Në Bruksel shkohet për t'u “djegur” 

16 Tetor 2024, 20:02Editorial Mero Baze

Deputetët e opozitës njoftuan se do të shkojnë në datën 23 tetor në Bruksel, në një protestë para Parlamentit Evropian për të protestuar për arrestimin e Sali Berishës. Nuk jam ende i qartë se cili është motivi i vërtetë i këtij udhëtimi në grup, pra nuk është e qartë nëse do shkojnë të protestojnë kundër Parlamentit Evropian, apo t’i ankohen Parlamentit Evropian.

Normale, ashtu siç është situata ata duhet të shkojnë për të protestuar kundër Parlamentit Evropian dhe institucioneve të tjera të BE. Kjo është kauzë reale e PD. Përveçse tani është konturuar si një parti anti-perëndimore, arrestimi i Berishës dhe gjithë të tjerëve të arrestuar nga drejtësia e re, është përshëndetur nga Brukseli dhe është quajtur një nga sukseset kryesore të Shqipërisë ditën e hapjes së negociatave.

Po ashtu e gjithë retorika e derisotme e PD është që BE ka mbështetur qeverinë shqiptare, të cilën këta e quajnë regjim antidemokratik dhe është logjike të protestojnë kundër tyre.

Kjo shkon dhe me qëndrimet që kanë mbajtur kundër diplomatëve perëndimorë që kanë dënuar protestat e tyre.

Nëse shkojnë të ankohen duke e konsideruar Bashkimin Evropian një institucion të painformuar për Shqipërinë, rrezikojnë të bëhen dhe qesharakë, dhe të padobishëm për kauzën e tyre.

Rrezikojnë të bëhen qesharakë, pasi përpiqen të mbajnë gjallë fabulën e Berishës që Perëndimi është me të, por është i painformuar se çfarë po ndodh, dhe nga ana tjetër bëhen qesharakë pasi këtu shajnë nga nëna ambasadorët e BE dhe atje shkojnë të ankohen për çfarë ndodh në Shqipëri.

Por me shumë gjasa, as vet deputetët nuk e kanë të qartë përse do shkojnë. Më shumë se sa t’i shikojë Parlamenti Evropian apo komisioni, që ata janë në Bruksel, ata po shkojnë t’i shikojë Berisha që po shkojnë të protestojnë për të dhe që janë gati të përballen dhe me Perëndimin derisa ai t’i vërë në listat e deputetëve.

E gjitha kjo bëhet për një njeri që sot është dorëzuar në Gjykatë, me një pretencë që minimumin merr 4 vjet dhe maskimum 12 vjet burg. E gjithë kjo, pa 21 Janarin dhe çështjet e tjera që mund t’i hapen. 

Tani të shkosh deri në Bruksel vetëm që ai të të shikojë se ti je gati të sakrifikosh për të dhe të identifikohesh me të, nuk tregon më kush është Sali Berisha, po tregon se çfarë produkti pret në politikë nga një plak i kriminalizuar, që para se të ikë në botën tjetër kërkon t’i shikojë të gjithë të bërë pis dhe të poshtëruar prej tij. Dhe ky është dëmi i fundit që ai po i bën PD, kurse deputetët janë duke i bërë nderin e fundit atij.

Në Bruksel nuk djegin dot as karrige, as zyra, as thyejnë dot xhama, e as hedhin dot molotov. Aty nuk shkohet për të djegur. Shkohet “për t’u djegur”.

33 Komente

  1. P
    PO , PO

    Me sakmte se kaq nuk ka si thuhet z.Mero . Si shume e shume here te tjera BEILANT !

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ilirjan

      "Kauza" e ketyre karavidhedeputeteve, eshte plotesisht ne linje me te gjithe antiperendimoret neper Europe. Keta, me mire te themi Saliu, e kane te qarte, me mire se te gjithe ne, qe NUK PUTHIN mé me perendimin. Jane te mbaruar, te DJEGUR tashme. Ndaj, nuk shkojne per t'u djegur, apo per te djegur, edhe pse do ta ndiznin me zell e deshire zjarrin kudo. Po shkojne ne Bruksel me shpresen per te qendruar gjalle ne politike. Kane mbetur te izoluar edhe nga vete te djathtet ne perendim. Edi Rama ka bere shume miq edhe djathtas ne perendim. U ka mbetur Putini dhe Kina si zgjedhje. Tymi i Zjarreve ne kuvend ne Shqiperi, NUK u DUK as ne Moske as ne Pekin.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pim Ceku

        I kujtoj te kontrollojne xhepa dhe breket se mos kan harruar ndonje molotov apo kapsolle se nuk kane shans te kthehen ne shtepi.

        Përgjigjjuni
      2. "
        "BOHOTINA"

        Aty nuk shkohet për të djegur. Shkohet “për tu djegur” . PIKE. Ketu eshte tere esenca...

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vala

          Mire u ka shkuar mendja. Kur I vjen ngordhja qenit, pshurr ne dere te xhamise.

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zagar gjuhetie

            Asnje efekte . Por nese duan te jene ne liste per députét duhet ti binden Argida Berrishes . Véprim qesharak .

            Përgjigjjuni
            1. A
              Arma

              PO NS LINI TE QETE NEVE SHQIPTARVE NE DUM SHQIPEN ..O BASDADE TE NDURE O SHKRDHATA .O TRDHETARE,O SHEMTIRA ...BRAVO Z MERO.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kutuzovi

                Hajvanet e Partis Demokratike shkojn e bejne proteste para parlamentit shqipetar kundra qeveris shqipetare,po ne parlamentin Evropian ne Bruksel keta pse shkojn? Do ankohen per parlamentin evropian? Pike e zeze. Nuk meret vesh. Jane budallenj.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  L.Xh

                  Gopin e Sheqeres do të gjejnë në Bruksel, depuleshët e PiDhisë, bashkë me turinjtë si bythë të Albana Vokshit, ndersa Gazije Bardhiqe mund të vërë bythën në punë, sepse aty bythqirët janë të pranuar.

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Baglon Haxhiu

                    Valla bre Edi Rama per inati ton ko me votue Berishen, me qense mua kurgja nuk me nimon se jom Diaspor por per inati ton per me te domtue ty ko me votue Salihin.

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Na mbytën gomerët

                      Mëso shqip o Sërbi Salih kriminelit

                      Përgjigjjuni
                    2. S
                      Shqiptari i Ilirisë

                      Janë në fazën e fundit të procesit të shpërbërjes përfundimtare si një grupim anti shqiptar që i solli shumë të zeza Shqipërisë.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Artan

                        Shkohet per t'u djegur...I madh Mero Baze :)

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Sekreti

                          Sekreti I Berishs eshte Lista. "Ky eshte laku ku shpirti I laraskes kapet si ne cark"! Pra vazhdon lufta e heshtur e Deputeteve te PD per te dal ne krye te listave ne pozicione te sigurta. Psh Bocua I Elbasanit bere dje hap "gjigant" me pamfletin servil dhe qesharak per 80 vjetorin e zotrise me 2 datalindjeje, me status nongrata. Gje me qesharake nuk ka. Cfare pasiini per tu bere deputet te Partise Nongrata. Njerez te vegjel, meskin, nuk dine te bejne asnje pune tjeter, pervecse deputet te diskretituar, we tashme I sheh me neveri per shelljet e tyre jo qytetare.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Te keqen te preshit.

                            Ata jane me zullume per vete dhe Saliun e durante si mburoje.Jane aq te trashe sa kujtojne se atje do ti mare njeri ne konsiderate.Mbase kujtojne se do ti prese beleri nje injorant qe sdi te lidhe 2 fjale.

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Ladi

                              Se luan topi. Je fantastik dhe shume i sakte. Duan me patjeter qe ti heqin Brukselit çdo dyshim per ta; pra qe jane bajga dhe jashtqitje serbo-shqiptaro-greke.

                              Përgjigjjuni
                              1. C
                                Cuku

                                Bravo Mero Baze......te lumte

                                Përgjigjjuni
                                1. s
                                  sypeshakaqeni po shijon jeten me paret tona

                                  me leket e kujt shkojne keta jashtqitjet e kombit per te hedhur molotov ne zyrat e PE,po dashnorja plak e kuqos do jete,po dashnorja salianjit...

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Sypeshkaqenit po shijon jetën me paret tona

                                    Hë se harrova,po monën e Ilirit nuk do e marin,po tit Vasilin,po Manjani,po Bushati me me qimin e sonilën e llapaqenët milioner, dhe atje i pret bejleris brekdhjeris si afrikan radhën e ka Washingtoni për të djegur kapitolin,atje i pret Roberti Papas me moltovët gati...

                                    Përgjigjjuni
                                  2. A
                                    Amerikani

                                    Une kesaj analize , ketij argumentimit , aq me pak konstrukteve sintaksore dhe ironise jugore ( labe ) , nuk I heq dot asgje . Po do te ishte , sipas meje , me reale , me i vertete do te ishte emri " PD Berisha " , Jo Partia Demokratike , sepse nuk eshte e tille , e para dhe e dyta KY eshte dhe nje sherbim qe nuk shkon , stonon shume , per S. Berishen . E di qe kjo keshille bie ne vesh te shurdher , Po dhe e gabuar dhe Jo reale nuk eshte .

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Amerikani

                                      Pse e vonon , Mero ? Je shqiptari me anti Berish dhe , Besoj se kesisoj , e ke zene nje nje vend ne llozhen patriotike ...

                                      Përgjigjjuni
                                      1. D
                                        Dakord

                                        Mero nuk është shqiptari më anti berishë, të garantoj për këtë. Është një nga të shumtët anti berishë që ka mundësi të shkruajë publikisht! Thotë me shkrim ato që ndjejmë ne anti berishistët që jemi shumicë dërrmuese dhe jo domosdoshmërisht me Ramën.

                                        Përgjigjjuni
                                      2. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                                        Deputetët e Berishës do shkojnë në Bruksel për të djegur, por sigurisht që shumica e tyre do digjen nga zjarri i votuesve shqiptarë. Çmimi është shumë i lartë, në krahasim me karriget, do jenë simpatizantët e djathtë që do i largojnë nga politika. Berisha shquhet si ekstremist, kërkon mbështetje për këtë.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. X
                                          Xhek

                                          Kete radhe nuk me pelqeu fare shkrimi per faktin se ja hedh gjith fajin Saliut dhe ata teveqele mender deputete te PD jane viktima . Jo ata jane njerzit me pa dinjitet qe ka nxjerre ky vend ca vemje pa personalitet , te pacipe , te pa afte profesionalisht .

                                          Përgjigjjuni
                                          1. V
                                            VaruKart

                                            Hahahaha degesira kronik

                                            Përgjigjjuni
                                            1. A
                                              Aron

                                              Te trazohej stomaku kur degjoje Saliun tek tallej me budallenjte qe e degjojne se po te kthehej mbas nuk do te beheshin as Piramidat dhe as 97'ta dhe e thote kur vazhdon akoma sot ne moshen 80 vjec duke nxitur shkaterrime, djegie, bombardime nqs nuk merr ato qe kerkon. Tallet, sepse e di qe do ti shkojne mbas e do manipuloj akoma aq njerez sa te vazhdojne ti cajne bythen akoma ketij kombi. Nqs ky popull ka sikur edhe pak ndergjegjesim nuk duhet ti japi Saliut dhe kesaj bande te opozites as edhe nje vote, sepse vec do vazhdojne te zvarriten me teper per vete rrugeve e poshte dritares aty ku i ka lene Saliu, se per vete te pakten rri brenda ne shtepi. Tragjikomedi, kur shkon te protestojne tek dera e BE qe nje nga pikat me te rendesishme perse na hapen deren ishte reformimi i drejtesise qe po fillon te pastroje sadopak krimin dhe korrupsionin, pjese e se ciles eshte edhe Saliu dhe duan qe ta shkaterrojne edhe si kane deklaruar. Nuk e di se kush mund ti marre seriozisht me keta vemje.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. C
                                                Ccc

                                                Pas Brukselit, ja ku është Uashingtoni, të venë dhe atje të protestojnë. Rrugën ua paguan Zeni, se vetë ata janë të varfër. Mbase u bashkohen edhe ca trushpëlarë që jetojnë në Amerikë dhe akoma shohin në sy Berishën, si puna e Vatrës.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. C
                                                  Ccc

                                                  Pas Brukselit, ja ku është Uashingtoni, të venë dhe atje të protestojnë. Rrugën ua paguan Zeni, se vetë ata janë të varfër. Mbase u bashkohen edhe ca trushpëlarë që jetojnë në Amerikë dhe akoma shohin në sy Berishën, si puna e Vatrës.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. C
                                                    Ccc

                                                    Pas Brukselit, ja ku është Uashingtoni, të venë dhe atje të protestojnë. Rrugën ua paguan Zeni, se vetë ata janë të varfër. Mbase u bashkohen edhe ca trushpëlarë që jetojnë në Amerikë dhe akoma shohin në sy Berishën, si puna e Vatrës.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. M
                                                      Militanti

                                                      Te digjen e te pervelohen komplet , se kane 33 vjet qe i meruan antaret e PD dhe gjithe popullin shqiptar , me mend e nje te marri . Qendrimi i Europes dhe i organizmave te saj , eshte shume i qarte ndaj te marrit maje ballkonit , si dhe masave qe ka marre drejtesia shqiptare . Budallenjte shkojne ne Bruksel vetem per te treguar se jane ushtare te bindur ndaj Sali hajdutit kriminel dhe e duan fort , njelloj sa e do Gazi i Kavajes . Lufta e tyre behet vetem per karriken e deputetit por ne listat e mbyllura , se ndryshe nuk i voton njeri .

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. Y
                                                        Ymer Abazi

                                                        Histori e vjeter kjo me Meron! Si gjithmone Mero bart mbi koke hallet e Pushteteve ne seri e nga kjo shqetesohet gjithmone me shume se vete Pushtetet nga c'do levizje opozitare kunder c'do Pushteti nder vite.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. E
                                                          Epopeja e Rilindjoteve

                                                          Shume ngjarje ka neper tonen Shqiperi, por Mero fyellit ne nje vrime me perralla me Sali / Afrikane po importojme jo nga e keqja e nga halli, por se Italise ja kerkon ky Ram budalli / Pensionet u rriten me te famshmin -4.1% "historik", nja 7 buke ne muaj mesatarisht ky "Boom" Ekonomik / Shqiperia me e varfera sot ne Europe, jo deklarim opozite por Eurostat e thote / shqiptaret perdite po e braktisin kete Shqiperi, nga Pushtet-varferia jo nga perrallat me Sali / sado te derdellise Rama e sejmenet me kot, se fukarallekun anembane Shqiperise nuk e fshehin dot / eshte pushtet-Fukaralleku e Maskaralleku bashke, qe e nxjerrin serish ate Ramen bythjashte /

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. T
                                                            Treni

                                                            Janë ca shkrime që i qan por aman, mos ja fut kot me këtë: "...merr 4 vjet dhe maskimum 12 vjet burg. E gjithë kjo, pa 21 Janarin dhe çështjet e tjera që mund t’i hapen." Të gjithë e dimë që ai gjyq do zgjasë pa fund. Kur u desh 4 vjet për një copë shpifaraku si Salianji, imagjino një çështje me 500 faqe.

                                                            Përgjigjjuni

                                                            Lini një Përgjigje