E vetmja gjë pozitive që shkaktoi bërja publike e propozimit të Edi Ramës për sovranitetin e Urdhrit Bektashi për t'iu njohur përfaqësimi ndërkombëtar i këtij sekti fetar me qendër në Shqipëri, ishte se prodhoi shumë humor. Ky ishte testi i parë i tolerancës së shoqërisë shqiptare dhe dashamirësisë së tyre ndaj bektashinjve shqiptarë.
Përtej kësaj, bektashinjtë shqiptarë këto ditë kanë marrë perisper gjithë mllefet që ekzistojnë në Shqipëri ndaj Edi Ramës që nga kundërshtarët politik, oponentët kulturorë të tij, fetarë po e po, e mbi të gjitha trullosjen e një pjese të opinionit publik nga ideja e krijimit të një shteti brenda shtetit shqiptar.
E vërteta është se bektashinjtë shqiptarë, në vite kanë kërkuar t’u njihet përfaqësimi ndërkombëtar i Kryegjyshatës Botërore me seli në Tiranë. Pra me zhvendosjen e tyre nga Turqia në Shqipëri, Selia e Kryegjyshatës Botërore në Tiranë është konsideruar si qendra e bektashinjve në botë, që do të thotë se Kryegjyshi i Selisë Bektashiane në Tiranë ka qenë Kryegjyshi i botës.
Siç e pranon vet Selia e Kryegjyshatës, të gjitha shtetet ku ka bektashinj, përjashto Iranin zyrtar që i lufton dhe aty ku janë, ja kanë njohur këtë legjitimitet.
Por shteti shqiptar nuk ka bërë ndonjë akt formal për t’i njohur Selisë Bektashiane në Tiranë përfaqësimin ndërkombëtar të bektashinjve.
Aktualisht Selia e Kryegjyshatës në Tiranë ka ndikimin e vet tek bektashinjtë në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Turqi dhe SHBA. Madje në SHBA, Teqeja e Baba Rexhepit në Detroit është një nga qendrat që ka mbajtur gjallë bektashizmin në SHBA dhe ka luajtur dhe një rol politik lidhur me raportet me shtetin amerikan.
Këtë po kërkojnë bektashinjtë. Këtë i kanë kërkuar qeverisë shqiptare që nga vitit 1991 e më pas.
Ka pas një rezistencë formale për shkak të ndikimit të madh që ka pasur Komuniteti Mysliman në politikën shqiptare, dhe një përpjekje për t’i asimiluar ata brenda tyre. Kjo pasi realisht bektashinjtë janë feja më e përhapur në Shqipëri, pasi janë shumicë brenda komunitetit të besimit mysliman.
E di që shifrat janë gjithkund shkak për debate, por kjo është e vërteta. Kaq po kërkon Kryegjyshata. T’i njihet statusi i përfaqësimit ndërkombëtar të bektashinjve. Nuk bëhet fjalë për shtet me kufij, me territore, dogane apo polici. Bëhet fjalë për një urdhër sovran që qeveria shqiptare i njeh legjitimitetin bazuar në statutin e tij. Ajo pastaj ka autoritetin e vet mbi Teqetë në mbarë Shqipërinë dhe vende të tjera që ja njohin këtë autoritet.
Çfarë promovoi Edi Rama?
Edi Rama nuk bëri asgjë më shumë, se sa atë që di të bëjë më mirë si agjent marketingu në politikë. Ai çuditi njëherë të huajt me këtë gjë, zuri faqen e parë të Neë York Times dhe pastaj xhindosi gjithë shqiptarët, “me shtetin” e ri. Dhe e la fantazinë të shëtiste breg më breg, pasi në këto kohë të vështira nuk ka gjë më të mirë se sa t’u gjesh nga një lodër budallenjve të lozin.
Edhe Berisha që u duk se e mbajti veten, kur e pa se nuk bëhet fjalë për shtet, por për diçka konkrete që vet e ka refuzuar ta bëjë, shpërtheu dhe tentoi të bëjë atë që dhe ai di ta bëjë më mirë se të gjithë të tjerët, të ndezë urrejtjen fetare të myslimanëve ndaj bektashinjve.
Dhe kjo ka bërë që shoqëria shqiptare këtë javë të flejë e të zgjohet me Baba Mondin, i cili nga ana e vet i ka këput një gjumë të thellë për të mos dëgjuar këta “të vdekshmit” e tokës por duke ruajtur lidhjet vetëm me të Plotpushtetshmin atje lart.
Siçc e thashë që në fillim, e vetmja gjë pozitive është se në gjithë këtë histori, të sharat i ka marrë vetëm Rama, kurse Baba Mondi ka marrë plot meme me humor dhe ka zgjuar një hare kombëtare, pasi e shikojnë si shtetar të konkurueshëm.
Problemi është i thjeshtë. A është gati shteti shqiptar t’i japë Kryegjyshatës Botërore me seli në Tiranë statusin formal që ka si selia e gjithë bektashinjve që janë në botë apo jo?
E ka pas këtë status në Turqi, kur janë zbuar dhe kanë ardhur në Shqipëri në vitet ‘20. E kanë trashëguar këtë status moralisht dhe shpirtërisht. Thjesht po kërkojnë kredenciale shtetërore nga shteti shqiptar për këtë.
Mos kërkoni shembuj të ngjashëm. Na ka rastis që ata kanë ardhur në Tiranë dhe nuk kanë shkuar në ndonjë shtet tjetër.
Ndërsa Kisha ortodokse është e copëzuar në disa qendra autoriteti me sinodet e tyre, Kisha katolike është e përqendruar vetëm në Vatikan, myslimanët janë tërësisht të decentralizuar në autoritetin e tyre fetar, bektashinjtë ashtu si katolikët kanë një seli qendrore, kryegjyshatën që është në Tiranë. Kaq është ngjashmëria me katolikët.
Nuk e ka sjell Edi Rama selinë në Tiranë. kanë ardhur në kohën e Ahmet Zogut, dhe ai i ka përkrahur duke u dhënë dhe prona, i ka pranuar Enver Hoxha, dhe gjithë qeveritë më pas, u kemi dhënë prona, disa prej të cilave pas viteve ‘90 ja kemi plaçkitur, si rasti i Ksamilit, ku ka fut duart dhe familja Berisha. Tani ata kërkojnë një letër që atë që ua kanë njohur besimtarët në shumë shtete, t’ua njohë dhe shteti shqiptar.
Ndaleni tërbimin.
Bektashinjtë po t’i gërvishësh pak janë kristianë, dhe po t’i veshësh trashë duken myslimanë. Për hirë të së vërtetës, ata respektohen më shumë nga ortodoksët se nga myslimanët. Këta të fundit natyrisht janë më të zemëruar me ta, por nuk është sherr i tanishëm, ka 700 vjet. Tani ata po kërkojnë t’u certifikojmë identietin e tyre paqësor.
Sa i përket kontributit për shtetin shqiptar, ata janë në krye të çdo liste. Nëse kur ka ardhur puna për Shqipërinë, Kisha ortodokse pyet ndonjëherë Athinën, Kisha katolike pyet ndonjëherë Vatikanin, Komuniteti Mysliman merr leje në Stamboll, vetëm bektashinjtë kanë vendosur me zemrën e tyre për Shqipërinë.
Pjesa tjetër është humor dhe mllef politik që lidhet me Edi Ramën, jo me bektashinjtë.
Kesaj here qesh e ngjesh Mero , dhe mire e ben me keta koktulet dhe xhelozet, qe jane me shumice ne kete Shqiperi hallemadhe
Cfare komente te peshtira!!!! Ashtu si vete koka e Merushes qe stomakun e ka tel trute, dhe zorren e trashe tek goja. Punon sepse mullixhiu i gjate, i jep tagji ne grazhd, edhe pse çunat i mbaruan shkollen dhe ska me nevoje ta shese bythen. Megjithse i eshte bere ves.
Edhe Landi Bejko eshte bektash o te qiva udhet
Me koketul ka qene Qemali Ataturku qe u futi nje shkelm bytheve ketyre letyrave parazite bektashjane dhe i perzuri nga Stambolli e nga Turqia. Ataturku ishte nje injorant e nuk ua diti vleren sic ua zbuloi lartesia Jone kryeministrore.
Mero, meqe po na quan budallej bashke me liderin global qe hedh shashka nga jashte, se brenda nuk komunikon dot me popullin, nuk po të lexojmë dhe ty më…E drejta e shqipetareve u ardhte hakut ty e te gjithe politikaneve, qe u ke mbajtur iso keto 30 vjet.
Na plasi Raku se nuk lexon ti
Thotë Mero:"…..në këto kohë të vështira nuk ka gjë më të mirë se sa t’u gjesh nga një lodër budallenjve të lozin." Duhet thënë se askund tjetër në botë nuk mund të gjesh në shtyp fyerje kaq të rënda për popullin. Këtë kanë kurajon t'a bëjnë Edi Rama dhe lakeu i tij konsekuent Mero Bate. Të brumosur me ideologjinë marksiste, që popull duhen konsideruar vetëm mbështetësit politik, kurse kundërshtarët duhen konsideruar armiq ose siç bënë Mero në artikull duke i quajtur budallenj me të cilët duhet të tallesh, kjo tregon se ne në sjellje nuk kemi bërë asnjë cm përpara për të treguar shkëputjen nga mizerabiliteti komunist. Dhe prit pastaj që të diskutojnë për fenë dhe të vihen në mbështetje të lirisë së saj hipokritë si Rama e Bazë.
@Loni po ti kush je, që barazon popullin me budallenjtë? Pse ti, që, druaj se je një nga ata që përmend Mero, e përfaqëson popullin?! Po ku ka mo dudum, popull në botë që nuk ka budallenj, se po të mos kishte nuk do të ekzistonte fare as si fjalë. Kaq!
Ah mor Gelbaze. Perpara e shaje dhe hidhje vrer ndaj ketij piktorit qe tani i lepin bythen se atehere ishe ushtar i Berishes dhe na nxirrje fotot e piktorit te cmendur me kartele dhe lajmet per akuzat e piktorit ndaj gruas ne gjyq se kishte shkuar me te atin. Po tani fillove te lehesh si qen nga ana tjeter e gardhit. Jeni te gjithe skutha qe mbroni krahet e sponsorave.
Ndonjëherë jam dakort me Mero Bazen.
Si gjithmone Mero je shume i sakte ne analizen tende.Meriton nje BRAVO te madhe
Bravo Mero, shkrim dinjitoz!
Edi Rama, si burrë me mënd, hodhi një balonë në ajër, e u ngritën budallenj, të marrë, mllefaxhinj, interesaxhinj, hajdutë tokash të xanuna, kriminelo-politikaj të çdo krahu e çdo ane, si të tërbuar me spec djegës e mizë kali në bythë kunder kësajë ideje e mendimi, (që ka nevojë për një sqarim juridik e politik të plotë e të pjekur) , duke anatemuar me gjysh e gjyshe, gratë e fëmijët, e çdo gjë që u hëngri gurmazi, vetëm e vetëm, pse këtë e tha Edi Rama. Ta kishte dikush tjetër, do të kishte kaluar në heshtje e pa u ndjerë. Prandaj, llapaqenët, duhet të qepin gojën e të degjojnë e pastaj të flasin.
LXH EDHE BABE TA KISHE RAHMUT HALENE NUK DO FLISJE KESHTU,NUK KAM CFARE TE TE BEJ JE I MENDEROSUR JE LLUM SHOQERIE.NJE PYETJE KAM PER TY DHE GJITHE RIPJELLJESIT E SHTHURUR ,A DO TE GUXONTE KRYEMINISTRI GREK APO CDAREDO KRYEMINISTER I NJE SHTETI. NE AFRIKE TE FLISTE PARA KOMBEVE TE BASHKUARA PËR KRIJIMIN E NJE ENKLAVE FETARE APO EDHE MINISHTETI PA U KOSTUAR ME PARE ME SHTETASIT E TIJ APO PARTITE E VENDIT TE VETE?CFARE JANE KETO AVENTURA ,CDARE NDODH KUR TE GJITHA BESIMET E KETIJ VENDI APO GRUPIME FISE APO ECHE QYTETE TE KERKOJNE PAVARESI NGA SHTETI I RAHMUT HALESE.DHE SE FUDMI KETO FE SI MYSLIMANE DHE BEKTASHIJE JANE TE IMPORTUARA NGA “VELLEZERIT”TURQ ,DUM BABEM.FEJA SHQIPTARIT ESHTE AJO E HEROIT KOMBETAR GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU ,SHQIPERI E LIRE DHE ETNIKE,MOS DONI TE HUAJIN ME SHUME SE VETJA SE VJEN KOHA DHE JU SHKERDHEJNE.KJO VLEN EDHE PËR PLEHRA SI RAHMUTI SALI KERMA DHE LIKE FLORIRI.PO CENUA SHQIPERIA MJERE JU TE SHITUR KU DO SHKONI DO JU BEJNE LOLO DHE DO JU DHJESIN NE KOKE .LE TE QENDROJME TE BASHKUAR NE NJE FLAMUR ,ATE KUA E ZI ,SE DO NA NDAJNE DHE DO NA ZHDUKIN PA NAM E NISHAN.PARA SHQIPERISE ASNJE NUK QENDRON ,AS RAHMUTI.
Fjalor banal që nuk duhet as ta lexoja. Mua më duket se është një tymçe që shpërndanë kryeministri pa asnjë përgjegjësi si zakonisht. Mero Baze përpiqet të spjegojë por në fakt e peshtjellon edhe me keq. Ky problem i hedhur në OKB është edhe shfaqje e mendjemadhësisë së Ramës si "lider" i madh. Duhet debatuar dhe zgjidhur në bazë të ligjeve të shtetit shqiptar.
Fjalor banal që nuk duhet as ta lexoja. Mua më duket se është një tymçe që shpërndanë kryeministri pa asnjë përgjegjësi si zakonisht. Mero Baze përpiqet të spjegojë por në fakt e peshtjellon edhe me keq. Ky problem i hedhur në OKB është edhe shfaqje e mendjemadhësisë së Ramës si "lider" i madh. Duhet debatuar dhe zgjidhur në bazë të ligjeve të shtetit shqiptar.
Bektashizmi eshte i bere per shqiptaret. Pervec dellit te budallallekut qe kane me shume, shqiptaret perputhen ne gjithçka me Bektashizmin, me shume se cdo popull tjeter. Duket sikur i madhi Zot e ka derguar posacerisht kete besim ne kete cep te tokes.
Fiks eshte e bere enkas vetem per shqiptaret . Proverbiale pergjigja qe ;kur i thane pse e lejoni rakine ,dersa e ka bo Zoti hardhine pse mos ta lejojme ;
Bravo Baze!! Je baraz me 100 pseudogazetare, qe nuk e kuptojne dhe vete ate qe thone apo shkruajne. I Ka qorollepsur lugati I Vicidolit me leke dhe me prona.
Ne fakt Mero është i pavarur s'ka asnjë pronë asnjë përfitim nga qeveria
Si gjithmon, arguments te kuptueshme dhe te sakta. Tolerant perdorimin e fjales Budallenje nga Zoti Mero!
Ideja e Rames nuk mund te merret si shaka pa zarar e nje njeriu qe po zbythet dhe sot u kujtua qe paska kushtetute ky vend. Meqe puna qenka tek nje "karte" e jo ne nje sovranitet apo shtet ateher Rama qe i ka te gjitha fet ne familje pervecse bektashi do bente mire te bente nje vizite tek teqeja ne Detroit. Mbase do mesonte dicka para se te hapte gojen. Meqe qenka puna e nje karte te bente muhabet njer me ne shqiptaret apo qofte edhe me Bektashinjte. Problemi nuk eshte tek Saliu dhe idioteve te tij qe Rama ka qejf ti perdore per tu shfajsuar por tek ata socialiste dhe intelektuale qe nuk po e kaperdijne dot kete shaka. Ky thjesht do ti marre edhe votusit e vet per budallenj. Dicka i ka shkruar ne vesh dhe po ben "damage limitation" apo shqip laj motin me shampanje. Neser eshte e enjte dhe Fevziu po lepin dhembet per te vazhduar me shakane e Rames. Kjo ngjit z. Mero dhe kjo njoll do ngelet si pjese e karakterit te tij. Profesor Xhufi e tha shume sakte. Nje lope qe pasi mbush koven me qumesht i vendos shqelmin. Nuk e tha me humor.
Nuk e di nese je votes I ps apo jo,po ti qenke kokrra budallait.Lexoje mor tutkun cfare shkruan baze disa here derisa ta kuptosh se duket qarte qe nuk ke kuptuar asgje.Po nuk pate tru te kuptosh thuaji femijes ose nipit se dhe ata kuptojme me shpejt se ty
Nuk je ushtarak shqiptar, dukesh që nuk ke lidhje me Bektashizmin.
mero; me mire ske si i sqaron njerezit se sa kaq, por budallejt , salistat, albibat e turli lloj te dishmish ske cju ban le te llomotisin e arketohen me injorancen e tyne, po dhe ndoj gazetar humorist i kosoves e shqipnis qe maten me majet e nalta ta hane kete llokum
Bravo. Keta jane tanet, ne i sulmojme. Edhe shtet si Vatikani po te duan le t’ja bejme. Jane Shqiptare cfare humbje kemi ne? Harrove te shkruash qe edhe ateistet jane te decentralizuar. Psh ateistet Shqiptare kane seli Piramiden e Enver Hoxhes. Megjithate Bektashinjte meritojne gjerat qe kerkojne dhe ne si Shqiptare duhet te jemi krenare me ta.
Lodhesh kot me kete teme o Mero. Ka tema te tjera sa te duash per te bere humor. Ne shtetin e kemi te ndare nga feja ndaj asnje korrigjm i kesaj postulate nuk eshte i mirepritur
AH ME TẼ LUMTẼ MOREEEE!!
Kesaj i thone te pjerdhesh dhe jo te shkruash o Merooooo. Ti mundohesh te besh te pa munduren te pastrosh fekalet e leshuara nga KM por kesaj radhe nuk eshte e lehte pasi cfare ai mendon dhe do te bej eshte idiotizem me se paku, dhe tradheti me se shumti.
Respekte Z. Mero per realitetin ne shkrimet tuaja.Qente le te lehin ,Shqiptaret e vertete dhe Shqiperia nuk ndalet.
Pse o Mero budallenj i quan shqiptaret? Qe ju hedh babloku nje loder edhe tallet me ta? Hajde mero analisti hajde. Do ta marri vesh shalgjati kete tallje me popullin.
Daullxhiu. Nuk ja hodhi popullit lodren Rama. Ja hodhi mediave mediokre. Mediat qe po bejne zhurme nuk jane populli. Mos bej lojra fjalesh.
Çdo hudhje e topit në terren fetar është debakël për shqiptarët!
Shqiptaret meren me fjale boshe , nuk punojne kalojne kohen , kazanet e mbremjes zjejne njeri me patriot se tjetri , banda e Fevziut Shkullakut Bushatit Canit thone shyqyre qe doli nje histori nga Rama te kalojme javen me emisione débile . - Rama bene politike dhe politiken e kuptone ai qe meret me politike jo ne populli thjeshte, te kaloshe nga politika ne akte réale eshte si thuhet ( nje det i tere nga e thene ne te bere ) - Ndaj lodhni per rruget e qelbura , trotuaret e prishura , qent rrugaç rruges te semuren mendore dhe lypsat , femrat te mbuluara si ne Arabi Saoudite , décibeli hoxhes kur bene faljen per spitalet ,pandeshkueshmerin pénale . Bollé hengret mute per gjera qe nuk ju hyjne ne pune . Religionet jane te pamvarura nga shtetit Kane pronat dhe institutionet e tyre .
Pa fjalet ....Mero me bukur s'ka Ne shitje ka gjithecka téléphone télévision buke uje , ajo qe mungon eshte ( truri ) qe shqiptaret ta blinin.
Per here te pare po them kete shprehje Mero: (nuk eshtebe lehte per mua ): fuck you Mero and Edi Rama.
Fuck you around fisqire
Bektashizmi eshte feja me e përparuar dhe tolerante ne rruzullin tokesor ! Katolicizmi ka njollen e inkuizicionit ndersa Feja ka përreth vetes krimet e organizatave terroriste .
Toka shqiptare nuk coptohet per pazaret e askujt, as brenda e as jashte Shqiperise. Feja eshte e ndare nga shtetit, dhe asnje komunitet nuk duhet te favorizohet, ne respekt te harmonise fetare. Mos na shitni pazaret e tradhtine si largpamesi e harmoni fetare. Eshte thjesht tradheti kombetare.
Nje shtet Ramalleku ku kryeministri merret me ideollogjine fetare Ku taksapaguesit e shtetit laik paguajne gjysmen e rrogen se klerit,ku ne vend te ndertohen streha per te vobegtet ndertohen streha per klerin,,ku oligarket shtrohen me qeverine me paret e popullit dhe shtrojne kurban bajramin ,ku gazetaret si Merua jane kthyer ne lolo e lepijne ndyresirat e nje qeverie te korruptuar.Tashti njerezit i ja kthyer Rame nderkombetarit dhe ndoshta e kupton se Sa e do populli
Or Kris kokpor@ha, te gjithe komunitetet fetar pervec bektashianeve marrin financime nga jashte Shqiperise,per ndertime objektesh fetar,restaurant,shkollime,ndihma ushqimore.Si rregullohet kjo situate ?
Edi Rames i kane premtuar cmimin Nobel per paqe. Dhe cudia eshte se rama thote se i sherben harmonise fetare por shqiptaret se ruajne Karin per fete qe gjithmone shkojne ne harmoni dhe nuk Jane ne lufte qe rama tu sjelli paqe. Prandaj kryekarit si gjeli maje te plehut kur eshte me te huajt mendon ta beje kete 'nder'vetes se shqiptaret rota kari Jane do e hane. Duhet te ndalet ky badakci me protesta te fuqushe se shqiptaret nuk poshteron per interessa te shtete e te tjerat. Ska bir kurve qe te realizohet.
Βravo Mero Baze shkrim i persosur le ta lexojne e te kthjellohen ata qe llafosin kot lart e poshte
Rama promovon ate qe ka deklaruar keto dite Komuniteti Mysliman i Turqise - nje Shtet Bektashi i ideuar nga Soros e nen ndikimin e tij. Sa per bektashinjte, ata nuk kane kerkuar asnje Shtet te tille, sepse kane boll halle jetese si mbare ky popull i derrmuar nga fukaralleku e maskaralleku i ketij Pushteti. Sa per shqiptaret ata nuk kane as nge as qeshire te fantazojne, per te fantazuar e prishur mendjen e tyre mendon e punon perdite cEndriFuga e propagandes pushtetit qe do me c'do kush larg vemendjen nga problemet e mprehta qe ka shkaktuar ky pushtet Rama - Varferia e Shpopullimi i vendit.
Historikisht gabon ne te gjitha tezat per bektashite. Emertesa Kryegjyshata Boterore eshte nje barcalece shqiptaresh te bere tap nga rakia. Kjo Kryegjyshati nuk i kalon kufite e shqiperise se i fusin drune. Bektashite jane mysliman e jo ortodoks apo çfare ta ka qefi ty. A jane shumice apo pakice ne raport me muslimanet suni duhet nje studim per kete gje por qe te dy sektet njohin Azetin Muhamet si i pari i tyre e muslimanizmin si fe kjo nuk diskutohet. Ortodokset e kane nga Kanunet e tyre te shenjta qe ne çdo shtet i pavarur e njohur nderkombetarisht e ku ka ortodoks ata duhet te kene dhe organizimin e ortokseve me Sinodet perkatese te tyre qe eshte nje pavaresi administrative por jo pavarsi nga kononet e shenjta ortodokse. Pastaj se sa respekt kane ortodokset e katoliket per bektashinjte kjo eshte teme e nxehte e duhet anashkalur.
Bektashinjtë kërkojnë si çdo llum religjoz, të hanë mbi shpatullat e të tjerëve duke bluajtur jashtëqitje mesjetare. Të përfaqësuar nga qylaxhinj injorantë, gjithmonë vegla në dorë të tjerëve. Shqiptarët kërkojnë laiçizëm, një qeveri që punon për forcimin e shtetit, institucioneve, ligjit, ushtrisë. Shqiptarët kërkojnë çlirimin e vendit nga duart që ju zgjaten për t'u puthur, nga veglat e fqinjëve pronarë të zotave që ju ofrohen shqiptarëve. Shqiptarët kërkojnë bashkimin në një flamur, pa diferenca fetare, krahinore dhe lufte klasash, ku të pasurit, pushtetarët dhe fetarët të përfaqsojnë llumin e këtij vendi dhe interesat e fqinjve dhe superfuqive. Ndërsa Edvin Rama pretendon rrotkarizëm. Në majën e sulltanatit ka humbur çdo kontakt me realitetin dhe mes delirit, hajvanërisë dhe instiktit patologjik të sodomisë dhe servilizmit ndaj atyre që ju shërben si vegël histerike. Një rrugë mjaft rrezikshme për të dhe familjen e tij, pas rënies së sulltanatit të tij kalimtar të korrupsionit, inçestit, tërbimit dhe mbretërimit të dhjamur alla Ali Pashë...
Me jep nje fakt qe vegla te kujt te tjereve kan qene bektashinjte ne Shqiperi ?
Damka, shtet islamik, cfaredoqofte, bektashi, sunit apo shit, do i hiqet Shqiperise vetem kur te vdesi!
Z.Mero te pergezoj per shkrimin qe ke bere ? Me urtesi dhe qetesi spjegon se cfare kerkojne Bektashinjte nga qeveria Rama .....Ne fakt njerzit kane nevoje te dine me shume kur bije fjala per Fene dhe cka kerkon feja ? Shembuj te keqij kemi boll qe pas 90tes thjesht vorezat e grekut ne Kelcyre ??? Edhe sot jane problem qe duhet zgjidhur ??? I vleresojme Bektashjante si nje fe tolerante e te tjera gjera per mire ??? Une si lexusi jot i regullt them :se je nje GAZETAR per tu pasur zili , TOLERANT dhe shume i EKUJLIBRIAR qe me shkrimet e tua kerkon te informosh ata qe te lexojne se cthuhet ne te vertet ? Ti je nje njeri i dale nga populli Gazetarine e ke nga shkolla qe ke bere , mencuria , toleranca si dhe ekuilibri eshte virtyti jot qe ke ne gen dhe kete nuk ta heq dot askush .Vijme ke Baba Mondi me qe eshte kryegjysh dhe i ka te gjitha keto qe thuhen si fe tolerante dhe sherben per nje mision te mire ??? Aka mision me te mire ti bashkohesh KAUZES se Feja e Shqipetarit eshte SHQIPETARIA dhe marin fund te gjitha thashethemet , per me teper me kete Kauze i sherben dhe Rilndaseve tane qe luftuan per nje Shqiperi te madhe dhe zhvillim . Jo per gje por me ra ne sy portreti i Naim Frashrit qe nuk ka lidhje kauza e tij me fene bektashjane ???Prandaj ngaterohen gjerat .
Mos u bej merak Mero Gelbaza se ne burg do perfundoje edhe Rama, qe krye akt tradhtie ne OKB, edhe ti qe mundohesh t’ia justifikosh aktin e tradhtise.
Mjafton të lexosh komentet pro bektashinjve për të zbuluar ato vlera të arta që ky besim mbart!. Paqe, urtësi, kulturë, dritë, atdhetari..gjithshka që i duhet një kombi për të pasur shtet!. Mos kini frikë nga drita!.
Rrespekte Mero Baze sqarim brilant i kti problemi kjo esht e verteta dhe realiteti , esht besim puro shqiptar kerkon te drejtat e veta , rrespekte per kte artikull brilant Mero Baze rrespekte .
Ata s’po kerkojne asgje, por sulltanit i ka lind ideja ta beje kryegjyshaten si park lodrash per turistet.
MERO MERCENARI I PASKA MAREE CA VERDHUSHKA TE HELMETA E TE DHJERA NGA RAMA! RUAJUNI KETIJ PALO MASKARA GAZETARUCU BYTHEQIRE!!!!!
Shqiptaret synit nje gje duhet te ken te qart qe Ataturku ishte puro shqiptar dhe i perkiste fes Bektashiane , Ataturku nuk i perzuri Bektashianet por ja beri dhurat te çmuar vendit origjines si fen me brilante per shqiptaret , vet Ataturku perdorte Alkol Raki uiski dhe pije te tjera se i perkiste tradites Bektashizmit , kjo esht e verteta . Rrespekte per kte sqarim brilant zoti Mero Baze ke ber nje analiz sa per te ter gazetaret pa tru dhe hoxhallaret qe bredhin neper studi televizive dhe anal isteve inatçor shqiptar , rrespekte Bektashizmi feja me e bukur e brilante e rruzullit toksor per kte bektashinjt duhet te ndihen krenar .
Te ngeli persheshi pa ngrene, o derdimen, qe na beke dhe historianin!?
Edi Rama me kete projekt te Shtetit Sovran Bektashi verteton saktesine e asaj Karteles se Psikopatise qe dikur ja botonte Mero Baze.
Një haber i mirë për "qoftengrënsit e akshamit" të rrugicës së shpresës. Njoftohet se qiries spiridhipis spurdhjaskis beleris e ka kundërshtuar në parlamentin evropian nismën e edvin kristaq ramës për të krijuar një shtet bektashi brenda kufijve të vorioeqiresit!... Kam frikë se këta bektashinjtë do më shkërdhjen elenën ulëret beleris!!.
Prandaj i lini sic Jane qe te mos qelbet dynjaja.