Sali Berisha duket që e ka marrë seriozisht dënimin e tij. Pas bërjes publike të dosjes dhe kërcënimeve të tij ndaj shtypit për të mos e publikuar dhe interpretuar milionat dhe vilat në çdo kryeqytet të Evropës, ai duket se e humbi betejën për t’u dukur i pafajshëm para shqiptarëve. Dhe mendo që e humbi në një çështje që dhe kritikët e tij më të mëdhenj, e konsideronin më të lehtën e tij.
Por gjëja që i dhimbte më shumë Berishës ishte humbja e betejës për ta mbrojtur në Parlament. Ndërkohë që kishte bërë pazar me socialistët për normalizimin pas marrjes së vulës dhe Kodit elektoral, Berisha e pa veten të pambrojtur nga grupi i tij opozitar në Kuvend. Edhe më idioti i tyre që e ka të shkruar në ballë dhe që e ka caktuar mëkëmbës në Kuvend, e kishte të pamundur të mbronte milionat, vilat dhe apartamentet që i dolën në shesh familjes Berisha.
Pothuajse asnjë deputet opozitar nuk bëri betejë në Kuvend për të mbrojtur Berishën.
E vërteta është se shumica e atyre nuk dinë dhe të të mbrojnë, edhe kur ke të drejtë, por në këtë rast as dinin, as mundnin.
Dhe kjo ishte një goditje e rëndë politike për Berishën, pasi grupi i tij opozitar e normalizoi ndëshkimin ligjor të Berishës, vetëm me retorikën e një viti më parë, kur thoshin “na nxirrni vetëm një fakt”. Kur dolën gjithë faktet, ata thjesht mbyllën gojën.
Burgosja e deputetit Salianji, ishte një rast i artë për Berishën që me një gur të vriste dy zogj. E para, të zhdukte nga skena grupin parlamentar të opozitës që nuk e mbronte dot në Parlament dhe e dyta, që për të është më e rëndësishme, të bëjë një test “gjeneral’ për të parë se ç’mund të bëjnë kur të ndodhë dënimi i tij.
E provoi këtë qysh ditën që Salianji do vetëdorëzohej tek Drejtoria e Policisë, por meqë u mblodhën një grusht njerëzish, e zhduku dhe nga media.
E gjitha çfarë ai do tani është që të mbulojë pafuqinë e grupit të tij në Parlament, dhe të ngrejë tensionin që njerëzit të mendojnë se derisa për Salianjin po djegin karriget, për Berishën do djegin sallën e Kuvendit.
Është përpjekje e fundit për të shpresuar se mund të trembë SPAK, apo gjyqësorin që të mendohen politikisht para se të marrin vendimin për të.
Kaq banale është.
Me këtë rast shmang dhe heroizmin e Salianjit në Kuvend, dhe përqendrimin e betejës tek figura e tij, pasi siç e shikoni, tani nuk flitet më për Salianjin, por për faktin që po burgosen tre “yjet” e opozitës, që nënkupton Berishën, Metën dhe Mediun.
Natyrisht beteja nuk ka asnjë lidhje me qeverinë teknike, pasi ajo nuk i krijon Edi Ramës klimë pasigurie, përkundrazi i krijon më shumë shtrëngim radhësh, ngaqë ndan politikisht shoqërinë.
Dhe e ndan në emër të Berishës, Metës dhe Mediut. Nuk ka gjë që i bashkon më shumë socialistët se kjo treshe, pa llogaritur Salianjin.
Problemi është nëse u dështon dhe testi.
Qënit i duhet treguar shkopi. Shkopi ka dalë nga xheneti - thoshin të parët në Vuçidol, Çepan e Lozhan. Prandaj, drejtësia po tregon shkopin, sepse Saliu, Iliri dhe Salianji (Ervini jo Bujari i jati) u bënë si qëni i tërbuar. Kaq.
Bëni hetim pasuror Salianit dhe do shihni katraurën e gatuar nga Berisha, Basha, e co.
Saliuu 24/7 po drejtorët e lalit 5D që Gjykata e Lartë e ktheu në shkallë të parë asnjë lajm se ke publikuar
Jane ne burg dhe pak e kane. Aty te shkoj edhe non-grada, Mets dhe cdo hajdut apo bandit.
Anti-Komunist njesoj si punëdhënësi yt, Sali Berisha ~ duke ngrënë byrekë në katin e dytë të SHQUPIT.
PD - organizate kriminale .
Qe Argida te mari PD me zgjedhje farse , duhet eleminimi pretendenteve , i pari Salianji i dyti Bardha i treti Gjeka i katerti .....i pesti ..... Dokumenti me tre faqe i dale nga zyrat e SPAK ku del nje transcription i dy krimineleve per 100 mije euro ti jepen Bardhes nuk eshte per tu mare lehte , kush e nxori , pse e nxori , kush eshte qellimi. .....per mua Bardha eshte drejte burgut. , ngelet Gjeka bejtexhiu ky iken vête ose heqin breket per nje karr ige .
Shko tani o Mero merr ca male me 1 euro se Boleino tashme e beri aplikimin. A ju marrte dreqi gazetarine qe lepini hajdutin dita dites dhe shplani trut e popullit.
Rastësisht po shikoja emisionin Debat në A2 ku analisti Debilekaj që dëgjonte me kureshtje karlliqet që fliste debili Mul Noka.
Saliu nuk e kuptoi qe shkolla politike e Babait te tij politik Veri nuk ecen edhe rrugen drejt diskretitimit e ka te sigurte Salua i Verit
Fatmir Xhafaj mashtroi nje shtet e nje opinion te tere duke mos bere ate qe i takonte me ligj kur u emerua Minister i Brendeshem - deklarimin e te vellait tij si te denuar per trafik droge ne Itali! Ky eshte MASHTRIMI Nuk mjaftoi me kaq por dhe e fshehu kur e verteta doli ne shesh nga ai Salianji, kunder te cilit u leshua edhe Media qe ushqehet tek oborri kryeministrise qe der atehere kishte heshtur. Se i dukej normale qe Fatmir Xhafaj te rrinte Minister i Brendeshem ndonese kishte vellain te denuar per droge per arsyen e thjeshte - ishte i Partise Rama qe i paguan honoraret me paret e vjedhura neper Koncesione e Inceneratoret. Dhe vazhdojne mallkimet per Salianjin qe "i ra ne qafe" fort te perndershmit Xhafaj qe donte te mbante karrige Ministri Brendeshem me vella Geron te denuar per droge nen sqetull. Dhe sulmuhet nga ky Uturak mediatik c'do ze opozitar kryesisht qe denon e publikon zullumet qeverisese te ketij Pushteti, sepse helbete qente lehin aty ku hane !
Nuk je ne komunizem o loqe Te pergjigjesh per ato qe ben vellai Je no si kunati i shokut Xhemal
Jo kur vëllai është i denuar dhe ka pasaportë me emër tjetër. Dhe ikën brenda natës e dorëzohet në Itali te dera e burgut
Drejtesia mbasi e burgosi Salianin ne baze te ligjit per ato qe ka bere duhet qe me xhdo kusht ti filtrohet PASURIA dhe ti jepet pasqyra reale popullit shqiptar.Atehere drejtesia e ka detyren te perfunduare dhe te vazhdoje sipas RADHES .
A e dini ju që Salianji ka pasuri të dyshimtë ? Duhet hetuar pasi është totalisht e pa justifikuar.
Mero , te Kam thene dhe here tjeter , mos harxho energji me teatrin , me majen e aizbergut . Zbrit pak , fare pak , me poshte dhe do t'i shikosh ( Besoj se e ke degjuar ate kengen e vjeter labe " Mike te Kam si lloine ". Ka nje varg aty qe I shkon shume Aizbergut shqiptar , trekendeshit revolucionar te heronjve te heshtur : " ... Si do besh me djem jetime ? / Si guri ne rrogullome ..." ) se kush eshte eshte , se c'kane bere , c'po Bejne e c'kane ndermend te bejne , edhe pse maska Po cirret... Mero, optika e nje gazetari te vertete ne keto vise duhet punoje , sepse , fundi , eshte pushtet me vete dhe si pushtet me vete e do dhe publiku .
Mesopliku Pa vizion dhe bashkepuntor me nga prej tyre qe konsumon pasurine. JO mor JO te filtrohen te gjithe dhe pastaj te shikohet çdo gje sipas ligjit. Se si pas teje mor mesoplik a koplik se çfar je keta qe vodhen ti leme dhe te tjeret ti denojme JO JO JO .. mjaft se ti nuk kupton gje je vemje e lindur.
Nderkohe Rama (ai i Surrelit) shtrohet me urgjence ne QSUT, me probleme hernie thote por ne realitet jane dhimbjet e lindjes qe e zene sa here paralajmerohet proteste ...
Burgosja e deputetit Salianji, ishte një rast i artë për Berishën per te matur pulsin e deputeteve ndjekesve te tij, se deri ku do te sakrifikohen per te. Ne fakt duhet te digjen te gjalle ata qe ia dhane Partine Demokratike nje perbindeshi si ai!
Ketu te gjithe jemi anonim , o Zoti Numer ! Qe s'me ke kuptuar fare , eshte e qarte . E tilla edhe ndodh , nuk perben problem . Po fyerjen nuk ta Kam borxh , o Zoti Numer !?