Në pritje të autokritikës së pronarëve të televizioneve për Berishën

13 Nëntor 2024, 20:25Editorial Mero Baze

Ka një hutim në mjedisin e pronarëve të televizioneve të mëdha pse Berisha ka tre ditë që i sulmon. Shikojnë ku kanë gabuar dhe s’po e gjejnë dot. Klani ka urdhëruar të bëjnë analiza dhe u del me tejkalim. 73 për qind të lajmeve janë me Berishën dhe për Berishën. Vizion Plus e ka 68 për qind, d.m.th me tejkalim të ndjeshëm mbi qeverinë. Top Channel në garë me Vizionin, e ka 67.19 për qind, por e kompenson me Top Albanian që e ka 72.4 për qind, sa Klani. Radio Tirana 53 për qind e kështu me radhë. Nuk po flas për TVSH, se aty ka gjysmën e Këshillit Kombëtar si gazetarë.

Por përsëri shqetësimi mbetet. Si t’ia bëjmë që është shqetësuar Berisha?

Asnjë reagim prej tyre. Duket sikur i kanë hyrë punës të analizojnë ku kanë gabuar dhe si duhet të përmirësojnë punën në të ardhmen, në zbatim të direktivave të marra nga penxherja.

Dhe Berisha ka një zakon të keq, kur kritikon bashkëpunëtorët. Ai nuk u thotë se çfarë duhet të bëjnë për t’u korrigjuar, pasi ata duhet ta gjejnë vetë. Dhe me sa duket pronarët e TV po përpiqen të kuptojnë ku kanë gabuar.

Derisa ta përfundojnë autokritikën para Berishës, ai i ka shtyrë tre-katër ditë të tjera duke u ankuar që shërbëtorët e tij nuk po punojnë si duhet, pasi kështu e ka së paku një argument përse do t’i humbasë zgjedhjet.

Por ana groteske e këtij sulmi është përpjekja qesharake për t’i ngjarë Trump-it në betejën kundër medias tradicionale. Është shumë e vërtetë që Trump e ktheu shtypin tradicional në një armik të vetin, por e kishte një arsye. Edhe shtypi tradicional e kishte Trump-in një armik të rëndësishëm të tij. Mediat më të mëdha të SHBA, përjashtuar Fox Neës, janë kundër tij, për shkak të filozofisë së tij. Dhe të dy palët e meritojnë të jenë armiq të njëri-tjetrit.

Por Trump nuk fitoi se kishte armik shtypin tradicional, por se arriti të përçojë mesazhet e tij përmes rrjeteve sociale dhe duke e përdorur shtypin tradicional si armik të tij. Shpesh herë dhe armiqtë bëhen të dobishëm, duke përçuar mesazhet e tua në mënyrë negative.

Problemi që ka Berisha është se shtypin e ka me vete dhe i jep hapësirë më shumë se ç’duhet. Kjo nuk është se i bën ndonjë nder Berishës. Në atë gjendje rotullimi që ka Berisha dhe në atë diare të përditshme që derdh nga penxherja, atij i duhet një censurë nga shtypi që ta ndihmojë.

Është shumë e provuar se Berishën nuk e dëmton censura në media, por hapësira në media. Në vitin 1994, Shqipëria kishte një televizion, dhe ishte i gjithi 24 orë i Berishës në fushatën për referendum, duke mos lejuar opozitën as të zgjaste kokën. Dhe prej TVSH humbi referendumin. Tani ai ka disa TVSH në dispozicion dhe i kanë dhënë atij gjithë hapësirën publike. Ky është vërtet një kurth i rrezikshëm për të, pasi idiotësitë që lëshon çdo natë përhapen në çdo cep të vendit.

Nëse është bërë kaq i mençur ta kuptojë këtë, nuk ka nevojë të shajë TV që mos ta transmetojnë. Thjesht mund të mos flasë dhe ato nuk kanë çfarë transmetojnë. Ndryshe ato nuk kanë çfarë zvogëlojnë nga ato që thotë. I japin ashtu siç i thotë ai dhe natyrisht e zvogëlojnë atë përditë e më shumë, duke e bërë të parëndësishëm.

Dy netë më parë në një TV nga këto me lajme në Tiranë, ishte dhe Berisha, dhe pas tij Dashamir Shehi. Ky i fundit kishte dyfishin e shikueshmërisë në YouTube në raport me Berishën. Dhe kjo tregon shumë se çfarë dëmi i kanë bërë TV Berishës që i kanë hapur ekranet.

Problemi është që ai tani dëshiron dhe më shumë hapësirë. Mirë është t’ia japin. Madje t’ia lënë kamerat si Big Brother brenda në shtëpi, ta shikojnë gjithë ditën shqiptarët. Është mënyra më e mirë që të bëhet komplet qesharak.

Kjo është një zgjidhje e mirë dhe për këta pronarët e trembur të TV-ve që duan të kuptojnë pse po i sulmon Berisha. Thjesht mendon se tani dhe ky mund të sillet si Trump-i me shtypin, por ndryshe nga Trump-I, ky do që dhe t’i shajë siç i shan Trump-I, dhe t’i shërbejnë sikur të jetë “Soros-i”.

Ata në fakt po i shërbejnë, sikur të jetë Soros-i, por puna është që ky e ka të keqen pse TV-të e transmetojnë dhe jo pse nuk e transmetojnë. Sikur mos ta transmetonin, do ishte viktimizuar disi në opinion publik, pasi njerëzit do mendonin kushedi çfarë hallesh ka aty brenda dhe nuk e lënë të flasë. Por TV-të po e lënë të flasë aq shumë, sa dhe ata që kanë pasur ndonjë dyshim që nuk ka rrjedhur, tani maksimumi iu vjen keq pse ka degraduar, por nuk kanë dyshim që ka degraduar.

30 Komente

  1. N
    Nul Moka

    Edhe Qimi. Po me Qimin çpati xhanëm..... Qimin se shikon kush.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vlora

      Ja u dhjeu planet Trumpi o Mero! Ju beri mutin mu ke koke. Nga ty i pari, Saliu i dyti, Edi i Netes i treti e me rradhe….

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shoku Trapit

        Jo po ta dijë mirë Mero! E mori në qafë popullin! Po ktu lahen të gjitha. Të gjejë vrimë ku të futet..... Trumpi do ta çojë përsëri, atje në Peshtan.

        Përgjigjjuni
    2. M
      Mero presim te verteten e plote prej teje

      O Mero, ti e di me mire se kushdo se Berisha ka qene ekstremist i cmendur qe kur Ramiz Alia e katultoi ne krye te PD. Ti duhet ti thuash popullit se doktoret me te mire te semundjeve mendore ne Tirane e keshilluan Ramizin se vendosja e Saliut, qe merrte ne ate kohe ilace per skicofreni, do ta cmendte krejt Saliun brenda 2-3 viteve. Dhe keshtu ndodhi, deri ne 1994 Saliut iu mbush mendja e tij skicofrene se populli e donte shume dhe mezi priste te behej mbret diktator me ndryshimin e Kushtetutes. Deshtimi per tu bere mbret ja rendoi semundjen mendore, dhe ja e shohim sot si po e mbyll jeten e tij ne cmendine brenda shtepise ne katin e tete.

      Përgjigjjuni
      1. L
        L.Xh

        Shkojmë në banjë në shtëpi për të dhjerë, ngremë kapakun e WC - na del surrati i Berishes dhe na frenon të dhjerin, shkojmë të flemë në krevat, ngre jorganin - na del Berisha në dyshek - oppppaaaaaa - iku gjumi, hapim frigoriferin, na del surrati Berishes si Copë muti i ngrirë brenda në frigo - iku oreksi, dil në ballkon, degjon komshiun që zihet me gruan për Berishen - se kush ka vjedhur më shumë, Saliu apo Ilir Metaj, lëre pastaj që hap TV, në të gjitha kanalet, vetëm Sali Berishe, Mul Nokari, oficerja SS Albana Vokshi (përçudnimi i femrës) , etj, etj, etj. sa detyrohemi shohim eksplorerat me çtë kenë vetëm e vetëm, për tu qetesuar. Rroftë PD por pa Sali Berishen me kopenë e hijenave, gjarpërinjve, ujqërve e çakajve që ka prapa.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rezi

          Hahaha..,fix. Hahaha punoja nga shtëpia dhe im shoq e kish çuar tek Topi. Nga dhoma i them ulja zërin se na çmëndi, pse e kanë thirrur? Pse është çmëndur ai, s’do merremi ne më të. Përditë ky avaz? Edhe unë e heq e s’e shoh fare. Ndjehem më mirë!

          Përgjigjjuni
        2. G
          Ganimete Musliu

          Ramush Plehshidenti, Memli Droga, Lumir isa Mutafa, Edver Kristaci dhe Fashisti Vucic jam i sigurt se jane duke marrur Infuzione dhe medikamente te Forta per qetsim. Une jam ai i cili ketu kam shkruar se Grenell Pederushka nuk ka me qene pjes e Administrates Tramp. Posht tradhtaret. Rrnoft Albin Kurti.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mondi

            Amanet ilacet.Tre here ne dite.Jepi bythqire shpelle qe mban koqet e kurves kurti ne goje nga mengjesi deri ne darke.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Paulsad

              Urgent tek doctoring o pall karri.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sanco

                Ma thith ti bashke me Albinin o Ganimet.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Panco

                  Ta qift nonen Albin Kurti.

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    NJE SHQIPTAR NGA JUGU I VENDIT

                    PSE , KETA PASKAN QENE VELLEZERIT TANE KOSOVARET QE NE PERLOTESHIM ME VITE E VITE TE TERA KUR DEGJONIM SE SHTYPESHIN , VRITESHIN , MASAKROHESHIN E BURGOSESHIN CDO DITE ? !

                    Përgjigjjuni
                2. P
                  PO , PO

                  Ganimete , do beje mire te firmosje komentin ketu me myhyrin e banditit e spiunit te shumefishte serbo-greko-rus Sali Karaxhic Berrisha , se do te besonim vertet ne bugallalleqet e tua gjysme shqip . Sa keq po katandisin vellezerit e motrat tona kosovare qe i kem i dashur aq shume ! ! !

                  Përgjigjjuni
                3. Q
                  Qazim Mulleti

                  Sic i thoshte Enveri,hapuni partise,beni aurokritikte me zener te hapur..e njejta shkolle

                  Përgjigjjuni
                  1. k
                    konsvervator

                    Po pooooo,ta them un ju.Edvini I zi I mafis zez,drogs,krimbit,korrupcjonit,vuqiqit,censurs zez nuk lejo qy marshalli liri demokracis t flasi I lir.Grafiqet thoj qy krejt televizionet e edvinit lejojn doktorin vetem 70 deri 67 sekonda t flasi n televizor .Rama ik,ik,ik.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      K O R C A

                      Meso te shkruash e flasesh shqip , se ky eshte forum per shqiptaret , jo per analfabetet e cetniket , injorantet qe nuk dine te lidhin as dy fjale !

                      Përgjigjjuni
                    2. S
                      Sandri nga shkodra

                      O ganimete na hengsh mutin! Po te mbushim dhe nje kove per albin karin. Hajt tung

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Eleniqia nga Karaburuni

                        Jau qift nonen lideri i kombit shqipetar Albin Kurti.

                        Përgjigjjuni
                        1. V
                          VINI GISHTIN KOKES

                          Nuk ke faj per keto qe thua , se pervec injorances se thelle , duket se paska pasur shume produkte te spermes serbe nder ju . Vura re se kishte mjaft te tille edhe kur iu pritem ne vitin 1999 , por nuk mendonja se do kishit denigruar deri ne kete shkalle . Tash na duhet me u menu mire , para se me hudh voten , po qe se behet referendum per bashkimin me Shqiperine !

                          Përgjigjjuni
                      2. q
                        q

                        ...saliu e di qe mbi 60% e kohes ne media eshte e tij....ai punon per kete ...e kjo dihet...nuk ka merak per bllofin...genjeshtera e mashtrimi i duhen qogte edhe per nje ...e nderton diten ore pas ore.Ajo qe i duhet saliut qe te gjithe kete ushtri ta vere kunder

                        Përgjigjjuni
                        1. e
                          eli-tiv

                          ...saliu e di qe mbi 60% te medias e ka te tijen...ai punon forte per kete ..SI ??? nuk behet merak per bllofin...genjeshtra e manipulimi i duhen qofte edhe per nje ore...keshtu e nderton diten ore pas ore.Ajo qe i duhet eshte te ndertoje ushtri te strukturuar mediatike te programuar prej tij .Ai nuk mund te ndertoj strategji afat gjate per te aq me teper per PD...koha qe ka eshte zeroooo..Ai jeton me ore ---minuta.Ajo qe e mban ne kembe eshte super paraja.

                          Përgjigjjuni
                          1. R
                            Robert Mamillo

                            e ke qare?

                            Përgjigjjuni
                            1. s
                              socialisti

                              Mero po zotrote qe ke 99.99% te Editorialeve tua me Sali (si ato votimet e kohes Enverit) mos do te thote se duhet te nisesh autokritiken i pari ndaj Edi Rames qe e ke denigruar aq sa nuk i kushton as 0.01 % te Editorialeve?

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Amerikani

                                E ke kapur mire ate perpjkjen e Sales ( qe ti Merua nga Laberia e bute , je nder ata qe Sali Gazepin e njeh mire , ndaj dhe je kaq pjellor ne kete zhaner , Ani pse thelbit nuk I afrohesh kurre , dmth Sala ne optike si gjysma e PP -se se Enver Hoxhes . Duhet ta themi edhe kete .) per te imituar Trampin , per ta mbajtur ne grand forme taborrin berishist , taborrin e fundrrinave dhe bersive qe prodhoi PP-ja , teksa ekstaza e transhese majtiste vazhdon recitimin delirant te epiteteve gati te shenjta , si : konservatore , te djathte , opozitare per Flamur Noken , Albana Vokshin , kaposhin e Peqinit e turlilloj lamashesh e llumhanesh ... Dhe mire bejne , se per kesi gjerash shperblehen dhe kesisoj idhulli I tyre , Enveri I ri , rron e mbreteron atje Maje hostenit ... Vec luspat e kesaj shemtie Po I pret bisturia e SPAKUT ...

                                Përgjigjjuni
                                1. T
                                  Treni

                                  As Syrin, as Topin nuk i shikoj, por shkrimi ishte i lezetcem. Bravo.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. m
                                    mirel

                                    Skrim per ata qe mendojne me trurin e evet e jo per ata qe e kane trurin te shplare nga Salikufoma.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. k
                                      korcari

                                      Te them te drejten lexoj vetem Meron e Bolinon. Te tjeret nuk kane tru te quhen as gazetare asgje. Jane ne nje nivel amebe qe kur shkruajne nuk dine se cthone e ku duan te dalin. Une them se gazetarine e opinionit e leviz merua ndersa gazetarine e fakteve e leviz Bolinoja edhe sot e 30 vite kaluar. Respekte. Keta qe pernebd ti siper me Frangaj e Dulake jane muratore e lacexhinj nuk kane lidhje me gazetarine

                                      Përgjigjjuni
                                      1. E
                                        Edi

                                        korcaro, sa rri lexo Meron e Bolinon me mire degjo se c'thote Taulant Balla e ashtu shkurto edhe kohen.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          AntiGasetari

                                          Në shkrimin e "Gazetarit", për të analizuar aspektet jo-profesionale dhe mungesën e standardeve gazetareske, mund të identifikojmë disa nonsens dhe probleme që shkrimi përmban. Këto probleme përfshijnë: 1. Mungesa e Neutralitetit Përdorimi i gjuhës së ngarkuar emocionalisht: Fraza si "diare të përditshme që derdh nga penxherja" janë fyese dhe largohen nga standardet e neutralitetit dhe profesionalizmit. Përshkrime si "idiotësitë që lëshon çdo natë" tregojnë mungesë të objektivitetit dhe janë krejtësisht të panevojshme për një analizë të balancuar. Paragjykime të hapura ndaj Berishës dhe mediave: Autori flet me një ton të njëanshëm dhe kritik të ashpër ndaj Berishës dhe pronarëve të televizioneve, duke mos ofruar një qasje objektive. 2. Argumente Jo-logjike dhe Teza të Paqarta Kundërshti të brendshme në argumentim: Në një moment thuhet se mediat "i japin shumë hapësirë" Berishës dhe kjo i bën dëm, ndërsa pak më poshtë thuhet që "Berisha do më shumë hapësirë" dhe sugjerohet që t’i japin kamera 24 orë për ta bërë qesharak. Kjo krijon konfuzion dhe mungesë koherence në qëndrimin e shkrimit. Po ashtu, argumentohet që censura i bën mirë Berishës, por më pas sugjerohet që të mos e censurojnë për ta ekspozuar. 3. Krahasime të Panevojshme dhe Ekstreme Përpjekja për të krahasuar Berishën me Trump-in: Krahason Berishën me Trump-in në raport me mediat, por ky krahasim është i pabazuar në kontekst dhe realitet. Mediat në SHBA kanë pasur një qëndrim të polarizuar ndaj Trump-it, ndërsa Berisha përshkruhet këtu si i favorizuar nga të gjitha mediat. Kjo e bën krahasimin të pavend. 4. Gjuha Jo Profesionale dhe Ofenduese Epitetet dhe talljet personale: "Tani ai ka disa TVSH në dispozicion" – përdorimi i shprehjeve të tilla si "TVSH" për të ironizuar mediat është jo-profesional. "Big Brother brenda në shtëpi, ta shikojnë gjithë ditën shqiptarët" – është një koment sarkastik që shkon përtej analizës gazetareske. Sulmet personale: Të shprehura si "idiotësitë që lëshon çdo natë" apo "ka degraduar", nuk përmbushin standardet e gazetarisë si një analizë e paanshme. 5. Mungesa e Referencave dhe Faktualitetit Pretendime pa mbështetje faktike: "Klani ka urdhëruar të bëjnë analiza dhe u del me tejkalim" – Nuk ka burime që mbështesin këtë pretendim. "Vizion Plus e ka 68 për qind, Top Channel 67.19 për qind" – Shifrat jepen pa ndonjë burim të qartë dhe të verifikueshëm. Supozime personale: Përpjekja për të interpretuar se si pronarët e televizioneve ndihen ose mendojnë, si p.sh., "po përpiqen të kuptojnë ku kanë gabuar," nuk bazohet në fakte konkrete. 6. Përqendrimi i Tepërt te Opinioni Personal Gjuha e përdorur është subjektive dhe jo analitike: Shkrimi duket më shumë si një editorial i njëanshëm sesa një analizë objektive. Për shembull, fraza si "këta pronarët e trembur të TV-ve" nuk shtojnë asnjë vlerë gazetareske. Përmbajtje pa strukturë: Argumentet hidhen në mënyrë të paorganizuar, pa një rrjedhë logjike të qartë. 7. Mungesa e Perspektivës Analitike Nuk shpjegohet impakti i këtyre mediave te publiku: Edhe pse përmendet që Berisha ka hapësirë të madhe në media, nuk analizohet se si kjo ndikon te perceptimi publik apo në rezultatet zgjedhore. Mungesë përfundimi konkret: Autori përmend disa hipoteza dhe sugjerime ironike, por nuk ofron një përfundim të mbështetur në analiza ose fakte. Përfundim: Shkrimi dështon në përmbushjen e standardeve të gazetarisë për shkak të: Mungesës së neutralitetit, Gjuhës së ashpër dhe ofenduese, Pretendimeve pa burime, dhe Mungesës së strukturës dhe koherencës logjike. Ai shërben më shumë si një sulm personal dhe editorial i njëanshëm sesa si një artikull analitik ose informativ.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. R
                                            Rasimi

                                            Këto punë i di Bushati, ky surrat zumparja bashkë me atë topsllin shkullaku. Edhe vet berisha e njef disfatën, këta të dy që kan krijuar partin dhe qeverin në mërgim, me qima e fevziva e ca koka pa koka, këta do vazhdojnë derisa financat e atyre që i financojnë do mungojnë, dhe do kuptojnë, se kan dështuar me birishën e taçi oil i bushatit.

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje