Ai i vuri flakën PD, ju i bëni gjyq pse dogji dhe PS 

8 Tetor 2024, 18:52Editorial Mero Baze

Shikoj shumë komente serioze pas ditës së djeshme, që e konsiderojnë një ngjarje të rëndë djegien e selisë së Partisë Socialiste nga çeta e Berishës. E konsiderojnë të rëndë, pasi përveçse është e pangjarë ndonjëherë në historinë politike të një vendi, është dhe një shenjë gangsterizmi primitiv, pasi duke tentuar djegien e shtëpisë së kundërshtarit, ke prishur çdo rregull loje.

Por ndaloni, mos nxitoni të gjeni arsye tek Sali Berisha, për t’i përdorur si pengesa në rrugën e tij për pushtet. Nuk ka gjetur ndonjë tjetër para nesh që kërkojmë tani që ai është tetëdhjete vjeç dhe pret në majë të penxheres të nusërojë për herë të tretë.

Për të gjithë ata që janë të shqetësuar pse u dogj selia e PS, ktheni kokën dy vite më pas dhe shikoni si i vuri flakën selisë së PD, selisë së partisë së tij, vetëm se e sfidoi kryetari në detyrë i saj, pasi u shpall “non grata” nga SHBA për korrupsion madhor familjarisht, për minim të demokracisë dhe shantazhim të sistemit të drejtësisë.

Mblodhi banditë, makina të blinduara, shkallë metalike, qysqi dhe vare, molotovë dhe tymuese, dhe ju turr mureve të SHQUP, si osmanët kalasë së Skënderbeut, për ta pushtuar me dhunë.

Në historinë e politikës shqiptare, por as botërore, rrezik se do gjeni një shembull të dytë, që një politikan i cili vet mbahet si themelues dhe baba i asaj partie, edhe duke ikur në botën tjetër, ka rrëmbyer urat e zjarrit për të djegur selinë e partisë së tij vetëm nga makthi se do t'ia merrnin pasardhësit që vet i kishte emëruar

Tani ai nuk mund t’ia linte vetes këtë turp që të hynte në histori si njeriu që ka djegur vetëm selinë e partisë së tij. Së paku e balancoi duke djegur dhe selinë e partisë kundërshtare. Tani së paku është më i qetë.

Ka të tjerë që ankohen se ai mërziti qytetarët, pasi disave u rrezikoi jetën, një gruaje i pamundësoi lindjen normale, një ambulance i zuri rrugën etj.

Po shikoni pak se ç 'bën me militantët e vet dhe pastaj ankohuni për të tjerët. A e pat se si një protestues i moshuar për pak u përfshi nga flakët e molotovëve që vajza e tij dhe shokët e saj e hodhën mbi policët për t’i djegur të gjallë. Dhe ata në përpjekje për t’u mbrojtur e shtynë dhe desh e dogjën të moshuarin. 

E dëgjoni se çfarë thonë nga pas? Akuzojnë policinë që desh e dogji me molotov. A thua policët kishin shkuar aty me molotovë në duar dhe këta me trëndafila, dhe policët u hodhën molotovë. Pikë mëshire nuk kanë pse i rrezikuan jetën atij plakut, por janë të shqetësuar pse molotovi shkoi dëm dhe nuk dogji policin.

I keni parë sot se si policia ka shpall dhjetëra militantë në kërkim dhe disa të tjerë i ka ndaluar dhe janë në komisariate? Do humbasin ditë të tëra aty për të mos thënë muaj, duke u marrë me drejtësinë. Shumë prej tyre mund të jenë dhe hallexhinj të dëshpëruar. Flamur Noka do flejë rehat në një pallat me Shkëlzenin tek Liqeni, ndërsa ata do enden qelive e dyerve të gjykatave. 

E si ti kërkosh tani llogari Berishës, pse u prish qetësinë qytetarëve, pse i zë rrugën makinës së gruas shtatzanë, kur ai vet ushtarët e tij që po i keqpërdor, po i lë rrugëve, në mëshirë të fatit.

Dhe në fund kur mendoni vërtet se Berisha ka dashur të poshtërojë PS dhe institucionet, mendoni se çfarë i ka bërë Partisë Demokratike. I ka vënë në krye Flamur Nokën. 

Mendoni vetëm një moment se si Tirana apo Shqipëria, të shikojë tek fytyra e Flamur Nokës, të ardhmen e saj, mendoni se si studentët apo të rinjtë shqiptar të shikojnë tek fytyra e tij modelin që duhet të ndjekin, mendoni një moment se si inteligjenca shqiptare të shikojë tek ai shpresën për ta zhvilluar Shqipërinë, ish- të burgosurit politikë ta konsiderojnë dhe atë të burgosur vetëm se ka bashkëbiseduar në vitin 1991 disa javë me operativin e UDB në Prizren dhe e ka rikthyer të vazhdojë jetën në Shqipëri, dhe pastaj nuk ka nevojë të ngrini pyetjen pse një parti me 1 milionë e 200 mijë vota më 1992, u katandis dje më 1200 vetë pas Flamurit. 

Po kush mund ta poshtëronte PD më shumë se sa Sali Berisha me këtë akt? 

Edhe armiku më i egër i PD, nuk e shkon në mendje ta ketë partinë rivale me një idiot të këtyre përmasave në krye të saj. Mes të tjerash, askush nuk do rivalë kaq idiotë, pasi ul dhe fyen dhe veten duke e pasur rival. 

Por Sali Berisha, nën paranojat se ja marrin ende pa vdekur partinë, e ka guximin ta poshtërojë PD përtej ëndrrave të kundërshtarëve të saj, për shkak se ai mbi gjithçka, nuk ka as Shqipërinë, as partinë, por vetëm pushtetin.

Ndaj mos i bëni gjyq se çfarë i bën PS. Shikoni çfarë po i bën PD dhe të vetëve, dhe lëreni të ngrysë jetën si armiku më i madh i PD, dhe aleati më i madh i PS.

43 Komente

  1. k
    kxp

    Pjella e Karadziçit duhet te ngryse jeten ne qeli e jo ne apartamentin e tij luksoz duke urdheruar djegien e Shqiperise sa here i do qejfi.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Salaria heroike

      Gazeta e Ymer Bazes te shpallet e jashteligjshme. Ne kete vend duhet te kete vetem gazeta opozitare. Qeverria duhet te tregoje me vepra qe punon per popullin dhe jo me propagande.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Familja Berisha Non Grata

        Ha m ... o Salaria tre here ne dite se te bene mire per trute e tu te pjerdhur . PD,kryetari i saj komunist kriminel vrases dhe non grata dhe gjithe servilat qe i vene pas atij jane organizate kriminale prandaj edhe nderkombetaret i kane shpallur non grata.

        Përgjigjjuni
      2. A
        Arjan

        MERO ASNJE FJALE PËR ARDHJEN E SULLTANIT ERDOGAN NE TIRANE PER TE TAKUAR VELLANE E TIJ TE VOGEL RAHMUT HALEJA .TA GEZOJME XHAMENI E RE NE QENDER TE TIRONES HEROIKE DHE FTOJ TE GJITHE RIPJELLEST TE MARRIN PJESE NE KETE INAGURIM MADHESHTOR PËR TE MIREN E VENDIT TONE DHE KRIJIMIN E SHTETIT TE RI OSMANLLI ARNAUTKAN.SALI PORDHA DO MARRI PJESE NGA DRITARJA E SHTEPISE.POSHTE PALLATIT DO JENE PD ISTAT ME FOTOT E ERDOGANIT DHE SALIUT.TE NA RROJE POPULLI I RI BEKTASHI DHE FLAMURI I BUKUR JESHIL.

        Përgjigjjuni
        1. I
          I tille je , sa here qe hap gojen

          O @Arjan , paske qene idjot fare zotrote ? ! Pse ore cfar rekomandon ti , te veteizolohet Shqiperia si ne kohen e diktatures komuniste ? Kur je kaq injorant , pse futesh ne "sofren" e burrave ? Me mire shko menderosu dhe ulu mbi ate qe ke bere , se nuk i duhen kujt budallalleqet tende per 300 euro ne muaj qe te jep Athina !

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arjan

            KUSH THA TE VETEIZOLOHET SHQIPERIA ZOTERI ,UNE THEM QE MIKU TE MBAJE. VENDIN QE I TAKON.BANORET E TIRONES NUK KANE VOTUAR PËR XHAMI TE RE NE QENDER TE SAJ O CARI I HALESE.ATA DUAN PUNE REND QETESI .KA ARDHUR KOHA QE TI BEHET E QARTE ATHINES DHE ANKARASE TE SHIKOJNE BESIMET E TYRE DHE TE MOS FUSIN FUNDET NEPER. KISHAT DHE XHAMITE SHQIPTARE.CDO GJE KA NJE KUFI.

            Përgjigjjuni
      3. L
        L.Xh

        Flamur Noka, është për për Partinë Dinamit (PD) njesoj si U BË MUTI I MACES PËR ILAÇ ndersa Sali Berisha, është doktor MORTJA i Partisë Dinamit.

        Përgjigjjuni
        1. A
          ABC

          Te shohesh Mulin ne çdo paraqitje e kupton fare mire se eshte njeri delirant dhe I semure qe kujton se ai eshte partia democratike e sidomos kur na prapa I vijne ca bythelepires si ai idioti noterik nallbati .

          Përgjigjjuni
        2. C
          Cuku

          Je I madh Mero Baze

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arma

            Bravo Z,Mero.bravo.

            Përgjigjjuni
            1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

              Çdo gjë mund të presim nga Don Kishoti i Tropojës.

              Përgjigjjuni
              1. F
                Familja kriminale Berrisha

                - - Berrisha dogji shtepine e vête ju e gjykoni pse tentoi te digjte shtepine e kundershtarit . --Berrisha vjen nga nje krahine ku gjaku shitet blihet , rasti Alexandre Frangaj e rrahu e futi ne burge dhe ne funde e bleu duke i dhene Klan tv, rasti tjeter Fatos Nano e futi ne burge dhe mbas burgut e bleu..... Berrisha eshte i pa bese , i pa morale , njeri i zhveshur , primitive. Ajo qe me shokon eshte se si ka mundesi qe ka akoma trushpelare qe sakrifikojne lirine e tyre duke u izoluar ne birruce per Zenin Giden Salplehun Sllobodanken per nje familje te degjeneruar . Per kryeministerin Rama . Zoteri Rama para se ti nxjeresh policet per te mbrojtur institucionet nga vandalet duhet dhe eshte obligatoire ti pajisesh me mjete mbrojtese . Mos e béni rrogen tuaj 5 euro zoteri , por 1000 euro , ulni numérin e deputetit per te bere ekonomin dhe furnizoni policin me mjete . Policet qe perdoren ne protesta nuk jane police te sherbimit te perditeshme jane te tjeret . Te digjet nje police ne France gjate nje proteste kur nuk eshte i paisur me paisje sigurie familje te dergone ne gjyqe me vrave plagose prindin dhe te kerkonte demeshperblim. - A e denoni ju zoteri nje firme ndertimi kur nje puntore aksidentohet , vdese , kur pronari nuk i ka krijuar kushtet e sigurimit ? . Ehh ai police eshte puntori juaj .

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mero e ka bo me verem prej kohesh Saliun

                  Mero djali, te lumte mendja dhe pena. Fundi i Saliut eshte kaq i hidhur per ate vete, por edhe per familjen e tij te poshter. Saliu tani eshte bere edhe pishman qe ka lindur, por akoma nuk gjen force ta mbylle me pak nder duke luturuar nga ballkoni per tek Allahu i tij i madherishem.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lol

                    Hahahahaaaaaaa!!

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Besimtari.

                      Të djegësh selinë e tjetrit është njëlloj sikur ti vësh zjarrin objektit të kultit të një besimi tjetër.

                      Përgjigjjuni
                    2. M
                      Miklovani

                      I modh je Mero ,je nr 1 per çherjen e shpirtit te Zi ketij komunisti Non Grata ,

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Dita

                        Pse nuk ja heqin mandatin Berishes si rasti Xhackes per konflikt interesi se i ka votuar vkm per dhenjen e pronave te dhenderrit

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Landi

                          Jane mesjetarê pik.

                          Përgjigjjuni
                          1. e
                            e po...

                            O mero, ta le dhe une nje fjale ketu? Ti, aq sa e ke ndihmuar Sali Berishe, aq dhe ja nxierr te pa larat sheshit tani. Pse keshtu, o Mero? Ai burre nuk eshte se sulmoi vetem ty, ai dhe me evetn e ti nuk e ka mire fare sepse ngaqe s'di çfare te beje, ben ate qe nuk ja thote mendja. Se po te bente ato qe i thoshte mendja, nuk besoj se ka njeri si ky, nuk do katandisej: lufte me pd e lufte me ps, lufte me drejtesine e lufte me Shqiperine, vetem per ato dreq interesa te atyre bushtrave dhe bushtrakeve te familjes se tij. Idiotet shkrihen per te dhe priti se si Salinjani, Trebicka , Olldashi, e shume te tjere do ti gjeje. Nuk vdes ai po nuk vuri dhe ca perpara. Keq me vjen se radhen tani e ka Gaz Bardhi. Prisni se do shikoni film me seri. Ju faleminderit !

                            Përgjigjjuni
                            1. F
                              Fredi

                              Perla rradhes I madh I papare 100% sakte Me Mul katnarin kerkojne vota

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Demokrati

                                Flamur Noken e ka zgjedhyr per djegur Shqiperine e prosent e perbashket.Ai si Sali Berisha jane te dhunshem,asnje nuk I zhkon mbraoa atyre,vetem rrugacet e rrebelet.Tirp Sali Berisha nxit dhunen,ai dhe te tjere duhet te perjashtihen nga Partia

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Amerikani

                                  Ne kete analize je ngritur ne kuotat me te larta te kesaj perditshmerise tende . Sonte , meqe eshte pak vone , Po mjaftohem te nenvizoj klimaksin brilant " ... Armikun me I madh I PD - se dhe Miku me I madh I PS -se " ( sigurisht fjala eshte per Cheguevaren Berisha ) .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. F
                                    Flutura

                                    Shqiperia eshte e tera nje cmendine e madhe.... Braktiseni sa nuk jeni vone. Le te mbeten germadhat e betonta si fantazma

                                    Përgjigjjuni
                                    1. K
                                      K O R C A

                                      Kush te paguan moj @Fluturashke , Athina apo Beogradi , qe paske rene ne nje mendje me ta dhe veglen e tyre qorre Sali ?!

                                      Përgjigjjuni
                                    2. V
                                      Voica

                                      Shtëpia e kundërshtarit- e dogji...selinë e vet e dogji... Po shtëpia dhe varret e prishura të Haklajve në cilën kategori hyjnë?

                                      Përgjigjjuni
                                      1. U
                                        UNE

                                        Mendoni per nje cast nje Shqiperi pa Berishe dhe pa Mete. Do ndjehesh njesoj sikur porsa ke dale nga dyert e nje cmendine, ku te kane futur me zor.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. N
                                          Nje malok qe ka koken me xhunga

                                          O Mero , Salkari eshte ne te drejten e vet se kjo e djeshmja nuk eshte dita e pare qe ky kriminel thyen e djeg , po ka 34 vite qe thyen e djeg e vret e as ja ndien fare . MERO jetojme ne shqiperi qe u bene tere keto vite nuk po bejme dot shtet sepse ne krye te tij di me i ligu me i poshtri me krimineli SALI MUT RAM HALE SHEQERE BAXHELLE BISHA . SI MUND te shpjegohet qe ky mut muti ka vjedhur ka vrare e ka cuar shtetin mu ne buze ye gremines e PROKURORIA E SHUMEPRITURI S P A K NUK E THERRET NJEHERE si ta shljegosh kete pune . Populli ankohej per LLALLEN e LLALLAT e tjere me pare ja na erdhi SPAKU me rroga te larta ma mbrojtje e nuk vepron . Ky pis burre qe nuk mund te quhet burre ka ne kurriz tere ato akuza po me te rendat 21 janari e Gerdeci u vrane njerez jo kunguj e Spak merret me ceshtjen partizanit qe patjeter duhet hetuar , po jane vrare njetez o te marre .

                                          Përgjigjjuni
                                          1. N
                                            Nje malok qe ka koken me xhunga

                                            O Mero , Salkari eshte ne te drejten e vet se kjo e djeshmja nuk eshte dita e pare qe ky kriminel thyen e djeg , po ka 34 vite qe thyen e djeg e vret e as ja ndien fare . MERO jetojme ne shqiperi qe u bene tere keto vite nuk po bejme dot shtet sepse ne krye te tij di me i ligu me i poshtri me krimineli SALI MUT RAM HALE SHEQERE BAXHELLE BISHA . SI MUND te shpjegohet qe ky mut muti ka vjedhur ka vrare e ka cuar shtetin mu ne buze ye gremines e PROKURORIA E SHUMEPRITURI S P A K NUK E THERRET NJEHERE si ta shljegosh kete pune . Populli ankohej per LLALLEN e LLALLAT e tjere me pare ja na erdhi SPAKU me rroga te larta ma mbrojtje e nuk vepron . Ky pis burre qe nuk mund te quhet burre ka ne kurriz tere ato akuza po me te rendat 21 janari e Gerdeci u vrane njerez jo kunguj e Spak merret me ceshtjen partizanit qe patjeter duhet hetuar , po jane vrare njetez o te marre .

                                            Përgjigjjuni
                                            1. P
                                              Pinoceti

                                              Je pak a shume i sakte për selite e djegura se po të zësh dhe shtëpirat , varret e kundershtarëve, televizionet, makinat e gazetareve e shume e shume te tjera..., thane mire ata gjermanet e e CDU te partive popullore, si ka mundësi që ky njeri nuk eshte akoma ne burg!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. d
                                                deda

                                                mero më mirë që e dogji portretin e ramës ke p.s se ishte vjetruar tani kishin vënë një të ri për inat të salës. se është bërë si don kishoti me sanço pançën që luftojnë me mullijtë e erës

                                                Përgjigjjuni
                                                1. E
                                                  Europjani

                                                  E kam thene edhe njehere tjeter se do kercase grushti huri ne pd .Shkak do jene listat e deputeteve qe do shpallen para zgjedhjeve. Mbajeni mend do jete nje gallate e papare. Lufte brenda te njejtes specie eshte e eger.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. P
                                                    PROSHI

                                                    i ke thënë të gjitha Mero. Tani falanga të tilla analfabetë funksionale (këtu fut dhe doktorin Ri, atë humbësin "Alimehmeti", që shpreson tani një vend në listën e sigurisë për deputet, që mbron me zjarr bëmat e Salës në cdo studio tv. (turp për moshëm dhe profesionin) me habit sesa pranë njera tjetrës janë këto studio) do i shohim përherë deri në fillim maji ose fundprilli. Pastaj do shuhen si zëra në shkretëtirë, për të filluar nga e para në korrik-gusht, kur fillon vapa turistike.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. D
                                                      Diaspora

                                                      LENDET DJEGESE IA CON EDVINI SALISE, KY I NDEZ E HEDH, PRAPE KU DHE KUR DO RAMA. KETA KUJTOJNE SE E KANE ZHVILLUAR SHQIPERINE DHE MEQE SHQIPTARET NA QENKAN MOSMIRENJOHES, PO E DJEGIN PASI E PERCANE E DHUNUAN ATE! KELYSH TE SHERBIMEVE ANTISHQIPTARE DHE TE BABEZITUR PER LAVDI PARA E PUSHTET. VETEM SE NE KETE ZALLAMAHI QE KANE HYRE TE DY KANE HARRUAR SE KA DHE ZOT!

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. P
                                                        PO , PO

                                                        Ne cilen komete qpo planet je tani z. Diaspora ? Duhet te jesh ose i pa informuar , ose me gjysme truri qe te vesh shenjen e barazimit midis bajraktarit mesjetar ne sherbim te hapur ndaj serbeve e grekeve dhe Edi Rames ! Nuk them se Edi nuk ka kusure si te gjithe qeniet e gjalla , por eshte marrezi e vertete te vesh shenjen e barazimit midis nje barbari mesjetar dhe nje qytetari te kohes se sotme qe po riskon kaq shume per kete vend !

                                                        Përgjigjjuni
                                                      2. S
                                                        Skenderbegasi

                                                        Nuk behet fjale per shtepit e tyre. Kush djeg shtepine e vet e di sa kushton hiri.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. F
                                                          Franz Kafka

                                                          Nje nga ato artikuj te rralle qe mund te lexohen disa here pa tu merzitur

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. T
                                                            Ton Toni

                                                            Mero e ke qa.....

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. P
                                                              Proportional kombetar per partite e vogla.

                                                              Vari topet Berishes.Problemi eshte Rama.Ne kushtet kur opozita eshte me breke neper kembe Rama duhej te ishtestrateg dhe te mendonte per Shqiperine dhe jo vetem partine.Fjala vjen ai mu d te liberalizonte zgjedhjen deputet duke lejuar perzgjedhjen ne baze kombetare ...cka do lejoje partite e Sapokrijuara te marin 2-3 deputete dhe te riten si Vetvendosja ne Kosove.Ne kete menyre me I mire ne opozite fiton terren e rritet.Kurse Rama ne mareveshje me Saliun u kane mbyllur dyert.Edhe pse partite e reja marin 3_4 % te votive nuk sigurojne dot 3-4 deputete? Keshtu I hiqet e drejta e perfaqesimit 20-30 % e votuesve.Pse?

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. K
                                                                K O R C A

                                                                Eshte vertet gabim jo i vogel te marresh si pike referimi VV e Albin Kurtit qe lufton me thonje e me dhembe per te percare e perndare shqiptaret ! Vetem faktin qe i eshte leshuar si qen i terbuar UCK-se , qe vune "koken ne torbe" , rrembyen armet dhe i duallen per zot vendit , pa folujr per asgje tjeter , mjafton e tepron te kuptosh se kush eshte ai njeri .

                                                                Përgjigjjuni
                                                              2. l
                                                                likja

                                                                Sali kerma i ngjan Enverit qe mbushi byron politike ma mjelse, saldator, karrocier etj. Prandaj edhe sala ka zgjedh idiotin Mul Noka.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. A
                                                                  Aleko

                                                                  E po perpara se te rekurtohet nga UDB Muli, ishte pikerisht Sala ,keshtu agjenti do vere agjentin ne krye qe te shkaterrohet vendi pas vdekjes se mortjes Sali…ndoshta te urdhruar nga ata qe i futen ne cark…

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. i
                                                                    i drejti

                                                                    O Mero me trego nje te vertete te eshte skuqur bytha nga lepirjet qe te kane bere keta komentuesit ose je vete ti qe i ke bere haaaaaa po si e ke vendosur te vdekesh per saliun o derezi po lere o kar shihe ndonje gje tjeter per te fituar buken lere saliun eshte i mbaruar e dijne edhe femijet e kopshtit boll u more nuk dele gje nga saliu me mire thuaj ndonje gj kundra rames se fiton me shume haaaaaaa.botoje kurve komentin haaaaaaaa me mjafton ta lexoje mero per te tjeretnuk e kam problem.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. A
                                                                      Amerikani

                                                                      Komentet deshmojne se kjo analize u gjithe vleresua me noten me maksimale . Vec KY vleresim , si te gjitha vleresimet , kerkon dhe motivimin apo ftillimin e arsyes , pse ? 0ptika per te kesifarten , ndryshon . Ne optiken time Merua kete analize te ftohte , pa shume emocione , e ka vendosur mbi shtratin e te vertetave . Brenda optikes time Po e perifrazoj shkurt : S. B . , si misionar I PP-se dhe Katovices , qe ne zanafille u shfaq me uren e zjarrit ne dore duke djegur e shkrumbuar ... Me ate me kulmoren demokracine dhe pluralizmin ... Duke mbajtur te paprekura flaket e retorikes staliniste te urrejtjes dhe trajtimit te kundershtarit politik si armik duke shprazur mbi te edhe plumba . Etj . Une do te shtoja : eshte poshtersi , eshte ligesite e madhe qe kete perbindesh dhe fundrrina qe e ndjekin , t'i quash opozite !?Merua me kete analize meriton nje Bravo !

                                                                      Përgjigjjuni

                                                                      Lini një Përgjigje