Përpjekja për të maskuar objektivin final të Berishës që është mospjesëmarrja në zgjedhjet e pranverës tani e ka emrin “qeveri teknike”. Në historinë e tij politike të përpjekjes për t'u kthyer për herë të tretë, Berisha gjithmonë ka maskuar objektivat e veta.
Kur më 2021 Lulzim Basha e përjashtoi nga Grupi Parlamentar i PD, për shkak të shpalljes “non grata” nga SHBA, për korrupsion madhor dhe minim te demokracisë në Shqipëri, ai për t'iu kundërvënë SHBA, e maskoi luftën e vet me “betejën” për të demokratizuar partinë duke fajësuar Lulzim Bashën për gjithë humbjet e PD, pasi kishte munguar demokracia e brendshme dhe votat e demokratëve. Madje kishte bojkotuar zgjedhjet kundër vullnetit të Berishës.
Dhe çfarë nuk premtoi. Zgjedhje nga baza, vendime më unanime, primare etj. Madje u betua që s'do ketë më bojkot.
Pasi arriti pas dy vitesh, t'i marrë grupin parlamentar me premtime dhe pazare, ai bëri emërime direkte për nënkryetarë partie dhe funksione të tjera me emërime direkt prej tij, duke i justifikuar për hir të “unitetit”.
Tani që “bashkimi” ndodhi dhe ai e shikon se përçarja nuk u shmang, përkundrazi dekantoi një pjesë e opozitës kundër tij duke krijuar parti të reja, dhe kur e shikon se e ka të pamundur të fitojë ose t'i afrohet fitores në zgjedhjet e pranverës, ka shpikur qeverinë teknike, si kusht për të hyrë në zgjedhje.
Rezultati është shumë i sigurt. Nuk do ketë qeveri teknike dhe pas kësaj mbetet që Berisha të mbajë fjalën të mos hyjë në zgjedhje.
E dimë si përfundon kjo histori se është një film i parë.
Në fakt qeveria teknike përveçse është një alibi për të mos hyrë në zgjedhje, është dhe një mënyrë për të maskuar mos ikjen e tij nga kreu i partisë, pasi ka premtuar që kush humbet zgjedhjet duhet të largohet.
Pra e gjithë beteja për ta mbajtur tani PD peng të familjes së tij dhe halleve të tij, maskohet me një kërkesë që as ka ndërmend t'ia plotësojë kush dhe s'e realizon dot dhe sikur të rrijë 24 orë në rrugë me çetën e tij.
Ajo që ai kërkon me urgjencë këto ditë është që para se të nisë gjyqi i tij, njerëzit të ketë në rrugë, për “qeveri teknike” dhe kështu maskon dhe përdorimin e PD për hallin e tij tërësisht personal dhe familjar, i cili tani rëndohet dhe nga hapja e dosjes së 21 Janarit.
Të hënën nuk do ndodhë asgjë që nuk ka ndodhur më parë. Do vijnë tufa tufa me autobusë, do thyejnë ndonjë xham e do hedhin ndonjë molotov, do bllokojnë ndonjë derë univeristeti apo institucioni e do kthehen nga erdhën.
Të gjithë ata që duan të keqpërdorin simbolikën e 21 janarit gabohen rëndë. Nuk ka 21 Janar pa Berishën kryeministër.
21 Janari është ditë simbol jo se qe ditë proteste, por se u bë ditë masakre nga një kryeministër që vrau. Pjesa tjetër është proteste e zakonshme.
Nuk vret njeri më demonstrues në këtë vend, ndaj 21 Janari do ngelet njollë e Sali Berishës dhe ndëshkim i përjetshëm për të.
Të hënën dhe në ditët në vazhdim Shqipëria do përballet me grahmat e fundit të Sali Berishës për të përdorur PD për hallin e tij.
Ky nuk është as hall i shqiptarëve dhe as hall i opozitës. Është vetëm hall i tij.
Të hënën nuk ka kush vret qytetarë. Mund të ketë vetëm vandal që provokojnë qytetarët por me ata Tirana është mësuar. Po të ishte ndryshe, Sali Berisha nuk do ishte majë penxheres duke pritur burgun, por do ishte i nderuar si një udhëheqës normal në këtë vend, duke shijuar pensionin e tij.
Aty, në burg, e ka çuar historia e tij e dhunshme dhe profili i tij kriminal, që është një film që përsëritet për 33 vite. E hëna është një përsëritje komike e tragjedisë së tij.
Berrisha e do politiken si mburoje per familjen e tij kriminaleeeeee . Nuk hyne ne zgjedhje nga frika frikacakutuuuuu , duke e konfirmuar qe nuk ishte Basha ai qe vendosi mos pjesmarjen ne zgjedhjet e kaluara por vête Berrisha .
Saliu
Mezi po pres, me padurim/ Ditën, që kryetari zyrtar/ i të marrosurve/ Të mbajë fjalim/ I lirë, në mes të turmës së burgosurve!
Bravo zoti Mero. Si gjithnje i madh.
Bravo z.Mero, per inat te vjehres ke 11 vjet me mullixhiun.
Je bere per te qare me logori mor i mjeri ti , qe here del si koment e here si komentues , por ne te vertete je nje mjeran me tru pule , me siguri matematike je nje cop DRU ME PRE !
Që ishte Sa-lehu urdhëruesi i bojkotit të parlamentit në shkurt 2019, këtë askush nuk e ka dyshuar ndonjëherë. Mjafton të hapen kronikat tekevizive të kohës, ku ai në mbledhjen e Kryesisë së PD, që formalisht e drejtonte Basha, shefi i tij, kryetari real fuqiplotë mbi të, përplaste dorën në tavolinë dhe urdhëronte bojkotin, me arsyetimin se vetëm kështu rrëzohej Rama. Dhe ashtu u bë! Ja se çfarë ka deklaruar Roland Bejko, qysh nga dhjetori '90, një nga pëdëistët më konsistentë, ish anëtar i kryesisë së saj: " Djegja e mandateve është ideuar nga Sali Berisha!". Natyrisht që si kryetar kukull, do ishte Basha që do ta ekzekutonte.
E verteta si dielli.. do vinë ca sanduiç dhe ujë , do i mari uria mbas2-3 oresh e do ikin andej nga erdhen si minjte e haleve qe mbas shiut futen nëpër kanale..!!
Por mos harroni se Sali bin laden sonte ka paguar me shume se 10 vete me ne krye Agron kuliqin dhe Sali Lishaj me kopilin qe ja ka bere drita qe te vrasin me shume se 5 veta nder ketodhe Gazmend Bardhin. Neser duhet ken kujdes gazetar dhe kameraman flitet se jane dorzuar sonte mbi 2 milion euro Agron kuliqit per vrasjet e neserme.
Kush ta tha gruja apo motra qw ka dashnore gjithe drejtorët e Rilindjes?
Mitra jote mbrem poshte ballkonit Sali bin ladenit ne bised me shpellaret
Jo , jo ! Ma tha Argita , e laureuar me med halje teneqe ne Kosove nga Akademia e UDB - se ! Prandaj mos loto , por uleri se cfar iu ka gjetur duke ecur gjunjazi pas bajraktarit mesjetar , pjelles se Vuk Karaxhcit .
Lot, leri komentet po ik ne proteste se vetem nje grusht jane mbledhur dhe kane nevoje per trushplare qe hedhin molotov...
NUA Rroku,ndoshta e ke me shaka,por kjo mund te ndodh e vertete. Sali Berisha nuk rri pa derdhur gjak. Derdhja e gjakut eshte pretekst per Sali Berishen e pastaj ti verin flaken shqiperise. Por ama ka ikur koha kur saliu digjte shqiperine me nje te rene te lapsit.
Mero djali,për hir të së vërtetës,u mërzitëm me avazin e vjetër,fajin e ka Saliu! Joooo fajin e ka Rama,që për të ruajtur pushtetin,po bën qesharak shtetin! Po qe se drejtësia e reformuar do të vepronte konform ligjit,"AI" qoftlargu duhej të ishte në burg! Kush është kjo pjellë e ligë që qëndroka mbi ligjin? Kush është kjo pjellë e ligë që organizon nga arresti i shtëpisë përmbysjen me dhunë të rendit juridik? Përse organet ligjzbatuese nuk bëjnë detyrën që u është besuar?! Arresti është arrest,në shtëpi apo në burg,nuk ka asnjë ndryshim. Këtu fillon gjithçka,kush thyen masën e arrestit,kalon automatikisht në shtëpinë pa qira.Askush,po askush nuk ka të drejtë të dalë mbi ligjin,n.q.s.ka të tillë atëherë të dhjefsha mu në shtet. Nuk është nevoja të bëjmë krahasime me vende të tjera,pasi shqipot njifen që gjithçka e bëjnë mbrapsht: Thonë e duam Shqipërinë si gjithë Europa,edhe ngrenë bythën përpjetë në mes të Tiranës! A thua se Europa mezi pret që të njëjtën gjë ta bëjmë në mes të Parisit,Londrës,apo Berlinit. PS:Dy fjalë për slloganin e PD-së e keqja ka një emër,po hera e parë që thonë të vërtetën,e keqja vjellë çdo "aksham" nga penxherja e katit të 8-të.Për të gjithë ata që dyshojnë në k'të konkluzion,ju nxjer si argument faktin që të gjithë ne nga që skemi bythë shkruajmë me pseudonime! Pse?! Ngaqë qoftlargu i Viçidolit,dhe paraushtarakët e tijë kanë treguar me vepra se me ata nuk bëhet shaka! A janë shqiptarët gati që të kalojnë nga "Autokracia" në fashizëm?! N.q.s.ata zgjedhin fashizmin,atëherë atë meritojnë,mbaroi filmi!
Uroj që populli të mos bëhet pjesë e krimit, populli jo Sali Luzhat e Sali kriminelit.
Ka mundesi qe Saliu neser mund te coje ndonje mish per top. Ai und te vrase ndonje te tipit Bardhi dhe pastaj mes gjakut te therrase se e vrau Edi Rama, sic tha ne 12 shtator pasi vrau Azem Hajdarin dhe akuzoi Fatos Nanon. Kurbani i pare i Sali kriminelit ishte Salkianji,por jo me vrasje...
Po nuk u fut ne zgjedhje cfare behet me deputetet qe rrine poshte penxheres k8, per tu futur ne liste? Kane te drejte te futen ne zgjedhje jashte listes? Kjo sepse une mendoj se Gazi, Mulua, paloka, Nallbato, e ca te tjere kane ende shume per te "dhene", pavzresishte se wytetaret nuk I duan. Kush do djegi karrike, kush do kacavirret ne dritaret e parlamentit, kush do ndezi flakadan, tymhedhese? Po sikur Ra.a t'ja miratoi Qeverine teknike cfare ndodh? Do futet Berisha vete, Po do gjej klecke tjeter per te mos u futur. Kam degjuar se ca parti te reja sikur ....po punojne qe tani!
Para e madhe është shpërndarë në shumë qytete të vendit nga Deputetë dhe Kryetarë të PD e po ashtu dhe nga biznesmen banditë Mafiozë afër PD. Në Kamëz e Vorë, Fush-Krujë, Laç, Lezhë, Kukës e Has ka "zëra", që do ketë shumë protestues me armë, që në fakt janë ish Bodyguard të Berishës dhe ish-Gardistë, ish-Policë të besuar të Agron Kuliçajt, ish-SHIK_as e ish-Ushtarakë që merren që të gjithë me biznese dhe punë të pista si në Shqipëri, Kosovë dhe Jashtë Shtetit, që janë thirrur nga Berisha me 'Listë'. Këtu duhet marrë në konsideratë dhe mjetet e forta goditëse dhe shishe molotov, që janë shpërndarë me makina në Degët e PD, por dhe Ilir Meta ka hedhur shuma të mëdha parash dhe ka thirrur do kriminelë e ish burgaxhi që kanë punuar në kohën e tij në Shtet.
Ka gjasa qe Sali krimineli te beje ndonje nga krahu i tij kurban neser dhe pastaj ja faturon Rames.Gjoja nga inati do djegin do thyejne do vjedhin si e kane zakon vetem e vetem te krijojne destabilitet.
PO MERO, SAKTE!
O mero! Gazeta jote e ka permbyllur misionin. Shqiptaret i bejne analizat politike me mire se ti dhe gjithe ata analistet, qe nuk dine te bejne asgje ne jete. Te sugjeroj te besh nje 'rilancim'; keshtu quhet ne Marketing. Jepi nje profil tjeter gazetes, ose shite magari, se pasurine e bere. Imito gazetat e huaja, sepse rrota eshte shpikur... Suksese ne jete
Edi, faleminderit qe me sjell opinionet e Saliut por ne kete vend jane te gjithe te lire te bejne cfare te duan, ti te shkosh pas doktorit e une ti bije doktorit brinje me brinje deri sa te jape shpirt. Vetem atehere do e konsideroj keshillen tende.
Kukdesoooo….një korigjim të vockël, kurbanët e parë të Salehut, janë Arben Broci me tre shokët e tijë, në 2 prill 1992 në Shkodër, pastaj është Azem Hajdari, tashti është Salianji dhe kandidatë potencialë për kurban të tijë, janë Noka, Korreshi, Bardhi e Adriana Kalaja…..e nuk dihet se kush tjetër militant, vetëm e vetëm që të bëhet kurban për ti shpëtuar burgut haleja Sali
Nga Sali krimineli nuk ka shpetuar as Pjeter Arbenori e as Ali Spahia , o zoti Pjeter . Me sa duket nuk ke informacionin e sakte per kete problem .
E ke mire qe nuk do ketë më 21 Janar! Rama nuk ka kellqe të vrase, nëse do e shohë keq thjesht do ja mbathje jashtë vendit.. Është përballë ai ndyrësira Berisha qe nuk do vije me kurrë në pushtet prandaj nuk do ngjasë asgjë.
Te mos hyje, ne gop te semes vafshin. Le ta mari Arlind Qorri.
Asgje s'ben dot, skile qe ben ham, ham nga frika. Tik, tak, tik, tak jam une Spak.
Jo skile, por qen rrugesh i friksuar qe ben hum, hum. Tak, tak, tak, jam une SPAK.
Kemi nje vit qe po dhitemi se qeshuri duke e degjuar cdo mbremje maje catise duke lehur ham e hum. Eshte transormuar ne qen i zgjebosur. Neser, c'ka dhjere sot nje Shqiperi e tere, do ta haje ai. Neser do haje mutin me te madh. Prisni e shikoni.
Shqipetare vini re se ; SKENARI ME I KEQ DOTE JETE SE KREMINELET DO BEJNE VRASJE BRENDA VETES DHE DO GJEJNE MENYRA PER TJA FATURUARE MAZHORANCES: KJO SITUATE KERKON VEMENDJE TE VECANTE. KUJDES,KUJDES dhe vetem KUJDES.
Qeveri teknike 6 muaj para zgjedhjeve aplikojne shume vende e askund kjo nuk perdoret per alibi mospjesmarrje ne zgjedhje! Le ta provoje dhe SHQIPERIA kete se nuk behet qameti sikur te mos zvarritet me tutje 2025 kjo qeverisje e kalbezuar keqaz e vetpagezuar si Rilindje!
Në fakt qeveria teknike përveçse është një alibi për të mos hyrë në zgjedhje, është dhe një mënyrë për të maskuar mos ikjen e tij nga kreu i partisë, pasi ka premtuar që kush humbet zgjedhjet duhet të largohet.
po ja qe shumica e shqiptareve ja ka dhene mandatin nje qeverie, qe te qeverise deri sa te fitoje tjetra. Nuk behet qeveri teknike se do ti apo se dua une. ka rregulla ne demokraci, shumica ke votuar e mandatuar dike. Duan qeveri teknike? Let ta paraqisin para popullit ne program ne Maj 2025, nese shumica e popullit u jep voten, le te ndryshojne kushtetuten me shumicen qe u jep populli, dhe le ta "provojne se nuk u be qamet". Por deri diten qe fitojne shumicen, nuk vendosin ata, por forca politike qe fiton zgjedhjet. Nuk behet me te tekur, ka ligje, ka rregulla. Fito me shume vota se kundeshtari dhe pastaj bej 17 qeveri teknike po deshe.
Cohi shqiptare nga gjumi cohi, e ne Protesta te gjithe bashkohi / lerini ekranet me Tallava, se ka vajt varferia aty ku s'mba / Fukaralleku kembekryq mbi ket popull, prej lart Vermoshi der posht ne Dropull / boll hajduterise nga kjo qeveria, feja e Ed Rames eshte vec Hajnia /
Po c'varferi o derezi. Me mire se sot nuk ishim kurre!!!
Per ata qe nuk zaptojne dot me toka, nuk marrin diploma juridike pa mbaruar te mesmen, qe nuk harxhojne dot drita e uje pa I paguar, nuk bejne dot rrumpalle se po forcohet shteti, natyrisht qe jane varferuar. Nuk vjedhin dot me pronen e perbashket
Bravo z Mero ! Shkrim i denje per te marre kocken me te madhe nga pushteti kriminal i ripjelljes. Per te treguar se je nje morr i kuq, nje vemje e peshtire e gjirizeve te ripjelljes
Albin Kurti me i urryeri per Vucic, Ramen e automatikisht Bazen sot deklaron - 20% rritje Pensionesh ne Kosove! Rritje pensionesh 20% o Merooooooo...aq sa ky Ramushka nuk ka arritur ne 11 vite bashke! Keshtu qe neser qendisja nje Editorial Albin Kurtit ku ta demaskosh rende per kete karshillek qe i ben rritjes me pikatore te pensioneve me vetem 4.1% te Rames!