“Kurum”-i i shpartallon opozitës, kauzën e mbetjeve toksike 

24 Gusht 2024, 20:43Editorial Mero Baze

Ka një konfuzion brenda opozitës se si të sillen me skandalin e mbetjeve toksike të mbetura në det të hapur, tani që skandali u bë publik dhe që operatori përgjegjës duket qartazi me prova shkencore që është kompania “Kurum” dhe partnerët e saj, që duket që kanë krijuar këtë shteg abuzimi me ligjet.

I pari që e braktisi frontin e luftës ishte Berisha, i cili ditën e parë e nisi revolucionin me një ekran gjigand ku publikonte deklaratat e “Kurum” kundër qeverisë për rastin dhe sot e përfundoi duke mbrojtur “Kurum”-in nga sqarimet e qeverisë. 

Gazment Bardhi po ashtu e nisi me shumë vrull, këkrkoi komision hetimor, por pastaj u kujtua që një nga shefat e fushatë s së tij është administrator i “Kurum”, dhe sikur e harroi dhe ai.

Bujar Leskaj që e pa që këta po bëjnë sikur nuk e kanë mendjen tek “Kurum”, është treguar i vëmendshëm në këtë rast dhe i ka futur një fletërrufe qeverisë, duke bërë edhe sikur nuk e di ça problemi ka me “Kurum”. Me këtë rast ka shpresë që dhe mund ta sqarojnë.

Edhe Tritan Shehu që e ka zanat rolin e shejtan budallait, lëshon nga një deklaratë pa adresë që ta “sqarojnë” dhe atë.

Gjithë beteja tani ka ngelur në dorë të aktorëve periferikë të opozitës që thonë gjëra të përgjithshme, të tipit “jemi vend mafioz”, “jemi eksportues plehrash” etj. Gjithmonë pa folur për “Kurum”.

Dhe i gjithë është një siklet i shkaktuar nga nxitimi i ditës së parë. Nuk është se këtu nuk ka vend për betejë politike, edhe pse është “Kurum”-i autor. Opozita mund të kërkojë plot gjëra në këtë drejtim, si ka qenë kjo praktikë më parë, si janë ekspertuar dherat, çpo bëhet me hetimin, cila është përgjegjësia e agjencive ligj zbatuese etj.

Por të gjitha këto janë harruar. Dhe arsyeja është konkrete.

Kryetari real i PD tani nuk është Sali Berisha, por Shkëlzen Berisha. Ai e mban në këmbë PD, ai e paguan, ai bën mitingjet çdo ditë dhe i paguan, dhe atij i kanë mbetur shumë pak sponsorë si “Kurum”, me të cilin ka lidh vëllazëri me zinxhirin e katër hidrocentraleve më 2013, që i blenë me lekët e prapambetura të TVSH së “Kurum”-it.

Gjithë kush paguhet në PD dhe ka punë konkrete të varur prej tij natyrisht nuk mund të flasi dot për “Kurum”. Kanë leje vetëm të thonë që kompanisë “Sokoloj” i ka dhënë leje eksporti ministria e Kumbaros. 

Po patjetër i ka dhënë, ndaj dhe është përgjegjëse si partnere e “Kurum”-it në këtë histori. Se leja jepet që të jetë e qartë përgjegjësia. 

Sonte në mbrëmje Berisha majë penxheres, dukej i tërbuar pse faji ju la “Kurum”-it dhe po përpiqej të shpikte procedura që të provonte se kishte dhe qeveria faj për dhënien e autorizimit për lëndët toksike.

Problemi është siç e thotë dhe “Kurum”, në deklaratën e tij, që ato nuk janë deklaruar lëndë toksike, por dhera të parrezikshëm. Dhe këtu qëndron gjithë problemi i mashtrimit të “Kurum”. 

Puna është si tek ai skeçi i Canes, të cilit i vodhën lopën: Po ai që vodhi lopën o Cane nuk ka faje fare?

Dhe ai është “Kurum” në këtë rast.

20 Komente

  1. N
    Niko

    Aaa domethene fajin qe Kurumi esporton mbetje toksike nuk e paskerka porti dogana dhe qeveria por Shkelzen Berisha! O mero je bere vjellje!

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lot

      Sikur nuk shkon fajin e ka Shkelzeni, e ka Saliu tingëllon me bukur. Kshu dergon cunin ne Amerike me burse e mban gazeten hap.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sherbimi funeral I Surelit

        Edhe Kurumi paska ngrene dardha e kumbulla mbrapa kurrizit te kryeministrit me te sinqerte, e me naiv ne Ballkan - shokut Edver Rama. Bashke me Kumbaro-Furxhiun !?!?

        Përgjigjjuni
      2. S
        Sanije Ruli

        Pronari real, i vërteti i KURUM, është dora vetë, Sali Berisha, i jati i Zenit dhe i Gitës, vjehrri i Abit dhe burri i Lirisë, të gjithë NON GRATA në amerikë. A doni më ?

        Përgjigjjuni
        1. E
          E hengrem Sali as per te vjedhur nuk ke ditur

          Nongrates po i ngushtohet laku .... Kurum do hetohet ( nuk dua te aludoje fajesin apo pafajesin ) por ne hetim do dalin shume paregullesi , korrupsion ndoshta dhe emra , kjo e shqehteson non graten ne te kundert nuk kishte pse shqehtesohesh mjerrani . Rrethi po i ngushtohet dhe komunisti non grata e ndjen .Dite te mira po vijne per familjen kriminale Berrisha haaaaa

          Përgjigjjuni
          1. B
            Berisha e ka fajin

            Ne nje shtet , te pakten sa per sy e faqe, nje here ne tre muaj behet nje kontroll sa per te thene qe “ ja ne po i kontrollojme mbetjet toksike.”. Mero, po flasim per mberje toksike te cilat nuk kontrollohen nga askush dhe asnjehere. Nqs zbatohej ligji, MUAJ PER MUAJ, mbetjet toksike shoqerohen me eskorde policie dhe NATEN. Lere mero se ngado qe ta kapesh vjen era mut ky muhabet. Dheee nuk po flasim fare per te tjeret, nuk eshte vetem kurimi pasi cdo fabrike qe shikoni ne cdo cep, nga perpunimi i bulmetit der rek perpunimi i bojrave prodhon mbetje toksike SHUME TE RENDA te cilat NUK KONTROLLOHEN KURRE . Dheee mos harroni!!! Beni durim se cdo gje do kohen e saj. Pas mandatit te peste do ndryshojme ligjin( pasi gjithmone ligji e ka fajin) i cili do filloje zbatohet pas 2045-es pasi te behen gati uzinat e fabrikat. Der ateher, lahuni ne 54% te detit me ujera TOTALISHT TE PARESHTATSHEM DHE NE LUMENJ ME NDOTJEN TOKSIKE MBI 7 HERE ME SHUME SE NORMAT E BE-se

            Përgjigjjuni
            1. L
              Loni

              Ore, po çfarë burri paske qënë o Mero! Si do të shmangësh përgjegjësinë e qeverisë, e njëjtë si e qeverive të mëparshme në qëndrimet ndaj kësaj kompanie? Për qeverinë Berisha me të drejtë vutë në dukje mënyrën e shitjes së hidrocentraleve kësaj kompanie, por qysh nuk të vjen turp që s'thua një fjalë të vetme kundër kësaj qeverie për rastin në fjalë? Ti budalla nuk je, përkundrazi, por si nuk e paske të qartë se mbrojtja që i bënë fare paturpësisht kësaj qeverie është me pasoja direkte për jetën e njerëzve në këtë vënd!!!! Nuk e paske të qartë ti se qeveria me veprimet e saj është kthyer në një objekt me rrezikshmëri të lartë shoqërore?

              Përgjigjjuni
              1. S
                SP

                Pisqolla e Meros eshte arme sci-fi, drejtoje nga te duash, plumbi do shkoje vetem ne nje drejtim, andej nga ka marre komanden!

                Përgjigjjuni
              2. O
                Organizata Bolshevike e Pështanit

                Pirdh Ymer pirdh slirohesh dot! Fajin e Ahmet Zogu dhe Adil Çarçani. Ju digjka bytha shume me keq sesa e prisnit. Ku do I futesh kontenieret Ymer? Ne p... te sat'eme? Prit ushkur katundi prit. Po ciceronjne Pirro Llengat dhe Kumbarote ciu ciu. Priteni neser kur Ymeri te thote fajin e ka Lefter Koka dhe Karlo Bolino dhe Albin Kurti.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Top G

                  Fajin e ka Saliu

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Edvin Shurreci

                    Hi everyone! Welcome in Shqipkaristan, Drogistan, Ramutistan.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Schopenhauer

                      “Ama e re vëllezër, po ai që vodhi lopën, nuk pati faj fare e re…”?

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Makiaveli

                        Ke këto shkrimet duke shfajësuar qeverinë ja ke kaluar edhe Vangjelit per servilizëm

                        Përgjigjjuni
                        1. j
                          joel shkodra

                          Po ky shtet qe paguan (me parate e shqiptareve) police, doganiere, kontrollore, ministra etj. etj. per ruajtur "lopen" nuk paska fare faj?

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Lali

                            "Kurum" pra u zgjodh te behej koke turku per ato 100 Kontenjeret e ardhur nga Italia ne Portin e Durresit me destinacion Tailanden! Dhe tashme Merobazerise do ti mbetet edhe nje detyre tjeter - ti mbushe mendjen opinionit se kjo qeveri Rama qe kontrollon gjithcka, heshti per ato Mbetjet e "Kurum" deri kur u kthyen nga rruga...sepse kishte merakun dhe hatrin se "Kurum" eshte i Saliut (sic ve doren ne zjarr Sanija e Rrulit)

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Begu

                              Kurumi ose Metalurgjia e Elbasanit duhet ti kthehet shtetit ose shqiptarëve ( si pronarë) . E morën për 2 lek dhe kanë gati 30 vjet që vetëm e shfytëzojnë atë fabrikë pa asnjë lloj kriteri dhe në dëm të banorëve aty rrotull. Drejtuesit turq sillen me një arrogancë të neveritshme me vendasit. Nalu beg se ka hendek. Nqs kjo e plehrave është vetëm një shkak për ti hequr , jam dakord.

                              Përgjigjjuni
                              1. I
                                Ibishi

                                Vllazen e motra kosovar bojkotoni pushimet ne shtetin narkoman te edvin droges.

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  Ermali

                                  E ti bejne te pidhi sateme

                                  Përgjigjjuni
                                2. E
                                  Elbasanasi

                                  Nderkohe "Kurum" ka ndalur punen e nderprere kontraten me 500 punonjes qe kane mbetur pa pune e familjet e tyre pa te ardhura ne Elbasanin qytetin me varferi te larte. Rrogat qe ata punonjes kane marre ne "Kurum" ishin te larta e ato nuk ja jep dot kurre as shteti shqiptar as ndonje "Investitor Strategjik" i llojin Gjergj Luca.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. p
                                    pilo lala

                                    Nuk e tha kot gazetari i Frankfurter Allgemeine Zeitung: "Edi Rama është kryeministri më i mirë i Serbisë që nga koha e Pashiqit!"

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje