Fitorja e Donald Trump në SHBA ka trazuar shumë opozitarët në Shqipëri, sidomos ata që pretendojnë se janë mbështetës “ideologjikë” të tij. Mes tyre, në Shqipëri shquajnë mbështetësit e Sali Berishës dhe luftëtarët “anti-Soros”, të cilët, të dëshpëruar nga humbjet pa fund, shpresojnë të përdorin fitoren e Trumpit për të mbajtur moralin lartë, derisa të fillojë fushata elektorale.
Por më shumë se sa të gëzuar nga fitorja e Trump, ata janë të nervozuar përse kundërshtarët e tyre, sidomos Edi Rama, nuk janë të shqetësuar nga fitorja e Trump. Dhe këtu ka një sërë kontradiktash që atyre ua vështirësojnë përrallën që duhet t’u tregojnë njerëzve për fitoren e Trumpit.
Në planin e brendshëm, gjithë lufta e tyre është kundër Reformës në Drejtësi, të cilën pretendojnë se e kontrollon Edi Rama dhe Sorosi në SHBA. Tani, me ndërrimin e pushtetit, sipas logjikës së tyre, drejtësia e re do të kontrollohet nga Trumpi, i cili do të zëvendësojë Sorosin, dhe natyrisht Edi Rama nuk ka shans të ketë më pushtet.
Shpresa e tyre është se presidenti Trump ka vuajtur vetë nga drejtësia amerikane dhe do ta kuptojë hallin e tyre, duke eliminuar Reformën në Drejtësi në Shqipëri.
Por kjo nuk i kënaq, sepse kjo do të përfshijë edhe Edi Ramën. Ajo që ishte ideale në mendjen e tyre, është që presidenti Trump, sapo të hyjë në Shtëpinë e Bardhë, të anashkalojë Reformën në Drejtësi në Shqipëri dhe të caktojë një komisar që ta urdhërojë që tani e tutje Reformën në Drejtësi, ta kontrollojë Sali Berisha.
Është pak banale, por kjo është ëndrra e “demokratëve” në Tiranë. Mjerisht, nga kjo ëndërr fiton më shumë Edi Rama se sa ata, edhe pse është thjesht një ëndërr. Ndaj bëhen nervozë.
Në planin politik, mbështetësit e Berishës kanë arritur të artikulojnë plot guxim se SHBA mund të rishikojë sanksionet kundër politikanëve “non grata”, me argumentin se janë të djathtë si Trumpi.
Madje për këtë japin edhe shembuj sanksionesh të vjetra nga SHBA që janë hequr, por që nuk kanë asnjë lidhje me nenin me të cilin është sanksionuar Berisha nga Departamenti i Shtetit. Sanksionet e Departamentit të Shtetit për korrupsion madhor dhe dëmtimin e demokracisë janë legjislacion i ri, së bashku me sanksionet e Departamentit të Thesarit apo presidentit të SHBA për politikanë që ndjekin politika destabilizuese.
Tërheqja e sanksioneve natyrisht nuk ndodh, dhe më i qartë se të tjerët për këtë është Berisha, por ai shpreson se disa muaj deri sa të vijë fushata elektorale, mund të flasë për këtë.
Ai u zhgënjye një herë fort në vitin 2001, kur, pas fitores së Xhorxh Bushit, i shkroi një letër të gjatë babait të tij, Bushit të vjetër, të cilin e kishte pritur dy herë privatisht në Tiranë dhe Vlorë, me shpresë që ta përdorte si mbështetje politike për fitoren e Bushit në SHBA. Madje shkoi privasisht edhe në bulevardin “Pensilvania” në Uashington, ku populli mbushte rrugën ditën e inaugurimit të presidentit.
Por Bushi i ktheu përgjigje private letrës pas disa muajsh, duke i shkruar se nuk kishte shijuar shumë fitoren e Xhorxh Bushit si president, pasi ishte inatosur nga përbaltja e Jeb Bushit si guvernator i Floridës, që e kishin akuzuar për vjedhje votash. Dhe natyrisht kishte injoruar pjesën tjetër të letrës. Disa muaj më vonë, Ilir Meta dhe Anastas Angjeli u fotografuan me Bushin në Shtëpinë e Bardhë dhe me sekretarin e ri të shtetit, Colin Pouell.
Akoma janë në hall me betejën e tyre diplomatike. Akuza kryesore e Berishës dhe mbështetjeve të tij ndaj Edi Ramës është se ai ka dashur të përkrahë planin e administratës Trump për ndarjen e Kosovës në një marrëveshje Thaçi-Vuçiq, ku Rama ishte si garant për Thaçin. Plani nuk u realizua pasi Hashim Thaçi u arrestua nga Jack Smith, prokurori që dënoi dhe Trumpin në SHBA.
Vuçiç po fluturon nga gëzimi nga fitorja e Trumpit. Madje, edhe Dodik në Bosnjë i ka dërguar telegram urimi, edhe pse është nën të njëjtat sanksione si Berisha.
Tani që Berisha të përpiqet të përfitojë nga politika e jashtme e Trumpit, duhet t'i vjedhë “meritat” Edi Ramës, dhe duhet të bëhet ndërmjetës për ndarjen e Kosovës, që ka qenë një plan serioz i administratës së Trumpit. Në këtë rast, meqë nuk është në pushtet, duhet të mbështesë Edi Ramën në këtë plan, të mbrojë “miqësinë” e tij me Vuçiçin, dhe së bashku të japin konsensus për planin e Trumpit. Nese dhe Grenell bëhet sekretar Shteti, ka mundësi që edhe Çim Peka, dhe Bleona, është dakord me këtë gjë.
Akoma më keq e komplikon situata me qeverinë e Kosovës, e cila natyrisht është kundër këtij plani, por gjithashtu ka raportet e këqija me këtë administratë dhe jo më me Trumpin, të cilin e quajnë armik pasi e ka rrëzuar njëherë nga pushteti. Pra, për të përfituar nga politika e jashtme e Trumpit, Berisha duhet të bëhet mik me Vuçiçin, armik me Kurtin, mbështetës i Ramës dhe mik i Dodikut. Nga të gjithë këta, vetëm këtë të Dodikut mund ta bëjë me qejf, si bashkëvuajtës.
Natyrisht, asgjë e tillë nuk do ndodhë, pasi kështu vetëm sa i lehtësojnë hallet Edi Ramës dhe i japin të drejtë akuzave të padrejta që i kanë bërë atij për këtë çështje. Dhe ky është një hall i madh, që i bën nervozë.
Por le t’i harrojmë hallet këto ditë. Derisa të hyjë në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, ka boll kohë të gënjejë demokratët se të gjitha këto do të bëhen. Pastaj, e vetmja gjë që mund të bëjnë është të mbështesin ndonjë leje ndërtimi në Sazan dhe Zvërnec, që mund të sjellë qeveria në Kuvend për familjen Trump.
Satirë brilante!
Ka 1 emer qe Trump e ka permendur personalisht disa here. Meconigal. Nuk e dime ne do e mbaje fjalen per hakmarje , por po u mor ,gjithe grupi i sorosianeve rreth mekonigal nuk e besoj se do e kene te lehte. E dyta nese ne presdencen e pare te trump lideri global deshi te shiste gjysmen e kosoves kete rradhe qe te shpetoje do tentoje te shesi gjithe shqiperine. E treta aman te keqen te na postoje ndonje foto me leksin e kamales.
Pa lidhje ke shkruar ABC, shko rregullo mendimet se çfare ke dashur te thuash...estrad jeni te gjithe ju "Sekti i Berishizmit" qe sdini asgje ne kete bote....hani ato çfare thote plaku...hahahahahahaha.
Abc, mos harro qe propozimi per shkembimin e territoreve Kosove - Serbi e ka bere administarta e Trump. Dhe sa per dijeni, Trump nuk e rruan as per McGonigal e as per Soros...prandoj mos shkoni si laraska pas topeve te demit se vec bajgat e tij do ju mbeten.
Skifo! Mcgonigal nuk është shkarkuar në kohën e Trampit; atëhere ai zbatonte udhëzimet e tij dhe jo të Sorosit. E pësoi në kohën e Bajdenit.
Duhen kuptuar drejt se jane ne mjerim te madh. Mos I ndodhte kujt te gjendet ne pozitat e ketyre vampireve. Nuk I le rehat as gjykata qe cel séancen pas nje jave per vjedhje.
Shume e bukur kjo o Mero.
Mero, bravo. Por me sakte eshte se Trump nuk ka perjashtuar edhe shkembim teritoresh mes Kosoves e Serbise. Mbase Trump Kosoven mund ta beje pjese te planit te tij per Ukrainen, kur te bisedoje me Putinin per mbylljen e konfliktit. Ndikim per fatin e Kosoves tani do kete edhe cfare mbeshtet Putin per zgjidhjen e problemit Kosove-Serbi. Pra do jete me i veshtire diskutimi. E pamundur eshte qe Kosova ti fitoje te gjitha sic pretendon Kurti. Bile Kurti mund te mos ftohet fare ne tryezen per Kosoven. Shqiperia duhet te kerkoje te jete pjese e procesit ne nje menyre. Shkeputja e Veriut mos konsiderohet tabu, praktikisht Veriu eshte i shkeputur ne Kosova. Shkembimi i Veriut me te tjera territore shqiptare nen Serbi mund te diskutohet kundrejt njohjes nga Serbia te Kosoves si pjese e Shqiperise, pra bashkimin tone si qellim final. Nga halli edhe Saliu do bjere dakord, ha ha ha.
Prsh. Prsh. te Meros. Donald Trump do te mbeshtese teorine e tij te "Ballkanit te Hapur", qe e mbeshteti Edi Rama, pasi eshte vazhdim i endrres se shqiptareve te copetuar me forcen e armeve te serbeve, grekeve e malazezeve dhe te sanksionuar nga Konferenca e Ambasadoreve te Fuqive te Medha te Europes ne Londer me 29 korrik 1913. Prandaj shqiptaret i urrejne kufijte qe ua kane vene fqinjet me force dhe Fuqite e Medha te Europes me teorine e ekuilibrit te forcave. Por jane edhe serbet qe i urrejtne kufijte i vune me forcen e armeve ish-vellezerit te tyre jugosllave sllave dhe Konferenca e Dejtonit USA me 1995 dhe deshirojne Ballkanin e Hapur. Ne nuk duhet te behemi xheloze pse ata do te marrin perkohesisht 4 komunat serbe ne Veri te Kosoves, ndersa ne do te marrim Kosoven dhe Luginen e Presheves. Kur te dy shtetet do te behen anetare te Bashkimit Europian kufijte do te jene simbolike si ne 50 shtetet e SHBA-se.
Trump nuk shqetesohet shume per shqiptaret, por eshte biznesmen. Nuk mendoj se do t’i leshoje dikujt tjeter minieren e Trepçes. Dhe me gjere Kosova per Ameriken eshte nje pike shume e forte strategjike
Varu teneqen Trumpistëve tanë që të na bëjnë të paktën pak aheng o Mero! Po për ne të tjerët ke ndonjë llaf të mirë... se na ka kapur frika mos na vijn deri në Durrës sllavët vlla?
Keta te shkrete, presin bolet e dashit.
Mero,mund te kemi dhe nje "rastesi" ne vitin e ri: Me daten 20 Janar Trampi hyn ne Shtepine e Bardhe - ndersa me 21 Janar,ne nje tjeter rastesi pa thonjeza,Sali Berisha hyn ne "Shtepine e Zeze".... Eshte kohe interesante...Cdo gje ben vaki...
Hall I madh na ka gjetur o shoku Ymer. Me te drejte ti ben " humor prapavije me gavetë në qafë". Por..spi më ujë propaganda bolshevike me puçra kolkozi. Fundja ...do ti spall lufte si ne 2016 shokut Trump. Nga e keqja nese Sazani nuk me ecen dhe Orban se mban fjalen. Me e keqja fare do bej "asha" Sorrosin. Ai e ka fajin do them. Hante dardha mbrapa kurrizit.
Eh more Mero mos Vdeksh KURRE se te duam per te gjtha keto qe thua ??? Me kete shkrim ja ke ul EUFORIN Saliut se te tjeret po fluturojne me presh ne B.... ?
Do beje mire qe sot te rrefeje ato Halle e mbi halle per fitoren e Trump qe ke aty te oborri Rilindjes ku mbllaciten edhe mediat e ushqyera me milionet e vjedhura nga Inceneratoret e gjetke! Sepse jane me shume te sekelldis se vete shtabi elektoral i Kamalas qe qeshte.
Mero aman atë videon që starton automatikisht tek faqja kryesore ose rregulloje ose hiqi zërin vlla...se na tromaks cdo herë
Mero vetem st e ka marre disi vehten...dje ishte ne gjendje lipotimie fill pasi u dha njoftimi per fitoren e D. Trump si president!
Jeni kethyer ne gazete qe meret me thashetheme ne lemin e fshatit.Banalitete te peshtira,argumente te perseritura me mijera here nga gazetare servile te pushteti qe jargaviten per te perfituar ndonje koske. Per te mos folur per komentet e turmave te ekzaltuara te mbushura me banalitete te neveritshme.
I dashur Tomor. Ke shume te drejte ne perkufizimin e shqiptareve. Ne jemi dy kategori. Kategoria e pare eshte qe mundohen qe ariun ta mbajne larg dhe nuk i afrohen. Ne kete kategori futen gjithe kundershtaret e Saliut. Kategoria e dyte jane ata qe per ta bere ariun shoke fillojne dhe bejne si ariu, duke menduar se ariut i pelen karagjozlleku. Ketu futesh ti me shoket e Saliut. Ariu nuk behet njeri or koqe! Ne fund te copton edhte ty....
Mero mos harro se sali kërma mund të blejë ca zyrtarë me thes me lekë dhe gjithshka mund të ndodhë . Jetojmë në një botë ku paraja blen gjithshka, qoftë dhe pidhin e sheqeres.
Mero, mos u merzit per fitoren e Trump. Gjera qe ndodhin, nuk ke c'ti besh! Neser mos harro te qendisesh nje Editorial festiv se eshte ditelindja e 83-te e partise Rama e lindur ne 8 Nentor 1941 si Komuniste, emernderruar ne e Punes e me tej Socialiste e se fundmi Rilindje.
Tramp i djathte , Berrisha komunist sikur nuk shkone ky ekzaltim ! . Po ky Tramp ishte qe shpallur familjen kriminale Berrisha si familje non grata. Ndersa Rama ka mardhenie te shkelqyer me familjen Tramp , kur erdhen ne Shqiperi vajza dhe dhendri i Tramp ishin te shoqeruar nga Rama ne viziten private , nuk i shoqeroje as Birrisha as Grida e as Zénin . Birrisha jetone me endra dhe nuk eshte keq se kalone kohen .
7 komente nga i njejtin personne por me pseudo te ndrysheme haaaaaa. Zogu i komunistit Birrisha kur gazeta nuk te pelqen pse e lexone? .