Vjosa Osmani nuk është përgjegjëse nëse xhaxhai i burrit të saj është pedofil dhe është nën akuzë se ka abuzuar me dy të mitura vite më pare, gjatë luftës në Kosovë. Ajo po ashtu nuk mund të shpallet apriori fajtore për një konflikt brenda fisit të burrit të saj rreth kësaj çështje.
Siç raporton media, viktima i dyshuar për pedofil është burri i tezës së autorit që e ka vrarë, i cili ka marrë hak për dy motrat e abuzuara të tij, të cilat viktima i ka strehuar në shtëpinë e vet gjatë kohës së luftës në Kosovë.
Por presidentja Vjosa Osmani është përgjegjëse për reagimin e saj ndaj gazetarëve që denoncuan rastin e konkretisht ndaj gazetarit Berat Buzhala, që e përmend me emër.
Ajo që është e qartë është se jemi para një historie të rëndë abuzimi seksual, e ndodhur në rrethana mbijetese për dy vajza të vogla, të strehuara tek shtëpia e tezes së tyre, dhe që dyshohet se janë abuzuar nga burri i saj, që është në të njëjtën kohë edhe xhaxhai i burrit të presidentes Osmani.
Në gjithë botën, kur ka denoncime për abuzime seksuale ndaj të miturve vite më parë dhe ato bëhen publike me vonesë, nuk ka asnjë autoritet shtetëror apo publik që të reagojë më shumë ndaj denoncuesit, se sa ndaj të dyshuarit.
Reagimi i parë normal i presidentes së Kosovës duhet të ishte dënimi i krimit që ndodhi dhe hapja e hetimeve urgjente mbi dyshimet për abuzimet seksuale ndaj dy ish- të miturave vite më parë.
Në çdo vend demokratik dhe të lirë, abuzimet seksuale të denoncuara publikisht, natyrisht pa shumë fakte pas kaq vitesh, kanë përparësi në hetim dhe në mbështetjen zyrtare që u jepet në raport me dyshimet që mund të ngrihen ndaj denoncuesit.
Në rastin konkret, vet të abuzuarat paskan hapur procese penale në Serbi, meqë i dyshuari jetonte në Luginën e Preshevës, por nuk ka funksionar, dhe më pas është kthyer në debat brenda fisit, derisa përfundoi në vetëgjyqësi.
Kosova, e cila vuan nga plaga e abuzimeve seksuale të ushtrisë serbe mbi gratë dhe vajzat e Kosovës gjatë luftës, ka tani në listë dhe një përdhunues më shumë, që është shqiptar.
Qëndrimi ndaj tyre duhet të jetë i njëjtë.
Presidentja e Kosovës, që ka mbështetur kauzën kundër abuzimeve seksuale mbi gratë dhe vajzat e Kosovës nga Serbia, nuk mund të reagojë në atë mënyrë ndaj një gazetari që e rikthen këtë çështje me një abuzues shqiptar, pavarësisht se ai qëllon të jetë xhaxhai i burrit të saj.
Presidentja e Kosovës është deklaruar në anën e viktimave të dhunës seksuale dhe kjo nuk duhet të bëjë përjashtim kur dhunuesi është shqiptar, qoftë dhe i afërm i saj.
Reagimi i saj jo proporcional kundër gazetarëve që po zbardhin ngjarjet, duke mos thënë asnjë fjalë për të dyshuarin tashmë të vrarë, tregon se ajo është në një pozicion të vështirë dhe nuk ka fuqi të ndajë postin e presidentes nga statusi i saj si nuse e nipit të të dyshuarit.
Po ashtu duket qartë se çështja është e vjetër dhe me shumë zhvillime dhe është gati e pamundur që ajo të mos jetë në dijeni të saj, edhe pse nuk është as përgjegjëse dhe as fajtore për atë gjë.
Presidentja e Kosovës duhet të mësohet se në atë detyrë që ka, nuk përfaqëson familjen e burrit të saj dhe hallet e tyre, por Kosovën dhe hallet e saj, dhe në këtë rast ajo duhet të rreshtohej menjëherë në anën e viktimave të dyshuara dhe atyre që e denoncojnë atë, deri në sqarimin e situatës nga drejtësia.
Përpjekja për të qenë më agresive me ata që denoncon përdhunimin, se sa me të dyshuarin për përdhunues, e bën atë një nuse të bindur të fisit të saj, por jo një presidente të një vendi ku dhuna seksuale ka qenë armë e poshtërimit kombëtar.
rendesi ka qe robt e krushqinise i ka po aq te mire sa vete shkijet...
Kur robt e HUAJ të qijnë me zor, janë të KËQIJ. Kur robt e TUAJ qijnë me zor, janë të mirë. Kështu predikon presidentja Vjosiçka ( piçka) Osmënaj e Kosovës.
Kisha rrwspekt per Vjosen ,dhe mendoja se nuk do ti ngjante Dajes vet Xhaferr Deva qe Vrau Ata Djem te rinj ne mes te Tiranes me "Ballin kombetar" Dardha bie nen Dardhe Rrace e keqe.
Fener Ziu, ai ka qene xhaxha i burrit, ndersa Xhafer Deva ka qene daja, a e bëni dallimin ju komunistet qe keni bere te njejten gje neper male gjate kohes se luftes duke then luftojme armikun ndersa keni bere lufte vellavrasese dhe... femrat (jo te gjitha, respekt te thelle ndaj atyre partizaneve qe kane luftuar), pra u kthyen me barkun tek goja...
Fener Ziu, ai ka qene xhaxha i burrit, ndersa Xhafer Deva ka qene daja, a e bëni dallimin ju komunistet qe keni bere te njejten gje neper male gjate kohes se luftes duke then luftojme armikun ndersa keni bere lufte vellavrasese dhe... femrat (jo te gjitha, respekt te thelle ndaj atyre partizaneve qe kane luftuar), pra u kthyen me barkun tek goja...
Te lumte mendja e holle o Mero Baze!
Mir qe nuk tha qe nuk e njoh xhaxhane e burrit siç tha maloku I Viçidolit per baxhanakun
Mero, familjet “patriotike” e “shqiptare” qe kane qene ne pushtetin antishqiptar te Titos jane ajka e amoralitetit dhe prishese ordinere te moralit e te shoqrerise shqiptare ne trojet e veta ne ish-Jugosllavi dhe per qindra here me te keqija kane qene dhe jane familjaret e atyre njerezve qe kane qene pjese e pushtetit jugosllav antishqiptar... Rasti i ketij pedofili e deshmon mese miri “moralin” e ketyre kastave antishqiptare ne pushtet, dje e sot, me pushtet dhe ata e keta zagare te çdo pushteti po bejne gjithçka ne kurriz te popullit shqiptar ne “Republiken e Kosoves”... Medet! DRENICA E KUQE
Mero, familjet “patriotike” e “shqiptare” qe kane qene ne pushtetin antishqiptar te Titos jane ajka e amoralitetit dhe prishese ordinere te moralit e te shoqrerise shqiptare ne trojet e veta ne ish-Jugosllavi dhe per qindra here me te keqija kane qene dhe jane familjaret e atyre njerezve qe kane qene pjese e pushtetit jugosllav antishqiptar... Rasti i ketij pedofili e deshmon mese miri “moralin” e ketyre kastave antishqiptare ne pushtet, dje e sot, me pushtet dhe ata e keta zagare te çdo pushteti po bejne gjithçka ne kurriz te popullit shqiptar ne “Republiken e Kosoves”... Medet! DRENICA E KUQE
Nje shkrim i sforcuar per ti dale ne mbrojtje shokut tuaj dhe njekohesisht duke sulmuar kundershtaren tuaj politike per arsye politike qe skane aspak te bejne me ceshtjen ne fjale. Cfar lidhje ka burri i Vjoses me cfar ka bere apo nuk ka bere xhaxhai i tij, perse Buzhala e pa te arsyeshme te thote qe personi qe i dyshuar eshte xhaxhai i burrit te Presidentes? Aq me pak ka lidhje presidentja me cfar bejne anetaret e fisit te burrit te saj. Presidentja eshte nje grua e nderuar qe ka studiuar shume dhe punuar shume per te arritur ku eshte sot dhe nuk e ka ndihmuar xhaxhai i burrit per asgje atehere perse kundershtaret politik e ulin perballjen politike ne keto lloj idjotizmash? Thjesht sepse nuk kane se ku ta kapin tjeter sepse ajo eshte shume lart dhe shume e paster vete si person. Turp per ty Mero!!!
????????????????????????
Presidentes Osmani mundë të i adresohen kritika për shumë çështje por ç’kanë këto hiena që ju kanë lëshuar njeriut për aktet pedofile të një njeriu të sëmurë, le të jetë ai edhe babi i saj e jo më xhaxhi i bashkëshortit.Luftojeni politikisht sa të doni por ç’është kjo vjellje toksike fundêrrina të pa cipë.
Mos u mërzitni pse ramagali nuk po flet për urën e Ibrit. Gzohuni që nuk po flet.
Që do ta tërheqin zvarrë €dramën, do ta terheqin. Diskutimi asht: kët apo bustin e tij
C’merresh me keto bajgera qe e ndyjne shqiptarizmen!
O tiranzo: Vetem se eshte mbesa e Xhaferr Deves qe ka shkaktuare shume viktima ne Tirane ne bashkepunim me ballin kombtar ajo nuk duhet te jete as nje minute ne ate karrige shteterore ku perfaqeson nje popull te tere. Por ju ka ardhur koha tani te gjithe antishqiptareve dhe nuk ke Cfar tu beshe kjo eshte halli me i madh qe ka sote shqiperia dhe kosova bashke. Bravo Mero se bukur ja ke qendisur,sipas gomarit i ke vene edhe samarin.
E sakte “i indinjuari”????
O Mero trimi, te lutem shkruaje shqipen standarde o burre pasi dhe me titullin je gabim.
Po Rama a mund te jete ne ate detyre pasi eshte djali i nje antari te Byros qe kane firmosur per te pushkatuar te pafajshem vetem pse ishin antikominist
Osmanllesha, vdes per kari-er politike. Tradhetoi partine qe e promovoi dhe plotesoi tekat e al- bin kurvit dhe u bo presidhjere.operoi barkun po i doli fytyra si saç e ushemtua me shume. Tani si hyn me ne pune kurvit dhe poshterohet nga te gjitha anet. Intelekti i saj le per te deshiruar. Fundi dihet, si te dajes vet kriminelit me damke xhafer deves.
Ta qift nonen Albin Ademjashar Kurti.
Shkrim percares e poshterues per zonjen Osmani. Mero me kete shkrim ke ulur vlerat e tua. Kujt i vlen kjo qe thoni pervec serbise.Turp