Veturat luksoze që zëvendësojnë popullin 

30 Tetor 2024, 18:34Editorial Mero Baze

Për herë të parë PD po “mekanizon” protestat e saj të mosbindjes civile, duke zëvendësuar popullin me vetura. Pasi dështoi protesta e tyre e parë në Tiranë, ku thirrën gjithë Shqipërinë dhe nuk mblodhën dot 500 vetë, vendosën të ndryshojnë procedurën e protestës.

Meqë populli nuk mblidhet kundër qeverisë, të përdoren  veturat e deputetëve kundër popullit në kryqëzime.

Kështu, dje në gjashtë kryqëzime të Shqipërisë, “heronjtë” e vërtet të protestës ishin makinat luksoze të deputetëve.

Natyrisht në vend të parë për nga vlera e makinës mbetet Flamur Noka. Ai parkoi një Range Rover 200 mijë euro tek mbikalimi në Tiranë. Pastaj i kompleksuar nga çmimi i lartë i Range Roverit bëri sqarim që nuk ishte i tij, por i Lulzim Bashës. Në fakt ishte i të dyve, dhe i tij, dhe i ish- kryetarit të PD.

Por duhet thënë që Range i Flamurit është më luksoz se i të tjerëve. 

E vetmja e metë e tij është se me të nuk shkon dot në Angli.

Në kryqëzimet e tjera po ashtu shquanin makinat luksoze të 16 deputetëve, të cilat bllokuan trafikun.

Kjo ishte një zgjidhje e mirë teknike e PD. Me këtë rast makinat bëhen të dobishme dhe bllokimi i rrugëve është më i lehtë.

Ky mekanizim i procesit të mosbindjes civile, duke zëvendësuar popullin me vetura, është efikas dhe shmang përballjen fizike të deputetëve me njerëzit që bllokohen në rrugë. Maksimumi dikush prej tyre mund të nxehet e të djegë ndonjë veturë. Por deputetët vet janë të sigurtë.

Problemi i vetëm është se kur të vijë dita e zgjedhjeve, populli do votojë deputetët dhe jo veturat e tyre. Po të kishte rëndësi vetura, natyrisht Flamur Noka me veturën e tij luksoze mund të ishte më i votuari në Shqipëri. 

Puna është se ajo vetura luksoze e parkuar përballë qytetarëve që nxitojnë në hallet e tyre të përditshme, të heq dhe ato pak vota që të kanë mbetur për inerci. 

Dhe i vetmi vend ku mund të fitojë pas kësaj PD, është tek panairi i veturave luksoze. Ai bëhet çdo vit dhe kanë më shumë shanse të fitojnë disa herë për katër vitet e opozitës.

12 Komente

  1. k
    kxp

    Kur keta bastarde te bllokojne rruget heren tjeter,populli duhet te marre fadromat e te hapi rrugen vete.

    Përgjigjjuni
    1. s
      saliu duhet te shpallet terrorist

      didoqofte kane bere permirsime se dikur kishin tanke dhe sali lushen,kurse tani kane makina luksoze me paret e vjedhura dhe nje grusht cecenesh te tokave te xanuna se shumica e kuptoi se me cfare rrugacesh kane te bejne.Keta plehra nuk po kuptojne se sa me te dhunshem behen per pushtet aq me shume njerzit i urrejne dhe nuk i bashkohen dhe nuk i votojne.Shurraqi sali ka rrjedhur dhe kerkon te mbroj familjen e tij me idiote si muli qe eshte rritur ne maj te pemes....

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fjala jote zen vend o Mero trimi

        Mero, thuaj troc popullit qe eshte ofendim per kedo shqiptar normal nga fiqiri te shkoje pas Mul Nokes, ish rojes se godines se PD, dhe bythefshires i Sali qenit. Perseriti popullit qe Muli eshte edhe klysh i Udbes. Thuaj edhe sa sa e cilet nga deputetet aktuale te Saliut jane klyshe te eger te rregjimit te kaluar dhe sa ish spiune te sigurimit. Po do ndihme per kete na thuaj, por ne e dime qe ti di shume me teper se ne. Rama ben gabim qe nuk hap dosjet, dhe do paguaje faturen e tij per kete.

        Përgjigjjuni
        1. L
          L.Xh

          Duhet të bëhet edhe konkursi i bukurisë së makinave, dhe me siguri,makina e Albana Vokshit, do të bëhet MISS MAQINA, duke i ngjarë të zonjës…

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lirim Mehmetaj

            Fazli Haxhiu krye-sekretar i UDB e OZNA në Prishtinë; i biri Baton Haxhiu, spiun i MUP e BIA serbe dhe këshilltar i Thaçit e Ramës. Baton Fazli Haxhiu, shtetas i Kosovës, i lindur më 24 shkurt 1965 në fshatin Paklek të Drenicës, është rekrutuar që në moshën 20-vjeçare, më 18 qershor 1985 nga Drejtoria e Rekrutimeve në Ministrinë e Brendshme të Serbisë (DMUP). Rekomandimin për angazhimin e Batonit, shërbimeve sekrete Serbe ia kishte bërë babai Fazli Haxhiu, rezident i mirënjohur aktiv i këtij shërbimi në Kosovë, i cili kundrejt financimeve serbe, kishte krijuar një rrjet prej 320 informatorësh në zonën e tij Drenicë e deri në Prishtinë. Në gjyqin e Hagës, Miloshevici i tha: - “Ti Baton ke qenë dhe je bashkëpunëtor i shërbimeve tona sekrete”; fakt që dëshmon, se gjersa rolin e tij e dinte Milosheviçi, do të thotë se Batoni ka qenë në elitën e spiunazhit serb në Kosovë. Por dhe babai i tij, Fazli Haxhiu, ka qenë spiun me vlerë për 3 shërbimet sekrete serbe, dhe i shfaqur publikisht, kur banorët e fshatit Paklek, të Drenasit e krejt zonës së Drenicës, i përzunë familjarisht me damkën si shërbëtorë të Serbisë e armiq të shqiptarëve. Shërbimet e familjes “Haxhiu”, janë ushtruar nga stërgjyshi i Baton Haxhiut, i cili ka qenë mik i ngushtë i Krajlekvinës Serbe. Më pas nga gjyshi tij që ishte mik i Aleksandër Rankoviçit në atë kohë Ministër i Brendshëm i Serbisë, i njohur si “Përbindëshi Leka”. Misioni familjar si spiunë, vazhdoi nga Fazli Haxhiu, babai i Baton Haxhiut, i cili ka qenë paralelisht spiun e shef spiunësh për shërbimet sekrete të Serbisë në Kosovë: UDB-ës; i Kundërzbulimit Sekret të Ushtrisë Jugosllave “KUSJ”; i Shërbimit Informativ Serb “BIA” dhe i Drejtorisë së Mbrojtjes Popullore të Ushtrisë Serbe “OZNA”, që faktikisht ishte organizatë terroriste e përndjekjes, torturave, vrasjeve e zhdukjes së shqiptarëve që kërkonin sovranitet. Në arkivën e organizatës “OZNA”, një ndër kontributet e mëdha të Fazli Haxhiut në drejtimin e xhelatit Aleksandër Rankoviç; është informacioni që i dha shërbimeve sekrete serbe, për shqiptarët e armatosur që do ngriheshin kundër pushtetit serb në vitet 1955-1956. Falë spiunimeve të Fazli Haxhiut e rrjetit të tij, atëherë kur u burgosën dhe u masakruan 410 shqiptarë, mbi të cilët ushtroi tortura dhe babai i Baton Haxhiut. Si karrierë të lartë për shërbimet e kryera, Fazli Haxhiu ka pasur tre detyra: Drejtues i rekrutimeve në organizatës terroriste shtetërore serbe “OZNA”, shef spiunësh serbë në Kosovë dhe Krye-sekretar i UDB-ës e Ministrisë së Brendshme në Prishtinë. Ndërsa si shpërblim, përveç parave, Fazli Haxhiut i dhuruan kompleks banese luksoze në Prishtinë dhe mbrojtje policore për të e familjen, pasi e përzunë nga fshati Paklek e Drenica. Prej 39 vitesh, që nga mosha 20-vjeçare, aktivitetin familjar në shërbim të agjencive sekrete serbe në Kosovë, po e vazhdon Baton Haxhiu; fillimisht si spiun i zakonshëm deri në vitin 1997 kur u desantua në mediat dhe politikën shqiptare të Kosovës, nëpërmjet Zoran Stijoviç, Drejtor i Rekrutimeve dhe Operacioneve të UDB në Kosovë e shefit të madh Jovica Stanishiq. Madje, një nga detyrat kryesore të Baton Haxhiut gjatë luftës, ishte depërtimi dhe mbledhja e informatave brenda komandës së UÇK; dhe ia arriti qëllimit, duke u bërë gjoja zëdhënës mediatik i Hashim Thaçit e drejtuesve të tjerë, ku merrte informacione dhe natën i raportonte direkt te  shefi i UDB në Kosovën, Jovica Stanishiq. Aq shërbime të vlefshme bëri Batoni për UDB-ën, sa Jovica Stanishiq e bëri anëtar të Komitetit të Posaçëm Serb “Patkoi” me objektiv projektin “Kosova tokë e djegur”. Pas luftës në Kosovë, Baton Haxhiu u bë këshilltar i Hashim Thaçit kur ishte kryeministër e President, ndërsa në janar 2014, u bë këshilltar i kryeministrit Edi Rama për çështjet Kosovë-Serbi, ku si kontribut i njihet propaganda për ndarjen e veriut të Kosovës dhe promovimi  e mbrojtja e interesave serbe në Kosovë e Shqipëri.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Treni

              O te panairi veturave ose në Kavajë, bastioni i idiotëve të fundit që mendojnë se janë "demokratë."

              Përgjigjjuni
              1. R
                Rezi

                Turp të quhen deputetë këta. Cilin popull përfaqsojnë? Vetëm popullin jo, krimin po. Turp për ndjekësit e këtyre veturave, keqardhje që ju është shplarë truri nga idjotët, për sa kohë paratë e non gratës do mjaftojnë, dembelët e kafeve janë të varur nga kati i tetë. Duke qënë se është vepër penale, të gjithë duhet të dënohen në bazë të ligjit.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Aron

                  Ishte nje shkrim me titull:-'Populli sot nuk ishte në shesh, por i burgosur brenda makinave në radhë: një tjetër boomerang politik kundër Sali Berishës', dhe duket qarte qe sjelljet e Saliut dhe falangave qe i shkojne mbas po e kthejne edhe me kundra popullin. Por sot Partia e Saliut ose PD dhe deputetet qe i shkojne mbas bene nje tjeter bllokim, ate te Rezolutes per 'Asociim Stabilizimit' per vajtjen perpara procesin e integrimit ne BE, sepse sipas PD'se, PS'ja nuk u dha atyre perfitime personale dhe partiake. Kjo tregon qarte, qe PD'ja vazhdon te pengoje Shqiperine dhe shqipetaret per te shkuar perpara, dhe kerkon ti mbaj te bllokuar, ndaj dhe shqipetaret ti flasin mendjes dhe mos ti japin me ketyre grupeve kriminale te mbuluara me petkun politik, si PD, PL e shume te tilla si keto parti asnje vote. Keta kane treguar qe mendojne vetem per veten e tyre, e kane thene me fjale e me vepra.

                  Përgjigjjuni
                  1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                    Po konsumohen "fishekët"e fundit, autoveturat. Të gjitha janë të "blera" , paturpësisht krekosen para tyre. Për t'a nuk janë problem veturat, por janë të stresuar se populli i Tiranës ju ka kthyer bythën ! Askush prej tyre nuk jep alternativë për zgjidhjen e problemit.

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      Jugu

                      Po mire o keta i kemi pare dhe share sa kemi dashur. Po kemi nje hajdut te gjate me vite tashme qe e rropi kete vend, e shfarosi nga qytetaret, i perzuri njerezit, korrupsionin e lejoj ne cdo qelize te atij qe quhet shtet dhe prone publike, dhe ti nuk po shkruan nje rrjeshte ta denoncosh maskarain. Perse? Apo ke vite qe perfiton nga ai dhe ai Lal fiku. Me pensionistet po tallni trapin dhe asgje nuk shkruani. Nuk eshte mire keshtu, se do merreni dhe jetoni me afrikanet dhe afganet pas ca vitesh se vendasit ju ben naften dhe cicin ne koke, iken nga syte kembet.

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Makiaveli

                        Këta të bllokojnë rrugën 30 min por bela dhe 5D i vodhën rruget dhe çdo hapësirë toke atij vendi vazhdo Mero avazin dikur me Saliun dot me Ramiun

                        Përgjigjjuni
                        1. k
                          kolegu i SPAK

                          Mero qe me aq zell e profesionalizem paska vleresuar Range Rover te Nokes, le te shkoje e te sjelle edhe nje vleresim te asaj "gjese" ku banon kreu i qeverise e partise "prane shtresave ne nevoje" ne Surrel...nese e lene te afrohet, sigurisht, ... te na binde (po mundi) se ajo eshte ndertuar me vetem ato 3000 Euro te deklaruara nga banuesi i saj!

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje