Përfitimet e Berishës nga kundërshtimi i masës së sigurisë "detyrim paraqitje"

21 Nëntor 2024, 20:00Editorial Mero Baze

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot pretendimet e Sali Berishës se masa e parë e sigurisë e dhënë ndaj tij në tetor të vitit 2023, për detyrim paraqitje dhe ndalim të lëvizjes jashtë Shqipërisë, ishte e paligjshme, pasi duhet të kalonte nga Parlamenti.

SPAK në atë kohë argumentoi se masa nuk prekte lirinë personale të deputetit dhe nuk kishte arsye të kalonte në Kuvend.

Natyrisht, nuk do të ndryshonte gjë edhe po të kalonte në Kuvend, pasi shumica është kundër Berishës, por kapja e tij pas këtij pretendimi nuk ishte betejë juridike, por politike.

Berisha u përpoq dhe gjeti një arsye për të thyer formalisht masën e sigurisë me qëllim që ajo të shtrëngohej në arrest shtëpie.

Kjo masë i siguroi Berishës për gati një vit dy privilegje:

Privilegji i parë ishte viktimizimi i tij fals, duke u kapur pas pretendimit se ai ishte mbyllur në arrest shtëpie, sepse kërkoi një të drejtë kushtetuese që sot u provua se nuk e kishte.

Duke u viktimizuar si një lider opozite në "arrest shtëpie", i cili nuk ka kush t’i udhëheqë partinë sepse i ka mbetur në dorë Flamurit, ai në të vërtetë po bën gati alibinë e humbjes dhe rezultatit katastrofik që pritet të marrë partia e tij në zgjedhje.

Privilegji i dytë kishte të bënte me shmangien e dështimit të tij nëse do të lihej i lirë.

Gjatë këtij viti, që ai ka qëndruar në "arrest shtëpie", ka pasur privilegjin të mbajë çdo natë një fjalim nga dritarja, të cilin e dëgjojnë 20 veta poshtë tij. Por ama ka gjetur një mënyrë për të mbushur ditën dhe për t’u justifikuar për dështimet.

Nëse ai do të ishte i lirë, me masën "detyrim paraqitje", siç e kishte vendosur fillimisht gjykata, do të dështonte plotësisht.

Do të dështonte pasi jo vetëm që nuk do të mund të përmirësonte gjendjen e opozitës me objektivin e tij për ta përdorur elektoratin si "xhandarmëri" të familjes Berisha, por nuk do të kishte as fuqinë fizike për të marrë pjesë në takime në rrethe dhe në Tiranë.

Dështimi i tij do të ishte më i rëndë, më i prekshëm dhe më i pakorrigjueshëm në të ardhmen.

 

Kështu, së paku e shtyu një vit në dritare, duke u justifikuar se i ishte bërë padrejtësi dhe duke shpëtuar nga lodhja fizike dhe dështimi rrugëve të Shqipërisë, ku pretendon të organizojë një "revolucion" që nuk po marshon askund.

 

Për këtë, duhet t’i jetë mirënjohës SPAK-ut që nuk e çoi çështjen me të drejtë në Parlament dhe i dha atij shkas të shtyjë një vit si viktimë. Po ta kishte çuar në Kuvend, njësoj do të ishte vendimi, por ky nuk do të kishte arsye të vetviktimizohej.

Tani ka rastin që të gënjejë përsëri demokratët, derisa çështja të shkojë në Strasburg. Ndoshta aty ka fat, sepse me atë gjykatën në Paris nuk i eci.

23 Komente

  1. L
    L.Xh.

    Leshin e Currit, …..Saliu me të tijtë, ta mbajnë fort shtrenguar, ta lajnë, ta pastrojnë, ta krehin, ta dredhin, ta përdredhin, ta bëjnë kaçutel, ta bëjnë bishtalec, ta bëjnë bubikof, ta qethin e ta rruajnë….dhe në fund, LESHI I CURRI, tu rrojë.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Flutura

      Jemi popull fatkeq per trute e kokes. Asnjehere nuk kemi ditur te vetqeverisemi, derisa na i heqin qafe te huajt keta bastarde, vetem kur u intereson atyre.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Narkoshteti haaaaa

        Qesharake ne vendim ishte dhenja e pasaportes , kur te ndalohet te dalesh nga shtepia per çfare te sherben pasaporta !!!!.

        Përgjigjjuni
        1. p
          pilo Lala

          Saliu i paraqet pashaporten Lirise, sa here shkon ne ha.le

          Përgjigjjuni
        2. L
          Loni

          Kur dy boksier ndeshen dhe njëri bie me knockout në tapet, nuk është as e rregullt dhe fisnike t'a godasësh pambarimisht derisa të bindesh që e ke dërguar në atë botë. Lëre të lëpijë plagët që vetë i ka shkaktuar vehtes. Mos ndoshta vlen shumë herë më tepër t'u bëhet e qartë atyre që kanë shpresë të ngrihet dhe të vazhdojë lojën për të fituar, kur çdo njeri me dy pare mënd në kokë e ka të qartë se ai përsëri do të shembet në tapet duke ju dërrmuar turinjtë? Kaq të pashpirt qenkan përkrahësit e tij sa duan t'a shikojnë në atë gjëndje të vajtueshme derisa të vdes?

          Përgjigjjuni
          1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

            PD është "prangosur" nga Berisha, dhe grupi i "zjarrit" . Në çdo parti perendimore do ishin zhvilluar zgjidhje për kryetar ! Çdo hipotezë djallëzore, pranohet nga antarsia, vetëm që PD të jetë në kontrollin absolut nga Berisha. Dy alternativa janë përpara tij, dorheqje ose"vjedhje " e PD, në të kundërt e pret shkatërrimi.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Ku je ti o zot t'a marrësh Saliun vrasës

              Mirë drejtësia nuk e dënon këtë maskara se nuk ka "fakte",por zoti ku është që nuk po e mer kur ky maskara komunist ka dhëmbit kisha e xhamija,ka vrarë e ka shkatrruar e ka vjedhur dhe zoti hesht,dhe hajde beso në zot kur Zoti është me kriminelët

              Përgjigjjuni
              1. C
                Cfurku

                Pikërishtë Zoti se mer shpejt por do ta lër të vuaj gjatë. Pak të duket ta lër të dal në penxhere e të mos ta lër të dal nga dera. Nuk ka për tj'a ndaj penxheret.

                Përgjigjjuni
              2. J
                Juliano

                Po mirë berisha, po njerez të familjes, ata që ai i ka miq, nuk i thonë, boll më, boll se mir për vete nuk ta ndjen, po për fëmijët tuaj, për atë popull që të respektoi dhe pse i gënjeve, i çove deri në prag lufte civile, largohu me dinjitet, le ta zgjedhin vetë demokratet. Të gjithë të mirët ca u larguan nga partia, ca u larguan apoi larguan nga jeta, vetëm për të mos qenë rreziku yt. Boll më, edhe sikur të ishe shpikësi i të mirave, me kohën je i vonuar.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Svetllana

                  Lexhendari i Vicidolit nuk ka te drejte te shetise ne Tirane dhe brenda kufijve te Shqiperise, por ne do ta gjejme anen ra nxjerrim nga Shqiperia me helikopter nga taraca e pallatit. Mali i Dajtit mund te dridhet, kreu i agjentures serbo-greko-ruse ne Shqiperi i gjalle nuk lidhet. Durimi eshte shperblyer dhe do te shperblehet.

                  Përgjigjjuni
                  1. m
                    mirel

                    Laku po shtrengohet dalengadale ne fytin e ndyre te Salikadavres...nuk keni pare gje akoma.

                    Përgjigjjuni
                    1. e
                      e po...

                      Zoti nuk e merr ta heq qafe Sali Sheqere Berishen sepse ku te gjejme hoxhe nate ne ne rrugen Mustafa Matohiti Tirane te pellase?! Hoxhet tane pellasin vetem diten, ne darke dhe naten kemi Sali Sheqere Berishen. Ndaj shkojne edhe poshte dritares te katit 8 ca njerez fetare dhe falen tek hoxha i nates qe ka zevendesuar hoxhen e dites. Ju faleminderit per respektin ! Dreq, se mos i merr keto fjalet e mia Agron Llaka me ate amerikanin!

                      Përgjigjjuni
                      1. U
                        UNE

                        Bejini bojkot. Mos e nxirni dhe mos ja permendni me emrin. Vetem keshtu do te shkonte ne hale njehere e mire. Quaheni te vdekur.

                        Përgjigjjuni
                        1. U
                          Une

                          Bej gadi nje Editorial per perfitimet e Berishes nga ndonje Amnisti e pergjithshme or Mero! Se e hodhi idene e Amnistise Lolua mediatike nr-1 i Rilindjes ai pepino Car Bolja e nuk e hodhi ashtu kot...

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Dor Qafa

                            Lol Guraziu nuk shkon poshte dritares, e ka da mendjen.

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Amerikani

                              Si I lindur dhe I rritur andej nga jugu I Shqiperise ( Laberi) , shkrime me autore te Po kesaj ane , me nje stil qe , se pari , me ate humorin e qesendise se holle , te mencur e shperfilles deri ne injorim . E te gjitha keto te paketuara ne koloritin e leksikut dhe nje sintakse te zhdervjellet e ritmike . Pa dyshim mua e tilla me jep edhe kenaqesi estetike , Po Ajo qe duhet theksuar forte , eshte SHPERFILLJa qe perfton KY stil . Dhe kur si objekt ka nje groteske te tille si S. Berisha , behet shume efikas . Keshtu , me shperfillje duhet trajtuar kjo figure , nese duam te mos e mbajne faktor . Ndryshem , edhe pas vdekjes , aty e Kemi .

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Bero Maze

                                Amerikano prej jugut te Shqiperise, meqe te pelqen humori , ja nja dy vargje : S. Berishen edhe pas vdekjes aty e ke, sa kohe te jete e Mero mbi dhe / me Saliun neper goje Mero fle e zgjohet, pa Sali ne goje Mero asgjesohet /

                                Përgjigjjuni
                                1. C
                                  Cfurku

                                  E keqja që njerzit bëjnë zgjatë më shumë se jeta e tyre.

                                  Përgjigjjuni
                                2. M
                                  Mondi

                                  Po ju qifsha robt po …… ju qifsha rracën ramutistave dhe kush i përkrah ata …..

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Mondi që i fryn bilbilit je ti kampion

                                    Ha ha ha na është nxehur Mondi se i shajnë shpellarin vrasës i shqiptarëve

                                    Përgjigjjuni
                                  2. D
                                    DRENICA E KUQE

                                    Shqiperise dhe kombit shqiptar definitivisht duhet ti prije lideri i permasave boterore Albin Gjergjkastriot Kurti. Kjo osht nevoje e kohes dhe momenti i fundit per mi shpetu kombin tone nga hajdutet, tradhtaret dhe bajgat antishqiptare. Poshte Ramuti. Rrofte Albin Kurti lideri i kombit shqiptar.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. L
                                      LDK

                                      Po leni more këto pallavra me RUGOVIZEM - I.Rugoven nuk e kanë dashtë sa ka qenë gjallë.. e po e dojnë tash të vdekur që moti . Lubomir Hamamxhiku qenushi pudllica e Isa vampirit komunist nuk ka asnjë lidhje me Rugoven, Rugoven e ka pa vetem në fotografi - as mentori i Lubomirit Isa udbashi nuk ka lidhje me Rugoven- të gjithë këta filoserb në at kohë kanë qenë kundërshtarë e shpiuna ndaj Rugoves. Krejt Kosova osht Albin Kurt e VV.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. L
                                        Lunxhëria

                                        Argumenti i gjetjes së një alibie për disfatën e radhës "të kokoshit një thelë" të opozitës është më i favorshmi për plakun Mere, për aq kohë sa "gjylet" nuk do të adresohen te thelbi i dëmit që i ka sjellë vendit ( jo vetëm PD) për mbi tri dekada, por te "mullarët" e ndonjë dosjeje të cilat janë hiç mosgjë në oqeanin e zullumeve të mëdha.Kohës së shpagimit nuk i shpëton dot MË.

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje