Ilir Meta është takuar me Flamur Nokën për të diskutuar rreth formulës së bashkëpunimit opozitar dhe në pamje të parë ka lënë të kuptohet se debati është i hapur. Bëhet fjalë nëse deputetët e partisë së Metës do hyjnë tek lista e PD, apo do dalin me listë më vete.
Përtej shantazhit që Meta bën duke thënë se janë të interesuar për logon e tyre, Berisha i ka gjithë arsyet që Metën jo vetëm ta ketë në listë të sigurtë, por të jetë bashkë me të dhe disa besnikë të tij.
Arsyeja është e qartë.
Ky grup parlamentar që do të dali nga zgjedhjet e 2025 në opozitë, ka prioritet të jetë një grup besnik me Berishën, jo në raport me partinë, por në raport me betejat e Berishës me drejtësinë.
Në këtë aspekt, njeriu më i sigurtë pas Sali Berishës në këtë listë është Ilir Meta. Ai ka të njëjtat halle, të njëjtit precedentë dhe mbi të gjitha, pret të njëjtat dënime nga drejtësia, si Berisha.
Kështu që ata në një farë mënyre kanë lindur të jenë në një listë.
Ashtu siç janë bashkë në listën e SPAK dhe drejtësisë, ashtu duhet të jenë dhe në listën e zgjedhjeve.
Berisha shquhet për bujari në marrëveshjet elektorale në raport me aleatët, pasi ata i ka pas gjithmonë më të sigurtë se deputetët e vet. Fjala vjen Fatmir Mediu është për të më i sigurtë se Gaz Bardhi, Meta më i sigurtë se Boçi, apo Petraq Milo më i sigurtë se Gjekmarkaj. Për këtë arsye ai nuk do kursejë t’i fusë ata në listën e PD.
Problemin e vetëm që ka me Metën, është ai problem që ka dhe me me veten, që ai mund të procedohet penalisht pa filluar zgjedhjet dhe nuk do ketë nevojë të jetë në listë pasi nuk lejohet të kandidojë.
Kjo është e vetmja gjë që ja vështirëson Flamurit marrjen e një vendimi sot për sot. Ata bëjnë sikur mendohen të gjejnë modalitete për logon, që të dalin me emrin e tyre, por në fakt po presin të gjejnë një zgjidhje nga SPAKU, i cili me sa duket do të fshijë emrin e tyre, duke ja lehtësuar punën Flamurit dhe duke ja komplikuar Berishës gjetjen e një emri tjetër po kaq të ngjashëm me të në listë.
Si bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës!
Dikur ishte një grup i konservatorit që quhej GRUPI NA BASHKOI KËNGA POPULLORE……ndersa këta të dy, Sali Vuçidoli dhe Like Rexhep Çepani, janë GRUPI HAJDUT KUNDËR SPAK-ut……..
Ç'kemi mo/ Sali Zullapi/ SKAPI, SKAPI/ Po, t'a hapi/ Gita, Zeni/ Dihet, s'mbushin/ E gjen zgjidhjen/ Me Agushin?!/ ... Aleancë/ sali-iliri Bën PëDëja/ Harakiri/ Ngrihi këmbë/ T'i bini kokës/ Opozitë/ Në dor' të Nokës!!/ ...
I madh !
Po ju prishen llogarite rilindjes qe varte shpresat te secili ms lista me vete.
Aleanca e " re" e paprovuar, të njëjtit emra dhe mbiemra pranë kryetarit. Mungon Mona dhe shoqëria e saj! Meta grabitqari i gatshëm për të përdorur formulën për të zhvatur sa më shumë vende në Parlament.
Po se futi Sala ne liste Liken nuk mer asnje deputet ............nese SPAK-u do fleje gjume
Likja dhe Muli kujtojne se njerezit e partive te tyre jane budallenj dhe nuk shikojne veprat heroike te kryekareve te tyre . Ndonje shok i Flamurit edhe mund ta votoje , po Liken nuk besoj se do ta votoje njeri . Thashethemet per 'te dhe veprimet e fundit te tij neper male , lumenj e liqene , si njeri i rrjedhur , thone qe ate vetem Peço Vasili me ate keshilltarin ushtarek Milon mund ta votojne . Edhe femijet e tij dhe fshataret e Çepanit e kane bere lanet , prandaj dhe kandidimin , nqse do do jete i lire , do ta beje prane Saliut .
Mero, atje vrap te zyrat e kryeministrise te aplikosh per nenshtetesi te ai Shtetit Sovran Bektashi, eshte urdher verbal nga kryeministria per tere Uturakun mediatik ku dhjet kryeministri.
Asnje fjale e Mjeshtrit te Madh te gazetarise shqiptare Mero Baze per votimin me Lista te Hapura Elektorale, se Ed'Ramizit i duhen kryekriminelet dhe kryehajdutet Sali Berisha e Ilir Meta ne Kuvendin e Degjeneruar te Shqiperise.
Pas diktatures Enveriste , nje e keqe shume me e madhe e ka vene perfund kete popull fatkeq .Tranzicion emertohet me eufemizem , I cili eshte e pamundur ta cmontosh te gjithe me nje here . Berisha dhe Meta jane te paret ne rradhe , ndaj dhe proritet perballe kesaj hataje , do te kene njeri - tjetrin ...
Ujku, ujku (Opozita) e Cakalli po ben kerdi...e madje po do edhe SHTET BEKTASHI /
Rrofte sebepi,jane mobilizuar berishistet, kujtojne se u erdhi e mira ne dere me kete rast,han mut kot,edhe kjo si shashkat e tjera te Sali kriminelit.