Ekrem Spahia e ka justifikuar detyrën si zëvendësministër në qeverinë Berisha vetëm për faktin që ka nxjerrë zbuluar Sali Berishën në mbledhjen e qeverisë lidhur me ndryshimin e ligjit për sportin, vetëm në një nen, që t’i lejonte familjes Begeja të privatizonte Klubin “Partizani”.
Në vjeshtë të vitit 2007, ligji ishte ndryshuar dhe ishte vendosur që mjediset sportive dhe kur jepen me qira, ose në përdorim afatgjatë, të mos u ndryshohet destinacioni.
Ky nen kishte shkatërruar gjithë planet e familjes Berisha për privatizimin e Klubit Partizani dhe kishte tërbuar Sali Berishën kur e kishte marrë vesh. Për këtë arsye 8 muaj më vonë, në verën e vitit 2008, Ylli Pango me urgjencë propozon që mjediset sportive që u kthehen pronarëve, nuk e ruajnë destinacionin. Ato që nuk u përkasin pronarëve e ruajnë. Kështu e shlyente një pjesë të gabimit.
Ekrem Spahia krejt i paditur për planet e familjes Berisha, pyet pa të keq Berishën pse na duhet të bëjmë këtë ndryshim, se ne para tetë muajve e kemi ndryshuar.

Dhe aty Sali Berisha shpërthen, e quan komplot të ndyrë atë që ka ndodhur, e quan lobim të ndyrë kundër pronarëve etj.
Thjesht ka dashur t’i frikësojë të gjithë të mos e kundërshtojnë. Ky detaj në fakt e bën kryeministrin Sali Berisha aktiv në këtë histori korrupsioni, përtej statusit për korrupsion pasiv që i ka dhënë SPAK.
Ekremi u hutua shumë, dhe natyrisht u tërhoq nga kundërshtimi se nuk mund të dilte pjesë e komplotit, që nuk ishte. Nga procesverbali i mbledhjes së qeverisë që citon SPAK, ende nuk del kush është ai sabotatori i ligjit, por duket që Ylli Pango është përpjekur ta korrigjojë me urgjencë, për të shlyer gabimin e mungesës së vigjilencës.
Ky është rasti flagrant kur kryeministri Sali Berisha i del vet zot personalisht një ndryshimi ligjor, që do të favorizonte direkt vajzën dhe dhëndrin tij në përftimin e një prone dhe ashtu të dyshimtë.
Ajo që bie në sy nga fillimi deri në fund i dosjes hetimore të SPAK, është se përmes akteve korruptive, familja Berisha përveç pasurive të veta prej miliona eurosh, ka prodhuar dhe një kastë zyrtarësh dhe specialistësh të inkriminuar në shërbim të tyre, karriera e të cilëve diktohet nga mënyra se si janë sjellur me projektet e tyre korruptive.
Le të marrim këtu si ilustrim vetëm dosjen e Klubit Partizani.
Specialistët që morën dosjen në agjencinë e privatizimit, apo kthimit të pronave, u shpërblyen me detyra të larta sapo përfunduan misionin.
Anëtarët e KKRT të Tiranës që drejtohej nga PD-ja, për shkak të ligjit që shumicën e kishte qeveria, dhe që kanë lobuar të hiqej nga zonë sportive dhe t’i jepej leja e ndërtimit, kanë përfituar direkt apartamente dhe karrierë më pas.
Ministri Fatmir Mediu u ka krijuar gjithë lehtësitë e mundshme, madje dhe përmes falsifikimeve apo mosdijenisë, njësoj si në Gërdec, që ata të përfitonin në një proces privatizimi të padrejtë antiligjor. Është shpërblyer dhe e kanë ende besnik.
Gazmend Oketa është përfshirë nën presion t’u bëjë presion vartësve dhe gjeneralit përgjegjës për të firmosur. Është detyruar t'iu tregojë atyre se dhe ai po e bën me urdhër nga lart. Kaq ka mjaftuar ta largojë, se nuk e ka bërë me zemër. Fjala ka shkuar tek Berisha dhe e largoi dhe Oketën.
Arben Imami, deri në atë kohë ishte një dele e zezë në PD, që Berisha e kishte punësuar në paradhomë të tij si shef kabineti, pa asnjë rëndësi.
Ai duket se ka kuptuar ngërçin e familjes Berisha për të rrëmbyer Klubin Partizani duke parë shkresat që shkonin e vinin dhe ja ka marr përsipër fëmijëve të tij, se e bën ai. Fare papritur u bë deputet në vitin 2009 dhe ministër Mbrojtjeje. Dhe i mbylli procedurat.
Pastaj ke një sërë zyrtarësh të vegjël apo specialistë të rëndomtë që kanë shërbyer në hallka të veçanta, që janë shpërblyer deri në poste të rëndësishme, dhe të tjerë që kanë bërë rezistencë, që janë larguar nga pushteti.
Pra mënyra se si administrata e shtetit shqiptar ka reaguar ndaj planeve të grabitjes së familjes Berisha, është kthyer në një standard për karrierën e tyre.
E njëjta gjë ka ndodhur më pas me Gërdecin dhe 21 Janarin. Çdo zyrtar që e ka kundërshtuar apo refuzuar Gërdecin është flakur dhe kush e ka mbështetur ka vazhduar karrierën në politikë.
21 Janari po ashtu. Madje dhe Ndrea Prendi del i shpërblyer.
Të gjitha kompanitë e mëdha që kanë pasur konsulente Argita Berishën, siç vërehet dhe në dosje, kanë qenë kompani që kanë pasur nevojë për firmën e Sali Berishës për koncesione. Të gjitha ta ardhurat e saj zyrtare, se ato jo zyrtare nuk i dimë akoma, janë praktikisht taksë e korrupsionit që kompanitë e huaja i kanë paguar familjes Berisha për të investuar në Shqipëri.
Praktikisht ai u zinte pritë investitorëve të huaj me vajzën e tij. Ata që pranonin fitonin. Të tjerë si Ansar, biznesmeni pakistanez që kërkoi një TEC në Porto Romano dhe refuzoi të paguante 3 për qindëshin, u zbua dhe shantazhua.
Pra dëmi kryesor që familja Berisha i ka bërë shtetit shqiptar nuk është e ka zhvatur nga paratë duke përfituar miliona euro.
Dëmi më i madh është që Berishët janë përpjekur dhe ja kanë arritur deri diku t’i japin shtetit shqiptar fytyrën e vet, si hajdutë, të pacipë dhe përdhunues për hallin e tyre. Madje duke mos kursyer as kushërinjtë.
Sot e pash Sali Berishën të dilte të numëronte milionat e eurove të vajzës dhe t’i justifikonte si solidaritet familjar. A thua se po vë njeri në dyshim unitetin e familjes Berisha për të ndarë lekët e zhvatura shqiptarëve.
Problemin që Shqipëria ka me Sali Berishën dhe familjen e tij, është se ai futi kulturën e nënshtrimit të shtetit para një familje mafioze në pushtet, kthimin e zyrtarëve në shërbëtor të familjes mafioze si kusht për karrierën e tyre, dhe shpërblimin dhe ndëshkimin e çdo zyrtari apo politikani, gjyqtari apo shtetari në varësi të sjelljes ndaj Familjes.
Ata u përpoqën t’i japin shtetit shqiptar fytyrën e tyre. Fiks si bën çdo familje mafioze.
Ky nuk është dëmi më i madh që i ka bër vëndit,sepse horr bandit kriminel shkatrroi gjithë Shqipërinë në emër të antikomunizmit si komunisti më i fëlliqur me veset më të poshtra që ka njerëzimi. Ky dëm është një qime derri para atyre që ka bërë ky vampir dhe që shumë nga krimet që ka bër i ka pranuar botërisht,që nga furnizimi me naftë Milloshin,që nga piramidat e grushtin e shtetit,që nga 21janari,Gërdeci apo thirrjet për armatosje dhe drejtësia kërkon fakte......
Sikur te kishin patur ndonje ftyre qytetare, hajdede. Por me ato ftyra te shtremberuara që kanë, eshte turp i madh.
Excellent
Eh mër SKAP / Seç na kënaqe / Aktakuzë / 500 faqe. / ... Mirë që çmendët / Sal Hunrrencin / Po dobsoni / Edhe Gencin. / ...
Fix fare Mero.
Nuk ngeli pishtare i dhjetrokracise pa dale hajdut dhe kriminel. Te gjithe pa perjashtim me parrullen poshte komunizmi vodhen Shqiperine. Trushplaret ish pronaret dhe ish te perndjekur qe kane 35 vjet qe e votojne dhe i rrine si qen te rrahur poshte ballkonit.
Po kjo fytyra e shtetit nga 2013 pa Saliun ne kryeministri e me nje tjeter aty brenda si eshte o Mero, apo nuk ta ben dora ta shkruash? Shqiperi me rekord ne eksport Droge, me deputete e Bashkiake me precedent Penal, me cmimet me te larta e rrogat me te ulta ne Rajon, me shpopullim masiv te vendit, me gjysmen e ministrave nen akuza korrupsioni ku jane zhdukur qindra milion EORO, me zv. Kryeminister te arratisur me nje barre akuzash mbi kurris e nje Kryeminister qe mburret me te gjitha keto qe i quan madje edhe Arritje...
Qenke keq fare nga trute, ore i mjere. Ngelet tek Rama dhe mbroni shpellarin Berisha. Mundoheni qe te beni bashke nje qytetar dhe nje shpellar por bini vete brenda me argumentet se sillni. Nese Rama ka shkelur ligjin diku ai duhet te pergjigjet para ligjit. Ju a ka thene edhe vete por nuk i keni gjetur gje, por vetem shpifni. Ju idiotet e Berishes, as e kuptoni qe perpara ligjit njeriu pergjigjet personalisht dhe jo famijarisht apo shoqerisht. Nese ka njerez qe drejtesia po i kerkon apo gjykon, kjo eshte çeshtje personale. Ligji nuk parashikon demim familjar apo shoqeror per nje shkelje te ligjit te nje personi te vetem. Po ta dini ju idiotet shpellare kete gje? Ju kujtoni se shpifjet e Berishes jane te vetmet fjale te verteta qe duhen degjuar dhe besuar. Shko tani dhe kullot lopen sepse ngeli brenda gjithe diten. Mos u merr me gjera qe jane shume larg botekuptimit tend.
Kritiku kikiriku, ti se pari bli nje kalendar te 2024 se paske mbetur akoma ne ate te 2013, ashtu do kuptosh edhe se kush e qeveris kete vend qe atehere...nese ja del dot ta kuptosh, sigurisht.
Me sa duket ti nuk kuptoke fare nga te gjitha keto qe shkruhen. Me vjen keq per ty.
Po mirë xhanëm të gjithë vartësit e Berishës kaq frikacakë ? Si nuk doli njeri ti thotë stop e nuk firmos. Apo ishin përzgjedhur batackij nga shefi i tyre. Megjse cfarë them dhe unë, edhe sot pasi ka dalë nga Spak gjithë ky korrupsion i Berishës biles dhe vrasje në studion e Grida Dumës( Sumës) del një farë analisti Arian Curri dhe deklaron që Berisha nuk mund të dënohet me burg pasi është 80 vjec. Sa kphë të kemi specie të tilla si CURRI këtë vend politikanët do ta vjedhin e do ta vrasin.
Mbasi sherbeva per 40vjete si oficer i ushtrise popullore shqiptare nje oficer me grade madhore ne vitin 2000 u detyrova te le shqiperine dhe te vendosem ne perendim per te bere ndonje pune dhe per te mbijetuare.Fjalen e kam gjithmone tek shkaterrimi i pasurise se popullit shqiptar nga Sali Berisha dhe Azem Hajkari.Afer nje shtepije te vogel ku une jetoja ishte rruga kryesore e tramit dhe makinave po me pak probleme per gjeresine.Nje dite dy qytetare te atij vendi me kapin per dore dhe me thone qe tu bashkohesha atyre,dhe ashtu bera me aq sa kuptoja atehere.Kur u afruame tek nje rrap i madh por shume i mdhe mund te themi pa frike shekullor,me nxuarren perpara nje bllok te madh dhe me thane sheno emrin ketu si gjith keta te tjeret.I pyes perse duhet kjo firme dhe kush do ta marre ne konsiderate; pergjigja nga nje person qe me vone e mora veshe ishte inxhinier per gjelberimin e qytetit me tha se ne kemi vendosur te presim kete (pianta)peme se duhet te zgjerohet pak rruga.Por ky eshte me nje tabele i thash dhe me duket se ruhet,nuk kagje me tha se jemi marre veshe.Nuk firmosa dhe u largova.Pyeta dhe e bera problem diskutimi kete kur nje dite ma shpjegon nje Italian i vjeter kishte punuare ne dogane por komshi me mua dhe me thote:Inxhieri qe deshi te priste kete peme eshte arestuare se ne disa vende kishte bere prerje te gabuare por kete ketu nuk arriti ta prese .Kush do me qetesi te me kuptoje se per nje peme inxhinieri humbi te gjitha ,dhe per analogji SALI BEISHA shkaterroi nje shtet dhe akoma nuk i ka kyre nje gjemb ne kembe.Sa fajtor eshte edhe populli gjate sundimit te tije edhe pse jetonte ne terror te plote nje diçka duhesh bere per tja prere doren atij kremineli dhe perbindeshi qe ushqehet me gjak shqiptari.Zoti eshte i madh dhe kemi shprese se po na shikon per te na vene ne rruge te mbare.POPULLI IM KUJDES DHE SHUME KUJDES SE KA SHUME TE PA UDHE TANI ME NE KRYE SALINE:
Dajsami u ka regjistruar te gjitha bemat qe kan bere,kush pendohet edhe mund te kaloj,Berisha eshte i pari ne grep te tjer pas tij do te kete skeni par gje akoma.Curi qe e mban veten te ditur eshte kokra e gomarit,ai kujton se SPAKU po jep sa per lezet ne gjygj do shikoni,perendia ymer zoti te shtymen
Titulli duhej vene: "Familja Berisha i dha shtetit fytyrën e vet". Qysh nga vitit 1992 deri me sot shteti shqiptar vazhdon te njihet me fyturen qe i dha kreu i agjentures serbo-greko-ruse ne Shqiperi, kryekrimineli dh kryehajduti Sali Sheqere Vuk Berisha. Urojme qe SPAK ta shpetoje popullin shqipatr nga kjo kuceder!
MERO, BEHU BURRE. QE DITEN QE SPAK I KOMINIKOI AKUZEN SALIUT NUK DO TI DREJTOHESH NDRYSHE PERVECSE I PANDEHURI SALI SE DERI ME DJE NA KA CARE TRAPIN DUKE THENE NUK KAM ASNJE AKUZE MBI SUPE! BEJE MERO!
Pasha Hazreti Muhametkrishtin sja paska mush mir biren se kurr se kish shantazhu as kercnu.Kty jane dy sene e para ska mujt mire me ja mush birucine e dyta me lek se ka knaqe.Kty eshte problemi.
Ja qifsha robt Gani Halitajt nga Mitrovica edhe fisin o bythqim.
Amani ore kur do vije ne pushtet ai Edi Rama qe ti jape kesaj Shqiperie fytyren e Skenderbeut se plasem nga 1990 der sot 34 vjet me Saliun ne pushtet!
Bukur e ke shkruar.
socjalisti nga një racë ballisti. Niveli i lartë i kësaj kategorie i bënë gjëmën Shqipërisë. Sapër saliun ky bastard, vendin në koshin e plehrave ka pasur që në vitet 90.