Bruksel se “Çështja e Urës së Ibrit dhe hapja e saj janë objekt i dialogut me Serbinë”! Pra, i duhet marrë leje Beogradit për hapjen e saj. E ata janë të sigurt që Beogradi, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk japin leje për hapjen e Urës së Ibrit për qarkullim. Që do të thotë ura të mos hapet. Të qëndrojë e mbyllur. Duke qenë se kryeministri Rama nuk mund të dalë nga korniza e deklarimeve, çfarë i përmenda më lart, ai ka zgjedhur të heshtë. Heshtja e tij është ndihmë e madhe për Serbinë, sepse ajo e përdor këtë fakt për t’u thënë partnerëve perëndimorë, se “Edhe Shqipëria nuk është dakord të hapet Ura e Ibrit! Ndryshe Edi Rama do të kishte folur pro-hapjes së saj”! Megjithatë nuk është çudi që në ndonjë mëngjes të dëgjojmë cicërimën e Ramës e të thotë: “Hapja e Urës së Ibrit është e mirë e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe më gjerë. Parimi i lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe kulturave është themelor. Por hapja e saj duhet të bëhet me marrëveshje. Ne në Ballkan nuk na duhen konflikte të reja. Askush nuk përfiton nga këto konflikte”! Të tilla fjali kundërshtuese ai ka përdorur gjithmonë, në çdo deklarim e qëndrim për proceset që janë zhvilluar në Kosovë në këto katër vitet e fundit. Gjithnjë ka dalë kundër qëndrimeve të qeverisë dhe kryeministrit Kurti. Kundërshtoi konstituimin e kryetarëve të komunave dhe madje vendosi sanksione kundër Kosovës me anulimin e mbledhjes së përbashkët të qeverive të të dy vendeve. Bëri përgjegjës për këtë Albin Kurtin se “Po trazon ujërat e destabilitetit në rajon”! Ideja e tij se “Shqipëria dëmtohet nga qëndrimet destabilizuese të Albin Kurtit” është ajo me të cilën motivohet Edi Rama për ta kundërshtuar dhe sulmuar qeverinë e Kosovës. Më pas Rama kërkoi më shumë se ndërkombëtarët, madje hartoi një projekt të modelit të Beogradit për themelimin e Asosacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Duhet bërë kjo që Kosova të ecë përpara ë të integrohet në strukturat euro-atlantike, thoshte. Presion të jashtëzakonshëm bëri ai për t’ia dhuruar Vuçiq një asosacion, pa këmbëngulur aspak që Beogradi ta njohë Kosovën shtet. Keni parë ndonjë deklaratë prej nëntorit të vitit 2014, me të cilën ai I kërkon presidentit të Serbisë njohjen de jure e de facto të Kosovës nga ana e Serbisë?! Në vizitën e tij të 2014-ës ai e bëri deklaratën e tij në Beograd, me qëllim që të fitonte mbështetjen e Kosovës për ta realizuar më pas ndarjen e saj pë kundërshti! Këtë e vërtetoi fakti se Rama, sipas zonjës Biserko, u mor vesh me Aleksandër Vuçiq gjatë një vizite në Nish në nëntor 2016 për ndarjen e Kosovës dhe u angazhua fuqishëm bashkë me Hashim Thaçin për këtë projekt. Një kryeministër kodosh shqiptar i angazhuar aq fort për ndarjen e Kosovës, nuk mund të kënaqet dhe të mbështesë forcimin e mëtejshëm të sovranitetit të saj. Por unë jam i bindur se zoti Rama vazhdon përpjekjet e tij për ta realizuar sërishmi ndarjen e veriut nga Kosova. Në këto kushte ai nuk do të përkrahë asnjë iniciativë që forcon karakterin unik të shtetit të Kosovës dhe paprekshmërinë e territorit të saj. Edhe më 24 shtator të vitit të kaluar, kur ishte rasti që ta mbështeste përpjekjen e institucioneve dhe policisë së Kosovës për suksesin e arritur në asgjësimin e bandës terroriste në Banjskë, nuk e bëri këtë. Përkundrazi foli për “tokë të askujt”, duke kërkuar një protektorat ndërkombëtar për katër komunat e veriut. Rama nuk harron. Rama nuk pushon! Rama punon! Madje punon me mendjen e djallit dhe me gjithë përkushtimin e tij për ta shkatërruar shtetin e Kosovës. Mos prisni gjë të mirë prej tij. Edhe zërat kundër hapjes së urës janë më shumë produkt i ndikimit të Ramës sesa të Vuçiq. (Vafsh në djall populli im shkërdhatë që voton Edvuçiqin e gjatë. Poshtë tradhtarët. Rroftë Albin Kurti. Me qetësi, me drejtësi, me dashuri, me buzëqeshje e lumturi i juaji Bardhyli).
Rri se po e lexuan amerikanët këtë shkrim, do thonë , ne po ikim. Po e lemë shokun Albin Kastro Kurti, të sulmojë Serbinë dhe të pushtojë Beogradin...... . . Në këtë rast Beogradin e shpëton vetëm SRB (Sali Ram Berisha)..... Bota ja bllokon naftën Serbisë, por i gjendet djali i Karagjiqit, Salehu dhe ja furnizon tanket dhe avionët me naftë...... . Dhe atëherë Kurti të gjejë vrimë ku të futet.
Po pse jeni të gjithë bythëlëpirësit e Kurtoviçit kërriçë gomari?
Jo jooo o Mero Baze , ka media , portale televizione qe shpifin tmerrshem duke goditur me lajme fallco kudo e kudo dhe ata qe goditen nuk kane mundesi , ku te mbrohen . Shumica e mediave jane bere si organizata mafioze , duke u fshehur gjoja , nen petkun e fjales se lire . Respekte per ju .
Kazan kazan i shpuar i mbushur me plehra ja çfarë është media në Shqipëri por dhe nëpër Botë nuk është më mirë. Misioni i medias e VËRTETA, këtë të paktën thone librqt e gazetarise.
Media është kazan, sahan, tenxhere, gavetë, garuzhde, kusi, tas, tavë, pirositi, saç, lugë, pirun, okllai, e plotë e plotë orendi të guzhinës ku gatuhen gënjeshtra për policinë e shtetit, armës më të dashur të rilindjes urbane dhe udhëheqësit të saj të ndritur shokut Edi Rama, e cila atëherë kur e ka lyp nevoja nuk ka lënë gur e kusur për të mbrojtur këtë qeveri me rekorde mbreslënëse në të mirë të jetës së njerëzve pa dallim feje krahinë dhe ideje.
aman kur do mbyllet kjo tema njehere qe helmoi gjithe lexuesit me lajme te vjedhura. atehere do shpetoje media shqiptare
Çfarë justifikimi kriminal që i bën vrasjes, e paafta, e korruptuara, apo e çmendura Vosjana Postol: "...nuk tregon vullnetin e viktimës për të vrarë një person, përndryshe prej tij do të ishte zgjedhur me shumë mundësi një send tjetër për të realizuar qëllimin e tij kriminal, por vetëm për ta dëmtuar atë, ndërsa vrasja me dashje kërkon qëllimin e viktimës për ta vrarë personin, duke marrë edhe sendet e nevojshme per ta realizuar qëllimin e tij." NUK E DI KJO PROKURORE VRASËSE SI DENIS MEÇE, se ka Vrasje me Dashje Direkte ose Indirekte, qoftë dhe vetëm me përdorimin e duarve/grushteve dhe autori duhet t'i parashikonte pasojat e veprimeve te tij kriminale qe sollen vdekjen e viktimës...!!!!
Hera e pare qe kam nje kritike per ty Mero! Nuk me pelqeu fare shprehja" dikush eshte vrare"!!! Po si dikush, eshte vrare nje qytetar , eshte vrare nje nga ne dhe nese esgte e vertete se kjo eshte bere per te marre para ose ryshfet nga nje biznes i vogel, sikurse jane me qindra mijera ne vendin tone, atehere kjo eshte e tmerrshme. Akt kriminal, mafioz per ne teper.
Te gjithe jane fajtore,policia,prokuroria,urgjenca, qe sillen rreth e rreth, por askush nuk paraqet fakte. Te publikohet akti i policise paraqitur ne prokurori,koheparaqitja e urgjences, akt padia e prokurorise ne gjykate dhe vendimi i gjykates me ore e date te sakte, e keshtu del shume shpejt pergjegjesia. Por gjithkush e ka te qarte se te gjithe keta nuk duan ta nxjerrin te verteten, pasi duan ta mbulojne ngjarjen. Mjere ai qe iken, por dashte zoti e ka lene ndonje danoc prapa qe t'ia marre hakun.