Berisha s’ka fituar liri, por ka humbur një alibi

27 Nëntor 2024, 16:13Editorial Mero Baze

Përpjekja për të paraqitur si fitore vendimin e Gjykatës Antikorrupsion për heqjen e masës “arrest shtëpie” ndaj Berishës tregon më shumë për nevojën e tij për të krijuar idenë se diçka po ndryshon, se sa  rëndësinë e të qenit “i lirë”.

Kam shkruar më parë se për Berishën, masa e arrestit shtëpiak ishte një privilegj, që ai e prodhoi me vetëdije. Në një farë mënyre, ajo e vendoste atë në një pozicion më të rehatshëm dhe më të favorshëm politikisht si "viktimë".

I mbyllur në shtëpi, në moshën që ka, Berisha e portretizonte veten si viktimë e drejtësisë, duke përfituar nga rasti për të komunikuar publikisht nga “penxherja e tij”. Lirimi i tij është kufizim i këtij privilegji

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që legjitimoi masën e detyrimit për paraqitje dhe më pas arrestit shtëpiak, i kufizonte atij hapësirat për të sfiduar drejtësinë. Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë, që tani e ka shfuqizuar masën e arrestit, duket më shumë si një qokë politike sesa një vendim i bazuar në logjikë juridike. Por meqenëse duhet të respektojmë vendimet e gjykatave, i takon SPAK-ut të shqyrtojë ankimimet.

Ndryshe nga shumë teori konspirative, nuk besoj që Edi Rama ka ndikuar për të siguruar lirimin e Berishës. Ndikimi i tij në drejtësinë e re është minimal dhe ai vetë është përballur me dënime të rëndësishme ndaj deputetëve, kryetarëve të bashkive dhe zyrtarëve të lartë të qeverisë së tij. Për më tepër, drejtësia ka treguar se është më e pavarur nga sa pretendohet, shpesh duke vepruar pa marrë parasysh interesat e palëve politike.

Çështjet gjyqësore me të cilat po përballet Berisha, janë vetëm në fillim, dhe akuzat që rëndojnë mbi të kanë dënime të rënda, që variojnë nga 4 deri në 12 vite burg. Perspektiva për një gjyq mbi 21 Janarin e vendos atë në një pozitë edhe më të pafavorshme, me rrezikun e një dënimi që do ta mbajë përjetësisht në burg, nëse gjykimi përfundon ndërkohë që është gjallë.

Politikisht, si për qeverinë, ashtu edhe për opozitën, Berisha jashtë arrestit të shtëpisë, është një opsion më i mirë. Ai duket si një “gjeneral” i një ushtrie të vdekur, që zvarritet për të ruajtur iluzionin e një opozite të gjallë. Por ky është një fat që opozita ia ka shkaktuar vetes, ndërsa kundërshtarët thjesht përfitojnë nga situata.

Lirimi i tij gëzon edhe militantët, por kryesisht sepse nuk janë më të detyruar të mblidhen çdo pasdite përpara selisë së SHQUP. Ndërkohë, procesi gjyqësor kundër tij vazhdon dhe, për shumëkënd, Berisha ka humbur një alibi të rëndësishme: atë të të qenit “i persekutuar”. Tashmë humbja e tij në zgjedhje do të vijë edhe më e thellë, meqë është formalisht “i lirë”. Kjo i jep procesit një nuancë të re. E bën më të besueshëm.

Por është e qartë se Sali Berisha nuk ka fituar asnjë liri. Ai thjeshtë ka humbur një alibi. Alibinë se “humbi” ngaqë ishte në arrest shtëpie.

Fundja, edhe të dënuarve me pushkatim, iu heqin prangat para ekzekutimit.

49 Komente

  1. P
    PRoShi

    Po mja o Meto, mja! Ju qepe salinjve si muti pas këpucëve. Ai ka shkuar për lesh që në 2013-tën. Ai bën sikur është në krye të tjerët hiqen se e kanë në krye. Ata janë si mos o zot , pa zot.

    Përgjigjjuni
    1. L
      L.Xh

      Krenarëëëëë…..por të DHJERË.

      Përgjigjjuni
      1. b
        ben.

        Ne Gjermani ra qeveria 24 ore mbas fitores se Trump. Nuk do ndihej era e ndryshimit ne Shqiperi. Prisni prisni skeni pare asgje akoma thoshte njoni.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gen

          Ben or Ben,perse genjen? Lugen bosh pse tregon? Jane pederet e PeDe-s Aq shume te uritur Aq sa dhe preshin Te gjalle kane kullufitur

          Përgjigjjuni
        2. g
          gjyshi

          Ndrysho renditjen: të dhjerë, por krenarë…!

          Përgjigjjuni
          1. D
            Demokrati

            Le te dali e te lehi rrugeve me mire, te lodhet sa ti dali bytha vendit e ti bjere ndonje damlla, te cirret sa ti plasi gurmazi, te marroset e te pellcasi nga marazi.

            Përgjigjjuni
          2. m
            mirel

            Kush mendon qe Salikerma eshte i parrezikshem me e pakta eshte naiv, me e shumta eshte idiot.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Luani

              Skenar Rama-Berisha i dakortesuar dhe zbatuar nga palet deri ne fund. A pyet njeri pse Rama nje dite para vendimit nxorri policine me makinat me uje dhe palet bene sikur u perleshen seriozish. Wellimi ishte qe dumbabistet te thonin qe vendimi u mor nen presionin e trimave te Sales dhe Rama si Kryemuti te justifikohet tek ata nderkombetare qe e dine mre ndikimin e tij tek drejtesia se per hir te stabilitetit nga vandalet e non grates se cmendur u detyrua liroje lideri i opordhites.

              Përgjigjjuni
              1. J
                Juristi i ri

                Nuk eshte liruar lideri i opozites o Luan , po si plak qe eshte e lane te lire te dale nga shtepia se eshte mpire komplet . Procesi ndaj tij nuk eshte lene pas dore , por ka ikur nga prokuroria dhe ndodhet ne gjykate per gjykim . Edhe kriminelit te denuar me vdekje , gjate pushkatimit ja heqin prangat .

                Përgjigjjuni
            2. B
              Buda

              A e mban mend o Mero, Salih Berisha keshtu i fitoi zgjedhjet e vitit 2005; historia qe injorohet perseritet.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Entela

                Pavaresisht Berishës, nuk ka shans dhe arsye qe Rama te fitoje nje mandat te katert te pamerituar, me gjithe keto krime e vjedhje te kryera, me e fundit e te cilave e zbuluar, eshte qe Lejet e Ndertimit Rama i'a ka besuar Suel Çelës (motrës Roka të vëllezërve të sapo arrestuar nga SPAK).

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Seno Maxhuni

                  Enteli, si çun i mirë që je, vazhdo e puno, por me politikë mo u ngatërro, se ngelesh pa bukë ndonjë ditë.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Demokrati orëve të para

                    Më duket se stërgjyshi i Suel Çelës ka fituar një leje ndërtimi për një haur derrash. Hajde koqe, hajde.

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Rezi

                      Po që jeni pjerdhur moj Entela! Ku e more këtë zgjuarsi moj bukurane? Rama duhet të fitojë të katërt e të pestë, që Shqipëria të bëhet. Shkatërruesi Berisha nuk vjen më në pushtet, përndryshe vetëm horrat e tij do mbeten në Shqipëri.

                      Përgjigjjuni
                    2. J
                      Jani Stegopuli

                      Një zog kishte ngrirë nga të ftohtit, dhe po jepte frymë i ngrirë. Qëllon një lopë, e cila duke kaluar, lëshon një bajgë mbi kokë të zogut, i CILI, u ngroh dhe shpëtoi nga ngordhja, mbasi e mori vehten, ngriti kokën, mbi bajgë dhe filloi të cicërinte. Mbi të, po fluturonte një Skifter, i cili sa pa zogun, bëri një pikiatë, dhe e përlau të ngratin, duke siguruar ushqim të bollshëm për fëmijët e tijë. MORALI : KUR JE I DHJERË ME MUT, MOS E NGRI KOKËN.

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        DinPak

                        Jani! Ka dy morale rrefenja qe ke treguar, jo nje: Morali i pare: Ai qe te dhjet, te do. Morali i dyte: Kur je i dhjere, mos e ngri koken.

                        Përgjigjjuni
                      2. J
                        Jugu

                        Mero tani beni bla, bla, bla. Ju palloj Berisha keq te gjitheve, edhe ty. Nuk jeni te zote ta largoni nga politika dhe as ta beni pergjegjes per cka bere, sepse jeni te zhytur ne hajdutizem qe nga Rama, ti, dhe te gjithe ripjellesit. Vertet mendon se Rama do fitoj mandatin e katert, vetem po qe se vdes Berisha natyralisht. Ndryshe e ha te gjalle Ramen dhe gjithe pushtetaret e tij. Ai e hengrin nga penxherja, jo tani qe esthe i lire. Mjere populli ne dor te kujt eshte (Rame hajdutit) dhe ne dore te kujt do shkoj (Berishe vrasesit).

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          Fieraku

                          Kam pershtypjen se po tregohesh pak naiv.Paria kriminalo-oligarkike e Tiranes nuk ka interes ta zhduke Saliun plotesisht po ta fuse ne kutine qe duhet.Saliu nuk ka me dhembe te kafshoje askend sepse ska popull me vete.Ne zgjedhjet lokale mori vetem 5 Bashki nga 61 ne total edhe ato ishin Bashki te dores se katert me shume katunde qe nuk i kap as harta.Humbja ishte plebishitare dhe e thelle ne te gjithe Shqiperine.Prandaj Saliu i duhet klaneve te Parise per te garantuar vazhdimesine sepse me nje njeri te diskretituar ne opozite qe eshte i shantazhueshem klanet e Parise qe perfaqesohen nga Pashai i Surrelit e kane te sigurte mandatin e katert dhe te peste.

                          Përgjigjjuni
                        2. A
                          Amerikani

                          Merooo , plackitesit , si pale nderlufyiese , sigurisht per placke , I respektojne rregullat kalorsiake , si armepushimin , pse Jo dhe solidaritetin dhe mbeshtetjen reciproke ne situata te perligjura ... Dhe dic duket se Kane arritur . Bie fjala , Po ta kesh vene re , hamshoret e grazhdeve Kane kaluar ne delir ! Vec malorja , DiGa qe Kane perpara , me emrin SPAK , eshte e pakapercyeshme ... Keshtu qe mocali berishist , hidronim , mbi te Cilin eshte stampuar KY emer , do te thahet dhe Po thahet dhe te gjithe : Berisha ,Meta , Rama , sigurisht me dekanin e tyre ne krye , S. Berishen , se shpejti do te mbeten kantato si peshku ne zall . Nuk eshte se do te zevendesohen prej ndonje rendi hyjnor , Po cikli I tyre ka shkuar ne myk , thone myzeqaret .

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Andi Bushati

                            Po une cfare te shkruaj tani? Qe gjykatat i komandon Trump?

                            Përgjigjjuni
                            1. Q
                              Qarisbeta Bolejna

                              Jo Andushka, jo, gjykatat komandohen nga operativi sigurimit, Mehdi Bushati, dhëndri i shokit Hysni Kapo. A ina mregëll me qkët qi thashë ? Selom satome e tyt eti.

                              Përgjigjjuni
                            2. M
                              Mediatikusi

                              Ja dhe Mero Baze pas sekelldise madhe nga lirimi i Saliut, merr penen e qullos nje Editorial ne te njejten linje me Martin Leke me pare e te tjereve pas - ku te paraqiten si te gezuar se Saliu ka humbur nga lirimi - Eshte qarkorja e fundit e leshuar dorazi nga Endri Fuga per tere sorollopin mediatik qe ushqehet te Kazani i kryeministrise. "Kur dhelpra rrushin dot s'e ha, eshte i pa bere tha "

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Treni

                                Akoma me deluzionin ky që do dënohet ndonjë nga këta...

                                Përgjigjjuni
                                1. x
                                  xhoxhi

                                  Këtë liri Berisha don ta shesë si fitore të tij.Ai që në fillim nuk u dënua me arest shtëpie por me detyrim paraqitjeje.Por si trim që është e mbyllën brënda në katin e tetë..Pra i lirë ishte.Nga ana tjetër gjërat janë në hetim për për krimet që ka bërë për 34 vjet.Ai do gjykohet e do dënohet me disa vite dhe për këtë nuk do shpëtojë dot.Pastaj u lirua si mund të arestohet djali çupa ose gruaja me arest shtëpie.Shkurt njeri më ordiner më mashtrues dhe më me nder mut është ky njeri.Pa dalë mirë kërcënon do përgjigjesh thotë Edi Rama për arestin tim..Çfarë të thuash për këtë njeri.Nga sot shpëtuan familjaraët afër tij ku çdo natë dëgjonin pallavrat e tij...Nejse nuk ja vlen fare të shkruash për këtë njeri por na vjen keq se flet në emrin tonë që sja hedhim me nder qyret...

                                  Përgjigjjuni
                                  1. k
                                    konservatorist

                                    Po pooooo ,ta them un ju .Edvini I zi I mafis zez,vuqiqit zi ka fryk nga marshalli I upuzits ,antikomunisti I terbur edhe antisorosjanisti I terbur. N vitin 1992 kur fitoj liri demokracia me nenin 24/1,largoj nga puna krejt kamunistat me shkoll edhe solli gjyqtart e prokurort qy e fitun zanatin e ri me 6 muj shkoll .Edhe shum tjer n administrat kur ishte doktori kshu e fitun zanatin pastaj e zhvillun shtetin me shum ndertime t reja edhe futen Shqiprin me NATO .Rama ik ik ik.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Sabiti

                                      Po sipas teje o mero , u dashka te hidherohet Berisha qe doli nga arresti? , kte po na thua? Edhe qe Brukseli do shqyrtoje çeshtjen e tij me urgjence eshte goditje e rende per Doktorin? Kte po na thua o mero se spo marrim vesh gje?!!!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. L
                                        Loni

                                        Berishistët dhe përkrahësit e Ramës janë e njëjta gjë; nëse Berisha dhe Rama janë dy anët e së njëjtës monedhë, edhe përkrahësit e tyre kanë të njëjtën logjikë, por me shënjë të kundërt. Po t'a vësh re, qoftë edhe me kujdesin më minimal, nuk është e vështirë të marrësh vesh se Çim Peka dhe Mero Baze nuk kanë pikën e ndryshimit midis tyre si logjikë, ajo që i bënë të ndryshëm është vetëm padroni që i shërbejnë, Çimi i shërben Berishës, Merua i shërben Ramës.

                                        Përgjigjjuni
                                      2. i
                                        i drejti

                                        pirdh pirdh se lirohesh po ha grosh se pjerdh me kollaj rruja saliut tani me gjithe ato perralla qe ju ke treguar lexuesve tuaj bashke me beqirin e frrokun se do denohet 12 vjet burg etj.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. H
                                          Haka Tekizoti

                                          Të gjithë kriminelët që nuk janë në arrest sepse nuk u është përmbyllur dosja, ose sepse gjykata vendos t'u heqë arrestin, të gjithë, pa asnjë përjashtim kurrë nuk janë të lirë, sepse nuk i lënë krimet që kanë bërë të jenë të lirë. Viktimat e krimeve të tyre janë britma brenda kafkave të këtyre kriminelëve.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. D
                                            Dajti

                                            Si brenda si jasht Sali mut Berisha eshte nje kufome politike…!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. T
                                              T

                                              Saliu eshte i vdekur por i pa kallur.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. R
                                                Realisti

                                                Dhe i fituar del populli mqs Non-grata humbi alibinë... Populli këtë e dinte Prandaj dhe merr arratinë

                                                Përgjigjjuni
                                                1. k
                                                  kxp

                                                  Shoqet e Argites vazhdojne te mbreterojne ne gjykatat shqiptare. Kreshnik Spahiu ka te drejte kur thote qe kjo gjykatese vendosi precedent te ri.Tani te gjithe te paraburgosorit per korrupsion duhet te gjykohen ne gjendje te lire si Berisha.Ilir Meta duhet te lirohet nga burgu pas precedentit te kesaj bajges.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. M
                                                    Mitralozi

                                                    Rama nuk ka ndikim tek drejtesia e re?! Mero, fillo nga ilaçet !

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. T
                                                      Turpe

                                                      Rames po i rrahin policin me shpulle suratit . Turpe per kete kryeminister ai sot duhet te dilte ne konference shtypi bashke me ministrin e brendeshem dhe drejtorin e policise, sindikata e policis duhet te kishte deklaruar proteste . Te goditet polici me shpulle dhe mos te arrestohet agresori , kete qeveri nuk e votoje kurre kurre kurre . Çfare policie eshte kur nuk mbron dot veten ! . Nese nje qytetar do beje te njejten veper do godasi policin me shpulle a do arrestohet ?. Kjo eshte drejtesia qe Rama na cane bythen, kjo eshte policia , ky eshte parlamenti qe kerrcet kemba karriget drejtesin kryeparlamentares dhe askush nuk denohet .

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. K
                                                        Keqardhje

                                                        Turp e ca turpi! Te ishte ne USA, nese Polici nuk do evriste ne vend, sigurishte nje 20 vjet ne burg I kishte te sigurta.

                                                        Përgjigjjuni
                                                      2. E
                                                        E ke qarë!!!!!

                                                        JESSSSSS!!!

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. M
                                                          Maliqari

                                                          E Mero t’u pordh muhabeti! Dhite zanatin se nuk te doli gje!

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. T
                                                            Tersi

                                                            Lirimi i saliut kurrësesi nuk do të ishte lajm sot në qoftëse personalisht ju zoti mero baze nuk do të mbulonit dhe inkurajonit për 12 vite veprimet mafioze dhe korruptive të qeverris rama, të bashkiakëve dhe deputetve të mazhorancës !. Kuntributi juaj është aq i madh sa që njerëzit tani janë në dilemë se kush nga këta të dy është më m.. rama apo berisha!.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. T
                                                              Ten Siao Ping

                                                              Drejtesia ka qene eshte e do te jete me te fotin

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. B
                                                                Berti

                                                                Keqkuptimi qe ndryshimi i mases se sigurise e liron ate nga akuza penale gezoi jo vetem disa militante te tij por edhe disa tv e gazetare berishiane. Te papermbajtshen tv familjes kriminale Syri, A2CNN perhere i shitur tek PD, Euronew me dy moderatoret ajo e mengjesit ose si i thone” njeriu qe qesh “ e pas saj Thimi. Duke vazhduar me Topchanel me Sidorela Gjoni qe therret gjithmone ekzemlare berishiane si shokun e saj te ngushte , gazetarin sherbetor te pervuajtur te Syri tv Bledian Koka, ish policin e inkriminuar ne ngjarjet e 97 ne elbasan , e avokatin pd- ist qe PD i vrau motren ne 97.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. N
                                                                  Nari

                                                                  Hahaha i madh je Mero ! Edhe te denuarve me vdekje u heqin prangat para pushkatimit

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. F
                                                                    Flutura

                                                                    Mireseerdhe Tranzicion Nr 2.!!!! Valixhet i kam gati... Jashte vendit do te punoj pa censure. Mjaft!

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. A
                                                                      Arta

                                                                      Pas te madhit Skenderbe,vjen ALBIN KURTI.Zoti e ruajt prej tradhetarve te jashtem e te brendshem.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. K
                                                                        Kico Spiri,sigurisht i verteti

                                                                        Pse edhe opozita jone,,,,ashte ne nje vi me serbet kunder Kurtit,,,,,,ku na qon kjo urrejteje , Ne Serbi ashte nje klime teper e ashper kunder kryeministrit te Kosoves Albin Kurti,,,, Kurtin e shikojne si hendekun e pa kapercyeshem ,,,,, Kurtin si burrshtetas serbet nuk po kan mundesi ta shantazhojne e ta bajne te degjueshem,, Urrejtja ndaj Kurtit ne Beograd dhe Tirane ashte teper e madhe.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. X
                                                                          Xxx

                                                                          Perfekt

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. P
                                                                            Populli i mençur

                                                                            Saimir Tahiri dhe Ervin Salianji nuk ishin arrest shtëpie, por përfunduan në burg . Edhe Sali kërma gjyqin e ka të hapur, dosje e akuza të tjera ka të hapura ! Ta gëzojnë liderin militantët e PD !

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. A
                                                                              Ashiku

                                                                              "Fundja, edhe të dënuarve me pushkatim, iu heqin prangat para ekzekutimit" Aaaaaaaaaaaaa sa kom qesh

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. R
                                                                                Real

                                                                                Ky qe shkruan, ky pronari i kesaj faqeje eshte nje shkerdhate ne shkallen siperore, nje morracak i peshtire.

                                                                                Përgjigjjuni

                                                                                Lini një Përgjigje