Përse Berisha është i tërbuar me opozitarët e rinj

16 Nëntor 2024, 18:27Editorial Mero Baze

Egërsia me të cilën Sali Berisha sulmon partitë e reja opozitare nuk ka lidhje me peshën e tyre politike. Ato janë ende të paprovuara dhe, nëse i referohemi traditës sonë përjashtuese ndaj të rinjve në politikë, ai mund t’i injoronte. Por në fakt, i ka kthyer në objekt sulmi prej kohësh.

Arsyeja nuk është thjesht elektorale, por më tepër politike.

Forcat e reja politike opozitare, edhe pse nuk janë të gjitha bashkë me njëra-tjetrën, kanë një veçori që e shqetëson Sali Berishën: ato nuk janë nën ndikimin e tij. Thjesht ia kanë shkelur hijen dhe e refuzojnë, duke zhbërë gënjeshtrën e tij më të madhe, se ai përfaqëson opozitën.

E gjithë beteja e Sali Berishës prej vitit 2021 ishte që të merrte monopolin e opozitarit të vetëm dhe, me atë monopol, të përpiqej të mbrohej si një lider opozitar i dënuar politikisht.

Fakti që ata e refuzuan dhe nuk iu bashkuan gënjeshtrës së tij, dhe akoma më keq, e zhbënë idenë e opozitës së bashkuar rreth Berishës, është arsyeja që ai i sulmon ata me tërbim.

Ideja e Berishës për të marrë monopolin e opozitës i bën ata armiqtë e tij më të mëdhenj.

Në zgjedhjet e pranverës që vjen, opozitarët shqiptarë nuk kanë alternativë vetëm Sali Berishën, por dhe së paku pesë parti të tjera, të dala kryesisht nga PD dhe nga disa veprimtarë të rinj politikë, që nuk e lënë ofertën opozitare në dorë të Sali Berishës.

Së dyti, ky fenomen e shqetëson Berishën, pasi për herë të parë ne kemi mundësi të verifikojmë elektoratin opozitar anti Berishë. Ata që do të votojnë Endri Shabanin, Alibeajn, Agron Shehajn, Lapajn, si dhe Bashën apo Dashamir Shehin, mund të mos jenë shumica opozitare, por është e sigurtë se do të jenë mijëra vota që do të tregojnë votat anti Berishë në opozitë.

Për herë të parë, Berisha do të përballet me statistikën që e zhbën atë dhe ia heq edhe me fakte kurorën që i vendos vetes si lideri i vetëm opozitar. Akoma më keq, ata i kanë hequr Berishës mundësinë e shantazhit për bojkot të zgjedhjeve, pasi nuk i binden urdhrave të tij. Opozita do të ketë ofertën e saj në zgjedhje, shkon apo jo Berisha drejt kutisë së votimit, pas dështimit qesharak të “mosbindjes” së tij civile.

Së fundmi, Berisha i trembet iniciativave të tyre politike, pikërisht pas zgjedhjeve, kur ai para demokratëve duhet të shpjegojë pse i çoi përsëri në humbje dhe ata do të jenë avokatët e opozitës së keqpërdorur nga Berisha.

E thënë shkurt, ata kanë demontuar të vetmen ëndërr që Berisha ka prej tri vitesh në politikë: të përdorë opozitën për hallet e tij. Tani llogaritë janë të ndara. Ata që shkojnë pas Berishës janë në betejë për hallet e Berishës. Të tjerët për hallet e opozitës.

38 Komente

  1. L
    L.Xh

    Pordhët e Sali Berishë, po përfundojnë, duke mërzitur e rraskapitur njerëzinë me hallin e tijë, sepse ka hipur në trenin që e çon në burg.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bënët Bëci-KM në hije.

      Pse Ymeri është tërbuar kaq shumë me fitoren e Trampit, duke bërë edhe shaka plot kripë si të baba Ed Ramondit dhe e quajtur trap.!?!? Vini e quajti turp të njerëzimit, Ymeri nga Pështan-Katundi I bajgave e quajti trap. Pse e tradhëtuan nervat kapterin Ymer?! Pse e humbi "llogjikën" e katundit !? Ate logjike qe bythqimet e sufllaqeve e brohorasin ne kor gazrash. Po pritet tagjia?! Apo ndjen ndonjë ftese nga miqte e SPAKut per te deshmuar / spiunuar per leke pafund inceneratori. Ymer shterngo ushkuret nervore. Bashkepuno me ...dhe ja hedh bythes . Vetem konfiskim pasurie dhe llogarish. Pergjegjes ne shtepine e kultures ne Pështan-Katund te ka emeruar Trumpi dmth Vin Llapa.

      Përgjigjjuni
      1. Pal Vatë jr.

        O BËNËT….. se ç’ke dashur të thuash, një dreq e di mbasi nuk ka njeri që të merr vesh, sado dashamir që të jetë me ty. Ja ke fut pordhës plako.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Rrnofte LEXHENDA ! dhe zagaret

          ....pse ka internet tek pavioni 17 . Spitali 5 !? per " Benetin ".

          Përgjigjjuni
          1. p
            pilo Lala

            Partite e reja po ja heqin tullat nje nga nje Saliut dhe PD. Saliu mbledh 20 veta ne proteste, Lapaj mbledh 200 veta ne nje mbledhje. Saliu hedh 20 molotove, Arlind Qorri mbledh 2,000 pensioniste para Kryeministrise, dhe e ben Edi Ramen te ndermarri nje tour neper Shqiperi, e ne cdo studio. Te gjithe keta njerez i jane larguar PD dhe Saliut, po shkojne aty ku shikojne shpresen. Mediat po i bllokojne keta te rinj, por ata do cajne, do marrin besimin e njerezve.

            Përgjigjjuni
          2. M
            Mondi

            Shko o pisanjos injorant laj gojen e qelbur para se te permendesh Bazen.Ku ti ku ky.Ÿt bythqire psikopat qe vuan nga crregullime mendore si ati yt shpirteror.Ti ke nevoje per psikiater jo per telefon.

            Përgjigjjuni
            1. 6
              60

              bukur !!

              Përgjigjjuni
            2. A
              Aron

              Ne fakt Mero nuk i tha Trumpit, trap, por u tha juve trapave te Saliut te tille.

              Përgjigjjuni
              1. #
                #Gopisti i NSHRAK-ut

                Moj PëDë Në tridhjet vite/ Polle rreth tridhjetë partiçka/ Ngjizu pill, sa u çkolite/ Moj PëDë, t'u thaftë piçka! * Dot s'ndërzen, e lanë allatet/ Po prapë ngjiz PëDënë Saliu/ En vitro bëjnë aleatet/ Se kur kish, farën e ngriu./ * Eh Ramiz, Ramiz ç'na bëre/ Ku e gjete, derr në thes/ Se litarin, jashtë vërre/ Do t'a lërë dhe kur të vdesë./ * Pa do thonë - Ndërroi jetë/ Marsh Funebër - do çfyjmë pordhë/ Në varrim, jo në haletë/ Kur Lezhenda do të ngordhë./ ***

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sali hajduti ne Burg!

                  Gopisti je i modh, vargjet e tua e ngordhin fare ngrodhesiren e Vicidolit!

                  Përgjigjjuni
                2. D
                  Drini

                  Po ti o plehre per te bere biografine e meros je ketu? Apo per mbrojtjen e trapit? Pse nuk merresh me ato qe thote Mero, po merresh kush eshte Mero? Ketu tregon qe je kokrra e katunarit dhe se ke idene e llogjikes. Po ske faj, te ka bekuar plaku mere me shurre nga kati i 8 tek rruga e elpidhes.

                  Përgjigjjuni
                3. T
                  Ts

                  Same shpejtet

                  Përgjigjjuni
                4. e
                  era

                  Mero ke haruar A.Qorin.Bashke fitojme.I pari nga partite e reja qe do habite Edi Ramen dhe Saliun.

                  Përgjigjjuni
                  1. F
                    Fëqe PasKali

                    Erë….vjen si erë pordhë, me Qorra, Shaba, Llapa, e mutsihane të tjerë nga prapa….

                    Përgjigjjuni
                    1. r
                      rp

                      Ma Sali kellufin vjen era ngordhesire ...

                      Përgjigjjuni
                    2. d
                      dordi

                      Nuk e ka harru Arlind Qorin zoti Mero Baze jo se nuk ashte nga ato por si ultra mbeshtetes i zotit Edi Rama e ka bo kastem me ja ule vlerat meqenese zoti Qori po ja ul breket qeverise ultra te korruptuar!!! Fundi i funderrimave “Rilindase” ashte shume afer..,

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sali hajduti ne Burg!

                        Me Lexhenden e kellirave te guvave, ah ah ah ...

                        Përgjigjjuni
                    3. D
                      Durrsaku

                      Partite e reja do te fitojne Ndocin e Rrokut

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        Go West

                        Opozita e bashkuar, pa Saliun, them se do te ishte nje surprize interesante. Mos jane pak te vonuar?

                        Përgjigjjuni
                        1. H
                          Hipi Zbriti

                          Go West, mendoj që je jashtë realiteti, sepse e gjithë kjo “Opozitë e bashkuar” sigurisht pa Salinë, do të marrë aq vota, sa mund të mbushin vetëm dy autobuzë urbanë fizarmonikë, të linjës Tiranë-Kamëz-Tiranë, sepse edhe gratë e tyre nuk i votojnë.

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Putin Gelboqja

                            Bathorja, Bathorja, rrnoft lexhenda e kalbur!

                            Përgjigjjuni
                        2. E
                          Evisa

                          E bukura qëndron në faktin nëse Edi Rama nuk merr shumicën e nevojshme për të qeverisur i vetëm, atëherë kemi për të parë gjënë më të lezetshme politike të pas komunizmit, koalicionin PS PD (e Berishës). Dhe këtu merr fund pluralizmi nën kujdesin e komunistëve, e vërteta e skenarit pluralist të inicuar nga Ramiz Alia del në dritë të diellit. Pas këtyre zgjedhjeve pjellat e PPSH, PS dhe PD do të sundojnë edhe 4 vjet, më pas vjen shkatërrimi përfundimtar i makinerisë komuniste në Shqipëri. Nuk e kishim menduar kaq gjatë, por i tillë është populli ynë, një popull i vonuar në përpjekjet për përparimin dhe lumturimin e jetës së tij.

                          Përgjigjjuni
                          1. 9
                            90

                            bej endra duke bere orgazem me Lexhenden e dhjerosur, bej ...

                            Përgjigjjuni
                          2. S
                            Shqipetari nga Jugu i Shqiperise

                            @@@@Ja me ne Funde e mora Veshe qe ne Shqiperi paska "Opozitte"???????? Po pse o Milet:Mos me Ofendoni Inteligjencen time...Opozzite eshte Lulezim Basha??????? Ai ,mbushe Poturet, po ti dal Berishes nga Rruga e Qoftelargur??Nuk i thone shaka 230-mil.Euro te rruga e Kombit....Berisha e di,se me c´´fare Makine u Transportuan....Basha, eshte Outurack i Berishes...

                            Përgjigjjuni
                            1. 9
                              90

                              menjefjale sipas inteligjences tende Oturaku i Karaxhixheve te Serbise eshte opozita?

                              Përgjigjjuni
                            2. H
                              Hajdar Guxha

                              Ramush Plehshidenti, Memli Droga, Lumir isa Mutafa, Edver Kristaci dhe Fashisti Vucic jam i sigurt se jane duke marrur Infuzione dhe medikamente te Forta per qetsim. Une jam ai i cili ketu kam shkruar se Grenell Pederushka nuk ka me qene pjes e Administrates Tramp. Posht tradhtaret. Jau qift Kina nonen. Rrnoft Albin Kurti.

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Mara emigrante ne Itali

                                Nuk e kuptoj fjalen parti te reja .kush eshte I ir shabani , llapaj apo qorri se keta jane persona qe kane qene me pd - ne , kujtoj kur dilnin ne protesta me saliun biles shabani morì ne partine e tije dhe R.Hajdarin ne 2021 se kujtoj se do te fitonte ndonje vote me te ., partit e reja jane pjese e saliut .Keta jane njesoj si Kreshnik Spahiu qe beri fushat me saliun , pas fushates sala nuk ja pordhi Kreshnikut me qe e detyroi Kreshnikun te shkonte ne Gjermani .Kush i jep vote partive te reja i ka dhene vote pd .Pastaj shikoi nga kapaciteti qe ata kane .PS do te jete partia fitness.

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Linza

                                  Mjaft Mero! Na trullose me kete funderrine kozmike. Kalo ne tema me cilesore qe edhe lexuesit te mesojne gjera te reja.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. I
                                    Iso

                                    Mero! Qofsha i gabuar por sali vuku rshte mjeshter ne krijimin e partickave,ai kur e sheh qe ka rrjedhje votash,krijon kurva parti qe te pakenaqurit te shkojne te ato parti dhe pastaj te jene perseri grusht bashkuar rreth kopilit dhe dhenderrit serb.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. F
                                      Fredi

                                      Ti ua fut llapen brenda ketyre llumrave me super klas HALLALLQUNESHTI NENES

                                      Përgjigjjuni
                                      1. L
                                        Llaqi

                                        RROFTĒ LËVIZJA BASHKË ❤️❤️ me në KRYE ARLIND ❤️❤️ QORIN ❤️❤️ e MREKULLUESHËM !! PS PD LESHeLI (LSI) , (PL) = HAJDUTË , GRABITQARË , GJAK PIRËSA , KRIMINELË , ORGANIZATA MAFIOZE , BANDA KRRIMINALE , NARCO-TRAFIKANTË KOKAINE ????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????

                                        Përgjigjjuni
                                        1. o
                                          opozitat e sajuara jane te Deshtuara

                                          Opozitaret e rinj? Po ate rrace e kemi pare prej 33 vitesh! Nga Neritan Ceka i pari ahere deri tek Shabanajt e Thurjeve e terkuzave tani. Ata te gjithe kane pas e kane nje lajmotiv - ti bejne opozite Saliut! Nga kjo kane marre gjithmone perkrahje mediatike nga e Majta e pergjithesisht kane perfundu ne aleanca me te Majten! Kjo eshte arsyeja pse Saliu ka vegjetuar ne politike - asnje i deklaruar opozitar nuk ka arritur ti beje Opozite me te ashper Socialisteve! Dhe nga kjo gjithe opozitarizmi ndaj Socialisteve rri tek Saliu se keta "opozitaret" qofshin te vjeter a te rinj i shohin vetem si zgjatime te pushtetit qe i kreh bishtin mediatikisht per arsyen e vetme se i intereson te kete perballe pseudo-opozitare qe kurre nuk hapin goje kunder ndonje Zullumi te Rilindjes ndonese ato jane me bollek.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. L
                                            Loni

                                            Ti qënke lezeti vetë! Opozitë quan zhurmën e Berishës, kur djeg goma në rrugë dhe karrige në sallë të parlamentit ditën dhe natën ndan paratë me Edi Ramën. Opozita nuk është një produkt që buron nga muskujt, është produkt i mëndjes së shëndosh, i dijes dhe arsyes. Duhet të jesh idiot i lindur që për 35 vjet të dëgjosh lahutën me një tel të vetëm ose cylën me një vrimë që u bie Berisha.

                                            Përgjigjjuni
                                          2. E
                                            Emiljano

                                            Te jesh i ri dhe te votosh ne 2025 saliun,ramen apo meten duhet ti kesh thene ik pirdhu trurit,prandaj nese akoma voton keta tre plehra qe jane pergjegjesit kryesore per gjendjen e shqiperise,keni nevoje per servis te trurit

                                            Përgjigjjuni
                                            1. p
                                              per sherbetoret e pushteteve ka vetem neveri

                                              Opozitaret shqiptare me kete pushtet Rama e dijne se kush eshte partia opozitare e kush jane partite pseudo-opozitare me kete Pushtet. Aq me teper qe opozitarizmi nuk ka nevoje per udhezime e direktiva nga lakej mediatike qe ushqehen tek oborri i kryeministrise.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. 9
                                                90

                                                Aq me teper qe opozitarizmi nuk ka nevoje per udhezime e direktiva nga lakej mediatike qe ushqehen me milionat e vjedhura te kalbeisres Sali ...

                                                Përgjigjjuni
                                              2. A
                                                Amerikani

                                                Ne kete publicistiken glorifikues me vetem dy krena : PP PP baras PP - ja meme , nuk lejohet veshtrim tjeter , sepse zemerhot PP -ja , Po vecmas kalbesira Berisha dhe ithtardt e tij . Merua e njeh zejen e gazetarit , kjo duket... , Po risia qe ka terbuar vecanerisht repartin e gatshem berishist , eshte se ne kete shkrim ndihet goxha aroma e gazetarit te pavarur dhe , mbi te gjitha , mbeshtetjen e flukseve te reja opozitare , per te cilat KY vend ka nevoje uleritese . Pra , ne vend te bravos se madhe , Merua , ne kete rast , eshte bere poligon sharjesh e mallkimesh . C't'i besh ? E bardha na duket e zeze . E megjithate gazetari duhet te rezistoje per te mbetur I vertete . Per mua , si mesues ne profesioni , Merua ne kete analize , vleresohet me noten 10 .

                                                Përgjigjjuni
                                                1. M
                                                  Muco

                                                  O Mero leshi nga Sala tek Rama o ditezi fole njehere per popullin qe po varferoen nga kjo politike e poshter bolle me lepirje.

                                                  Përgjigjjuni

                                                  Lini një Përgjigje