Mbi një super blerës dekoratash dhe deklaratash 

13 Shtator 2024, 19:31Editorial Mero Baze

Sulejman Rexhepi, ish- udhëheqës i Bashkësisë Islame të Maqedonisë së Veriut, shkarkuar vite më parë, ka botuar kujtime të tij në vitin 2020, në të cilat dëshmon se si i janë ofruar për t’i dhënë një dekoratë të lart “Urdhri i Skënderbeut” nga ish- presidenti Ilir Meta, kundrejt 300 mijë eurove. 

Dëshmia është në detaje për shumën e parave, vendin ku do t’i paguante etj. Ndërmjetës është bashkëpunëtori i Ilir Metës, Fahri Balliu, që e rëndon situatën, pasi djali i tij ka qenë në atë kohë këshilltar tek presidenti i Republikës.

Pas botimit të një pjesë te librit sot në gazetën TemA dhe portale të tjera, Sulejman Rexhepi ka reaguar duke mohuar të jetë autor i atyre deklaratave, duke e lënë të paqartë nëse është apo jo autor i librit.

Meqë më përmend emrin për shpifje, më duhet ta sqaroj.

Së pari, zoti Rexhepi, unë nuk kam asnjë interes për karrierën tënde si një udhëheqës fetar nën ish- Jugosllavi e më pas në Maqedoni, edhe pse je në krye të listave që shqiptarët rreshtojnë për bashkëpunëtor të UDB. Nuk më hyn në punë jeta jote.

Nëse ti ke blerë me para, siç dëshmon, “Urdhrin e Skënderbeut” të Republikës së Shqipërisë, unë natyrisht që jam i interesuar që kjo çështje të zbardhet nga drejtësia shqiptare, pasi është fyerja më e madhe që i është bërë institucionit të Presidentit të Republikës, i cili është nën akuzë prej kohësh për shitje shtetësish dhe dekoratash.

Madje për një rast të tillë ai është konfrontuar me gazetën TemA disa vite më parë, kur i dha një futbollisti afrikan shtetësi për tre ditë, nën justifikimin se i duhej klubit Tirana, dhe pas një jave ai iku në Evropë. Pra nuk u soll si president, por si trafikant qeniesh njerëzore.

Rasti jot e bën më të ndjeshëm historinë. 

Por ti mos u mërzit, se nuk je i vetmi. “Urdhrin e Skënderbeut” e kanë poshtëruar aq shumë Bujar Nishani dhe Ilir Meta, sa e kanë marrë dhe picajol të Vjenës, shefa guzhine në Shqipëri ku hanin këta, parukierë e masazhatorë të presidenti etj. Problemi është se ti e paske paguar shtrenjtë, ngaqë ka futur sekser Fahri Balliun. Mund ta gjeje dhe më lirë.

Por të jam mirënjohës për besnikërinë e rrëfimit, se më nxore mallin e fjalive të Fahriut kur të thoshte mos komuniko me Metën por me atë direkt, se Metën e ndjekin amerikanët. Se ai është dhe me Berishën, dhe me Metën, dhe me amerikanët në çdo rast.

Së dyti, një sqarim lidhur me përpjekjen tënde për të përgënjeshtruar ato që ke shkruar dhe urdhërin që na jep të fshijmë shkrimin. 

Ne nuk kemi bërë ndonëj shkrim tonin. Kemi botuar një shkrim tuajin. Kjo është akuzë e rëndë publike dhe prevalon interesi publik. Ne nuk e fshijmë derisa SPAK ta hetojë këtë çështje dhe të arrijë në përfundimin se është e vërtetë, ose e gënjeshtërt. Atëherë e fshijmë. Deri atëhere, do kërkojmë hetim.

Nëse ke gënjyer, pastaj zgjidhe vetë me Metën.

Së fundmi, përpjekja jote për të mbrojtur ish-presidentin Meta tani nuk është se i bën ndonjë nder atij. Ai ka aq shumë halle me drejtësinë, sa kjo e jotja as e rëndon, as e lehtëson. Thjeshtë e lë atë maleve, rezervuarve, liqeneve dhe lumenjve të Shqipërisë, duke folur me zë të lartë me vete “malet tona më të larta, ujërat tona më të pastra”.

Është thjesht një njeri që ka marrë malet.

Por nëse krahasojmë tekstin e librit dhe tekstin e përgënjeshtrimit, njëri duket dialekt i Mokrës, tjetri dialekt i Tetovës. Pra përgënjeshtrimi duket me dialektin dhe stilin e Fahri Balliut, kurse libri me dialektin dhe stilin tënd. 

E kuptoj që i ke vënë në pozitë të vështirë dhe ndoshta t’i kanë kthyer paratë, por ne duhet të kthejmë besimin tek institucioni i presidentit. Dhe derisa të ndodhë kjo përmes hetimit, ti mos u mërzit. Ashtu si dikur ke blerë dekoratat, tani bliju deklaratat. Biznes është dhe ky.

25 Komente

  1. S
    SPAK duhet te nxitoje

    Njeri ka genjyer ose Hoxha i dekoruar ose liber shkruesi , por nuk besoje qe shkruesi te kete shpifur. SPAK duhet te therrasi hoxhen pasi eshte e rende ku me 350 mije euro nje dekorat PO informacionet sensible se i ka shitur ky palaço.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Turpë për kombin tonë se sa poshtë kemi rëne

      Çfarë e ka gjët kombin Shqiptar, me këta njerzë ështe e pa besushmë. Si me këta që ligjeronë nëpër Xhamite, si këta që na drejtonë shtetin. Që të dyja palët, njerze pa as një lloje kodi a po morali njerzore. Prandaj Edi Rama, thotë se Turqit, i kemi vllezër dhe jemi një, se pse në kombin tonë kemi njerze si këta tipatë që kanë qënë presidenta, si ilir Meta dhe Bujar Nishani. A po Hoxha në Preshevë ne nukë jemi Shqiptar por musliman.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shkembi

      Bravo Mero! Keto kurva UDB-je, pasi te kthejne shtepi e seprapthi, kujtohet se gjerat duhen vene neper vende. Fatkeqesia jone eshte drejtesia qe s’ka takat tu shkoje deri ne fund ceshtjeve.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nari

        Hahaha me shkrive o Mero Baze ! Je i madh per shkrime analitike,por je i pa pare per ato me nuanca satirike !

        Përgjigjjuni
        1. m
          mirel

          He me te lumta pena o Mero, bjeru Fahri bythes bashke me kelyshin e tij.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Taulant

            Meta mori 1 milion euro nga asfalia greke per ti dhene nenshtetesin Janusllatos Thithikarisit . Imagjino cfare bente ai derr per lek.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Populki

              Të lumtë Z. Mero shkrim korrekt . Like floriri tani është gati t’i kthej gjithë lekët e korrupsionit bashkë me interesat bankare, por SPAK-u është i kthjellët . Pas Saliut radhën e ka Likja .

              Përgjigjjuni
              1. L
                Ladi

                Shtypja koken te keqes. Te lumte Mero! Diskretitoi per cdo dite. Mos i kurse keta horra, plera dhe qelbesira qe i kane hyre Shqiperise si ferra neper kembe..

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Titi

                  Haha...bravo !

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Ne te senes Meta Fariu

                    Haha biznes i bukur hocha shet deklaratat per te nxjerre parate e bukur kjo

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Svetllana

                      Bravo trimi i mencur Mero Baze! Ish-agjeneti i UDB-se Jugosllave, Sulejman Rexhepi, ish- udhëheqës i Bashkësisë Islame të Maqedonisë së Veriut, i shkarkuar vite më parë, qenka vertete nje plehre, qe duhet thirrur ne SPAK per blerje titujsh e dekoratash dhe falsifikim dokumentesh per te diskredituar ish-Presidentin Flori te Shqiperise Ilir Ujk Meta, ish-spiun i Sigurimit te Shetit Shqiptar. Per fat te mire une i lexova kujtimet (memorialet) e tij ne variantin origjinal dhe ai nuk brime ku te futet se i ka shkruar e zeza mbi te bardhe. Ne te gjitha rastet kunder til duhet bere kallzim ne SPAK.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Ana

                        Moj svetllana po SPAK nuk eshte prokuroria e gjithe botes, por vetem per shqipetaret e Shqiperise. Hoxha eshte shtetas Maqedonise se Veriut apo e kam gabim?

                        Përgjigjjuni
                      2. D
                        DERRNICA E KUQE

                        Albin Kurt ma nana nuk ban e pshtove Kosoven prej hajnave e hajneshave qe po e vajtojn pushtetin e vuqiqit ne veri qe ma nuk po funkcionon se ju afrojke dinar vuqiqi e shtrijke pushtetin pat mi shtri edhe dej ne Prishtin. Sod keta tepa ftyr kart te vetme ekan fjalen na prishe me Ameliken. Amelika e din qe ai qe e mron venin e vet e mron edhe Ameliken. E ata qe per ni zallog e lan pushtetin e vuqiqit mrena Kosove ata për Ameliken as qe jav nin. Rrnoft Albin Kurti. Posht trathtaret.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Tutu

                          Alooo…!!Aloooo…!! Ushnjaaa… Po si je moj xhaan..!!

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Derri egër

                            Tutu! Sa kom qesh me përgjigjen qe i bën Derrit te nicës haaaaa

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Dardan

                              Drenica e Kuqe, mos u nxito se shume shpejt Vucicin do ta kesh ne Prishtine.

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                DRENICA E KUQE

                                Dragan, ma hongsh karin ti e vllavi yt Vucici.

                                Përgjigjjuni
                        2. M
                          Muhamëtë Frrokajë

                          Kushë ashët kunëra Ramesë ashët kunëra komëbitë shqiepëtarë. Mosë e hani mutë mi shaejtë Ramenë iju qënatë e Salihitë. O Ram kejtë shqiepëtaretë ijena më tye.

                          Përgjigjjuni
                          1. X
                            Xhuliano

                            Ky hoxha aq koqe është sa blen teneqe nga 309 euro nga fari balliu. Por ndryshimi i deklaratave vjen si shantazh dhe kërcënim që i kanë bërë njerëzit e metës që takonte majave dhe shëtitjes së çuditeshme në tropojë, ku gjen njerëz me pagesë për vrasës. Ju kujtohet gjithkujt vraslsit ql donte të eleminonte Tom Doshin, me zë e me figurë ai deklaroi që e kishte paguar meta, më pas nln shantazh dhe kërcënim ndërroi deklaratë. Kopili është i lirë, fariun e ka puar për pilaf e qofte atje ku svete dot se bie në sy, ky është meta.

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              LIKJA

                              Si gjithmonë i saktë z. Baze. BRAVO.

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Dom Gjek Marku

                                Spiuni i lidh e i zgjidh kollaj hallet me spiunin . Si Likja ashtu dhe Fariu me Imam Sulejmanin , si spiuna te strevitur , kane bashkepunuar me njeri tjetrin qe dhe Imami Sulejmani te dekorohet nga presidenti , po dhe presidentit dhe Faro kryespiunit te mos u hynte gjemb ne kembe nga CIA amerikane , qe i rruheshin si djalli nga temjani . Populli yne i mençur ka nje fjale te urte qe thote : " Rrena i ka kembet e shkurtra ".

                                Përgjigjjuni
                                1. G
                                  Gjeka jam , Gjekmarkaj me sakte

                                  - Gjeka jam ose sic me njihni Gjekmarkaj analist i pamvarur . - Qeshjta eshte se ish présidenti Méta ka shitur nje dekorat 350 mije euro te hoxha i udb , po nje informacion sekrete te NATO sa e ka shitur te Rusi , Iran ? . - Qeshjta eshte ...e ndjeshme une Gjeka largohem per hère te 7 nga politika , ofrohem per hère te 8 nese me sigurohet nje karr ige ( chesse roulotte ) qe perdorin antikapet , hedhja ime nga penxhere kur Berrisha erdhi me ka demtuar turin , ndaj do ti perkushtohem bejteve pa kripe por pa permendur .....?

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Makiaveli

                                    Ai thotë si kam shkruar? Nëse janë në librin e tij s'ka kuptim ky lloj përgënjeshtrimi, kjo histori do mbarojë si video e bllokut të 7% që gjykata e nxori të pafajshëm

                                    Përgjigjjuni
                                    1. I
                                      Indinjata

                                      Si gjithnje Mero ja thua por kujt i thua!.Kjo eshte jashteqitja e kombit dhe fatkeqesia e saj qe per vite shkerdhyen kete vend deri sa prostitucionin e tyre e nxorren ne sheshin Skenderbej e nga ku tashme me bythe perpjete kerkojne ligjerimin nga zoti.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. G
                                        Goni

                                        Mero je fantastik.

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje