Në dosjen e SPAK për Sali Berishën ka disa detaje që tregon se si Berisha përdorte ndryshimet ligjore duke krijuar standarde të ndryshme për pronarët që kërkonin pronat dhe po ashtu standarde të ndryshme për privatizimin e tyre, me lekë apo bono privatizimi.
Dy janë rastet më tipike, ku vetë Sali Berisha është angazhuar personalisht duke folur dhe në dy mbledhje qeverie për ndryshime ligjore në favor të Jamarbërit, një herë për të privatizuar klubin, dhe më pas për ta blerë atë me letra me vlerë, që praktikisht ishin 6 deri 10 për qind e vlerës reale.
Rasti i parë është ndryshimi i ligjit për Sportet, dy herë radhazi. Herën e parë për të penguar familjen Hysa të merrte Kinostudion si pronare, se i duhej Frangajt, dhe pas disa muajsh për të penguar Klubin Partizani të mbante Klubin, se i duhej Jamarbërit.
Ligji i Sporteve ka ndryshuar papritur në tetor 2007, ku neni 31 ndryshohet duke theksuar se “objektet sportive jepen me koncesion me kusht që të mos e ndryshojnë destinacionin” në përputhje me ligjin nr. 9663 të datës 18 dhjetor 2006, “për koncesionet…”. Nga ana tjetër ky ligj në nenin 4, “Fusha e zbatimit të koncesioneve”, përcakton si fusha të zbatimi dhe sportin, kulturën arsimin.... etj.
Pra ky ndryshim ligjor i 2007, u jepte përparësi qiramarrësve të institucioneve kulturore apo sportive dhe ndalonte privatizimin e tyre nga pronarët. Dhe këtu fitoi Frangaj kundër familjes Hysa.
Ky ndryshim ligjor i ndalonte ata të merrnin pronën e tyre dhe i hapte rrugë Frangajt të mbante kontratën me Kinostudion.
Pasi Frangaj mbaroi punë me familjen Hysa, Berisha e ndryshoi ligjin, tani në favor të pronarëve, që ishte dhëndri i tij.
Kështu, në qershor të vitit 2008, Pango përsëri propozoi që neni 31 të ndryshonte dhe tani të shtohej se kur kishte pretendime pronarësh, ata mund ta privatizonin dhe ta ndryshonin destinacionin, siç i interesonte familjes Berisha.
Ky është dhe ai momenti kur Berisha është vet aktiv ne mbledhje dhe i del zoti ndryshimit.
Pra që ta kuptojmë më qartë, brenda një viti, qeveria ndryshon një nen të ligjit sipas hallit të njerëzve të saj.
I duhej të mos ja jepte Kinostudion familjes Hysa, e ndaloi me ligj derisa mbaroi punë Frangaj me privatizimin. Pastaj e ndryshoi prapë derisa mbaroi punë familja Begeja me Klubin Partizani.
Rasti i dytë flagrant është ligji i letrave me vlerë.
Në dhjetor të vitit 2008 në një mbledhje qeverie, vet Sali Berisha, përsëri aktiv personalisht, ka mbrojtur privatizimin e objekteve me 80 për qind me letra me vlerë dhe 20 për qind me lekë.
Gjatë gjithë mbledhjes së qeverisë Sali Berisha ka qenë mbrojtësi i flaktë i këtij ndryshimi, ka nxitur Ridvan Boden ta shpallë atë si sukses të qeverisë ndaj pronarëve dhe ka falenderuar Rulin për “iniciativën”.
Kështu familja Begeja dhe ortakët e paguajnë Klubin Partizani me bono privatizimi në shumën afërisht 100 milion lekë të vejtra, që po ta llogarisësh se bonot i blinin me 6 deri 10 për qind, i bie ta kenë blerë gjithë Klubin Partizani me rreth 800 mijë lekë.
Por i njëjti kryeministër, i cili e shpalli atë ndryshim qeverie në favor të vajzës si sukses të madh të qeverisë së tij, disa muaj më vonë, më 1 korrik 2009, kur akoma nuk e dinte a do të ishte më kryeministër, e ndryshoi prapë ligjin me VKM 738 datë 1 korrik 2009, duke i hequr bonot e privatizimit nga blerja e objekteve që privatizoheshin, duke theksuar se 30 ditë pas vendimit blerësi duhet ta blinte objektin vetëm me lekë në dorë.
Pra pasi mbaroi punë Jamarbëri, të tjerët nuk mund t’i blinin më me bono privatizimi.
Do të mjaftonin këto dy raste, kur VKM ndryshohen sipas halleve të personave të lidhur me Sali Berishën dhe kur në të dyja rastet Berisha është vet aktiv në favor të familjes së vet, që ai të konsiderohet si i akuzuar për korrupsion aktiv, pasi ka udhëhequr me vetëdije ndryshime ligjore në favor të vajzës së tij dhe ka diskriminuar shtetasit e tjerë të Republikës në raport me vajzën e tij apo njerëzit e afërt me të politikisht.
Asnjëherë nuk ka qenë pro pronarëve, se po të ishte nuk do t’ia jepte Kinostudion, Frangajt, para familjes Hysa, të cilës i ishte njohur. Ishte vetëm me vajzën e tij në rastin e Klubit Partizani.
Asnjëherë nuk ishte me pronarët për t’i favorizuar me bono privatizimi. Ishte vetëm me vajzën e tij për disa muaj sa mbaroi punë dhe e riktheu përsëri me lekë në dorë.
Është thjeshtë një kryeministër që e ka kthyer shtetin në argat të familjes së tij, e cila tani hallin më të madh ka si të justifikojë vilat nga Hungaria deri në Bruksel, Gjermani e Hollandë, dhe mbi të gjitha si të na mbushi mendjen të gjithëve, se ato i meritojnë.
Arsyetimi për vilat e blera nëpër Europë, mjafton të dilte nga goja e Berishës,si mos hani m.t se ju nuk kuptoni, do mbështetet nga opinionistët e studiove tv, njëzëri. Frangaj dhe grupi i tij, opinionistët,do bëjnë të zezën të bardhë . Në të gjitha frontet ku është abuzuar me ligjin, Berisha vazhdon të ketë mbështetjen mediatike, me ushtrinë e paguar.
Semos vetem kta kan vila e shpia neper evrop.
Nuk di si i lejon ky Baze, keto bajgat e Albin ovic - it, te na cajne trapin me keto komente idiotesh te pasherueshem, bashke me injornacen e tyre turkoshake - sllavo koministe...
Salihi eshte akoma ne zi per Damir Fazlicin dhe fredi bejleri terroristin qe serbija dhe greeqia ta sillnin perseri ne pushtet,?
Kur kanë përfituar investues seriozë të huaj si Fazlliçi e akuzonit se po ia shiste Shqipërinë serbëve. Kur i jep prona Sandrit që është shqiptar e akuzoni pse nuk ia kthen pronën pronarëve. Kur ua jep pronarit, e akuzoni se pasuronte vajzën e vet. Kur i jepte naftë Sllobodanit e akuzonit se po furnizonte Arkanin për të djegur e masakruar Kosovën. Kur bënte biznes me amerikanët në Gërdec e akuzuat si vrasës. Kur dërgonte avionë e tanke kundër qyteteve që të mbronte demokracinë dhe lirinë e akuzonit si kriminel të pashpirt e katil. Kur shkatërronte Tiranën dhe digjte Kryeministrinë që të rikthente demokracinë e lirinë, prapë e quajtët kriminiel e fashist. Kur vriste 4 protestues që të mbronte Kryeministrinë, lirinë dhe demokracinë, prapë e quajtët të etur për gjak. Kur vinte adoleshentët e fëmijët të shkatërronin Tiranën që të rikthente prapë demokracinë e lirinë prapë e akuzuat që kërkonte gjak e viktima. Kur ngrinte kulla e pallate që të strehonte shqiptarët e akuzonit si të pangopur e që kërkonte të pastronte lekët. Epo ju zëntë sytë të mirat që u ka bërë, pra. Megjithatë, edhe pse ju jeni mosmirënjohës dhe bukëshkelur ai prapë do vazhdojë të ngrejë kulla për të strehuar shqiptarët. Dhe për inat të komunistave do vazhdojë t'a luftojë komunizmin çdo natë nga maja e dritares. Poshtë komunizmi! Rroftë Demokracia, Liria ....dhe pjellat e saj (bashkë me dhëndrrin, nusen).
O shpellarë hajdutë o derra të ndyrë e zaptues të pronave kaq të trashë jeni sa nuk e kuptoni që SHBA dhe Anglia nuk të bëjnë NON GRATA pa fakte konkrete,gdhënduni o shpellarë ....
Te gjitha Jane te verteta Mero, po ti duhet te besh denoncime ne prokurori se disponon te dhena dhe dokumenta ,e sidomos per malokun e pabese ish brekgrisuri frangaj ,sot me puroooooooo. Ne nuk kemi gje ne dore . Shpresojme qe keto hajna e hajdute te kamufluar te dorezojne pasurite e vjedhura dhe te dalin nga burgu atehere kur tju kene rene dhe breket. Cdo gje mbaron aty ku nis ,e ka provuar njerezimi me kohe.
Mero ne xhelozi te hapur me Sandrin qe i ka gjetur telat me mire me Ramen se sa Mero qe u coptua perdite me Editoriale anti-Sali e anti-Albin por qe i duhen nja 100 vite te laje ate Certifikate Marrezie te Rames qe pati botuar kur i rrinte ne preher Saliut.
Hhahahhahahhaha. E vertete. Sandri i ka rrotulluar te gjithe keta, duke filluar nga Baze. Ky i fundit duhet te pyese veten dhe Ramen, kur te kete kohe - si ia ben Sandri qe me kalimin e cdo qeverie behet me i pasur se ne llapistet qe te mbeshtesim cdo dite?
Nderkohe nje lajm i trishte mberrin te Stani Rilindja - Meloni e shtyn edhe per ca kohe dergimin ne Gjader te te shumekerkuarve refugjateve afrikane nga Rama duke e bere kete te fundit ta zene krizat e vjetra epileptike...
Po pse Ramës i plasi bytha pse Meloni nuk solli bythëzinjtë në Gjadër !?Qënke koqe zotrote.
Drejtori ekzekutiv i Rrjetit te Bazelit (BAN) leter te hapur qeverise Rama per te pritur e menaxhuar 800 Ton mbetjet toksike qe do rikthehen. Lajmi konfirmohet nga gazeta tjera perfshi gazeten Dita. Tani qeverise Rama i mbetet qe ato mbetje toksike tua shperndaje neper oborret e anetaresise se PS si shenje solidatiteti e tyre me kete afere "brilante" qe qeveria Rama i ka garantuar vendit.
Pse censuroni Sihariqet qe lancon kjo qeveri Rama "e prane shtresave ne nevoje" o Mero? Sot Bledush Gonxhja hedh Sihariqin - Pensionet nga Tetori do rriten me 4.1%! Qe tani ne shtator pensionistet do mendojne si ti menaxhojne e harxhojne tere ato leke te ardhura nga ajo shtese 4.1% qe tok me ate 5000 lekshin e fund-vitit eshte menduar nga qeveria se do mjaftojne per ti kandisur pensionistet qe te votojne per ''Shqiperine e viteve 30" !!
Greku Ardit Bido, drejtori i Arkivave të Shqipërisë që na shfaqet si analist nē studiot e Tiranës paska marrë rolin e zëdhënësit të Vuçiçit sonte në programin e Eni Vasilit. Nuk e di nëse e ka nga mosnjohja apo po i shërben shefit të tij Edi Rama. Sa rëndë. Ardit. Vuçiç as nuk ka të drejtë as nuk mund të diktojë se çfarë ndodhë në territorin e Kosovës. Ardit. Kosova është shtet i pavarur nga Serbia, shtet sovran ndaj saj që nga 12 Qershori i vitit 1999 dhe shtet i njohur nga shumica e shteteve të botës nga 17 shkurti i vitit 2008. A çon forca speciale apo polici të zakonshme është kompetencë dhe e drejte e qeverisë dhe shtetit të Kosovës. E rëndesishme është tē mbrohen e të respektohen të drejtat e serbeve në atë pjesë të territorit të Kosovës. E Kosova i ka respektuar të drejtat e serbëve në mënyrë të shkëlqyer. Përpos kurtheve dhe provokimeve të serbëve të manipuluar policia e Kosovës ka treguar një profesionalizëm të paparë jo vetëm në Kosovë por krahasuar me të gjithë Ballkanin po deshe për të shmangur çdo lloj provokimi. Qytetarët kosovare të kombësisë serbe janë minoritarët më të privilegjuar në tē gjithë Europen për të mos thënë në të gjithe botën. Me ato çka ndodhë në veriun e Kosovës e drejta është me Albin Kurtin dhe qeverinë e Kosovës. Përendimi është gabim. Europa është krejt gabim. Politika e SHBA-se eshte krejt e gabuar në këtë çeshtje. I vetmi qëndrim i drejtë nga fuqitë perëndimore është ai i Britanisë se Madhe. Peter Stano po mbron interesat e Serbisë jo diplomatikisht po krejt hapur. Lajçak po mbron hapur interesat e Serbisë krejt hapur bile dhe me arrogance. Një intelektual duhet të jetë me te drejten e jo me Edi Ramën. Një intelektual duhet të jete me Kosovën e jo e jo me Serbinë gjenocidale. Një shqiptar nuk duhet dhe nuk mund të dalë kundër interesave të kombit dhe gjakut të tij. E Kosova është gjaku ynë që nuk falet. Vetëm fakti që Aleksandar Vuçiç ka dalë me ato kërcënime dhe kërkesa të cilat nuk mund ti realizoje në nje shtet tjeter tregon se Kurti ka të drejte. Ishte po ai Vuçiç që detyroi policët serbë të veriut te Kosovës të hidhnin uniformat në mënyrë demonstrative e sot kërkoka që ata të rikthehen. Pse? Ishte Vuçiç që ju dha urdhër serbeve të veriut që ndiqnin bandat e Radoiçiçit të mos merrnin pjesë ne zgjedhje e sot kërkon zgjedhje. Pse. Sepse Kurti e ka shpartalluar Vuçiçin intelektualisht, politikisht e taktikisht. Serbet sot masivisht po regjistrojnë targat e shtetit të Kosoves. Dinari serb sot nuk pranohet brenda shtetit te Kosovës. Zyrat e paligjshme postare të Serbisë sot nuk ekzistojnë më në territorin e Kosovës. Serbët e veriut nuk iu përgjigjen me bandave të Vuçiçit për bllokime rrugësh. Serbet e veriut gjithnjë e më shume po e pranojnë shtetin e Kosovës si shtetin e tyre. Vuçiç e di që Veriu i Kosoves i ka ikur bandave dhe kontrollit tē tij perfundimisht e nuk e ndihmon dot as Stano e as vëllai jargavitës në Tirane e bile as sejmenët e Edi Rames në studiokazanët rilindas. E bash mungesa e kontrollit në veri të Kosovës e ka bere Vuçiçin të dalë me kërkesa ultimative e njëkohësisht qesharake para publikut serb. Me vjen realisht keq që ju Bido bëni tellalin e vëllait të Vuçiçit në Tiranë kur në realitet jam i bindur se nuk jeni aq i paditur të kuptoni se çfarë ndodh në veri të Kosovës. Me idiotizmat tuaja antishqiptare keni ngjallur realisht neveri.
Bravo! Të lumtë !As USA e as EU nuk kanë të drejtë që i bëjn shantazh Albinit.Në çdo cep të Kosovës duhet të jetë kontrolli i shtetit të Kosovës,duhet të mbizotëroj ligji,do apo nuk do Vuçiçi.Sërbët e veriut të Kosovës duhet tu binden ligjeve të shtetit të Kosovës gjersa janë banor të këtij shteti.Ura mbi Ibër duhet të haëpet dhe të hiqet bllokimi i saj.Shteti i Kosovës duhet të ushtroj kontrollin e gjithë territorit të vëndit nga jugu në veri.
Jane bashke o Mero,ndaj cdo grindje eshte fasade. A e ke degjuar me Ramen t'i dergoje te fala Sandrit? Po te korruptuarit e Saliut si Bode, Bregu, qe do t'i ndeshkonte me te marr pushtetin ai di ku jane? Keshtu te tre here jane te Sandrit, here te Malltezit, e here Gjergj Luces, e gjithmone per vete.