Sami Repishti në gojën e Berishës, Gjekmarkaj dhe Salianjit

1 Dhjetor 2024, 17:58Editorial Mero Baze

Ditët e fundit, pas ndarjes nga jeta të Profesor Sami Repishtit, kam parë dy reagime nga Partia Demokratike që më kanë gëzuar dhe trishtuar njëkohësisht. Bëhet fjalë për Agron Gjekmarkajn dhe Ervin Salianjin. Jam gëzuar që ata kanë vlerësuar Profesor Repishtin dhe kanë përmendur kontributin e tij për Kosovën dhe për dekomunistizimin e Shqipërisë.

Por, duke qenë se ata janë të rinj në PD, jam i paqartë nëse e kanë bërë këtë me vetëdije kundër Berishës, apo thjesht nuk e dinë që armiku më i madh i Sami Repishtit në Shqipëri ishte Sali Berisha.

Nëse e kanë bërë me vetëdije, duhen përgëzuar.

Nëse nuk e dinë, atëherë duhet të jenë më të kujdesshëm dhe të informuar për historinë e liderit të tyre, duke qenë se kanë zgjedhur të reshtohen pas tij deri në fund.

Gjatë punës sime dyvjeçare për të shkruar historinë politike të Kosovës nga viti 1989 deri në vitin 1999, jam ndeshur në dosje të shumta që dokumentojnë kontributet e Profesor Sami Repishtit për Kosovën. Ai u ka dërguar dhjetëra memorandume Bukoshit dhe Rugovës, për t’i orientuar në xhunglën e diplomacisë botërore, dhe u ka siguruar referenca të dokumentuara historike për historinë e Kosovës, të përdorura në takimet ndërkombëtare. Sami Repishti dhe Bardhyl Tirana, i cili ka shërbyer si shef stafi në administratën e Presidentit Carter, kanë punuar pa pagesë si konsulentë për qeverinë e Kosovës. Në një akt simbolik, Bardhyl Tirana ka lidhur një kontratë pagese për një dollar, për të respektuar ligjet amerikane.

Po aq sa u angazhua për Kosovën, Sami Repishti punoi edhe për Shqipërinë. Kur, në vitin 1996, Shqipëria po rrëshqiste drejt autokracisë dhe Berisha po udhëhiqte një kurs antim amerikan, sidomos pas zgjedhjeve të 26 majit 1996, Sami Repishti u vendos në krye të një organizate të re shqiptaro-amerikane, NAAC (Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan). Kjo organizatë synonte të bëhej zëri i shqiptarëve në SHBA, besnik ndaj qeverisë amerikane. Deri në atë kohë, e vetmja organizatë e tillë ishte “Vatra,” e kthyer nga Berisha në një celulë të PD-së, pa asnjë ndikim real në administratën amerikane dhe komunitetin shqiptar.

Sali Berisha e kundërshtoi me forcë këtë organizatë dhe mobilizoi ambasadën shqiptare në Uashington për ta diskredituar Sami Repishtin. Paranoja e Berishës rritej nga dyshimet se SHBA po mobilizonte çdo faktor kundër tij. Për shkak të kësaj situate, Berisha ishte njësoj i inatosur edhe me Rugovën dhe Bukoshin, që mbështeteshin tek kontributi i Repishtit në SHBA.

Histori nga arkiva: Darka e lobimit në Uashington, 7 shkurt 1997

Në librin tim, “Republika e Parë,” kam përshkruar një episod të rëndësishëm nga ajo periudhë, ku Këshilli Shqiptaro-Amerikan organizoi një darkë në Uashington, me pjesëmarrjen e kongresmenëve si Eliot Engel dhe mbështetësve të çështjes shqiptare. Kjo organizatë po merrte rolin e një ndërmjetësi mes Departamentit të Shtetit dhe komunitetit shqiptar. Berisha refuzoi çdo bashkëpunim dhe dha urdhër që ambasada shqiptare të mos bashkëpunonte me ta.

Një përgjigje e ambasadës shqiptare, nënshkruar nga Mustafa Xhepa, aludonte se Sami Repishti ishte i komprometuar nga lidhjet me regjimin komunist. Ky sulm ndaj një ish-të burgosuri politik dhe një nga zërat më të spikatur kundër komunizmit ishte sa ironik, aq edhe i padrejtë.

Faqe 397 -398. “Republika e Parë”

“Më 7 shkurt, kongresmeni Eliot Engel dhe kongresmenë  të tjerë të angazhuar me çështjen shqiptare, patën takim me Këshillin Shqiptaro-Amerikan, organizatë e sapokrijuar që ndërlidhte qeverinë e SHBA me kërkesat e komunitetit shqiptar. Ishte zhvillim që pasonte atrofizimin e shoqërisë “Vatra”, si një organizatë me funksion të humbur, kthyer në celulë e Berishës në SHBA.

Për shkak të konfliktit të Berishës me administratën amerikane dhe kontrollin e tij politik mbi “Vatra”, kjo organizatë e re, e formuar nën drejtimin e prof. Sami Repishti, një disident i komunizmit i arratisur në SHBA, dukej se kishte mbështetje të qeverisë amerikane.

Sali Berisha e kishte pritur me dyshime dhe konspiracion të madh krijimin e Këshillit Shqiptaro-Amerikan dhe po e bojkotonte atë. Ndërkohë që Bukoshi ishte në Washington, kjo organizatë pati një tubim për të mbledhur fonde dhe për të dhënë opinionet e saj rreth zhvillimeve në Kosovë dhe Shqipëri.

Sami Repishti njoftoi kontaktet e tij me Departamentin e Shtetit dhe kërkesën që një përfaqësues i tyre të ishte pikë kontakti në qeverinë amerikane. Kishin propozuar emrin e Ilir Zherkës, një intelektual i ri i brezit të dytë në SHBA, me origjinë nga Tropoja. Për t’i dhënë mbështetje Këshillit Shqiptaro-Amerikan, në mbrëmje merrte pjesë ish ambasadori William Ryerson.

Lindita Imami, e cila u caktua si administratore e këtij Këshilli në Washington DC, kishte përvojë të gjatë si oficere përkthimi me delegacionet shqiptare në Departamentin e Shtetit dhe Pentagon.

Këshilli u përpoq të vendoste kontakte zyrtare me Ambasadën e Shqipërisë në Washington, por pa sukses.

Berisha kishte dhënë urdhër të mbaheshin larg. Sekretari i ambasadës shqiptare në Washington i ktheu përgjigje fyese Këshillit, duke theksuar se aty bëjnë pjesë anëtarë të lidhur me regjimin e vjetër komunist në Shqipëri.

Aludimet ishin për prof. Sami Repishtin si bashkëpunëtor i regjimit komunist, një ish-i burgosur politik i arratisur nga Shqipëria prej komunizmit.

Në përgjigjen për sekretaren e këtij këshilli, Lindita Imami, Mustafa Xhepa nga ambasada e Shqipërisë në Washington, shkruan:

Lidhur me kërkesën tuaj për t’u takuar me ambasadorin në datën dhe orën që ju fiksoni, ai më ka kërkuar t’ju njoftoj se e ka të vështirë të presë përfaqësuesit e një Këshilli jo kredibël në sytë e opinionit shqiptar, për shkak të pjesëmarrjes së disa personave të komprometuar nga lidhjet me regjimin e mëparshëm. Do t’ju lutesha të ruani konfidencialitetin e kësaj letre! Mustafa Xhepa.

Në atë kohë, Berisha ishte po aq i ftohtë me kongresmenin Engel, të cilit i kishte refuzuar ndërmjetësimin në krizën e vitit 1996, duke mos e pritur në takim në Tiranë. Meqë dhe ai ishte mbështetës i Këshillit Shqiptaro-Amerikan, paranoja bëhej më e plotë.

Ajo që po ndodhte në Washington, ishte e qartë. SHBA kishte marrë nën kontroll problemin e Kosovës për ta izoluar atë nga Shqipëria dhe po i priste rrugët e komunikimit Sali Berishës, duke krijuar një organizatë të re shqiptaro-amerika të njohur si interlokutore me Departamentin e Shtetit.

Reagimi agresiv i Berishës dhe i ambasadës shqiptare në SHBA ndaj NAAC, ishte shenjë e qartë se SHBA kishte bërë atë që duhej.”

Kjo është historia e Sami Repishtit me Sali Berishën. U gëzova që dy deputetë të rinj të Berishës e vlerësojnë atë. Tani që Sami Repishti ka ndërruar jetë, kam frikë se edhe Berisha mund të dalë për ta vlerësuar, ashtu siç bëri pa pikë turpi për Ibrahim Rugovën dy ditë më parë. Rugova vdiq pa u pajtuar me Berishën që prej vitit 1996, kur ky i fundit tentoi ta rrëzonte nga pushteti në Prishtinë, vetëm sepse Rugova nuk pranoi të përdorej nga Berisha për të arritur një tolerim të SHBA-ve ndaj kursit të tij antiperëndimor.

Megjithatë, deri tani Berisha ende nuk ka folur. Nëse ai do të flasë fjalë të mira, siç ka bërë zakonisht për të gjithë ata që ka pasur kundërshtarë të vdekur, kjo mund të jetë fat për këta dy deputetë të rinj, të cilët ndoshta nuk e dinë për kë kanë folur fjalë të mira. Por nëse ai nuk flet, atëherë kjo mund të tregojë se ata nuk i kanë punët mirë.

 

 

26 Komente

  1. A
    Aleanca për mbrojtjen e "lexhendës"

    Mero djali,Saliu dhe cipa janë dy paralele që nuk kanë asnjë pikë të përbashkët! Fjala i pa cipë,mer kuptimin e vërtet vetëm kur përdoret për k'të person!

    Përgjigjjuni
    1. L
      L.Xh

      Berisha si grekët që thonë se SHQIPTARI I MIRË, ËSHTË SHQIPTARI I VDEKUR. A doni më për Berishen ?

      Përgjigjjuni
      1. s
        selim

        ata nuk i kane punet mire gjithsesi

        Përgjigjjuni
        1. P
          Por muter si Saliu jane edhe ata

          Kjo eshte e sakte Mero. Te dy ata muternuk i ben deputet Saliu mot.

          Përgjigjjuni
        2. S
          Shqipja

          Pune monstrash gjelle qensh...

          Përgjigjjuni
          1. M
            Marco from Tropoya

            Çfarë tribali i qirë ky Sala. Provë e gjallë që në botën shqiptare me ideologjira më mirë fshij bythën, sepse standartet dhe objektivat i përcaktojnë lidhjet familjare, farefisnore, krahinore. Kur të ngordhin njerëzit me formim malok dhe katundar atëhere do të bëhet Shqipëria.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lunxhëria

              Në "padijen" e Salës, apo si një ndjesë ndaj të madhit Sami Repishti, nderimi i kësaj figure të madhe është privilegj për këdo që vlerëson kontributin e tij të çmuar si personaliteti që mblodhi në një valencat e historisë, që lartësoi një përmendore intelektuali, i cili u përball i pafrikë me diktaturën. Tirania dhe diktatorët përherë i janë friguar madhështive të tilla njerëzore.Berisha ,në shpallje të hapur , me kulisa prapaskenash "alla sigurimse e udëbëiste ", (gjenetika nuk ta shpëlan kollaj pigmentin ), e ka sulmuar njëjtë si Rugovën.Zelli i tij më së shumti, porosi padronësh a ligësi origjine faktohet qysh me dekorimin që i bëri Shyqyri Çokut , hetuesit 19 vjeçar që torturoi Sami Repishti,ashtu edhe me orientimet e tij në përtej oqeanit, duke u përpjekur në çdo rethanë të hidhte hije dyshimi mbi antikomunistin dhe patriotin e madh Sami Repishtin.Shërbim më i madh nuk kishte si t'u bënte jugosllavëve, duke goditur në të njëjtën formë si Sami Repishtin, ashtu edhe Rugovën. Urojmë që instikti primitiv i goditjes së atdhetarëve të vërtetë,të mos jetë më vazhdë e asaj që lanë të tejmët e PD.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mokrari

                O Mero po ku di gje Salianji se cfare ishte professor Sami Rrepishti ato rreshta ja shkruar Grida,po I ka bere vete une do qihem ne bythe,me vote do ta mare veshe Salianji dhe Grida. Cfare I kane bere vetes,kurse kuqos do ja fute direkt Sala qe flete Gogoni pa leje se nuk eshte aq trime por nje spurdhjak qe fle meleje te Sales me gruan mburen kote me RREPISHTIN te dy se deri dje nuk kane bere ndonje gje per ta vlersuar we te dy mos ja u beje qefin Mero si deputet te rinje se nga mendja jane karafila njeri di vetem bejte tjetri nuk nivel fare per politikan.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Meshire per ata qe ndjekin Berishen.

                  Te maresh seriozisht Berishen eshte te futesh ne lojen e tij.Ai nuk ka asnje ndjenje njerezore per personat e vdekur.Pa pike turpi permendi te ndjerin Ibrahim Rugova kur dihet publikisht qe sa ishte gjalle refuzonte ta priste ne Kosove duke e njohur cfare mostre ishte.

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Berisha

                    Malok i ndyrë, i poshtër, i pabese, tinzar

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Vetem Zoti ben mrekullira ndaj krimineleve !

                      Me te drejte i nderuari . z. Mero Baze ka vite qe shkruan te bardhen mbi te bardhe.....dmth vetem te VERTETAT...... por hajde dhe mbushi mendjen njerezimit , shyqyr Zoti tani jane vetem nje pakice qe kane ngelur mbas Diktatorit kryekriminel penecilina.... le te shpresojme te pakten qe ky kryekriminel qe dogji , vrau dhe shkataroi nje Popull , te rrikthehet jo ne Arest shtepie por ne bur dhe aty do zoti jepe shpirt dhe do zoti jeton aty gjate.....se vdekja eshte lumturi per ate kriminel.... Fatekeqesia me e madhe eshte se ne fillimet e Demokracise kete kriminel nuk duhej lejuar ..... por ja qe shumica qe kete kriminel qe e njifnin, ishin te larguar dhe ky kriminel em dinakeri penotroi me dipllomaci dhe dhune qe erdhi atehere ne pushtet.....te gjithe jane jane me faje.....

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Vetem Zoti ben mrekullira ndaj krimineleve !

                        Me te drejte i nderuari . z. Mero Baze ka vite qe shkruan te bardhen mbi te bardhe.....dmth vetem te VERTETAT...... por hajde dhe mbushi mendjen njerezimit , shyqyr Zoti tani jane vetem nje pakice qe kane ngelur mbas Diktatorit kryekriminel penecilina.... le te shpresojme te pakten qe ky kryekriminel qe dogji , vrau dhe shkataroi nje Popull , te rrikthehet jo ne Arest shtepie por ne bur dhe aty do zoti jepe shpirt dhe do zoti jeton aty gjate.....se vdekja eshte lumturi per ate kriminel.... Fatekeqesia me e madhe eshte se ne fillimet e Demokracise kete kriminel nuk duhej lejuar ..... por ja qe shumica qe kete kriminel qe e njifnin, ishin te larguar dhe ky kriminel em dinakeri penotroi me dipllomaci dhe dhune qe erdhi atehere ne pushtet.....te gjithe jane jane me faje.....

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Pal Melyshi

                          Zoti Mero ! Shqioeria keto 34 vjet eshte perfaqsuar nga mbeturina dhe mutsihone si kopili Salianji , djali kerric i Faro spiunit Balliu , Gjek mutmarika , Nard Ndoka , Dash spiun Shehi , kurvat e rruzullit motrat Bregu

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Pal Melyshi

                            Zoti Mero ! Shqioeria keto 34 vjet eshte perfaqsuar nga mbeturina dhe mutsihone si kopili Salianji , djali kerric i Faro spiunit Balliu , Gjek mutmarika , Nard Ndoka , Dash spiun Shehi , kurvat e rruzullit motrat Bregu

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Pal Melyshi

                              Zoti Mero ! Shqioeria keto 34 vjet eshte perfaqsuar nga mbeturina dhe mutsihone si kopili Salianji , djali kerric i Faro spiunit Balliu , Gjek mutmarika , Nard Ndoka , Dash spiun Shehi , kurvat e rruzullit motrat Bregu

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Pal Melyshi

                                Zoti Mero ! Shqioeria keto 34 vjet eshte perfaqsuar nga mbeturina dhe mutsihone si kopili Salianji , djali kerric i Faro spiunit Balliu , Gjek mutmarika , Nard Ndoka , Dash spiun Shehi , kurvat e rruzullit motrat Bregu

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Pal Melyshi

                                  Zoti Mero ! Shqioeria keto 34 vjet eshte perfaqsuar nga mbeturina dhe mutsihone si kopili Salianji , djali kerric i Faro spiunit Balliu , Gjek mutmarika , Nard Ndoka , Dash spiun Shehi , kurvat e rruzullit motrat Bregu

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    Pal Melyshi

                                    Zoti Mero ! Shqioeria keto 34 vjet eshte perfaqsuar nga mbeturina dhe mutsihone si kopili Salianji , djali kerric i Faro spiunit Balliu , Gjek mutmarika , Nard Ndoka , Dash spiun Shehi , kurvat e rruzullit motrat Bregu

                                    Përgjigjjuni
                                    1. r
                                      rapsodi popullor

                                      Kerkellet perdite Mero per Sami Repishte, Berishe, Gjekmarkaj e Salian, por te shkruaje dy rrjeshta per ket qeveri Rama ajo magja nuk ja mban / dy fjale per fukarallekun e bo kudo mullar, per qeverisjen Rama me Buce e Zagar / per shpopullimin qe Shqiperine e ka pergjysmuar, per c'do qelize te kesaj qeverie krejt te Korruptuar / si Struci ben Mero e koken ne rere fsheh, kujton se PUSHTETlepirjet askush nuk ja sheh / per kete soj Servilesh te pushteteve sira, as ka pas respekt e as kure nuk ka /

                                      Përgjigjjuni
                                      1. B
                                        Bureto

                                        Duro o "rapsod popullor", duro! Deri në zgjedhjet e 11 majit 2025, nuk janë shumë ditë. Atëhere, për të ta bërë dhe ti qejfin, bashkë me popullin, e sigurt që do flasë dhe Mero. E sigurt, sepse "Vox popolo, vox dei!". Nëse kjo thënie e vjetër, është e vërtetë, atëhere ç'mbetet për Meron dhe të tjerë, që për Berishën mendojnë si ai që si këshilltar, duke qenë shumë afër pranë, i njeh atij dhëmbë dhe dhëmballë. E ke vënë re, që monstra Sa-le, edhe pse nuk lë njeri pa marrë në gojë, bile edhe duke kërcënuar, vetëm për të nuk e lëshon gjuhën?! Për hir të së drejtës e ka bërë vetëm njëherë kur i shkatërroi shtypshkronjën, por që atëhere ka ndenjur sus. Di gjë ti pse kështu, kur aq sa ka shkruar Mero për "non gratën", nuk e kanë bërë gjithë kundërshtarët e tij marrë së bashku?!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          AGM

                                          Nuk na le prezenca e Sali kriminelit, agjentit serb, qe te luftojme Edi Ramen z. Rapsod me lahute.

                                          Përgjigjjuni
                                        2. 1
                                          123456789

                                          Kujdes rapsodi se jejashte faze ,je nje piçiruk me zanate te keqija,je nje mi hale se nuk kupton asgje as nga politika as nga ekonomia. Hajde geauare viti i Ri ne nga 100 euro per here te pare nga kjo ekonomi qe ti po e vajton mor rapsod muti se gjoja je dhe kengetar por me dukesh sidaullexhi si ai kryetari i bashkise se kamzes dikur se tani ai eshte graduare shume larte per ate daulle.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. a
                                            anti-analfabetizem

                                            Autocensurohu ca or ti 123456789 - te pakten numrat i ditke por urgjent shko bli nje Abetare te mesosh shqip se "geauare vitin e Ri" (ku e para nuk ekziston ne gjuhen shqipe dhe e dyta nis me shkronje te madhe Vitin) tregon se je alalfabet.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. v
                                              vari l***t

                                              Edhe 'alalfabet' nuk eshte shqip or 'gjuhetar' kokkar

                                              Përgjigjjuni
                                            2. D
                                              Deshmitar i pa-anshem

                                              Mustafa Xhepa, njeri i pafytyre, derguar nga SHIK si sekretar/llogaritar ne ambasaden shqiptare ne Uashington, instrument i nje ambasadori apatik e te pa-afte partiak. Keta ishin fytyra e zeze e sali berishes ne Uashington, ne dem te veprimtarise patriotike, pro-shqiptare te keshillit shqiptaro-amerikan kryesuar nga Sami Repishti.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. N
                                                Nardi

                                                I nderuar zoti Baze , ti je nje bythe lepires pushtetesh qe per ato pak lek , ti je gati qe jo bythen te hapesh por te lesh peng ne bordello edhe cdo gje mund te nevoitet per ate ambjent . Dikur ti si bir shpirteror i Berishes nuk le gje pa thene per Edi Ramen , sa arire der atje qe nxore dhe deklaratin e tij ne gjyq ku akuzonte dhe te jatin e tij si babain e Gregut ( le ta mare vesh dhe ky ae cfare babai ka ) ndersa sot meqenese Rama eshte ne pushtet dhe ti nuk ri dot pa bythelepirjen tende mundohesh te vjellesh vrer ndaj Berishes , por nuk do jete e larget dita qe te njejten gje do besh edhe per Ramen sepse te njof mire si peshtanak qe jam , ashtu si edhe ti , sado qe ti pretendon se je tirans i kulkuar . Nje sugjerim shume dashamires : behu pak me pak bythelepires , se njeri i mire nuk ke per tu bere kure

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje