Urdhëdhënësi i 21 janarit dhe ata që po “kujtohen” se Basha ka qenë ministër  

4 Tetor 2024, 19:56Editorial Mero Baze

Filmimet e fundit rreth 21 Janarit që dorëzoi në SPAK gazetari Artan Hoxha, tregojnë me zë dhe figurë, se si komandanti i Gardës, Ndrea Prendi, jep urdhërin për të qëlluar mbi njerëzit duke u thirrur në emër gjithë vartësve të tij dhe duke ua bërë të qartë “Ky është urdhëri”!

Filmimet që duket se janë regjistrim i komunikimit me radio mes drejtuesve të Gardës, tani risjellin në skenë urdhërdhënësin e urdhëruar, Ndrea Prendi. Ai jep urdhërin për vrasje, duke shpjeguar se ky është urdhri që ka marrë.

Atë ditë urdhëronte Sali Berisha.

Ajo që është interesante, ka të bëjë me njerëzit që nuk mbrojnë dot Berishën dhe duan të zbulojnë edhe këtu rolin e Bashës.

Unë kam qenë një nga kritikët më të mëdhenj të Bashës gjithë kohën, por për 21 janarin të vetmen kritikë që kam pasur për të, ishte fakti që ishte jashtë loje. E kam këtë nga dëshmi brenda policisë, e kam dëshmi nga Sokol Olldashi, i cili më ka treguar me detaje bisedat me të atë ditë, nga presidenti Bamir Topi që i ka bërë publike bisedat me Bashën për 21 janarin dhe nga vet deklaratat publike të Sali Berishës edhe tani që thotë se Basha atë ditë nuk ka pasur asnjë rol.

Madje për ironi të fatit, policia është lavdëruar dhe nga hetimet që janë bërë për qëndrimin e saj më 21 janar, dhe gjithë përgjegjësia për vrasjet është e Gardës.

Tani që provohet që është qëlluar me urdhër dhe jo me “kokë të gardistëve”, siç mbroheshin deri tani dhe akoma më tepër, tani që urdhëruesi fundor mbetet Sali Berisha, kjo përpjekja për t’u kujtuar që ishte dhe Lulzim Basha ministër atë ditë, është përpjekje e dëshpëruar për të mbrojtur Berishën.

Por Berisha për 21 janarin, nuk shpëton dot nga ndëshkimi, edhe sikur të mos dilte kjo kasetë. 

Berisha për 21 janarin nuk ka bërë vepër penale vetëm se ka urdhëruar vrasjet.

Ai ka bërë vepër penale, duke u përpjekur të fshehë vrasjet dhe të fajësojë opozitën, duke shpikur armë të improvizuara me “çadra pistoletë” dhe “thika me helm nepërke”, pastaj me shpikjen e grushtit të shtetit dhe shpalljen puçist të presidentit, kryeprokurores dhe katër gazetarëve, me qëllim që të pengonte hetimet, me fshirjen e serverit të Kryeministrisë në përpjekje për të fshirë provat dhe në angazhimin e tij për prishjen e skenës së krimit dhe mosdorëzimin e gardistëve në prokurori. 

Veprat penale të tij më 21 janar kalojnë disa burgime të përjetshme për të edhe pa dalë fare kjo kaseta me zë dhe figurë.

Dalja e kësaj vetëm sa e ilustron thjeshtë kush është vrasësi i 21 janarit dhe pse po përpiqet të bëjë si i fortë para ndëshkimit ligjor, duke u betuar se do djegë Shqipërinë.

Një burracak që vrau njerëzit e paarmatosur, të parrezikshëm dhe të pambrojtur para derës së tij, është thjesht një frikacak, i cili tani i mbush mendjen vetes se ashtu si më 21 janar kur shikonte nga penxherja e Kryeministrisë si vriteshin njerëz, tani do shikojë nga penxherja e shtëpisë si digjet Shqipëria.

Nuk do ta ketë atë fat. Madje as nga penxherja e burgut s'do të ketë fat ta shikojë.

33 Komente

  1. B
    Boston

    Ju lumte z. Mero

    Përgjigjjuni
    1. #
      #Gopisti i NSHRAK-ut

      Pyesin USA-t/ për Salinë/ sa të madhe/ ka ushtrinë/ është sekret/ nuk e tregojnë/ dyqind vetë/ bothën shtrëngojnë./ * Ky, sozia/ e gogolit/ ky shpellar/ i Viçidolit/ tan Tiranën/ qelb me pordh/ nuk ka dekun/ ky ka ngordh! * Sa të bjerë/ pushkë e par/ berishistat/ qy han bar/ divizioni/ dyçind vetë/ do firohet/ sa një çetë/ * Tan me u bledh/ me date shtatë/ t'lajmnohen burrat/ t'lajmonen gratë/ t'vijn dashnort/ e t'vijn dashnoret/ titan t'i bajmë/ Sals gojore!

      Përgjigjjuni
      1. k
        koment

        Ju lumte z.Mero por mos harro te shkruash cfare ndodhi realisht ne 21 Janar. Kush ishin luftenxitesit qe leshuan popullin ne rruge dhe vet u fshehen si minj gjirizi. Sigurisht qe kish vrasje dhe kjo eshte e pafalshmee por kush e ngriti popullin per nje ebllok 700 mije euro dhe perse te mos ngrihet i njejti popull per miliona euro te taksave qe vazhdojne vidhen perdite?

        Përgjigjjuni
        1. L
          Labi

          Metodat krahasimore ne opinione erresojne thelbin e shkrimit.

          Përgjigjjuni
      2. G
        Gjeli

        Ne litar qeni Sale

        Përgjigjjuni
        1. H
          Haka Tekizoti

          Kush fak Sali Berishën legjitimon si të drejta të gjitha të zezat që i ka bërë këtij vendi dhe shqiptarëve.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Luli

            E sakte o Mero djali!

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nje i Moshuar

              Shume vone kane kaluar 13 vjet ??? Njerzit e viktimave ngelen gjyqeve per drejtesi ?Dem te madh ka bere ,ai do varur me koke posht atje ku u vrane atanjeres e pa fajshem me duar ne XHEPA .Mero BRAVO qe ke kurajo per shkrimin njerzit kane nevoje te informohen ???

              Përgjigjjuni
              1. B
                BURG, BURG ,BURG

                O SOCIALIT TE POCAQISUR . FUTINI NE BURG BERISHEN ME NOKAT ,KORESHAT , DHE MALIQẼT . NUK DURON NE POPULLI MASKARRENJTE GJEKMARKAJT .

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Lavdo Xhyheri

                  Zoti Dumani. Në se më lexon, ju drejtohem (se nuk dij se kush tjetër) për të vënë para bangos së të pandehurit, Sali Berishën, për krim kunder njerëzimit, si kriminel që nuk ka paguar për këto katër vrasje. A ka drejtësi më këtë vënd ? Në se po, atehere, zoti Dumani, trego integritetin tënd moral e profesional, për të dënuar kriminelin Sali Berisha, për vrasjen e katër njerëzve të pa faj, e të paarmatosur në bulevard. Kaq. Besoj tek drejtësia e juaj. Besoj në zot.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Popull idiote

                    Qe Berrisha eshte frikacak dihet ... Qe drejtesia eshte frikacake po shikohet .. Qe populli eshte budalla kuptohet .. Kur Berrisha nderoje xhaketen nga e kuqe ne te kuqe ishte viti 1991 sot 2024 kush lindu ne 91 sot eshte 33 vjeç . A e mbane mende dikush sa président jane nderuar ne Amerike ???? Ehh Berrisha aty jeni popull idiote.

                    Përgjigjjuni
                    1. Q
                      Qazim Koculi

                      Bravo , Mero ! Po mjaftohem me kete esklamacion per momentin . Me nge do t'i them dy fjale per kete analize te shkelqyer .

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Treblova

                        Qazim Koculi nga Koculi ka qënë burrë patriot,sepse ai ua futi italianëve të cilët lanë kockat në Lumin e Vlorës,prandaj edhe e vranë atë.

                        Përgjigjjuni
                      2. J
                        Jugu

                        Ah more gazetar Mero, ju sa here qe ju kercenon Berisha tju permbys gjatoshin, ju vraponi ta kercenoni me 21 Janarin dhe pastaj Rama ben pazar me ate. Dhe nuk keni qellim te denohet, por te mbani pushtetin ju sa me gjate. Dhe populli perdoret si mish per tope. Tani nuk ka me ... ujku ujku.... Tani nuk ju beson me populli dhe nuk vritet me per hajdutizmat tuaja dhe te Boleinos.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Arbeni

                          Mos duhet të vritet për malokun atëherë?

                          Përgjigjjuni
                        2. o
                          o popull dele

                          Mero ! Nuk ka ngel burr ma ne kte Shqiperi !Nuk po don kush te coj deri ne fund drejtesi ! Kan ngel vetem hajdut ,kriminela, kacak ordiner, qe kan pushtuar Parlamentin dhe kan emrin deputet e politikan ! Jan njerzit me te rrezikshem qe kan ven ne dor Kombin dhe po sillen si ushtaret e Haxhi Qamilit e me keq !..Nuk shpeton dot Shqiperia nga kta BANDIT me damk qe sic i vun zjarrin parlamentit po duan tja vejn gjith Shqiperis ! Nuk ju falet as maxhorances qe toleron dhe ka lemerisur gjith popullin shqiptar qe provoi 97 dhe 21 Janarin e te tjera plot ! Si munet te jetosh ne nje vend te till ku krye krimineli e krye hajduti I ktij Kombi vazhdon kercenon !!! A kupton sa posht ka ren ky Komb me kta BANDITA qe kan mar pushtetin dhe po jetojn si sheik me gjak shqiptaresh ! Po pse DEMOKRACI ESHT KJO????? TURPI I HISTORIS SHQIPETARE do shkruhet me germat me te zeza per kte periudh DEMON-KRACIE ..e keshtu sic kan ardhur punet , vetem nje REVOLUCION popullor Shqiperi dashese shresoj ta nxjer nga BALTOVINA kte popull viktim .... indiferent

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            Endri

                            Asnje presje per sa i perket Berishes. Ama Bashe mashtruesi nuk mund te lahet me kaq. Ishte Minister I Beendshem, jo roje te dera. Mos e kalo kaq lehte rolin e tij. Ne teori urdheri duhet te kalohej nga ai. Atehere, pse e pranoi? Pse nuk dha doreheqjen ne forme proteste? Pse nuk e denoncoi te nesermen?

                            Përgjigjjuni
                            1. N
                              Nje mut do hane zjarrevenesit ne 7 tetor

                              Populli ne 7 tetor jo vetem do bojkotoje falangat e Saliut, por do indinjohet shume nese drejtesia nuk vepron menjehere. Ekspertet nga FBI jane ne Spak, dhe do ti tregijne Dumanit si u vepruar me falangat e Trump ne 6 janar 2021. Mbi 1200 zjarrvenes jane ne burg per djegie/dhunim/demtim te Kongresit Amerikan. Ne 7 tetor vertet do behet nami, por ai nam do jete se do dalin para gjyqit gjithe trimat spurdhjake qe do shkelin ligjin. Te shohim kujt do tia mbaje.

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Kutuzovi

                                Sali Berisha do t'i shpetoi denimit me burg. Ai,vertete e meriton te denohet me burgim te perjetshem,por ama deri sa te mbarojn hetimet dhe gjykimet per 21 Janarin,Saliu ka vdekur.

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Mara emigrante ne Itali

                                  Lulzim Basha ka faj qe ka mbuluar vrasjet sepse ishte minister I brendeshem duhej me nje here te bente dorhewie por ishte ne thes me saliun prandaj shiu 13 vjet duke bredhur nga nje ministrine tjetren prandaj mos e shfajesoni se gjat asaj kohe ndertovi dhe morì 5 vilat dhe vilen qe ju prish nga Rama dhe tani kerkon qe ti kthejne leket .Turp si I zini ne goje keta era qe perhapen kancerin ne Shqiperi.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. U
                                    UNE

                                    Tak, Tak, Tak Jam Une Spak!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. U
                                      UNE

                                      Tak, Tak, Tak Jam Une Spak!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. U
                                        UNE

                                        Tak, Tak, Tak Jam Une Spak!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. P
                                          PeDeja e Salehut!

                                          Pa merak Mero! Se shpejt ka për të shkuar në p..... të Sugarbabes (në të gjitha kuptimet e fjalës). Uroj të jetë dhe të shohi nga dritarja se si ka për t'ju shkërdhyer, gjithë familja !!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. M
                                            Meri

                                            Luli vertet mund te kete qene jashte loje, ai gjithmone jashte loje ka qene, por si ndjekes nga afer i ngjarjeve ka pergjegjesi te madhe qe nuk ka folur asnje here per ate dite. Pra dhe ai ka fshehur krimin

                                            Përgjigjjuni
                                            1. N
                                              Ndjek me deshperim situatat.

                                              Gjithe populli syte i ka nga drejtesia dhe ke Zoti i madh qe ti jape drejtesise zemer dhe kurajo ne baze te ligjeve qe kete moster kreminel ta burgose dhe ta asgjesoje sa me pare qe edhe ato familjet e viktimave te janarit te flene nje here te qete.Mjaft me boll me kete kreminel dhe banden e tije qe e mban vetem per te ruajtur familjen e tije .Ai ka shtet brenda shtetit shikojeni mire forcat qe ka dhe mban ne gadishmeri,prandaj policia dhe ushtria te hapin syte ti beje kater se eshte shume i pa bese dheshume tinxar.Duhen ASGJESUARE pa nje pa dy qe te shpetoje populli te dale ne liri ashtu siç ju premtua ne vitet 90-te. SALIU NE BURG.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. T
                                                TemaTiku

                                                Urdherdhenesi i 21 janarit? Eshte Edi Rama qe 3 dite para deklaronte "Do ta bejme si ne Tunizi" (pra Shqip[erine ta kthente si vendin afrikan ku asokohe kishte perleshje te pergjakshme) Dhe erdhen mercenaret e sjelle me pagese nga Tom Doshi e ju versulen me hunj e gure Policise Shtetit ..."se ishin "indinjuar" nga nje video Meta-Prifti ku permendeshin 700 mije EURO) Ne c'do vend demokratik a diktatorial kur sulmohet Policia direkt edhe kjo mbrohet me armet qe i ka per ate pune. Sa per Lul Bashen, ai ka qene Minister i Brendeshem atehere, (gje qe Merobazeria ja permendte perdite sa kohe qe ai bente opozite e protesta kunder qeverise Rama) tani qe Basha as ben opozite e as ka njeri pas vehtes eshte bo "personazh pozitiv" nga Kryeministria deri tek Bolinokracia e Merobazeria!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. T
                                                  Tiku mekaniku

                                                  Tiku mekaniku nese ke fakte shko ne prokurori per Edi Rama ne te kundert o mjerran beje kujdes se akuzohesh per shpifje o koqe kandari .

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. E
                                                    Edi

                                                    Tiku mekaniku hiqi ato koqet e kandarit nga goja kur i drejtohesh vehtes mor tutkun.

                                                    Përgjigjjuni
                                                2. N
                                                  Nua rroku

                                                  Sali terroristi duhet denohet 1500 vjet burg dhe kockat nese ngelet gje te hidhe qeneve endacak, eshte krimineli me i madh ballkanik Sllobodan Milloshevici ishte mjalt para kesaj funderrine, Faliljaret e keti terroristi te behet nje kontrat e veqant me rusin dhe ti dergojme larg qe mos te kene kontakt me njerzimin

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. Q
                                                    Qazim Koculi

                                                    Po , kjo analize , me se shumtit eshte nje definition per nje pushtet te karfosur me vizjga e vazhga , por ne thelb tinezisht dhe egersisht diktatorial . Dihet dhe askush nuk e kundershton dot : Ne nje pushtet te tille kudo , kurdo e per gjithcka , vendos NJESHI, ose ZEUSI , Po deshet ta quani . Me 21 Janar vendimet per te folur , per te jetuar , per te protestuar , per te jetuar apo per te vdekur I merrte vetem SALI BERISHA . (Ata dy tre , te repartit te gatshem per te Hedhur balte mbi cdo levizje te re e keyesisht mbi Bashen , I bien vrangalles kot , sepse edhe vete hiresia e tij , Edi Rama , te kish qelluar minister I brendshem ate dite , askush nuk do ta pyeste dhe nuk do ta perfillte ...) . Merua ka operuar ne thelbin e atij pushteti , dmth me te verteten , prandaj kjo analize - definicion , eshte perfekte dhe e meriton Bravon !

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. T
                                                      Treblova

                                                      Bravo Qazim Peçkati apo Ondriçi….hahahaha.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. B
                                                        Birbuqja

                                                        Sikur Edroga ta kishe dashte Kosoven nuk do ishe takuar fare me Vuqiqin. Do kishe pregadite shtetin dhe aktakuzen ndaj Serbise per gjenocid kunder Shqiptarve. Do kishte ngrite zerin se do e mbrone popullin Shqiptare ne Kosove ne rast se Serbia e sulmonë Kosoven. Nuk kishte marre pjese ne Ballkanin e Hapur etj etj...Nje here TRADHTAR gjithe here TRADHTAR je dhe do jesh.

                                                        Përgjigjjuni

                                                        Lini një Përgjigje