700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve

26 Nëntor 2024, 20:19Editorial Mero Baze

Rreth 700 militantë të PD-së, të shpërndarë në 5 kryqëzime të Tiranës, pretendojnë se duan të ndërgjegjësojnë 700 mijë qytetarë të kryeqytetit se Shqipëria duhet të drejtohet nga Sali Berisha. Për këtë, ata janë gati të bllokojnë kryqëzimet, të shkaktojnë tensione, madje edhe të përleshen me qytetarët apo policinë, vetëm që të përcjellin mesazhin se, nëse nuk sjellin përsëri në pushtet Sali Berishën, nuk do të ketë qetësi.

Në thelb, protesta e sotme është një vazhdimësi e inatit që PD-ja ka me popullin, sepse nuk e mbështet. Është e njëjta logjikë si kur shajnë njerëzit që rrinë në kafene dhe nuk u bashkohen protestave të tyre, ose kur bllokojnë ata që udhëtojnë me vetura në kryeqytet, për të shkaktuar tension.

Ideja se ata duhet ta “zgjojnë” popullin nga gjumi përmes dhunës është një shenjë paniku. Në thellësi të ndërgjegjes së tyre, ata e dinë se nuk kanë asnjë rrugë tjetër për t’u ndjerë gjallë. Kur puna arrin në këtë pikë, praktikisht një opozitë ka hequr dorë nga të gjitha format e tjera të betejës politike. Madje dhe nga bllokimi i Kuvendit.

Forma më e dhunshme e marrjes së pushtetit është ta sulmosh atë dhe ta rrëzosh me forcë, por kjo ka rënë, sepse ata nuk kanë fuqi për këtë. Pastaj, mbetet mundësia për të detyruar pushtetin të dorëzohet përmes protestave masive, por kjo gjithashtu ka rënë, sepse nuk mbledhin dot as disa mijëra vetë në shesh.

Kjo forma e fundit, ku 700 vetë shpërndahen në qytet për të bllokuar 700 mijë banorë, është thjesht një tentativë për të goditur qytetarët me gurë, sepse nuk të duan.

Politikisht, kjo është natyrisht në favor të pushtetit, pasi jo vetëm që shton zemërimin e qytetarëve ndaj opozitës, por gjithashtu forcon portretin e saj si një grup i dhunshëm.

Më e rëndësishme është që opozita jonë tani duket e gjymtuar, edhe mendërisht. Nuk është çështja vetëm se po përdorin dhunë banale kundër qytetarëve apo policëve; problemi qëndron te fakti se, për të justifikuar këtë dhunë, zgjedhin më të papërshtatshmin mes tyre për të folur.

Nuk është se kanë gabuar kur kanë zgjedhur Flamur Nokën si budalla, për të justifikuar këtë idiotësi, por kanë gabuar kur e lejojnë atë t’i përfaqësojë para qytetarëve si udhëheqës i tyre. Dhe në këtë qytet, së paku, nuk ka ndonjë budalla më të madh se ai, që ta bindë t’i shkojë pas.

28 Komente

  1. M
    Mul UDB

    Te goditet polici me shpulle ne fytyre e pa pare ne boten , nese ndaj ketij rrugaçi nuk meret mase pénale haaaa eshte mire qe shteti drejtesia policia mos te egzistoje. Te goditet kryeparlamentare me dru dhe asnje mase pénale haaaaa nuk ndodhe kurre ne bote . Edi Rama ose te beje shtete ose te largohet

    Përgjigjjuni
    1. P
      Po e han edhe Muli preshin

      Polici ta hedhe ne gjyq Mulin! Muli denohet patjeter per kete. Me ket rast, Mulit i fillohen gjyqet per krimet e tjra, e shkon ne vrime te miut per kohe te gjateeeeee.

      Përgjigjjuni
      1. .
        ...

        Haha sa kamë qeshur, nuke kanë gabue që kanë zgjedhur Flamur Nokën, si budalla !!! Rrofshë o Mero.. Ështe shumë e vertetë që Saliu dhe Rama, janë njerzë shumë të djallzuë, dhe në shumë e rasteve marrin pranë tyrë budallen dhe njerzë me karakter shumë të ulët, dhe ju japin nga një lugë çorbë të prishur, dhe paste kët budallenë si puna e Nulit e vjedhë për tër jetën.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Me prokurë të posaçme

          Mirë e ke ti me tre pika. Por do të ishe më interesant që, ashtu si Mul Nokën nga njëra anë, të na vije përballë tij, budallin e Ed Ramës. Po të kujtoj se Nuli është numri dy i PD së Saleh-ut, ndaj për reciprocitet, ashtu duhet të jetë dhe i Ramës. Jam shumë kurioz ta di se kush, sipas teje, do të jetë ai.

          Përgjigjjuni
        2. A
          AB

          Burra, Fondi Monetar Nderkombetar njoftoi se Shqiperia per vitin 2024 pesoi nje rrirje ekonomike prej 3.6 perqind, duke theksuat se eshte nder me te lartat ne Europe. Kjo nuk durohet. Allvanoset po ngrejn krye. Njerzit tane po oerfundojne burgjeve. Ku jane milionat qe kemi investuar nder vite? Moska nuk eshte aspak e kenaqur

          Përgjigjjuni
        3. L
          Lavdo Xhyheri

          Është si përralla e mbretit lakuriq. Ose mënçuria e kavajasit “ZOT MË JEP MËND, SA TË LIDH USHKURIN, TË TJERAT MI JEP FAT”, por kur nuk ke mënd as sa të lidhësh ushkurin e brekëve, fajin e ke tek vehtja, mbasi të është qelbur truri, ka zënë krimba koka, dhe kjo kokë, duhet të këputet e të hidhet në gropë, sa më thellë, sepse kutërbon erë të keqe.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Veri

            Edhe pse Rames i ka kaluar me kohe afati skadences dhe si nje mall i skaduar duhet hequr nga qarkullimi kurrresesi shqiptaret nuk mund ti rikthehen nje kadavre politike si Sali Kulla qe te qelbe perseri kete vend. Qytetaret e Tiranes nuk mund te dalin ne proteste per te rikthyer babin e Zenit dhe Gites, per bythen e Gazit, per kullat e Zenit, Argites, Albanes, Zhupes apo apartamentet dhe viat e Mulit. Kurre me.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shkembi

              Bejne mire qe praktikojne format shpellare te kercenimit, sepse me shume urrehen nga populli. Vece policia nuk duhet te jete kaq tolerante. Kur preket polici, eshte prekur shteti

              Përgjigjjuni
              1. L
                Luani

                Haaaaaaaaa ça i bënë këtyre ti more Mero djali.., shkumë nga bytha u nxjerre..!!

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tankisti vjeter

                  Shkumen ketij soji more Luan djali , nuk ua nxjerr Merua , po ai plaku i dhjere nga ballkoni i katit te 8-te . Po une nuk kuptoj qendrimin shume tolerant te policise . Ne nje ane bertet qe bllokimi i rruges eshte veper penale dhe ne anen tjeter ben sehir qe goditet polici dhe nuk reagon sipas ligjit. Apo ai koqja i Likes , qe hipen mbi autobotin e policise dhe nuk e terheqin zvarre e ti tregojne vendin ku e ka , po e lene te beje foto qe te imitoje Vojo Kushin mbi tank , se keshtu i quan Likja trimat e tij .

                  Përgjigjjuni
                2. P
                  Pse del policia

                  Faji i policisë, që opozita ndihet e rëndësishme........... . E keni parë? Shkojnë dhe shtyhen me policinë...... . Po nëse policia, nuk shkon fare aty në kryqëzimin që opozita ka bllokuar, çdo të ndodhë?..... . Asgjë, hiç fare..... . Pra është policia që ja rrit vlerën protestës së opozitës...... . Po leri, o shoku, të vijmë vërdallë nëpër shesh sa të lodhen. Policia mund të rrijë 200 m larg....... . Nëse e shikon se po kryhen akte dhune ndaj pronës publike apk private , të ndërhyje.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dakord

                    Në pamje të parë ti ke të drejtë "pse del policia". Puna është që unë si taksa pagues dua të kaloj në rrugë për hall apo për qejf se nuk më plas që protestojnë salibanët dhe policia duhet të ma garantojë këtë pasi bllokimi i rrugëve është vepër penale.

                    Përgjigjjuni
                  2. B
                    Besim M

                    I pame nga afer ne Londer. Kam vite qe jam larguat nga Shqiperija, per shume arsye por mbi te gjitha nga dhuna dhe mbizoterimi i injorances se dhunshme te viteve 90’. Nuk e harroj kurre llumin e qelbur qe derdhej neper rruget e Tiranes me krenari. E njejta fare e keqe, anti-qytetare. Pasi brodhen rruget e Europes duke u shfaqur here si Italian a greke e here si mercenare homoseksual, tani bertasin e gulcojne si qene te rrahur e te rraskapitur. E te braktisur e prere ne bese nga te zot’ tani qe Shqiperija u be pa ata, duan t’a terheqin ne vrimen e h…. nga ku kane dale

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Gjinovefa Kallojeri

                      Qënit(Sali Berishës), kur i vjen ngordhja, shkon e dhjet në derë të kishës(Të drejtësisë).

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Shekulli 21

                        Shume mire ben policia qe nuk kthen dore ,se pari Saliu ate don qe te diskritoje policine ne rrjetet sociale nderkombetare , jo nuk e han me policia sapunin per djathe . Jetojme ne shekullin 21 , por akoma PD ka njerez te prapambetur.

                        Përgjigjjuni
                        1. Analist

                          Pse del policia qenke trap nuk bllokon njeri kryqezimet mul muli eshte baraz e me keq si e goditi ai policin ka qene minister i brendshem do behet perseri.

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Sehirxhiu

                            te prese une qe te me Qeverise nje Flamur Noka..kame mbaruar.. Flamur Noka eshte Agjente Aktive i UDB-s qe ka per Shef Sali Berishen...ketu nuk behet Fjale per Protesta POlitike per te zgjidhur Problemet Socjal.p.sh.apo edhe ndonje tjeter..ketu kemi nje Proteste Private,per Interesa te Berishes...dhe UDB-s...qe kerkon Rremuja ne Shqiperi dhe Destabilitet. @@Serbia gjithmone i ka Akuzuar Shqipetaret -POlitikanet si Inkompetente...per mos te then "Idjote te dobishem" qe Vucici cilesonte ca POlitikane ne Bruksel... @@PD-ja ka mbetur me kete 700-te qoftexhinje dhe Byreksa....lol

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Miklovani

                              Mero e ke zgjatur shkrimin , vete keto dy rjeshta te linje ( nuk eshte se kane dabuar kur kane zgjedhur Flamur Noken per budalla) eshte si ajo kenga nga ana jote ( po the Gjirokastra i ke thene te tēra )

                              Përgjigjjuni
                              1. s
                                sako

                                z.mero, dua te bej nje deduksion: sikur populli i tiranes te shperndahen disa mijera tek selia e PD, mijera te tjere tek shtepite e saliut,gazit,mulit,vokshit dhe mos ti lene te dalin nga kullat, si do ta quajme mosbindje civile, apo padrejtesi, apo drejtesi per talljen e popullit te tiranes nga nje grusht rrugacesh,

                                Përgjigjjuni
                                1. K
                                  Kola

                                  700 pillat e nanes te Meros. Hajt Nero hajt se kur te dalin edhe ty bisedat si Artan Hoxhes me kriminelet tash e fur sqepin ne mut e nuk flet. Shikoje Artan koktulin qe thonte me mbron CIA nuk flet ma . Edhe ty po tevjen fundi se nuk ke vo pasuri kot ti jo

                                  Përgjigjjuni
                                  1. s
                                    socialisti

                                    Mero paska probleme matematike njelloj porsi ai Lyl B...7X7=42! - ne ishim shume me pak se 700 cuba aty ne vijen e pare te mesymjes me gure e dajake mbi Polici ne 21 janar 2011 e ju imponuam qe c'ke me te me shume se 700 mije qytetareve.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                                      Këtyre 700 "besnikëve" duhet t'ju mësohet se ligji vepron për të gjithë njëlloj! Policia ka për detyrë të çbllokojë rrugët, kur janë të bllokuara, kaçakshe, me të gjitha mjetet që ja lejon ligji. Është e disata herë që Tirana nuk i mbështet, por edhe Kamza ,i ka braktisur . Vendi i deputetit është në Parlament, me veprimet për bllokimin e rrugëve dhe kryqëzimeve, portokalli do mbeteni!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. M
                                        Mjeku

                                        Saliut i hiqet masa e arrestit te shtepise e Mero Bazja nderkohe ne gjendje lipotimie urgjent per Serum ne Urgjencen e QSUT!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Aron

                                          Pse Ymeri e trajton SPAKun si organ jashteqitjeje te Edvin Sumës ??

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Abazi

                                            Mero:turp te kesh qe i quan cuba.Sot ata jane 700 trima qe cliruan Shqiperine.I ndriten faqen ne gjithe boten.Sot kane detyre dhe moral te bllokojne SKAPIN dhe te zhdukin Altin Dumanin nga faqja e dheut qe te mos i permendet me emri SPAK por mender mender m..

                                            Përgjigjjuni
                                            1. D
                                              Drini

                                              Urime lirimi i herojit kombtar Sali Bajramcurr Berishes. Ja honkshi bolet Sali trimit.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. M
                                                Media ka vdekur

                                                MERO DJALI A MERCENARI, ZGJIDHE VETE... MOS NA PUBLIKO KETU BLOGIE A SHKRIME PER TE CILAT NUK BEJME DOT KOMENTE... MIRE? CNA I MBRON KETA BATON HAXHIA MINXHOZ BIXHOZA APO MARTIN LEKA LECKA?!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. D
                                                  Drejt

                                                  DHE ENVERI PO TE NGRIHET KA 7000 BESNIKE, VULLNETARE TE ENVERIT... TE LAJTHITURIT E HALABAKET DUAN BURG E...!!!!

                                                  Përgjigjjuni

                                                  Lini një Përgjigje