Përse Berisha nuk e shpjegon dot me patriotizëm “non grata”-n e vet dhe të familjes

8 Nëntor 2024, 18:02Editorial Mero Baze

Sali Berisha ka pranuar dje gjatë një interviste televizive se dosjen e tij për “non grata” e ka përgatitur administrata e presidentit Trump, por ai fajësoi për këtë, të dërguarin special të SHBA në Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Si arsyetim pse Trump e ka shpallur “non grata”, Berisha ka deklaruar faktin se ai kishte “denoncuar” zotin Palmer se e ka gruan serbe dhe për këtë, Shtëpia e Bardhë kishte bërë një plan të ndante Veriun e Kosovës.

Ndryshe nga këta propagandistët e tij, u tregua i kujdesshëm dhe nuk tha që Trump-i tani do t’ia hiqte “non grata”-n, por ishte i gëzuar që ai fitoi.

Tani le t’i marrim me radhë logjikën e Berishës për ta justifikuar “non grata”-n e tij për shkak të patriotizmit të vet. Është i njëjti arsyetim që bëri dhe në vitin 1997 kur u fut në konflikt me SHBA. Dhe atëherë akuzoi SHBA se ishte kundër interesave të Shqipërisë.

Së pari, Berisha e ka sulmuar të dërguarin special të SHBA në Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, në shtator të vitit 2019, dhe nuk ka lidhje fare me planin amerikan për Kosovën, por me faktin që Berishës ndërkohë i ishte ndaluar viza familjarisht në SHBA. Mbesa e tij tentoi të kërkonte një vizë studenti për në SHBA dhe familja u njoftua se nuk merrte dot vizë për në SHBA. Pra administrata e Trump-it kishte hedhur hapin e parë jo publik për “non grata”-n e Berishës.

Pra ka qenë koshient që administrata e Trump-it kishte nisur procedurën për ta shpallur “non grata” familjarisht.

Shpjegimi i Berishes dje ishte se "Sorosi" kishte agjentët e tij brenda administratës së Trump. Si mundet që Sorosi, ky armik i Trump-it, të manipulonte administratën e Trump-it kundër një anti-amerikani në Ballkan? Nëse është e mundur atëherë ai mund të vazhdojë ta bëjë përsëri dhe në këtë mandat të Trump-it, kështu që këta entuziastët pro Trump, e paskan kot festën.

Së dyti, nuk di pse Berisha quan arsye për t’u mërzitur Matthew Palmer, faktin që Berisha e ka “denoncuar” që ai e ka gruan serbe. Ai është krenar për gruan e tij, njësoj si Berisha. Të dy i kanë gratë serbe. Pse Matthew Palmer duhet të mërzitet dhe Berisha duhet të krenohet? Madje Berisha e ka vjehrrën të dokumentuar si agjente të UDB-së në Shqipëri, dhe prapë ne e kemi pranuar si udhëheqës.

Vjehrra e Berishës, Milica Nikoliç, ka lindur më 1926 në Beograd, në rrugën Bogdanovic Nr. 28, nga Dhimitër dhe Natalia Nikoliç. Ajo ka ardhur në Shqipëri më 1947 duke punuar fillimisht në aeroport si garantuese e legatës jugosllave në Tiranë për hyrje-daljet me Beogradin, dhe është denoncuar pastaj se merrte të holla dhe ushqime nga Ambasada jugosllave dhe pas prishjes me Jugosllavinë. Është agjente e klasifikuar me dosje.

Pse një zyrtar amerikan, shtet mik i Shqipërisë, është më i rrezikshëm për Shqipërinë meqë ka grua serbe, më shumë  sesa një njeri që ka qenë dy herë president i Shqipërisë dhe dy herë kryeministër i Shqipërisë, me grua serbe dhe vjehrrën agjente serbe në Tiranë, siç është Sali Berisha?

E them këtë për të kuptuar që Berisha nuk e ka sulmuar Palmer për lidhjet familjare me Serbinë, se ato i ka të shumfishta vetë, por thjesht për faktin se administrata e Trump-it i kishte nisur procedurën për “non grata” dhe në atë kohë Matthew Palmer ishte i dërguar special i SHBA për Ballkanin.

Për ta vazhduar më tej logjikën pa logjikë të Berishës, në këtë mandate, numri 2 i administratës Trump, ambasadori Grenell, është një njeri me lidhje të afishuara me Serbinë, mbështetës i Vuçiç dhe planit për ndarjen e Kosovës, dhe njëkohësisht i afërt me familjen Berisha.

Pra Berisha nuk e shpjegon dot me patriotizëm “non grata”-n e vet dhe të familjes.

E vetmja mënyrë që mund ta lidhë me Serbinë këtë punë, është po gruaja e tij. Meqë dhe ajo është “non grata”, meqë dhe ajo është nën akuzë e përfshirë për korrupsion madhor dhe shfrytëzim të pushtetit për t’u pasuruar, ta bëjë dhe ky si Ilir Meta, të distancohet prej saj, ta konsiderojë agjente të Serbisë (jo të Dumdumanit). Pastaj është i lirë të shajë Matthew Palmer si amerikan me grua serbe.

21 Komente

  1. L
    Lavdo Xhyheri

    E rreh Liria Saliun pastaj o Mero. E hedh nga kati i tetë, dhe do të thonë pastaj që Saliu u hodh vetë, nga akuzat e pa drejta që i bëjnë. Rroftë marksizmë leninizmi fitimtar me në krye komunistin Sali Ramë Sheqere Berisha. Urrrraaaaaa…….. që shkoftë në gopin e sëmës një orë e më parë.

    Përgjigjjuni
    1. M
      MEMEDHETARI

      Ka shkuar Lavdo,ka shkuar... Pa me te voglin dyshim!...

      Përgjigjjuni
    2. O
      Oficeri dulles

      Respekt per ju z. Baze

      Përgjigjjuni
      1. T
        Trapi e ka gruan Sllovene haaaaa

        Me vone do thoje Trapi e ka gruan Sllovene . Non grata e familles kriminale Berrisha nuk vjen as nga Trapi e as nga Bidoni as nga Sorros exas nga dreqi . DASH ka informationet e vehta per njerzit e korruptuar , élément terroriste per gjithe te pa deshiruarit , nuk eshte Trapi qe te shpall non grata , Trapi vêtem firmos per tu legalizuar si dosier , jam i bindur qe nuk eshte korrupsioni qe e shpallen non grata ky pis njeri do kete afera te tjera spiunazhi me Rusin e Putinit dossier qe jane sekrete, nuk te shpall askush per korrupsion non grata kur gjysma e botes jane te korruptuar .

        Përgjigjjuni
        1. E
          Eva

          Pjella e UDB-ashëve dhe ish komunistëve të Millosheviqit në LDK-në e uzurpuar që rrojnë me like fallco! Gjysmën e Kosovës i falin Sërbisë këta gjenetika e të rrojturit të nënshtruar nga Bandat kriminele PDK-LDK-AAK, vetëm që të u hynë në hatër Trump apo Grenellit! Në Amerikë motoja e zgjedhjeve cilët do bëjnë më shumë për Amerikën! Ndërsa në Kosovë e ashtuquajtura opozitë e Kosovës cilët do falin nga Kosova më shumë Sërbisë!!! Këta hajdutët dhe tradhëtarët e 20 e ca viteve të kaluara po shpresojnë të vinë prapë në pushtetë por që asnjëherë nuk ngritën zërin për të kundërshtuar Sërbinë para bashkësisë ndërkombëtare por çdo herë u rreshtuan si aleatë të ngushtë të Sërbisë për të sulmuar qeverin e Kosovës! Keni sikletë të madhë o Tradhëtarët e qelbur të ashtuquajturës opozitë e Kosovës që i shërbyet për 20 e ca vite Sërbisë dhe bandën tuaj, Albini akoma nuk ka pi shlivovicën serbe tek shtëpia e Radojçiqit pas mesnate si ju dhe akoma nuk ka falë mbi 8 mijë hektarë tokë të Kosovës as Malit të Zi dhe as Sërbisë si ju! Pra tëra këto DËSHMI të nxjerrin juve si SPIUNA të Sërbisë. Ulurisjet për like't fallco nuk të shfajësojnë nga këto veprat e TRADHËTISË. Histeria dhe dallaveret e shpifura dhe sajuara e të ashtuquajturës opozitë e Kosovës nën direktivat e Sërbisë. Kjo histeri e shpërfaqur tek e ashtuquajtura opozitë e Kosovës që ishte dhe mbetet në shërbim të Sërbisë vie si pasojë e rritjes masive popullore të VV dhe Guxo. Qytetarë të dashur të Kosovës, shihni mirë në cilën deregje të frikës dhe histerisë kanë arritur, hajdutët, kriminelët dhe tradhëtarët e qelbur të Kosovës që shkretnuan Kosovën për 20 e ca vite më barbarisht dhe më pa mëshirëshëm se kriminelët e Arkanit dhe Millosheviqit! Shihni si përpëliten si bretkosat në valë duke u ulurisur trishtueshëm për të gjitha të bëmat e tyre car i kishin bërë Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës, duke tentuar që tëra të bëmat e tyre të u hedhin të tjerëve! Kjo pra është e vërteta e trishtuar dhe e dhimbëshme e kesaj qenje të trishtuar në qelbjen e tyre të hajdutërisë, krimeve dhe tradhëtisë! Kordinimi mes Listës Serbe, të ashtuquajturës opozitë e Kosovës dhe mediave të financuara nga shërbimet sekrete serbo-ruse kundër Qeverisë Kurti. TV Dukagjini po i servon gënjeshtrat dhe intrigat e Simiçit për të i besuar më shumë shkijeve se shqipëtarëve!!! Listën Serbe e gjetën në mesin e gjirit tuaj që ju e kishit bërë faktorin kryesorë vendimëmarrës, dhe nuk ju sollën VV. VV duhej që avash avash të i gatuhej kulaçi për të e defaktorizuar Listën Serbe. Mediat dhe portalet e financuara nga shërbimet sekrete serbo-ruse në ofensivat e tyre të sulmeve mbi VV, të gjitha këto sulme janë të ndertuara në krijimet e intrigave, shpifjeve dhe mashtrimeve të servuara si supozime por asnjë provë dhe argument dëshmues! Këta media dhe portale po shprehin hakëmarrjen e tyre ndaj institucioneve të Kosovës që zbuluan se bashkëpronar i disa tokave me Radojçiqin ishte edhe pjestari dhe postieri i dinarëve të Sërbisë Borat Buzhaloviqi! AGK-ja një organizatë kriminele e krimeve të organizuara nga më të ndryshme duke filluar me trafikimin e drogës, trafikimin e fëmijëve për prostitucion, që kanë gjetë mbështetje tek bandat kriminele politike të 20 e ca viteteve të kaluara dhe kompromisi i tyre me këto banda është ju na shërbeni neve dhe ne ju shërbejmë juve! Një ditë jo të largët kur drejtësia e mirëfillt të funksionojë do i nxjerrim tëra dëshmitë! LDK-PDK-AAK dikur rrëzonin qeveritë ngase ishin qoke lëpirsa të Listës Serbe që vulën e mbajtjeve të qeverive të Kosovës u kishin lënë ListësSerbe, tash ka vdekë koha e Listës Serbe dhe vulën e mbajnë qytetarët e Kosovës andaj kotë ulurisen në media dhe portale këta qoke lëpirës të Listës Serbe për ndonjë like fallco ngase kurrë asnjëherë like't fallco nuk mundë të i kthejnë në vota legjitime. Vuçiqo nuk i ke më by...lëpirësit tuaj të dikurshëm që u gjunjëzoheshin para juve duke thënë; 1- Zna pomalo serbski! 2- Not problematik gays! 3- Za Vuçiqo ima poshtovanje! Por ke të Madhin Albin që të thotë; ● Loja juaj mbaroi. GAME IS OVER. Jau qiftë robt Albin Kurti.

          Përgjigjjuni
          1. M
            MEMEDHETARI

            "Jau qifte robt Albin Kurti"... Dhe nuk behesh xheloze ti Eva?...Apo edhe ti qihesh gjetiu...

            Përgjigjjuni
            1. Q
              Qehramudin Vuçidol Qeponi

              Këtu o “mëmëdhetar” je kokrra e fotokopjes me karbon, që i thoshin dikur në vaktit të komunistit marksist leninisto stalinist - Sal-Ber-Ish…shshsh……ajo sh e Salushit nashti është bërë si shurrë.

              Përgjigjjuni
            2. B
              Bole koqevar

              O bolle i krahines se koqevarise , o talibane i vetfundosjes Serbe nuk po n'a rruhet as per Vuçiç e as per Kurtovitç , shko gerrice bythen , rrote karri , ngele ne internet duke postuar karrlliqe me pseudo te ndrysheme . Ik mor Marksist Muti se nuk ti lexone kush komentet , shkerdhat serbe , femije kopile i lindur nga perdhunimi ushtarit serbe .

              Përgjigjjuni
              1. P
                Patrioti SHQIPTAR

                E uryer Eva. Kuptohet fare mire, se cfare perfaqson gjuha jote e piset dhe kush je ne te vertete!Mjere Kosova dhe mbare kombi shqiptar,cfare pjella te ndyra ka sjelle ne jete! Albin Kurti je udheheqes,frymezues dhe pagator i kesaj ushtrie te shpifur antikombatare me pasoja teper te rezikshme. Harram qumeshti i asaj nene . Mos e gllifsh diten e neserme ,bashke me kete bythelepiresin tuaj.

                Përgjigjjuni
                1. e
                  e po...

                  Kujdes se ca nga keta koqevaret apo qimerit, ne vend te çim, flasin ne emer te grave si te emnacipuar si Sheqerja apo dhe ajo e Albinit, me pseudonimin Eva ose E-vë, dmth ja vene vetes ose ne shqip deledash. Albini dhe pasuesit e tij jane sali dhe pasuesit e tij. Flasin ne emer te kombit dhe bejne nje ushtri te tyre si ne kohen e Hitlerit qe ju bashkuan dhe kete rruge kane ne gjak keta reptile te haleve te huaja. Kaq kishe une per Even e Albinit serb.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Demokrati idealist,Londër

                    BRAVO EVA !N Ë ZGJEDHJET E SHKURTIT 2025 KOSOVARËT T’I JAPIN VOTAT E TYRE VV,QË TË GJITHË ATA QË ULIN EDHE BREKËT PARA TË HUAJVE TË MBETEN SËRISH NË OPOZITË. QENTË LE TË LEHIN ,KARVANI TË EC PËRPARA-THOTË NJË FJALË E URTË POPULLORE.

                    Përgjigjjuni
                  2. m
                    mirel

                    Jepi Mero, bjeri qenit...

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bedri Islami

                      Mero, nuk te falet qe edhe dje me 8 nentor ne ditelindjen e 83-te te Partise Rama ti nuk leshon asnje urim por vazhdo fyellit ne nje vrime e merresh me Berishen1 Me 8 nentor 1941 Serbet formuan Partine me emer Komuniste, qe me pas u bo e Punes, me 1991 u emerua ne Socialiste e ka nga epoka Rama qe vetquhet Rilindje. Kaq gje duhet te kesh ndershmerine ta pranosh e ta urosh ...(sado je Anti nder me te thekurit ndaj saj).

                      Përgjigjjuni
                      1. Q
                        Qirshum Qirshumi

                        O Bedro, se ç’ke dashur të thuash, një palo burrë si ty e kupton. Mendoj që je lëpirës i llumit të filxhanit të Sali Berishes dhe Ilir Metës.

                        Përgjigjjuni
                        1. "
                          "..."

                          Dhe parimisht dhe ligjërisht je gabim, o Bedri, nga padija ose me qëllim, që është dhe më keq. Sa për saktësi, për të mos u hyrë historive: Në një kongras partie u morr një vendim, që PPSH e kreu detyrën para atdheut me aq sa mundi dhe si mundi, mirë apo keq (sipas teje, që e paske fiksim, se PKSH e paskan krijuar Serbët dhe nuk e ditke se PD-në e krijuan Serbët, CIA dhe Ramizi e Rajersoni), ashtu siç PKSH-ja e kishte kryer detyrën e çlirimit të vendit nga nazi-fashistët dhe Balli Kombëtar (si ogiç i pushtesit, krijuar nga anglezët (!?)); kështu në një kongres në '48-tën e shndërruan atë në PPSH (që ishte po komuniste, por pa influenca jugosllave (serbe, megjithëse Titoja ishte kroat), përkundrazi, e egër në thikë e në pikë me ta. Pra, "u shkri" dhe ata që ishin dakord me programin e ri aderuan në partinë e re Socialiste (që është një parti social-demokrate, me ndarje të thella parimore me partitë komuniste të vërteta siç ishte PKSH ose PPSH); pra në kuadrin partiak dhe ideologjik, nuk është e njëjta gjë. Në kuadër të artikullit, dhe pse shënimi i juaj nuk ka pikën e lidhjes - pasi Meroja ka shkrojtur dhe shkruan ç'ka dashur (jemi apo nuk jemi dakord me të; do të ishte mirë të shprehnim pëlqimin, apo vërejtjet, në mënyrë konstruktive, se edhe ai njeri është dhe ndoshta reflekton, siç ka vepruar, kur ato i sheh të drejta, - do të qe e udhës, që edhe PD, sikurse PPSH dikur, në këto kushte që është, ta quajë të kryer misionin e saj (për "rrëzimin" e komunizmit dhe shkatërrimin e vendit, shkrirjen e saj dhe krijimin e një grupimi të ri, natyrisht, pa udhëheqjen e vjetër (se nuk është PK - ku duhet vijimësia ideologjike), që ta udhëheqë opozitën drejt projekteve paqësore të zhvillimit dhe prosperitetit të vendit. PPSH - Ramizi (filozof), PS - Fatosi (vjen një studiues i ekonomisë politike), PS(Rilindje, po deshe) - Rama (vjen një piktor, antikomunist i shpallur). PD - Berisha (vjen një doktor, ish komunist, që përpiqet të tradhëtojë botkuptimin, por ai e tërheq prej xhakete duke e çuar në anarshist), PD - Selami (Berisha), PD - Basha (Berisha); te tjerët janë të papërfillshëm.

                          Përgjigjjuni
                        2. p
                          prokuroia me SPAK e gjykata te izolojne krimin po

                          Mero, u ngrita ne mengjez dhe piva çajin; hapa kompjuterin dhe me beri pershtypje titulli shkrimit tend. E lexova dhe me lejo te te bej komplimenta per logjiken dhe zberthimin qe i ben çeshtjes me fakte dhe deduksionet e tua sikur te ishe nje transformator elektrik qe deduktonte rryme. Je fantastik dhe i persosur ne logjiken tende, sidomos ne "dosjen" Sali qe e njehe mire si ne perberje dhe ne faktin perballe. Interesant eshte fakti qe me gjithe keto krime ky njeri si ka mundesi qe birbilon akoma dhe nuk paskan nje maske ligjore te ja mbyllen vrimen e gojes?! Pse sa te jemi me kete do merremi se ky nuk ka ndermend te vdes. Edhe kancerin sot po e sherojne , ndersa Shqiperia kete s'po e largon qe te merremi me pune tjeter, pa thëriat i ka ngrohur dhe morrat i shikojme ne parlament apo dhe ne rruge qe perpeliten. Duke ndenje ky ne dritare, thëriat u ben morra, morrat bejne veze dhe shtohen çdo dite. Duhet kure e menjehershme qe te mos infektohen njerezit e rinj se keta te vjeterit nje here tu tundesh kembet dhe shkojne ne piçke te temave ! Te faleminderit Mero Baze se shkrimi yt ështe edhe si qetesim shpirterash qe akoma ka shqiptare te mire!

                          Përgjigjjuni
                          1. s
                            socialisti

                            Sado te pjerdhesh kunder Saliut sot or Baze, kjo nuk ta zbardh as ta fshin dot biografine si bythlepiresi me i madh qe Saliu ka patur kur ishte ne pushtet.

                            Përgjigjjuni
                            1. C
                              Cutter

                              Detyra jonë është t'i shtrojmë rrugën të var veten dhe të bëj sehir fundin makabër të familjes së tij. Edhe Partia e Punës që e morì nga mizerja, e arsimoi nel shkollat më të mira të Shqipërisë dhe Europës, e ngriti në nivelet më të larta si "bir i popullit", nuk kishte për tja bërë më të " mirë" gjyqin e tradhëtisë, motërqirllëkut, grykësisë, hajnisë, mizerjes absolute dhe prostitucjonit.

                              Përgjigjjuni
                              1. G
                                Gjeli

                                PD i ka te gjithe KOPILA ,udheheqjen antaret , militantet deputetet,mamate i kane pasur kurva prandaj jane te pa ndreqshem

                                Përgjigjjuni
                                1. N
                                  Namir Dhaparlaja

                                  Per Patriot e shkuar Patriotit ne Shqiperi kemi Edi Ramen qe ate Patriotizem e ka tregu me fjale por ca me shume me vepra - Ja, kush ka dyshim le te shkoje e te shohe statujen e Micotaqis ne Dervican para se ciles Edi Rama me Patriotizem te larte u perkul thelle kur e inauguroi...

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Demokrati idealist

                                    saliun ,këtë qenbirqeni unë e kam besuar për ato që thoshte nëpër mitingje sepse isha idealist,por më vonë kur pashë deputetët e PD-s që u bën me prona,duke grabitur pasurit e popullit,qëndrova dhe i vura gishtin kokës.Bëra pytjen vetes time,se ku i gjetën paret këta myteber kur post komunizmi i gjeti pa brekë në bythë ?Patjetër ata privatizuan pasurtë kombëtare duke i blerë me shuma qesharake ose duke i grabitur ato.Ata zunë toka e morën troje brënda qyteteve e ngritën vila e hapën biznese të shumta.Që nga ai moment e gjersa filloi 1997 u distancova nga partia e malokut.Duke mos patur një të ardhme më të mirë për fëmijët e mij u detyrova të emigroj.Dhe bëra mirë sepse fëmijët u shkolluan në shkollat më të mira në botë dhe sot ata bëjn një jetë të mirë falë punës së tyre.Kur vij në Shqipëri shohë shokët e tyre të fëmijëris që janë katandisur si piko e bredhin npër qytet si qent pa bisht.Shumica kanë emigruar dhe kanë bër mirë.Pra ishte partia e malokëve ajo që shkatërroi e dogji Shqipërinë.Se si do t’i vej halli vëndit tonë nga politikanët e korruptuar ,të cilët bashkpunojnë me krimin e organizuar është një pikëpytje e madhe.Po nuk shkuan në burg maloku i Viçidolit dhe maloku i Çepanit ai vënd nuk do eci përpara. Shpresoj se Amerika do t ‘ju ngulë gurët e varrit këtyre dy qelbësve të ndyrë,këtyre gjirizeve të kombit tonë.

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje