SHBA është garancia për një reformë që do modernizojë shtetin shqiptar 

6 Shtator 2024, 19:58Editorial Mero Baze

Lajmi se Ambasada e SHBA do të angazhohet me komisionin e posaçëm për mirëqeverisjen, anti-korrupsionin dhe sundimin e ligjit, është një lajm i mirë për të gjithë ata që presin që beteja anti-korrupsion të përfshijë vet administratën e shtetit shqiptar dhe një lajm i keq për të gjithë ata që kanë dashur ta deligjitimojnë si një marrëveshje Rama- Berisha kundër drejtësisë së re.

Përfshirja e SHBA dhe e Bashkimit Evropian brenda kësaj iniciative ligjore dhe institucionale, krijon siguri të reja për reformën në drejtësi në disa aspekte.

Së pari, rrit besueshmërinë e kësaj iniciative dhe e shkëput atë nga qëllime politike të supozuara si kundër reformës në drejtësi. Kjo ka shumë rëndësi sidomos për qeverinë, e cila e ka për detyrë ta çojë deri në fund këtë betejë dhe të mos japë imazhin e një force politike e cila u godit më shumë se kushdo tjetër nga reforma në drejtësi dhe u zhgënjye prej saj.

Natyrisht beteja e SPAK kundër korrupsionit ka problemet e veta, por fryma që ajo ka ngjallur kundër korrupsionit është aktualisht e vetmja shpresë që ka shoqëria shqiptare për të ecur përpara. Ajo shkëput politikën nga drejtësia dhe jep një mesazh të qartë se politika ka punët e saj, por drejtësia është roje e ligjit në këtë vend.

Hezitimet e para të SHBA dhe Bashkimit Evropian, duket se janë tejkaluar dhe aty po hyjnë jo për t’i dhënë besueshmëri qeverisë në këtë iniciativë, por si rroje të progresit të arritur nga drejtësia deri më sot.

Së dyti, pjesëmarrja e tyre i jep fund aludimeve për bashkëpunim mes qeverisë dhe “non grata”-s në opozitë kundër reformës në drejtësi. Përkundrazi prezenca e tyre i jep garanci drejtësisë se e vetmja pjesë e prekur e shoqërisë nga kjo reformë do të jenë të korruptuarit dhe njerëzit që kanë probleme me ligjin.

Nuk di sa e sigurtë do të jetë pjesëmarrja e PD në këtë komision, por aktualisht PD e ka humbur monopolin e opozitës dhe ne kemi një opozitë shumë më plurale se një vit më parë. Kemi disa parti opozitare që po bëjnë një grup të ri parlamentar në Kuvend dhe grupi i Lulzim Bashës, që kanë qenë të qartë në mbështetjen për drejtësinë e re, madje me një retorikë më të fortë se qeveria.

Kështu që iniciativa vlen dhe përtej mandatit të këtij kuvendi dhe konfigurimit të ri të parlamenti të ardhshëm, i cili ka për detyrë t’i japë Shqipërisë një legjislacion që garanton një administratë me frymë perëndimore në zbatimin e ligjit, e cila duhet të bëj kapërcimin e nevojshëm nga një administratë e degraduar nga ryshfetet dhe korrupsioni, në një administratë serioze që respekton ligjin dhe e shikon veten jetëgjatë në ato zyra, dhe jo e lidhur me rrotacionin politik.

Së fundmi, nga suksesi i kësaj iniciative varet shumë dhe zhbllokimi i punës së administratës dhe frikës së biznesit për investime e cila ka filluar të vërehet pas reprezaljeve të SPAK në administratë dhe tek njerëzit e biznesit të përfshirë në afera korruptive.

Garancia që duhet t’i japim administratës për të vepruar profesionalisht, duhet të shmangë ngërçin që vërehet aktualisht në distancën që kanë zyrtarët e lartë e të mesëm për të marrë përgjegjësi në firmosjen e akteve administrative, fenomen që është vërejtur dhe në vende të tjera evropiane si Rumania e Kroacia, kur janë përballur me reformat antikorrupsion.

Të gjithë duhet të kuptojmë se futja në Bashkimin Evropian nuk është një parullë propagandistike por një detyrim i madh që fillon me modernizmin e shtetit shqiptar. Dhe ky proces nuk mund të realizohet kurrë pa një reformë të besueshme ligjore dhe një iniciative politike që nuk e frenon reformën në drejtësi, por e thellon atë duke e kthyer në një shpresë për gjithë shoqërinë.

Ndaj garancia që jep përfshirja e SHBA dhe BE në këtë proces është jetike, jo vetëm për të mos krijuar vatra të reja monopoli mbi drejtësinë, por dhe për ta kthyer drejtësinë në një normalitet me të cilin politika duhet të bashkëjetojë.

16 Komente

  1. V
    VraPo VraPo

    Kësajë i thonë “I ZOTI E JEP, TELLALLI SE JEP”…

    Përgjigjjuni
    1. k
      kxp

      Mero kjo analiza jote e sotme ngjan me ato idiotesite e perditshme te Spartak Ngjeles per Ameriken. Amerika nuk lufton dot korruspionin e krimin e vet por do na dalka garante per sundimin e ligjit ne Shqiperi. Trump beri grusht shteti dhe askush nuk ka guxim ta denoje ne Amerike. Gjykates e prokurore dhjesin gjak nga frika e shtyjne gjyqet e sentencat ndaj tij cdo jave. Nqs Trump fiton pas 2 muajsh, harroji reformat dhe SPAK. Epoka e dyte fashizmit rifillon ne planet.

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cet Kastrati

        Sdi ca te mendoj per veten pasi lexova kete cope leter analize?! Rama e di si do shkoj dhe puna ime me projektet dhe paret e tija. ( Mero ti shko merri paret Lalit dhe Rames se Shba

        Përgjigjjuni
        1. G
          Ganimete Musliu

          Amelika amelika amelika.. a jau qift kina nonen ju e amelikes more karpushaqa pa kurriz.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Makiaveli

            Mero jeni i vetmi gazetar që e shikoni si mbështetje, kur qartë USA kerkoj që qeveria të mos ketë nën kontroll institucionet shtetërore të pavarura si Spak. Pse Saliu është dakord me këtë komision antikorrupsion?? Heton SPAK dhe prokurorët shtesë BKH pse duhet një komision antikorrupsion parlamentar kur nuk janë expert

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sqepari

              Makiavel, kjo eshte e verteta qe keta shkruesat politike shtiren sikur nuk e kuptojne!

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dakord

                Makiaveli, spak heton dhe arreston ata që kanë kryer krim korrupsioni, kurse komisioni xhafa supozohet të rregullojë infrastrukturën ligjore që korrupsionit ti bëhet sa më e vështirë të mundet duke vënë nën monitorim tenderat etj. Nëse do funksionojë është tjetër gjë dhe unë jam skeptit ama prezenca e USA dhe BE më bën optimist

                Përgjigjjuni
              2. P
                Pesimisti

                Cfare te them vec te lumte o Mero per endrat e bukura qe tregon. Me dhimbje po te them se fatkeqesia jone deri tani ka qene niveli i ulet ne popullin tone qe trashegoi nje sistem totalitar dhe shoqeri fshatare. Cte flasesh per nje popull qe mbeshtet Sali Berishen, qe ishte nje komunist hipokrit, fshatar dhe primitiv, hajdut dhe kriminel, i mbushur ne shpirt me urrejtje per njeriun dhe flamurtar i zakoneve kanunore te hakmarrjes, vjedhjes dhe trimerise. Mori ne qaf gjithe Shqiperine dhe shumicen shqiptare per te kenaqur "maloket" e vet sikur ata te ishin populli i zgjedhur nga zoti per te komanduar Shqiperine. Shkaeroi gjithe administraten komuniste, por me perberje mikse nga origjina dhe formoi nje administrate ekstreme komuniste qe ishin vetem nga veriu. Hoqi nga puna gjithe jugoret dhe shpalli Vloren qytet te shejtanit...Qe te mos zgjatem po them qe endra jote eshte gje e bukur o Z. Mero por niveli qytetar eshte akoma shume i ulet. Nuk eshte e tepert te te them se populli i zakonshem, ne vendet perendimore, nuk shef kurrupsionin ne jeten e tij te perditeshme, sic eshte ne Shqiperine tone te dashur ku akoma njeriu nuk eshte nje lope qe milet vazhdimisht nga administrata edhe per nje verteteim te thjeshte... Do jete e veshtire sepse Saliu ka bere punen e vet. Ai eshte nje vampir i futur ne gjakun shqiptar dhe duket sikur ne do jemi te humbur sikur Saliu te zhduket nga faqja e dheut si simbol i poshtersise. Mbi te tera kjo reforme kerkon nje popull te ringjallur dhe jo hipokrit sic e krijoi Sali Berisha nga malet e Vicidolit.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mero dredharaku

                  Kryeartikull thua SHBA e ne mbyllje thua SHBA dhe BE! SA TINEZAR E KAR QE JE!!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Ateum

                    Gomar berishist dhe vrimë bashkëpenëmbajtës edvinist, vetëm shqiptarët që mendojnë me kokën e tyre, shqiptarët që respektojnë shqiptarët, shqiptarët që respektojnë meritokracinë dhe qytetarinë, shqiptarët që ndërtojnë por që janë të gatshëm edhe ti mbrojnë me gjak fitoret e tyre pa ju fshehur historisë nën brekët e të tjerëve, mund t'a modernizojnë dhe fuqizojnë Shqipërinë! Askush tjetër! Në 30 vjet, ju kategoria e prostitutave që morën peng Shqipërinë, shkatërruat 50 vjet punë, duke shqyer dhe denigruar sa të mundeni veprat industriale, veprat ushtarake, sektorët strategjikë dhe gjithë arritjet e popullit shqiptar, duke përhapur helmin antishqiptar se arritjet shqiptare në industri, bujqësi, shkencë dhe mbrojtje ishin dështime, paranoja, marrëzira. Propaganda juaj mbolli farën e urrejtjes mes shqiptarëve, humbjes së besimit, përçmimit ndaj punës, arritjeve dhe sukseseve historike, duke ushqyer idenë se jemi komb kaçakësh, hajdutësh, tribalësh të egër të paaftë të ndërtojnë dhe vetëqeverisjen dhe që nuk jetojnë dot pa i lëpirë bythën padronit të rradhës dhe fqinjëve në një pozicion sodomie. Ju punuat për xhepin tuaj, mafien e oligarkisë së planetit dhe për " lirinë" e shqiptarëve, për të zgjedhur zinxhirët e duhur. Rezultati; shkatërrim, VorioEpir, mafje, spastrim etnik, borxhe, mizerje, mesjetë, xhihad grek, islam dhe katolik. Shqiptarët nuk duan zinxhirët e Amerikës, "lumturinë" e eksportuar sipas interesit të tyre dhe të mendojnë vetëm për humorin e tyre dhe për aq sa duan ata! Shqiptarët i kanë zgjedhur amerikanët dhe europianët si aleatë dhe duan ti qëndrojnë në krah si aleatë, por pretendojnë respekt. Margjinalizimi rracist në shtëpinë tonë në kontinentin e përbashkët europian, në koliben pas mureve të bythecëve, oligarkëve dhe plutokratëve të pasur të BEsë, është i papranueshëm! Fashist! Edhe amerikanët duhet të kuptojnë diçka; I duam në krah dhe do t'ju jemi në krah! Por jo të përçmojnë aftësitë e shqiptarëve për të ndërtuar, për të menduar me kokën e tyre dhe për t'u vetëmbrojtur, duke imponuar gjithçka amerikane, si mrekulli të vetme përtej së cilës nuk kemi të drejtën të egzistojmë. Ata duhet të kuptojnë që do t'ju jemi në krah në çdo betejë principesh, por jo në gjenocide si ai ndaj popullit palestinez. Shqiptarët kanë nevojë për Amerikën dhe këdo në planet që i ndihmon të ndërtojnë një Shqipëri të fortë dhe të begatë, por më shumë se kushdo tjetër KALIMTAR në histori, shqiptarët kanë nevojë gjithmonë për VETEN.

                    Përgjigjjuni
                    1. l
                      luzati

                      Shume dakort me PESIMISTIN i ka thene te gjitha ,S.Berisha eshte kanceri i ketij vendi kurse trushpelaret qe e ndjekin jane gjithe ata qe jane perlyer ne krimet dhe korupsionin e tij...

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Biku

                        Kxp,nderro kanal o loqe se ta ka pjerdhur trurin CNN.Ku e pe grushtin e shtetit ti o kaçkavall,protestuesve nuk ju kap asnje thike jo me arme.

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Bardhyli nga Kosova

                          aqedonisht Lajme Arbëri Ekonomi Kronikë OpEd Karikatura Botë Rajon Sport Futboll Basketboll Luftarake Sporte të tjera Kulturë Shtojca për Kulturë Magazina Lifestyle Kuriozitet Showbiz Horoskopi Auto Tech KTV Seriali “Xhemajl Abria” LAJMET E MBRËMJES KOHA E LAJMEVE 60 MINUTA RICIKLIM SPORTI NË KTV TEMPUS KONFRONT 038 COSMO INTERAKTIV BETIMI PËR DREJTËSI RETRO ARTA RRETH BOTËS SPORTI TOTAL SOT TE LINDA DRIVE ME CRAZY EXPRESS JETA FASHIONISTA WILDLIFE PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE NËPËR FILM E NJOHURA E PANJOHUR TABU TOP KOHA MUSIC ÇA KA 3 PRO X PREMTIMI Artikull i sponsorizuar Prapa Ekraneve Aventurat e Kocit Marketing Arkivi Follow Koha.net OPED Pse burokratët në Bruksel dhe në Washington po duan ta reinkarnojnë figurën e Vuçiqit në kufomën e Millosheviqit?! Nga: Emin Azemi 7 shtator 2024 09:00 Shpërndaje në: Kushdo që del kundër Vuçiqit, qoftë opozita në Beograd, qoftë Kurti në Prishtinë, nuk kanë kurrfarë mirëkuptimi dhe miratimi në Bruksel dhe në Washington. S’do mend se Perëndimi po e dëshiron një Kosovë pa Albin Kurtin në krye dhe një Serbi me prorusin, Aleksandër Vuçiqin – president. Ky i fundit po sheh te veprimet politike e institucionale të Kurtit rrezik për mosrealizimin e “botës serbe”. I bie që mbështetës të tërthortë të këtij projekti të rrezikshëm hegjemonist serb janë edhe disa burokratë në Bruksel dhe në Washington. Po opozita e Kosovës si po sillet ndaj këtyre huqeve që po i bëhen vendit të tyre? aqedonisht Lajme Arbëri Ekonomi Kronikë OpEd Karikatura Botë Rajon Sport Futboll Basketboll Luftarake Sporte të tjera Kulturë Shtojca për Kulturë Magazina Lifestyle Kuriozitet Showbiz Horoskopi Auto Tech KTV Seriali “Xhemajl Abria” LAJMET E MBRËMJES KOHA E LAJMEVE 60 MINUTA RICIKLIM SPORTI NË KTV TEMPUS KONFRONT 038 COSMO INTERAKTIV BETIMI PËR DREJTËSI RETRO ARTA RRETH BOTËS SPORTI TOTAL SOT TE LINDA DRIVE ME CRAZY EXPRESS JETA FASHIONISTA WILDLIFE PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE NËPËR FILM E NJOHURA E PANJOHUR TABU TOP KOHA MUSIC ÇA KA 3 PRO X PREMTIMI Artikull i sponsorizuar Prapa Ekraneve Aventurat e Kocit Marketing Arkivi Follow Koha.net OPED Pse burokratët në Bruksel dhe në Washington po duan ta reinkarnojnë figurën e Vuçiqit në kufomën e Millosheviqit?! Nga: Emin Azemi 7 shtator 2024 09:00 Shpërndaje në: Kushdo që del kundër Vuçiqit, qoftë opozita në Beograd, qoftë Kurti në Prishtinë, nuk kanë kurrfarë mirëkuptimi dhe miratimi në Bruksel dhe në Washington. S’do mend se Perëndimi po e dëshiron një Kosovë pa Albin Kurtin në krye dhe një Serbi me prorusin, Aleksandër Vuçiqin – president. Ky i fundit po sheh te veprimet politike e institucionale të Kurtit rrezik për mosrealizimin e “botës serbe”. I bie që mbështetës të tërthortë të këtij projekti të rrezikshëm hegjemonist serb janë edhe disa burokratë në Bruksel dhe në Washington. Po opozita e Kosovës si po sillet ndaj këtyre huqeve që po i bëhen vendit të tyre? Çdo veprim legjitim i Qeverisë së Kosovës që ka të bëjë me shtrirjen e sovranitetit në veri të vendit, ka tre kritikues të mëdhenj: Beogradin, bashkësinë ndërkombëtare dhe opozitën vendore. Reagimet që vijnë nga Brukseli dhe Washingtoni në adresë të Qeverisë së Kosovës, janë produkt i një politike konstante, por të paarsyeshme, të Perëndimit ndaj çështjeve të ndjeshme që ndërlidhen me raportet Kosovë-Serbi. Sipas kësaj politike (që vlen kryekëput vetëm për Kosovën), të gjitha çështjet e hapura në mes të dy vendeve duhet të zgjidhen përmes dialogut, e jo përmes veprimeve që mund të jenë burim tensionesh e incidentesh në veri të Kosovës. Kjo vendosje absurde e simetrisë së fajeve dhe përgjegjësive e ka trimëruar Beogradin tej mase në ndërmarrjen e veprimeve edhe të armatosura destabilizuese, prandaj edhe pas ndërhyrjes brutale në Banjskë, Brukseli dhe Washingtoni kanë vazhduar ta përkëdhelin Gebelsin e vogël të Ballkanit – Aleksandër Vuçiqin, duke ia toleruar të gjitha politikat proruse dhe prirjet e tij autokratike për të sunduar pa alternativë politike. Ata - Parisi, Washingtoni, Berlini, që deri dje ishin modele të demokracisë parlamentare, në rastin e Serbisë po duan të rishkruajnë rregulla të reja duke e zëvendësuar demokracinë me autokraci dhe duke e ngulfatur opozitën për llogari të një pinjolli politik millosheviqian. Në anën tjetër, ky qëndrim “pragmatik” dhe i paarsyeshëm i Perëndimit ndaj Kosovës ka ardhur duke u modifikuar varësisht se cila strukturë politike udhëheq me pushtetin në Prishtinë. Tani, kur Qeverinë e drejton Albin Kurti, qëndrimet e Perëndimit janë më të ashpra, sepse në qendrat ndërkombëtare të vendosjes ka burokratë që mendojnë se të gjitha vendimet politike të Kurtit që kanë të bëjnë me veriun e Kosovës, duhet paraprakisht të filtrohen në Bruksel dhe në Washington. Në qendrat ndërkombëtare të vendosjes ka burokratë që pretendojnë se, jo opozita në Beograd, por politikat qeveritare të Kurtit po e rrezikuakan ardhmërinë millosheviqiane të Vuçiqit, prandaj një sahat e më parë Kosova duhet të shpallet një vend problematik dhe kush guxon ta drejtojë atë sipas frymës sovraniste, rrezikon të humbasë mbështetjen e këtyre burokratëve (!). Sipas këtyre qendrave, kurrfarë mandati legjitim në Prishtinë që buron nga vota e popullit, nuk mund të prodhojë politika sovraniste në veri të Kosovës. aqedonisht Lajme Arbëri Ekonomi Kronikë OpEd Karikatura Botë Rajon Sport Futboll Basketboll Luftarake Sporte të tjera Kulturë Shtojca për Kulturë Magazina Lifestyle Kuriozitet Showbiz Horoskopi Auto Tech KTV Seriali “Xhemajl Abria” LAJMET E MBRËMJES KOHA E LAJMEVE 60 MINUTA RICIKLIM SPORTI NË KTV TEMPUS KONFRONT 038 COSMO INTERAKTIV BETIMI PËR DREJTËSI RETRO ARTA RRETH BOTËS SPORTI TOTAL SOT TE LINDA DRIVE ME CRAZY EXPRESS JETA FASHIONISTA WILDLIFE PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE NËPËR FILM E NJOHURA E PANJOHUR TABU TOP KOHA MUSIC ÇA KA 3 PRO X PREMTIMI Artikull i sponsorizuar Prapa Ekraneve Aventurat e Kocit Marketing Arkivi Follow Koha.net OPED Pse burokratët në Bruksel dhe në Washington po duan ta reinkarnojnë figurën e Vuçiqit në kufomën e Millosheviqit?! Nga: Emin Azemi 7 shtator 2024 09:00 Shpërndaje në: Kushdo që del kundër Vuçiqit, qoftë opozita në Beograd, qoftë Kurti në Prishtinë, nuk kanë kurrfarë mirëkuptimi dhe miratimi në Bruksel dhe në Washington. S’do mend se Perëndimi po e dëshiron një Kosovë pa Albin Kurtin në krye dhe një Serbi me prorusin, Aleksandër Vuçiqin – president. Ky i fundit po sheh te veprimet politike e institucionale të Kurtit rrezik për mosrealizimin e “botës serbe”. I bie që mbështetës të tërthortë të këtij projekti të rrezikshëm hegjemonist serb janë edhe disa burokratë në Bruksel dhe në Washington. Po opozita e Kosovës si po sillet ndaj këtyre huqeve që po i bëhen vendit të tyre? Çdo veprim legjitim i Qeverisë së Kosovës që ka të bëjë me shtrirjen e sovranitetit në veri të vendit, ka tre kritikues të mëdhenj: Beogradin, bashkësinë ndërkombëtare dhe opozitën vendore. Reagimet që vijnë nga Brukseli dhe Washingtoni në adresë të Qeverisë së Kosovës, janë produkt i një politike konstante, por të paarsyeshme, të Perëndimit ndaj çështjeve të ndjeshme që ndërlidhen me raportet Kosovë-Serbi. Sipas kësaj politike (që vlen kryekëput vetëm për Kosovën), të gjitha çështjet e hapura në mes të dy vendeve duhet të zgjidhen përmes dialogut, e jo përmes veprimeve që mund të jenë burim tensionesh e incidentesh në veri të Kosovës. Kjo vendosje absurde e simetrisë së fajeve dhe përgjegjësive e ka trimëruar Beogradin tej mase në ndërmarrjen e veprimeve edhe të armatosura destabilizuese, prandaj edhe pas ndërhyrjes brutale në Banjskë, Brukseli dhe Washingtoni kanë vazhduar ta përkëdhelin Gebelsin e vogël të Ballkanit – Aleksandër Vuçiqin, duke ia toleruar të gjitha politikat proruse dhe prirjet e tij autokratike për të sunduar pa alternativë politike. Ata - Parisi, Washingtoni, Berlini, që deri dje ishin modele të demokracisë parlamentare, në rastin e Serbisë po duan të rishkruajnë rregulla të reja duke e zëvendësuar demokracinë me autokraci dhe duke e ngulfatur opozitën për llogari të një pinjolli politik millosheviqian. Në anën tjetër, ky qëndrim “pragmatik” dhe i paarsyeshëm i Perëndimit ndaj Kosovës ka ardhur duke u modifikuar varësisht se cila strukturë politike udhëheq me pushtetin në Prishtinë. Tani, kur Qeverinë e drejton Albin Kurti, qëndrimet e Perëndimit janë më të ashpra, sepse në qendrat ndërkombëtare të vendosjes ka burokratë që mendojnë se të gjitha vendimet politike të Kurtit që kanë të bëjnë me veriun e Kosovës, duhet paraprakisht të filtrohen në Bruksel dhe në Washington. Në qendrat ndërkombëtare të vendosjes ka burokratë që pretendojnë se, jo opozita në Beograd, por politikat qeveritare të Kurtit po e rrezikuakan ardhmërinë millosheviqiane të Vuçiqit, prandaj një sahat e më parë Kosova duhet të shpallet një vend problematik dhe kush guxon ta drejtojë atë sipas frymës sovraniste, rrezikon të humbasë mbështetjen e këtyre burokratëve (!). Sipas këtyre qendrave, kurrfarë mandati legjitim në Prishtinë që buron nga vota e popullit, nuk mund të prodhojë politika sovraniste në veri të Kosovës. Çuditërisht, sa më të forta bëhen kritikat e opozitës serbe ndaj politikave autokratike të Vuçiqit, për shkak se ky i fundit e ka shndërruar vendin e tij në një moçalishte të njëmendësisë radikale, po aq më të ashpra janë edhe qëndrimet e Perëndimit ndaj politikave të Albin Kurtit sa i përket menaxhimit politik e institucional të veriut të vendit. Kushdo që del kundër Vuçiqit, qoftë opozita në Beograd, qoftë Kurti në Prishtinë, nuk kanë kurrfarë mirëkuptimi në Bruksel dhe në Washington, të cilët pasi e iniciuan themelimin e Gjykatës Speciale kundër UÇK-së, janë bërë shumë pishman që e hoqën qafe satrapin Millosheviq. Prandaj qëndrimet e tyre cinike nuk janë asgjë tjetër pos një përpjekje e dështuar alkimike që në kufomën e Millosheviqit të reinkarnojnë me ngjyra proruse figurën e Vuçiqit... Për rrjedhojë, po del që diplomatëve të huaj nuk iu pengon fare një politikan autokrat e prorus si Vuçiqi, i padëshiruar nga opozita, por iu pengon një politikan si Kurti, i cili po mundohet t’i zhvillojë politikat e tij qeveritare të cilat i kishte premtuar para se t’i fitonte zgjedhjet. Kurti kritikohet edhe për çështjet të cilat kishin qenë objekt marrëveshjesh të Brukselit, siç është edhe ajo për hapjen e Urës së Ibrit, ose ajo për targat, por ai sërish satanizohet dhe shpallet hiq më pak se antiamerikan. aqedonisht Lajme Arbëri Ekonomi Kronikë OpEd Karikatura Botë Rajon Sport Futboll Basketboll Luftarake Sporte të tjera Kulturë Shtojca për Kulturë Magazina Lifestyle Kuriozitet Showbiz Horoskopi Auto Tech KTV Seriali “Xhemajl Abria” LAJMET E MBRËMJES KOHA E LAJMEVE 60 MINUTA RICIKLIM SPORTI NË KTV TEMPUS KONFRONT 038 COSMO INTERAKTIV BETIMI PËR DREJTËSI RETRO ARTA RRETH BOTËS SPORTI TOTAL SOT TE LINDA DRIVE ME CRAZY EXPRESS JETA FASHIONISTA WILDLIFE PROGRAMI FLUTURUES I FËMIJËVE NËPËR FILM E NJOHURA E PANJOHUR TABU TOP KOHA MUSIC ÇA KA 3 PRO X PREMTIMI Artikull i sponsorizuar Prapa Ekraneve Aventurat e Kocit Marketing Arkivi Follow Koha.net OPED Pse burokratët në Bruksel dhe në Washington po duan ta reinkarnojnë figurën e Vuçiqit në kufomën e Millosheviqit?! Nga: Emin Azemi 7 shtator 2024 09:00 Shpërndaje në: Kushdo që del kundër Vuçiqit, qoftë opozita në Beograd, qoftë Kurti në Prishtinë, nuk kanë kurrfarë mirëkuptimi dhe miratimi në Bruksel dhe në Washington. S’do mend se Perëndimi po e dëshiron një Kosovë pa Albin Kurtin në krye dhe një Serbi me prorusin, Aleksandër Vuçiqin – president. Ky i fundit po sheh te veprimet politike e institucionale të Kurtit rrezik për mosrealizimin e “botës serbe”. I bie që mbështetës të tërthortë të këtij projekti të rrezikshëm hegjemonist serb janë edhe disa burokratë në Bruksel dhe në Washington. Po opozita e Kosovës si po sillet ndaj këtyre huqeve që po i bëhen vendit të tyre? Çdo veprim legjitim i Qeverisë së Kosovës që ka të bëjë me shtrirjen e sovranitetit në veri të vendit, ka tre kritikues të mëdhenj: Beogradin, bashkësinë ndërkombëtare dhe opozitën vendore. Reagimet që vijnë nga Brukseli dhe Washingtoni në adresë të Qeverisë së Kosovës, janë produkt i një politike konstante, por të paarsyeshme, të Perëndimit ndaj çështjeve të ndjeshme që ndërlidhen me raportet Kosovë-Serbi. Sipas kësaj politike (që vlen kryekëput vetëm për Kosovën), të gjitha çështjet e hapura në mes të dy vendeve duhet të zgjidhen përmes dialogut, e jo përmes veprimeve që mund të jenë burim tensionesh e incidentesh në veri të Kosovës. Kjo vendosje absurde e simetrisë së fajeve dhe përgjegjësive e ka trimëruar Beogradin tej mase në ndërmarrjen e veprimeve edhe të armatosura destabilizuese, prandaj edhe pas ndërhyrjes brutale në Banjskë, Brukseli dhe Washingtoni kanë vazhduar ta përkëdhelin Gebelsin e vogël të Ballkanit – Aleksandër Vuçiqin, duke ia toleruar të gjitha politikat proruse dhe prirjet e tij autokratike për të sunduar pa alternativë politike. Ata - Parisi, Washingtoni, Berlini, që deri dje ishin modele të demokracisë parlamentare, në rastin e Serbisë po duan të rishkruajnë rregulla të reja duke e zëvendësuar demokracinë me autokraci dhe duke e ngulfatur opozitën për llogari të një pinjolli politik millosheviqian. Në anën tjetër, ky qëndrim “pragmatik” dhe i paarsyeshëm i Perëndimit ndaj Kosovës ka ardhur duke u modifikuar varësisht se cila strukturë politike udhëheq me pushtetin në Prishtinë. Tani, kur Qeverinë e drejton Albin Kurti, qëndrimet e Perëndimit janë më të ashpra, sepse në qendrat ndërkombëtare të vendosjes ka burokratë që mendojnë se të gjitha vendimet politike të Kurtit që kanë të bëjnë me veriun e Kosovës, duhet paraprakisht të filtrohen në Bruksel dhe në Washington. Në qendrat ndërkombëtare të vendosjes ka burokratë që pretendojnë se, jo opozita në Beograd, por politikat qeveritare të Kurtit po e rrezikuakan ardhmërinë millosheviqiane të Vuçiqit, prandaj një sahat e më parë Kosova duhet të shpallet një vend problematik dhe kush guxon ta drejtojë atë sipas frymës sovraniste, rrezikon të humbasë mbështetjen e këtyre burokratëve (!). Sipas këtyre qendrave, kurrfarë mandati legjitim në Prishtinë që buron nga vota e popullit, nuk mund të prodhojë politika sovraniste në veri të Kosovës. Çuditërisht, sa më të forta bëhen kritikat e opozitës serbe ndaj politikave autokratike të Vuçiqit, për shkak se ky i fundit e ka shndërruar vendin e tij në një moçalishte të njëmendësisë radikale, po aq më të ashpra janë edhe qëndrimet e Perëndimit ndaj politikave të Albin Kurtit sa i përket menaxhimit politik e institucional të veriut të vendit. Kushdo që del kundër Vuçiqit, qoftë opozita në Beograd, qoftë Kurti në Prishtinë, nuk kanë kurrfarë mirëkuptimi në Bruksel dhe në Washington, të cilët pasi e iniciuan themelimin e Gjykatës Speciale kundër UÇK-së, janë bërë shumë pishman që e hoqën qafe satrapin Millosheviq. Prandaj qëndrimet e tyre cinike nuk janë asgjë tjetër pos një përpjekje e dështuar alkimike që në kufomën e Millosheviqit të reinkarnojnë me ngjyra proruse figurën e Vuçiqit... Për rrjedhojë, po del që diplomatëve të huaj nuk iu pengon fare një politikan autokrat e prorus si Vuçiqi, i padëshiruar nga opozita, por iu pengon një politikan si Kurti, i cili po mundohet t’i zhvillojë politikat e tij qeveritare të cilat i kishte premtuar para se t’i fitonte zgjedhjet. Kurti kritikohet edhe për çështjet të cilat kishin qenë objekt marrëveshjesh të Brukselit, siç është edhe ajo për hapjen e Urës së Ibrit, ose ajo për targat, por ai sërish satanizohet dhe shpallet hiq më pak se antiamerikan. Sipas kësaj logjike i bie që jo Vuçiqi, por Kurti qenka burimi i të gjitha të këqijave, prandaj ai duhet të paraqitet në media sa më i urryer në mënyrë që popullariteti i tij të bie dhe për pasojë, në zgjedhjet e ardhshme të pësojë fiasko. S’do mend se Perëndimi po e dëshiron një Kosovë pa Albin Kurtin në krye dhe një Serbi me Vulinin- zv.kryeministër dhe Aleksandër Vuçiqin - president. Pse? Sepse ky i fundit, siç mund të thonë cinikët, po koordinohet fuqishëm me Perëndimin kur po e shtyp opozitën dhe mediat e lira në vendin e tij, po koordinohet fort me Perëndimin kur po refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë, po koordinohet fort me Brukselin dhe Washingtonin kur linjat ajrore Moskë-Beograd dhe anasjelltas, funksionojnë papengueshëm për bartjen e oligarkëve rusë që ndodhen në listat e zeza amerikane, po koordinohet fort me Perëndimin kur eterin e Serbisë e ka shndërruar në poligon propagande për mediat ruse (Russia Today, Sputnik etj.) që për çdo ditë e helmojnë publikun me retorikë anti-Nato, e anti-ShBA. Cinikët pastaj po thonë se Vuçiqi po koordinohet fort me Perëndimin pasi ende nuk ka bërë një hap minimal në gjetjen e mbi njëmijë kufomave të shqiptarëve që ndodhen nëpër gropat e mbuluara me asfalt. Pse Kurti nuk po e merr Vuçiqin si model? Pak a shumë ky është mesazhi i diplomatëve të huaj i mbështjellë me një cinizëm banal kur adresojnë kritika për çështje të pastra si loti, të cilat fare mirë ishin trajtuar dhe kishin marrë udhë juridike në marrëveshjet paraprake të Brukselit dhe këto marrëveshje kanë mjaftuar t’i shërbejnë Kurtit si bazë mbi të cilat janë koordinuar edhe veprimet e tij politike e institucionale. Kurrfarë veprimi i tij nuk është jashtë këtyre marrëveshjeve, ndonëse Vuçiqi shikon te këto veprime të Kurtit rrezik për mosrealizimin e “botës serbe”. A po shndërrohen edhe disa diplomatë në Bruksel dhe në Washington në sponzorizues të tërthortë të këtij projekti hegjemonist serb, i cili është një laborator fantastik për prodhimin e dodikëve të rinj në këto hapësira?! Në anën tjetër, Beogradi marrëveshjet në Bruksel i nënshkruan për të mos i zbatuar, por kjo nuk mjafton që Vuçiqi të konsiderohet jobashkëpunues me Perëndimin. Përkundrazi, ai edhe shpërblehet për politikat e tij proruse e prokineze. Për presidentin francez Emmanuel Macron, Vuçiqi, ndonëse i padëgjueshëm e prorus, është një djalosh simpatik, dhe për pasojë e meriton të pajiset me fluturake ushtarake “Rafale”, sepse në këtë mënyrë nesër do ta ketë më lehtë të bëjë ndonjë luftë të vockël me NATO-n në krah të Rusisë (!). Ndaj gjithë këtij diskursi diplomatik perëndimor për çështje të pambyllura shqiptaro-serbe dhe ndaj rrezikut serb për ta destabilizuar Kosovën, si po sillet opozita dhe një pjesë e gazetarëve dhe analistëve në Prishtinë? Kur opozita e Kosovës ka dalë me një listë kërkesash, përfshirë edhe ekstradimin e Radojçiqit në Kosovë, përmes të cilave do t’i bëhej trysni politikës serbe në Beograd që të heqë dorë nga skenarët destabilizues dhe nga përpjekjet për ta shndërruar Kosovën problem të brendshëm të Serbisë?! Kur opozita e Kosovës e ka kryer një obligim minimal moral ndaj shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, me kërkesën drejtuar diplomatëve të huaj që statusi i këtyre shqiptarëve të ketë trajtim të barasvlefshëm me statusin e serbëve në Kosovë?! Kur opozita e Kosovës ka iniciuar ndonjë pakt të përkohshëm bashkëpunimi me opozitën serbe në Beograd për shpalljen e politikanëve Vuçiq, Vulin, Daçiq etj. si burim i të gjitha të këqijave që mund t’i ndodhin Ballkanit?! Kur opozita e Kosovës ka përgatitur një dosje të trashë me material inkriminues që do ta bënin përgjegjëse Serbinë para gjykatave ndërkombëtare për krimet monstruoze të kryera në Kosovë gjatë viteve 1998/99, por edhe më herët?! Jo. Opozita e Kosovës nuk ka ndërmarrë deri më tani asnjë prej veprimeve të sipërpërmendura. Përkundrazi, ajo është marrë vetëm me Albin Kurtin, dhe mendimin e vet politik opozitar nuk po e ndërton mbi diskursin e brendshëm politik, që duhet ta ketë, por mbi qëndrimet e diplomatëve të huaj, edhe atëherë kur ata e kanë gabim. Opozita e Kosovës, në mungesë të alternativave dhe kauzave të saj, e ka gjetur mënyrën më të lehtë për ta goditur Kurtin me grushtet e huazuara nga diplomatët e huaj. Dhe kjo është mënyra më e lehtë e të bërit opozitarizëm, sepse të gjithë ata që e kundërshtojnë Amerikën dhe Serbinë, sipas opozitarëve të Prishtinës, janë hiq më pak se armiqtë të Kosovës. Në dioptrinë e kësaj pikëpamjeje sipërfaqësore del që Albin Kurti është armiku më i madh i Kosovës. Pse? Sepse ai nuk po koordinohet me aleatët perëndimorë në favor të Serbisë para se të ndërmarrë veprime të caktuara në veri të Kosovës. Në Prishtinë, politikanët bien nga pushteti, jo prej votës së popullit, por prej presionit të diplomatëve të huaj dhe ky është defekti më i madh i opozitës e cila më tepër merret me regjistrimet e gabimeve të Kurtit në noteset e ndërkombëtarëve, se sa me problemet reale që ka Kosova, për të cilat përgjegjës janë edhe opozitarët e tanishëm që dje ishin në pushtet. Nuk është në natyrën e opozitarizmit që të pajtohet me çdo veprim të qeverisë, por nuk është edhe normale që çdo dëm që i bëhet Kosovës nga ana e Serbisë të shikohet me syzat e ndërkombëtarëve. Jo pak politikanë të opozitës dhe një pjesë e madhe e gazetarëve dhe analistëve janë shndërruar në vëzhgues ndërkombëtarë dhe e kanë braktisur misionin e tyre të shenjtë të kundërshtimit të zgjidhjeve të dëmshme që bëhen në kurriz të Kosovës, që si pikënisje e kanë procesin e zhbërjes së butë të sovranitetit shtetëror të Kosovës dhe rinegocimin e statusit të saj, duke e shndërruar Kosovën në një paralagje problematike të Ballkanit, ku vetëm kërcënimet serbe për destabilizim mund ta kthejnë atë nga rruga e shtetformimit të njëmendët. Mund t’i kuptojmë burokratët në Bruksel dhe në Washington për qëndrimet e tyre ‘pragmatike’ ndaj çështjeve të hapura në mes të Kosovës dhe Serbisë, sepse në hartat e tyre të mëdha gjeopolitike e gjeostrategjike Kosova mund të duket një pike e vogël, por është totalisht e pakuptueshme që opozita në Kosovë të luaj rolin e patericave të ambasadorëve të huaj, për çfarëdo çështje që bie ndesh me interesat jetike të Kosovës dhe me tolerimet absurde që i bëhen Serbisë. Është absurd madje ta mendosh se në Prishtinë ka ende politikanë opozitarë që heshtazi pajtohen me shantazhet e Perëndimit që i bëhen Kurtit, jo për të mirën e Kosovës, por vetëm e vetëm që ky i fundit të hiqet nga gara e konkurrimit politik. Në perceptimin diplomatik del se vetëm kjo Serbi destabilizuese po i pengon vetëm Kurtit, por jo edhe opozitarëve dhe shumicës së analistëve në Prishtinë, dhe përderisa është kështu, atëherë Kosova duhet të ndëshkohet me masa sanksionuese, kurse Kurti të shpallet politikan i padëshirueshëm në zyrat e vendimmarrjes politike ndërkombëtare. Ky disponim antiKurti është i mirëseardhur për opozitën, tani në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, dhe çdo aksion politik i Qeverisë së Kosovës, që ka të bëjë me veriun e vendit, tash e tutje nga opozita do të lexohet me syzat e mjegulluara të ndërkombëtarëve, paçka se në ato syza Kosova herë paraqitet si vilajet i errët i Ballkanit, herë si krijesë e Ahtisaarit me shtetësi të papërfunduar. Kështu ndodh kur dioptrinë politike e rregullojnë sipas disa syzave të mjegulluara, kurse aksionin politik e mbështet në grushtet e huazuara prej ndërkombëtarëve.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tellalli

                            Kam parë në jetën time plot të çmendur , por kryetarin e të çmendurve , sot e njojta . Quhet Bardhyli nga Kosova . O Zot , çfarë shumëllojshmëri marrëzirash shkruan , sa një qind psikopatë të pavijonit të psikiatrisë të mblidhen , nuk mund të rendisin skizofrenira të këtyre dimensioneve voluminoze . Zot , na ruaj mendtë e kokës .

                            Përgjigjjuni
                            1. U
                              U Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

                              Tallalli je shume i sakte. Respekte

                              Përgjigjjuni
                            2. V
                              Vlonjati

                              O Bardhyli nga Kosova , në artikullin e Mero Bazes , flitet për Shqipërinë . Kujt i plasi bytha për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut ?

                              Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje