Për të shmangur letërsinë dhe gazetarinë e zëvendësueshme

11 Nëntor 2024, 20:22Editorial Mero Baze

E di që, për shkak të 34 viteve punë të përditshme, të gjithë më njohin si gazetar, por dëshirat e para për të botuar nuk i kam pasur si gazetar. Për herë të parë emrin në shtyp e kam pasur poshtë një poezie.

Nëse kam një mirënjohje personale për poezinë, është se ajo më futi në rrugën e gazetarisë dhe jo gazetaria në rrugën e poezisë, siç mund ta mendojnë shumë tani.

Aq e vërtetë është kjo, sa nëse do të më kërkonit të identifikoja një tipar të veçantë të poezisë pa pretenduar të jem studiues letrar, do të thosha se poezitë e mia janë përjetime, njësoj si shkrimet. Nuk kam pothuajse asnjë poezi – ose së paku nuk më kujtohet – që të mos lidhet me diçka që kam përjetuar. Më së shumti ato janë përjetime poetike sesa produkte të laboratorit artistik të një poeti.

Për këtë arsye ka një lidhje organike mes fillimit me poezitë dhe vazhdimit si gazetar.

E thashë këtë që të mos vazhdoni të më bëni këtë "gjyqin" pse shkruaj poezi.

Libri është një lloj antologjie kohore, i shtrirë në tre dekada, ku janë përzgjedhur poezi nga të gjitha periudhat kohore; kjo vërehet lehtësisht, edhe pa vënë datat në fund të poezive.

Duke qenë se jemi këtu, te një lloj dokumenti i historisë edhe përmes poezive, dua të them dy fjalë për gazetarët e rinj dhe për poetët e rinj.

Gazetaria ka ndryshuar shumë, dhe bashkë me të kemi ndryshuar edhe ne, por ajo që po ndryshon në mënyrë dramatike është distanca e atyre që sot quhen gazetarë nga letërsia dhe fjala e shkruar në përgjithësi, dhe varësia e pashmangshme nga teknologjia.

Jo vetëm gazetarët që punojnë për mua, por edhe në gjithë shtypin, tani kanë një distancë të frikshme nga letërsia dhe fjala e shkruar. Kam frikë se edhe nga leximi në tërësi, përveç atyre që lexojnë Facebook-un, X-in, apo rrjete të tjera sociale, dhe që pastaj i ekspozojnë si dije duke marrë citate prej tyre.

Kjo natyrisht që lë gjurmë në tekstet e tyre, në fjalorin e varfër dhe në mungesën e talentit për të tërhequr përmes fjalës.

Të njetin problem e kanë sot në letërsi dhe ata që duan të injorojnë brumin e gazetarisë për letersinë. Sado e mangët të jetë gazetaria, ajo është lënda e parë më e mirë për një shkrimtar. Ata që e injorojnë dënojnë veten.

Debati mbi ndikimin e letërsisë në gazetari është i vjetër dhe ashtu siç ka ithtarë të saj, si puna ime, ka edhe kundërshtarë të egër dhe të vendosur me plot argumente, që thonë se krijimtaria letrare dëmton të vërtetën dhe raportimin profesional.

Por ky është një spekulim teknokratësh.

Të vërtetën e dëmton karakteri dhe personaliteti i gazetarit dhe jo kultura letrare e tij. Mungesa e kulturës në gazetari dhe distanca e gazetarëve të rinj nga librat i bën ata të manipulueshëm, më të dobët, më pak të lexuar dhe mbi të gjitha, i bën të paemër.

Nga ana tjetër mendoj se dhe shkëputja e letërsisë nga të vërtetat e ditës e bën atë më të varfër, dhe e kthen në specie në zhdukje. Një nga romanet më të mira dhe të lexuara sot në tregun evropian është romani "Zgjerimi" i Robert Menasse, shkrimtar austriak që ka në qendër të vëmendjes Shqipërinë e këtyre ditëve, që ne e shikojmë para syve e nuk na bën përshtypje. Ka një shkrirje të kufijve mes letërsisë së mirë dhe gazetarisë së mirë dhe ky është trend i kohës.

Njësoj si gazetaria e cekët që rrezikon të kthehet në profesion të zëvendësueshëm nga inteligjenca artificiale, edhe letërsia e cekët e ka këtë rrezik.

Në redaksi nuk na duhet më redaktor, se kemi ChatGPT, nuk na duhen më statistika, se i gjejmë në internet, dhe nuk duhen ngjarje, se i shohim live në rrjete sociale.

Të vetmit që mund të bëjnë diferencën janë gazetarët që kanë gjuhën e tyre të të shkruarit, stilin e tyre dhe, natyrisht, kulturën e tyre. Mendoj se mbijetesa e gazetarisë mund të vijë pikërisht nga fakti se dikur gazetarët nuk shikoheshin thjesht si shkrues njoftimesh, por si njerëz tek të cilët publiku ka besim, mes të tjerash, se janë edhe të lexuar e të talentuar.

Nëse pas 30 vitesh shikon se cilët gazetarë i mbijetojnë tregut në mënyrë individuale, pa ndihmën e të tjerëve, shikon se janë ata që vijnë nga letërsia. Publicisti më i mirë i tranzicionit Preç Zogaj ështe dhe livrues i gjithe gjinive të letersisë. Por duke shkuar tek brezi im mund të themi pa frikë se Rudina Xhunga që mbijeton në një treg gazetarie pa rregulla tregu vjen nga letërsia, Ylli Rakipi që e lë dhe e zëvendëson gazetarinë sa herë të dojë vjen në fillesat e veta si tregimtar i talentuar, Blendi Fevziu e ka nisur po ashtu me poezi, madje si bashkëautor me Blushin. Enkel Demi bën pak ndryshim se e ka nis si gazetar dhe e vazhdon si shkrimtar, po përsëri është nje fakt i ndërlidhjes që ka letersia me gazetarinë. Madje dhe Nikoll Lesi e ka pas nisur duke shkruar tregime. Ka një listë të gjatë dhe të pafundme me emra të tillë, të cilët janë ende në këmbë pikërisht për këtë lidhje, qoftë edhe të lënë përgjysmë.

Letërsia është si një lloj vaksine që e merr një herë dhe imunizohesh nga banaliteti.

Për aq sa unë e ndiej veten gazetar ende të aftë, ja di për nder kësaj vaksine.

Letërsia do të mund t’i shpëtojë këtij rreziku, vetëm duke qenë sa më afër të vërtetave të cilat janë të pakopjueshme, të papërsëritshme dhe të patjetërsueshme.

*Fjala e mbajtur në promovimin e librit "Shi me baltë"

32 Komente

  1. L
    L.Xh

    Mero Baze, ju lexova, dhe mbeta i impresionuar për të vërtetat që ju shkruani, për lidhjen organike e harmonike midis letërsisë dhe gazetarisë si dhe ndërvarësinë dhe peshën e tyre,kundrejtë njera tjetrës. Mero, të lumtë për arritjet e tua, që i ke me meritë të mëndjes, formimit e kapacitetit tënd, të arritur me shumë punë, mund e vështirësi. Ju kuptojme vlerësoj. Me shumë konsideratë. L.Xh

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lexues

      Nuk njihet gazetar tjeter ne botë që te ketë që ne vitin 2007, pra 17 vjet me rradhe qe te shkrujë editorial çdo ditë vetëm kundër një njeriu, si zotëria kundër Berishës. Është për rast studimor.

      Përgjigjjuni
      1. C
        Celo Mezani

        Njeh ndonje popull tjeter ne bote ti qe nje person si Berisha qe nuk ka lene asgje te zeze pa i bere kombit per 34 vjet, dhe e ka ende lider te opozites. Se ne pushtet mund te rrish edhe gjithe jeten si Kimi i Korese apo Putin, por komandant i opozites nuk rri dot. Fakti qe Mero shkruan cdo dite kunder Berishes nuk turperon Bazen si gazetar por shqiptaret si popull.

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qytetari Tiranes

          @Lexues. Bravo qe ja ke lexuar dhe lexon editorialet e Bazes. . Sa kohe qe te egzistoje e keqja, do ndotet dhe e mira per te luftuar te keqen.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Makiaveli

            Pse që nga 2007 ?? Apo sër deri atëherë i shërbente Saliut

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bureto

              Mero, si shumë të tjerë, i shërbeu Saliut në atë fillime, për sa kohë nuk e njihte. Ditën që e njohu dhe e njohu mirë, u distancua dhe qysh nga ajo kohë e u dha mundësi naivëve, qorrave apo idhujtarëve të tij, të shihnin se "mbreti ishte lakuriq" apo si për disa, deri në ditët e sotme, "lexhenda është lakuriq". Pa ia mohuar Meros, aftësitë individuale si analist politik, fakti që punoj ca vite si 'këshilltar' i Saliut, në vetvete është diçka pozitive, gjithmonë duke nënkuptuar kështu mundësinë e tij për ta njohur atë nga afër si karakter, si politikan dhe si shtetar, mundësi që besoj plotësisht se me editorialet e tij për të, Mero Baze i ka bërë një shërbim të madh publikut. Sa i përket vitit 2007, ai nuk është viti deri kur Mero 'këshillonte' Saliun, me të cilin u ndanë qysh në vitin 1996-'97, porse viti 2007 është viti i botimit të numrit të parë të gazetës "Tema", ku ai i boton editorialet e tij.

              Përgjigjjuni
        2. R
          Rezi

          Urime, shpresojmë ta gjejmë dhe lexojmë librin tuaj! Suksese!

          Përgjigjjuni
          1. L
            Ladi

            Je i taletuar, kembengules, human dhe me shume karakter. Shume urime dhe suksese

            Përgjigjjuni
            1. T
              Te kundert

              Poeti e gazetari , poésia e gazetaria jane ne te njejten familje por shume large njeri - tjetrit diametralisht te kundert , sikurse te humanet i varferi e i pasuri . Gazetari nuk ka shpirtin dhe âme artisti , thjeshte tregone realitetin , ndersa poeti eshte artiste ka ndjenje. Edhe poète edhe gazetar sikur nuk shkone ndaje dhe gazetaria eshte e dobet .

              Përgjigjjuni
              1. F
                Foto meshini

                Me pelqeu qe shkruan libra se aty ngelesh per jete por mos e lere gazetarinë se je akoma i fuqishëm .

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Lexuesi

                  Me ne fund po heq dore nga politika dhe bythlepirja. Do besh me shume leke me libra se me artikuj e njeanshem ne letren a bythes Tema. Panairi fillon te merkuren. Po vij ta blej nje kopje

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    PO , PO

                    Sa zhul paske qene o lexuesi injorant ! Per te te njohur cfar llumi je , na mjafton e tepron fjalori rrugaceror qe perdor dhe varferia e mendimit deri ne meshirim , aq me teper qe e quan veten Lexues ! ! !

                    Përgjigjjuni
                  2. T
                    Tixhe Baze

                    Shumë e bukur dhe lehtësisht e kuptueshme per te gjithë lexuesit,uroj ta gjejm librin shum shpejt !

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      D. DIDANI

                      Kam bindjen e plot se nje gazetar eshte i mire sepse eshte nje letrar,nje person qe mund te bej poezi te ndjera dhe jo deklarative dhe qe shkruan tregime qe mund te lexohen me nje fryme dhe qe mund te shkruaj roman ku te pergjithesoj me tipat dhe karakteret. Gazetari qe eshte i pa afte per letersi,eshte thjesht nje shkrues kronikash dhje ngjarjesh,por jo gazetar prestigjioz. Merua i ka vetite e mira te gazetarit,sepse eshte shkrimtar. Urime Baze. Suksese drejt pavdekesise!

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Bedri Islami

                        Per shkak te punes perditshme ne keto 34 vite ty M.B. te gjithe te njohin per gazetar...por ama per gazetarin lepires konstant te te gjithe Pushteteve e mallkuesin e tere Opozitave pa dallim feje, krahine, ideje! Kjo do te siguroje edhe kete Epitaf mbi koke kur te ikesh nga kjo bote " ketu prehet Mero i shkreti sherbetor i c'do Pushteti, qe kurre nuk shkroi opinion te vet por vec orekset e c'do Pushtet..."

                        Përgjigjjuni
                        1. C
                          Celo Mezani

                          Pirdh, pirdh. Artikujt me te thelle kunder Berishes kur ai ishte ne pushtet dhe Rames tani qe eshte ne pushtet i ka bere Mero Baze. A ke perdorur ndonjehere gazetarine per qejfet dhe interesat e veta? E kush nuk e ka bere !!!!!

                          Përgjigjjuni
                          1. M
                            Miradije Hoti

                            Ja hongsh bolet liderit te kombit shqiptar Albin Skenderbe Kurtit.

                            Përgjigjjuni
                            1. V
                              VINI GISHTIN KOKES

                              E ke nga injoranca dhe budallalleku znj. Miradie . Me te mesuar shkrim e kendim , te duket se kape qiellin me dore . Historia nuk perseritet , ne se dikush nuk e kupton , kthehet ne qesharak e behet lolo . E them kete sepse ti vetem qe degjuar dicka per gjeniun Skenderbe dhe e barazon me liliputin A.Kurti , popr se cfar kulture ke , duket nga fjalori mesjetar qe perdor .

                              Përgjigjjuni
                        2. S
                          Shaqo

                          E vertete absolute, letersia mund te beje pa gazetarine, por gazetaria pa letersine eshte e vdekur.

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Lexuesi

                            Mero. Jam kurioz te di "Antena brenda familjes" ju e shkruani. Po qe keshtu, atehere pervec poezise, keni talent te shkruani edhe tregime humoristike.

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Shaqo

                              Pse kaq xheloz o Bedri Islami. Ne gazetari Merua paraqet dhe analizon qarte e bindshem realitetet e sotme, nuk e kam pare si sherbetor te pushtetit (Rames), u largua nga Berisha se nuk pajtohej dot me bemat e tij. Xhelozia te le prapa.

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Mihongsh Tetria

                                Shaqo ja thithsh cucllen Albin Kurtit.

                                Përgjigjjuni
                              2. d
                                detto tra noi

                                Lexues, mos e prek Meron aty ku i dhemb! Ate "Antene brenda familjes" e montoi me urdher nga lart tek shtepi e Kunatit te Lyl Bashes kur ai bente protesta e opozite ndaj Pushtetit...dhe e cmontoi po me urdher nga lart kur Lyl Basha u bo "personazh pozitiv" sepse nderpreu fare opozitarizmin ndaj Pushtetit.

                                Përgjigjjuni
                                1. Q
                                  Qytetari Tiranes

                                  Bravo. Pergezime Mero Baze! Suksese sa kohe do vazhdish te shkruash!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. T
                                    Tema tek populli

                                    Mero! Si gazetar mendoj se te vlen, nje keshille: Mos shkruaj kaq shpesh, pasi sasia demton cilesine, keshtu qe ne editorial, do te ndihesh dhe me demokrate, duke ja lene vendin dhe emrave te tjere.Dhe tjetra shume e rendesishme, qe ka te beje me nje komponent te fuqishem demokratik eshte ajo, qe ti japesh hapesire te vertete mendimit te lexuesve, qe me nje qendrim te paanshem dhe te argumentuar kritikojne Ramen, dhe qe te mos e perdhosesh gazeten me sharje te ndyra rrugesh, qe nuk thone asgje, qe per fatkeqesine e gazetes, kete e quan, forme te demokracise arnamute.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. v
                                      vari l***t

                                      Gazetaria do ftohtesi ne pasqyrimin e realitetit. Letersia do ngrohtesi, ndjeshmeri, pasion etc. Pra duken krejt te kunderta. Nuk kam lexuar ndonjehere ndonje pjese me ndjeshmeri ne shkrimet e Meros. Ndjesmeri ndaj njerezve ne nevoje apo ndaj atyre njerezve qe pushtetet i kane shkelur me kembe ne keto 34 vite.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. V
                                        Vehbiu

                                        Ekzakt. Me nder gazetaria e tij, ka veç mllef, cinizëm dhe urrejtje.

                                        Përgjigjjuni
                                      2. k
                                        kirurg

                                        Urime për librin me poezi. S'i kam lexuar, por vetë fakti që ke një libër të tillë është befasi dhe nder që ia bën vetes. Në këtë prezantim libri, shumë gjëra i ke thënë mirë, për ndikimin e letërsisë tek gazetaria, por "demi do kapur nga brirët", thotë populli. Pa u zgjatur, shumica e gazetarëve, dhe jo vetëm, duhen dërguar përsëri në klasë të parë, përfshirë edhe gazetarët e tu. Në këta 35 vjet, janë të djegur kulturarisht e moralisht të paktën dy breza. Dhe kushedi kur do vihet dorë, gjithnjë nga lart. E fundit: për të dyja "frontet" e fjalës duhen aftësi të veçanta, pasion dhe vullnet. Gazetar bëhesh edhe me vullnet e punë. Poet jo. Edhe një herë urime.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          Treni

                                          Epo suksese me librin e ri!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. B
                                            Boston

                                            Urimet me te mira i afti dhe i miri Mero!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. k
                                              kur permend litarin ne shtepine e te varurit

                                              Mero, si vellim te dyte bej nje permbledhje te atyre qe ke shkruar per Edi Ramen nder vite! Do kesh sukses te plote. Nise me ate Kartelen e Psikopatise qe i ke botuar e ri-botuar dikur ...

                                              Përgjigjjuni
                                              1. K
                                                KritikaOBJEKTIVE

                                                Shkrimi i mësipërm, ndonëse i mbushur me ide dhe opinione interesante, përmban disa nonsens dhe elemente që largohen nga standardet e një shkrimi gazetaresk të mirëstrukturuar dhe koherent. Më poshtë janë të identifikuara këto nonsens dhe problemet kryesore: 1. Pretendime të Paqarta dhe të Paargumentuara "Letërsia është si një lloj vaksine që e merr një herë dhe imunizohesh nga banaliteti" Një metaforë e bukur, por e pambështetur në ndonjë fakt apo analizë. Nuk ka argument se si konkretisht letërsia ndihmon në shmangien e banalitetit në gazetari apo jetën publike. "Gazetaria ka ndryshuar shumë, dhe bashkë me të kemi ndryshuar edhe ne" Një deklaratë shumë e përgjithshme dhe e paplotë. Si ka ndryshuar gazetaria? Çfarë specifikisht ka ndodhur që justifikon këtë ndryshim? "Letërsia do të mund t’i shpëtojë këtij rreziku, vetëm duke qenë sa më afër të vërtetave" "Vërtetat" nuk janë të qarta në këtë kontekst. Cilat janë këto "të vërteta" që letërsia duhet të ndjekë, dhe si përcaktohet kjo lidhje? 2. Mungesa e Koherencës në Argumente Konfuzioni mes letërsisë dhe gazetarisë: Në disa pjesë, shkrimi pretendon se letërsia është një domosdoshmëri për gazetarinë. Në të tjera, sugjerohet se gazetarët e rinj që nuk lexojnë janë të paaftë. Nuk ka një vijë të qartë logjike që lidh këto dy ide. "Gazetaria dhe letërsia janë të pandashme" vs. "Letërsia ndonjëherë dëmton gazetarinë" Autori e fillon me një qasje pozitive për ndërlidhjen e letërsisë me gazetarinë, por më pas e pranon se mund të ketë edhe argumente kundër, të cilat nuk analizohen më tej. 3. Mbështetje në Shembuj Subjektivë dhe Anektodalë Shembujt e gazetarëve të njohur: Përmendja e emrave si Preç Zogaj, Rudina Xhunga, Blendi Fevziu etj., përdoret si provë për të mbështetur idenë se letërsia ndihmon gazetarinë. Këta janë shembuj individualë dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht një rregull të përgjithshëm. Nuk ofrohet asnjë analizë më e thellë për të mbështetur këtë argument. "Shumica e gazetarëve që mbijetojnë vijnë nga letërsia" Një pretendim i pabazuar dhe i përgjithshëm. Nuk ka të dhëna apo analiza statistike që ta mbështesin këtë. 4. Përgjithësime të Paqarta "Gazetarët e rinj kanë një distancë të frikshme nga letërsia" Nuk ka ndonjë studim, statistikë apo të dhëna për të mbështetur këtë deklaratë. Për më tepër, nuk shpjegohet pse kjo "distancë" është kaq e frikshme. "Mungesa e kulturës në gazetari dhe distanca nga librat i bën gazetarët të manipulueshëm" Një përgjithësim pa bazë. Nuk përshkruhet ndonjë mekanizëm konkret që lidh mungesën e leximit me manipulueshmërinë. 5. Inflacion i Opinionit mbi Faktet Shkrimi përzihet nga mendime personale dhe citime metaforike pa sjellë prova të prekshme për pretendimet që bën. Për shembull: "Të vetmit që mund të bëjnë diferencën janë gazetarët që kanë gjuhën e tyre të të shkruarit" Nuk ka analizë përse kjo është e vërtetë dhe çfarë nënkupton kjo në praktikë. "Gazetarët e sotëm janë më pak të lexuar dhe më të dobët" Një deklaratë subjektive që nuk bazohet në ndonjë studim ose analizë të mirëfilltë. 6. Stil Retorik, Jo Analitik Gjuha e përdorur është më shumë retorike dhe emocionale sesa analitike: Përdorimi i frazave si "imunizim nga banaliteti" ose "specie në zhdukje" janë më shumë retorikë sesa argumente të mirëstrukturuara. Përzierja e toneve nostalgjike dhe kritike: Shkrimi kalon nga nostalgjia për gazetarinë dhe letërsinë tradicionale në kritika për teknologjinë dhe mediat moderne, pa një vijë logjike që i lidh këto mendime. 7. Problemi me Përgjithësimin mbi Teknologjinë "Në redaksi nuk na duhet më redaktor, se kemi ChatGPT" Një deklaratë e ekzagjeruar dhe e pasaktë. Teknologjia si ChatGPT mund të ndihmojë në disa procese, por nuk mund të zëvendësojë gazetarët ose redaktorët për analiza, etikë, dhe raportim profesional. "Gazetaria e cekët rrezikon të zëvendësohet nga inteligjenca artificiale" Një pretendim që nuk është i mbështetur me prova konkrete ose shembuj realë. Në vend të kësaj, sugjerimet janë më shumë spekulative. Përmbledhje e Problemeve Deklarata të përgjithshme dhe të paargumentuara. Shembuj subjektivë dhe të anektodalë. Përzierje nostalgjie dhe kritike ndaj modernitetit. Gjuha retorike dhe mungesa e analizës faktuale. Krahasime të pambështetura midis gazetarisë dhe letërsisë. Përfundim: Shkrimi nuk është një analizë gazetareske, por një reflektim personal dhe opinioni nostalgjik që ngre disa pyetje interesante, por nuk i mbështet ato me argumente të forta, të dhëna ose analiza të mirëstrukturuara.

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje