Pensioni social si zgjidhje kushtetuese  

1 Nëntor 2024, 20:12Editorial Mero Baze

Edi Rama po përpiqet t’u sqarojë pensionistëve shqiptarë skemën e vështirë të pensioneve, e cila është skemë piramidale e pastër. Kontributet e ekonomisë për skemën e pensioneve janë më të vogla se sa pensionet që shpërndahen aktualisht. Thënë shkurt, skema është e falimentuar.

Natyrisht nuk është Shqipëria vendi i vetëm që e ka këtë hall. E kanë dhe vende shumë më të zhvilluara. Në Perëndim këtë hall po e zbut emigracioni i ri, që regjistrohet dhe formalizohet si fuqi punëtore.

Problemi që ka Shqipëria, është se ekonomia e sotme mban me pensione një gjeneratë të moshuarish që janë gati sa dyfishi i këtyre që punojnë sot.

Pra kjo skemë vuan mes të tjerash dhe diferencën e numrave mes dy gjeneratave, asaj që merr pension dhe asaj që kontribuon për pensionet.

Problemi tjetër më i dhimbshëm është se kjo skemë është e falimentuar edhe me pensione të ulëta, e jo më me pensione të rritura drejt minimumit jetik.

Pra edhe pse pensionet janë shumë të ulëta, skema prapë është e falimentuar.

Opozita, e cila e ka kryetarin e saj pensionist, ka një sjellje jopolitike ndaj këtij problemi, duke thënë gjëra populiste, pa asnjë vlerë. Kryetari i parties, që është dhe një nga pensionistët më të pasur të Shqipërisë, herë pas herë lëshon broçkulla rreth pagave dhe pensioneve, ndërkohë që ka pasur të ardhurat më të ulëta në skemë gjatë kohës që ka qeverisur.

Në këto kushte debati nuk bëhet më si të fuqizohet skema, duke rritur natyrisht kontributet për pensionet. Por si ta kompensojë qeveria skemën.

Kompensimi i skemës kërkon pak më shumë se 1 miliard euro në vit, nëse do të arrish një minimum pensionesh të pranueshme.

Në këto kushte qeveria duhet të guxojë dhe të gjejë një zgjidhje sociale për pensionet, pa ndërhyrë në financimin e skemës. Zgjidhja është përcaktimi i minimumit jetik të Shqipërisë, që e ka detyrim kushtetues, dhe kompensimin e çdo pensionisti me një pension social, që shkon tek kufiri i minumimit jetik. Pra nëse minimumi jetik rezulton 250 euro, atëherë qeveria të kompensojë me pension social çdo pensionist derisa t’i shkojë shuma 250 euro. Kjo zgjidhje, edhe nuk e prek skemën e pensioneve, edhe rrit përgjegjësinë e qeverisë për qytetarët e saj, duke i kompensuar ata për minimumin jetik, i cili është dhe detyrim kushtetues.

Ndryshe sqarimi i pamundësisë së ndërhyrjes në skemën e pensioneve do të bëhet një debat dëshpërues, pasi të moshuarve të sotëm, nuk mund t’u tregosh ëndrrat e së ardhmes, përveç atij kryepensionistit që shpreson të vijë në pushtet, në moshën 84 vjeçare.

56 Komente

  1. S
    Saliu KM, ububububu.....

    Ne moshen 84 vjecare saliu do jete rruges per ferr, jo per KM. Vendosni nje billboard te madhe per ta pare nongrata sa here del te pellase qe ti ngulet ne tru e ne mendere idiotit te dobishem te Rames.

    Përgjigjjuni
    1. L
      L.Xh

      Po të martosh GJARPËRIN (Sali Berishë dhe bijtë) me IRIQIN (Ilir Metaj dhe Moniçkë Kokëmadhja) do të dalë TEL ME GJËMBA që kushdo që ciket me të, ngelet rob i këtijë mut teli, që i është ngjitur këtijë vëndi e këtijë populli, si rrodhe, si muti pas këpuce.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pensionisti

        Bravo L .Xh. kështu Eshte.

        Përgjigjjuni
      2. S
        Shpellari komunist sali

        Vetëm Sali krimineli e zgjidh këtë problem se është sheiku viçidolit,sypeshkaqeni ka fabrik boronicash dhe bredh nëpër ishuj

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lavdosh

          Mero djali, Kjo eshte zgjidhja e duhur Per ta bere me te drejte, duhen vene disa kushte si psh: A) pensioni social (différenca midis pensionit actual dhe minimumit jetik) paguhet vetem per ata pensioniste qe jane residende ne Shqiperi B) pensioni social paguhet vetem per ata qe Kane te ardhura me te uleta se minimumi jetik. Kjo do te ndihmoje ne formalizimin e ekonomise dhe te gjithe te paguajne taksat

          Përgjigjjuni
          1. x
            xheJ.eN.Bi

            O pensionist,nuk e kuptove Meron në Editorial. Minimumi jetik nuk matet ashtu si thua ti .Minimumi jetik matet sa të ardhura i duhen një njeriu për të kaluar muajin.Dhe duke blerë mallrat me një çmim normal .Dhe minimumi jetik nuk jepet kush të dalë përpara atë e jep bashkia që njeh dhe banorët e saj.Dhe Merua niset mbi këtë minimum të kompedohet pensioni.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bashkiaku

              Bashkia jep nje ndihme ekonomike modeste qe eshte qesharake se aq mundesi ka. E di sa eshte minimumi jetik ne Shqiperi? 200 euro ne muaj. Minimumi jetik matet me kalorit qe i duhet nje njeriu te jetoj ne muaj. Pensioni eshte per ata qe paguajne kontribute, te tjeret ndihme sociale si ne gjithe Evropen. Edhe te marresh ndihmen sociale ne pleqeri ne Evrope duhet te plotsosh kritere shume te forta.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Demokrati me mend ne koke

                Si e nxorre 200 eu. Jane nje liste artikujsh qe percaktojne minimumin jetik. E ke gabim. Nuk del aq. Te pakten fare 250eu. Dhe kjo eshte dhe shifra e pensionit social. Rrjedhimisht nuk mund te kete rroge me te ulet se 2 fishi i minimumit jetik. Pra 500eu.

                Përgjigjjuni
          2. P
            Pensionisiti

            Punojne ne te zeze dhe kur plaken ankohen se ju del pensioni qesharake. Njerezve duhet tu thuhet e verteta e te marrin pergjegjsit e tyre individuale. Budallenj jan ata qe paguajne cdo muaj jo vetem ne shtet por edhe privat? Tjera zoti Mero minimumi jetik nuk jepet pa kritere. Ne cdo vende te botes duhet te vertetosh qe e meriton pagesen e minimumi jetik nga shteti. Duhet te vertetosh qe nuk ke pasuri, nuk ke te ardhura dhe nuk te ndihmon dot kush. Vetem ateher te jepet. Si mund ti jepet minimumi jetik njerezve qe kane prona, makina apo edhe pasuri? Je dakord ti Mero qe pensionistit qe ka nje vile ne fshat apo qytet qe i ben 200 mij euro ti jepet 250 euro minimumi jetik nga taksat e tua? Minimumi jetik ju jepet te semureve, te varferve apo atyre qe jane pa njeri nuk mund tu jepet llafazaneve dhe atyre qe dine vetem te qahen dit e nate. Hajde shikojini ne Evrope rrine pleqte neper autobuza sepse nuk kane para te paguajne per ngrohjen ne shtepi.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shkembi

              C'jane keto hajvanlliqe qe llomotit more hajvan I plaku???

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tartufi

                Hajvanit plakut ,uroje te laje halete sa me shpejte , dhe sa me shume nga kjo mbeturine e se djeshmes. Ky poturexhiu e di shume mire ,qe masa e madhe e tyre voton kete bajge lope . Mos e cani trapin per kete lloj turme pa vlere,le te shtihen si gjithmone per nje cope buke e koker domate. Te privilegjoshe krijesen sakate eshte qe te gjithe shoqerine ta sakatoshe . Kjo krijese [ sakate ] ka prure ne jete kete pisllek hajdutesh te ndyre qe kur fillon te vjedhe dhe mashtron e fillon nga familija e tij nga nena dhe babai ,pastaj nga lagjija e me poshte. Lerni te vdesin ne mjerim se e keqija e tyre eshte trashegimnija qe kane lene keta .

                Përgjigjjuni
                1. p
                  pjeter

                  Ti u rrojç bolet atyre pensionistave,se nga djersa e tyre jane bere pasunike banditet si Sali UdB-shi e Like hajduti. Shko te te bej shurren poshte ballkonit ai i madherishmi ty e mos u merr me pensionistat ti,se ne vend te trunit,tratuf te kalbur ke,idiot.

                  Përgjigjjuni
              2. D
                Demokrati me mend ne koke

                Lexo icik me shume matane detit o pencionist. Se ketu ke shkrujt ca te do shpirti ty. Realisht nuk eshte si thua ti.

                Përgjigjjuni
                1. I
                  Ilir

                  Pensionist, keta dine vetem te shajne. As qe e kuptojne ate qe thua. U thua qe TE PAGUAJNE SIGURIMET KUR PUNOJNE, e te mos ankohen pastaj per pensionin... te shajne. U thua qe s'te jep Kush pension social nese ke prona... te shajne. U tregon qe pleqte rrijne neper autobuza e qendra tregtare per te qene ngrohte apo ne vere fresk se nuk kane te paguajne, (une kete e shoh perdite) dhe prape te shajne. U thua qe pensioni social u duhet dhene te semureve, atyre vertete pa mundesi reale... vazhdojne te bejne vetem nje gje... te shajne... e pra... a ja vlen te flasesh me keta?! Edhe pse nuk fole me ta... nuk i dhjeve! Ky eshte popolo skipetari... pa punuar, pa kontribuuar... do para, dhe po nuk ua dhe? Fajin e ka qeveriu. Thjesht do t'u hapja ca mensa popullore, t'u ipja te hane, te flene... se per gje, as kane qene ne rini e aq me pak ne pleqeri. Ah po... dine te japin mend... qe s'i kane.

                  Përgjigjjuni
                2. R
                  Rrok NDOCI

                  Këto gënjeshtrat me sociale, invalide, ndim ekonomike, pens.dëspeciale etj etj janë marifete për parazitët dhe fallsifikAtorët.... Pensioni është për ATA që kanë paguar , të tjerët që skan pagu , s'ka pse të marrin pension...se i kan në bark ,ose në xhep.....kaq e thjeshtë është .. skema falimenton se jep parazitëve pension për vota.....

                  Përgjigjjuni
                  1. H
                    Huri

                    Bravo ,Ndoc Rroku,ashtuceshte.Kur punoninne te zezë a ju vinte mirë atyre?

                    Përgjigjjuni
                  2. Q
                    Qéveria te mbledhi taksat

                    Pensionet jane grope per buxhetin . Pjesa me e madhe e pageses se pensioneve paguhet me borxhet qe shteti mère ne banke . Nuk e di ne cilen zone eshte Shqiperia pasi ka AAA , BBB , CCC, DDD... Kur je ne zonen AAA e ke % e mare ne banke me % me te ulet . Frances i u hoqe nje A dhe eshte ne zonen me dy AA ku % e borxhit e mare ne banke eshte me e larte . Shqiperia munde te jeté ne zonen CCC dhe varet se C ka ku % dhe veshtiresia per te mare borxhet ne banke eshte e larte , kujtojme Greqin ne kohen krize ishte me tre DDD asnje banke nuk i jepte borxhe. Por nje fakte eshte qe zoti Rama nuk ka vende per justifikime , per mbledhjen e takses eshte ai qe duhet te mbledhur dhe qindarken e fundit e jo te deklaroje menyren si punedhenesi vjedhe . Ne France ka pensionist qe mari 300 euro kryesisht agriculteurs Nje pensionist qe ka punuar si sekretar médical mer 960 euro pension me kete shume nuk pagune dot qerran e apartamentit sikurse ka qe marin dhe 2500 euro varet nga puna qe ke kryere . Nje nga aresyet e ritjes se moshes se daljes ne pensoon eshte pa mundesia per ti paguar borxhet e medha pasi jetegjatrsia per femrat eshte 85.5 vjeç dhe meshkujt 81 vjeç do te thote qe nese fel 60 vjeç ne pension do pagujesh plote 25 vjet burre e grua . Askush nuk do kete mundesin te risi pensionet nese dikush premtone genjene sidomos me ekonomine shqiptare. Gabimi qeverise shqiptare eshte mos vjeljz e takses . Franca po kerkone te kopjoje modelin Belge ku ne momentin qe kamariere arketone 1 euro per nje kafe ne kasse te dhenat i shkojne direkte ministrise se finances . Eshte e vertete qe pensionet jane te ultra por shteti se ka mundesi ne .

                    Përgjigjjuni
                    1. k
                      keq ne soc e keq ne kap

                      mire e argumenton ti,por kjo vlen per ato vendet perendimore apo edhe usa qe kane ber shtet,por jo per ne qe ka rrumpall 34 vjet dhe askush nuk paguan taksa ose rroga deklarohet me pak dhe paguajne per sig shoqerore nje shifer qesharake dhe fondi i pensioneve eshte grop.Kete e kane edhe shume vende ku ka me shume pensionist se sa punonjes dhe mosha mesatare e jetes eshte rritur....tek ne qe shumica jane pensioniste te soc dhe kane dal ne pension duke filluar nga 50 vjec( nje kategori)dhe 60 vjec dhe ka pensionista qe kane me shume vite pensioni se sa vite pune....700 mij pensionista dhe 500 mij punonjes dhe si mund te plotsohet buxheti i pensioneve,apo ajo qe thote Mero per pensionin social 250 euro per nje parazit qe nuk ka paguar asnje takse e te mari me shume nga ai qe ka punuar me rregulla gjithe jeten....

                      Përgjigjjuni
                    2. G
                      Gjeli

                      Neve nuk na duhen keto prralla qe thua ti me Ramen,je i zoti ti ngresh pensionet jo , ik te vije nje tjeter qe e ben

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        Gjel deti vertete

                        Zogu nuk votoje as Ramen e as te tjeret. Kur kazanet e mbremjes nuk bejne emision qe njerzit te kuptojne eshte normale rreagimi injorantit . Si behet ne Dubaï qe nuk ka pension ? . Asiatique kane kulture qe nje rroge e ndaje ne tre pjese ku nje pjese e depozitojne per te ardhemen ehhhhh mos prisnim nga shteti por mendoni per vête

                        Përgjigjjuni
                      2. A
                        Angjelina Xhara

                        Nuk e kuptoj si ka një diferencë të paimagjinueshme mes pagës së deputetit...?!.. dhe pensionistit që mban gjallë një shoqëri të vërtetë, me figurën e gjyshit e gjyshes që ka sakrifikuar një jetë të tërë dhe vazhdon të jetojë me kursim si në socializëm. Duhet menduar nga Qeveria një mënyrë tjetër,siç sugjerohet në shkrimin që sapo lexova. Plus, meqë kam qenë emigrante, të zgjidhet puna e pensioneve tona edhe me Greqinë, siç u be më Italinë.

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

                          Τό "μακρι" θά πάρετε απ'τήν Ελλάδα.... αχάριστοι τουρκαλβανοί!!

                          Përgjigjjuni
                          1. p
                            pjeter

                            O rrace shkerdhyer,tani qe komentin e shkrojte greqisht e bere punen, te pane qe je puntor e ta shkrojten emrin ne bodero. Te dhjevsha gjithen e kina gjithe sojin te shkerdhjefte,e madje edhe keta te redaksise qe te publikojne.

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Arbeni

                              O grekqirë,o evgjit muti.

                              Përgjigjjuni
                            2. A
                              Athina

                              Greket po lene te vdesin pleqte e tyre ne Athine e jo me te mendojne per shqiptaret.. Nuk e ke pare Athine plot me pleq qe mbajne rradhe per supen, edhe ne kazane plehrash i gjen. Greqia eshte vende i botes se trete, vetem si Greqia mos te behemi. Shyqyr qe ka diell dhe ngrohen ne diell se do i gjeje te ngrire nga i ftohti neper parqe.

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Demokrati me mend ne koke

                                Fiks. Me ka ardhe gjynof per grekerit. Tu i plas frigoriferi nga ushqimet. Po e mendojne seriozisht te marrin pasaporte shqiptare. E ke pa ne kufi? Po majne rradhe me kalu knej me shiju pensionin e mrekullueshem.

                                Përgjigjjuni
                            3. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                              Do filloj të rriten numri i personave që plotësojnë moshën e daljes në pension, por që nuk kanë kontribuar për pension asnjë qindarkë!!!! Janë shumë pa derdhur kontributin, kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë pa u siguruar. Le të bëhen shëmbull për të tjerët. Jo pa përgjegjësi janë dhe ish qeveritarët apo ata që janë në pushtet, për mos mbledhjen e detyrimeve të sigurimeve, të cilat shkaktojnë në drejtim të paditur.,..

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Piu penssion

                                Ka vetèm njè mundèsi pèr tè sistemuar pensionet nè Shqipèri:-sekuestrimi i tè gjitha pasurive tè pa ligjèshme. Nga Berisha

                                Përgjigjjuni
                                1. K
                                  Kjo është e vërteta që fshihet pas të ashtuquajtur

                                  Kjo është zgjidhja më e arsyeshme, ndërsa rritja e çdo pensioni është e pamundur ekonomikisht dhe e padrejtë realisht. Pensionet e larta që përfitojnë një pjesë e shoqërisë, janë jo për meritë të tyre, por për faktin se shumica prej tyre kanë qenë favorizuar duke qenë në punë të mirë-paguara (kryesisht në shtet) jo për aftësitë tyre por, për lidhjen e tyre me partitë qeverisëse ose të favorizuar prej tyre. Shtesa e pa privilegjuar që ka mbetur pa punë ose ka qenë e detyruar të punojë në të zezë, është ajo pjesë e shoqërisë që sot nuk përfiton një pension të denjë për të jetuar.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. I
                                    I indinjuari

                                    @Kjo... Je komplet jashte llogjike. Ne asnje vend te botes, bile as ne Shqiperi, nuk jepen pensionet duke u bazuar ne "favoret", por ne te ardhurat qe kane derdhur ne buxhet gjate punes se tyre. Kjo eshte arithmetike dhe jo politike, i dashur Kjo...Psh dikush punonte si drejtor ne kohen e socializmit dhe merrte rroge te mire. Punoi i ziu 30 vjet dhe afer pensionit Saliu e nxorri nga puna dhe vuri drejtor nje bythemut nga Vicidoli...I ziu drejtor, meqe Saliu e nxorri nga puna, qe te vinte te vetet ne ate detyre, filloi te punonte privat "ne te zeze" dhe shiste domate ne rruge. Valle ti nuk e di historine tone???!! ...Nga te "privilegjuar" u kethyem ne "te persekutuar". Ne kete mish mash alla maloqjane, pensioni qe ish drejtori merr sot, nuk bazohet ne punen si domateshites, por ne baze te pareve qe ai ka derdhur kur ka qene drejtor. Pra ti je aq i poshter sa mendon qe kjo nuk eshte e drejte dhe jeta duhet te filloje diten qe Saliu qiu Shqiperine....

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Alpo

                                      Alpo Llogjoka jote, se ata qe kane pension me te larte nuk e kane per merite te tyre, por se kane page me te larte, nuk qendron. E kane me te larte pensionin pasi kane derdhur me shume kontribute. Madje deri ne vitin 2014 kjo nuk reflektohej, pasi shoku Sali, ne ligjin per pensionet kushte vene nje nen ku thuhrj se pensioni nuk mund te jete me i larte se dyfishi i pensionit minimal. Keshtu qe une dola ne pension ne vitin 2012 me 24000 leke, pavaresisht qe ne baze te kontributeve, pensioni me dilte shume me i larte.Persa i perket sugjerimit te z. Mero nuk jam dakord, pasi kjo con drejt barazimit te pensioneve, pavarasisht kontributeve. Parim i paster i thelbit te Komunizmit ( sejcili spas mundesive, sejcilit sipas nevojave). kontributet kushte vene

                                      Përgjigjjuni
                                    2. V
                                      Vala

                                      E megjithate ne pensionistet do e mbajme frymen gjalle per te pare fundin dantesk te vampireve Rame e Berishe

                                      Përgjigjjuni
                                      1. s
                                        social-demokratikas

                                        Mero ,krimi me I perhapur ne Shqiperi eshte evazioni fiskal .Shumica derrmuese e bizneseve duke nisur nga me te medhenjte dhe deri tek me te vegjlit nuk deklarojne te ardhurat reale,xhiron,fitimin ,me2 -3 balance etj etj.Te ardhurat reale sidomos ne tregti,turizem dhe sherbime mund te jenë mbi 200-300% te atyre qe deklarohen .Duhet nderhyrje drastike nga administrata dhe institucionet ,por per fat te keq ne shumicen e saj administrata eshte vete pronare biznesesh dhe nuk I rruhet fare per te ardhurat ne buxhetin e perbashket,per shtresen e pensionisteve dhe rrogat e shtreses punetore.dhix iz a mirakull ov liri demokracia,kapitalizmit.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. R
                                          REFORMA REALE

                                          Mero djali, do ta ndryshoj pak mendim-udhezimin tend, dhe do e bej “ Problemi i pesioneve zgjidhet me SHTET SOCIAL”. 1. Qe te mos harrohemi, mire ti behet rames qe i ka plasur kjo bomba e pesioneve, pasi abuzoje me propagande para 10 viteve kur tha se erion veliaj zgjidhi problemin e pesioneve( ndaj meritonte te behej kryebashkiak) dhe tani i doli se “ refoma “ eshte vrime ne uje. 2Duhet te krijohet sesben SHPORTA E PENSIONISTEVE ku cdo pesionist te marri : Vaj, oriz, fasule, miell, makarona, FALAS. Keto kontribute ,ne nje pjese goxha te arsyeshme duhet te finacohen edhe nga biznesmenet e medhenj.3. Ilacet e kategorise se pare, pa asnje hezitim me 90% rimburesim. Pra me pak fjale, falas. 4. Uje drita, jo me shume se 30 mije lek ne muaj per familje (burre dhe grua ). 5 dhe me kryesorja…. Duhet ti themi admistrades shtetrore, me plot gojen se : Zoterinj e zonja, ju jeni problemi real qe pensionet nuk rriten. Ju jeni ata qe nuk shisni asgje dhe mendoni se godina pjell para. Duhet ta kuptoni se thjesht jeni ata qe hani taksat dhe mos mendoni se beni ndonje pune konkrete, thjesht jeni aty qe te hani leket dhe mundin e te tjereve. Te vetmet istitucione qe ka administrata shtetrore dhe e meritojne lekun tone jane, spitalet, posta, pastruesit-mirembajtesit e rrugeve. Te gjitha te tjerat jane thjesht LEKNGRENES. Pra, rama nqs do te beje reforme reale mbi pesionet, i duhet te uli administraden me 50-70 perqind dhe kjo gje jo vetem qe do rrisi kontrubutet reale pasi keta te administrades do dalin ne pune privare( do thoni ji se kush i merr ne pune kera ashtu sic jane mesuar, avash avash do mesohen) dhe me se fundi do filloje te krijoher me te vertete ajo qe duam re tere, shteti shqiptar.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. D
                                            Demokrati me mend ne koke

                                            Shiko si u be greqia ne 1985. Pastaj fol.

                                            Përgjigjjuni
                                          2. x
                                            xhoxhi

                                            Zgjidhja është sekuestrimi i pasurisë së mafiozëve duke filluar nga Saliu Meta etj dhe financimi i pensionistëve derisa të regullohet gropa bosh..

                                            Përgjigjjuni
                                            1. T
                                              Te "perkrahur" me 3300 leke/muaj

                                              Minimumi jetik si zgjidhje - ate qe e kane te tere vendet europiane e me gjere. Shqiperia e sotme nuk e ka te percaktuar Minimumin jetik sepse Rilindjes nuk i intereson, pasi nese e shpall ate Minimum duhet t'ja garantoje te gjitheve. Dhe nuk mund te vazhdoje me tej me ato "perkrahje" 3.300 leke te reja ne muaj (nje buke thate ne dite) qe edhe per to mbahet rradhe neper bankomate ne datat qe merren. Si demonstrim i qarte i faktit se Shqipeeria eshte vendi me i varfer i Europes.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. P
                                                Pensionisiti USA

                                                Minimumi jetik eshte per te mbajt frymen gjalle jo per nafte per makinen. Edhe me ate minimum jetik qe te japin ne Evrope duhet te paguash te plota njesoj si te tjeret faturat e energise. Mos na hapni barkun kot tani sikur neper Evrope pleqte pensioniste jetojne te gjithe mire. Ka te pasur apo me pension te mire por ka edhe te varfer me 500 euro ne muaj ku kostoja e jeteses eshte dyfishi me Shqiperine. Pse vijne Italianet ne Shqiperi te jetojne me 1 mij euro pension ne muaj? Sepse nuk ju del ne Itali. Duhet edukim, shqiptaret duhet te paguajne sigurimet shoqerore e mos te vjedhin shtetin dhe kur plaken kujtohen per shtet e minimum jetik. Edhe keta plehrat biznesmen qe nga mediat qe nuk deklarojne rrogat reale e deri ne futboll ku deklarojne futbollist afrikane me rroge minimale duhet tu shkoj policia tek dera.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. P
                                                  Pensionisti ALBANIA

                                                  Minimumin jetik eshte kudo dhe detyrim per c'do qeverisje. Nuk e ka gabim bota mbare dhe eshte me e mencura e globit kjo qeveria Rama qe nuk e ka. Pensionist i USA, nuk kerko njeri Minimum jetik per nafte makinash por ti eja ne Shqiperi (nese nuk je ketu) e kalo muajin me nje Pension e pastaj te shohesh a te tepro gje edhe per nafte per makina.

                                                  Përgjigjjuni
                                              2. p
                                                palikarri

                                                Mero ca kohe me pare qeveria Rama deklaroi se do ti rrise pagat lopeve dhe demave ne stallen e parlamentit shqipetar,nen argumentimin se ata do hane me shume dhe do bejne qumesht me shume per te ushqyer pensionistet .Ky ishte varianti i Edi Rames qe duke u rritur te ardhurat milionereve deputete do taksohen me shume dhe nga ky taksim shurren e tyre do ta ktheje ne te ardhura per pensionistet. Ndaj mos e shqeteso z.Rama se ka probleme me te medha se minimumin e jeteses se pensionisteve shqipetare,psh.ai mendon per europen si te zgjidhe krizen e emigracionit duke u falur edhe pjese nga toka shqipetare a thua se pak ishuj kane ato vende per ti kthyer ne kampe refugjatesh. Nje nga arresyet qe nuk e le dot pushtetin e tij apsolut eshte se akoma nuk i ka dhene me letra ishullin e Sazani. Ndaj mo e shqeteso per minimumin e jeteses se pensionisteve se e xhindos dhe ia ul me nje vendim qeverie edhe me. Pak halle i kane rene mbi sup te gjorit per problemet qe ka sot Europa dhe Globi ne pergjithesi po duhet te mendoje edhe per pensionistet shqipetare qe çdo fund viti i genjen me nga nje gjysmagjel . E keni vene re qe nga dita ne dite po i ngjason Tit Xhanit!!!!!!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. e
                                                  edi rama - Fjale e Rrene

                                                  "Pagat mesatare ne vend shkojne 1000 EURO, Pagat minimale jane jo me pak se 600 EURO" ...e thote kete "zbulim" ai qe ka deklaruar pa ju skuq a zverdh faqja se ka pasuri vetem 3000 EURO e nja 4 milion Leke te vjetra!

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. P
                                                    Pensionist

                                                    Jeni fisnik dhe i sakte i nderuar Mero

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. U
                                                      UÇK

                                                      Mi japë votë LDKakes, PDKakes AAKakes është njësoj si mi japë votë Listes Serbe - mi japë votë Beogradska Koalicia Srbska Lista PDK LDK AAK——— paramendoni, shqipfolësi ia jep voten këtyre pacovave qyqarë e servil tradhtarë PDK, LDK, AAJ të cilët e kanë sakatu Kosoven me Fusnota, me Qakorrë, me Zajednicë, me toka të manastireve, me Gjykata Speciale për UÇKn,…etj. e mos të flasim për krimet në Kosovë, për korrupcion, për hajni e plaçkë, për shkatërrim të shoqërisë dhe popullit në përgjithësi … Edhe qka është ma tragjike koalicionin anti Kosovë të Viqiqit (PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe) i perkrahë esadisti Edvin Toptan Rama. Por kot e kanë tradhtarët se me 9 shkurt populli i Kosoves ka me e votu 80% Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. B
                                                        Berti.

                                                        Zoti Baze na tregoni ndonje sigurim ne sistemin e kapitalit qe nuk eshte sistem piramidal i paster.????????

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. T
                                                          Tersi

                                                          Si shumë po na e lodhë kryeministrin me këto idera o z.mero!.Po ku do i gjej rama lekët për pensionet sociale mor zotri?!. Mos vallë duhet që për një brez të pa aftësh plakarruqësh të lërë pa miljonat e eurove ametajn, veliajn, beqajn, kokët, zoton, bllakon, gugallen dhe gjithë naço-palaçot e soj-sorollopin e tyre të lidhura me krimin!. Kjo që shkruan zotrote është një sugjerim i domosdoshëm që një qeverri e majtë dhe ky kryeministër i zgjedhur për tre mandate nga vota e pensionistve dhe nga shtresa e varfër duhej ta kishte zbatuar që nga 2013 kur erdhi në pushtet. Nuk e ka bërë dhe nuk ka për ta bërë sepse është kthyer në shërbëtor të oligarkve mafiozë dhe bandave të krimit!.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. A
                                                            ALBAN

                                                            Para disa vitesh erdhi nje i aferm i im ketu ku une banoj. Ai donte te punonte por nuk ishte pajisur me numer pune akoma. Duke pare per vende pune ne gazete gjeta nje person qe kerkonte nje specialist qe i pershtatej profesionit tij. E telefonova, rame dakord te vinim te nesermen te vendi punes per testim. Pasi e vuri ne test ai e pelqeu dhe ra dakord per te filluar pune menjehere. Ai ishte shume entuziast qe do kishte nje specialist te mire megjith veshtirsite e gjuhes. Kur na pyeti ai per numurin e punes apo social security number i tham qe nuk ka. Ai u vu ne veshtirsi dhe donte qe ta ndihmonte ate. Pas dy ditesh me keqardhje mori ne telefon dhe tha nuk mund ta bej dot kete, qe te punoj pa numer pune. Mendimi ime eshte se e keqja e pensioneve eshte moskonvertimi i duhur i tyre gjate viteve '90 si dhe kontributi i rreme apo jo real i sigurimeve shoqerore. Qeverise sotme i ngelet detyre qe ta zgjidhe sa me shpejte te jete e mundur.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. T
                                                              Treni

                                                              Nuk ka të sharë shkrimi. Por propozim: të luftohet ndërkohë abuzimi me kempet, ndihma sociale e pa merituar, etj. Një tjetër propozim është reduktimi i nr. të deputetëve një pjesë e të cilëve janë thjeshtë parasitë të sistemit.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. T
                                                                Treni

                                                                Për një mendim të dytë, ndoshta ky shkrim nuk është edhe aq i mirë sa mendoja. Skema e pensioneve vetë nuk është piramidë në vetvete, por abuzimet e kanë rrënjosur. Sa për korigjim.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. N
                                                                  Nora

                                                                  Nqse rriten duhet per te gjithe edhe ata qe jetojne jashte sepse nuk i dihet se sa pension marrin dhe sa vite kane punuar Prap shumica e tyre mbeshteten tek femijet ngaqe sakrifikuan dhe vajten ne moshe te madhe jashte Puna qe bejne nuk i paguan mire Keshtu qe dhe pensionet nuk i kane te mira Kane punuar shume vite ne Shqiperi dhe ju takon si gjithe te tjereve

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. R
                                                                    Real

                                                                    Mos fut edhe ketu politike more karagjoz. Eshte problem i mprehte social qe kerkon seriozitet.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. P
                                                                      Pensionisti optimist

                                                                      Per te rritur pensionet duhen leke,dhe ja ku i gjejme: 1-Zvogelimi i mimrit te deputeteve nga 140 ne 100-110 2-Berja e nje reforme e tipit "6 per 1000"-e Ka bere Italia 3-Berja asaj reformes qe u fol para do kohe per legalizimin e lekeve e qarkullojne jashte sistemit bankar,por me nje takse 15-20 perqind. 4-Transaksiomet financiare mbi 1000 euro te beheni vetem nepermjet bamkess. 5-Te stimimulohet berja e "pazarit"te perdishem te qytetareve me bankomat,nepermjet llotarive te faturave.(E Ka bere Italia,Portugalia etj). 6-Te rishikohet taksimi i mjeteve te transportit,sidomos ato te luksit(auto,jot,aero) 7-Te ekperimentohet per shkelesit e qarkullimiIt rrugor sistemi finlandes:gjobe sipas rroges,se rezulton pa' pune sipas vleres se mjetit.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. P
                                                                        PROSHI

                                                                        Një zgjidhje dinjitoze afrove z. Mero. Kjo eshtë më e mira.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. L
                                                                          Lirim Mehmetaj

                                                                          Llymit patronazhist te Edver Vucic Rames ia qifte robte lideri i kombit shqipetar Albin Ismailqemal Kurti. Krrrrrkkkkkk.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. S
                                                                            Sara

                                                                            Skema e pensioneve është një skemë 150 vjeçare. Atë e ka zbatuar për herë të parë Bismarku në Gjermani në vitin 1872. Vetë skema varet nga shumë faktorë. Por parimi kryesor i saj është paguaj sot unë, marrin ata që janë sot në pension. Varet nga kontributi që jep, nga numri i kontribuuesve, nga jetëgjatësia e pensionistëve, nga vitet që ke kontribuar në skemë, nga llojet e pensioneve që jepen. Po ti analizojmë me radhë faktorët kryesorë vërejmë se numri i kontribuuesve në skemë po zvogëlohet me shpejtësi. Në vitin 1990 për çdo pensionist kontribuues ishin 3. Sot për 100 pensionistë kontribues janë 117. Është rritur jetëgjatësia e pensionistëve me afërsisht 10 vjet dhe është zvogëluar me 3 herë numri I kontribuuesve. Por në skemë janë edhe invalidët, pensionet familjarë , pensionet suplementare, pensionet e parakohshme për shkak të shërbimit etj. Ushtria dhe policia janë kthyer në fabrika që prodhojnë pensionistë 40 vjeçare me kontribut 12 deri 15 vjeçare dhe marrin më shumë se pensionisti që ka kontribuar 40 vjet në skemë. Prandaj duke parë që ka kaq shumë probleme dhe faktorë që ndikojnë kërkon një angazhim maksimal të qeverisë për ta zgjidhur problemin. Por duhet ndarë pensioni për shkak të vjetërsisë në punë nga pensioni social. Duhet ndarë pensionet e parakohshme ata të mbulohen nga buxheti i institucioneve që i kanë prodhuar. Në rast se i heqin këta lehtësohet skema. Vetë skema gjeneron një pension 125€. Por pensionet bazë janë 185 € për mbi 38 vite punë. Ndryshimet e bëra në vitin 2014 hoqën dyshemenë dhe tavanin e pensioneve. Para vitit 2014 ndodhte që 40 % e pensionistëve merrte 50% të buxhetit të pensioneve kurse pjesa tjetër 60% merrte 50 % tjetër. Sot ka ardhur që 30% e pensionistëve marrin 50% të buxhetit dhe pjesa tjetër 70% merr 50% tjetër. Tendenca është për një polarizim akoma më të tejskajshëm. Nga ana tjetër ndërhyrja që bën qeveria duke llogaritur inflacionin që e fundit ishte 4,1% duhet të jetë i njëjtë për të gjithë pensionistët dhe jo një të marrë 400 lekë e tjetri të 6000 lekë kur në fakt inflacioni i godet njëlloj të gjithë e ata me pensione të ulët më shumë. Prandaj kjo duhet të shpërndarë në mënyrë të barabartë si shpërblimi në fund të vitit. Pra problemet e pensioneve janë të shumta. Ka shumë që bëjnë punë informale, në të zezë pa paguar sigurime shoqërore e shëndetësore. Aq më tepër kur bëhet edhe në investimet që financohen nga qeveria. Prandaj ky problem është kaq i madh e i vështirë e nuk mund të zgjidhet vetëm nga një qeveri.

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. D
                                                                              Demokrati idealist

                                                                              Sara disa gjëra i ke thënë mirë,por ti duhet të dish se indeksimi i pensioneve bëhet në bazë të pensionit real që pensionisti merr dhe jo të bëhet për të njëjtën shumë.Inflacioni llogaritet në % dhe si i till duhet të bëhet bazuar në pagën që përfiton çdo pensionist.Këtë gjë e mendon gabim,sepse në gjithë botën demokratike ky është rregulli për indeksimin e pensioneve aq sa % është inflacioni atë vit,pra çdo muaj prill të vitit pasardhës.(Kështu ndodh në MB të paktën).Në emisionin e fevziut të saliut ku ishte i ftuar kryeministri dëgjova një pensioniste që i tha atij se rritja me 400 lekë të reja e pensionit ishte qesharake.Ai u mundua t’ja spiegonte se nuk ishte rritje pensioni por indeksim për shkak të inflacionit,por hajde ta kuptonte plaka atë gjë.Dhe si ajo ka qindra mijra që nuk hanë pyka.Shteti duhet t’i të ushtroj kontroll të rreptë mbi bizneset që ata t’i paisin me kupon tatimor klientët që ata mos të abuzojnë duke përfituar për vete e duke mos kontribuar në të ardhurat e shtetit.Gjithashtu duhen bër kontrolle të befasishme për punëtor në të zezë dhe pa paguar sigurime për ta.Ka raste kur bizneset i paguajnë punëtorët edhe me bankë edhe kesh,në mënyrë që të paguajnë më pak sigurime shoqërore që janë në leverdi të skemës së pensioneve.Shteti duhet të vendos penalitete të ashpra me këta abuzues,bile deri në mbyllje të biznesit.Nuk duhet të ketë falje e të mbyllen sytë për këta spekullator.Edhe vet punëtorët nuk duht të pranojnë veprime të tilla të kundërligjëshme,sepse dita e pensionit do vij edhe për ta një ditë.Ndrshe shteti e ka të vështirë të përballoj rritjen e pensioneve.

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. S
                                                                                Sara

                                                                                Indeksimi i pensioneve apo pagave do të thotë që qeveria do të ndihmojë në përballjen me inflacionin. Por çmimet rriten njëlloj për të gjithë konsumatorët. Aq më tepër që pensionet e ulët kanë nevojë për më shumë rimbursim pasi ai shkon plotësisht për ushqimin dhe nevojat bazike. Për shembull pensioni 20 000 lekë merr 820 lekë.,kurse pensioni 200 000 lekë merr 8200 lekë. A është e drejtë kjo shpërndarje? Nuk mendoj se është e drejtë, pasi pensionet e ulëta kanë nevojë për më shumë mbështetje sepse ata paguajnë tatimet për mallrat dhe nevojat bazike që plotëson. Kurse ai me 200 000 lekë nuk paguan të njëjtën tatim pasi nevojat i plotëson me 25 % të pensionit dhe pjesa tjetër i mbetet. Në këtë kuptim barra e inflacionit është e njëjtë edhe rimbursimi duhet të jetë i njëjtë për të gjithë.

                                                                                Përgjigjjuni

                                                                                Lini një Përgjigje