Votimi elektronik dhe makthi i orës 20:00 

18 Tetor 2024, 19:35Editorial Mero Baze

Sali Berisha ka kërkuar të anulohet votimi elektronik në dy qarqet e përcaktuara nga KQZ, pas kërkesës së Partisë Socialiste dhe disa partive të tjera të vogla, që të shtohet dhe Qarku i Tiranës.

Argumenti i Berishës është që votimi elektronik është i manipulueshëm.

Në fakt e vërteta ka treguar se në ato raste që ai është përdorur në mënyrë të pjesshme, si në njësinë administrative Nr. 10 Tiranë, apo në Kamzë, Vorë dhe Elbasan në bashki, ai jo vetëm  që ka rezultuar 100 për 100 i saktë nga riverifikimet, por ka shpëtuar nga korrupsioni dhe procesin zgjedhor.

Votimi elektronik zhduk racën e numëruesve, që janë armiqtë më të pamëshirshëm të partive të vogla dhe më tej komisionerët abuzivë, që janë kthyer në një kosto financiare dhe morale për zgjedhjet.

Mundësisht Shqipëria duhet të kalojë e gjitha në votim elektronik për të çliruar aktorët e rinj nga pushteti i dy partive të mëdha mbi komisionerët dhe numëruesit dhe mbi të gjitha, t’i japë fund debateve psikologjike për fituesin dy ditë pas zgjedhjeve.

Shqipëria është i vetmi vend në botë që zgjedhjet nuk përfundojnë pas votimit, por pas disa ditësh, kur mbaron numërimi. Deri atëherë Shqipëria është gati të digjet nga deliret e fituesit të vërtetë dhe atij imagjinar.

Kërkesa e PD së Berishës ka të bëjë pikërisht me këtë moment. Sali Berisha nuk e duron dot psikologjikisht që zgjedhjet të përfundojnë në orën 19:00 dhe në orën 20:00 Shqipëria ta marrë vesh që ai ka humbur.

Atij i duhen nja dy- tri ditë destabilitet, thirrje për luftë, thirrje për vota të vjedhura etj.

Ajo që i ndodhi në Kamzë ku humbi me 60 për qind dhe kërkoi të verifikoheshin votat elektronike e turpëroi, pasi doli që çdo biletë votuese ishte e verifikueshme dhe ishte njësoj si rezultati zyrtar. Nëse në votimin e zakonshëm çdo kuti që hapet del një ose disa vota gabim, aty nuk doli asnjë. Dhe ai ngeli pa argument.

Tani ai nuk duron dot më përsëritjen e këtij dënimi menjëherë pas zgjedhjeve në Durrës, Tiranë dhe Elbasan, që në fakt është gjysma e Shqipërisë.

Ai e di që po u shpall i humbur aty aq shpejt, gjithë komisionerët e tij në gjithë Shqipërinë nuk bëjnë dot as si banditë dhe as si fitimtarë, por fusin bishtin në shalë dhe pranojnë rezultatin.

Aty atij i vdes beteja e fundit e “mosbindjes civile”.

Është kjo arsyeja që siç thotë dhe Lulzim Basha, ai hodhi sot në kosh betejën dhjetëvjeçare të vet PD për votimin elektronik, pasi ai nuk pranon dot që votat e tij t’i numërojë dikush që nuk e ka frikë atë, siç është kompjuteri.

Kaq është e gjitha.

KQZ jo vetëm që nuk duhet ta marrë parasysh kërkesën, por mundësisht duhet të shkojë drejt thellimit të qarqeve me votim elektronik. Madje Shqipëria duhet t’i caktojë vetes një objektiv për votim 100 për 100 elektronik në zgjedhjet e ardhshme.

Është e vetmja mënyrë që zgjedhjet të kenë integritet, rezultat të shpejtë dhe infrastruktura parazgjedhore e komisionerëve, numëruesve e vëzhguesve, që është një ushtri e paguar edhe nën dorë, të shkrihet dhe të çlirojë energji për aktorët e rinj që hyjnë në zgjedhje dhe nuk kanë mundësi financiare. 

PD e Berishës është pakicë dhe nuk përfaqëson gjithë opozitën. Nëse ka frikë kompjuterët le të mos hyjë në zgjedhje dhe le të shpallë fitoren poshtë penxheres. Shqipëria që nuk ka frikë, as kompjuterët, as Berishën, duhet të shikojë përpara.

18 Komente

  1. L
    L.Xh

    Kompjuteri nuk blihet, nuk shitet e as nuk trembet nga Sali Lusha me shokë, prandaj Saliu i Shiqeres, po leh si qën, sa i ha gërmazi, se po i mblidhet laku në fyt, drejtë ngordhjes si qën i vërtetë që është.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Emigranti në Bruksel

      Kjo nuk është gjë fare. E dëgjove kunatin e Fatmir Mediut, komisionerin Ilirian Celibashi, çfarë tha për votimin e emigrantëve?.......... . Është e vështirë të realizohet, tha. Asnjë operator poste, nuk e mer përsipër. Pse në Kosovë e marin përsipër?!..................... . Tani, prite kur të dalë Saliu dhe të thotë...... STOP VOTIMIT NGA EMIGRANTËT !

      Përgjigjjuni
    2. H
      Halle halle kjo dynja

      O Mero pse lodhesh me SB.Kur ka pranuar ndonjehere rezultatin e zgjedhjeve.Ishte ai qe I detyroi te mos hynin ne zgjedhje dhe pastaj ua faturoi te tjereve.Ai cdo gje e lidh me hallin personal dhe PD e do si kamikaze me shprese se mund te ndryshoje rrugen qe po mer procesi gjyqesor.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kutuzovi

        Asnjehere Sali Berisha me partine e tij terroriste kurre nuk ka pranuar ndonje pale zgjedhje. Gjithemon i ka kundershtuar e akuzuar me akuza bajate si barinjet me dhi ne pyll.Votimi elektronik, eshte i dodmosdoshem dhe te vendoset ,do apo nuk do non grata koqefishkuri. Mos e degjoni,vendoseni. Saliu ka frike nga vota e vertet.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Baglon Haxhiu

          @Kutuzovi ti qenke keq me mllef dhe urrejtje brenda vetes, sepse ndoshta prinderit te kane trajtuar si qen kur ke qene i vogel dhe urrejtjen qe ke kunder atyre e projekton kunder te tjereve pa e ditur. Une te uroj ta mbash gjithe jeten kete urretje se do te te shkaterroje nga brenda, do te ta haje shpirtin pak e nga pak... ta qifte nonen lideri historik Sali Berisha.

          Përgjigjjuni
      2. L
        Loni

        Kjo nuk është opozitë!!! Çdo njeri me gjykim normal merr vesh se opozita po bëhet pengesë për progres teknologjik në këtë vënd. Kur numërimi bëhet me dorë ne kemi 30 vjet që e kontestojnë si një zgjidhje e pasigurtë, tani shkojmë dhe vëmë në diskutim edhe votimin elektronik! Kjo është vërtetë shaka fare pa kripë. Sugjerimet e Bazes, që votimi të shtrihet edhe në qarqe të tjerë, sidomos në Tiranë, si dhe objektivi që në zgjedhjet e mëvonëshme numërimi të jetë 100% elektronik duhet të jetë objektiv i padiskutueshëm. Nuk mund të numërojë Shqipëria në vitin 2030 votat në mënyrë manuale, kjo është vërtetë shumë turpëruese.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Endri

          Asnje presje nuk mund ti heqesh.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Po c'mereni me nje te marre mendesh.

            Jo vêtem ne Tirane por ne te gjitha qytetet duhet votime elektonike . Ne France ku popullsia eshte 65 milione ne oren 20 .00 jepet fituesi . Berrisha nje relike komuniste i perket se kaluares kohes se diktatorit Hoxha, nuk meret kush me nje te marre mendesh qe berrtet nga penxhere wc si Hoxha te rruga Kavajes . Rrefreni ketij te marri dihet u vodhen zgjedhjet,masaker elektorale , nuk njohim zgjedhjet , bandat , u blene u shiten . Votimi elektonike eshte i domosdoshem .

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shkembi

              Ti tallesh o Mero, por eshte hall i madh kur te humbet pordha veren e s' di nga t'ja mbash

              Përgjigjjuni
              1. V
                Veri

                Votimi elektronik zhduk rracen e ndyre te komisionereve te partive te ndyra PS, PD,PR dhe LSI apo PL. Kjo rrace jo vetem shkaterron zgjedhjet por edhe administraten publike sepse ashtu sic vjedhin votat ata duan te vjedhin parate publike me punesime ne dogana, tatime, hipoteka, polici dhe ne cdo pozicion publik qe mundeson korrupsionin. Zhdukja e tyre eshte nje ogur i mire ndersa e kunderta lengim me te shkuaren.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Saliu eshte edhe me qytetar digjital bre....

                  Saliut i ka mardhe pordha shalet, i vjen verdale neper breke, dhe ne fund i del nga goja veremliut.

                  Përgjigjjuni
                  1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                    Mazhoranca duhet të ishte "dakort" me votimin manual, Berisha do kërkonte atë elektronikë. Nuk ka asnjë rast që Berisha ka pranuar propozimet e PS, do vazhdoj me këtë politikë deri në fund, mos u habisni ! Nëpërmjet votimit manual do justifikoj humbjen, fjalimin e ka gati, vjedhje, manipulim, korrupsion etj. Do mbështetet nga grupimi politik që zgjedhjet do t'i ketë dhuratë prej tij. PD do mbaj në rresht duke ja mbyllur gojën individëve të pakënaqur.

                    Përgjigjjuni
                    1. H
                      Hatixheja, nga dera e Profetit të Surelit!

                      Plotësisht e vërtetë. Ashtu si një fëmijë e parritur, I cili bënë të kundërtën që t'i shkojë e tija,( kur qanë një fëmijë, po ti thuash qaj më fort, ai pushon) edhe Berisha bënë të njëjtën gjë. Ky njeri vuan nga negativizmi, sëmundje e foshnjeve të parritur.

                      Përgjigjjuni
                    2. E
                      Ekonomisti

                      Saliu eshte njeriu qe nuk e pranon progresin, ka frike dhe qe po e peson cdo dite prej tij

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Shpenka pe Korçe

                        Saliu eshte nje kameleon profesionist dhe mundohet gjithnje qe kandari te anoje nga ana e vet . Vazhdimisht ai eshte munduar te manipuloje me rregullat dhe ligjet e shtetit ne te gjitha proçeset zgjedhore , ne interes te partise se tij . Edhe kur ka qene k/minister ka manipuluar me vendimet e qeverise , vetem per interesat e veta dhe femijeve te tij mashtrues dhe hajdute . Rastet me flagrante jane Gerdeci dhe klubi "Partizani" , per te cilat eshte vene ne arrest nga drejtesia . Edhe ne rastin konkret kerkon te krijoje situata sa me te veshtira per te justifikuar humbjen e thelle , i cili e di fort mire qe do pesoje .

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Edhe fytyra si ujk e tregon ligësinë e tij

                          Akoma merrni me këtë kriminel komunist nga më të ndyrët e malokëve,një njeri i ardhur nga shpellat sado të ketë jetuar në qytet,brënda tij është ruajtur egërsia e njeriut të egër si qeni që është kryqëzuar me ujkun... Ky plehrë nuk mjafton që u rrit në shpellë,por u edukua me veset më të këqijat që nga servilizmi e ligësia dhe një ditë me urdhër të Ramizit dhe me nuhatjen e tij prej uriahipi u gdhi demokrat dhe pjesa më injorante e pranoi,dhe nuk shkëputen nga ky maskara që e dredh sa andej e këtej dhe faji është i drejtësisë që ndërtoi po ky kriminel për të mbrojtur vjedhjet dhe krimet e familjes......ka qënë një djalë diku që ngjitej në një shtyllë dhe gjyshja i thoshte të zbriste por ai ngjitej më lartë,dhe ajo i thoshte ,mirë mirë ngjitu,ai fillonte të zbriste,pra bënte të kundërtën e asaj që i thoshin,edhe Saliu është si ai fëmija që do të bëj të kundërtën e asaj që thotë shumica pavarësisht se më parë ka qënë edhe ideja e tij....

                          Përgjigjjuni
                          1. V
                            Vicidoli

                            Ky ashte preteks mos me hype ne zgjedhje nuk e njihni gerdadhen e Sheqeres me shale te hapur nga Karaxhixhi

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Aruro Ui-u shqiptar=Salih Ram Berisha

                              Ne te gjithe boten e qyteteruar,pa diskutuar per BE-ne,por dhe ne vendet ne zhvillim rezultatet e zgjedhjeve dalin brenda dy ditesh dhe dy-tre ore pas mbylljes se votimeve ,pasi shihet trendi i tyre,humbesit dalin ne deklarate zyrtare dhe urojne fituesin. Vetem ne shtetin shqiptar,kur nderthurren interesat personale te agjentit te UDB-se Berishovic me pseudonimin "Bisturia" e klonet e tij origjinale,zjarrvenesit e ketij vendi si UDB-ashi tjeter Noka e te degjenruarit e tjere pas tij si Paloka,Vokshi,Kerrici,Bardhi ,si orkestrues i vrasjes ne Elbasan ne zgjedhjet e kaluara dhe jo vetem etj etj e bashke me ta kandidati kryesor per ne SPAK, Ilir R.Meta/j ,i mbiquajturi "Ilir Floriri"e krietaret e betonuar 40 vjecare te partickave inekzistente te Mediut,Dules, humoristit Ndoka etj etj ndodh cudia qe kembengulet te mos lejohet numerimi elektronik dhe KQZ-ja per cudine e te gjitheve " pranon presionin e tyre" m demek ne emer te demokracise per te vijuar pas 34 vjetesh qe rezultatoi i zgjedhjeve te jete ne dore te kamikazeve te partive,te cilet me porosi e udhezim te kryetareve te partive te deformojne,pengojne e zgjatin numerimin e daljen e rezultateve te zgjedhjeve pas nje jave,dy javesh e me shume.Dhe eshte interesante qe ,megjithese Shqiperia po shkon drejt hyrjes ne europe,perfaqesuesit e BE-se,te ODIR-it e organizata te tjera nderkombetare akoma nuk e presin kete rruge te dyshimte te numerimit te votave nga partite politike.Greqia dhe Italia fqinje ,te cilave duam tu bashkangjitemine BE, as mund ta imagjinojne qe ne shtetet e tyre numerimi te ngelet ne dore te partive politike dhe vendin e partive politike e kane kufizuar ne rolin e vezhguesit,me nje kartele te varur ne gjoks! Deri kur KQZ-ja dhe keto organizma nderkombetare do bejne sehir dhe do vazhdojne te lejojne qe komisionet zgjedhore te perbehen nga pefaqesuesit e partive e do lejohen te jene akoma ne meshiren e "Demokrateve"antidemokrate,ne rastin me te mire e te armiqve te kamufluar te shqiperise,te infiltruar duke uzurpuar me forcen e armeve rolin e kryetareve te partive opozitare si Salihu i PD-se se -rithemelimit e Partia familjare SHPK e Leshelise"Lirise"{ ne rastin me te keq),me demek ne emrin e partive qe udheheqin opoziten ( duke e shkaterruar dhe opoziten dhe sistemin demokratik ne Shqiperi edhe pas tre dekadash e ca te ndryshimit te sistemit politik ne Shqiperi? Deri kur do lejohet qe votat e partive te vogla opozitare t'i numerojne nmumeruesit kamikaze te Salih Non Grates e te Ilir Met-aj Floririt e Mediut pas tyre? do te ishte ne nderin e Ilirjan Celibashit dhe te KQZ-se si institucion me integritet qe ne zgjedhjet e ardheshme numerimi i votave te behet nga komisione te depolitizuara dhe jo nga kamikazet partiake,te djathte apo te majte qofshin dh numerimi elektronik te shtrihet ne te gjithe Tiranen,ne Durres,Elbasan apo ne Fier e Vlore.Shqiptaret paguajne qe paguajne.Te pakten te mos torturohen me jave te tera nga lojerat e te korruptuarve,krimineleve e Non Gratave qe kane nga viti 1990 qe jo vetm i kane vjedhur e grabitur,jo vetem i kane vrare pa u hyre gjemb ne kembe,por dhe kane tjetersuar apo kane tentuARar te tjetersojne vullnetin e popullit shqiptar me ane te kamikazeve te tyre ne komisionet zgjedhore e i kane zene frymen ketij vendi e ketij populli! Enough is enough!

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje