Luksi i betejës mes ekipit të të rinjve të panjohur, kundër veteranëve fatkeqësisht të njohur 

8 Shtator 2024, 20:18Editorial Mero Baze

Edi Rama arriti ta ngjyrosë fort politikisht Asamblenë e Partisë Socialiste dhe të prodhojë lajme në raport me kundërshtarin dhe jo me klanet brenda Partisë Socialiste, që kishin mprehur shpatat kundër njëri-tjetrit. 

Duke krijuar një kontrast të thellë politik me Partinë Demokratike dhe duke i sulmuar ata tek pafuqia që kanë për të hapur garën dhe për të kaluar në skalionin e dytë figurat e forta politike, ai arriti ta kalojë topin tek pala tjetër duke zhvlerësuar diversionet dhe vëmendjen që po tentohej t'i kushtohej protokollit dhe ranglistës brenda socialistëve. 

Edhe pse në lëvizjet brenda PS nuk kishte asgjë politike, përveç ruajtjes së ekuilibrave dhe proporcionalitetit të spostimeve në vijën e dytë, të figurave me përvojë politike, ai arriti që duke mos ofruar askënd nga skalioni i parë të shkaktojë debat tek pala tjetër. 

Problemi i parë që i hapi i opozitës, është natyrisht ajo që bëri me figurat me përvojë politike brenda PS. Duke i kaluar ato tek lista e hapur, ai vuri në pozitë të mjerë Sali Berishën dhe 12 qyqarët që e ndjekin kokulur online, të cilët e vetmja gjë që kanë bërë deri tani është se si të sigurojnë 30 për qindëshin e listës së mbyllur me figura besnike që t'i ketë Berisha në krah në opozitë pas vitit 2025. 

Nga ana tjetër, duke i krahasuar me rezultatin e vitit 1997, ku ata kanë marrë 28 deputetë, praktikisht ai ua ka vizatuar qysh tani grupin parlamentar se ata janë të gjithë brenda listave të mbyllura. 

Në këtë aspekt, demotivimi i listës së mbyllur të PD, me agresivitetin që do të ketë lista e hapur e PS, ku janë gjithë figurat me peshë politike të këtyre 20 viteve, është kontrasti i thellë dëshpërues.   
Tre politikanët më të suksesshëm elektoral, Taulant Balla, Bledi Klosi dhe Damian Gjiknuri, ju besuan detyra politike brenda partisë, duke i kthyer nga “komandantë” në “komisarë”.

Është kjo arsyeja, që fill pas kësaj Berisha i mblodhi 12 qyqarët online dhe po u shpjegonte se ata duhet të jenë krenar me Tritan Shehun në Gjirokastër, pasi ai ka përballë Mirela Kumbaron, a thua se po u tregonte atyre ndonjë foto të Kumbaros që nuk fle e qetë si Tritani nga meraku. 

Nga ana tjetër, me ndryshimet e bëra në qarqet kryesore të vendit, Rama arriti të zerojë diversionet brenda PS që vijnë nga një kulturë toksike politike e asaj force politike, duke bërë një rindarje të balancuar dhe duke përforcuar Tiranën dhe me dy figura të tjera, pasi është një qark që mund të shkojë deri në 39 deputetë, tre herë më shumë se mesatarja e qarqeve më të mëdha, si Fieri Vlora apo Shkodra e Korça. 

Edhe pse opozita gjithë betejën e kishte përqendruar tre muajt e fundit tek Bashkia e Tiranës  me shpresë se do ta vriste Erion Veliaj dhe bashkëpunëtorët e tij me dorën e Edi Ramës, ai përveçse përforcoi Tiranën me njerëz luajalë me të, zgjeroi gjeografinë politike të drejtuesve të Bashkisë së Tiranës, duke çuar ish-nënkryetarin e Bashkisë, Arbër Maznikun në një nga qarqet më të rëndësishme për socialistët që është Elbasani, nga rezultati i të cilit bëhet diferenca e fortë elektorale.  

Kjo është natyrisht një shuplakë e fortë për gjithë mundin e 20 demokratëve të vendosur që kanë kaluar gjithë të nxehtit e verës duke djegur goma para bashkisë, duke harruar që e kanë betejën me qeverinë, me shpresë se së paku do tu jepte në tepsi kokat e Bashkisë. 

Dhe së fundmi çka është dhe më cinikja, Edi Rama u premtoi betejë demokratëve me ekipin e panjohur të të rinjve të tij, që askush nuk ua di akoma emrin dhe fytyrën të cilët do të jenë në vendet e sigurta të Partisë Socialiste, duke pasur në skalion të dytë politikanët me përvojë.  

Ne ende nuk dimë kush do të jenë ata. Demokratët jo e jo.  
Dhe deri ditën që do të shfaqen në lista, ata mund të vazhdojnë të djegin goma para Bashkisë dhe të marrin pilula optimizmi nga penxherja çdo natë.  

Por në mendjen e të gjithëve, është gërhima e Tritanit 75 vjeçar që ka siguruar mandatin dhe cinizmi i Edi Ramës që thotë do t'iu mund me disa të rinj, që akoma s'i kam gati emrat.  

Është natyrisht një nga eksperimentet më të rrezikshme politike, një lloj teknokratizimi i partisë, që nuk e ka luksin ta bëjë gjithkush.  

As Edi Rama nuk do ta bënte sikur të mos kishte këta që ka përballë. 
  
  
 
 

25 Komente

  1. G
    Gabimet e Ramiz Alise

    PS eshte makine elektorale. PS eshte parti intelektualesh. Pluralizmin e vrau Ramiz Alias qe ne gjeneze duke krijuar qellimisht nje parti me rrugaç kurrva burgaxhinje xhepista te pashkolluar me ne krye nje komunist intrigant pucist si Berrisha dhe ne krahine tjeter gjithe njerzit e kulturuar dhe sot vuajme mungesen e opozites.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nafta

      PD eshte ka imazhin e llumit te shoqerise. Nuk ka qene kurre parti. Eshte nje klan krahinor, fisnore dhe interesash qe nuk kane qene kurre SHUMICE. Meros i dhembe se ju sherbeu shume, genjen veten kur krahason 2 partit. Rama do largohet dhe do jene socialistet qe do ta heqin pas 2030 me ceremoni pasi plani te permbushet. Saliu me sektin e vet qe e qajne PD do kene ngordh deri atehere edhe fizikisht.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqiperia po shpeton nga klani i qelbesirave

        Shume e vertete. PD ekzistoi se u genjye Amerika me ate! PD i sherben Shqiperise keshtu sic eshte, duke i treguar ketij popullit tone se si nuk duhet te jemi. Prandaj ta ruajme gogolin ne gatin e 8 sa me gjate!

        Përgjigjjuni
      2. B
        Bravo

        Drejt.

        Përgjigjjuni
      3. L
        L.Xh

        E kam thënë para shumë kohëve që Partia Socialiste dhe Edi Rama, sikur EDHE GJELA DETI të kandidojnë, do të fitojnë bindshëm dhe thellë, kundrejtë qifqinjve e thithinjëve të PD-së, të raskapitur e dalë boje, si kostumet e dhëndërrisë që u vishen kur vdesin për ti vendosur në arkivol.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Emigranti shqiptar

          O Mero, di gjë kë ka përballë Taulant Balla nga PD, si kordinator për VOTËN E EMIGRANTËVE? ..... . Ka vite që PD na çanë veshët, se qeveria nuk do që emigrantët të votojnë.............. . Dhe sot vemë re se e kanë harruar që këto zgjedhje emigrantët do të votojnë................. . Nuk kanë caktuar asnjë që të meret me strukturat e PD në emigracion.......... . .... . Apo do emërojnë çunin e Bahri Falliut...?

          Përgjigjjuni
          1. B
            Byrektore SHQUP-i

            Komplimete Mero! Analizë më konçize dhe e saktë nuk bëhet.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dani USA

              Nese ju zoti Rama do konkuroni me liste te hapur do te jesh bere per mendimin time me te vertet Demokrat ne kete drejtim se mendoi qe 2029 ten do ti beshe njeqinde per qinde lista te hapura dhe te ngelet te beshe me te vertet dretesi dhe po u zbatua ligji per te gjithe at here realizohen te gjitha ato qe the ne konference dhe njerzit nuk ikin me shumic plus do te kemi dhe kthime njerzish,

              Përgjigjjuni
              1. M
                Milladin Popoviqi

                Gde si Ramute govno pokvarena. Jebemti mamicu ispod gacicu i usred pickice u guzicu i ženu da ti pojedem cicu haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa.

                Përgjigjjuni
                1. Z
                  Zyra Udb

                  Sali, çi ke keto shaka? Harrove qe urdherim e ke te mos dekonspirohesh? me

                  Përgjigjjuni
                  1. l
                    landi

                    hahahhahaaa...i madh ! Salicevici e ka hequr lekuren si qen i UDB qe eshte . Ka hallin ekokes se tij, te Sllobodankes dhe ketyre tre kelysheve te tij

                    Përgjigjjuni
                2. J
                  Jimi

                  Te jini te bindur, zgjedhjet nuk i fiton Edi, por antiberishizmi i forte qe egziston ne elektorat edhe pse Edit nuk i mohohen rezultatet pozitive, ashtu sic nuk i mohohen edhe ato negativet.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Alfred

                    Ka hall te madh Rama, Mero djali! Nuk eshte pune luksi, eshte paranoje, nga frika e burgut! Sido qe ta ngjyrosni diten e sotme, ne te vertete Rama e ka te detyruar kete operacion kirurgjikal! Nuk mund te shkoje ne beteje me ushtare qe i hane kumbulla e dardha pas shpine, e qe jane te gjithe kontigjent per ne SPAK. E meqe zullumi eshte trashur shume fare, njeri do behet kurban. O zullumqari Edvin, o zullumqari Erion! Nga cfare pame e kuptuam sot, Erionit do i fiket kandili, por me shume kujdes dhe ngadale-ngadale! Qe te mos krijoje kosto dhe efekte te renda anesore!!!...

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kuituzovi

                      Alfred! Vazhdo bjeri bythes ti se ashtu si thua ti eshte. As Rames dhe as Erion Velis nuk ka per t'i mbaruar kurre kandili,por atij idhullit tend qe gerthett nga banjo e dritares ne katin e tete,atij plakushit tend qe i ka ditet e numeruara. Rama dhe Veliaj sot jane te nderuar dhe te respektuar nga populli se per ate popull po punojn dhe ata do t'a votojn.

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kuituzovi

                        Alfred! Vazhdo bjeri bythes ti se ashtu si thua ti eshte. As Rames dhe as Erion Velis nuk ka per t'i mbaruar kurre kandili,por atij idhullit tend qe gerthett nga banjo e dritares ne katin e tete,atij plakushit tend qe i ka ditet e numeruara. Rama dhe Veliaj sot jane te nderuar dhe te respektuar nga populli se per ate popull po punojn dhe ata do t'a votojn.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Alfred

                          Si dole ne kete konkluzion,qe paskam idhull ndonje politikan, kushdoqofte? Ne cfare shkolle e ke mesuar kete lloj ushtrimi, bashke me ket fjalor banal? Aq sa me hyjne ne xhep "sukseset" e Enverit ne mbajtjen e pushtetit per 45 vjet, aq ma ndjen se sa rekorde do thyeje Edvini ne kulltukun e pushtetit. Por, neve na takon te bejme te tjera llogari, nese kemi sadopak qytetari. Te pyesim, cfare ka ndryshuar rreth nesh gjithe keto vjet? Sa eshte permiresuar cilesia e jeteses? Sa jane shtuar te ardhurat?...Si nuk ben pershtypje mungesa e llogaridhenies? Si nuk ben pershtypje marrja e pergjegjesise? Nuk mundet, qe te kesh shume pushtet e zero pergjegjesi!

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Alfred

                            Si dole ne kete konkluzion,qe paskam idhull ndonje politikan, kushdoqofte? Ne cfare shkolle e ke mesuar kete lloj ushtrimi, bashke me ket fjalor banal? Aq sa me hyjne ne xhep "sukseset" e Enverit ne mbajtjen e pushtetit per 45 vjet, aq ma ndjen se sa rekorde do thyeje Edvini ne kulltukun e pushtetit. Por, neve na takon te bejme te tjera llogari, nese kemi sadopak qytetari. Te pyesim, cfare ka ndryshuar rreth nesh gjithe keto vjet? Sa eshte permiresuar cilesia e jeteses? Sa jane shtuar te ardhurat?...Si nuk ben pershtypje mungesa e llogaridhenies? Si nuk ben pershtypje marrja e pergjegjesise? Nuk mundet, qe te kesh shume pushtet e zero pergjegjesi!

                            Përgjigjjuni
                          2. F
                            Funderina Rame

                            Alfred...nuk e ke keq ! Por te jesh i bindur se nuk e shpeton dot njeri Ramen nga zullumet. Ne mos sot, neser, do te shkoje perpara Dumanit se s ben ...pse c kujtojne keta se i ha njeri keto profka ? Te vjedhin gjyvendet e tipit Mimi, Olta, Ballukja, Krifca Manastirleshka, Beqia e Co, dhe ai s di gje ? Mos mor, aman...

                            Përgjigjjuni
                          3. M
                            Me këta do fitoj nocrrokun

                            Maloku komunist mblodhi langaraqët dhe talli bythën e tij të fishkur me Salianjin që mbronte shqupin me shkop dhe Saliu si karnaval bridhte me kundragaz,talli bythën me gjekmutin që deklaroi se po nuk iku Saliu unë nuk shkoj te PD,për Gazmenden nuk e ndëgjova të thoshte ndonjë gjë si antar i LGBT,dhe këta mut burra rrinin gjithë seriozitet se fituan zemrën e kriminelit

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Taulant

                              Po per censunsin lugati nuk tha asnje fjale..... 500mije Shqiptar me pak.

                              Përgjigjjuni
                              1. l
                                landi

                                mos o Tauland se po na ben per te qare...keta 500 mijet sipas teje, sot mungojne ? Apo s ta do bytha te pohosh se rreth 2 milion shqiptare kane ikur qe nga 1990 e deri me sot...perdite e ca nga ca ! C far kauze qe kini gjetur mor amon...

                                Përgjigjjuni
                              2. T
                                Trapajane hesapi

                                Taulant Balla Ka perballe per votato e emigrante e Tritan Shehun.Ai eshte marre me kete sekror Pune qe heret.Ua Ka forcuar kerkesen e PD per te atdhe e votuar qe ne 2013 adje kundrejt pageses se udhetimit vajtjen ardhjeKete e Ka bere vetem PD dhe Tritani.

                                Përgjigjjuni
                                1. F
                                  Freddy's

                                  Bravo Mero. Me ne fund nje shkrim ku nuk qahesh pse ia futen Taulant Balles pa te pyetur ty

                                  Përgjigjjuni
                                  1. C
                                    Cuni Fariut

                                    Berisha mblodhi 12 qyqaret dhe mjeranet-

                                    Përgjigjjuni
                                    1. F
                                      FAZLLIQ-qires i familjes Berisha

                                      O Milet! Nese pas 33 vjetesh eshte e provuar qe djendurri Serbise,SS- Serbi Sali ishte Meroni qe DOGJI ish ShQIperi.....Edvinipsilopati me lrah te tij es ktheu me BORDELLO. Po si Agjent I krishkes Serbi...E duhet te KALBEN te du bashke me Tere BODEgarfet e sistemit bankat e financiar ne QELI !

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje