Albin Kurti nuk është rojtar kanalesh, por roje i Kosovës

30 Nëntor 2024, 19:01Editorial Mero Baze

Shpërthimi i një kanali uji me rëndësi strategjike për Kosovën në veri të saj, ka shkaktuar një debat të madh në Kosovë dhe jashtë saj, rreth të ardhmes së konfliktit Kosovë-Serbi, në kushtet e reja të rritjes së ndikimit rus në Ballkan dhe ndryshimeve politike në Uashington.

Debati, mbi të gjitha, nxit nevojën e rikthimit në shina të dialogut Kosovë-Serbi dhe një plani të qartë të Perëndimit për ta shtyrë përpara këtë axhendë.

Brenda në Kosovë, debati është kthyer në çështje elektorale. Albin Kurti vesh çizme dhe shkon të inspektojë mbylljen e vrimës në kanal, a thua se është çështje trimërie të mbyllësh një vrimë në një kanal. Ndërkohë, kundërshtarët e tij e akuzojnë se, bashkë me Vuçiqin, ndihmojnë njëri-tjetrin në zgjedhje përmes incidenteve etnike, që të mbijetojnë politikisht.

Problemi i sulmit në veri të Kosovës nuk është as çështje teknike se si riparohet një kanal, dhe as çështje e sigurisë së brendshme, se si mund të ruhet një kanal pa u hedhur në erë. Nuk ruhet, edhe sikur Albin Kurti të rreshtojë gjithë anëtarët e Vetëvendosjes në çdo metër linear të kanalit. Ndaj, mos fajësoni kot qeverinë për sigurinë në veri.

Siguria në veri të Kosovës nuk ruhet dot nga Prishtina, por nga Uashingtoni dhe Brukseli. Sa më shumë që Prishtina izolohet nga Uashingtoni dhe Brukseli, aq më i pasigurtë është veriu dhe gjithë Kosova. Sa më shumë që Kosova është në anën e Perëndimit dhe e identifikuar fort me të, aq më pak do të guxojnë të prekin veriun e saj dhe gjithë Kosovën.

Albin Kurti nuk ka dështuar duke mos ruajtur kanalin e ujërave Ibër-Lepenc, por ka dështuar duke mos ruajtur raportet e mira të Kosovës me Uashingtonin dhe Brukselin. Ai ka futur vendin nën sanksione nga Bashkimi Evropian dhe ka çuar raportet me SHBA në pikën më të ulët historike të Kosovës që nga viti 1990.

Përkundër kësaj, Serbia ka forcuar raportet bilaterale me shumë vende të rëndësishme të Evropës, anëtare të Bashkimit Evropian, dhe është në ekstazë nga fitorja e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë. Kjo nuk do të thotë që SHBA do të favorizojë Serbinë, por ama është një raport i përmbysur i Serbisë, nga armike e SHBA në partnere me të, përballë një Kosove që është shtet i krijuar nga SHBA dhe tani ndodhet në pikën më të ulët të marrëdhënieve.

Skenat propagandistike në Prishtinë, ku njëri vesh çizmet për të mbyllur kanalin e të tjerët përballë tij e akuzojnë për rakordim me Vuçiqin, janë për konsum të brendshëm, por nuk zgjidhin asnjë problem. Kosova duhet të rikthejë partneritetin e saj me SHBA dhe BE, së paku në pikën ku ka qenë para ardhjes së Albin Kurtit në pushtet. Për këtë arsye, kryeministri nuk ka nevojë të blejë çizme të prodhuara në Serbi për të shkuar të mbyllë një kanal uji që serbët e hedhin në erë, dhe as të terrorizojë shqiptarët se janë në prag lufte.

Kosova ka qenë në luftë me Serbinë dhe besonte tek fitorja, sepse kishte Perëndimin me vete. Tani është vend i lirë dhe është i terrorizuar nga lufta vetëm se qeveria e ka futur në luftë me Perëndimin dhe tani kërkon ndihmë, sepse ka mbetur e vetme përballë një çete kaçakësh serbë që hedhin në erë një kanal uji për t’i treguar se e kanë në dorë.

Kosova duhet të ngrejë stekën si shtet dhe t’i tregojë Serbisë se ajo nuk e ka problemin tek ndërprerja e një kanali uji, por tek ndërprerja e komunikimit me ata që e themeluan: SHBA dhe BE. Kur ta ngrejë debatin në këtë nivel, nuk shkon njeri të prishë kanale uji, sepse e dinë çfarë i pret.

Tani, po e ule stekën nga Uashingtoni e Brukseli tek odat e Vetëvendosjes në Kosovë, natyrisht që nuk do të flasësh më me presidentin e SHBA dhe kryekomisionerin e BE, por me Radojçiqin dhe ndihmësit e tij. Dhe nëse ata arrijnë ta tërheqin Kosovën në kurthin e tyre, natyrisht që jo vetëm e dëmtojnë, por edhe e poshtërojnë, duke e trajtuar si një vend vasal që mund ta lënë dhe pa ujë.

Ndaj, Albin Kurti nuk duhet të sillet si rojtar kanalesh, por si roje i shtetit të Kosovës, sovraniteti i së cilës garantohet nga NATO, SHBA dhe BE. Fatkeqësisht, tre institucione të cilave ai u ka shpallur luftë.

41 Komente

  1. V
    Vet

    Shhhhhh shhhhhh urte se ky beri bashkim kombetar , ky patriot Serbe i genjeu votuesit. Ky do bente bashkim kombetar PO kur erdhi me kale ne Lezhe u kujtua se nuk lejohet haaaa me karr a bushe njeri qe eshte ky nuk gjendet ne asnje cep te botes . Bibini bolsheviku erdhi dhe bente fushate kunder Rames e kuptoni sa i peshtire eshte kjo lloje specie Cerrnagores .

    Përgjigjjuni
    1. 6
      60 vjeç

      problemi albinit eshte truri qe ka ne koke...

      Përgjigjjuni
    2. L
      L.Xh

      Dy rrugë ka Kosova. E Para, e vetme dhe kryesorja, rruga drejtë perëndimit dhe me perëndimin, dhe e dyta, mos të hajë më MUT, sepse ka dalë në horizont, këthimi përsëri nën Sërbi. E gjithë kjo, është në dorë të popullit kosovar, që mban në krye, një qeveri që është në konflikt të hapur si me SHBA (që i sollo lirinë) ashtu dhe me BE(që mbështeti SHBA për ti dhënë lirinë Kosovës). Të tjerat janë fjalë boshe.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Njana rruge asht mbyll.

        Rruga e pare eshte mbyllur, vetem e dyta eshte hapur.....

        Përgjigjjuni
        1. e
          e po...

          Sot pashe nje emision ne nje kanal kosovar mbi "kosovarizmin" por nuk me çuditi se une kam vite qe shikoj e degjoj akademikun kosovar Nexhmedin Spahiu si nje antishqiptar i terbuar duke e cilesuar Kosoven komb tjeter. Kenaqesia ime ne ate emision ishte se dy moderatoret e kanalit, nje i ftuar dhe nje djale tjeter qe kish bere shkrimin per te cilin u diskutua te emociononi kur flisni per Shqiperine duke e quajtur Kosoven Shqiperi ashtu si eshte dhe ne te vertete e duke e denigruar Nexhmedin Spahiun si sherbetor te serbeve dhe duke i thene qe shko atje ku ha buken ne Beograd. Tani hiqni paralelet qe nuk takohen me Sali Berishen, me Sllobodanin, me Fredi Belerin dhe çeshtje te tjera hapur kunder kombit shqiptar. Flasin, veprojne, i degjojme dhe shohim dhe u rruajme bythen duke renduar veten dhe Shqiperine. Ka rruge tjeter per keta kriminele te kombit apo do u a leme historine ta bejne keta dhe çkombtarizojne kete vend?! Shqetesim qe s'ka per te pase kurre zgjidhje me keto forma demokratike. Ne qoftese demokracia presupozohet e tille, une nuk dua ti shohe syte!

          Përgjigjjuni
          1. C
            Cfurku

            Ky Nexhmedini është kaq shpesh budalla i cekët armiqësor me kombin, saqë do ngelet i till deri sa të "provoj" të kundërtën. Besoj se gjasat janë për jo, se duke qënë në demencë pleqërie nuk ka kohë.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Spahiu flet keq shqip, por asht gjakperzier..

              Ha ha ha, Nexhmedin Spahiu asht akademike.... pika, duhet te mos pranojne titullin akademiket e vertete neper bote. Kur kane akademi edhe dardanet.....! Krye-akademiku eshte kurti, i dyti N. Spahiu, te tjere nuk ka! Rrexhep Qosja duhet ta kthen titullin e akademikut ne Prishtine e te vjen ne Tirane si akademik shqiptar jo dardan, sepse Dardania e Kurtit asht ba per turp te Allahut.

              Përgjigjjuni
          2. s
            saliu

            Rezik vete ky me trushkulurit e tij i ka vene minat qe injoranca kosovare ta votoje prape si shpetimtarin e vetem nga serbija qe po e sulmon per dite,Serbija shyqyr qe shpetoi nga kosovaret

            Përgjigjjuni
            1. T
              Trilema

              Kjo "dilemë" apo "mëdyshje" apo "mendje e ndarë në dysh" është qëllimi i aktit terrorist të Serbisë. Radojçiç i cili e ka marrë mbi vete përgjegjësinë e terrorit në Banjskë është i lirë në Serbi.

              Përgjigjjuni
            2. T
              Thuj te verteten Mero, mos i rrej dardanet

              Mero, mos u tall, Kurti eshte roje i halese se Vucicit, asgje me shume nuk mund te beje nje njeri si ai! Ka mbaruar puna e Kosoves, Kurti pret te nenshkruaj marreveshjen e dorezimit te Serbia te Pavaresise te dhuarar Kosoves nga Amerika. Te tjerat jane fjale boshe. Te gjithe shqiptaret e dine kete tashme. Sapo ta kryn nenshkrimin Albini, zgjohen dardanet e VV dhe fillojne festen ne Prishtine. Mandej do kene favorin e madh te udhetojne pa viza ne Rusi, por as me viza ne BE dhe Shqipni.

              Përgjigjjuni
              1. l
                luani

                Shume drejt! Kjo eshte thembra e Akilit.Qendrimi dhe vleresimi i gabuar i anarkistit Kurti ndaj Amerikes,Natos dhe BE-se.Ai ne raport me keto te tre qendra pushteti te fuqishme ne bote e ka vene veten ne qoshen e nje fushe boksi,pa rrugedalje,nese te treja keto forca,vec e vec e te treja se bashku nuk marrin sinjale pozitive nga qeveria kosovare,qe,sipas meje,nuk kane per ti marre ,nese Kurti do te vazhdoje te jete ne krye te shtetit Kosovar.Edhe sepse nuk eshte i paafte ,edhe sepse nuk do.Ai ka nje ndjenje madheshtie per veten e vet,pasi,duke hedhur shashka e bomba tymuese ne parlamentin kosovar e duke bere vazhdimisht e pa nderprere demonstrata kunder pushtetit,e beri kosoven lemsh,derisa populli kosovar i dha voten.Voten ja dha,por rezultat pozitiv dhe shprese,nuk i dha e nuk do ti jape,derisa te humbase zgjedhjet e ardheshme parlamentare.Ky eshte sinjali qe pret faktori nderkombetar nga Kosova.Vetem atehere sabotimet dhe aktet armiqesore ndaj Kosoves do te nderpriten,sepse stabilitetin ne Kosove e garantojne vetem Nato,USA e BE!

                          Tan

                          Po pse cka bere Albini. Ka vendosur autoritetin ne cdo pjese re Kosoves. Ate qe nuk e beri Thaci e Ramushi. Ndaj qenka I keq. Po mire jepja jugun Greqise e te kesh marredhenie super. Albini nuk eshte hajdut.

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Lloji

                            O Luan a mbarove…

                            Përgjigjjuni
                            1. Z
                              Zyfer Molliqaj

                              Luano, na çave trapin o burrë, ke shtyp butonin si këmbëzë kallaçi, dhe ke gjuajtë pesë herë të njejtin shkrim. Korigjohu për tjetër herë.

                              Përgjigjjuni
                              1. 6
                                60 vjeç

                                i ka rene pese here me cekic duke bertitur

                                Përgjigjjuni
                              2. k
                                kaloshi

                                Luano qeke rrot mullini. Merre ate Kurtin dhe shko ne hale.

                                Përgjigjjuni
                              3. T
                                Toni

                                Ai kanal per Kosoven eshte uje per tu pire e drite per te pare. Albini me ato duhet te meret ai nuk eshte Lider boteror...si miku jot.

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Punetori

                                  O Luan , po pse e poston komentin 7 herë ? Edhe pse eshte koment i sakte .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. B
                                    Bordura 87' [që tallte karin me Vinin e Netës]

                                    Qëkur Ymer Baze palloi nga mbrapa Klodiana Lalen nuk permbahet me editoriale cirilikë.

                                    Përgjigjjuni
                                  2. T
                                    Tersi

                                    Nuk na e ka fajin as serbi as turku as greku që historikish na kanë shtypur vrarë e prerë deri në shfarosje dhe për të vërtetuar këtë mjafton të shikosh dhe dëgjosh shqiptarët e kosovës sot se sa respekt kanë për luftën e uçk-së, për dëshmorët dhe komandatët e luftës!. Nuk e di nga buron gjithë ajo urrejtje dhe mllef kundra luftës dhe uçk?! .. Si mudet që edhe vetëm ta mendosh dhe jo më ta mohosh dhe urresh një nga betejat më të ndritura shqiptare për çlirim, një lufte të drejtë që fitoj edhe mbështetjen më të madhe ndërkombëtare në histori!!. Mjafton të dëgjosh se sa e si shtohet "ushtria" e llumit anti uçk në kosovë për të menduar se kosova do të bjerë prapë nën serbi!. Tmerr.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. D
                                      Denis

                                      TITULL BRILANT. MERO BRAVO!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. G
                                        Go West

                                        Shkrim strategjikisht i kthjellet. Urime Mero, me kohe behesh gjithmone me i vyer, si puna e veres.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. f
                                          find the difference

                                          Albin Kurti eshte Kryeminister i Kosoves e si i tille i rriti me 20 % pensionet atje. Per te folur per ndonje rojtar kanalesh duhet patur parasysh nje tjeter kryeminister ketej rrotull qe ato pensione i rriti me 4.1 e ate e quan dhe...indeksim cmimesh!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. H
                                            Henk

                                            Find the difference. Dmth, këtu bëhet fjalë për diplomaci ndërkombëtare, strategji ndërkombëtare, Kosova po shkon drejt gropës, kurse ti mburr Albin serbin sepse paska rritur pensionet në Kosovë. Je në gjumë shokuy, zgjohu..

                                            Përgjigjjuni
                                          2. I
                                            Iliri

                                            Nuk ke qelluar ne temë kesaj here mero. Ky kanal e ka emrin “ Kanali i 50 perqindeshit”. Cdo gje tjeter apo mendim tjeter eshte jashte konceptit real. I duhej albinit per te terrorizuar popullaten dhe u be

                                            Përgjigjjuni
                                            1. K
                                              Kumanova

                                              Mero bythlëpirësi,Vuçiçi ka edhe ne Tiran filialen e BIA—s.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. A
                                                Albini

                                                Mero UDB—ashi,a ka kush meret me temën : Kanalet e ASFALIS Greke dhe kanalet e BIA—as Serbe. Në cilat zyre zbrazen Dinarët dhe Euro cilat Portale,Gazeta dhe Radiotelevizione.Gazeta yte Kap ndonji shumë .

                                                Përgjigjjuni
                                                1. A
                                                  Alex

                                                  Ja paske ftohur fortë Alpinit o Mero djali!

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. Y
                                                    Y

                                                    E kam shkrujt disa here,nje njeri qe nuk di te qesh eshte hipokrit,mashtrues dhe i ndyre, shikojeni me vemendje te qeshuren e Kurtit,eshte ngerdheshje ose zgerdhirje jo qeshje. Fatmiresish ne Shqiperi Kurti eshte non-grata si Saliu ne Amerike,shqiptaret ketu ja kan vene kufirin te thana.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. D
                                                      Dajti

                                                      Kurti eshte mi kanalesh,ose mi halesh,ky njeri percau Kosoven dhe Maqedonin,dhe i rrujti bythen Shqiperise,ketu ja treguan vendin me 0,01% te votave. Hengri mut kot duke bere fushat kunder EDI Rames.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. T
                                                        Tironsi

                                                        Nje shprehje e popullit thot:Gjen shesh bene pershesh,dhe Albin koqja ka gjet shesh(budallenj)ne Kosove dhe i manipulon,e provoj ne Shqiperi dhe iku si i dhjer.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. X
                                                          X

                                                          Albini fryhet si gjeldeti maj plehut,por fatekeqesisht koqevarureve te Kosoves ju duket si balozi i ardhur nga deti.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. Z
                                                            Z

                                                            Eh mer Albin koqja e kandarit,do perfundosh si mentoret e tu,Sali shpellari dhe Ilir Floriri.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. K
                                                              K

                                                              Albini eshte recitues poezish,kurse ne proze eshte zero me xhufke. Duket vellezerve tane koqevarur ju pelqejne poezit.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. S
                                                                Sufllaqja me qepe

                                                                Qui bono, Meroviç?

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. R
                                                                  Ramski (Beogradski Partizan)

                                                                  Gazeta e Meros ne nje linje me gazetat e Beogradit kunder Albin Kurtit. Gazetat e Beogradit ne nje linje me gazeten e Meros ne asnje fjale kunder Edi Rames. Kjo sepse Albin Kurti eshte pro-Serb kurse Edi Rama eshte me anti-Serbi i trojeve shqipfolese !! (duhet rradake rilindjote qe kjo te funksionoje)

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. V
                                                                    Veriu i trimave

                                                                    Albini asht politikani më i pakoruptuem në krejt hapësirën shqiptare.A ma pyet njat Ramën, Ç'ka bani me Ballkanin e shklyem? Po me gjatoshin Vuçiç?

                                                                    Përgjigjjuni

                                                                    Lini një Përgjigje