Përse PD po i ngre kurth vetes me “non grata”-ën e Berishës

9 Nëntor 2024, 18:42Editorial Mero Baze

Sanksionimi i familjes Berisha nga SHBA dhe më pas Britania e Madhe, janë vendime të marra bazuar në dosjen e Sali Berishës në Uashington dhe Londër. Ajo dosje fillon më 1991 dhe përfundon më 2021, kur dhe është sanksionuar familjarisht.

Është e vërtetë që sanksionimi i Berishës dhe pasardhësve të tij synon politikisht të shkëpusë fatin e PD-së nga Sali Berisha. Madje dhe më tej, të shkëpusë Sali Berishën nga politika shqiptare.

I pari që e lexoi qartë këtë synim ishte Berisha, dhe pikërisht pas këtij akti, ai rimori peng PD-në. Kjo nuk e shqetëson as Uashingtonin, as Londrën, pasi ata kanë kohë të presin të vdesë Sali Berisha dhe të përfundojnë problemet me të, por PD-ja natyrisht i ngriti kurthin e parë vetes me këtë akt, pasi iu dorëzua njeriut me më pak perspektivë për t'i çuar drejt fitores.

Edhe roja i PD-së ka më shumë shanse ta çojë PD-në në fitore, sesa Sali Berisha.

Tani PD po i ngre vetes kurthin e dytë. Kanë tre ditë që mëngjes e darkë deklarojnë se SHBA do të anulojë sanksionimin e Berishës. Me Britaninë e Madhe s’kanë më shpresa, sepse e kanë humbur gjyqin.

Në fakt, gjyqin e kanë humbur dhe me Blinken, pasi muajin e parë pas sanksionit, Berisha u thoshte që do ta fitojmë gjyqin në Francë, por as letrën nuk ia hapën.

Tani nuk e di se çfarë gjyqi do të fitojë në Uashington. Në listën e sanksioneve të Berishës janë rreth 230 të sanksionuar nga gjithë bota, dhe askush prej tyre as ka mundur të apelojë, dhe as të lehtësojë pozitën e tij.

E kuptoj që Berisha është i interesuar të shtyjë disa muaj. Deri në janar do të thotë: “nuk bëhet gjë, se do hyjë Trumpi në zyrë.” Deri në maj do të thotë: “ka filluar të mendojë, por ka shumë prioritete të tjera.” Pastaj mbarojnë zgjedhjet dhe ai natyrisht do të humbasë duke thënë: “m’i vodhën votat.”

Problemi është se çfarë do të bëhet me këta politikanë që deklarojnë se Berishës do t’i hiqet “non grata” kur ajo të mos i hiqet?

E sigurtë është që nga sot e tutje PD-ja do të ketë premtim kryesor heqjen e “non grata”-ës së Berishës dhe jo kthimin në pushtet. Kështu që dhe mandati i katërt i Ramës do të vazhdojë me shpresën se para se të shkojë në zgjedhjet për mandatin e pestë, atij do t’i hiqet “non grata.” Por deri atëherë Berisha do të jetë në burg. Do të jetë i dënuar për korrupsion dhe për 21 janarin. Kjo thjesht mund t’i shtojë ndonjë sanksion tjetër larg qoftë edhe nga zyra e presidentit të SHBA.

Por kurthi që PD-ja i ngre vetes është i tmerrshëm. Jo vetëm që nuk ngjallin shpresë për t’u kthyer në pushtet, por futen në një tunel ku e dinë që s’ka kurrë dritë në fund të tij. Në vend që të bëjnë betejë dhe të gënjejnë demokratët se Berisha nuk do të dënohet, se do t’i fitojë gjyqet, se është i pafajshëm etj, rrinë e u thonë: “do t’i heqin ‘non grata’-n,” e cila as hiqet më dhe as u duhet më e hequr, pasi ata e rizgjodhën kryetar me “non grata.”

Problemi i tyre është se e kanë kryetarin në burg dhe nuk do të kenë shanse ta shikojnë të lirë sa është gjallë. Dhe këtë nuk e kanë në dorë ata sikur e kishin ta bënin kryetar. Ai nuk është presidenti i SHBA-së t’i anulohen dënimet pse u bë kryetar i PD-së. Titulli kryetar i PD, është thjesht sa zbukuron qelinë e të dënuarit, por nuk e nxjerr jashtë.

9 Komente

  1. H
    Hetuesi Fiskal

    Përse Ymer Gël Bazes I djeg kaq shumë " nongrata" e Salihu dhe po I gre kurth vehtes ?? ( kur mund tja ngjeshte komplet Karllos se Agimes dhe Ficos)

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ilirjan

      T'ju quash MESJETARE... juve ju ben nder. Jeni pertej mesjetes... qenie me bisht... nyje.Sidoqofte, ata qe u gezuan me shume e festuan per fitoren e Trump jane cuditerisht: Dodik ne Bosnje, Vucic, qe nga Serbia nxiste serbet ne Amerike te votonin Trump, Orban ne Hungari, Mickovski

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ilirjan

        Gjysma e komentit qe e keni prere, ishte ajo me saliun... me kryesorja... nejse... topi eshte juaji, penalltine e gjuani ju!

        Përgjigjjuni
    2. L
      L.Xh

      Doktor Honoris Causa i burgut Reçit, Dr.Prof. Sali Ramë Shiqere Birisha - PERSONA NON GRATA in USA.

      Përgjigjjuni
      1. m
        mos qeshni po mundet

        Sa merak eshte Mero per kurthet qe PD po i ngre vehtes! Kjo ngaqe Mero si ka qene gjithmone anti-Pushtet ne mbi 30 vjet ashtu edhe vazhdon te jete, pra nje Opozitar mjaft i thekur ndaj tere Pushteteve...por me shume ndaj ketij aktual!

        Përgjigjjuni
        1. Çika

          Partia demokratike po shef ëndërra me sy hapur dhe mban mëndjen si ariu për gorrica që mezi i pret për tu pjekur, në tetor nëntor .Naivitet i madh për një forcë politike që ka të tilla koncepte për politikën amerikane që sipas saj ndërron strategjinë epolitikës dhe diplomacisë sa herë behet ndërrimi administratës. Po të kishte vepruar sipas torollakëve të PD sot nuk do të ishte kjo amerikë që është .Harrojeni se do të shifni një kthim prapa të qëndrimit amerikan.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Daullxhiu

            Po pedeja eshte vetem nje grusht te inkriminuarish si mul loqa, albana shemalja, thuthuqa qe sju rruhet per salihalene por duan te shpetojne per vete duke u munduar te shpetojne halene.

            Përgjigjjuni
            1. b
              bjeri drejt se ke lehtesira

              Mero Baze aq shume i perkushtuar perdite duke i dhene instruktazhe opozites duhet te saktesoje dicka - eshte per : 1 ) Opozite te forte qe si kudo lufton kunder Pushtetit 2 ) Opozite formale qe i ben fresk Pushtetit apo...3 ) mos kete fare Opozite qe Rilindja e epokes Socializmes fitimtar te jete e plote!

              Përgjigjjuni
              1. a
                aa

                Mero eshte per : 1 ) Merua eshte per : 2 ) Ymeri eshte per : 3 )

                Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje