Një histori nga 97 me Berishën dhe debati Balla-Bardhi 

11 Tetor 2024, 18:32Editorial Mero Baze

Më 1997, PD caktoi deputet në Sarandë, Filip Çakulin. Meqë zona ishte jashtë kontrollit dhe ligjin e bënin bandat, të cilat kishin marrë peng dhe Leonard Demin, Filipi vendosi të mos shkojë fare. Por për të mos e lënë pa humor këtë histori, sajoi bashkë me Koço Devolen dhe Agron Llakajn, një poster ku Filipi shfaqej i dhunuar dhe e botojnë në revistën Hosteni.

Sali Berisha e pa dhe fluturoi nga gëzimi. Doli në konferencë shtypi, dënoi dhunën e bandave në Sarandë dhe kërcënoi se kush prek Filip Çakulin, ka punë me të.

Pas Berishës e mori seriozisht dhe misioni i OSBE. Zbarkuan edhe ata në selinë e PD dhe takuan Berishën. Ua shpjegoi “fije e për pe” se si kishte ndodhur dhuna dhe çfarë i kishin bërë bandat Filipit.

Misioni u shqetësua edhe më shumë.

-A mund ta takojmë vetë këtë kandidatin, i tha shefi i misionit?

-Patjetër, tha Doktori. Dhe më thirri mua t’i gjeja Filipin që e kishin masakruar.

-I thashë që ishte humor dhe Filipi është shëndoshë e mirë. Nuk ka shkuar fare në Sarandë.

-Ashtu... Po këta e kërkojnë.

-U themi që është fshehur nga frika e bandave, i thashë. 

Dhe ja tregova Filipit hallin tek “Guva e Qetë”.

Ai e çoi edhe më tej humorin e zi.

-Tani ai do thërras Izetin, tha, dhe do t’i thotë: Ma gjej Filipin dhe ma bë si ky posteri, se kështu e do OSBE-ja.

Mu kujtua ajo histori me humor të zi ndërsa shikoj kacafytjen pa lidhje mes Sokol Ballës dhe Gazment Bardhit, ku njëri e tepëron në përmbajtje e tjetri në gjuhë, dhe vigjilencën e Berishës për ta quajtur këtë kërcënim me vdekje për Gazment Bardhin.

Komenti i Sokol Ballës në TV nuk ishte kërcënim për Gazment Bardhin, por një paralajmërim se mund të keqpërdorej në luftën e pistë mes spekulimeve me përgjimet dhe luftën politike. 

Reagimi i Gazment Bardhit po ashtu ishte një përpjekje për t’i dhënë rëndësi faktit që pushteti ishte shqetësuar prej tij, dhe gjuha kishte tepërimet normale të PD kur flet për gazetarë armiq. Pastaj vazhdimi është banalitet pasi hyn Sali Berisha, i cili në fakt Gazment Bardhin e do të vrarë me dorë të Edi Ramës, siç donte Azemin të vrarë me dorë të armiqve të tij.

Natyrisht asgjë e tillë nuk ka për të ndodhur. Por Berisha ndjehet i eksituar që më në fund po i ofrohet mundësia për një viktimë, për të cilin e ka gati autorin. 

Rreziku më i madh që i vjen një politikani nga gazetari është përballja me të vërtetat publikisht dhe rreziku më i madh që i vjen një gazetari nga një politikan, është të përdorë pushtetin kundër tij. As Balla, as Bardhi, nuk janë në pozicione të tilla që mund të dëmtojnë njëri- tjetrin. I vetmi që i urren të dy është Sali Berisha, i cili njërin e do vrasës e tjetrin dëshmor. Si në rastin e Filipit.

26 Komente

  1. B
    Bardha kujdes me drogen zogu ..

    Balla tha nje te vertete kujdes ! . Pergjigja e Bardhes nen efektin e droges . Reagimi non grates , futja kot . Salianji ne burge nje lloje amnistie nga Berrisha se ka dhe .....aksident Per Bardhen do mjaftonte nje pede i kontaminuar me SIDA dhe .....

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sateliti 24/24 i ka vezhguar te gjithe

      Edhe Baze po e paralajmeruar agaz Skuthin qe te beje kujdes dhe te ruhet se dicka paska pergatit Berisha kundra tij.

      Përgjigjjuni
    2. L
      L.Xh

      Hajde tallje torovilje hajde….me Salillëqet

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sqepari

        Historia eshte e vertete E kam degjuar nga goja e te ndjerit Koco Devole

        Përgjigjjuni
        1. #
          #Gopisti i NSHRAK-ut

          Drurin s'e mban dot Shkëlzeni/ Dhe hakmarrjes i erdh' dita/ Të punësojmë një grimiere/ T'a bëjë Zenin si ArÇita!/ * Dhe ylberin të kalojë/ Bardha është kartë e djegur/ Salën s'mundet t'a ndihmojë/ Si i gjallë edhe i vdekur./ ***

          Përgjigjjuni
      2. G
        Goni

        Kercenimet e Berishes ne mbrojtje te Gazmend Bardhit i gjeni ne fjalimet e tij te pernateshme nga dritarja e WC ne katin e tete qe jepen live nga Syri tv dhe Topqenefi.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vullneti

          Gazi i Kavajes si Gjici do ta shohim live... por ky duke u q*r në b*th para kamerave të fshehura...????????

          Përgjigjjuni
          1. p
            patronazhisti i lagjes

            Ik o Mero se le namë nuk kërcënohet një politikan ashtu siç bëri Balla. Të kishte thene Bushati për Braçen po e marr si shembull të njëjtat fjalë do e kishin pushkatuar

            Përgjigjjuni
            1. 7
              7% nga ana ime

              Kol Kyçi po i binte me dorë kur e tha këtë budallëk apo ishte në Skype??

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mondi

                Prandaj keput karagjozlliqe ti se I bie me kyçin e dores kshu.Mire qe na e the o burre se desh te ram ne qaf kot.Hajt kyci top jalla.

                Përgjigjjuni
                1. 7
                  7% nga ana ime

                  Pse ca nuk është e vërtetë Kol Kyçi doli para ca vitesh në video me Hajdar në dorë apo jo??

                  Përgjigjjuni
              2. M
                Makiaveli

                Mjafton vetëm video që masturbohej online dhe një vend normal s'do e lejonte asnjë media një maniak si Kol Kyçi

                Përgjigjjuni
                1. d
                  dyshuesi

                  Haha...më bëre të qesh me termin "maniak kyçi" Dhe njëkosisht mu kujtua thënia biblike " Ai që është pa mëkate të hedhë gurin I pari" .

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Makiaveli

                    Ke pare ndonjë gazetar ose politikan serioz që ka dal online duke u masturbuar?? Se në jetën private si intereson askujt

                    Përgjigjjuni
                2. T
                  T

                  Kolit ti rruni karin komplet ju bythqirat e sales .

                  Përgjigjjuni
                  1. p
                    patronazhisti i lagjes

                    Ja rruani ju patronazhistet sufllaqexhi bq lushishteje që jeni

                    Përgjigjjuni
                  2. A
                    Amerikani

                    E njeh mire terrenin , Mero , prandaj larmia dhe pasuria Jane pa fund . Jepi me te lumte xhepi , se , Tek e fundit , te krimineli Berisha e vjel kete pasuri dhe Tek ai e kthen .

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Al bano Carisi

                      Mero rropqiri i ka ngel ora te Sala. Skeni faj kur sju qiu rropt ai kur ishte ne pushtet llapni tani ju

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Patrioti cam i M...Bazes

                        Mero e ka thjesht per solidaritet mes te pa-Varurish kete tentim Avokature per Kole Ballen, SEPSE - ai Deklarim (se nuk ishte aspak Koment) i Balles SOKOL ne TV ishte i denje per nje Balle tjeter, ate TAULANT si eksponent politik por aspak nuk i shkonte nje Drejtori ne nje Medie qe vetdeklaron dhe pa-Varesi, aq me teper qe nuk kishte si objekt ish-shoqen Balluke te Balles SOKOL as dhe Dorianen e tij para laptopit...

                        Përgjigjjuni
                        1. Z
                          Ziu

                          Te ka ngelur sahati ne 97 o Mero...pd nuk beri fushate fare nga Lushnja e poshte e Osbe u shqetesua per Lipen...ik o Mero. Ne ate kohe .....

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Berti

                            Keshilla e Balles per Gazin ishte per mire.I kujtoj Gazit kur Mustafa Nano ne opinion kur i tha Salianjit o koqe kandari po te perdorin, do futesh ne burg ! Gazi mos harro qe Berisha eshte shume i sofistikuar …..,

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Loni

                              Ajo që të bënë përshtypje qëndron në faktin se në ç'gjendje është katandisur Mero Baze. Kurrë nuk kam lexuar diçka nga ky njeri që t'i referohet për krahasim dhe model shkrimeve të gazetarëve më në zë të botës demokratike. Mendoj se prej vitit 1991 e deri më sot ky gazetar nuk duhet të ketë lexuar qoftë dhe një libër dhe të gjente brënda tyre diçka për referencë. Por si eksperiencë të vetme ka marrëzirat e jetës së tij politike, të cilave, si në këtë rast, ju referohet. Bazë është modeli më I shëmtuar i shërbëtorit politik, por kurrë i një gazetari me vlera qytetare dhe emancipuese.

                              Përgjigjjuni
                              1. N
                                Nje i Moshuar

                                O Loni O Loni :E paske shume INAT apo ZILI Gazetarin Mero Baze ???E para eshte gazetar popullor per kete kemi shume nevoje sot ,sa me thjesht e ckoqur ,thot populli qe ta kuptojme ??? Dhe kete e ben me se miri ?Kujt i vjen tharte te pije UTHULL dhe kete e thote populli ??? Merua po tregon nje histori te vitit 1997 qe ka ndodhur me te vertete dhe e krahason me thenien e S Balles qe te ruhet nga Berisha se per SBallen se gjen gje besoi ska ndonje te keqe ??? DMTH te jete VIGJILENT . Saliu pse ulerin dhe kercenon Ramen se po ju prek nje fije floku Gazit do e pesoj Rama ??Eshte komplet ABSURDE . Saliu e ka vertetuar keto 34 vjet kete menyre te theni njerzit nuk hane bare prandaj kane te drejte te reagojne ???Edhe une si popull i thjeshte i them Gaz Bardhit :te ruhet nga Saliu se po te jete per Ramen ka 100 vjet ymer Duhet Falendruar Mer Baze qe e sqaron BUKUR dhe jo ta shajme .FL

                                Përgjigjjuni
                                1. Q
                                  Qoftelargu

                                  Ia ka vene "syrin" me kohe Bisha Gazit, dhe mesa duket po ia afron fundin per te nxitur berishistet flakehedhes kunder Rames dhe qeverise. Fund i fundit kemi dhe Lubonjen qe diten per diell ben thirrje per perdorim armesh, njelloj si largqofti Meta.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. G
                                    Gjeli

                                    Mero Baze eshte gazetari me i mire me popullor me i kuptueshem dhe i sakte . Ka vetem nje gabim te vogel , Salen e kemi peshqesh prej tij

                                    Përgjigjjuni
                                    1. m
                                      mos qeshni po mundet

                                      Mero eshte armiku me konseguent mediatik i tere pushteteve me rradhe te cileve u ka bere e u ben perdite Editoriale ku i nxjerr bojen e keqqeverisjes, vjedhjeve, zullumeve etj, etj...

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje