SPAK ka ndërhyrë sot në debatin publik rreth spekulimeve me bisedat në SKY/ECC, që i referohen dy emrave të njohur të krimit të organizuar duke përfolur një politikan, duke i konsideruar ato të sajuara.
Ky është një zhvillim shumë pozitiv, pasi frenon spekulimet në debatin politik, duke ju referuar një historie ende të pazbardhur nga drejtësia.
Prokuroria e Posaçme ka sqaruar sot se “mesazhet e pretenduara se rrjedhin nga transkripte bisedash të kryera nëpërmjet SKY/ECC janë manipuluar duke sajuar biseda të pavërteta për individë dhe veprime të kundërligjshme.
Prokuroria e Posaçme, po monitoron nga afër këtë situatë dhe ka nisur verifikimet për të identifikuar burimet e këtyre mesazheve me qëllim ndjekjen penale të autorëve.”
Edhe pse nuk e përmendi emrin e Gazment Bardhit, ishte qartazi një adresim për të “pastruar” figurën e tij në këtë rast.
E vërteta është se edhe nëse ajo biseda ekziston, Gamzent Bardhi nuk është automatikisht përgjegjës për çfarë thonë dy banditë për të. Por meqë ai u shqetësua, SPAK e qetësoi.
Por nga ana tjetër, vet Gazment Bardhi dy javë a pak më shumë, ka lexuar në Parlament, transkriptim të një bisede që pretendon se i ka rrjedhur nga dosja Prokurorisë së Posaçme, e cila është zotëruese e këtyre bisedave, ofruar nga kolegët perëndimorë. Konkretisht ai ka cituar kodin pin të dy telefonave dhe ka cituar bisedën mes dy personave të dyshuar si kriminelë që flasin se kush do emërohet drejtor në Shkodër.
Bisedat e cituara nga Gazment Bardhi janë në gjithë portalet ende të pa fshira dhe të pasqaruara nga SPAK.
Nuk dimë nëse ka ndodhur ajo biseda, por ngjarja që citon Gazment Bardhi është e spostuar në disa vite vonesë, pra ai i referohet vitit 2020 në bisedë dhe flet për një drejtor për vitin 2024. Kjo është qartazi spekulim politik, por nuk dimë se sa është dhe spekulimi me faktet e SKY/ECC.
Sidoqoftë më mirë se ne, tani këtë punë e di SPAK. Ashtu siç bëri mirë që e pastroi Gazment Bardhin nga përfolja e dy banditëve dhe na garantoi që ajo bisedë nuk ka ndodhur, duhet të sqarojë dhe nëse kjo bisedë që citon Gazment Bardhi, ka ndodhur apo jo.
Nëse ka ndodhur, atëherë duhet të sqarohet nëse bëhet fjalë për ndonjë drejtor konkret.
Ky tani është një standard që e vendosi vetë SPAKU dhe nëse tregohet selektiv, atëherë bëhet pjesë e baltosjes së njerëzve në opinion publik.
Nga ana tjetër, ajo që më tërhoqi vëmendjen nga deklarata e SPAK ishte se, “po monitoron nga afër këtë situatë dhe ka nisur verifikimet për të identifikuar burimet e këtyre mesazheve me qëllim ndjekjen penale të autorëve”.
Kjo hap dhe një debat të dytë.
Nëse SPAK po heton kush ka nxjerrë këto mesazhe që janë të pavërteta, duhet të hetojë dhe se si kanë mbërritur mesazhet e SKY tek Gazment Bardhi, meqë ai i lexoi në Kuvend.
Nuk di nëse përbën vepër penale a jo, por në rastin e sulmit ndaj Gazment Bardhi, SPAKU është duke kërkuar gjurmët e ujkut, kurse në rastin e spekulimeve të Gazment Bardhit në Kuvend me mesazhet e SKY/ECC, SPAKU e ka përpara ujkun.
Tani ashtu si me të drejtë ka vendosur të lodhet të gjejë kush i shpërndau i pari këto mesazhet për Gazment Bardhin, ashtu duhet të thërrasë dhe Gazment Bardhin t'iu shpjegojë se kush ja ka dhënë atij dosjen që e ka ekskluzivisht SPAK.
Dhe kjo është brenda standardeve që vet SPAK po vendos në opinion publik për këtë çështje dhe që mendoj se është një standard i mirë. Por ai bëhet i qëndrueshëm kur respektohet për gjithë palët, jo kur dikujt nxiton t’i heqësh baltën nga supet e tjetrin ta lësh t’i hedhin kova me baltë. Se kështu do marrin më qafë dhe Gazment Bardhin brenda partisë, se me gjithë këtë përkujdesje do t’u duket i infiltruar i SPAK.
Minjte e Berishes dhe Metes kane infiltruar edhe SPAK. Legena qe behen avokate mbrojtes te krimineleve.
Me siguri, kjo do të jetë “RADIOLOJË” e SPAKUT, për ta qetesuar Gazmendën Bardhi, por nderkohë, vazhdon të verifikojë thellësisht pët çka ka dalë në media, sepse Gazmenda është eksponenti kryesor i vrasjes se Elbasanit. Keni për ta parë, po nuk doli kështu deri në arrestimin e Gazmendës.
Ç'tu desh o Salih/ Ishe mirë në shpellë/ Doje të t'a nxirrnin/ Po të hyn më thellë!/ * Boll me kërcënime/ Mbaje mirë me SPAKun/ Ti shton kërcënimet/ Ata shtrëngojn Lakun./ * Bëje shpejt një lutje/ Mbase dhe t'a japin/ Të jesh në birucë/ Marinar me Abin./ * Ditën kuvendoni/ Spirrë vesh më vesh/ Kur dritat të fiken/ Ti poshtë do flesh./ * Abi do flërë sipër/ Me zë kanarinë/ Që të źërë gjumi/ Të kujtojë "Lirinë"./ * Po s'e deshe Abin/ Le të vijë GazBardha/ "Bishtin" s'e ka para/ E ka pas, si dardha./ * Veç, ka një rrezik/ E të lënë thatë/ Bardhën edhe Abin/ T'i fusin te gratë./ * Me Elez Breçanin/ T'a bëni ajrimin/ Bashkë bisedoni/ Për Rithemelimin./ * Mulin mbaje roje/ Është komplet i shkarë/ Por, e qan ktë punë/ E ka bërë më parë./ * Me që erdhi fundi/ Vazhdo të prrallosurit/ Mikrofon s'të duhet/ Kanë plot të burgosurit./ ***
Tani o Gopist, do dalë ndonjë, të të shajë. Ndonjë që do më shumë Saliun, se sa babën e vet. Ose ndonjë që ka patur nënën tek NSHRAK-u. Por ti mos u nxeh, dhe mos ja kthe, se bën vaki edhe je baba biologjik i ketij "çunit" që mund të të shajë. Tani të presim. Kush e Ka patur nënën tek NSHRAK-u. :-)
Ketu behet mire nese punesojme prokurore amerikane e gjermane.
Bravo te madhe ,zoti Mero.Nese nuk e ben SPAK ngarkohet me pergjegjesi per nxjerrjen per perdorim politike te te dhenave qe Jane ne proces hetimor.Dokumentat e mesiperme SPAK i Ka marre nga aleatet per ti jetuar ,Jo per ti mbyur apo perdorur per qellime politike.
Duket sikur SPAK-ut i duhet Bardhi si gogol për të trembur të tjerët. Ose e ka pajtuar vetë të ngacmojë (provokojë) ujqërit të dalin nga strofkulla, të flasin e të përgjohen. Po qe kështu kanē gjetur njeriun më të pabesueshëm, njeriun që bredh sa andej-këndej për të siguruar me poshtërsira jetëgjatësi në politikë, pikërisht aty prej nga duhej të ishte flakur me kohë, meqë u gabua kur e pranuan.
Sille rrotull nga te duash Mero. Por kjo gjelle gatuhet gjithmone nga i njejti guzhinier qe gatoi turline e Babales.
Bravo Mero e vleresoj shume kete analize per punen e SPAK -ut por ne kuptojme qe po punon me dy standarte , nga ana e PS po i denon me akuza si kriminel dhe pastaj i denon per superiori detyre , se ne çfar drejtimi e kane shperdoruar nuk i gjejne dot fillin , ndersa per kriminelet qe shkateruan gjithçka i le te lire dhe me avresti shtepie qe na hapen barkun çdo nate me genjeshtrat e tyre , por dhe durimi ka nje kufi do ti vije fundi edhe SPAK-ut dhe spurdhjakut .
Besoin te SPAK ? . Tentohet te vritet kryeparlamentare. , a keni degjuar ndonje mase per autorin ? . Drejtesia do njerez me kurrajo , SPAK eshte Stan me lepuj . SPAK organizate kriminale terroriste deklaron Berrisha. Te akuzoshe nje institution si organizat terroriste kriminale , personi duhet te japi fakte ose te ndeshkohet... Degjenerohet organi prokurorise nga Berrisha ( flase institutioni jo personin ) asnje mase . Berrisha shkele masen e arrestit shtepiak asnje mase . Organizoi proteste per te djegur Tirane' , shqehtesohet députéti gjerman futeni ne burge thote , heshtje nga prokuroria SPAK . Krime qe as Enver Hoxha nuk i ka kryer akuzohet per shperdorim detyre , e shumta do ta denoje dy vjet kondicionel mase disiplinore . Kur nuk ka drejtesi nuk funksionone demokracia , nuk funksionone qéveria , média , tv jashte kontrollit do degjoshe idiotin Gjekmarkaj. , gjel deti Peqinit , me loqe Paloqe.
Ne SPAK Ka dhe PD te organizuar, si ne CDO institution, punojne ne ilegalitet. Vetem Tema I zbulon petet nje nga nje. Gazeta Tema dhe Baze Jane tmerri I Nongraten, bq Bardhi dhe nazistit Gjekmarkaj, sykuqi!
Ne cdo institucion ka organizate te partise terroriste te PD vazhdon tradita qe ne vitet 90 kush nuk e besojne to verifikoje I keni ne cdo qelize te cdo institucion qe nga shkollat polici ushtri bashki etj..dhe punojne per partine e jo per shtetin
Z. Baze, ne ju kemi inteligjent. Se standarti do kuptohet me vone kur te “rrjedhin” bisedat e Zenit me gangot ne SKY ECC, ne shtyp. Sinjali ishte i qarte per Berishen. Do ikesh apo te vazhdojme ne me ato metodt tona? Pas “rrjedhjes” se bisedave dhe mos pergenjeshtrimit nga SPAK, gjithkush do ta kuptoje se bisedat kane te verteta Biles per me budallenjte qe nuk kuptojne rrezik SPAK hap edhe ndonje hetim te brendshem per te gjetur “fajtorin” qe beri te dilnin bisedat. Berish e kuptoi kete dhe prandaj u pergjigj me Molotove me aq fuqi sa i ka mbetur. Amerikanet ju pergjigjen me foto te FBI nga Peshkopia. The time is now. The final countdown.
Tejet e sakte z.Baze!Edhe me qarte duet ta kishe sqaruar, jo per lexuesin por per drejtuesn e ketij organi?Valle e kupton ai ironin???????????? Nuk e di se perse me kujtohet kur e therriten ne interpelance ne Komisionin e Drejtesise ne parlament ,ku i bere qull dhe duke iu dridhur zeri per pyetjet qe i ishin ngritur,dukej sikur donte te shfaqesohej qe nuk e kishte bere ai.Drejtesia ka lindur e vdekur z.Baze,Shqiperia kishte dhe ka plot jurist dhe juriste te zote,per ti ngjallur shprese qytetarit Shqipetar qe drejtesia mund te behet ,ku ne fakt deri me sote keta qe jane zgjedhur duket sikur po bejne nje sherbim te detyrueshem dhe presin sa tu mbaroje mandati .Hallve e ftohur thote populli qe nuk haet .
Garment B-ja po tund feren ne SPAK dhe kerkon te nxjerij ndonje lepur por ka per ti Dale ARUSHA.
Mero i dashur pritshmerite ishin shume te larta per SPAKUN POR , POR , POR mos harro per asnje cast qe ne kete vend per 34 vite kane bere ligjin dy kriminelat me te medhenj te vendit SALMUT BISHA e tjetri LIKE FLORIRI qe e ka koken me qoshe . Mos harro edhe tjetren ne ate karrige ka qene nje fare LLALLA e ca llalla te tjere perpara Dumanit e ata kane menduar per kete dite , po bejne ndonje gje ketej nga e majta qe demek po punojme . Kane 7 vite SPAK qe mezi e prisnim te dy kriminelat me krime nder me te rendat edhe te dukshme e te vertetuara po edhe te pranuara nga vete autoret e Spak nuk gjen prova , kurse ata vec i shajne per dita e i ofendojne eprokuroret rrine te strukur si minj nga frika . Mero edhe mund te be g et ndonje gje pas n ju a 20 a 30 vitesh po si i thone drejtesi e vonuar drejtesi e mohuar si e pashijshme , kurse keta plerat i gezojne pasurite e vjedhura .
nuk burgoset paraja madhe, jo !!!
Mero. Meqenëse SPAK e paska pastruar Bardhin, po ate telefonin që i sekuestrojë para disa ditësh, ja ktheu apo jo?
Mero si gjithmone je shume i SAKTE ne shkrimet tua nuk ka nevoje per koment ???Shyqyr qe te kemi je shprese drite per ne qe te ndjekim BRAVO
Merr e pastro ca kete ketu poshte o Mero - Qeveria e Albin Kurtit ne Kosove aq shume e sulmuar nga zotrote i rrit kete muaj Pensionet me 20% (njezet) Qeveria e Rames aq shume e llustruar prej zotrote i rrit kete muaj Pensionet me 4.1% (kater me vetem nje pike pas) Jepi dum tani o Mero, ku eshte Kryeministri qe mendon per shtresat ne nevoje e ku Dudumi qe ben sikur tenton ti mbroje ato!
Zoti Mero te lumte pena mos i ler te flene rehat se po presim cdo dite te shohim te vertetat qe te gjithe i dime dhe spak nuk formuloka dof nje aktakuze
Po a nuk doli ky në protestë, gjoja pro një shpifësi si Salianjët?
Erdogan mbrrin ne Tirane - e kane porosit si ne Hoxhe shoqe Spiropalin te mos sokellije ate "Edi Rama eshte Skenderbeu i shek. 21" se do ta sekelldiste keqaz Sulltanin e Stambollit.
Z. Baze! Pse e hoqet nga portali artikullin me titull: “Ylli Manjani revoltohet me shqipetaret”? Ju lutem revendoseni.
Vetem dy fjale per Spakun pasi kam qene gjithmone ne mbeshtetje te tij. Arreston me shpejtesi nga krahu qe i nenshtrohet ligjit dhe mire ben. Ka frike ndaj atyre qe e kercenojne dhe mezi vepron dhe i zvarrit pra po ben shume keq.
SPAKeshte vegel e Salih Berishes....... Me kot prisni nga SPAK