Hakërrimat e Berishëve ndaj gazetarëve dhe SPAK, një klithmë dëshpërimi

18 Shtator 2024, 18:38Editorial Mero Baze

 

Sa herë që Berisha është në ditë të zeza dhe krejt i pafuqishëm për t’u mbrojtur para fakteve, ka një hakërrim, një lloj kërcënimi për kundërshtarët. Këtë zakon ua ka ngjit dhe fëmijëve të tij. Dhe ata mendojnë se kanë fuqinë e duhur të kërcënojnë ata që i kanë damkosur si hajdutë të babëzitur të Shqipërisë.

E bëri e para vajza e tij. Në një intervistë në ish- zëdhënësen e Berishës, ajo kërcënoi prokurorët e SPAK, duke u kujtuar atyre se ata do të largohen nga Shqipëria, duke nënkuptuar se pastaj do të kenë punë me ta.  Ajo që donte të thoshte është se ajo do rikthehej në pushtet dhe ata nuk do gjenin vend ku të futeshin, dhe do detyroheshin të largoheshin nga Shqipëria. 

Po ku do shkonin? Në SHBA? D.m.th kjo do kthehet në pushtet që t’i shpallë luftë SHBA dhe njerëzve të saj këtu?

Natyrisht që ky stërhollim është teprim, se po flasim për diçka që nuk ka për të ndodhur. 

Ajo që është interesante këtu është vetëm ndjesia që familja Berisha ka për të kërcënuar kundërshtarët e vet, sikur të jenë një fis në gjak dhe kanë radhën të marrin gjak.

Aty në të vërtetë është koncentruar gjithë identiteti i tyre, aty shfaqet e gjithë kultura e tyre politike e hakmarrjes, dhunës ndaj kundërshtarëve, burgosjeve dhe përndjekjeve politike që kanë bërë, dhunës fizike, rrahjet e kundërshtarëve etj. Të gjitha këto në mendjen e tyre janë gjëra që i kanë merituar dhe ata do t’i bëjnë prapë.

Edhe më i qartë ishte sot Berisha në kërcënimin e tij ndaj gazetarëve. Ai i paralajmëroi ata se do t’i trajtonte njësoj si anëtarët e SPAK, pra kishte një plan hakmarrje dhe për ata gazetarë që po botojnë pjesë nga dosja e korrupsionit e familjes Berisha.

Edhe pse në fakt Berisha kontrollon 90 për qind të debateve televizive, ku katër i drejtojnë ish- zëdhënëset e veta dhe pjesa tjetër njerëz të rreshtuar me të, ai sërish është i shqetësuar që dosja u publikua, që shqiptarët dhe sidomos demokratët kanë mundësi të lexojnë se si blihen vilat me miliona euro në çdo kryeqytet të Evropës për familjen Berisha, si kanë gjunjëzuar shtetin shqiptar për ta bërë shërbëtor të familjes dhe si kanë diktuar karrierën politike dhe administrative të qytetarëve shqiptarë, në varësi të shërbimeve ndaj familjes.

Dhe e gjithë kjo e ka tërbuar. 

Dhe tani është rasti të kujtojmë këto gjoja organizatat që mbrojnë gazetarët nga dhuna, se si heshtin kur një xhelat i gazetarëve kërcënon hapur gazetarët. Asnjë fjalë kundër tij, për të na kujtuar të gjithë kujt i shërbejnë.

I pafuqishëm t’i ndal gazetarët të publikojnë faktet, i pafuqishëm të ndalë hetimin e SPAK dhe marrjen si të pandehur të bashkëpunëtorëve të familjes, tani atyre u ka ngelur vetëm të kërcënojnë.

Në fillim thoshin na gjeni vetëm një provë për Sali Berishën dhe ai shkon vet në burg. 

Pastaj thanë ka shkelur ligjin për t’i dhënë pronën dhëndrit, nuk është ndonjë mëkat. 

Pastaj kur provat dolën sheshit, thanë nuk është problem se njëri- tjetrin kanë vjedhur. 

Tani që nuk më asnjë alibi si hajdutë, po përpiqen të sillen sikur janë të plotpushtetshëm dhe po kërcënojnë me mbyllje goje gazetarët dhe prokurorët e SPAK. 

Kjo është thirrja e fundit e dëshpëruar e atyre.

E vetmja gjë që ka në dorë familja Berisha tani, nuk është të mbyllë gojën e gazetarëve apo SPAK, por të mbyllet në qeli dhe të mos u shfaqet më para syve shqiptarëve.

 

32 Komente

  1. t
    tirona

    A po jane keto organizata qe mbrojn gazetaret u hodhen direkt ne sulm pse i largoi mikrofonat Pandeliu, ku jane tani kto per nje kercenim te hapur nga Salih Gerdalla drejt tyre apo vk se plaku sytope ste ben gje thuaj

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sufllaqe

      Dhe kjo e rrit pensionin me 70 euro dhe jo me 7 apo jo?

      Përgjigjjuni
    2. L
      L.Xh

      Që të jeshë lider politik, duhet të jeshë QYTETAR. Që mos të vjedhësh, duhet të jeshë ARISTOKRAT. Këto cilësi, Sali Berisha dhe Ilir Rexhep Metaj, nuk i kanë, sepse u futën në politikë, nga mëndësitë e trasheguara nga ish sistemi komunist, ku sa më fshatar dhe hyzmeqar, sa më servil dhe njeri negativ për ti bërë keq të tjerëve të ishe, do të ecje përpara në karierë. Kështu është deri më sot origjina e politikanëve tanë. Të shpresojmë për qytetarizimin e politikanëve.

      Përgjigjjuni
      1. M
        Milo

        Ne sistem komunist nuk vidhte kush.Kishte çeçua biçak.Te gjithe dolen nga ai sistem te barabarte.A jane pas kaq vitesh te gjithe te barabarte ?A jane te pasuruarit pa djerse te gjithe ish komuniste?Keto pyetje beja vehtes perpara se tia futesh si kau peles medemek cfare po thua.

        Përgjigjjuni
        1. L
          L.Xh

          O puthu me Milon, është e vërtetë që nga ai kodosh sistemi dolëm të gjithë fukarenj, por hajdutë e kriminelë, nuk u bënë qytetarët dhe familiet intelektuale apo aristokrate të rrënuara nga komunizmi, por vetëm fshatarët, katundarët dru me pre dhe të tokës së xanun, dhe hordhitë e horrave që pasuan ata, duke zaptuar tokën, pronën dhe shtëpitë e të tjerëve, dhe nga ky produkt i HORRIT, janë politikanët Sali Berisha e Ilir Rexhep Metaj. Nuk e dij nga e ke ti origjinën o Milo,,por mos u mundo të mballosësh atë që është lakuriq e horr.

          Përgjigjjuni
        2. I
          I.C

          Jam plotesisht dakord me mendimin tuaj,po qyteterimi politikaneve tane do dhe shume vite keshtuqe te lusim zotin te jemi shendoshe vete.

          Përgjigjjuni
        3. S
          Shkembi

          Se mos e degjon Sander Cipa e te gjeje vrime te futet lugati.

          Përgjigjjuni
          1. E
            ENTSOE

            Aleksander Cipa me mire Copa, dhjet ne breke nga Berisha, eshte demokrat vetem me Ramen!!!!

            Përgjigjjuni
            1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

              Figura e kryeministrit është përdorur për të trembur ata që mendojnë ndryshe, është bërë si Balozi që i shkatërron të gjithë Gazetarët tremben me figurën ose xhaketën e varur në shkallët e stadiumit, Berisha ëndërron për kryeministër, mendon t'a rrëmbej si kompleksin sportiv "Partizani" ! Po patronazhistët janë frikacakë, as me përsëritjen e 21 Janarit nuk i tremb Berisha!!

              Përgjigjjuni
              1. R
                Real

                Shume trima keto gazetarucet e temas me ne krye pronarin e kesaj fletushke qe nuk i botojne komentet. Po ju shpeton ne breke nga paralajmerimi i Berishesh. Botoni komentet se u bete bajat si bythelepires te pushtetit kriminal te ripjelljes. E paralajmerova tek komenti para se ketu do shihet se ato do zbythen se ato paguhen vetem per bythe lepirje.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Arbeni

                  Si duket pushteti i socialistëve të ka lënë ty apo ndonjë të afërmin tënd pa punë,prandaj hidhesh në mbrojtje të kriminelit e të korruptuarit nongrata sali ram shiqere sali maloku.Koha juaj perëndoi në pranverën e vitit 2013 dhe s’ka për tu kthyer më.Kështu ti do presësh si laraska për koqet e demit.Ptu rracë e lig malokësh gjakësor!

                  Përgjigjjuni
                2. Çurri nga Permeti gazetar gjitholloge

                  Kush gazetar ? Fevziu Shkullaku Bushati Lubonja Erla Mehilli Grida Duma Peka Krasta ENI Vassili kush gazetar se ne Shqiperi nuk ka gazetar jane te gjithe militant te Berrishes qe i ka futur ne média per te mbrojtur familjen kriminale Berrisha . Vdesim nje alkolike ne Pogradec nje jave kazanet nuk pushojne ,shet Meta nje dekorat 350 mije euro asnje fjale haaaaa kjo eshte gazetaria por qe vêtem gazetari nuk eshte .

                  Përgjigjjuni
                  1. m
                    mirel

                    Laku ne fytin e Salikufomes po shtrengohet dale e ngadale...deri sa ti dalin syte jashte si ato te kapural Pelegrinit.

                    Përgjigjjuni
                    1. F
                      Fredi

                      So gjithmone i sakte dhe korrekt me te verteten. Bravo Mero Baze❤️

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Bejkush

                        Që ai kafsha dhe familja e tij kafshërore kërcënon lart e poshtë kjo dihet.Përveçse është traditë familjare ,kjo tregon fundin e tyre moral dhe së shpejti edhe ligjor. Por që të kujtosh si pikë në favor të Berishës faktin se katër emisione politike të televizioneve i moderojnë ish zëdhënëset e tij ,këtu ja ke futur jo kot Mero.. Ja ke futur kak! Pse o njeri ti vetë a nuk i ke shërbyer dikur Saliut!? Si gazetar them,bashkë me Nikollën,Yllin,Frrokun,Ilir Yzeirin,Fevziun etj etj etj... Atëhere nuk po të lexojmë më ty se ke" biografi të keqe". Mero, nuk rrëzohet Saliu duke arsyetuar si Saliu!

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Spiromilos Berishis

                          Tipike e prostitutave. Hapen bythësh edhe kur të gjithë i shurrojnë në gojë, i shqyejnë bythën dhe nuk lënë mut tutori pa i bërë portapotty e pa futur surratin. Gjithmonë në histori, gjyqi popullor ndaj prostitutave më të ndyra të historisë, ka qenë shumë më i rëndë dhe i dhimbshëm se vesi i tyre i sodomisë dhe prostitucjonit.

                          Përgjigjjuni
                          1. O
                            Opionisti

                            Me i besueshem eshte Arjan Curri. Ai here eshte kunder Berishes, tanim na e quan te burgosur politik dhe ben thirrje ta leshojne. Here jep lajmin e sigurte se ne c'ore do te arrestohet Meta dhe pastaj thote se nuk e arrestuan prej lajmit qe dhashe une. Here ben psikologun e here historianin e lashtesise, here avokatin e serte dhe politikanin trim. Me nje fjale legen gazetar.

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Europian

                              O BUDALLENJ, UNE JAN SALI BERISHA E MBRAPA ME VJEN... ARGITA ME MILIARDAT,!!!!

                              Përgjigjjuni
                              1. V
                                Vetfundosje organizate terroriste

                                Gazetar fjale e madhe ne Shqiperi nuk ka gazetar , jane disa mikrofonmbajtes dhe bejne pyetje qe pronari i ka dhene . Nese ju thoni ish deputete PD Grda Duma gazetarie me falni . Nese ju thoni per ish sekretaren e Berrishes Erla Mehilli gazetare dy hère me falni . Nese ju thoni ish sekretari rinise komuniste Fevziu pa shkolle gazetarie eshte gazetar me falni tre hère . Nese ju thoni Bushati nipi Hysni Kapo i ritur te blloku Enverit pa shkolle gazetarie eshte gazetar me falni.......pèse hère . Pa permendur te lavdishmin Peka , pedofilin Krasta, pijanecin Andi apo buthe- lepiresin Rakipi , te veteshpallur gazetar pa shkolle A.Cani dhe gjithollogun vocerrakun Çurri. Ka shume shume shume te gjithe te inkriminuar e te paguar nga familja kriminale Berrisha dhe ju prisni prisni kritika ndaje bosit te tyre kriminelit Berrisha . jooooo. Nje jave u çan kazanet u vra nje pijanec ne Pogradec nga nje tjeter pijanec .. Fevziu emision , Duma emision , Peka emision ....çfare po ndodhet déstabilitet total. Askush nga keta ish deputet ish spiuna te sigurimit ish bashkpuntor te krimit te transformuar ne Gazetar nuk e ka guximin te flasin per familjen kriminale Berrisha haaa ndryshe dalin te palarat nga kupola kriminale Berrisha

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Mesuesi

                                  Eshte e vertete se hakerrimet , kercenimet , shantazhimet , Po deshe dhe miklimet e gjithe sa shpraz Berisha , Argita dhe I gjithe taborri berishist , Jane produkt i I ketij qendrimi te befte , te papritur ndaj familjes Berisha qe Shqiperine e konsideronte cifligun e vete ... Dhe , si cdo pronar anadollak , ne pronen e tij , ai ( Berisha ) njeh vetem : Lepe dhe Peqe ... Mirepo vjen nje kohe qe keto njesi leksikore ( te sklleverve , duhet thene ) zevendesohen ... Familja Berisha , kryefamiljari I saj , perballe kesaj gjeme , ka zbritur ne katakombet e zeza te formimit te komunist nga ku ka rrembyer armet primitive dhe duke shkumezuar , si te paret e tij , perbetohet se pas " Clirimit " armiqte dhe tradhetaret do vene ne litare . Groteske dhe gallate ... Po , te mos harrojme se ka edhe frikacake , edhe te paguar ...

                                  Përgjigjjuni
                                  1. X
                                    X

                                    Jan mbushur tv me berishist,flamurin e ka mar top-channal. Dy emisione model fix fare dhe top-story tani drejtohen nga deputetja e Saliut Grida Suma dhe Deda antar i KQ te Saliut.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. K
                                      K

                                      Top-Leshi,Grida Suma,Julian Deda=Sali Berish rrumpalla

                                      Përgjigjjuni
                                      1. Y
                                        Y

                                        I neveritshem Saliu,te neveritshem dhe berishistet ne tv-erat Kryetari i berishisteve Fejziu iFrangajt,me radh,G Suma Qim peka,shkullaku,lubonja,vasili,etj etj muterish. Qershia mbi torte Jul Deda

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          Treni

                                          Bukur shkraun ti o Mero por unë kam frikë se këta kanë dhe do kenë akoma miliona, dhe si popull pa Zot (as din as imam), nuk është e pamenduar që të marrin sërisj pushtetin në një moment të dytë të volitshëm. Dhe pastaj hajde e çrrënjosi palaçot.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. Y
                                            Y

                                            Po ca e deshi Raqipllarin e Saliut top-channal,ky palo gazetar edhe pyetjen e ka nje kilometer me te gjate se pergjigja.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. F
                                              Franci

                                              Po e vërtetë është dhe e shikojmë përditë që Berisha komandon 90% të debateve televizive. Prandaj Spak duhet ta dënojë sa më shpejt këtë kryekriminel dhe që të hapet një dritare e re për të ardhmen e fëmijëve tanë i lutemi Spakut të hetojë dhe moderatorët e gazetarët që po e mbrojnë cdo natë pasi nuk ëashtë cudi që disa prej tyre të jenë pjesë e vjedhjeve e krimeve të tij. Këta palaco janë Qim Peka, Blendi Fevziu, Koka, Abilekaj, Grida Duma,Arian Cani, Arian Curri etj.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. B
                                                Berti

                                                Por televizioni më i ndyrë në mbrojtje të nongradës është bërë topchanel me emisionet e Grida Dumës( Sumës), Jul Deda te Fix fare dhe një Xhimi në emisionet e parafitës.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. P
                                                  Patrioti kundër antishqiptarëve

                                                  Vazho Franci ……me koktrashin Shkullaku, Lubonja,Bushati, Eni Vasili,Erla Mëhilli,Andi Bejtja, Adi Krasta etj.A ka gazetarë të ndershëm e trima sot Shqipëria lind pyetja ? Shumë pak. Qëndrimi i këtyre gazetarëve të përmendur më lart nuk bën gjë tjetër vecse ligjëron vjedhjet e vrasjet e politikanëve ndaj popullit të tyre duke bërë këto specie gazetarie të errësojnë të ardhmen edhe për vetë fëmijët e tyre. Përse kot deklaroi Fevziu publikisht që i kam thënë vajzës të largohet e të mos jetojë në Shqipëri ??? Ka domethënie të madhe kjo !!!!

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. G
                                                    G

                                                    Na ngrente mutin Saliu me gjithe kazanin mediatik:kryetar Fejziu,n/kryetar Qimi pekes,shkullak rosak cani lubonj bushat rasat sonil debil koka etj,sa me shume mashtrojn keta neper studio aqe me shume shqiptaret i gadasin me vote.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. T
                                                      Tomori USA

                                                      Faleminderit zoti Mero, tu befte pushka top. editorjalet tuaja jan nje gjerdan i argjend, qe na ndricojn te verteten, ne, emigranteve jasht Atdheut. Fatkeqesi kombetare esht edhe heshtja e gazetareve dhe e opinjonisteve qe i thurin lavde nga frika dhe interesat e tyre keti maskarai, qe, per fatin e keq te shqiptareve , ka qene edhe president e kryeminister ky moster.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. X
                                                        X

                                                        Heshtja e kazanit mediatik per bemat e familjes mafioze te Sali kriminelit mobilizon me shume shqiptaret kunder tyre,zgjedhjet e 2025 do ta vertetojn kete.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. L
                                                          Lida

                                                          Ku është shoqata e gazetarëve shqiptarë ?????? Ata gazetarë që nuk e lexojnë aktakuzën 500 faqëshe të Spakut sikurse e lexoj unë— tha Berisha , do të trajtohen si anëtarë të një organizate kriminale njëlloj si Spaku !!!!! Ku jeni o gazetarë trima ???? Përse nuk thoni një fjalë mbrëmjeve në banaqet televizivë ? Keni frikë ? Apo ju ka zënë Berisha kokën me derë ?

                                                          Përgjigjjuni

                                                          Lini një Përgjigje