Akoma nuk e ka kuptuar që e ka humbur Shkodrën

2 Nëntor 2024, 18:41Editorial Mero Baze

Dikush duhet ta njoftojë Berishën se e ka humbur Shkodrën. Për vite të tëra duke e mbajtur si një bastion të rremë të tij, Berisha identifikohej me Shkodrën përmes një  grusht njerëzish “të fortë”, që në fakt nuk lejonin kurrë zgjedhje të lira në Shkodër, duke mbushur kutitë për PD, dhe që bënin gjeste pro Berishës sa herë atij i duheshin trazira. Ka vepruar kështu rregullisht më 1997, 1998, 2000 e më pas.

Tani historia ka ndryshuar. Shkodra ka votuar kuti më kuti për një kandidat që po e ndryshon historinë e saj.

Nuk di pse Berisha dha kushtrimin dy ditë më parë, që sot në Shkodër të bëhej “protestë e madhe”, pas një masakre kriminale ku humbi jetën një qytetare e pafajshme dhe një tjetër është në rrezik.

Dy viktimat e tjera mendohet se janë pjesë e larjes së llogarive mes dy bandave të njohura në Shkodër, Bajrave dhe Lici.

Tani pyetja shtrohet kundër kujt do bëhej protesta?

Kundër policisë? 

Çfarë do t’i kërkojnë policisë, “mos na prek Mustafa Licin”? Thuhet se është parë në  vendngjarje, por asnjëri nuk ka guximin ta ndajë këtë punë, a është ai, apo jo. Policia ndonjëherë i gjen vrasësit dhe nga identikiti, kurse këtë radhë gjithë dynjaja nuk e gjen dot as nga fotografia?

Kundër kryetarit të Bashkisë?

Çfarë do t’i kërkojnë kryetarit të Bashkisë, “të lirojë Sali Berishën” siç kërkojnë para Bashkisë së Tiranës dy herë në javë? Një parullë e tillë sot ishte dhe në Shkodër. Pra Berisha mezi ka prit të ndodh një gjëmë në Shkodër që të ngrejë popullin në këmbë për lirimin e tij. Në fakt nuk i lëvizi njeri nga vendi.

Kundër qeverisë?

Çfarë mesazhi do t’i jap qeverisë? Mos e kalo “Urën e Bunës”, siç i jepte ultimatum Bashkim Finos më 1997? Qeveria është ulur këmbëkryq në Shkodër se ka fituar pushtetin dhe po çon  aty miliona euro investime, duke e kthyer për herë të parë në këto 30 vite Shkodrën në një qendër turistike të Veriut të Shqipërisë, siç e meriton.

Berisha me sa duket akoma nuk e ka kuptuar që e ka humbur Shkodrën. Ai mendon se me një të rënë të bilbilit, ata do dalin në rrugë, do djegin komisariatin, do marrin peng drejtorin e Policisë dhe do të marshojnë drejt Tiranës, të nxjerrin dhe atë nga ballkoni.

Është e dhimbshme nëse këtë lajthitje e ka nga mosha dhe izolimi, por kam frikë se e ka nga budallallëku i atyre që ka rrotull. Të cilët ende i thonë Shkodra është gati për luftë.

26 Komente

  1. k
    konservator

    Po poooo,ta them un ty.Edvini I zi I krimit,drogs,korrupcjonit,vuqiqit asht ay qy nuk lejo qy rratacjoni t bohet.Rama ik ik ik.

    Përgjigjjuni
    1. I
      I vërteti

      Ore idiot!!! Pse jeni kaq budallenj dhe pa tru. Edi Rama ka 12 vjet kryeministër dhe do jetë edhe për shumë vite të tjera. Kush të vijë në pushtet o i marrë!!! Vrasësi, krimineli dhe hajduti Sali Berisha, apo banditi tjetër Ilir Muti. Rama ik është shprehja më qesharake e injorantëve dhe debilëve që u shkojnë prapa këtyre dy mostrave. Sigurisht Rama do ikë nga pushteti një ditë dhe kjo ditë do vijë kur debilët dhe hajvanët si puna jote do të bëhen njerëz normalë.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kutuzovi

        I Verteti bravo.

        Përgjigjjuni
      2. K
        Koqevar i konservuar

        Katundar koqevarie shko meso gjuhen shqipe ... Vuqiqi Vuqiqi haa haaaaa

        Përgjigjjuni
        1. N
          Një gjë më bër pershtypje emri Hamza.

          Një gjë më bër pershtypje, ai djali që u vra i Licit ishtë 23 vjeç dhe e kishtë emrin Hamza??? Po kujt tjeter i ka bër pershtypje kjo gjë? A po myslimanët në Shkoder e kosideronë vetën Turq-lindor?

          Përgjigjjuni
          1. m
            mirel

            konservator = rrotkaror

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dakord

              O i vërteti, unë mendoj që konservatori po tallet me sali kërmën duke imituar.

              Përgjigjjuni
            2. J
              Janina kryeqytet i Shqiperise Etnike

              Çfarë i bëri Shqipërisë një motërqir si Sali Berisha, e kuptuan shqiptarët në lëkurën e tyre, jo Sali Berisha në lëkurën e tij. Që Sali Berisha të kuptojë duhet që me dru t'a zbresin nga kali i pushtetit si horr, halabak dhe prostitutë dhe të paguajë me gjakun e familjes së tij. Vetëm klshtu ka për të marrë vesh, se çfarë i bëri këtij vendi për 30 vjet. Sali Berisha nuk ka për t'a lënë këtë botë pa paguar me lëkurën e atyre që polli, vjedhjet, djegiet, shkatërrimet, tradhëtitë dhe humnerat ku hodhi Shqipërinë . Prandaj më mirë të varin veten familjarisht, se shteg tjetër nuk ju ka mbetur. Vetë Sali Berisha, i përcëlloi çdo shteg dalje nga horrori edhe vetë familjes së tij biologjike

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fjala yte ne vesh t'Zotit

                Bravo, keshtu e do kafsha nga Cicidoli.

                Përgjigjjuni
              2. V
                Vetfundosje organizate terroriste

                Komunistet nuk dorrezohen , rrofte PPSH me shokun Sali ne krye urrrraaaa .

                Përgjigjjuni
                1. L
                  L.Xh

                  Deri SA, Sali Birisha, ka KËSHILLTAR Mul Nokarin, Albana TopModele, Dash SulSumi, Thuq PaloBurri, Luqi Boqi, Leon Buçja, Izbardh Spahiqi, Gaz(ije) Zbathbrekja, etj, etj që janë me shumicë, kjo PARTIÇKË, do të shkojë vetëm në një DERIÇKË, në fonfacionin Birisha.

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kush e gjen?

                    Saliu jeton pa marre fryme = Zombi. Po ata qe flene poshte ballkonit cfare jane?

                    Përgjigjjuni
                  2. C
                    Cubi

                    Ka vdekur i shkreti por se mer vesh. Se zaten nga është domosdo se pranon dhe normalisht ka shkruar për lesh bubi.

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Vala

                      Thojini Benet Becit ta liroje ket qenin e katit te tete se te tjeret e duan ne qeli bashke me Liken

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Kamel

                        Mbase edhe e fiton shkodren por ka humbur njerekun dhe çdo veti qe dallon njeriun nga kafsha. E gezofsh shkodren dhe gjithe shqiprin

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Populli

                          Ku Sala e ku Shkodra, i vdekuri u pakallur do te bej akoma vrasje e rremuje ne Shkodër per te mbrojtur lekuren e tij te qelbur, se nuk iu be vone per Shkodren jo. Nuk ka me budallenj, kush ështe ai qe nuk kupton kurvlleqet e Berishës, zagarit, shpellarit, vrasesit

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Nongrata dhe Bardh Spahia asnje vote mot

                            Ne Shkoder Saliqeni nuk fiton asnje deputet.

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Kalec Dega

                              Di me m'thon kush, a ishte Xhozi plena/zhelja ne kete marshim pordheste te Sali koqefishkurit dhe me pjesemarrje malokesh n'Shkoder...LOL

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Sanija

                                Ky akoma s'e ka kuptuar qe ka humbur veten,nejse me mire vone se kurre

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Amerikani

                                  C'na the , o Mero djali ! Ai ka humbur gjithcka qe mund te numerohet dhe KY eshte lajm I gezueshem , sepse ka ne thelb lirine dhe vlerat e saj . Vec KY zaberhan I komunizmit , KY minues .... , nuk eshte vetem ne kete largimin e tij si Njeri I zi , ka edhe shoke , madje Njeri ka shkuar ne te semes . Sali Berisha dhe skota e tij mafiozo - komuniste gjithcka te rrembyer me dhune e gjak , Po e dorezojne si cecua ... Sepse Cecua ka nxierre bicakun ...

                                  Përgjigjjuni
                                  1. H
                                    Huana

                                    Mero, nqs nuk e din se ia ke fute kot atehere merr noten "0" si gazetar/analist. Shkodra ia ka dhane vete PD-se voten pa kene nevoja me vjedhe me kutia. Shkodra nuk i don komunistat, te keqen ne pergjithesi. PD ka humbe ne Shkoder prej Sali Berishes, sepse shkodranet jane lodhe me te. Per sa i perket bandave. Tane Shqipnia ka bandat e veta qe te tre partite kane dijte me i perdore ne favorin e vet. Pra Shkodra nuk ban perjashtim. Sali Berisha, si gjithmone e don Shkodren mish per top, por shkodranet nuk jane te marre. Tashti, te lutem ndale propaganden e qeverise, sepse ne Shkoder nuk ka ba kurgja Rama. Nqs i thue miliona investime atij cilsit si kapak i ndryshkun,, atehere e ka fajin vete. Fasadat kane kene te planifikueme ma perpara. Pra, Rama ka ba Ndoc Rrokun ne Shkoder.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. R
                                      Real

                                      Keto jane lufte bandash per pushtet. Bajrat te cilet jane te lidhur me pushtetin e ripjelljes kane bere hakmarrje ndaj bandes qe eshte e lidhur me PD. Por ripjellja nuk mund te beje gje se jane peng iketyre kriminelave qe e sollen ne pushtetin vendor. Per sqarime te metejshme SPAKU duhet ti drejtohet shefes se bandes qe mbrohet nga pushteti kriminal i ripjelljes, qe eshte sot kryetare e parlamentit.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. E
                                        Emil

                                        Nuk heq dorë nga ngrënia e mutit ti o Mero!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. B
                                          Baze ka qene gjithmone ” praktik”

                                          Eh mor baze, censuren, qe po i ben lexuesve, nen hijen e rames, eshte e njejte me ate te kohes se kolekes.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. D
                                            Detari

                                            Shkodrene ka humb me kohe po po humb dhe Dukagjinin e pal Vates

                                            Përgjigjjuni
                                            1. A
                                              Arbeni

                                              Emil na hëngësh mutin edhe të Meros pa dyshim,por jo vetëm,sepse do të ta servirim në një sofër qensh ku do të të shoqërojnë sali maloku,likja,bibilushi,bardhishka e Kavajës,mul noçka,nallbati,paloqja,kalaja,vokshi,kërriç evgjiti,i biri fari kakës,gjeli peqinit etj gjirize halesh të PD.Mos harro që sali malokut jepi një garuzhde sepse si komunist duhet të haj më shumë.

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje