Shqipëria po përballet me një problem serioz, jo vetëm lidhur me transportin ndërkombëtar të mbetjeve të rrezikshme, i cili kërkon hetim për këtë rast, por dhe praktika të ngjashme në vite, për të kuptuar se çfarë ka bërë industria jonë me mbetje të këtij lloji.
Pasi problemi u shfaq në median ndërkombëtare, u pa qartë se të gjitha palët po përpiqen të tregojnë se janë në rregull me punët e tyre, duke lënë në fakt një shteg të hapur që 100 kontejnerë të dalin nga Shqipëria, jashtë standardeve.
Në fakt duhet ta themi hapur se këto janë mbetjet që prodhon fonderia e kompanisë “Kurum” në ish- Metalurgjikun e Elbasanit. Dhe nuk është se ka prodhuar vetëm këtë herë, por qyshkurse është krijuar.
Për asgjësimin e mbetjeve të rrezikshme, ekzistojnë standarde asgjësimi që janë të kushtueshme dhe për këtë arsye industria e fonderive gjuan vende të varfra për t’u zhvilluar, me qëllim që t’u ikë atyre standardeve.
Në rastin konkret “Kurum” nxitoi t’i ikë përgjegjësisë duke zbuluar dhe më qartë skemën se si i shpëton këtyre mbetjeve. “Kurum” nxitoi të përgënjeshtroj Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, duke thënë se nuk ka eksportuar mbetje.
Kjo është pjesërisht e vërtetë, por është dhe më keq për “Kurum”. Ajo i ka shitur mbetje një eksportuesi të lincesuar duke ja paraqitur në dokumentin e shitjes si mbetje jo e rrezikshme. Të gjithë e kuptojmë se atij që i “janë shitur”, është e qartë se çfarë ka blerë.
Akoma më keq këto mbetje “jo të rrezikshme” janë depozituar në kalatat e Portit të Durrësit në mjedis të hapur, duke rrezikuar jetë njerëzish që punojnë aty. Duke qenë stok i hapur, ato nuk kanë nevojë të kalojnë në skaner dhe kështu është krijuar shtegu se si këto dalin jashtë Shqipërisë pa shqetësuar askënd.
Në këtë rast janë kapur dhe duhet të rikthehen këtu, bashkë me problemin se si duhet të asgjësohen ato dhe kush është përgjegjës për gjithë këtë histori.
Është e qartë përtej çdo diskutimi që prodhuesi i këtyre mbetjeve është kompania “Kurum” dhe ajo është dhe pala e detyruar për të zbatuar protokollet e asgjësimet të tyre, që natyrisht kushtojnë.
Institucionet e tjera të shtetit shqiptar, duhet të koordinohen për ta mbikëqyrur këtë proces, i cili natyrisht do ndryshojë dukshëm eficencën e industrisë metalurgjike në Shqipëri, e cila ngjan efiçente, edhe për shkak të këtyre manovrave, të cilat rrezikojnë të penalizojnë dhe shtetin shqiptar.
Me këtë rast qetësojmë dhe Berishën që nuk po lë gjë pa shpifur, po emrin e “Kurum”-it se zë me gojë. Me sa duket qysh kur i ka “falur” katër hidrocentralet më të mirë të Shqipërisë, ata mbi lumin Mat dhe ata në Bistricë, ndërkohë që ishte duke ikur nga pushteti, nuk i bën zemra ta sulmojë edhe këtë, siç shan çdo biznesmen që nuk paguan apo sponsorizon bizneset e djalit të tij.
Përkundrazi bën sikur nuk e di që mbetjet janë të “Kurum”-it dhe shpreson të bëjë prap lajme te rreme si ato të vitit 2017 me kontejnerë, që sipas tij “groposeshin në Pukë”.
Hetimi i nisur nga Prokuroria e Durrësit natyrisht do përcaktojë fajtorët e këtij rasti dhe ata do penalizohen sipas ligjit. Po përtej këtij rasti, Shqipëria duhet të standardizojë skemën e asgjësimit të këtyre mbetjeve të cilat janë pjesë e industrisë metalurgjike në vend.
Punë parash është. Thjesht këto para s'duhet t’i paguajë si gjobë Shqipëria, por industria që i prodhon.
Je shume i sakte si perhere. E kap gjithmone demin per briresh. Te lumte
Si ka mundesi qe ymeri qe nuk le njeri pa marre neper goje HARRON te na thote kujt ja ka shitur Kurumi keto mbetje? Cili na qenka ai “sylesh” qe i ka blere nga Kurum? Ky eshte thelbi i i gjithe aferes! Kurumit i jane ofruar te t’i zgjidhin hallin dhe vertet ja kane zgjidhut pasi kane kaur shtetin per bolesh duke rrezikuar shendetin e gjithe durresakeve me mbetje toksike ne ambjent te hapur! Kurumi eshte hallka me e parendesishme ne gjithe kete histori! Kapja e shtetit nga bleresi dhe forca e tij per t’i kontrabanduar jane thelbi i gjithe kesaj historie kriminale qe ymeri yne e harron ne kembim te shukut me leke!
Pse mendon e ka shkruajt kot “ymeri” kete artikull? Me nje gur Merua i gjuan Berishes, Kurumit qe nuk paguan Meron dhe perkedhel Ramen qe i ka bere jo pak ndere
E ke kapur pas koke Mero. Mire te thone keta sufllaqexhinjte. Si gjithmone fajin e ka Saliu. Edi i Kiços ska bere gje. Thjesht merr tufat me evro qe i jep Samiri i Bitijes.
Siapas kesaj logjikes se Meros, kjo kompania e pafajshme e “licencuar” per plerat, mund te kete marre dhe nga vende te tjera dhe ka sjelle ne Shqiperi mbetje te rrezikshme, te cilat ata qe i kane patur, i kane thene “merri se jane te parrezikshme”. E kupton cfare lepirje me jargavitje qe je duke bere o Mero?! Dikur nje rrethit tone te ngushte i the qe do i sherbej Edi Rames deri sa te mbaroj e cunat shkollen ( sepse dikush po te bente nder duke pagu shkollen e tyre….) Po tani qe cunat mbaruan shkollat jashte dhe marrin rroga te mira, cfare te shtyn te vazhdoah ti besh gojoren me jarge Ed Rames? Apo t’u ka bo ves thuj. E vesi del me shpirtin…
Ku ka Turq dhe lindor, veç korrupsjon dhe vjedhje ke. Politikanë i sjedhin në Shqiprie, Turq për të vjedhur me ta.
Nuk të shqetson fakti ty, i dashur Mero( s'po flas për Ladin, se ai aq mënd ka dhe mallëngjehet shpejt me ato që ti thua) se si nuk i shikon Ministria e Mjedisit "këto mbetje “jo të rrezikshme” që janë depozituar në kalatat e Portit të Durrësit në mjedis të hapur, duke rrezikuar jetë njerëzish që punojnë aty."? Kjo sipas asaj që ti shkruan në editorial. Vallë kaq të vështirë e ke të pranosh se këtë veprim "Kurum" e ka bërë me Berishën dhe e bënë edhe me Ramën kundrejt ndonjë pagesë nën dorë? Dhe pastaj të arrish në përfundimin e turpshëm ku arrin t'i, duke bërë fajtor vetëm Kurimin dhe jo Qeverinë? Kurimi shesh do, dhe po e gjeti, bënë përshesh. Është qeveria ajo që ja jep mundësinë të veprojë jashtë ligjit dhe fajtore e vetme në këtë rast është qeveria. Ligji me të drejtë në këtë rast ka për të dënuar qeverinë. Kurimit i mbetet të shikojë për shtigje të reja për vazhdimin e paudhësisë tradicionale. Ai që si zakonisht e ha në prapanicë është populli, taksat e të cilit shkojnë për të dëmshpërblyer veprimet e jashtligjshme, të paskrupullta të qeveritarëve në ministrinë e mjedisit, një lubi, një kangrenë e përjetshme ku gllabërohen paturpësisht fondet publike.
Shoku Ymer! Te lutem! Kurumi eshte kompani e "dhendureve" te shokut Erdogan. Kur Tailanda ju fryu borive "sos" shoku Edvin me urgjence, ne pizhama veshur u paraqit para shokut Erdogan!! Thua qe e organizoi Berisha kete takim urgjent ? Ju dha urdher takohuni ju te dy qafiret? Ashtu? Epo meqe e thua ti shoku Ymer, qe je me perqindje tek te gjitha bisneset e plehrave ne Delestan te besojme.
Dhëndurët Ćalik e ke fjalen o Lad sumëkuqi?
Jo Mero. Në rradhë të parë, duhet të paguajë kompania “Berisha
Keni botuar vetëm çerekun e asajë që kam shkruajtur. Keni sakatuar ç’kam thënë.
Eshte nje semundje e trasheguar e mbartur nga qeverisja e meparshme qe tregon se keto qeverisje jane banda horash dhe kriminelesh qe luftojne vetem per popullin! Nuk besoj se do botohet ky koment sepse Ai qe ka shkruar kete editorial eshte nje gojore e pushtetit te ripjelljes
Si kështu , edhe vëllezërit tanë turq po përpiqen të na i ngjeshin ? Ata , nuk është se na i kanë ngjeshur shumë gjatë , vetëm 500 vjet .
Po a dine pse hajdut shqip foles, të veshur me petkun e politikanit, marrin kompanie Turke, që të ( punonë?) në Shqiprie? Se pse edhe në Turqie qeveritaret,janë hajdut si në Shqiprie, dhe kanë 33 vitë që e vjedhin Shqiprinë bashkë prap edhe psë i perzume një her me ndimën e Evropës . Turq shqip foles si Ed Rama, Sali Berisha dhe ilir Meta, janë bër me keq se pushtusit e vertet Turq e Skllav.
una faca una raca, muslim brothers
Ah sikur të paguaëni edhe për ndotjen që u bëjnë fshatarëve të Bradasheshit ku punohet natën pa filtra të tymrave që nxjerr Kurumi.
O Mero, puneso nje njeri te duhur,sepse as di te shkruaj. "Kjo është pjesërisht e vërtet, por është dhe më keq për “Kurum”. Ai I ka shitur mbetje një eksportuesi të lincesuar duke ja paraqitur në dokumentin e shitjes si mbetje jo e rrezikshme. Të gjithë e kuptojmë se atij që I “janë shitur” është I qartë se çfarë ka blerë. "...Shiko se si e shkruan shkronjen "i", me te madhe ne mes te fjalise.
Albanistani eshte nje rrumpall ku nuk njeh qeni te zone.Ka 30 vjet vetem genje mashtro vidh e vrit e asnje politikan nuk mban pergjegjesi vetem akuza nda njeri tjetrit.Duhet te ngrihet AI qe shajne keta hajdutet se vriste shoket e vet.....dhe te hapi edhe njehere spacin
Baze Jeni i paarritshëm ne servilizmin e mbrotjes se qeverisë që ka humbur çdo shpresë per drejtësi. Dmth që mbetjet kimike të Kurum kanë qëndruar në qiell të hapur në portin e Durrësit. Është faji i kompanisë (që është) por shteti shqiptar prej kartoni s'ka asnjë faj se ja futen turqit thanë kemi ca patate dhe kebab të kalbur
Tall menderen ti o Mero me duket. Cili shtet? Jane me pushime, ne shtator fillon filmi i rradhes.
Kur erdhen ne pushtet socialistet i harruan shitjen e 4 hidrocentrave nga Berisha o Mero. Ata hidrocentrale jane ndertuar me pune vullnetare nga baballaret tane .Lexoni poemen e Llazar Silicit Neper gerxhet Mirdites po i hapet rruga drites. Ishte koha kur po hapej rruga e makines me pune vullnetare per te cuar pajisjet e HECeve ne Ulz dhe Shkopet
Si the??? Duhet te kontrollohet procesi nga organet perkatese??? Ja te marri njecik ne tel pronari i vertete Sulltani kete cirakun e tij ketu dhe masandej??? Haaaaaa Mjer ne ca thithim pa asgje nuk ka per te ndodhur.
Fol per vjedhjet ne qeveri Mero. Kape veshin shkurt jo larg. Keshtu eshte kur lepihesh pas qeverise. Oh me fal. Gjithe fajin e ka Berisha...
Ne kete vend muti,nje shpellar diabolik islamist komunist,me vend te drejtoheshim nga Perendimi,ai na rikthehu ne nje vilajet turko-arab,qe pa pyetur dhe parlamentin,vrapoi drejt shkretetirave islamike dhe jemi i vetmi vend europian,qe bejme pjese ne konferencen islamike,duke i hapur portat e ketij vendi dhe per terroriste islamike dhe paisja e tyre me pasaporta shqiptare.Metastazat e sali islamikut,jane perhapur,ne gjithe organet jetike te ketij vendi,duke i shkaterruar themelet e kultures europiane,aty ku e ka vendosur vet Perendia,por djalli shpellar, vazhdon ti risjelle pushtimin anadollak,ne gjithe hapesiren jetike te tij.Dhe askush ne kete vend te semure,nuk merret me keto zhvillime kriminale,qe duan te shuajne etnine tone europiane,trashegimine tone monumentale,kulturore dhe heronjte tane historik,qe kane luftuar me shpate dhe pene per memedhene.
Po cnej o Mero! Lideri global i ka te gjitha gjerat nen kontroll por kohet e fundit eshte i zene me kompensimin e Xenit per pronat e vjellura ne Porto Romano! Non-grada e mban ne pushtet shale gjatin duke mbajtur me force lidershipin dhe ky i fundit i jep para si shperblim nga taksat e popullit. Qeveria dhe politikant shqiptar nuk punojn per popullin o Mero. Shpresoj ta kesh kuptuar kaq.
Pse nuk i groposin në shpellën e viçidolit nga e ka origjinën bariu dhive komunisti sali
Mero; ke te drejte por po prek vetem 20% te "demit". Por keni harruar pamjen e madhe! Më lejoni të vë 80% të dëmit për opinionin publik: (1) për 30 vjet kjo industri krijoi të njëjtat mbetje toksike për qytetarët elbasanas. Shumë u bënë kancer dhe komplikime të tjera. A nuk është ky një dëm për njerëzit? (2) kjo fabrikë funksiononte me 50% të punës pa regjistrim (nga skrap-deri tek kompanitë e ndërtimit, pa faturë!); Ky nuk është një dëm për të ardhmen e shqiptarëve? (3) Kjo kompani ka blerë 4 HEC-et me faturat e “TVSH-së false”, askush nuk i ka kontrolluar.Kjo është vetëm tema "fiks fare" në TV. A nuk është ky një dëm për ekonominë e vendit? (4) Tani kjo kompani e ka shkatërruar imazhin e këtij vendi edhe më tej në arenën ndërkombëtare dhe para institucioneve ndërkombëtare. Një tradhti e plotë ndaj shtetit shqiptar! A mund të besojnë institucionet ndërkombëtare në atë që po bën Shqipëria dhe qeveria? Të gjitha këto po ndodhin kur Shqipëria filloi të përmirësonte imazhin e saj turistik dhe të gjithë u gëzuam nga pak! A është rastësi? A nuk është ky një dëm? Sokolaj është “mushka fallco” këtu për t’u fshehur! Të rinjtë e pafat presin një të ardhme më të mirë dhe “tymi i errët” i Kurum ua bllokon shpresat! Ja pse hoqëm qafe sistemin komunist? Në kohën e Enverit do t'i prisnin kokat!
Futi nje artikull “Fajin e ka Saliu” dhe mbyllet ky muhabet.
Po nuk ju mbyll goja qelbesires se kombit , nuk gjen rehat ky vend . Megjithe se i denuar , nga ballkoni i germadhes se tij , nuk le gje pa sajuar e komentuar , vetem qe te mbroje ato qe i ka vjedhur ketij populli . Ky e ka pak plumbin , ai do terhequr zvarre neper rruget e vendit , qe ta kuptojne dhe ata pak budallenj qe i shkojne per nate posht ballkonit se çfar monstre eshte kapobanda i tyre .
Goje e Liga thone qe dhe hekuri I Çernobilit eshte shkrire/performance ne vend.....
Albin Kurti, veq vazhdo, ke përkrahjen e krejt POPULLIT shqipetar.
Jemi me ty,o Albin o Skenderbe.
Mund te themi se Albin Kurti eshte politikani me i njohur ne Europe , po edhe ne shume vende te botes , Lume Shqiptaria qe e ka.
Te lumte o ylli i Kosoves,do te votojmi qdo here,takimi i juàj me lideret e l'arte Amerikan do te jete ni box i hekurt per opoziten, Vazhdo dhe akoma na Ke mbrapa.Zoti te bekofte kryemini ster,dhe qendrofsh ne duar te zotit. Ndersa injorantet si Ramush Haradinaj, po ben shume mire qe nuk po meresh me ta,dhe me shkrimet e tyre.
Ju lumte kryeminster Kurti . Populli krenohet me Juve . Si eshte e se miri po e perfaqesoni vendin tone ne qarqe me te larta diplomatike te botes . Zyrtaret e larte amerikan etj . nuk presin politikaj te korrumptuar qe punojne per interesa te veta dhe me te kaluar kriminale . Si keta te opozites se Kosoves , dhe do te te tjere qe dikur vrenin e kthjellnin ne Kosove . Ne shkurtin e 25 - shit opozita e coroditur e vendit tone do te peson " nokautin " . perfundimtar nga popull yne . LVV e para . Dhe ne fund . Ftesa qe ka marre Kryemistri Kurti per te marre pjese ne Konventen e PD te Amerikes , qe eshe duke u mbajtur keto dite , ka " shkunde " Serbine fashiste . Gjuriqi po plase nga marazi shkaku se Kryemistri , Kurti perfaqeson Kosoven ne Amerike ne nje tubim politik aq madheshtor .
Té urojmé jeté té gjaté Albin, me shoké e shoqe jeni shpresa joné. Ju lumté. Mé né fund njé shqipétaré i VERTETE - ME ZEMER TE PASTER!
Hashim Danilloviq Kudra dhe Ramut Vuqiqi takoheshin me Grenell Pederrin ne Kurvelesh.
Posht Ramuti rrnoft Albin Kurti.
Mero te lutem bej nje hulumtim per shitjen e 4 HECeve .Si u shiten ,pse u shiten ,sa u shiten. Lenda e pare me te cilen prodhojn energji Hecet eshte uji qe eshte dhurate e zotit pa lek. I vetmi shpenzim qe mund te behet eshte remonti i gjeneratori duke ndrruar kushinetat.Pra kostoja e prodhimit te energjise elektrike eshte e ule .Ndersa e shet disa here me shtenjte Kw dhe del edhe edhe ne burse duke shit pasurine e shqiptarve.
Mbetjet e "Kurum" qe vijne me kontenjere ne Durres nga Italia??? Mero, perfundimisht je i pasherueshem ne marrezine tende tashme te pa kurueshme sa nuk te uron dot as "te shkuara"!
Ore drejt e ke ti,berisha e ka fajin perseri, e kuptova qe ne titull e ndaj se lexova cke shkruar.